
Zbatimi i ligjit të Vettingut ka qenë në fokus të takimeve që Drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, ka zhvilluar me krerët e politikës shqiptare më datën 14 dhjetor 2016. Fillimisht ai është takuar me Kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit me anë të një postimi në Facebook thotë se, ka marrë zotimin e Uashingtonit se “administrata e re e SHBA, do të këmbëngulë fort tek Vettingu”. Më pas zoti Palmer është takuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha, ku kreu demokrat i ka shprehur shqetësimet lidhur me situaten e krimit, korrupsionit dhe drogës. Ndër të tjera Basha shprehu mbështetjen për reformën në drejtësi, duke shtuar se “Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të pavarur dhe jo të kapur nga Qeveria”. Sipas zyrës së shypit të Partisë Demokratike, Mathew Palmer ka theksuar se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndjekin me shumë kujdes zhvillimet në Shqipëri.
Politika ka sulmuare gjyqsorin… politika duke shfrytzuar parlamentin,sulmon drejtesine. Askush s’ka te drejt te nderhyje tek Drejtesia. Parlamennti po mere kompetencat e gjyqsorit. I turren deputetet me police,hej me democraci.