đđ«. đđ„đđđđ« đđźđ«đđą/
Vepra âDavidi me KokĂ«n e Goliathitâ e Caravaggio u pikturua si njĂ« dhuratĂ« pĂ«r Kardinalin Scipione Borghese, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ai tĂ« ndĂ«rmjetĂ«sonte te xhaxhai i tij, PapĂ« Pali V, qĂ« tĂ« tregonte mĂ«shirĂ« ndaj Caravaggio-s, dhe tĂ« dekretonte faljen ndaj tij pĂ«r vrasjen qĂ« kishte bĂ«rĂ« ndaj njĂ« njeriu, teksa ishin grindur pĂ«r njĂ« lojĂ«. I rrethuar nga dĂ«shpĂ«rimi Caravaggio pikturoi veten e tij nĂ« kokĂ«n e Goliathit, e madje edhe djaloshi David Ă«shtĂ« po vetĂ« ai nĂ« moshĂ« tĂ« re. Caravaggio i ri qĂ« vĂ«shtron me dhembshuri dhe trishtim Caravaggio-n e rritur trazovaç dhe artistin vrasĂ«s.
NĂ« shpatĂ« vĂ«rehet njĂ« mbishkrim: H-AS OS; ky Ă«shtĂ« njĂ« shkurtim i frazĂ«s latine humilitas occidit superbiam («pĂ«rulĂ«sia e mposht krenarinĂ«â). Davidi shpalos njĂ« dĂ«shpĂ«rimin tĂ« plotĂ« dhe ai nuk vĂ«shtron si triumfator por me pĂ«rulĂ«si. Pamja e tij plot dhembshuri Ă«shtĂ« shenjĂ« e njĂ« shprese tĂ« vetmuar, e cila bashkon ekzekutuesin dhe viktimĂ«n, nĂ« njĂ« dĂ«shirĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shpagim. Nuk gjendet asnjĂ« pikturĂ« nĂ« traditĂ«n perĂ«ndimore qĂ« pĂ«rçon njĂ« ndjenjĂ« kaq tĂ« madhe tmerri porsi kjo tablo e Davidit dhe Goliathit. TĂ«rĂ«sisht i dorĂ«zuar, Davidi adoleshent mban kokĂ«n e pĂ«rgjakur tĂ« gjigandit, duke e parĂ« atĂ« me njĂ« pĂ«rzierje magjepsje dhe mĂ«shire. Ky portretizim e bĂ«n pikturĂ«n tĂ« paharrueshme, e cila pĂ«rforcohet nga mimika e fytyrĂ«s sĂ« Goliathit, pra vetĂ« portreti i Caravaggio-s, i cili edhe pse i vdekur nĂ« kĂ«tĂ« skenĂ«, duket se transmeton mesazhin e dĂ«shpĂ«rimit, pendimit, dhe klithmĂ«s sĂ« mĂ«shirĂ«s dhe shpĂ«timit.
Kjo vepër është një dramë psikologjike. Dhe përmes përdorimit të dritës dhe hijes, figurat duket se burojnë nga terri, porsi aktorë që shfaqen papritur në skenë nga një qoshe e errët teatrale.
Duke e portretizuar veten si Goliathi, Caravaggio shpalosi pendimin e përzemërt e të thellë të një vrasësi të dënuar. Tabloja ishte një lutje mëshire ndaj vetë njeriut për të cilin u pikturua kjo vepër. Të njëjtën pendesë Caravaggio e shpalosi edhe tek vepra Prerja e Kokës së Gjon Pagëzorit në të cilën, për të vetmen herë në të gjithë krijimtarinë e tij, artisti vendos firmën e vet në një nga veprat e tij, dhe me të kuqe ai e nënshkruan atë në fund të spërkatjes së gjakut që derdhet nga qafa e sapo prerë e Gjon Pagëzorit, porsi një shprehi e gjendjes së pendesës së ndërgjegjes së artistit.
Caravaggio ishte piktori më i arrestuar evropian i viteve 1600-të. Edhe pse vdiq në vitin 1610-të, në moshën tridhjetë e nëntë vjeçare ai konsiderohet si piktori më i rëndësishëm italian i të gjithë shekullit të shtatëmbëdhjetë. Por, gjithashtu ai njihet edhe si piktori vrasës. Përveç krimit që kreu në vitin 1606, mendohet se ai kishte kryer dhe një krim të ngjashëm në rininë e tij. Ai ishte një njeri rebel, shoqërohej me prostituta, përleshej vazhdimisht nëpër rrugë, hynte e dilte rregullisht nga burgu, me raste mbetej i pastrehë, u dënua me vdekje për shkak të vrasjes, u zgjodh si kalorës në urdhrin Kalorësit e Maltës, por katër muaj e gjysmë pas marrjes së kryqit, ai u përjashtua nga ai urdhër.
Caravaggio ishte një artist i arratisur e një njeri kokëshkretë.
Të njëjtin rebelizëm që kishte në jetë, ai e shpalosi edhe në të gjitha veprat e tij artistike, duke revolucionarizuar pikturën evropiane. Përdorimi i femrave dhe meshkujve të zakonshëm si modele të tablove me tematika të shenjta fetare të përshkruara plot dritë teatrale, tronditën kritikët dhe artistët në të gjithë Italinë dhe Evropën.
Megjithëse ai vdiq në vitin 1610, ndikimi i Caravaggio-s zgjati për dekada të tërë dhe u shtri përtej Italisë në Holandë, si dhe Francë. Ai pikturonte me shpejtësi dhe drejtpërdrejt nga natyra, pa përdorur vizatime paraprake përgatitore. Tablotë e tij fetare përçojnë një ndjenjë të aktualitetit dramatik duke e shkëputur nga qëllimi dekorativ që kishte arti në atë periudhë.
Ndonëse shumë prej veprave të tij nuk pranoheshin dhe nuk arritën të magjepsin patronazhin papnor, skandalizonin kolegët artistë dhe artdashësit e kohës, askush nuk e hodhi poshtë talentin dhe gjenialitetin e Caravaggio-s. Dhe, jeta e tij e errët, si një milanez që jetoi në Romë, Napoli, Sicili dhe Maltë, e një i arratisur si vrasës me një çmim mbi kokën e tij, gjatë fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Caravaggio u ngjit në statusin e gjeniut romantik. Seksualiteti i tij i devijuar, ateizmi i dukshëm dhe shkeljet shoqërore përputheshin me imazhin romantik të artistit rebel. Ndaj, veprat e tij nisën të tërhiqnin një vëmendje më të gjerë gjatë dy shekujve të fundit, dhe gjenialiteti dhe revolucioni artistik që vërehen e përçohen në veprat e tij i dhanë Caravaggio-s vlerësimin e merituar anembanë botës si një nga artistët më të shquar të gjithë kohërave.
Caravaggio vdiq teksa kthehej nga Napoli nĂ« RomĂ«, i vetĂ«m, nĂ« errĂ«sirĂ« dhe mjerim. Atij nuk iu dha nderi i njĂ« funerali publik, nuk iu lexua asnjĂ« elegji, ose njĂ« ceremoni mortore e veçantĂ«, siç ishte zakon nĂ« rastet kur ndaheshin nga jeta artistĂ«t e famshĂ«m. As nĂ« RomĂ« nuk u krye ndonjĂ« shĂ«rbim pĂ«rkujtimor. Ai vdiq po aq keq sikurse edhe jetoi. Ai ishte prototipi i âartistit tĂ« mallkuar,â por i cili e tronditi botĂ«n e artit dhe madje tĂ« gjithĂ« botĂ«kuptimin e kohĂ«s nĂ« tĂ« cilĂ«n jetoi, duke e vrarĂ« artin, por duke e ringjallur atĂ« pĂ«rsĂ«ri, gjatĂ« tri dekadave tĂ« jetĂ«s sĂ« tij, duke shĂ«rbyer kĂ«shtu si njĂ« shpĂ«timtar pĂ«r gjendjen statike nĂ« tĂ« cilĂ«n gjendej arti i kohĂ«s, duke e rishfaqur atĂ« me njĂ« fytyrĂ« tĂ« re, plot nuanca teatrale, natyralizĂ«m, dhe dramĂ« njerĂ«zore.