
Bujar Leskaj/
Sot më 20 shkurt, në 33 vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha në qendër të Tiranës, qytetarët erdhën masivisht të gjitha anët e Shqipërisë, për të protestuar kundër abuzimeve dhe ligësive të panumurta të sektit Rama në pushtet. Në qendër të zhgënjimit total të tyre, ndaj premtimeve të këtij pushteti mashtrues, qëndrojnë dhjetra të këqija të mëdha që kanë shkretuar vendin dhe vrarë shpresën e shqiptarëve, si më poshtë:
1. Braktisja e frikshme e vendit. Sipas të dhënave nga EUROSTAT dhe nga Ministria e Emigracionit e Britanisë së Madhe, janë mbi 750 mijë shqiptarë të Shqipërisë që kanë emigruar në 10 vitet e fundit në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Britaninë e Madhe. Sekti Rama dhe i ashtuquajturi Lider Global, shkaktar themelor i boshatisjes së vendit, po ushtrojnë një presion politik të paprecedent mbi INSTAT, për të mos deklaruar të vërtetën e hidhur të braktisje masive të Shqipërisë nga qytetarët e saj. INSTAT ka përfunduar censin e popullsisë në tetor 2023 dhe, me urdhër nga Rama, do të deklarojë të dhënat e popullsisë në qershor 2024, nëntë muaj më vonë, në një vonesë të paprecedent për asnjë cens që organizohet në botë.
2. Shbërja e plotë e portit 2,700 vjeçar të Durrësit. Zerimi dhe zhvendosja e portit kryesor tregtar të vendit në Porto Romano, përmes një manovre shumë të vështirë teknike, pasi në Porto Romano ka cektësirë, për të pastruar paratë e korrupsionit dhe të oligarkëve të sektit Rama, përmes gjoja një investimi të një porti jahtesh dhe vilash, të një miliarderi arab.
3. Aventura me ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Braktisja e gjetjes së një investuesi të huaj strategjik për portin, gjoja se kreditë e buta të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian dhe të donatorëve ndërkombëtarë kërkojnë kohë të livrohen dhe zgjedhja krejt e papërgjegjshme, për të përballuar koston mbi 2 miliardë euro të ndërtimit të portit të ri nga paratë e takspaguesve shqiptarë.
4. Rikthimi i lojrave të fatit, kësaj plage sociale dhe ekonomike, në formatin online. Pa pyetur fare për rrezikun e përhapjes masive të vesit të lojrave të fatit online në gjirin e të rinjve dhe madje edhe adoleshentëve, sekti Rama në pushtet miratoi ditët e fundit Ligjin për Lojrat e Fatit Online. Ky sekt qëndron tërësisht i verbuar nga makutëria për të bërë para, duke pastruar paratë e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, përmes një veprimtarie që pjell orë e çast varësi, varfërim dhe drama familjare.
5. Kanabizimi masiv i vendit. Sipas Raportit pĂ«r tregun e drogĂ«s nĂ« vendet e BE-sĂ«, tĂ« QendrĂ«s Europiane pĂ«r Monitorimin e Drogave dhe VarĂ«sisĂ« nga Droga, â ShqipĂ«ria pĂ«r disa vite ka qenĂ« njĂ« prodhues kryesor i kanabisit bimor tĂ« destinuar pĂ«r tregun europianâ.
6. PPP-të. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Shqipëri, kontratat koncesionare të tipit partneritet publik-privat(PPP), jo vetëm kapin mbi 16.5 përqind të prodhimit kombëtar, shifra më e lartë në krahasim me GDP-në në të gjithë Evropën, por janë të përgatitura pa konsideruar raportin kosto-përfitime dhe në shumicën e tyre, përmbajnë risqe, të cilat i përballon ose të gjitha, ose pjesën më të madhe Buxheti i Shtetit.
7. Ligjet e qepura me dorë. Sipas Transparency International dhe Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka cituar në raportet e tij, Shqipëria dallon në ligje të përgatitura mbi bazën eskluzive të interesave të një lobi biznesi, madje edhe të një biznesi apo oligarku të caktuar. Mjafton të përmendim Ligjin për Teatrin Kombëtar, masakrën e tokave sipas Ligjit 2020, si dhe abuzimet masive me Ligjin e Investitorit Strategjik .
8. DorĂ«zimi i interesave kombĂ«tare, duke rrĂ«nuar perspektivĂ«n e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« ekonomisĂ« kombĂ«tare, me pjesĂ«marrjen nĂ« nismĂ«n âBallkani i Hapurâ tĂ« Presidentit serb AleksandĂ«r Vuçiç.
9. Dorëzimi i detit tek grekët, me një rënie dakord me qeverinë e vendit fqinj, për ta adresuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare, duke dobësuar dukshëm pozitën kombëtare në përcaktimin e ujrave të Shqipërisë, sipas rregullave të mirëpërcaktuara të vijës bregdetare.
10. Dyfishimi i borxhit publik. Në dhjetë vjet 2013-2023, borxhi publik i Shqipërisë(ai zyrtari dhe borxhi i fshehur i detyrimeve PPP dhe detyrimeve të TVSH, etj.) ka kërcyer nga 7 miliardë euro në mbi 14 miliardë euro!
11. Shpërdorimet galopante në investimet publike. Të gjitha të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe nga ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë, flasin për kosto të rritura me herë për ndërtimin e një km rrugë. Ato kanë një diferencë të lartë në rrugët e ndërtuara me para nga Buxheti i Shtetit, në krahasim me financimet dhe hua të buta nga donatorët. Kosto mesatare e 1 km rrugë është trefishuar në dhjetë vitet e fundit!
12. Politika e fasadave. Shpenzime në nivele mbi 650 milionë euro në vit, jo sipas 3 E-ve(Efektivitet, Efiçiencë dhe Ekonomicitet) dhe parimeve të OECD/SIGMA të administrimit të përgjegjshëm të financave publike, si dhe dëm ekonomik me qindra miliona euro në vit.
13. Gropat e zeza financiare në naftë dhe në energjitikë. Politikë qeveritare që lejoi dhe nxiti abuzimet masive me koncesionet në naftën shqiptare dhe me blerjet dhe shitjet skandaloze të energjisë elektrike nga KESH.
14. Instalimi i antikulturës së papërgjegjshmërisë. Asnje nga zyrtarët e lartë të sektit Rama, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion nga institucionet e pavarura të vendit, nuk është larguar nga detyra. Në të kundërt, disa janë promovuar.
15. Konsiderimi i opozitës si armike. Fjalori denigrues, sulmet verbale dhe tentativat për blerje të përfaqësuesve të opozitës janë kthyer në dukuri të përhershme e të zakonshme të sektit në qeverisje, të motivuar dhe duke dhënë shembullin personal në këto sulme vetë i ashtuquajturi Lideri Global.
16. Goditja ndaj mediave. Nuk mjaftojnë vetëm insinuatat dhe sulmet verbale të mediave pranë qeverisë. Sa herë mediat e pavarura të vendit sulmojnë dhe denoncojnë aferat qeveritare, nga organet tatimore dhe doganore nisin kontrollet selektive dhe gjobat ndaj kompanive që i financojnë këto media.
17. Inkurajimi i grupeve kriminale dhe pastaj âtĂ« hanĂ« kokatâ. PĂ«rdorimi i elementĂ«ve me tĂ« kaluar kriminale dhe i grupeve kriminale gjatĂ« fushatave zgjedhore Ă«shtĂ« tashmĂ« njĂ« dukuri e zakonshme gjatĂ« dhjetĂ« viteve tĂ« fundit, e denoncuar dhe nga raportet e OSBE/ODHIR dhe e dĂ«shmuar edhe nĂ« zgjedhjet vendore tĂ« 14 majit 2023.
18. Uzurpimi i tĂ« gjitha institucioneve tĂ« pavarura dhe (keq)pĂ«rdorimi i tyre. Rasti i fundit flagrant ishte ai i (sh)pĂ«rdorimit tĂ« Institutit KombĂ«tar tĂ« Statistikave, duke e urdhĂ«ruar tĂ« vonojĂ« me nĂ«ntĂ« muaj publikimin e rezultateve tĂ« Censit 2023, qĂ« do tĂ« vĂ«rtetonin braktisjen masive tĂ« vendit. ShqiptarĂ«t kanĂ« votuar âme kĂ«mbĂ«tâ!, duke ikur me qindra mijĂ«ra çdo vit nga atdheu i tyre, pĂ«r shkak tĂ« bllokimit tĂ« nismĂ«s sĂ« lirĂ« dhe asfiskimit tĂ« mendimit opozitar, tĂ« prodhuar nga sekti nĂ« pushtet
19. Shkatërrimi i bujqësisë. Realizimi i politikave fiskale inkoherente dhe bllokuese të prodhimit të brendshëm. U zerua rimbursimi i TVSH 6 përqind në blerje për fermerët dhe u vu një taksë e re 10 përqind TVSH për lëndët e para. Pragu i rimbursimit të TVSH për investimet kapitale në bujqësi (blerje makinerish, linjash prodhimi, etj.) u dhjetëfishua! Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024 ishte më i ulët se ai i vitit 2023, në një kohë kur shpërdorimi i fondeve të IPARD II ka shtyrë Zyrën e Hetimit OLAF të Komisionit Evropian të bllokojë fondet e Programeve IPARD II dhe IPARD III të Bashkimit Evropian për Shqipërinë.
20. Mungesë e thekshme e mbrojtjes së shtresave të varfëra. Megjithë 900 milionë euro të ardhura sufiçit në Buxhetin e Shtetit për vitet 2022-2023, qeveria e sektit Rama vetëm rimbursoi pensionet në këto dy vite, duke mos kryer asnjë rritje reale të tyre për 790 mijë pensionistë!
21. Mungese e mbrojtjes sĂ« biznesit dhe gjoba selektive ndaj tij. NĂ« dy vitet e fundit eksportuesit shqiptarĂ« po shkatĂ«rrohen dhe janĂ« nĂ« prag falimentimi, pĂ«r shkak tĂ« humbjeve nga shvlerĂ«simi i euros me 17 pĂ«rqind, nĂ« krahasim me lekun nĂ« tregun vendas. Qeveria e sektit Rama vetĂ«m u premton paketa ndihme e mbĂ«shtetje eksportuesve, sidomos fasonistĂ«ve, duke u tallur me ta dhe duke i lĂ«nĂ« nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« fatit. Fabrikat e fasonit kanĂ« hedhur nĂ« mes tĂ« katĂ«r rrugĂ«ve me mijĂ«ra punonjĂ«s nĂ« muajt e fundit, tĂ« çuar nĂ« prag falimentimi nga indiferenca vrastare e sektit Rama. NdĂ«rkohĂ«, janĂ« me dhjetĂ«ra e qindra biznese tĂ« rrĂ«nuara nga kontrollet selektive dhe gjobat ndaj aktivitetit tĂ« tyre, ndĂ«rkohĂ« qĂ« bizneset âmaviâ, favorite tĂ« RamĂ«s dhe sektit tĂ« tij, nuk kontrollohen asnjĂ«herĂ« dhe fitojnĂ« tendera pafund nga buxheti i Shtetit.
22. PropogandĂ« arrogande dhe manipuluese gebelsiane. Ădo ditĂ«, qĂ« nga orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjezit, mendja e qytetarit tĂ« thjeshtĂ« bombardohet nga mijĂ«ra mesazhe dhe statuse, si dhe qindra emisione, shkrime, intervista dhe video nĂ« faqet nĂ« internet tĂ« institucioneve qeveritare, nĂ« mediat sociale dhe nĂ« mediat tradicionale. Ădo ditĂ« deformohet realiteti, pĂ«r tĂ« sprucuar vetĂ«m bojĂ«n rozĂ« tĂ« pseduo-âarritjeveâ tĂ« sektit Rama.
23. Grabitja e Butrintit përmes dhënies me koncesion. Kjo formë krejtësisht e pazakontë dhe e paprecedent në Evropë, e dhënies me koncesion privatit të thesareve arkeologjike të vendit, si Parku Kombëtar i Butrintit, përbën një goditje mizore dhe shkatërruese ndaj trashëgimisë sonë kulturore, ruajtjes dhe zhvillimit të saj.
24. GllabĂ«rimi i Sheshit tĂ« Flamurit nĂ« VlorĂ« dhe pĂ«rgjysmimi i sipĂ«rfaqes sĂ« tij, gjoja duke e ârikualifikuarâ. NdĂ«rhyrjet nĂ« Shesh pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« goditje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« simbolit dhe vetĂ«dijes kombĂ«tare pĂ«r vlerat tona historike.
25. Tentativa pĂ«r tĂ« grabitur ShkollĂ«n Tregtare tĂ« VlorĂ«s – shkolla simbol e VlorĂ«s, qĂ« kĂ«tĂ« vit feston 100 vjetorin e krijmit tĂ« saj ashtu siç vepruan edhe me dhĂ«nien e Portit tĂ« VlorĂ«s pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar pallate. Procedurat koncesionare po realizohen pĂ«rmes kontratave dhe marrĂ«veshjeve okulte, duke dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« interesat e ekonomisĂ« kombĂ«tare dhe mundĂ«sitĂ« e zhvillimit nĂ« tĂ« ardhmen tĂ« kĂ«saj porte kryesore ujore tĂ« vendit.
Me dhjetĂ«ra mijĂ«ra qytetarĂ« mbushĂ«n sot Bulevardin âDĂ«shmorĂ«t e Kombitâ dhe pĂ«rpara KryeministrisĂ«, pĂ«r tĂ« protestuar kundĂ«r tĂ« kĂ«qijave tĂ« mĂ«sipĂ«rme dhe kundĂ«r dhjetra e qindra ligĂ«sive tĂ« tjera, qĂ« Rama, sekti dhe oligarkĂ«t e tij kanĂ« mbi dhjetĂ« vjet qĂ« ua imponojnĂ« qytetarĂ«ve dhe taksapaguesve shqiptarĂ«.