Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) : Ndërtimin e 100 shtëpive në 3 komunat e Kosovës Lindore/
Intervistë e posaçme me kryetarin e “Fondit Humanitar për Kosovë Lindore” z. Xhelal Memeti dhe Sekretarin e Përgjithshëm Adnan Imeri – më selinë e saj në Zvicër/
NEW YORK : Një tubimi ky lidhur me aksionin që ka për synim të sensibilizojë opinionin e gjerë shqiptaro-amerikan për nismën e Fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në 3 komunat e Kosovës Lindore, mbahet sot në Nju Jork. “Aksioni deri tani ka rezultuar i suksesshëm” , thanë në një intervistë të posaçëme për gazetën kombëtare Bota, sot, dy udhëheqësit e këtij delegacioni në SHBA, kryetari i “Fondit Humanitar për Kosovë Lindore” z. Xhelal Memeti dhe Sekretarin e Përgjithshëm Adnan Imeri – më selinë e saj në Zvicër.
“Brenda një viti ka filluar ndërtimi i më se 30 shtëpive falë ndihmave nga bashkëatdhetarët anembane trojeve shqiptare dhe në Diasporë” thonë ata.
Ata thonë se në këtë rast në SHBA-, synimi i këtij aksioni është të arrihet në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur.
Zoti Mehmeti dhe Imeri dy drejtuesit e lartë të fondit janë të bindur se ky aksion dhe aksionet e tjera që do të pasojnë, do të jenë në funksion të shërbimit të popullatës në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.
Ata thanë se motoja e aksionit që ka promovuar Fondi, „Të ndërtojmë, Të shpëtojmë, Të parandalojmë“ ka për qëllim që të parandalojë shpërnguljen e popullatës nga trevat tona shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ndërkohë ata i thanë gazetarit tonë në SHBA – Beqir SINA ata zhvilluan këtë intervistë se nga bashkë-atdhetarët tanë në SHBA mirëpresin çfarëdo lloj ndihme në funksion të jetësimit të këti aksioni që ka nisur një vitë më parë.
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë,Bujanoc, Medvegjë) po organizon sot në New York, një tubim „Ta shpëtojmë Preshevën,Bujanocin dhe Medvegjën “, me pjesëmarrjen e strukturave të organizuara dhe publikut të hapur në hapësirën e SHBA. Së pari cili është fondi juaj ?
-Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë,Bujanoc,Medvegjë)është institucion financiar, i themeluar para 17 viteve nga bashkkombas tanë në Zvicër, shtetin ku më së shumti jetojnë e punojnë bashkëkombasit tanë nga Kosova Lindore.
Cili është qëllimi i këtij tubimi dhe i viizitës suaj në SHBA ?
-Qëllimi i vizitës të drejtuesve të Fondit humanitar të Kosovës lindore në SHBA dhe organizimi i tubimit është së pari informativ,të njoftoj komunitetin me projektin e tij aktual që ka përmasat mbarëkombetare dhe si i till të plasohet në diasporë.
A mundesh me shpjeguar se si ka lindur kjo ide apo nismë, për të ndihmuar Luginën e Preshevës në këtë mënyrë ?
Në fillim të viti 2013 duke parë situatën e trazuar dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve të Luginës së Preshevës, Kryesia e Fondit Humanitar ka marë vendim për të kontaktuar me personalitetet udhëheqëse shqiptare – duke filluar prej sih – Kryeministrit të Shqipërisë z Sali Berisha, Kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaqi, dhe deri tek udhëheqësit e Luginës së Preshevës. E kemi marr një konsultim me të gjithë intelektualët partiak, politik dhe jo politik ata të nivelit akademik e tjerë, ku kemi ardhë në përfundim se problemi më aktutë në Luginë është problemei i të shpërngulërve. Dhe për këtë arsye në morëm inisiativën për ndërtimin e 100 shtëpive me moton “Të ndihmojmë! Të Shpëtojmë!Të Paralandalojmë!” duke menduar se në këtë formë do të kemi mundësi të ndikojmë sado pak në fenomenin e shpërnguljes së qytetarëve të Luginës së Preshevës .
Në çfarë forme keni planifikuar të mblidhni këto ndihma financiare – për ndërtimin e 100 shtëpive ? mbasi siç dihet patjetër duhet shumë punë për të mbledhur kaq shumë të holla
Me përvojën tonë gjashtëmbëdhjet vjeçare (prej krijimit) kemi bërë lloj lloj aksionesh – kurse për këtë aksion e kemi marrë inisiativë – vendim qysh prej 28 shtatorit 2013 – ku bëmë një mbrëmje Gala në Prishtinë ku mblodhëm shuma të mira – Me këto forma mendojmë se do t’i japim të gjithë hapsirave shqiptare të marrin pjesë në këtë aksion që të kontribojnë me të vërtet për Luginën e Preshevës e cila është në një situatë shumë alarmante . Dhe besojmë edhe kësaj here si shumë heret e tjera do të ndihmojnë të gjithë bashkëatdhetarët kudo që janë.
Si e ka rezultuar deri tani aksioni i Fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në 3 komunat e Kosovës Lindore?
-Duke parë problematikën e shpërnguljeve masive nga ato troje, moskujdesin e shtetit dhe pamundësin e pushtetit lokal të komunave që të ballafaqohet me këtë fenomen, ne kemi ardhë në një moment, ku
detyrimisht është dashur të ndërmarrim dicka në këtë aspekt,pra “të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë”.
Simbas jush sa kan qenë efikase deri tani ndihmat nga bashkëatdhetarët anembane trojeve shqiptare dhe në Diasporë?
-Më 28.shtator 2013 kemi organizu “gala mbrëmje” në televizionin e RTK, atë mbrëmje janë grumbullu një sasi e konsiderueshme e mjeteve nga Diaspora jonë si edhe nga trojet shqiptare anembanë.
Duke organizuar këtë tubim, drejtuesit e Fondit thuhet se dëshirojnë të tërheqin vëmendjen për një bashkë-pjesëmarrje më të gjerë në të gjithë Diasporën, në këtë rast në SHBA-së. Çfarë prisni nga bashkëatdhetarët tanë këtu në SHBA ?
-Duke e ditur rolin që ka komuniteti nga SHBA për kauzën shqipëtare në përgjithësi, jemi të bindur se nuk do të mungoj vullneti edhe për ndihmë Preshevës ,Bujanocit dhe Medvegjës.
Sa keni arritur deri tani për të bindur bashkëatdhetarët anembanë se aksioni i juaj do të jetë në funksion të shërbimit të popullatës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë? Për të qenë më i drejtëpërdrejtë në këtë pyetje më duhet t’ju kujtojë se disa herë në diasporë ka pasur shpërdorime të besimit tek ndihmat e diasporës , pra është abuzuar me fondet e mbledhura në diasporë ! Dhe, sa ia keni arritur ju kësaj – mbasi siç dihet kemi një largim nga vendbanimet shqiptare shumë të madh, sidomos tek të rinjët ?
Projekti „Të ndërtojmë, Të shpëtojmë, Të parandalojmë“ është studjuar shumë mirë nga drejtuesit e Fondit humanitar dhe është unik. Strategjia e punës, serioziteti dhe jetësimi tekefundit në një afat shumë të shkurt të më se 32 shtëpive, në më pak se një vit i ka dhënë besimin e duhur dhe të qëndrueshëm opinionit gjithëandej karshi neve.
Të kthehemi pak edhe tek aktualiteti . Si e shikoni ju vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd ?
-Pos që është shumë normale vizita e një apo tjetër kryeministri në shtetin tjetër,neve si Fond humanitar besojm se Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama do të merret me problematikën e shqipëtarve të asaj treve.
A kan bërë sa duhet Shqipëria e Kosova për Luginën e Preshevës ?
-Pa marrë parasysh se Shqipëria dhe Kosova kan probleme të mëdha të pazgjidhura në vend të veta duhet edhe mund të bëjnë shumë më tepër.
Çfarë po bëhet nga shqiptarët ( liderit politik) për t’a ndalur diskriminim e vazhdueshëm të shqiptarëve të Luginës se Preshevës. Kemi pasur një pastrim etnik në pjesën e fshatrave malore të Komunës së Medvegjës, i cili është kryer në vitin 1999, me ardhjen e forcave ushtarako-policore që ishin më parë të angazhuar në Kosovë. “Pastrimi etnik është pasojë e politikës diskriminuese të Beogradit, vetëm se tash bëhet me metoda shumë më perfide sesa në kohën e Millosheviqit”, thotë deputeti Riza Halimi : a pajtoheni ju me këtë mendim të tij ?
-Ne si Fond po ashtu jemi deklaruar shpeshherë përafërsisht me të njejtin gjykim të situatës atje,po. Cili është mendimi i juaj lidhur me deklaratat e diplomatit rusë Andrej Shugurov për ndarje të Kosovës dhe bashkim me Kosovën të komunave të Luginës ?
-Popullata e asaj ane në Referendumin e organizuar me 1, dhe 2,mars 1992 është për autonomi teritoriale me të drejtën e bashkangjitjes shtetit më të afërt në këtë rast Kosovës.
Çfarë qëllimi mendon se kan deklerata të tilla ?
Provokuese dhe jo serioze, sa për të pa reagimin e Shqipëtarve.
Së fundi a keni ndonjë mesazh për t’a përcjell me anë të gazetës kombëtare Bota Sot ?
Bëjmë ftesë, ndihmoni Preshevën,Bujanocin e Medvegjen, është momenti i duhur për ti dalur në ndihmë asaj ane,mos të lejojmë që armiku gjithmon të jetë një hap para neve,nëse zbrazet ajo anë është shumë vonë.Drejtuesit e Fondit humanitar falënderojn të gjitha mediat për ndihmë e sidomos gazetën kombëtare “Bota Sot”.
Intervistojë : Beqir SINA/