Nëse unë e kritikoj një mohues të kombit ,unë po e rëndojkna papunësinë? Ku ka llogjikë,kjo akuzë ? Nese unë si historian i demaskoj mbrapështitë turke ,serbe,greke; me këte si mund ta rendoj çështjen tonë sociale? Gabim je or djalë?Mendo më drejtë , mendo shqip! (f.xh)/
Shkruan:Fahri XHARRA/
Populli shqipëtar në zgrip; po përsëritet e keqja . “Në fund të shekullit te 19-të kur na u dobsua Turqija,(dhe mbetem përfundimisht nën Serbi ) shkune disa fshatar te pleqnari Xhemajl Abrija dhe e pyten? Xhemajl Aga… Po na pysin per regjistrim ” A jeni Shqiptar a musliman” e nuk po dime si me u pergjigj! Shkrunu kurrkusha ju tha Xhemajl aga.. Si bre kurrkusha i than fshataret!
-Po, kur nuk e dini se c’ka jeni ,ma mire me u shkru si kurrkusha.”
Buza e një gremine dhe i një shkëbi të thepisur quhet :Zgrip . A jemi ne në zgrip?
Çfarë absurdi i llojit të vet , ka filluar të promovohet nje komb i ri që disa po e quajnë veten ” Osmanlli ” .Çudia e madhe se , Skenderbeu dhe lufta e tij po perpiqet te cilësohet si ” Lufte Fetare ” nga disa hoxhallarë duke i cituar disa historianë dhe sipas tyre kjo na qenka ” e verteta ”. Kësaj i thonë :”Te mohosh veten” .Feja duhet ti sherben kombit , shtetit , atje ku vepron . Askush nuk eshte kunder Fese, por nuk duhet të lejohet që të behet instrumentalizimi dhe as politizimi i saj ! Kjo është e papranueshme ! Nese ciliido, personalitet fetar i cilesdo Fe nuk është edhe Kombetar , atëherë ata me apo edhe pa vetedijen e tyre janë kundër vetes , e edhe kunder fesë . !(A.Hoti)
Zgripi i humnerës kombëtare është shumë afër. Zgripi është pika e fundit,fundi, mbarimi i diçkaje Sa jemi ne në zgrip? Kush është vënë në krahun antikombëtar duke gdhendur (grryer) në trupin e etnisë së vet në emër të Islamit. Ku i kemi hoxhallaret atdhetar, të cilët duhet të jenë të parët që t’u kundërvihen këtyre fundrrinave të shitura për ca para e salltanete që ua ofrojnë sektet ekstreme islame arabo-turke?!… Këta e shfrytzojnë gjendjën anarkike në Kosovë për t’i mberri qëllimet e tyre të errëta në dëm të kombit shqiptar.(DIG)
A duhet të flasim nga froni, fron ky që e braktisëm me shekuj, a duhet të flasim nga malli për zërin tonë burimor shqiptar?
“Në qendër të kacafytjes (një fjalë disi më e saktë në këtë rast), ishte Gjergj Kastrioti, por, siç ndodhte shpesh me zotin Gjergj K., kur hynte në skenë, gjithë çështjet madhore të kombit shqiptar, Rilindja, gjuha shqipe, zanafilla ilire e shqiptarëve, raportet e mitit me historinë, vetë çmitizimi dhe mitet e rrejshme shqiptare, do të ndërlikoheshin rreth tij. Dy grupimet që do të ndesheshin, “albanologët e rinj”, ose rimohuesit, siç u quajtën shkurt, dhe kombëtaristët, kundërshtarët e tyre, do të përdornin kundër njëri-tjetrit gjithë minierat e gjuhës shqipe, çka do të ishte një festë për përpiluesit e fjalorëve, nëse ende kishte të tillë.Thënja “patriotizmi, streha më e fundit e horrave”, ishte ajo që, më shumë se çdo tjetër, do të përdorej në kronikën shqiptare.(I.Kadare)
Por strehsat nuk po dorëzohen lehtë. Ata e kanë kuptuar se do të ishte më mirë të përdorin më pak sharje e më shumë logjikë. Kështu, në vend që të kuptojnë se po e trondisin botën, duke shpallur se sa skandaloze ishte amësia ose atësia e rreme e jonë,po vehen në zhbirimin e ca dokumenteve dhe ca hartave të ca arkivave, me ngulm të vërtetojnë osmanitetin tonë. Zgripi moral ,historik dhe identitar i një kombi të lashtë.
Edhe rusët paskan ”hise” në tokat e Kosovës .” Me marrjen e tokave serbe , me marrjen e krahinës së Kosovës dhe Metohisë, nacionalistët shqipëtar i rrëmbyen edhe disa pjesë tokeje të Rusisë në Kosmet. Kisha ortodokse ruse , në t`ashtuquajturën Kosovën e pavarur i ka në pronësi disa kisha ,pasuri kishtare dhe disa fshatra të cilat rusëve në shekullin e mesëm iu paskën falë serbët. Këte e vërteton urdhëri i Car Lazarit të cilin e kishte nënshktuar ai në vitin 1380.( Rusi imaju zemlju na Kosmetu , V.Novosti 18,08,13 Beograd).” Zgripci tëhollohet dhe bëhet edhe më i lehtë për rënje në humnerë.
Po as Rusia e as kisha ortodokse ruse nuk kanë egsistuar në vitët 130,1381. Por sidoqoftë, serbet flasin e ne mirremi me luftërat në Siri dhe Egjypt.
” Në brigjet e Bosforit ,jetojnë bile 3 milion njerëz me prejardhje nga këto anë (serbia fxh) ,të cilët në menyrë nëncmuese (pezhorative) i kemi quajtur ” poturice”. Sigurisht që nuk ishte fjala për migracion klasik ,por për emigracionin e të shpërngulurve të fesë muslimane memera turk i cili ka zgjatur me shekuj,por që të cilët janë ngusht të lidhur metokën e stëgjyshërve të tyre (Веровали или не: У Турској живи девет милиона Срба!)
Mos po iu duket kjo një lojë serbo-turke në mohimin e etnisë së 7 milion shqiptarëve në Turqi ( Sipas serbëve 9 milon serb) ? Loja e ardhshme është kërkimi i pronave në Kosovë, nga shqiptarët (serbet) e shperngulur në Turqi.
Pra ,në vend se të shkojmë në Libi , Siri , Egjypt të shikojmë më shumë për zgripin tonë të cilin po na e gëdhendin dhe pergadisin.
Hani , ju hani! Hani e mos u ngopshi ! (fxh)/
19.08.13, Gjakovë
zef dodaj says
Jeni i mrekullueshëm i nderuari historian Fahri Xharra.Gjatë leximit të shkrimit të parë për serbët në Turqi unë shum mirë e kuptova se për kend ishte fjala.Serbija politikën më të madhe e bëri kundër shqiptarve.Tjerët së paku e kanë gjuhën e përbashkët që flitet Sllavishtja.Neve edhe pse u bëmë gadi një e treta e popullit në fenë e okupuesve Otomanë,prap na mungonte arma më e shtrenjtë shkolla,sepse nuk na i lejuan serbët dhe as otomanët,që gjithnji ishin më miqë ndër veti se sa me shqiptarët që e muarëm fenë Islame.Edhe shprenguljet e shqiptarëve me dhunë nga serbija për në Turqi ishin të dakorduara në mes serbo turqve.Shkretirat e Anadollit që as insektet nuk gjenin bukë në ato kohra u punuan nga shqiptarët dhe u ngritën,sa që duhet ta marrim me mend jetën e tyre në ato kohë të xhenocidit serbo Osmanë.Normal që arkivat i ka shteti serb i atyre kohve,por jo si serb por komb shqiptarë dhe tash sillet nëpër Turqi serbi duke jua tregue arkivat Turkit.Mos puna e jonë dhe e Akademis dhe Politikës shqiptare,nga qdo anë neve na sulmohen edhe heronjët tonë legjendarë si Gjergj Kastriot e shum tjerë sepse jemi në gjendje të bëjmë ehe vetëvrasje kombtare vetëm për ta ruajtë fenë e Osmanve,apo edhe të romakve.Vetëm kur shqipatrët e vejnë kombin në ballë dhe numer nji,e pastaj feja fisi etjera,neve jemi ashtu si e kërkon koha dhe bota e civilizuar.Shfrytzoj rsatin ta përshendes Historijanin shqiptarë të mrekullueshëm për shkrimet e tija në rrjetin e internetit dhe tjera Prof.Fahri Xharren.
Bardha Pali says
“Shqiperia ne zgrib” e historianit Fahri Xharra- nje artikull qe te jep ne pellembe te dores situaten e tokave dhe kombit shqiptare. Ai ka hyre ne thelb te ceshtjes dhe I ka bere nje paraprite llogarive grabitqare, historike afatgjata, serbo-ruse-turke-greke(a me gjere).Thirrja e tij, si e te gjithe shqiptareve kudo ku jane ne bote eshte:”Zgjohuni o te nderuar shqiptare, thoini Jooo…..!!formulave e llogarive antishqiptare te Serbise, Rusise, Turqise, Greqise etj. Kjo bote ashtu sic firmosi ndarjen e tokave shqiptare mbas luftes, ashtu te firmose tani, kthimin Shqiperise tokat e veta , pa lufte, pa gjakderdhje po me firmat e gjithe shteteve qe kane ne dore fatet e shteteve e kombeve, me ne krye Ju , e nderuar Amerike! Shume falenderime Zotit Fahri Xharra për artikullin zgjues si dhe Gazetes “DIELLI” per botimin.