(Në foto Milan Shuflaj)
Nga Ndue BACAJ/
Me 9 nëntor 1879 në Lepogllav të Kroacisë , në një familje me zanafillë gjermane e ardhur në Dalmaci në vitin 1567, lindi Dr.Milan Shuflaj, albanologu dhe historiani që u martirizuar për historinë e shqiptarëve. Dr.Milan Shuflaj në vitin 1897 kryen gjimnazin klasik të Zagrebit, per te vijuar me perfundimin e fakultetit Filozofik (të Zagrebit) me 1901. Po këtë vit Shuflaj mbrojti doktoraturen nga bizantologjia : “Kroacia dhe dëshirat e fundit të perandorisë lindore nën skeptrin e Komnenëve (1075-1180)..”. Pas mbrojtjes së doktoraturës dhe përurimit të saj një vit më vonë Milan Shuflaj fillon të shfletoj e pershkruaj me mijëra dokumente të ndryshme në Zagreb , Split , Trogir , Shibenik dhe Hvar për Codex diplomaticus (Kodet Diplomatike)… Veprat më të rendesishme të Milan Shuflaj-t i kushtohen historisë të banoreve më të hershem të trojeve të Ballkanit e më gjerë, kryesisht Ilireve dhe pasardhesve të tyre Arbenorë e Shqiptarë. Disa nga veprat studimore më të rendesishme të Doktor Shuflajt janë :
l.Akte dhe diploma që ilustrojnë historinë mesjetare të Shqipërisë, vllimi I, që përfshinë periudhën e viteve 344-1344, botuar në Vjenë në vitin 1913.
2.Akte dhe diploma që ilustrojnë historinë mesjetare të Shqipërisë,vllimi II, botuar në Vjenë, 1918, që përfshinë periudhën deri në vitin 1451. Keto dy vepra janë të realizuara edhe në bashkëpunim me Talocin dhe Jeriçekun. (Në këto dy vëllime përveç akteve dhe dokumenteve të shumta dëshmuese, ka edhe komentet dhe konkluzionet e pamohueshme që ka dhënë Shufflay për secilin document).
3. Rrethanat kishtare të Shqipërisë paraturke, Budapest, 1916.
4. Konstatin Balshaj (1392-1401)– roman historik, në tri pjesë, Zagreb 1920 me nenshkrimin Alba Limi.
5. Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë, Kryesisht në Mesjetë, Vjenë 1924.
6. Historia e Shqiptarëve të Veriut, botuar në Beograd 1924.
7. Romanin e parë fantastiko-shkencor (me katër libra), në vitin 1924, me titull “Në Pacifik 2255 “ me pseudonimin Eamnom L’Leigh.
8. Serbët dhe Shqiptarët- simbioza e tyre në Mesjetë, Beograd 1925.
9. Historia e Shqiptarëve të Veriut – studim sociologjik, Beograd, 1925.
Si dhe ”Mjegullat kombëtare të fiseve të Shqiperisë e Malit Zi”. e tjera vepra që u njohen e vlersuan që nga Akademia e shkencave te Vjenes e më gjërë. Akademia e Shkencave e Austrisë, duke ditur se vetëm Shuflaj kishte aftësinë ta kryejë atë detyrë, e kishte ftuar në Vjenë (1929) dhe kishte kërkuar prej tij ta vazhdonte punën në hartimin e vëllimit të tretë të “Codex Albanicus”, që do kapte periudhën kohore deri në vitin 1571. Shuflaj e kishte pranuar me kënaqësi këtë detyrë. Ndersa në dy vëllimet e para kishin përfshirë periudhën 344 deri më 1451. Dr.Milan Shuflaj kishte materiale të mbledhura më herët edhe për botimin e tretë, por i duhej hulumtuar akoma nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme në Itali e gjetkë dhe të vizitonte qytetet, kalatë, kishat dhe muzetë në Shqipëri. (Milan Shuflaj ishte edhe një poliglot i madh, gjë që e ndihmonte nëstudimet e tij. Ai njihte gjuhët ; gjermanishtë , hungarishtë , latinishtë , greqishtë (të vjeter e të re) , frangjishtë , hebraishtë , gjuhet sllave , si dhe gjuhen shqipe etj.). Veprimtaria studimore , historike e shkencore kryesisht albanologjike , do të zgjonte “smirën” e ardhacakëve të vonë serbo-sllav në Ballkan , të cilet do ta kercenonin , arrestonin (1920) dhe dënonin me burg në vitin 1921.. Ndersa në vitin 1926 me anën e historianit dhe politikanit serb Jovan Radoniq, Shuflaj-t do ti “grabisnin në mirbesim” mjaft matriale shkencore që i kishte siguruar nga arkivi i Milanos dhe Barcelones për nevojat e paraqitjes së mardhënieve ndërmjet Skenderbeut dhe Mehmetit II… Këto matriale nuk ju kthyen kurr më… Megjithë keto presione , dënime, “grabitje” e paralajmrime Milan Shuflaj vijoj punen dhe vepren e tij shkencore… Për këtë veprimtari historiko-shkencore në favor të albanologjisë dhe historisë së autoktonisë të shqiptarëve, Ahmet Zogu, e kishte ftuar Shuflain ta vizitonte Shqipërinë për të vazhduar me hulumtimet e për të botuar të kompletuar historinë e Shqipërisë. Mirëpo, Shufflay ishte i padëshirueshëm për pushtetin e monarkisë serbe dhe e kishte të ndaluar daljen jashtë shtetit. Po falë edhe angazhimit dhe ndërhyrjes së qeverisë shqiptare, gati pas dy vjetëve iu lejua dalja jashtë vendit dhe iu dha pasaporta për të vizituar Shqipërinë, por jo edhe Italinë, ku do të shkonte për të “vjelë” dokumente historike. Mbas lejës së siguruar për daljen nga Jugosllavia, në dhjetor te vitit 1930 mbreti Zog I e fton (persëri) ketë shkencetar të madh të Albanologjisë të vizitoi Shqiperinë… Ai e pranoi ftesen dhe vizitoi Shqiperinë për tetë ditë rrjesht, ku u prit dhe u vlersua nga Mbreti i shqiptareve dhe dhe personalitete të tjera . Gjithashtu Dr. Milan Shuflaj mbajti një fjalë brilant në parlamentin shqiptar me 16 janar 1931, duke folur shqip , ku per këtë kronikat e kohes tregojnë se u duartrokit dyfish… Në këtë fjalë u theksua edhe projekti i rëndesishëm për historinë e plotë të Shqiperisë , ku do të zinte vend edhe Biologjia e Fisit shqiptar…si dhe u projektua një fond financiar per botimin e plotë të veprave të Dr.Shuflaj-t… Milan Shuflaj ishte një njohës i mirë edhe i Malesisë Madhe “Etnike” , ku veprat e tij pershkruajnë në mënyrë shkencore rrugën historike shumëshekullore të ketyre trojeve. Nga veprat e Shuflaj-t mesojmë per vendbanime fshatare e qytetare në Malesi të Madhe , mesojmë per kështjella , kala, qytete, qyteza , kisha , manastire dhe ndertime të tjera që tregojnë një shkallë të lartë qytetrimi e zhvillimi që nga mesjeta e hershme e deri te ajo e vona.. Madje nga ky albanolog mesojmë edhe per organizimet fisnore, krahinore. shoqërore e ushtarake të Hotit , Kelmendit etjerë që në shekullin e XIV, si dhe për traditat e mrekullueshme e fisnike të racës iliro-arbenore të ruajtur edhe në shekullin e XX.. Veprat e Shuflajt provojnë shkencerisht se Serbo-sllavet ishin jabanxhi të zbritur si hallexhi së voni nga stepat e Uraleve në Ballkan e më gjërë, ndersa ne Iliro-Shqiptarët ishim autoktonët e këtyre trojeve… Këto studime shkencore të Albanologut Milan Shuflaj kishin pergënjeshtruar dokumentarisht e shkencërisht pretendimet e “autoktonisë” të jabanxhive shoven serbo-sllav në Ballkan etjerë, të cilet të udhehequar nga Karagjeorgjeviçet e viçet e tjer Dr.Milan Shuflaj-n , perveçse e kishin burgosur, anatemuar e persekutuar , do ti bënin një atentat kriminal duke e sulmuar e goditur për vdekje në një rrugicë të Zagrebit me 18 shkurt 1931. Nga ky sulm kriminal i kriminelëve serb me 19 shkurt (1931) gjenë vdekjen i martirizuar në Zagreb (Kroaci), Dr. Milan Shuflaj , albanologu , historiani dhe studiuesi më i madh i historisë së shqiptareve. Vdekja e parakohshme e Dr.Shuflaj-t ishte një humbje e madhe për albanologjin dhe historinë e saj në veçanti, por edhe për historinë e ballkanologjisë e më gjërë në përgjithësi. Kriminelet serb nuk kishin vepruar vetëm në ketë krim, por kishin bashkëpunuar me policinë sekrete të Serbisë në shenjë hakmarrje per punen e tij historiko-shkencore… Sipas dokumenteve të asaj kohe mesohet se atentati që i mori jeten Dr. Shuflaj-t ishte planifikuar në mesnaten e 11 -12 shkurtit (1931) në banesen e komandantit të Zagrebit , gjeneralit Belimarkoviq, ku në ketë planifikim kriminal kishin marrë pjesë antarët e organizates “Mlada Jugoslavija”, si Bërkiq , Bellosheviç , Zwergel , etjer.. E megjithë keto të dhëna që i dinte policia e Zagrebit (që ishte nën tutelen e Serbisë), deklaronte të nesermen e atentatit (me 19 shkurt 1931 kur edhe do të vdiste Shuflaj), se ai që kishte kryer këtë atentat është i panjohur… Bota demokratike e kohes, duke perfshirë edhe mbreterinë shqiptare e denoi këtë akt kriminal të Serbëve.. Reaguan edhe mediet e shkruara të kohes ; “Tribuna”- Romë ,“Nev York Times” ,”Frankfurter Zeitung “, “Chicago Herald”, “Berliner Tagblatt” etjerë , por edhe personalitet e shkences e letrave europiane e botërore: Albert Ainshtajn , Heinrih Man , Josip Milkoviq e tjerë. Ndersa nga mediet e shkruara shqiptare dallojnë , “Vullneti i Popullit “ , “Albania” -Tiranë etjerë, si dhe “zërat” e fuqishëm të intelektualëve të shquar të letrave shqipe: Lumo Skendo (Mit’hat Frashri ), Gjergj Fishta, Faik Konica etjerë… Milan Shuflaj vdiq i martirizuar për historinë e vertet të shqiptareve , ndaj ja kemi borxh ta perkujtojmë e nderojmë në perjetsi…pasi e perjetshme është edhe vepra shkencore që na ka lënë trashigimi ky albanolog , shkencëtar dhe historian i madh…
Malësi e Madhe me 9 nëntor 2021