Mijëra vetë janë mbledhur në varrezën e Bosnje Hercegovinës për të shënuar 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku 8 mijë burra e djem myslimano-boshnjakë u vranë nga trupat paraushtarake serbe, me nisjen e shpërbërjes së Jugosllavisë.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, vendi i të cilit mbështeti serbo-boshnjakët në kryerjen e masakrës, u largua nga ceremonia pasi u sulmua nga me gurë nga një turmë.
Këtë të shtunë janë kujtuar edhe 100 viktimat, mbetjet trupore të të cilëve u identifikuan vetëm së fundmi përmes analizave të ADN-së.
Ndërsa ditën e premte, rreth 10 mijë persona morën pjesë në një marshim të heshtur, duke përshkuar rrugën e burrave dhe djemve që u përpoqën të largoheshin nga Srebrenica, kur trupat serbe morën nën kontroll qytetin.
Duke marrë pjesë në ceremoni, Bill Clinton, president i Shteteve të Bashkuara në kohën e luftës, kërkoi ndjesë që aleatëve iu desh shumë kohë për të vendosur ndërhyrjen në Bllkan.
“Nuk dua të shoh më kurrë një masakër si kjo”, tha ai, duke vlerësuar kryeministrin Vuçiç për kurajon e treguar me ardhjen këtu.
Nga ana e tij, Vuçiç u shpreh se, “Serbia dënon qartë dhe pa ekuivok këtë krim të tmerrshëm dhe ndjen neveri ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në të, të cilët do të vazhdojë t’i nxjerrë para drejtësisë”.
Munira Subasiç, drejtuese e shoqatës Nënat e Srebrenices, i vendosi një lule të bardhë e të gjelbër atij në xhaketë, kur kryeministri serb hodhi nënshkrimin e tij në librin e ngushëllimeve.
Megjithatë, pak më vonë ai u godit me gurë nga një turmë që bërtiste “Allahu Akbar” dhe të tjerë që klithnin “përgjegjësi” dhe “genocid”. Gjithashtu, ndaj tij u hodhën shishe me ujë dhe një këpucë.
Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” thotë se, ai u godit në kokë dhe se iu thyhen syzet. Një person u arrestua pas incidentit.
Në korrik të vitit 1995, mijëra boshnjako-myslimanë që kërkonin strehim në atë që mendohej se ishte enklava e siguruar nga paqeruajtësit e OKB-së u vranë barbarisht. Kjo ngjarje ishte më e rënda në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Por, më herët gjatë javës në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus Vitaly Churkin vendosi veton ndaj vlerësimit të masakrës si “genocid”, me pretendimin se një gjë e tillë do të ishte kunërproduktive dhe do të rriste tensionet në Ballkan.
Veprimi kënaqi pa masë presidentin serb, Tomisllav Nikoliç, i cili e quajti vendosjen e vetos “një ditë të madhe për Serbinë”.
Mark Gjonaj says
Ngjarja eshte shume e rende, eshte revolte e brendshme, se jo vetem jane vrare barbarisht, por ne nje vend qe ishte marre ne mbrojtje nga OKB-ja. Por mendoj se kane humbe shume pike, qendrimi i A. Vuciqit eshte i mire ne kete revolte, ai nuk eshte shkaktare dhe ne kete rast shtrine doren e kujtimit dhe te pajtimit dhe se autoret e kesaje masakre kane dhe do te shkojne para gjyqit! Gjithashtu, mendoj se ai nuk duhej te shkonte, krimet e serbeve cetnik nuk harrohen as ne shekujt ne ardhshem! Por, ketu lepuri fshihet gjetiu.