• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

At Nikolla Marku padit Janullatos tek Patriarkana e Stambollit dhe tek Ambasadoret

August 31, 2013 by dgreca

Letra e plote derguar DIELLIT:  “Hirësi Bartolome, jemi të detyruar t’ju shkruajmë se çfarë po ndodh realisht me Kishën Ortodokse Shqiptare. Edhe pse jeni ju të përbashkët më Priftin e përkohshëm Anastas Janullatos, pra atë greke./

ELBASAN- Konflikti mes kishës “Shën Maria e Pazarit” dhe Bashkisë së Përmetit ka ngjallë sërish reagimin e kreut të komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, Atë Nikolla Marku.Nga Elbasani, përmes një letre të hapur dërguar Patriarkanës së Stambollit, At Nikolle Marku ka kritikuar kryepeshkopin Anastas Janullatus duke e akuzuar se po shkel vendimin “Tomas” të vitit 1936 , qe njeh pavarësinë e Kishës Autoqefale Shqiptare.

At Nikolla Marku kërkon të zbatohet dhe të respektohet nga Patriarkana e Stambollit vendimi “Tomas” i vitit 1936 ,  i cili njeh  pavarësinë e kishës autoqefale shqiptare , neni 34 i së cilës përcakton drejtimin e cdo kishe ortodokes të pavarur nga një prift I kombësisë në të cilën ushtron veprimtarinë e saj kisha. “Hirësi Bartolome, jemi të detyruar t’ju shkruajmë se çfarë po ndodh realisht me Kishën Ortodokse Shqiptare. Edhe pse jeni ju të përbashkët më Priftin e përkohshëm Anastas Janullatos, pra atë greke.
Nuk hezitojmë aspak t’ju vëmë në dijeni për politikën antishqiptare të këtij prifti, me disa bashkëpunëtorë të zgjedhur prej tij në mënyrë polici sekrete dhe aspak teologjike apo apostulore duke shkelur çdo nen të statutit të kësaj Kishe besojmë se ndërgjegjia juaj dhe besimi do të kapërcejë miqësinë që keni ju më Anastas Janullatos, miqësi e cila nuk duhet t’ju pengojë për të gjykuar drejt për punët e këtij zotërie. Ne kërkojmë nga ju që nga Patriarkana e Stambollit të respektohet vendimi Tomas i vitit 1936, vendim i cili njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare nga cdo kishë tjetër ortodokse e vendeve të tjera.  Anastas Janullatos ka kthyer besimin ortodoks shqiptar në një shtojcë të Kishës Ortodokse Greke , me qëllime të caktuara shoviniste në dëm të Shqipërisë. Ky njeri nuk punon për besim , por për aneksimin e Shqipërisë.”- shkruan At Nikollë Marku në letrën e tij.

JA LETRA E PLOTE

 

KISHA ORTODKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA LAGJA KALA ELBASAN

 

NR-Pr  123    .                                                                                                         Dt/ 31 /08  /2013

 

Drejtuar- PATRIARKANES  EKUMENIKE ORTODOKSE STAMBOLL

HIRESISE TIJE PATRIARKUT VARTHOLLOME

 

 

Per dijeni- AMBASADOREVE TE HUAJ TE AKREDITUAR NE SHQIPERI

 

ORTODOKSET SHQIPTARE BESOJNE SE KUSH BESON NE ZOTIN TONE JEZU KRISHT, E BENE TE DENJE DHE TE DOBISHEM PER CDO NJERI NE KETE BOTE. NUK ESHTE ORIGJINA SE NGA KUSH KOMB JE LINDUR POR BESIMI NE BIBEL TE BEN TE JESHE I DREJTE DHE I VERTET PERBALLE SFIDAVE TE JETES.

 

Hiresi Varthollome.

Jemi te detyruar tju shkruajme se cfar po ndodh realisht me kishen ortodokse Shqiptare. Edhe pse ju, jeni me nje kombesi te perbashket me priftin e perkohshem Anastas Janullatos, pra ate greke, nuk hezitojme aspak tju veme ne dijeni per politiken anti shqiptare  te ketije prifti, me disa bashkpuntore te zgjedhur prej tije ne menyren polici sekrete dhe aspak teologjike apo apostullore, duke shkelur cdo nen te statutit te kesaj kishe. Besojme se ndergjegja juaj dhe besimi, do te kaperceje miqsine qe keni ju me Anastas Janullatos, miqesi e cila nuk duhet tju pengoje  per te gjykuar drejte, per punet e ketij zoterie. Zoti, nje moment do te na gjykoje per veprimet dhe ate cka mbrojme, bazuar ne veprimtarine tone.

Hiresi  Varthollome.

Ne kerkojme,  nga Ju dhe Patriarkana e Stambollit, te respektohet vendimi TOMAS i vitit 1936, vendim i cili njeh pavarsine e kishes ortodokse Shqiptare nga cdo kishe tjeter ortodokse e vendeve te tjera. Po gjithashtu kisha ortodokse Shqiptare eshte antare e Patriarkanes Ekumenike te Stambollit me te drejta te barabarta si gjithe kishat e tjera ortodokse te globit.

Hiresi  Varthollome.

Ne kerkojme,  nga Ju dhe Patriarkana e Stambollit, te respektohet neni 34 i kushtetutes se Patriarkanes, nene ku percaktohet qarte se kishat ortodokse te pavaruara te kombeve te ndryshme drejtohen qe nga Kryepeshkopi dhe deri tek punonjesi me i thjeshte  nga njerez te kombit, gjuhes dhe rraces se atij vendi.

Hiresi Varthollome.

Anastas Janullatos, eshte ne krye te kishes ortodokse shqiptare duke shkelur cdo rregulli te vendosur nga Patriarkane, ne menyre hyjnore dhe te perjetshme. Ky shtetas grek, nuk mund te zgjedhe Sinode te shenjte me njerez te kombesive te huaja. Ky njeri, nuk mund te ndryshoje statute te kishes kur ai eshte i miratuar dhe nga Patriarkana me vendimin TOMAS.

Hiresi Varthollome.

Anastas Janullatos,  ka kthyer besimin ortodoks shqiptar ne nje shtojce te kishes ortodokse greke, me qellime te caktuara shoviniste ne dem te Shqiperise. Ky njeri, nuk punon per besim por per aneksim te jugut te Shqiperise. A mund te jete prift nje njeri qe merret me politike te mirfillte ne dem te nje vendi tjeter ku dhe i kane besuar besimin e shenjte? Mbas ndertimit te kishave dhe ndonje spitali human, fshihen veprime si ato ne Permet te Shqipersie, krahine e paster shqiptare me vlera te perjetshme ne historine e kombit Shqiptar.

Hiresi Varthollome.

Ne jemi te vetedishem se, pas investimeve te kishave, nuk ka nje investim besimi por jane investime ne dem te besimit dhe te atdheut tone. Anastas Janullatos, kishat ku ka financuar po i kthen ne qendra propogande dhe organizime biznesi ne dem te territorit te Shqiperise. Mbas ketij njeriu, fatkeqsisht qendrojne dhe disa deputet te parlamentit Grek, deputet qe kane ne programin e tyre rracizmin dhe diktatura te zeza, ne dem te pjese tjeter te njerzimit. Si mundet qe nje prift si Janullatos, te mbeshtetet nga politikane te tille, kur priftin nuk e lidh asgje me rracizmin apo hegjemonine.

Hiresi Varthollome.

Me cte drejte kisha greke nderhyn ne punet e kishes ortodokse Shqiptare?!. Pse kisha greke i kerkon shtetit grek te demtoje Shqiperine ne proceset e integrimit Euro-atlantik. Ne nuk kemi krijuar nje fryme kunder kishes greke apo dhe kunder shtetit grek ne forumet e bashkimit Europjan, fryme qe po krijohet tani nga eurodeputeti grek ne parlamentin e Europes. Nuk jane shqiptaret qe nuk respektojne lirine e besimit, perkunder, jane prifterinjte greke me pedofilizmin dhe homoseksualitetitn e tyre, qe po i japin ortodoksise boterore nje mekat te turpshem.

Hiresi Varthollome.

Besimi ortodoks Shqiptar eshte i lire dhe i respektuar, si nga qytetaret apo nenshtetasit e kombit, por dhe nga besimet e tjera shqiptare. Harmonia fetare ne Shqiperi, eshte nje virtyt i atdheut dhe kombit Shqiptar ne Ballkan, komb prej mbi 10 milion popullsi. Askush nuk e cenon besimin ortodokse, sepse ortodokset shqiptare, jane nder shekuj mbeshtetes te gjuhes Shqipe, ndertimit te shtetit dhe paqes kombetare, panvarsisht nga llojet e ndryshme te besimeve.

Hiresi Varthollome.

Janullatos kryen mesha per ushtare greke te vrare gjate luftes dyte boterore ne Shqiperi. Do te ishte e drejte qe eshtrat e tyre te prehen prane familjeve ne atdheun e tyre. Ne fakt keto mesha dhe perkujtime, mbjellin shqetesim dhe dhimbje shpirterore ne ndergjegjen e shqiptareve, sepse ushtria greke, ka kryer genocit ndaj shqiptareve ne Cameri, si dhe fshatra te Shqiperise se jugut. Janullatos nuk ben punen e priftit, ai nxit ne menyre hipokrite, konflikt ndermjet besimtareve ortodokse Shqiptare. I eshte kerkuar Janullatosit te mbaje nje meshe, ne respekt te heronjve dhe viktimave shqiptare, te masakruar nga monarko fashiste greke por ai nuk pronon asnjehere.

Hiresi Varthollome.

Ngjarja e Permetit, ku pati nje konflikt fizik ndermjet prifterinjve te Janullatosit dhe punonjesve me uniforme, punonjes qe zbatojne ligjet dhe vendimet e shtetit te tyre, nuk eshte ashtu sic perpiqen ta interpretojne qarqe anti shqiptare te ndihmuara dhe nga Janullatos. Problemi ne Permet eshte i thjeshte. Kemi te bejme me nje godine e cila eshte e perzier ne ndertimin e saje. Dikur nje kishe normale u zgjerua dhe me ambiente shtese nga shteti diktatorial. Aktualisht kjo godine mban emrin e nje prej rilindasve tane, Naim Frashri. Ky personalitet eshte i shtrejte per shqiptaret dhe i besimit Bektashi. Askush nuk ka perdhosur ikonat apo kryqet te cilat per ne jane shume te shtrenjta dhe domethenese. Objektet e kultit jane trajtuar me kujdes dhe pa asnje veprim dhunues ashtu sic pretendohet. Sjellja e prifterinjeve ishte nje organizim i dhunshem dhe grabites. Godina i ka ne perberje te saje dhe kishen dhe pallatin e kultures Naim Frasheri, pallat i cili eshte ne administrim te bashkise Permet. Nuk ka gje qe nuk zgjidhet kur jemi te sinqerte dhe te ndershem per ate qe kerkojme.

Hiresi Varthollome.

Ka dhe veprime te tjera te Anastas Janullatosit si, ato te bashkpunimeve me organizata shoviniste greke, te cilat kerkojne coptimin e Shqiperise ne nje moment te pershtatshem kur ti vije koha. Eshte e vertete se Janullatos eshte ideatori i ndryshimit te emrave dhe te fese tek emigrantet Shqiptar qe punojne ne Greqi, me dhune psikologjike apo debime masive. Janullatos perpiqet me cdo kusht qe kishen ortodokse shqiptare ta prezantoje si kishe te minoritetit grek. Ne te vertete, minoriteti grek, per ata qe jane ortodokse eshte pjese e kishes ortodokse shqiptare. Lajthitja e Janullatosit arrin deri aty sa te pretendoje se aty ku ka kisha eshte minoritet dhe krahine e Greqise.

Hiresi Varthollome.

Ne kerkojme qe ju te merrni ne konsiderate kerkesen tone per priftin Janullatos. Ne kerkojme qendrim disiplinor, bazuar mbi kushtetuten e Patriarkanes, per rastete kur prifterinjte nuk merren me besimin opa kane humbur sistemin mendor, por merren me organizime shoviniste dhe biznese qe i mbeshtesin ato si prapavija te organizuara shume mire. Kisha ortodokse shqiptare e themeluar nga shqiptaret, nuk mund te behet nje organizate e veshur me rroben e priftit ne dem te vendit te saje, sepse keshtu duan disa mendje te semura prej shekujsh, mendje shoviniste, rraciste dhe naziste si ajo e Janullatosit apo dhe ndonje deputeti qe ndodhet dhe ne parlamentin Europian.

Hiresi Varthollome.

Ne jemi ne sherbim te kishes ortodokse Shqiptare. Ne jemi ne partneritet te plote me Patriarkanen Ekumenike te Stambollit. Vendimet e Patriarkanes jane te perjetshme ashtu si dhe vendimi TOMAS i vitit 1936, vendim qe njohu pavarsine e kishes ortodokse Shqiptare.

Zoti bekofte besimin, ndergjegjen dhe shpirtin tuaj hiresi Varthollome.

Zoti bekofte kombin shqiptar kudo qe ndodhet dhe jeton.

Zoti bekofte kishen ortodokse Shqiptare dhe e ruajte nga i ligu.

Kryetari keshillit te kishes  AT NIKOLLA MARKU

Komiteti per mbrojtjen e autoqefalise.

 

Filed Under: Featured Tagged With: AT Nikolla Marku, padi Janullatosit

LDK E AMERIKES: NDJEHEMI TE INDINJUAR ME KRYETARIN E KOMUNES NE KLINE PER ZHVENDOSJEN E NENE TEREZES

August 31, 2013 by dgreca

Reagim nga Deget  e LDKse per New  York dhe  Detroit Lidhur me vendimin e Kryetarit të Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, për zhvëndosjen e shtatorës së Nënë Terezës!/

Deget e LDKse ne  SHBA  si  dhe mbare komuniteti shqiptaro-amerikan  ndihen tejet   indinjuar me   vendimin e Kryetarit te Klines  per  zhvendosjen e shtatores  se Nene  Terezes nga lokacioni  i  gjeretanishem. Nje  akt  i  tille   fyen  dhe  denigron  figuren e madhe  te  Nene  Terezes dhe Komunitetin  tone nga   edhe u realizue  vendosja   e  shtatores aty  ku  edhe  qendroi  gjere  tani. Ky akt, si  dhe veprimet  e  ndërmarrura  ne  vazhdimesi nga qarqe dhe  individe te caktuar ndaj figurave kombëtare si, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pjetër Bogdani, NënëTereza, Ibrahim Rugova e figura tjera kombetare  që përfaqësojnë historinë  tone te  lavditeshme,   aspiraten dhe  perkatesine tone  europiane. Nënë Tereza  per  ne  shqiptaret tejkalon  perkatesite  fetare, Ajo tani eshte  pjese  e identifikimit  tone  kombetar,  figura  e  Nene  Terezes  është bërë frymëzim për mbarë botën.

Vlen te ceket  thënja e famshme e Presidentit Clinton, se popullin shqiptar e kam njohur e dashur përmes Nënë Terezës, President ky,  si  dhe shume  figura  te  njohura  boterore te   frymëzuar  nga Nene  Tereza e jonë qe u bëne  mbrojtësit  kryesor te  substancës  tone shqiptare në këtë fillim-shekulli të ri!

Prandja, nisur nga e gjithë kjo, por edhe nga qendrimi i shqiptarëve se alternativa jonë e vetme është naltësimi i vlerave tona europiane, i bëjmë thirrje në rend të parë institucioneve shtetore në Kosovë (Presidentës dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës) të pengojnë aktin e zhvendosjës  së shtatorës së Nënë Terezën nga lokacioni ku gjendet tash, në Sheshin e Sajë në qytetin e Klinës!

Apelojme  qe  institucioneve fetare, cilat do qofshin ato te si  dhe  institucionet  politike dhe  shteterore  te  permbahen  nga  perpjekjet  poltroniste dhe kalkulimet politike  qe    figurave tona  kombëtare te  mos u mveshen konotacione qofte  fetare   apo  politike.Shtatoret e  tyre   duhet   te  jene  nder sheshet   dhe  qendrat  me  kryesore  te  qyteteve  tona.

Deget e  LDKse

New  York  dhe  Detroid

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: deget e LDK, NY e Detroit, per Nene Terezes, reagim

Lamtumirë një tjetër nobelisti – Séamus Heaney

August 31, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Një tjetër zi e goditi botën e kulturës ndërkombëtare dhe pikërisht letërsinë. Jeta e çdo njeriu, për më tepër e poetit është e lidhur me dashurinë për vendlindjen, për atdheun për botën. Në këtë ndërthurrje të këndvështrimeve të tij, rilindja e jetës, e shoqërisë, e kulturës dhe e vetë poezisë, nuk mund të qëndrojnë larg vëmendjes së tij. Nëse në jetë ke një ideal të fuqishëm, që mban në vetvete jo vetëm dëshirën tënde, por të miliona njerëzve, e për më tepër duke iu referuar historisë së Irlandës, nuk mund të tërhiqesh prapa, por duhet të përpiqesh ta realizosh atë. Kjo kërkon që këtij ideali t’I bashkohen edhe shumë të tjerë që ta ndërgjegjësojnë popullin se me një përpjekje të përbashkët, mund të realizohet gjithçka, cilido qoftë kundërshtari ai pengesa e ëndrrave legjitime të një kombi. Nuk ka armë që të mund ta ndalë ëndrrën e një populli për pavarësi, ka vetëm pengesa të cilat, koha e ka treguar gjithmonë, bien sapo përballen me zërin e një populli të tërë. Ta duash vendin tënd, do të thotë që të mos e harrosh të shkuarën e largët, por edhe të afërt, pasi në to do të gjesh ngjarje, njerëz, tradita, përpjekje pa të cilat vetë kombi nuk do të ketë kuptim. Poeti irlandez i mishëronte më së miri të gjitha këto virtyte, prandaj edhe mori vlerësimet e merituara Brenda dhe jashtë vendit. Një poet i vërtetë idealet e tij i lidh pazgjidhmësisht me fatet e atdheut të vet, larg pazareve të ndyta të poltikave ekspansioniste apo shtypëse në emër dominimit. Heaney ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare, por ai është poeti i madh irlandez, nobelisti dublinez për vitin 1995 dhe në motivimin e Stokholmit lexojmë këto fjalë: “Për bukurinë lirike dhe thellësinë morale që ekzalton mrekullitë e përditëshme dhe të shkuarën që jeton”.

Lindi në vitin 1939 në Irlandën e Veriut nga një familje katolike dhe është një prej fëmijëve midis 9 vëllezërish. Rininë e kaloi në Belagi dhe pas moshës së fëmijërisë dhe adoleshëncës, në vitin 1957 u regjistrua në Universitetin mbretëror të Belfastit, ku edhe u diplomua në letërsi. Në vitin 1976 u vendos në Dublin ku dha letërsinë angleze deri në vitin 1984 e më pas në Universitetin e Harvardit dhe në vitin 1989 mori katedrën e poezisë në Oksford. Përfaqësuesi më i madh bashkëkohor i rilindjes poetike irlandeze, një prej poetëve të mëdhenj të ‘900, eksponent i madh i kulturës irlandeze. Irlanda e tij shfaqet në lirikën e poetit përmes pejsazheve, kujtimeve të rinisë dhe temave rilindase irlandeze dhe në të gjitha veprat e tij dalin ngjarjet që lidhen me problemin e pavarësisë irlandeze. Poetika e tij është e lidhur me tokën, me jetën poltike të vendit dhe siç e ka shkruar vetë tek poezia “Dukë rrëmuar”, tek kultura, tek pejsazhi dhe mitet irlandeze, “duke përdorur penën ashtu si gjyshi dhe babai shatin”. Duke rrëmuar është titulli i një prej krijimeve të tij më të famshme:

Por unë nuk e kam shatin që t’i ndjek

njerëzit kështu,

Mes gishtit tregues dhe gishtit të madh,

E kam penën e

Me të do të rrëmoj.

Kryevepra e tij konsiderohet padyshim volumi North(Veriu). Volumi i tij i parë është Vdekja e një natyralisti 1966 e më pas u botuan Drita elektrike, Distrikti dhe Cirku, Kapërcime, Duke rrëmuar, Stacioni Island, Vëmendje. Proza të zgjedhura 1968-1976, Poezi të zgjedhura, Një derë në errësirë, T’i shohësh gjërat, North, Qeveria e gjuhës. Prozë e zgjedhur 1978-1987 dhe Zinxhirri njerëzor 2011.

Është irlandezi i tretë që fitoi Nobelin pas Yeats dhe Samuel Beckett. Ka qënë i lidhur shumë me Italinë dhe kulturën italiane. Mori titullin e lartë Qytetar nderi i Mantovës dhe me atë rast foli për pasionin e tij për poezinë italiane dhe për Danten që e konsideron burimin e tij të parë të frymëzimit. “ Fillova të interesohem për të në vitet ’70, kur i kujtova njerëzit e parë të vrarë prej Irës apo nga ushtria britanike, I lashë ata të flisnin përmes poezisë sime. Jam i sigurtë se nuk do ta bëja pa shembullin e Dantes”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Arian Kallco, Lamtumire, Seamus Heaney

SHQIPERIA NUK U KA GJETE AS VARRET TE PUSHKATUREVE NGA DIKTATURA KOMUNISTE

August 31, 2013 by dgreca

Per 23 vite nuk u jane gjetur as varret 4500 te pushkatureve nga diktatura. 2000 varre jane gjetur nga familjaret jo nga shteti!/

TIRANE – Shqiperia duket se perben precedentin nder shtetet ish komuniste. Edhe pse ka numrin me te madh te denuareve sipas numrit te popullsise, ajo nuk ka arritur qe ne 23 vitet e postkomunizmit te kryej detyrimin shteteror ndaj te denuareve dhe te pushkatuareve nga diktatura komuniste.Nuk ka qetësi për viktimat e komunizmit, të cilët për vite e vite me radhë nuk kanë gjetur të drejtën e tyre jo vetëm për dëmshpërblimin, por dhe për gjetjen e të zhdukurve gjatë këtij regjimi të egër që për 45 vite me radhë u sundua me dorë të hekurt nga Enver Hoxha. Kështu, familjarë të të vrarëve nga regjimi komunist kanë përkujtuar dje Ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, mes të cilëve radhiten edhe të afërm të tyre. Ata fajësojnë politikën dhe qeveritë postkomuniste për harresë dhe mungesë vëmendjeje për të gjetur të vrarët e diktaturës, në mënyrë që familjarët e tyre të kenë ku të vendosin një buqetë me lule. “U mbushën 23 vite që s’janë gjetur eshtrat e 4.500 të pushkatuarve pa gjyq nga diktatura dhe sot ata vijojnë të jenë të harruar nga klasa politike. Këta njerëz sfiduan padrejtësinë e terrorit me kurajon e tyre, por kur mbushen 23 vjet nga ndryshimi i sistemit, politika nuk i ka zbardhur këto krime, duke zëvendësuar diktatin e regjimit me harresën”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni.Sipas tij, që nga viti 1990 janë gjetur rreth 2.000 të vrarë nga regjimi komunist, por kjo vetëm me iniciativë familjare, pasi shteti shqiptar nuk akordoi asnjëherë fonde për gjetjen e të zhdukurve të pushkatuar nga regjimi komunist për 45 vite me radhë. Madje familjarët e të zhdukurve nga regjimi komunist i Enver Hoxhës kanë kërkuar që dhe ata të cilët kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në dënimin dhe ekzekutimin e tyre, të kontribuojnë për t’i gjetur, pasi do ishte një mënyrë falje për këto viktima.

Filed Under: Featured Tagged With: 4500 varre, te pagjetur, te pushkaturit

DUKE PERKUJTUAR ZEF P. MIRAKAJ ME NJE POEZI TE TIJ

August 30, 2013 by dgreca

Zef P Mirakaj nderroi jete me 27 gusht. Ne kujtim po publikojme poezine qe ai pat shkruar per Kosoven. Poezia “KOSOVES” eshte e shpalosur n’frymezime “Ideale” ne Atdhetari! E shkruejtun me nje dashni t’pastert dhe plot me zell nga Zef P. Mirakaj. Eshte Poezi e forte, origjinale dhe e pa shoqe ne shtjellim te vargut te saje poetik; te cilat jane te rrjedhshem ne Poezi dhe me n’dricime  ngjyrash te argjenta, per rizgjim te Dardanise; me se fundmi, “Kosoves” per LIRI-ne e shume pritun !…./

Gete: “Nuk mund te jesh i drejte, ne qofte se nuk je njerezor”/

KOSOVËS /

ZEF P. MIRAKAJ/

Shumë gjatë, nji shekull, t’munduen

Ty Kosov Dardane!

Europa t’linçuen;

Të bânë kurbane

Kur çuditnisht n’vendim mrrîn:

“…Për hir t’Europës stabilitet

Po sakrifikoj Shqipnín…”!

Por, shih si rrota e historís vërtitet:

Vendimi që Kosovën shkjaut t’ia lâj,

I u kthye në distabilizim të saj.

“shìftari” të quejti,

Ty, shkjau barbar,

Pse n’êmën Tând me t’thirrë nuk mujti;

E dridhte êmni Shqiptar.

Shpresën ndër dhambë shtërngove,

E krahët e zêmrave t’lëndueme

Drejt saj i zgjatove,

Që nji ditë vedin m’e pa t’lumnueme.

Besove, Ti, se n’djepa

Që Nânat Kosovare përkundshin,

Vigaj si n’t’kaluemet epoka

Prej tyne do t’dilshin.

……

Qeshu, e shtrêjta Motër.

T’ka ardhë dita me u gëzue.

Djepat Tu rritën n’at’ votër

Burra që t’bânë me u krenue;

Rritën Boletina, Prishtina, Rugov’,

Polluzha e Perllesha,

Dhe me mija Adem Jashár’,

Që Ty, Motër Kosov’

Me të pshtue prej shkjaut barbar.

Erdh’ dita, Europa për her të par

Prandoi se n’Kosov s’jetojnë “shìftari”

Por nji popull trim, autokton Shqiptar,

E krah T’u bâ me u nda nga barbari.

Eh Kosov! Shkundu pluhnit që t’pat mblue.

Hîn n’vallen që Ora Arbnore âsht tue i prî,

E mbas saj, Amerika dhe Europa rreshtue,

Si n’valle t’Zânave tue i shkue përbrî.

Teri lotët që kurrë s’t’U thanë.

Forcoi zêmrat që shumë t’U vranë.

Mbas nji shekulli n’robni nën shkjé,

Sot po m’duket s’dyti ke lé.

Për hajr t’kjoftë, KOSOV, LIRIA.

Sot, shênd e ver’ âsht krejt SHQIPTARIA.

New York, 17 shkurt, 2008

Filed Under: Featured Tagged With: Kosoves, poezi, Zef P Mirakaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT