• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2013

Politikanë, Shqipërisë mos ia helmatisni qiellin e femijeve të ardhmen!

November 12, 2013 by dgreca

Opinion nga Lek Gjoka/ Jacksonville/ Florida/

Këmbanat e alarmit po bien.Lajmet me emrin e Shqipërise po mbushin mijera faqe gazetash dhe interneti.Një Gerdec i ri por në një rrezik Çernobili po i troket në dere shqiptareve.
A është Shqipëria dhe siguria kombëtare në një rrezik real?
A duhën pranuar mijera tonelata arme kimike nga konflikti Sirian në Shqipëri që të shkatërrohen?
A është e afte qevera e re socialiste e  sapo zgjedhur për një mision të tille kur me referendum hodhi poshtë perpunimin e plehrave të Evropes?
A është Shqipëria pale e zgjidhjes se problemit sirian apo thjeshte do të jete një depo helmesh e mbeturinash?
A duhet parlamenti apo referendum popullor për një problem të tille ku vihen në rrezik interesat kombëtare  dhe e ardhmja e femijeve?
Dhjetera e dhjetera pyetje qarkullojnë plot dhimbje kohet e fundit.Sigurisht që duke pare infrastrukturen jo të mirë të Shqipërise , siguria kombëtarë është në një rrezik real.Pse?Pa folur për tenknologjine e shkatërrimit të ketyre armeve, problemet me mjedisin etj, rruget e Shqipërise nuk janë të sigurta dhe në një gabim njërëzor gjatë transportit tragjedia vjen sa hap e mbyll syte.
Ne si antare të Natos dhe miq të mirë të SHBA-se sigurisht do të japin ndihmen tonë për paqen në Siri dhe kudo në botë por Shqipëria nuk ka kushtet e përshtashme që të shkatërroje ato mijëra tone armë e municione kimike jashtëzakonisht të rrezikshme.Bujqësia dhe turizmi do të varrosën përfundimisht sepse askush në Evrope nuk do të bleje me prodhime shqiptare, askush as vete emigrantet shqiptare nuk do të kthehen në Shqipëri për pushime nga frika e helmimit të ajrit..Sëmundjet kanceroze do tia shtojnë më shumë dhimbjen shqiptareve.Dukë pare edhe mjaft probleme që ekziszojne në shtetin shqiptar si korrupsioni , linjat familjare të qeverisjes rreziku dyfishohet.Qeveria e majte kur ishtë në opozitë kërkoji një referendum popullor për të mos lejuar pleherat e Evropes që të perpunohën në Shqipëri ndaj nga ana morale duhet të jete e kujdeshme në pranimin e mijera tonëvë municione kimike miliona here me të rrezikshme se pleherat.
Shqipëria nuk është pjese e paleve të zgjidhjës së problemit Sirian të armeve kimike dhe si e tillë nuk ka përgjegjesi morale që të marr përsipër një mision të tillë kaq të rrezikshem si depozite e kimikateve që janë burim sëmundjesh jo një vit apo pese por qindra e qindra vite jetë.
Parlamenti i Shqipërise duhët të jete teper transparent dhe para se qeveria të pranojë sjelljen dhe shkatërrimin e armeve kimike të ndërtoje një grup pune jo vetem me deputete por më përfaqesues nga shoqëria civile, nga mbrojtesit e mjedisit si dhe nga ish pjestare të lartë dhe specialiste të ushtrise shqiptare.Të diskutohet me detal çdo rrëzik serioz që mund të ndodhe, kush mban përgjegjesi dhe jo të ja bejnë si qevera e dikurshmë e majte drejtuar nga Vilson Ahmeti qe solli një tren ngarkuar me helme dhe i dergjen në stacionin e trenit të Milotit për dhjetera vjet duke rrezikuar jeten e banoreve.Politikanë të Shqipërise e di se iu pret një punë e rrezikshme por më mire të jemi të varfër se sa të na helmoni qiellin e Shqipërise, se sa të helmoni të ardhmen e femijeve.Po qe së e shikoni se nuk jeni të zotet për shkatërrimin e armeve dhe demet te jene kolosare me mire një jo sot se sa miliona lot neser

Filed Under: Opinion Tagged With: Jacksonville, Lek Gjoka, opinion per armet kimike, Shqiperi-Siri

Festivali i XXIII-të Shqiptar bashkoi trojet shqiptare ne New York

November 11, 2013 by dgreca

Festivali i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë – një urë e fortë lidhëse midis vendlindjes dhe diasporës/

Nga BEQIR SINA, Bronx – New York/

 BRONX NY: Festivali i 23 vjetor shqiptar! Mbrëmja me këngët, vallet, kostumet dhe traditat nga të gjitha trevat shqiptare, në Amerikë, nën kujdesin shembullor të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, konsiderohet si festa më e madhe shqiptare e kulturës tonë në diasporë. Festivali gjithëshqiptar! është dita kur shqiptarët e Amerikës, festojnë së bashku kulturën tonë, festojnë trashëgiminë tonë, festojnë atë që na sjell dhe na bënë së bashku ne si një popull edhe në mërgim.

Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Mali i Zi, nga Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria, Arbëreshët dhe Diaspora – këto ishin ngjyrat e pikturës folklorike, që pamë mbrëmjen e 10 nentorit gjatë Festivalit të XXIII Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë. Festivali organizohet për të njëzetënetretë herë nën patronazhin e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Qendrës Kulturore “Nëna Tereze”.

Kështu në kulmin e aktiviteteve që po zhvillohen në kuadrin 28 Nëntorit 1912 – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, New Yorku, mbrëm për tre orë u zhvillua edhe festival që u bë vendtakimi i kulturave të të gjitha trevave shqiptare – brenda dhe jashtë trojeve etnike.

Këngëtarë, muzikantë dhe valltarë “pikturuan” ngjyrat e kulturës së tyre para syve të mërgimtarve shqiptarë në Amerikë, në  Festivalin e XXIII-të Shqiptar, që u zhvillua të djelën në mbrëmje në” Lehman Center for the Performing Arts” në Bedford Park Boulevrad, Bronx, New York, dhe e ndoqën më shumë se 3000 vetë, nga zona e “Tre Shtetshit”.

Përveç këngëve dhe valleve, kostumeve plot ngjyra, programi i festivalit përfshinte dhe shkollën e këngëve dhe valleve shqiptare, nga Bostoni, Detroiti, Nju Jorku, Nju Xhersi e tjer.. Me valle dhe veshje popullore u prezantuan traditat dhe anët folklorike nga të gjitha trevat prej Grupit “Rozafati”, Kisha Katolike Zoja e Shkodrës,Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, Grupi “Bashkimi” Boston, Massachusetts, Shoqëria kulturore “Mërgimi”, nga Patersoni, i Nju Jerseyt .

Ndër pjesëmarrësit ishin edhe kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, asambleisiti i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetari i Vartës dr. Gjon Buçaj, dhe famullitari Dom Fran Kola, Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu, Presidenti i KKSHA, zoti Martin Shkreli e të tjer. Në festivalin e XXIII morën pjesë edhe shumë presonalitete, veprimtar dhe lider të komunitetit, afaristë, gazetar, artistë, muzikantë dhe studnetë e stduente. Festivali XXIII Shqiptarë, prezantoi folklorin e bukur shqiptarë, duke u bërë një urë lidhje e fortë me Shqipërinë e të gjitha trevat dhe që në diasporë, që të ruhet muzika, vallja dhe kënga shqiptare në Amerikë.

Në skenë dolën grupe vallëtarësh, këngëtarësh e instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit më se 30 pika të ndryeshme. Festivali, ishte i pasur me këngë e valle, humor e pjes instrumentale, skeçe e parodi, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave dhe trevave shqiptare.

Hapjen e Festivalit të XXIII-të, Shqiptar, në Nju Jork, e bën konferencierët Etrita Ibroçi dhe Kreshnik Zhabjaku.

Ndërsa përshëndetja tradicionale, dhe bekimi i festivalit u krye nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, i cili ndër të tjera tha se :” Ju sigurojmë se sonte keni për tu ndar shumë të kënaqur me programin e pasur përgaditur për ju. Këngët e vallet tha Popaj në fjalën përshëndetëse, prej trevave të ndryshme shqiptare nga veriu e deri në jug kan për t’ju sjellur shmallim në shijen e këndëshme të arttit tonë muzikor shqiptarë. Çka e bën festivalin edhe më të vlefëshëm dhe domëthënëse dhe është më shumë prej këtyre argëtuese nga të rinj që kanë lindur këtu në Amerikë”

Duke folur për qëllimin e festivalit shqiptar në Amerikë, famullitari dom Pjetër Popaj, theksojë se qëllimi i festivalit nuk është vetëm argëtimi por edhe bashkimi me njëritjetrin. “Ne gjithmonë, tha ai theksojmë gjërat që na bashkojnë e jo gjërat që na ndajnë, pra të bashkuar ruajmë gjuhën, kulturën, traditat e lashta e mbi të gjitha ruajmë veten tonë” tha Popaj.

Më pas ai bëri një lutje duke iu faleminderuar Zotit që ne shqiptarët kemi këtë bashkim me njeri tjetrin, duke ruajtur këtë dhurat njëkohësisht, sipas famullitarit Popaj, ne japim një shembull të mirë, dhe sigurojmë një të ardhme për të rinjt e të rejat e komunitetit tonë, u shpreh Dom Pjetër Popaj.

“Me këtë ne tregojmë se jemi krenar që jemi shqiptarë, vazhdoi Popoaj, duke shtuar se Zoti na ka pasuruar me virtyte të larta sikur janë ; besnikëria, ndershmëria e bujaria,, që gjenden rrall në popujt e tjerë të botës. Në këngët e lavdishme kujtojm edhe etërit tanë që besnikërisht kan ruajtur këto thesare me dinjitet” thekësojë  famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj,

Festivali i XXIII-të Shqiptar, nderoi me një çertifakt të veçantë asambleistin e parë shqiptarë në Asamblen e Nju Jorkut, nga Distrikti 80-të, në Bronx, zotin Mark Gjonaj.

Festivalin e hapi fragmenti poetik; “Sofra shqiptare”, recituar nga Sebastian Tinaj, shoqëruar me një valle festive e titulluar “Lulet e Festivalit”, lujtur nga Grupi “Rozafati”, i Qëndrës Kulturore “Nëna Tereze’, me udhëheqëse artistike koreografen e njohur Agelina Nika.

Ky festival ishte i ndarë në tre pjesë, ku në pjesa e parë, dolën në skenë e festivalit Grupi “Rozafati”, Hartsdale, New York, me valle me motive mirditore, koreografia nga Angelina Nika, dhe një kolazh me motive nga Kosova, kënduar nga Besim Muriqi .

Të mos harrojmë dhe një ansamabël tjetër shqiptarë në Amerikë –  Shoqata kulturore artistike Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, i cili  është një ndër mysafirët e dëshiruar dhe pjesëmarrëse e rregullt e çdo festivali.  Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, pranë Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali,”, erdhi në skenën e festivalit me potpurinë “Vallëzojmë dhe gëzojmë në log”  muzika nga Beko Gjelaj dhe Safet Beqaj, koreografia nga Joli Paparisto.

“Delja Rude” dhe kënga e “Imja Shota” kënduar nga Dea Elezaj, shoqëruar në piano Nikollë Tinaj ishte kënga që korri një shumë durtrokitje , kënduar nga talenti Elezaj e cila edhe kësaj rradhe demostroi një vokal të shkëlqyer.

Ansambli “Bashkimi” nga Bostoni prezantoi magjinë e folklorit të Çamërisë

Grupi “Bashkimi” Boston, Massachusetts, edhe kësaj radhe erdhi në këtë festival me “Valle me motive Çame” koreografia nga Bashkim Braho., teksa Grupi “Rozafati”, vazhdoi programin me nje “Valle me motive permetare”, koreografia Angelina Nika

Në pjesën e dytë nga Nju Xhersi fqinjë në festival mbërriti ansambli i shoqatës Patersonit,  Shoqëria kulturore “Mërgimi”, nga Paterson, Nju Jersey , me “Valle me motive të Drenicës” koreografia nga Xhemal Bekteshi , dhe kënga “Të pandarë Jug e Veri” kënduar nga Adem Kaliqi, të cilat entusiasmuan jashtëzakonisht të tre mijët pjesëmarrësit me mgjyrat floklorike dhe patriotike dhe krjiuan një atmosferë mjat emocionante.

Ndërkohë, që më pasë ata u ndoqën në skenë nga një kolazh me motive nga Malësia, kënduar nga Ylli Sufaj, Liza Nikprelaj dhe Fran Vulaj. Grupi “Gjergj Kastrioti”, nga Rochester Hills – Michigan,  me koreografi të Joli Paparistos, luajti dy pjesë një “Valle me motive të Shqipërisë së Mesme” dhe vallen “Tirana ime”

Këngën e bukur nga treva me veriore e Shqipërisë, me një kolazh me motive nga Shkodra dhe Ulqini e sollën në këtë festival këngëtarët Haxhi Zeneli, Lab Logu dhe Viktor Hila. Sikurse, me valle nga të gjitha krahinat, ku banojnë shqiptarët erdhi në këtë festival Grupi “Rozafati”, Hartsdale, Nju Jork, i cili vijojë daljen në skenë me “Valle me motive Kosovare”, me koreografi nga Angelina Nika

Pjesa e tretë dhe e fundit ka vazhduar me Shoqërin kulturore artistike Kelmendi, Nju Jork, me drejtues Sokol Smajlaj, me një tuf interpretimesh të cilët dolën në skenën e festivalit mes një “breshërie” duarttrokitjesh dhe thirrjesh entusiaste të spektatorëve.

Ky grup i dalluar për repertorin e tyre të pasur burimor nga kjo krahinë ishte grupi që mori më shumë duartroktitje, duke interpretuar  pjesë të tilla si :  “Babgjysh merr Lahutën”, me lahutë Martin Smajlaj, – shoqëruar nga fëmijët Nikoll Tinaj dhe Antoneta Nitaj, “Shqipërinë e dua”, kënduar nga Pëllumb Naçaj dhe Bashkim Vushaj, “Shqipe fluturoni” kënduar nga Klaudja Hysaj dhe Grupi, “Një Bylbyl këndon n’mërgim” kënduar nga Ylli Sufaj, Luigj Tinaj, Antonio Vuktilaj dhe grupi.

Në pjesën e tretë Grupi “Rozafa” në fund solli në skenë “Valle me motive nga Malësia” me koreografi të Angelina Nikës, Me këtë rast Festivali i XXII-të Shqiptarë, rezervoi edhe pak humor nga humoristët Tom Smajlaj dhe Luigj Tinaj, me autor teksti të Gjovalin Lumës, me pjesën humoristike “Largëpamësia politike sma do këngën folklorike”.

Kurse, këngëtarët Amarda Arkaxhiu, Edi Duro dhe Indrit Mlika, i “ranë” mes përmes Shqipërisë me këngë popullore, me një kolazh me motive nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Shqipëria e Mesme dhe e Jugut”

Kurse e mbylli Festivalin e XXIII-të Shqiptarë, Grupi i Valleve “Bashkimi” nga Bostoni me udhëheqës Bashkim Brahon, me një valle të titulluar”Në një flamur të pandarë” me koreografi nga Donald Braho.

Festivali  XXIII krijoi një urë të fortë midis shqiptarëve të Amerikës, Shqipërisë , Kosovës dhe të gjitha trevave shqiptare.  Kështu edhe sivjet Festivali Shqiptarë në Nju Jork, dha kontributin e vet për ruajtjen e shumëllojshmërisë së kulturës shqiptare në Amerikë.

Festivali i XXIII-të Artistik i Këngës Shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një festival madhështor kulturor mbarëkombëtar, në rang komunitar. Festivali Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, është manifestimi më i madh kulturorë i botës shqiptare, i organizuar për çdo vit, nga Qendra ” “Nënë Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Qysh nga edicioni i tij i parë në vitin 1990 e deri tani janë organizuar 23 edicione. Duke ushtruar një ndikim të madh si brenda dhe jashtë Amerikës, tek shqiptarët. Krahas përhapjes së emrit të këtij festivali në botën shqiptare, në këtë festival janë tërhequr çdo vit më shumë trupa të njohura vallëtarësh, muzikanësh, këngëtarësh e recituesish, edhe nga më të njohurit në bashkësinë shqiptare në Amerikë, por edhe në vendlindjen e tyre.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: bashkoi trojet, Beqir Sina, Festivali i XXIII shqiptar, Shqiptare ne New York

Summer Program in Kosovo 2014

November 11, 2013 by Administrator

Improve global understanding, exchange ideas with new friends from around the world, explore age old issues of war and peace, tour historic sites in the scenic Balkans – do all this and more at the Peacebuilding and Post-Conflict Transformation Summer Program at the A.U.K.

Contact AUK at 381.038.608.608 or

http://www.aukonline.org/

 

Flyer

 

 

Filed Under: Featured

PROTESTA E PARTISE DEMOKRATIKE

November 11, 2013 by dgreca

Lulzim Basha: Treguam se jemi europianë, do mbajmë gjallë kauzat e demokracisë/

Ndërsa ishte e para protestë në drejtimin e tij si kreu i partisë më të madhe opozitare, por dhe e para për PD pas 8 vitesh pushtet, Lulzim Basha, ka gjetur rastin të falenderojë qytetarët që iu bashkuan sot marshimit protestë të opozitës kundër blerjes së votës, si fenomeni më i rrezikshëm për demokracinë. Përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, Basha shpreh vendosmërinë e opozitës për të mbajtur gjallë kauzat e mëdha të demokracisë dhe ëndrrën europiane të Shqipërisë.

“Jam shume i entuziazmuar dhe madje i befasuar nga pjesmarrja e kaq shumë prej jush në protesten që bëmë sot kundër shitblerjes së votës, nga mbështetja e jashtëzakonshme që i dhatë dhe keni vendosur ti jepni në vazhdimësi betejës sonë për shpëtimin dhe mbrojtjen e votës së lire, si gur themeli për gjithë ngrehinen tone demokratike, pa të cilen nuk do të kishte Shqipëri europiane, nuk do të kishte shpresë dhe asgje, nuk do t’ia vlente as të jetoje, sic thotë filozofi dhe politologu i njohur Izajak Berlin.E dija se zeri i protestës popullore do te ishte prezent sot në bulevardin “Deshmorët e kombit:”, e dija se shpirti i revoltës së njerëzve të lirë e të ndershëm do të shpërthente, por masiviteti i pranisë tuaj në një të hënë me shi ishte përtej pritshmërisë. Vota e lirë u godit keqazi në Korcë nga një skote manipulatoresh pa asnjë skrupull. Erdhet ju sot, u derdhët ju sot ne protestën tone për ti dale zot votës së plagosur, për ta ngritur në këmbë, për të dëshmuar se zgjedhjet e lira janë parasëgjithash një punë e popullit. Ju dhe mijëra e mijëra të tjerë që nuk ishin fizikisht me ne për arsye të ndryshme, por ishin dhe janë pjesë e kauzës se madhe të zgjedhjeve të lira treguar se njerezit e lirë nuk i dorëzojnë zgjedhjet e lira.Ne treguam sot se jemi europianë, dhe për këtë nuk na pengoi as koha e keqe, as shiu i fundvjeshtës.Shumë faleminderit për mbështetjen dhe ju siguroj se sado arrogante, e shurdhër dhe jollogaridhënëse të jetë qeveria, ne do të arrijmë të mbajmë gjallë kauzat e mëdha të demokracisë, do të mbajmë gjallë ëndrrën europiane të Shqipërisë” thekson Basha.

Më herët edhe ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi një proteste historike, pasi sipas tij “kurrë ndonjëherë në një afat kohor vetëm disa javë pas zgjedhjeve, opozita nuk ka mundur të organizojë një protestë kaq madhështore, që dëshmon revoltën e qytetarëve shqiptarë ndaj vjedhjes së votës së qytetarëve nga qeveria”.

Për Berishën, pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmon rritjen e shpejtë të pakënaqësisë së tyre ndaj qeverisë Rama- Meta.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Lulzim Basha, Protesta e PD

DEKLARATË E SHOQATËS SË ARSIMTARËVE TË SHQIPËRISË

November 11, 2013 by dgreca

  -Kundër asgjesimit të armëve kimike siriane, në tokat shqiptare-/

Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë është njohur, përmes organeve të shtypit të shkruar dhe atij elektronik, se ka kërkesë për asgjësimin e armëve kimike siriane, në tokat e Republikës së Shqipërisë?!

Duke parë nga afër shqetësimin e përgjithshëm të mësuesve e nxënësve, pedagogëve e studentëve dhe gjithë prindërve shqiptarë, ne shprehimi me vendosmëri kundër këtij veprimi të mundshëm, pasi është në kundërshtim të hapur me jetën e tyre. Pra, Shoqata jonë deklaron se  bashkohet me zërin e mbarë shqiptarëve, që në asnjë mënyrë të mos lejohet, që vendi ynë të bëhet një “Hiroshimë e dytë”, siç e parashikojnë dhe specialistët tanë më të mirë të kësaj fushe. Sepse kështu do të rrezikohet seriozisht jeta e banorëve shqiptarë, të sotëm dhe të atyre, që do të vijnë në të ardhmen.

Për sa më sipër, ndër të tjera, theksojmë se Shqipëria nuk i ka kushtet, mundësitë as mjetet e përshtashme për ta kryer asgjësimin e armëve kimike siriane në tokat e saj. Meqenëse një gjë e tillë është e domosdoshme, mendojmë se ka shtete të tjerë, që mund ta kryejnë këtë proces shkatërrimi, për të cilët kanë dijeni edhe Bashkimi Europian, SHBA, Rusia, Kina etj. dhe OKB-ja.

Me këtë Deklaratë, ne u drejtohemi të gjitha organeve tona të larta, shtetërore e ligjvënese, që ta kundërshtojnë menjëherë dhe në asnjë mënyrë mos ta pranojnë kërkesën e ndokujt, për asgjësimin e armëve kimike vdekjeprurëse e shkatrrimtare siriane, në tokat e Republikës së Shqipërisë.

Për kryesinë e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë:

   

  Sekretar i Përgjithshëm                                                 Kryetare

/ Prof. Murat Gecaj /  d.v.                                           / Yllka Beçi / d.v.

 

Tiranë, më 11 nëntor 2013

 

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT