• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

OKB: Protestë dhe peticion i dibraneve kundra devijimit të Lumit të Radikës

December 20, 2013 by dgreca

Nga Beqir Sina/

OKB : Pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, sheshin e njohur Dag Hamarskjold Plaza sot pas dite u mblodhën dhjetra shqiptar, përfaqësues nga disa shoqata dhe organizata të komunitetit për më shumë se dy orë për të protestuar si thanë ata:” kundra Planit të Qeverisë Maqedonase, për të ndrruar rrjedhjën e lumit historik të Radikës, ku uji i këtij lumi sipas planit maqedonas – do të derdhej në Vardar dhe më tej drejt detit Egje, në vend të rrjedhjes natyrore drejt perëndimit.

Protesta ishte organizuar nga Shoqata Atdhetare “Dibra”, e cila i bëri thirrje me anë të medias dhe rrjetit social Fb dhe Twitter, të gjithë shqiptarëve në SHBA, që ti bashkëngjiteshin protestës së ditës së sotme para OKB-së, në mbrojtje të lumit Radika. Megjithëse pjesmarrja ishte e vogël – protestuesit e ngrizën zërin e tyre për një të drejt që thyen edhe ligjet ndërkombëtare, “ajo për kontrollin e ujrave në mes dy shteteve”.

Me këtë rast, pjesëmarrsit nënshkruan edhe një Peticion të Komunitetit Dibran në SHBA i cili do ti dorëzohet në mënyrë zyrtare, të hënën, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe zyrës së OKB-së për ujrat (UN Water). Peticioni, është kundër projektit të hidrocentralit “Fusha e Lukovës”, që parashikon ndryshimin e rrjedhës së lumit Radika, duke i`u shmangur rrjedhjes së tij natyrore nëpër Dibër.

Një kopje e këtij peticioni, sqaroi organizatori i kësaj proteste, është paraparë t’i drejtohet edhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ambasadores amerikane Susan E. Rice në OKB, administratës së Presidentit Obama, si dhe ambasadave të shteteve të mëdha në Kombet e Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë e Italisë,etj,.

Protesta fillojë në orën 1:00 të mesditës sipas orës amerikane, dhe 19:00 të mbrëmjes me orën lokale në Dibër të Madhe, ajo zgjati e deri në ora 3 pasdite. Këtë protestë e udhëhiqën anëtarët nga Komisioni organizator, Din Radoveshi, Ylber Pilku, Haxhi Maqellara, që u ngrit në takimin e Shoqatës Atdhetare “Dibra”, javën e kaluar, kryesuar nga kryetari i saj Musa Paçuku.

Protestën me telegrame nga Dibra e Madhe, e përshëndetën dhe Kryetari Komunës së Dibrës së Madhe, maxhistër Ruzhdi Lata dhe Kryetari i Këshllit të Komunës Bashkim Mashkulli

Këtë protestë e hapi këngëtari i njohur dibran Haxhi Maqellara me një përshëndetje rasti. Më pasë dy hymnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, shënuan zyrtarisht fillimin e protestës e cila u shoqërua më pas me fjalime dhe thirrjet ” Stop Lumit të Radikës”. Kurse e moderojë gazetari i komunitetit Beqir Sina. Peticionin në gjuhën anglisht e lexoi anëtari i kryesisë së shoqatës Dibra zoti Murat Mela. Kurse, telegramet përshëndetëse, i lexoi; zoti Qenan Ame.

Plani të paligjshëm i cili, është miratuar nga qeveria Maqedonase, në kundërshtim me konventat Ndërkombëtare të Ujarave – ruajtjen dhe Mbrojten me Ligj të ujrave natyrore, e quajti në fjalën e tij, kreu i dibranëve Musa Paçuku, pra Planin e Shkupit, i cili sipas tij, është edhe në kundërshtim të papërgjegjëshëm me Ligjet nderkombetar mbi Ujarat (resolution adopted by the UN, 63/124, (2009) anksi, Article 10).

 

 “Ne, shqiptarët e Amerikës, kemi jetuar dhe jetojmë gjithmonë me shetësimet e vëllezërve e motrave tona në vendlindje, tha zoti Paçuku, dhe përcjellim me  vëmëndje të madhe çdo gjë  që shkon në dëm të popullatës shqiptare, kudo si në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në Çamëri. Ne me protestat tona – por edhe me reagimet tona nuk do të lejojmë që edhe pushtetarët tanë, që për shkak të “kolltukut” të bëhen palë me qeveritaret Maqedonas. Ne do të përkrahim dhe mbështesim pushtetarët dhe politikanët shqiptar, vetëm atëhere, kur at atë jenë njësh me popullin e tyre, të punojnë dhe dëgjojnë popullin e tyre, i cili u ka besuar dhe u ka dhënë votën” tha ai.

      “Protestën, theksojë Paçuku, po e mbajmë, mbasi këto ditë janë duke protestuar edhe qytetarët dibranë, pra edhe ne jemi duke iu bashkëngjitur me këtë rast, kërkesave të bashkëqytetarve tanë, në Dibër të Madhe, dhe kryetarit tonë të Komunës së Dibrës së Madhe, zotit Ruzhdi Lata, Këshillit të Komunës, zotit Bashkim Mashkulli, si dhe shoqërisë civile, duke menduar se kjo protest është vetëm fillimi dhe se do vazhdojë deri në arritjen e qëllimit tonë, për të qenë në krah të qytetarve tanë në çdoher që qeverija anashkalon transparencën me qytetarët e Dibrës” tha Paçuku.
   Qëndrimin e Shkupit me shqiptarët, sidomos me ata të Dibrës së madhe, kryetari i debranëve në SHBA, e krahasoi me atë të Ish “Jugosllavisë” dy dekada më parë. “Shkupi, tha ai nuk i pyet fare, për shqiptarët dhe për Dibrën, ashtu si vepronte edhe nën ish”Jugosllavinë” që u shkerrmoq dhe nuk egziston më, kur shqiptarët ishin qytetar të dorës së dytë apo të tretë…apo ku di unë si na konsideronin ata atëhere, dhe këta e sot!” theksoi Paçuku. 

Dibra e Madhe, në fjalën e Paçukut, është  sot nën Maqedoni! dhe ka mbetur për fatkeq ashtu si ishte ajo nën  vitet e 90-ta, e ndoshta ma keq kur ishte ish “Jugosllavia” e cila falemintoi, dhe u shkërrmoq, sikur të mos kishte qenë dhe kjo republikë, e cila mbeti si një mbetje e saj me emrin që e thërrasin sot në OKB –  Republika e Maqedonis e ish Jugosllavisë, ka ngelur edhe sot pa emër…..?

“Kësaj rradhe, u shpreh kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, nuk është rasti të flasim për këtë çështje dhe për atë se çfarë bën shqiptarët për këtë shtet, që të ndahet nga e ashtuquajtura “Jogusllavia” dhe 20 vjetëve më parë, se Maqedonia, të shpallte pavarësinë e saj – por që fatkeqësisht mund t’ju them se ky vend që pretendon te jet shtet dhe t’i bashkëngjitet BE, dhe Nato-s, ende ka mbetur pa emër dhe po thirret IRJM, dhe kjo a e dini pse ? falë atij nacionalizmit të sëmurë të Shkupit, dhe sidomos të Kryeministrit ultranacionalist Nikolla Gruevskit, që shpenzon qindra milionë dollar nga parat e popullit të vet, për të mbushur Shkupin me statujat e nacionalizmit Maqedonas, dhe të “Car Dushanit”.

Kryetari i dibranëve, bëri thirrje duke thënë se sot ne Shqiptarët dhe sidmos ne Shqiptarët e Amerikës që jetojmë këtu në vendin kampion të lirisë dhe demokracisë, këtë vend të bekuar  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi të drejtë të pyesim dhe t’i drejtohemi Shkupit, : “ Çfarë bëri kjo Maqedoni për Shqiptaret, çfar ka bërë për Dibrën tonë! Që të mos mbetet ashtu si na thërrasin neve sot ‘Zorra Qorre” – nën Ish “Jugosllavi” dhe Zorra Qorre, sot nën Maqedoni…!

Në emër të FederatësPan Shqiptare të Amerikës VATRA, protestën e dibranëve, e përshëndeti kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj.

    I cili, tha se :”Në kohën e tanishme, ne shqiptarët kemi shumë çështje me interes kombëtar, që duhet t’i adresohemi seriozisht,komunitetit ndërkombëtar, por sot ne jemi mbledhur këtu, para OKB-së të ftuar nga Shoqata Atdhetare “Dibra”, për të ngritur zërin tonë të unifikuar në solidaritet me popullin e qytetit të Dibrës së Madhe, të cilët janë të kërcënuar me pasojat e dëmshme nga planii Qeverisë së Maqedoanisë, për të ndërtuar një digë mbi lumin historik të Radika, e cila do të çojë edhe në ndryshimin në rrjedhën e tij natyrore.”    Kjo, theksoi ai do të rezultojë në tharjen e lumit Radika në rrugën e saj drejt perëndim, e cila ka qenë një rrugë natyrore e përshkrimit të këtij lumi historik, që është i rrethuar nga fshtarat dhe banorët e tyre do të vuajnë dëmet lehtësisht të parashikueshme, ekonomike dhe ekologjike, të këtij devijimi.
\    “Për mendimin tonë tha kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj, lumi Radika që derdhet në Shqipëri, duke ndryshuar drejtimin e saj tërrjedhës, ka për t’u  bërë edhe një çështje ndërkombëtare dhe mund të ndikojë negativisht edhe në marrëdhëniet mes dy vendevefqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë.Prandaj tha kreu i Vatranëve në Shtetet e Bashkuara, le të të bashkohemi të gjithë shqiptarët e Amerikës,  duke i bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë për të braktisur planin e saj që do të ketë implikime të padëshiruara tëbrendshme dhe ndërkombëtare.”

Një solidarizim të fuqishëm me dibranët shprehu në fjalën e tij, edhe kryetari i Akademise Shqiptaro Amerikane te Shkencave Porf. dr Skender Kodra. Protestën e përshëndetën edhe ish- kryetari i shoqatës Dibra, zoti Lavderim Cami, kryetari i Fondacionit Palvë e Guci, Esat Gjonbalaj. Zoti Grid Rroji – Kandidat për Ph.D. aktualisht Lektor i Ideologjisë dhe Propagandës në Departamentin e Politikës në Universitetin NYU, përshëndeti në emër të FSHAD. Ndërkohë, edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Martin Shkreli, Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës Çamëria inxhinier Sali Bollati, dhe Ish Kandidati për Kongresmen Emin Eddie Egriu, Kryetari i PUSH. përshëndetë gjithashtu protestën

.    Në emër të komunitetit të artistëve shqiptarë në Amerikë foli Roland Uruçi, producent dhe skenarist me origjinë nga Dibra e Madhe, sikurse edhe Përparim Prapaniku, që në fund foli në emër të komunitetit Dibran në Dibër të Madhe dhe atij në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Filed Under: Featured Tagged With: para OKB, per devijimin e lumit, Protesta e dibraneve, radika

Jakup Krasniqi: Duan që të na barazojnë me serbët

December 20, 2013 by dgreca

Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një deklarate publike në faqen e tij zyrtare në Facebook ka hedhur dritë mbi rastin e sotëm që u ftua nga prokuroria e Eulexit për tu marrë në pyetje.Deklarata e të parit të parlamentit është si vijon.

Deklaratë

Përmes deklaratës së 15 nëntorit 2013 e njoftova opinionin publik për motivet e vërteta të propagandës për gjoja implikimin tim në ‘prerje flokësh’ dhe ‘prerje buzësh’ të të burgosurve nga UÇK-ja!

Kjo propagandë, pa asnjë bazë të vërtetë, synonte të relativizojë krimet serbe në Kosovë sidomos kur ato çdo ditë e më tepër po dalin në shesh nga protagonistët që kanë kryer vrasje më mizore kundër shqiptarëve në Kosovë.

Edhe pse autoritetet e hetuesisë së EULEX-sit ishin të bindur se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë propagandë unë u ftova që të jap mendimin tim lidhur me këtë çështje.

Jemi duke jetuar në një kontekst të veçantë historik ku shpifjet kundër personaliteteve të ndryshme, madje edhe kundër një lufte çlirimtare bëhen përmes mediave dhe askush nuk merret në përgjegjësi të sqarojë shpifjet e tilla.

Demantet përmes deklaratave publike nuk mjaftojnë! Duhet të shkohet edhe në zyrat e hetuesisë për t’u sqaruar! Ketë e bëra unë sot me gatishmërinë për të ndihmuar drejtësinë dhe të vërtetën për luftën në Kosovë 1998/99.

Sa herë të kërkohet dhe nga kushdo që kërkohet unë jam i gatshëm të sqaroj dhe të mbroj pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.

Për ata që nuk e kanë lexuar reagimin tim të mëparshëm po kërkoj nga mediat ta botojnë me qëllim ¨qe të kuptohet arsyeja e reagimit tim të shkurtër.

Prishtinë, Më 20 dhjetor 2013
Jakup Krasniqi.

 

Filed Under: Komente Tagged With: duan te na barazojne, Jakup Krasniqi, me serbet

President Obama: 2014 is the year of action

December 20, 2013 by dgreca

By: Ermira Babamusta, Ph.D./

Washington DC, White House (December 20, 2013)- This afternoon, President Obama held a press conference at the Brady Press Briefing Room in the White House, to address the nation. President Obama talked about the accomplishments of 2013 and the challenges ahead. The President emphasized successes such as many as 8 million Americans are employed over the past 45 months and millions more are insured despite the problems on the health care website. Employment rates grew at its strongest paste and that overall unemployment has fallen over the 5 years.

The President stated that the economy is stronger than when he first took office. “For the first time in nearly two decades we produce more oil here at home, than we buy. We are heading to a stronger economy next year, with new business growth and new jobs,” said President Obama.

President Obama stated that 2014 is the ‘year of the action’ and he will focus his agenda on bringing more jobs, secure wages for workers that lead to financial security and provide more education opportunities for workers to get the skills they need to get hired.

Looking ahead the President is hopeful to bring immigration reform on a bipartisan front.  “We have the task to fix the broken immigration system,” he said and “I will focus my efforts on boosting our economy, attract more investment and bring better opportunities for the middle class.”

On the question regarding Snowden the President replied: “This is an important conversation we needed to have. United States is a country that abides by the rules of law that cares about our civil liberties and constitution. It is important to keep in mind this has done unnecessary damage to US diplomacy and US intelligence. I will leave it to Attorney General to follow up on the issue”.

President Obama also discussed foreign policy stating, “we are also standing up for our interests around the world. We demonstrated principled diplomacy in pursuing new paths for no nuclear weapons in Iran and destroying the stockpiles in Syria.” The president said that by the end of next year more troops will come home. He ended by thanking the men and women overseas for their service, who are spending the holidays away from their families. “We want to thank you! Your country stands united in being grateful for your service and sacrifice,” said President Barack Obama.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 2014 is the Year of action, Ermira Babamusta, Obama

Presidenti Obama: Ekonomia amerikane më e fortë se para 5 viteve

December 20, 2013 by dgreca

Nga: Ermira Babamusta, Ph.D., Eksperte e Punëve të Jashtme/

Washington DC, Shtëpia e Bardhë: Të premten me 20 dhjetor 2013, Presidenti Barack Obama dha fjalimin për kombin amerikan me rastin e mbylljes të vitit dhe festave. Takimi u zhvillua tek Shtëpia e Bardhë, dhoma ‘Brady Press Briefing Room’. Presidenti foli për sukseset e vitit 2013 dhe vështirësitë që do hasi përpara. Presidenti theksoi suksese si mbi 8 milion amerikanë janë punësuar gjatë 45 muajve të fundit, dhe miliona të tjerë janë të mbuluar me inshurancë shëndetësore.

Presidenti shtoi se papunësia ka rënë dukshëm gjatë këtyre 5 viteve të fundit dhe se ekonomia është forcuar që kur ai filloi postin e tij si president. “Për herë të parë për këto dy dekada të fundit ne prodhojmë më shumë naftë sesa blejmë nga jashtë. Po e fillojmë vitin e ri me një ekonomi më të fortë, me më shumë biznese dhe vende pune.”

Presidenti Obama tha se 2014 do jetë ‘viti i aksionit’ dhe se do përqendrohet në agjendën e vitit tjetër të sjellë më shumë vende pune, të sigurojë rroga më të larta për sigurim financiar dhe më shumë edukim ku punëtorët të marrin aftësitë e duhura për punë.

Presidenti ka shpresë se do sjelli reformë imigracioni nga të dyja palët, demokrate dhe republikane. “Kemi detyrën për të rregulluar sistemin e imigracionit,” tha Presidenti dhe se “do përqendrohem të rris më shumë ekonominë, të sjell më shumë investime dhe mundësi më të mira për klasën e mesme”.

Për çështjen rreth Snowden Presidenti u shpreh, “Kjo është një bisedë e rëndësishme që duhet të ndodhte. Amerika është një shtet që zbaton ligjin, përkrah të drejtat civile dhe kushtetutën. Ka shkaktuar shumë dëme në diplomacinë amerikane. Këtë çështje e ka në dorë Avokati i Përgjithshëm.”

Presidenti gjithashtu foli edhe për punët e jashtme duke thënë “jemi duke mbrojtur interesat tona nëpër botë. Kemi përdorur diplomaci parimore për të gjetur rrugë të reja për një Iran pa armë bërthamore dhe për të shkatërruar rezervat e Sirisë”. Presidenti u shpreh se nga fundi i vitit tjetër do të sjelli ushtarët në vend si dhe i falenderoi për shërbimin që po i bëjnë vendit nëpër botë duke i falenderuar dhe uruar festat. “Dua t’ju falenderoj. Vendi juaj qëndron i bashkuar në mirënjohjen që kemi për shërbimin dhe sakrificën tuaj,” tha President Obama.

Filed Under: Featured Tagged With: ekonomia amerikane, me e forte se paar 5 vjeteve, Presidenti Obama

Aushvici para Gjykatës

December 20, 2013 by dgreca

Në dhjetor 1963 nisi në Frankfurt “Procesi i Aushvicit”. Të mbijetuarit takojnë ish-munduesin. Shtypi raporton. Për herë të parë në Gjermani diskutohet për krimet e Holokaustit.

Dhjetor 1963. Ekonomia lulëzon, njerëzit kanë para që të blejnë dhurata Krishtlindjeje për familjet e tyre. Vështrimi është drejtuar përpara, lufta ka kaluar që prej 18 vjetësh. Për ato që kanë ndodhur, për veprat që kanë kryer nën regjimin nacionalsocialist njerëzit me të cilët sot jeton derë më derë – për këtë nuk flet askush. Ndryshe është puna me Fritz Bauerin. Prokurori i Përgjithshëm i Hessenit dhe një ekip kryesisht juristësh të rinjsh kanë gjetur dëshmitarë nga e gjithë bota, të cilët i kanë bindur të vijnë në Frankfurt mbi Main, për të deponuar për atë që u kanë bërë gjermanët.

Më 20 dhjetor 1963 fillon i ashtuquajturi “Proces i Aushvicit në Frankfurt” dhe kjo para së gjithash i dedikohet Fritz Bauerit. Baueri ka ardhur më 1949 nga emigrimi në Suedi dhe shpejt bëri emër, pasi arriti që t’i rehabilitojë luftëtarët e rezistencës të 20 korrikut 1944. Ai kundërshton vendimet e gjyqeve naziste, me argumentin se regjimi nazist “nuk ka qenë shtet i së drejtës, por shtet i padrejtësive”. Ai është njeriu që së fundi, prej vitit 1963 sjell para një gjykate gjermane procesin e parë dhe më të madh gjyqësor kundër krimeve të Holokaustit.

Gjykata si klasë mësimi

Më shumë se 360 dëshmitarë deponojnë para Gjykatës së Frankfurtit dhe përhapin në këtë mënyrë “para publikut tmerrin, që do të jetë i lidhur gjithmonë me emrin Aushvic”, kështu shprehet kryegjykatësi Hans Hofmeyer. 211 nga dëshmitarët janë të mbijetuar të këtij kampi më të madh të përqendrimit dhe të asgjësimit.

Prokurori Fritz Bauer është i interesuar që t’u mësojë gjermanëve qëndrimin e përgjegjshëm për vetveten. Ron Steinke që ka shkruar një biografi për prokurorin tregon se njëherë e pyetën se cili është për të thelbi i procesit të Aushvicit, “Ti duhet të thuash jo”, u përgjigj ai edhe përballë urdhërdhënësve, kur urdhëri është krim kundër njerëzimit. Baueri mori si model Gjyqet e Nyrnbergut, ku prej vjeshtës 1945 janë në bankën e të akuzuarve përfaqësues të regjimit nacionalsocialist. Edhe në procesin e Aushvicit, të akuzuarit i zgjedhin të tillë, që përfaqësojnë sistemin kriminel të kampit.

Të akuzuarit thonë se nuk dinin gjë

Në Frankfurt, në bankën e të akuzuarve janë 22 vetë. Robert Mulka, ish-adjutanti i komandantit të kampit, Rudolf Höß është i akuzuari kryesor. Krahas tij janë mjekë, farmacistë dhe mbikqyrës. Por Mulka vendos, si shumica e të akuzuarve që të heshtë dhe të mohojë gjithçka. Për masakrimin e miliona vetëve në dhomat e gazit në Aushvic-Birkenau, ai thotë se nuk ka ditur gjë. Në ditën e 79-të të gjykimit, dëshmitari dhe ish-i burgosuri Josef Glück e përmbledh kështu dëshpërimin e tij për qendrimin e të akuzuarve. “Më duhet t’ju them se unë mësova gjithçka që pas ditës së dytë të qendrimit atje. Por jo vetëm unë. Ky djalë i vogël, ju lutem, ishte 16 vjeç. Ai quhet Andreas Rapoport. “Me zë të dredhur atij i kujtohet ky i ri në Aushvic.’Ai më thirri: “Xhaxha, unë e di që do të më duhet të vdes. Thuaji nënës sime se kam menduar për të deri në momentin më të fundit.’ Ju lutem, ky djalë i vogël, ai e ka ditur se çfarë ndodh atje. Kurse zotërinjtë jo.” Edhe pas këtyre deklaratave tronditëse, tek të akuzuarit nuk vërehet ndryshim qendrimi.

Për herë të parë flitet për Holokaustin

Por ky proces shkakton diçka në shoqërinë gjermane. Sepse për herë të parë që prej fundit të luftës, me fillimin e procesit në Gjermani flitet hapur për krimet e nacionalsocializmit. 20.000 vetë vijnë për ta parë procesin. Para së gjithash nxënës dhe studentë duan të dijnë se çfarë ka bërë brezi i prindërve, që nuk flet me ta për të kaluarën.

Më 19.8.1965 – pas 20 muajsh negociatash – për “Çështjen Mulka dhe të tjerët” lexohen vendimet. Të akuzuarin kryesor e akuzojnë për “ndihmë në kolektiv për vrasje në kolektiv” vetëm me 14 muaj punë të detyruar. Vetëm gjashtë vetëve qe e mundur t’ju vërtetohej se kishin vrarë.

Edhe sot, gati 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore bëhen hetime kundër krimeve naziste. Sepse vrasja nuk zhvlerësohet asnjëherë si krim, megjithë kalimin e kohës.(Kortezi: J. Hofmann / A. Dodi DW)

Filed Under: Histori Tagged With: Aushvici, para Gjykates

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT