• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

A do te jete Igli Tare President i ardhshem i FSHF? Duka: Nëse ambienti i futbollit e do Taren në krye të FSHF-së, unë hapi rrugë

December 17, 2013 by Administrator

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë versionin e tij sesi mund të pranojë që të mos kandidojë më për kreun e këtij institucioni në zgjedhjet e radhës në pranverën e 2014- ës.

//
//

Kjo, sipas Dukës, varet edhe nga kandidati përballë, të cilit, nëse do të parapëlqehet edhe nga ambienti i futbollit shqiptar, do t’ia hapë rrugën. Gjatë intervistës në “Ora sport debat” në “Ora News”, kreu i federatës ka folur edhe për një hyrje të tij në politikë, si dhe gjithë problematikën që ka aktualisht futbolli ynë.
Si e shikoni gjendjen aktuale të një skuadre si Tirana?
Tirana është në anarki totale dhe gjithë kjo vjen nga keqmenaxhimi. Tirana duhet t’i gjejë fajet te vetja. Unë besoj se asnjë klub në Shqipëri nuk ka burime fitimi më shumë sesa bardheblutë, për vetë faktin se është skuadër e kryeqytetit. Tirana ka financat më të mira, sesa le të themi, sa 80% e klubeve të Superiores, ndaj problemi aty nuk është financiar. Mendoj se duhet të organizohet më mirë dhe të mos bjerë nga kategoria.
Është folur shumë se ju personalisht keni favorizuar Skënderbeun gjatë kësaj periudhe, duke qenë se keni një lidhje më të ngushtë me presidentin e këtij klubi…
Ka shumë fjalë dhe etiketime, por asgjë të vërtetë. Gjithnjë kur një skuadër humbet, mundohet të gjejë justifikime dhe gishti drejtohet kryesisht nga federata. Ashtu sikundër në rastin kur një skuadër bie nga kategoria, sërish me faj bëhet federata. Ne jemi munduar që ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme garën, duke mos favorizuar askënd. Normalisht jemi mundur t’i ndihmojmë klubet me aq mundësi sa kemi dhe ndoshta këtu mund t’ju them se duhej të kishim bërë pak më shumë.
Së fundmi Disiplina ka dhënë një vendim të ashpër për Kukësin, si e komentoni?
Pikë së pari duhet të themi se Kukësi është për t’u përgëzuar për atë çka ka bërë gjatë edicionit të fundit, por mos harrojmë se aty ka një meritë të madhe, e them me bindje më shumë se 60% edhe FSHF-ja.
Për çfarë e keni fjalën?
Fusha e Kukësit është investim 100% i federatës. Fusha, jo stadiumi. Gjithashtu federata, si rrallëherë, ka dhënë 100 mijë euro premio për këtë skuadër për arritjen në Europë. Por, përveç kësaj, federata ka qenë gjithnjë në krah të këtij klubi për çdo gjë. Dhe ajo që ndodhi në Kukës, sipas meje, nuk duhej të ndodhte. Tani unë nuk ndihem komod të komentoj vendimin e komisionit, por them se Disiplina ka zbatuar rregulloren dhe kaq. Nëse nuk ka ndodhur kjo, atëherë ka Apelim dhe të shikohet nëse është zbatuar rregullorja apo jo. Por, unë mendoj se jemi brenda të gjitha rregullave të lojës.
Shpesh kampionati ynë etiketohet se ka shumë ndeshje të dyshuara si të trukuara…
Gjithë bota e futbollit zien nga kjo gjë dhe normalisht që edhe Shqipëria nuk bën përjashtim. A ka të vërteta në këtë gjë? Po, sigurisht që ka edhe të vërteta, por në shumë raste hiperbolizohen në maksimum. Janë gjëra që kanë ekzistuar edhe më parë dhe ne jemi mundur që t’i parandalojmë. Mendoj se, në krahasim nga sezoni i kaluar, kemi një evoluim në këtë aspekt, pasi vjet ishte formati i kupës ai që favorizonte dyshimin e rezultatit të ndeshjeve.
A ka dosje të ardhura nga UEFA për trukime në FSHF?
Shumë herë më pak sesa vitet e shkuara. Ne kemi një inspektor që merret vetëm me këtë gjë dhe çdo sinjalizim ai ia dërgon Komisionit të Etikës.
Pse jo Prokurorisë?
Nuk është se nuk i kemi dërguar edhe Prokurorisë. E kemi bërë jo një, por disa herë, dhe çështjet janë mbyllur, por duhet thënë se edhe Prokuroria e ka të vështirë që të gjejë prova për këto ndeshje të dyshuara, kryesisht nga vënia e shumë parave në baste. Ne jemi munduar që të bëjmë edhe një gjë tjetër: që të japim ne vendime mbi trukimet, por shikoni çfarë ndodh kur e dënon për një incident banal dhe lëre më ta dënosh për trukim. Unë zgjedhjen e shikoj që klubet vetë të firmosin një deklaratë që Etika të dënojë këdo vetëm në bazë të pamjeve filmike, por edhe këtë e shikoj si të pamundur.
Ka dosje për ekipet tonë kombëtare?
Nuk e di, sepse këto nuk vijnë në federatë, pasi ndeshjet e kombëtareve organizohen nga vetë UEFA.
Ku do t’i luajë ndeshjet Kombëtarja shqiptare edicionin tjetër?
Ka dy mundësi: në Shkodër, ose në Elbasan. Kemi bërë preventivat për rregullimin e këtyre dy stadiumeve dhe do t’ia paraqesim ministrisë. Një pjesë e investimit do e bëjmë edhe ne. Elbasani kërkon më pak investim, rreth 1.2 milionë euro, ndërsa për Shkodrën duhen 2 milionë euro.
Ju e përjashtoni emigrimin e Kombëtares?
Kjo është gjëja e fundit që mendoj. Them se shteti i ka mundësitë që të japë 1 milion euro, në mënyrë që Kombëtarja të mos luajë jashtë.
Po vijnë zgjedhjet në federatë, nuk jeni i lodhur apo nuk dëshironi sfida të reja?
Mendoj se në katërvjeçarin e ardhshëm unë mund të kontribuoj edhe më shumë, pasi tani kam edhe eksperiencën në drejtim të këtij institucioni.
Pra do të kandidoni sërish?
Deri tani jam me këtë mendje, por mund të ndryshoj mendim. Mund të ndryshoj nëse vërej rrethana që deri në asamble më bëjnë të marr një vendim tjetër. Për momentin, them të vazhdoj dhe të kontribuoj.
Do të varet nga konkurrenti përballë?
Jo, garat mua më pëlqejnë, nuk më trembin.
Për shembull, nëse përballë jush do të ishte Igli Tare? Mund të tërhiqeshit për t’i hapur rrugë një njeriu të futbollit?
Po të ketë një gjykim të tillë në ambientin e futbollit, nëse ambienti i futbollit prodhon një figurë dhe anëtarët do e parapëlqejnë këtë figurë, pse jo të mos i hap edhe rrugën. Por, nëse ambienti i futbollit nuk do të jetë i tillë, atëherë “jo”.
Do ta zgjidhni pasardhësin?
Nuk e zgjedh unë pasardhësin. Unë nuk mund të mohoj edhe ndonjë ndikim timin dhe mbështetjen për ndonjë individ që mund të drejtojë për të ardhmen. Nuk ka pse edhe unë të mos kem një të pëlqyer.
Thuhet se ju nuk do të kandidoni për kreun e FSHF-së vetëm nëse do të merreni me politikë…
Sinqerisht nuk më ka pëlqyer politika, edhe pse jam marrë shumë gjatë kësaj kohe, pasi bëj politikë sportive. Por, kurrë mos thuaj kurrë.
Thuhet se ju mund të jeni kandidat për Bashkinë e Durrësit…
Unë po ju them se nuk e kam këtë projekt në kokën time.

Filed Under: Sport

Kukesi hedh FSHF ne “tapet”.

December 17, 2013 by Administrator

imagesCAIZ96KT 

Komisioni i apelit ka kthyer vendimin e komisionit të disiplinës, duke i rikthyer skuadrës së Kukësit tre pikët e hequra si dhe uljen e dënimit për trajnerin Shensoj nga 12 në 5 ndeshje. Megjithatë klubi kuksian do të paguajë 100 mije euro gjobë si dhe të luajë 4 ndeshje jashtë stadiumit ‘Zeqir Ymeri’.

Menjëherë pas vendimit të Komisionit të Apelit sot me datë 16.12.2013 i cili i riktheu tre pikët skuadrës së Kukësit, zbritur pak ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës , Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mënyrë unanime nuk është dakord dhe tërheq vëmendjen për mos respektim të standarteve nga ky Komision. 

Të njëjtët gjyqtarë të Komisionit të Apelit, të cilët kanë gjykuar çështje të njëjta me motivacionin “Presion e dhunë përballë zyrtarëve të ndeshjes” kanë marrë vendime të ndryshme, duke lënë ne fuqi dënimin e parashikuar në nenet e rregullores.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së sjell publikisht në kujtesën e Komisionit të Apelit se për këtë motivacion e me denim të njëjtë është mbajtur qëndrim me standart të ndryshëm duke penalizuar më parë skuadra si Flamurtari, Laçi dhe Mamurrasi.

Ndonese I pafuqishem per te ndryshuar kete vendim te formes se prere, Komiteti Ekzekutiv I FSHF-se kerkon qe ne te ardhmen Komisioni I Apetit dhe te gjitha strukturat e Drejtesise Sportive prane futbollit shqiptar te ruajne standarte te barabarta per te gjithe.

Futbolli eshte nje loje komplekse brenda te ciles mbeshtillen shume emocione e deshira . Ato menjehere percillen tek mijera e mijera sportdashes perballe te cileve ne duhet te jemi korrekt e te pa anshem ne vendimet dhe punen tone per te miren e ketij sporti ne Shqiperi.

Filed Under: Featured

“Cdo shekull Vëllezër”!

December 16, 2013 by dgreca

*Jam krenar që jam vlleh shqiptar. Ndaj, dëshiroj që kënga vllehe të këndohet në skenat dhe koncertet shqiptare!

*(Intervistë me këngëtarin e talentuar të komunitetit vlleh dhe këngës popullore të jugut, Ilia BASHO)/

Nga Raimonda MOISIU/

Ilia Basho ka lindur në Gjirokastër, nga prindër vllehë. Që në fëmijërinë e tij është njohur me muzën muzikore vllehe nga babai i tij, i cili edhe tani që po iu afron të 80-ve, vesh kostumin tradicional vlleh dhe merr pjesë në Festivale Ballkanike e koncerte në Shqipëri, me fyell.  Falë dhuntisë e talentit për të kënduar, Ilia do të fillonte të këndonte në dasma e gëzime familjare, që në rininë e tij të hershme. Edhe kur mërgoi nuk iu nda muzikës popullore qytetare të jugut, por vecmas asaj të origjinës vllehe. Gjatë kësaj bisede me këngëtarin e talentuar të komunitetit vlleh dhe muzikës popullore qytetare të jugut, Ilia Basho  shprehet se ka dy pengje:” Unë jam krenar që jam vlleh shqiptar dhe  më vjen keq që kënga vllehe nuk vlerësohet e të  këndohet  në skenat shqiptare, në koncertet apo edhe në emisione të vecanta në TV-et shqiptare. Atë që nuk na dha mundësi rregjimi i kaluar, për shkak se na persekutoi nëpër burgje e internime, ta kemi tani në demokraci, të shpalosim vlerat e kulturës e muzikës vllehe. Dhe pengu tjetër i këngëtarit vlleh është: ”Dëshiroj të këndoj një këngë vllehe me këngëtaret Parashqevi Simaku dhe Eli Fara  i përkasim të njëjtës origjinë- jemi vllehë shqiptarë. .”

Për më tepër ndiqni bisedën

Bisedoi: Raimonda MOISIU

-Cila është kënga e parë që keni kënduar? Cfarë viti?

Kënga e parë që kam kënduar është në gjuhën vllahe”Jeta e vëllenjve”- jeta e vëllenjve që kur u morën bagëtitë u shkoi nëpër burgje e internime. Biles edhe  kurbeti qe i ndarë nëpër botë. Gjithcka e tregon kjo këngë dhe pati një sukses të madh,  sepse ishte hera e parë që vëllenjtë dëgjonin një këngë të re që nuk lejohej nga sistemi i atëhershëm. Por edhe tani 22 vjet demokraci s’dëgjohet këngë vllahe në radio apo telvizion, sikundër dëgjohen këtu në Greqi, këngët e mia në emisione posacërisht me këngë vllahe. Dëshiroj t’iu falenderoj thellësisht nga zemra znj. Raimonda,  se jeni e para gazetare që bëni një intervistë të tillë.Dhe nuk jemi pak,  por afro 1 milion vllenj që jetojmë në Shqipëri..

– Të kënduarit ka qënë një pasion i hershëm i juaji, apo talent i lindur?

Kam kënduar që në vogëli, disa syresh  edhe më tallnin.Edhe babai im shkonte festivaleve e nëpër koncerte, duke i rënë fyellit në cdo qytet të Shqipërisë. Biles një fakt shumë domethënës dhe i ndjeshëm saqë edhe  tani që po i afron të 80-t,  vesh kostumin vllah dhe këndon skenave ballkanike dhe së  bashkë me xhaxhallarët e mij janë grup polifonik  i admirueshëm dhe i kërkuar shumë.

-Kush ka ndikuar më së shumti në  zhvillimet tuaja muzikore?

Nuk kam patur ndihmën e askujt. Biles  kam hedhur poshtë disa kërkesa që më shumë humbet, sesa fiton. Nuk më pëlqen shumë t’u lutem, por edhe pse kam paguar shumë të madhe financiare,  për t’u transmetuar vidio-.klipet edhe kjo nuk ia ka arritur qëllimit.

– Ju jeni i njohur kryesisht për të kënduar muzikën e komunitetit vllah dhe këngës popullore qytetare të jugut? Na tregoni dicka për karrierën tuaj?

Karrieren e lashë për disa vite, por këngën edhe në skelat e ndërtimit në ishull ku punoja, këndoja dhe nuk e harroja. Biles shkruaja edhe tekste.  Kam nxjerrë 4 albume me këngë vllahe, nga ato të tabanit vlleh, këngë që këndonin gjyshërit e baballarët tanë me iso, por edhe këngë të reja. Të jem i sinqertë nuk  kisha ndërmend të bëja këngë shqipe duke mos patur besim tek vetja. I thosha vetes:-Më mirë i pari i fshatit sesa i fundit i qytetit, por kur erdha në Athinë në vitin 2000 gjithcka ndryshoi. Më ftuan në disa koncerte dhe shikoja publikun të befasuar., që më dukej sikur pyesnin; “Nga doli ky!!? Shikoja kolegët e mij,  disave prej tyre u u prishej CD-ia,  disave ua kishte fajin orkestra, derisa të futeshin në ritëm etj etj. Kjo më dha kurajë, guxim dhe vullnet për më shumë punë. Kështu me mëndje të fortë e krahë pune të shëndoshë nxorra  5 albume, njëra pas tjetrës që janë pëlqyer nga i gjithë jugu..

– A keni shkruar ndonjë tekst këngësh?

Kam shkruajtur shume tekste sikundër “Bekoje këtë vend o Zot!’, “’Emigrant në Athinë” ”Këndoj në rrugë, ”’Bukuri e rrallë”etj etj.

Bëni një jetë midis Greqisë e  Shqipërisë.  Cfarë iu lidh me Gjirokastrën  dhe këngën popullore qytetare të kësaj treve?

Jetoj në Athinë bashkë me familjen. Vij shpesh në  Shqipëri, për dasma, gëzime e hidherime. Kam edhe prindërit dhe të afërmit, në një fshat të Gjirokastrës ku edhe i vij e i vizitoj gjithahstu. Këngën popullore e kam në zemër. Edhe  atë polifonike labe e kam kënduar  që në fëmini. Këndoj gjithashtu edhe serenatat korcare. Ndërsa këngët e lehta i dëgjoj, si cdo lloj muzike, por nuk i këndoj.

– Me cilin këngëtar të shquar shqiptar dhe të huaj, do dëshiroje të këndoje? Preferencat tuaja për ta?

Kam qënë në koncerte e dasma me lloj -lloj këngëtarësh. Por kam një peng, se me atë që unë e  kam patur dëshirë të amdhe, nuk  më është dhënë rasti të këndoj; me Parashqevi Simakun dhe Eli Fara , të cilat janë njësoj si unë në origjinë; I përkasim komunitetit vlleh. Pëlqej shumë Brajan Adams , një nga këngëtarët  më të e preferuar të huaj.

– Kë dëshiron të falenderosh  për realizimin e ëndrrës tuaj si këngëtare?

Falenderoj prindërit e mij që  kur nuk më pranuan në shkollën e muzikës, në kohë shumë të vështira me blenë fizarmonikë,  që të mos merzitesha dhe e ruaj akoma edhe sot e kësaj dite si një relike të cmuar. Falenderoj,  zemren time , Klorin, bashkëshorten e cila,  kur iu largova për ca kohë muzikës, më inkurajoi për ta vazhduar rrugën e bukur të muzikës. Më thoshte gjithmonë :”Pse torturohesh, fillo një album apo edhe në rast se   i duhet një vidio.klip kësaj këngë,  c’janë 4 mijë euro, do i nxjerrësh nga dasmat. E falenderoj me gjithë zemër për mbështetjen e saj hspiertërisht e financiarisht.

-Cili është instrumenti muzikor i preferuar i juaji? A mund të luani me të?

Instrumenti muzikor që më pë lqen, është  fizarmonika,të cilës akm filluar t’i bie që në moshën 16 vjec, nëpër  mbrëmjet rinore dhe  në dasma. Më  pas fillova si këngëtar. I  bie nganjëherë kur jam vetëm. Nuk luaj para fëmijëve se vajza luan violinë dhe djali piano muzike klasike..ahahahah s’mund të luaj para tyre, se m’i kapin  i njohin gabimetJ)))

-Kush  është Ilia Basho……

Ilia Basho….se kam mohuar asnjëherë që jam vllah. Përkundrazi e kam për nder që jam “vllah shqiptar”. Jam njeri  i thjeshte, si gjithë të tjerët, më pëlqen shumë humori, apo si I thonë  ”shakaxhi”J).Kam  shumë miq e shoke. Jam mësuar të flas mendimin tim hapur, kjo edhe më vështirëson, por edhe më ndihmon në të shumtat e rasteve. Kam bërë edhe debate se mohoj, por jam edhe shumë i durusheëm,  por kur nevrikosem jam tjetër Ilia…:)).Mbase s’kam shkollë sa duhet, por më ka “rrahur” jeta e mërgimit që kam ardhur që në fëmijëri. Jam i lidhur shumë me familjen dhe kjo më ka bërë,që e kam lënë pas karrierën dhe si rjedhojë nuk njihem aq shumë në publik. Ju falenderoj me gjithë zemër edhe njëherë znj. Raimonda , për këtë intervistë. Je e para gazetare nga Shqipëria se këtu në Greqi  kam qënë i ftuar në shumë kanale televizive dhe intervista. Falenderoj gjithë shqiptarët që jetojnë në Athinë, më kanë mbështetur e respektuar, gjithë këto vite në dasma e gëzime.Ju uroj gjithë shqiptarëve shëndet, lumturi dhe dashuri .Të respektojmë këtë dhuratë që na dhuroi Zoti, krishterë e myslimanë bashkë .Në fund do të dëshiroja t’iu përshendes  me këngën ””CDO SHEKULL VELLEZER”’dhe nga ILIA BASHO keni këngë dhe vetëm këng.Gëzuar Pashkët!

Ju faleminderit!

Bisedoi:Raimonda MOISIU

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Ilia Basho, Interviste, Ramionda Moisiu

Libri historik i Prof.Dr. Nusret Pllanës arrinë edhe në Finlandë,në duart e Ahtisaarit!

December 16, 2013 by dgreca

Që nga data 3 dhjetor 2013, libri historik “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999″ zuri vend edhe në zyrën e Presidentit Martti Ahtisaari, i cili me krah hapur e pranoi këtë vepër historike. Presidenti Ahtisaari, u ndie shumë i nderuar nga  autori i cili ia dedikoi  këtë libër të sajuar në shtatë gjuhë botërore(shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht), ribotimi i pestë i tij. Këtë “dhuratë” të Dr.Pllanës, në një takim të veçantë, Presidentit Ahtisaari ia përcolli  veprimtarja e çështjes kombëtare, me banim të përkohshëm në Finlandë,  znj.Hasime Hoti. Posa e mori librin dhe e shfletoi me kurreshtje, ai e dha këtë  koment: ” Kosovën gjithnjë do ta kem afër zemrës! Është një popull i shumëvuajtur, andaj e ka merituar pavarësinë e plotë”.

Ai me keqardhje lajmëroi se, më datën 14 dhjetor 2013, përkundër dëshirës për ta respektuar autorin e librit Dr.Pllana,  nuk do të ketë mundësi të vijë në promovimin e librit të tij, për arsye se do të gjendet në atë kohe në udhëtim zyrtar në Afrikë.

Ai, i shokuar me përmbajtjen reale të këtij libri,  gjithsesi shprehi gatishmërinë e tij  që, në një të ardhme të afërt ta takoj autorin e librit Prof.Dr. Nusret Pllanën, mundësisht edhe bashkëpunëtorët e tij, për t’i shkëmbyer ca fjalë rreth këtij libri(sipas tij), i rëndësishëm jo vetëm për historinë shqiptare, por edhe për atë botërore.

Më 14 dhjetor 2013, në Bibliotekën STOA të Helsinkit, nën organizimin e Shoqatës shqiptare “Adem Jashari” të Finlandës, të udhëhequr nga z.Sahit Zogejani –Kryetar, dhe znj.Hasime Hoti – Nënkryetare, Besim Gashit, Harun Osmanit etj.,u promovua libri i Prof.Dr. Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, si dhe filmi dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”. Salla e kësaj Biblioteke të bukur ishte e vogël për t’i zënë te gjithë të interesuarit, jo vetëm bashkëatdhetarët tanë të ardhur edhe nga Suedia e Norvegjia, por edhe të huaj.

Promovimin e udhëhoqi suksesshëm në shqip e finlandisht, znj.Fatbardha Hetemaj – Deputete e Asamblesë Komunale të Helsinkit,  e cila pasi i përshëndeti pjesëmarrësit të cilët ishin të pranishëm në këtë promovim, ajo e paraqiti edhe nje biografi të shkurtër tëe autorit të librit në fjalë.

z.Fredrik Therman – poet, anëtar i PEN – Klubit finlandez, Kryetar i Komitetit “Miqt e paqes” të suedezve të Finlandës, i cili derisa e vlerëson librin historik “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, mbetet i shokuar me përmbajtjen e tij, dhe herë – herë ofshante thellë, duke mos i besuar as syve të tij, se deri në çfarë mase mund të arrij çmenduria e “bishave” me pamje njeriu, duke vrarë e maskruar fëmijë, pleq e plaka, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë.

z.Ranbi Sodhi – Deputet i Asamblesë Komunale të Vantes, pa mundur të iu ik emocioneve që i kishin shkaktuar pamjet e qindra fotove tmerruese të këtij libri faktografik, shprehu bindjen e tij se, përmbajtja e këtij libri e ilusstruar në shumë gjuhë botërore do tyë jetë një mesazh i qartë për Evropën dhe botën përparimtare se, kjo lloj barbarie, ky tmerr i përmasave gjenocidale nuk bën t’i ndodh askujt më në botë, siç i ka ndodh poupullit të shumëvuajtur e të pafajshëm shqiptar.

Ndërkaq, znj.Terhi Stevander – Këshilltare politike në Parlamentin e Finlandës, duke e vlerësuar lartë librin “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, njëherit shpreh respektin dhe konsideratën e thellë të autorit, për punën kaq voluminoze e kaq përmbajtësore të këtij libri monumental, i cili ka arrit të depërtojë pothuajse në gjithë globin tokësor, duke u promovuar dhe shpërndarë të vërtetën e hidhur historike të popullit liridashës shqiptarë për gati dy shekuj me radhë. Është një libër që të lenë pa frymë, dhe që nuk duron shumë koment, theksoi në fjalimin e saj znj.Stevander.

z. Fadil Hoti pasi mori fjalën tha: “Është kënaqësi të kemi sot në mesin tonë këtu në qendrën e drejtësisë ndërkombëtare në Helsink, një mysafir si ju prof. Nusret Pllana. Ju jeni njeriu që theu akullin shekullor me librin tuaj, i cili udhëtoi në më se 40 qendra kryesore evroipiane dhe botërore, dhe tani gjendet në vitrinat dhe arkivat e  Bibliotekave më të njohura Botërore.

Pas historisë së Skënderbeut, të Marin Barletit, kjo vepër historike, me rëndësi të veçantë shkencore për popullin tonë, na bën të njohur në gjithë botën, andaj, jemi krenar me Juve  dhe punen Tuaj i nderuar prof. Pllana. Ne ju dëshirojmë dhe punë të mbarë drejt këtij misioni të “shenjtë” që e keni filluar qe më shumë se një dekadë, për ta sensibilizuar opinionin përparimtar demokratik për barbaritë dhe mizoritë serbe mbi shqiptarët  që nga viti 1844-1999, duke ushtruar gjenocid sistematik mbi popullin tonë, vetëm e vetëm pse ishim një racë e kundërt me ekzekutorin. Andaj, institucionet tona kompetente duhet ta ndjejnë një përgjegjësi të veçantë për vlerat e pakontestueshme shkencore  të këtij libri, i cili nga shumë mirënjohje vendore e ndërkombëtare, e sidomos nga ajo e Bibliotekës Botërore të Kongresit Amerikan, ju hap rrugë atyre që këtë libër ta shpallin “Libër i Shekullit “ për shqiptarët.

Prof.Dr. Nusret Pllana në  kohën e okupimit serb ishte i burgosur politik dhe i vuajti 5 vite burg të rëndë izolues në kazamatet serbe, në kohën e luftës çlirimtare ishte Zëri i Lirisë, në kohën e lirisë ishte  PENA e Shekullit.  Në fund të këtij promovimi historik në Helsinki, z.Fadil Hoti – veprimtar I devotshëm i çështjes kombëtare dhe përkthyes,  shprehu gatishmërinë e tij për ta realizuar përkthimin e këtij libri edhe në gjuhën finlandeze. Përshtypjet e saja pozitive për librin në fjalë i përcolli në sallë edhe studentja finlandeze, znj.Milla Tarvajnen.

Dhe krejtë në fund e mor fjalën edhe autori Prof.dr. N.Pllana, duke ju falënderuar bashkëluftëtarit të tij, z.Bashkim Hoti, organizatorit për këtë promovim kaq të suksesshëm, e duke u përgjigjur pa përtesë edhe në shumë pyetje që i shtronin atij bashkëatdhetarët tanë dhe të pranishmit e tjerë në sallë. Ai ndër të tjera tha: Ky libër nuk është i Nusret Pllanës, por është libër i shqiptarëve, sepse e kanë shkruar me gjakun e tyre të njomë hiq më pak se gjysëm milioni shqiptarë të vrarë nga barbarët serbë, midis periudhës së viteve 1844-1999, me zbatimin në praktikë të 24 elaborateve për zhdukjen kolektive të popullit tonë nga faqja e dheut.

Megjithatë, e keni pa edhe vet të dashur miq se, ky libër nuk përmban asnjë ton të hakmarrjes dhe të revanshizmit, por ka vetëm një mesazh: që viktima dhe krimineli të mos barazohen kurrë, që fatkeqësisht është jo vetëm insistim i Serbisë fashiste, por edhe i Evropës “demokratike”, e cila nuk po zgjedh mjete dhe metoda që këtë Serbi me virus gjenocidal ta fus aty ku nuk e ka vendin, në familjen e madhe evropiane. Ajo duhet të dënohet patjetër si shtet për gjenocidin mbi shqiptarët, dhe jo vetëm mbi shqiptarët, t’i laj borgjet e mëdha morale e materiale për dy shekuj me radhë mbi shqiptarët e pastaj të fillojnë masat për demokratizimin dhe reformimin e saj, dhe futjen e saj në familjen evropiane.

Të dashur bashkëatdhetarë, përveç familjes time, një falënderim shumë i veçantë për përkrahjen e pakursyer morale e materiale, të gjithë këtij rrugëtimi tim maratonik, që ky libër të promovohet gjithandej botës, ju shkon pikërisht juve, vëllezërve dhe motrave tona nga e gjithë Mërgata Shqiptare, por edhe Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Rektorit të saj, Prof.dr.Vullnet Ameti, që dhanë një kontribut shumë rë çmueshëm për ribotimin e pestë të këtij libri. Mirupafshim në promovimet e radhës – u shpreh kështu në fund autori PLLANA.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: libri historik, Martti Ahtisari, Nysret Pllana

“Djemtë e Somozës”

December 16, 2013 by dgreca

“Kur ia nisim me mashtrime, në ç’kurth biem, o nëna ime” – ka thën Sir Walter Scott/

Opinion nga BEQIR SINA/

Djemtë e Somozës vazhduan drejtimin diktatorial të babait të tyre për 20 vjet, por pas periudhës së skandalit të Uotergejtit, Uashingtoni e humbi oreksin e tij për diktatorët latinoamerikanë, dhe ata përfunduan në “koshin e plehrave” të historisë së tyre. Fundi i fatit të dinastisë së Somozës dhe bijëve të tij – u vulos nga rebelët sandinistë që shpërthyen në kryengritje në Nikaragua dhe më 1979, Somozat qenë të detyruar të iknin nga pushteti, duke u arratisur në Majami. Anastasio Somoza i Riu, shkoi në Paraguai ku më 1980, u vra nga një rebel nikaraguan.

“Kur ia nisim me mashtrime, në ç’kurth biem, o nëna ime” – ka thën Sir Walter Scott ,duke shtuar se “Komunizmin e rrëzojnë bijt e vet”

Kjo pak a shumë është historia e njërit pre udhëheqësve më majtistë të Amerikës Latine, Somozës, i cili ka qenë një mik i ngushtë tri dekada më parë, edhe i grupeve marksite – leninste, që vinin në Shqipëri në kohën e sundimit komunist ë Enver Hoxhës, në festimet e 29 Nëntorit në Shqipëri me delegacionet si motra nga Amerika Latine.

Pinjolli i Somozave José Daniel Ortega Saavedra, ka qenë një politikan marksist leninist i Nikaraguas, i cili ka qenë Presidenti i Nikaraguasqë nga janari 2007, më parë ai ishte udhëheqës i Nikaraguas si Koordinator i parë i juntës Kombëtare për Rindërtim dhe atëherë Presidenti i1979-1990, por ai u rrëzua nga “froni” mbas revoltave mbar popullore. Megjithëse, ai e proklamonte veten si një udhëheqës i Frontit Sandinist  Çlirimtare Kombëtar, Socialiste (Sandinista Frente Nacional de Liberacion, FSLN), dhe politikat e tij në qeveri kishin parë zbatimin e reformave majtiste në të gjithë Nikaraguan, ai u rrëzua.

Linja politike dhe mësimet e “Djemëve të Somoz” në Shqipëri, është ringjallur, me Qeverinë Rama, ku të gjithë ministrat janë “Djemt e Bllokut” ose me lidhje të ngushta familjare të atyre që shfrytëzuan popullin për afro gjysmë shekulli. Ose e njëjtë me premtimet dhe me reformat që ka nisur qeveria e re e Tiranës me kryesocialistin dhe mjatistin me bindje ekstreme – Kryeminsitrin socialist Edi Rama.

I cili e ka nisur qeverisjen etij 100 ditore, që nga spatrimet drastike, në fillim me policinë e shtetit, dhe administratën shtetrore, diplomacinë shqiptare, premtimet e shumta dhe mashtrimet e shumta, dhe tani me vënjen e tritolit nga Tirana në Vlorë, ku në këtë linjë, Shqipërisë “era” i vjejn vetëm dinamitë.
Edi Rama i lindur në një familje të nomenklaturës komuniste, në të ashtuquajturin “Blloku”, nga një moshë e re thuhet se u bë pjesëz e së të rinjëve liberalë, në Bllok. Ai iu “bashkëngjitë” me mision lëvizjes së dhjetorit, për disa javë, duke e braktisur atë në kulmin e lëvzijes së saj – për t’u larguar në Korfuz ku shkoi të hapë një ekspozitë personale. Ai është anëtarë i afërt me disa familje të Bllokut, madje edhe me familjet tradicionale majtiste – ish Byroistve, edhe ato shumë të afërta me Enver Hoxhën, i njohur gjerësisht si një diktator, dhe një nga më këqinjët e asaj kohe.

Mirëpo, ja që u deshën 23 vjet që Rama, të bëhet kryeministër, dhe të “rrëfej” bëmat e tij, sesi ai “ka qënë pas kuintave, “lider” i heshtur lëvizjes së Dhjetorit”. Këto mund t’i gjeni në disa pjesë e librit “Pardesytë e bardha” të Dhjetorit në Shqipëri, por edhe në nji edtorial dhe intervistë që dha Ish lideri i Dhjetorit Edi Rama, në kujtim të 23 vjetorit të Lëvizjes së Dhjetorit.

Megjithëse, fatket tregojnë se ai qëndroi aq pak në rradhët e kësaj lëvizje, sa të vë në dyshim se si hyri dhe doli Rama nga kjo lëvizje!?… Një pyetje, është që nuk ka për të marr përgjigje ashtu si dhe shumë pyetje të tjera, pyetje, është :”Përse hyri Rama me ” “Pardesytë e bardha” të Dhjetorit në Shqipëri” dhe “Përse doli duke u larguar”, mjeshtërisht mënjëherë duke u rreshtuar në krahun e Partisë Socialiste, pa bërë as edhe një ditë në Partinë Demokratike? pa asnjë kontribut në demokraci. Dhe ndonjë sakrificë ashtu si vepruan liderit e Dhjetorit, që qëndruan në Shqipëri, dhe luftuan me regjimin ballë për ballë, regjimin e egërsuar” kur të ikte dhe koka” me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Por, tani mbas 23 vjetëve, është kollaj të flasësh dhe madje kur je edhe Kryeministër që e ke gjithë shtypin në dorë dhe e kontrollon në çdo “faqe” të saj, ai na del se ai gjoja u përfshi në lëvizje të nëndheshme kundër regjimit të Enver Hoxhës, por edhe lider i asaj lëvizje. Fakti, është se ai në 23 vjet prej kur ai rregjim u rrëzua, Rama shumë – shumë pak ka qënë “demokrat”, ndërsa 22 vjet ai ka qënë një socialstë dhe madje i thekur, trashgimtar i partisë, ku me dekada babai i tij ka punuar si kuadro i lart i partisë. Babai i tij Kristaq Rama ka qenë anëtar i KQPPSH, dhe krahu i djathtë i Nexhmijes Hoxhës, nënkryetar në FD.

Dhe, kështu aq lidhjet janë të forta të Ramës me komunizmin dhe Enver Hoxhën, saqë për të marrë pushtetin, për të mbledhur votat, ai u bë “kokë më kokë” me Partin Komuniste Shqiptare, të Qemal Cicollarit, Partin e Punës Shqiptare e Reformuar, të Marko Dajtit dhe Partin Komuniste Shqiptare 8 Nëntori, të Preng Çunit, që edhe kur flenë mbajnë Enver Hoxhën si “jastëk”.

Mirëpo, që historia përsëritet, ky është tashmë është bërë një fakt i njohur! Por, që të majtës shqiptare do t’i duheshin vetëm dy dekada, për t’u rikthyer në identitet, këtë pak shqiptarë do ta kenë besuar e aq më pak do ta kenë shpresuar, kur sakrifikuan dhe u torturuan sepse thirrën “Shqipërinë e duam si gjithë Europa”. Historia u përsëritë, kësaj here në Shkodër, opinioni publik shqiptar pa të ndodhte ditën për diell atë që në mënyrë aq të ngjashme ka ndodhur në 8 nëntor të vitit 1941 me themelimin e PKSH-së. E majta shqiptare është ribashkuar nën bekimin e vëllezërve jugosllavë( atëhere me Dushan Mugoshën tani me Boris Tadiqin) të saj, duke firmosur në Shkodër koalicionin e majtë, një traktat ky që ka vetëm një qëllim, rikthimin në pushtet të ish- komunistëve, të së majtës shqiptare.

E majta shqiptare u takua në Shkodër dhe mori bekimin e Internacionales Socialiste, Papandreut për të marrë trajnime për në qeverisje majtiste, si ajo e Greqisë.

Mbasi dihet mirë se një qeveri e majtë, Socialiste, ka si periudhën e saj të parë në detyrë të jap sa më shumë premtime, nga ato  që e karakterizojn atë në programin e saj – pavarësisht se sa realizon nga ato apo sa mban në fjalën e dhënë. Kështu, erdhën në pushtet në 1944 nëpërmjet pretimeve dhe mashtrimeve të majtët, dhe kështu erdhën në pushtet në 23 qershor të 2013, vetëm nëpërmjet premtive dhe mashtrimeve të popullit.

Ku Qeveria socialiste tani çdo ditë janë të diskutueshëme në “Po apo Jo” tek ato reforamt ! Mbasi, ajo që e nisë nga e para, për Socialistët, është marrja e kontrollit të plotë të policisë së shtetit dhe drejtësisë, Ministrisë së Jashtme, të Ekonomisë, dhe Rinisë e Cështjeve sociale, reformës së Adiminstratës, me spatrimet kudo dhe zvëndësimet e tyre me njërëzit e “përzgjedhur”, me nepotizëm dhe më shumë  militantizëm. Edi Rama, dihet se erdhi rastësisht si një figurë e rëndësishme në politikë, të paktën dihet si kryetar i Partisë Socialiste, me largimin e Fatos Nanos. Ai duke përfituar sipas sojit të tij, arriti më shumë të fuqizojë vetveten, sidomos, kur e majta i humbi zgjedhjet e 2005, dhe i duhej në krye një njeri si Edi Rama, që gradualisht “gjoja” u kthye në moderues i së majtës, në pozicionin e tij, politik, nga socializmi i sojit marksizëm-leninizmit të socializmit “demokratik”.

Sa herë që ka qenë në politik Edi Rama, ka një histori të gjatë dhe bindëse të socializmo -rizimit , me ulje dhe ngritjen e tij .

Kjo, është arsyeja pse ai nuk është poliitikan serioz, dhe i besueshëm. Sidomos, kur ai veten e ka vënë në “pikëpyetje”. Rasti më i fundit ishte kur ai u pyet nga SHBA për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë! Kur, ai vet premtojë dhe i tha Uashingtonit njëher “PO! dhe mëpastaj nga frika e popullit një JO” të madhe . Kjo ishte një mënyrë për Ramën për të treguar seriozitetin e tij dhe sa politikan është Rama, në fillim të qeverisjes së tij, natyrisht që ishte si një “test- porvë” me angazhimin amerikan për shkatërrimin e armëve të Sirisë. Mbasi, dihet se:” Një aleancë, është një pakt , një koalicion apo miqësi në mes të dy ose më shumë palëve , të bëra për të avancuar qëllimet e përbashkëta dhe sigurimin e interesave të përbashkëta” apo jo!.

Prandaj edhe “vetoja” e Holladës, kundërshtimi i saj i vendosur, duhet të ketë diçka që i mungon kësaj qeverie dhe vetë mënyrës sesi po e qeverisë Edi Rama këtë vend, si Kryeministër! që Shqipëri të jet një kandidate e BE, dhe pa e imagjinuar ndonjëher, se kur do që të jetë një anëtare . Askush nuk mund të mohojë faktin se Rama dhe anëtarët e qeverisë së tij – duke u përpjekur që Shqipëria ta marr dhe jo t’a meritojë vendin që Shqipëria të jetë Kandidate e BE-së, ka sjellë shumë disavantazhe për të bindur politikanët perendimor, me ato lëvizjet e tij, për të bërë reformat dhe vetëm për të premtuar .

Gjatë kohës që ishte në opozitë ishte Rama ai që vonoi Shqipërinë me ato “Tre Ligjet” që nuk i aporvoi për të marrë vendin e kandidatit Shqipëria,, dhe tani kjo duket se vlejti shumë….!
Edi Rama, si një Kryeministër i një vendi të lirë, nuk mund që vetëm të premtoj një vend pune dhe me pagë të mirë, një kujdes shëndetësor falas, një shtëpi, tokë , dyqan apo pronë tjetër të legalizuar falas dhe duke i mbajtur të gjitha këto në një fytyrë me të vërtetën. Pra, duke e ditur se kjo nuk është brenda fuqisë së Kryeministrit të Shqipërisë, dhe mundësive që ka Shqipëria sot, për të ofruar gjëra të tilla që mbeten vetëm mashtrime dhe premtime.

Një mënyrë për një Kryeministër si Edi Rama, majtist i lindur që të ngrejë imazhin e tij dhe të rrisë besushmërin e tij ndaj Europës dhe SHBA, do të vijë vetëm përmes asaj që në atë listë të gjatë dhe të pafund të atyre premtive që u dha njërëzve të cilët i dhanë votën, ai do të duhet për të transformuar rrënjësisht Shqipërinë, zhdukjen e fantazmës së komunizmit, në mënyrë që çdo gjë do të jetë në vartësi të Qeverisë së këtij Kyreministri. Dhe të shpërndahen për këtë arsye ” njësoj të gjitha premtimet ” për çdo qytetar, si ata majtistët apo ata të djathtët. Ndërkohë, që Edi Rama, vetëm me atë gjestin me shfaqjes së protretit të Enver Hoxhës më 29 Nëntor, u mundua të japë një ndjenjë të ngrohtë tek komunistët dhe nostaligjikët e Enverit, të cilëve ai ua ka marrë votën më 23 qershor, dhe të shokëve të tij në të majtë. Ajo çka u shfaq në varrezat “Dëshmorët e Kombit” më 29 Nëntor, dhe e pa mbarë bota, është një mendim që drithërohen “stomakun” e shumë të djathtëve, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë dhe SHBA. Ajo ka lënduar dhe ka prekur shpirtërat dhe zemrat e të ish presekutuarve politik, të ish interrnuarve, ish të burgosurve politik dhe anëtarve të familjve të pushkatuara, sepse historia ka treguar në ndonjë formë të tillë të qeverisë të çon vetëm në një shtet totalitar , të drejtuar nga elitat politike vrastare, dhe Bijtë e tyre.

Kështu e nisën edhe” Djemtë e Somozës”, dhe e vazhduan sa munden drejtimin e shtetit, me mënyrat diktatoriale të babait të tyre për 20 vjet, por pas periudhës së Uotergejtit, Uashingtoni e humbi oreksin e tij për diktatorët latinoamerikanë, dhe ata përfunduan në “koshin e plehrave” të historisë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, djemte e Somozes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT