• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

KUSHTETUSJA RREZON AKTIN NORMATIV TE QEVERISE PER NEPUNESIN CIVIL

February 5, 2014 by dgreca

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin prej 41 faqesh në të cilin argumentohet rrëzimi i aktit normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil.Në vendimin e saj, Kushtetuesja thekson se ky akt normative është i papajtueshëm dhe në shkelje të parimeve të Kushtetutës dhe se ekzekutivi në këtë rast ka marrë kompetenca që i takojnë legjislativit.

“Urgjenca ‘thjesht subjektive’ e Qeverisë nuk mund të justifikojë përdorimin e institutit të dekretligjeve: ndonëse Qeveria ka një hapësirë të gjerë diskrecionaliteti, nevoja dhe urgjenca janë koncepte që nuk janë imune nga kontrolli kushtetues në kontekstin e kufizimeve të vendosura nga Kushtetuta.

Nisur nga vlerësimet e mësipërme, Tribunali Kushtetues spanjoll ka shfuqizuar dekretligje për mungesë të urgjencës, duke evidentuar se akti mund të ndiqte rrugën normale të aprovimit të ligjit, mbi arsyetimin se arsyet “teorike dhe abstrakte” nuk justifikojnë një situatë të jashtëzakonshme dhe urgjente nevoje (shih vendimin nr. 68, datë 28.03.2007 të Tribunalit Kushtetues spanjoll). Në vështrim të sa më sipër, Gjykata vlerëson se aktet normative mund të përkufizohen si instrumente ligjore të miratuara nga qeveria, bazuar në parashikimet kushtetuese, të cilat i njohin pushtetit ekzekutiv kompetencën për të zgjidhur situata të veçanta, subjekt i mbikëqyrjes së rreptë parlamentare. E drejta e pushtetit ekzekutiv për të ushtruar autoritet me anë të akteve normative me fuqinë e ligjit duhet të justifikohet në çdo rast me praninë e rrethanave të veçanta që e bëjnë të nevojshëm miratimin e rregullimit urgjent. Situatat e jashtëzakonshme, të cilat përcaktojnë legjitimitetin kushtetues të këtyre akteve qeveritare, përkufizohen në raport me nevojën dhe urgjencën e zgjidhjes së një situate, natyra e veçantë e së cilës nënkupton se duhet të merren masa të menjëhershme nëse duhet parandaluar një rrezik serioz publik”, thuhet në vendimin e Gjykates.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Kushtetusja, rerzon aktin normativ, te nepunsit civil

Arrestohet Ukë Rugova

February 5, 2014 by dgreca

Deputetit Ukë Rugova, pas arrestimit, i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Avokati i tij mbrojtës, Bajram Tmava, thotë se Rugova dyshohet për veprën penale krim i organizuar që ndërlidhet edhe me disa vepra tjera penale.

Pohohet se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, Florian Petani. Ndërkaq i arrestuari tjetër është Izet Beqirin, nga Mitrovica, një shok i Ukës.

I arrestuari, Florian Petani, është zyrtar kryesor për viza në Ambasadën italiane në Prishtinë. Është shtetas i Shqipërisë, por, pas martesës me një kosovare, ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës. Ai jeton në Fushë-Kosovë.

Avokati i Ukë Rugovës, Bajram Tmava ka thënë se, bastisjet do të vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes. Ai tha se klienti i tij dyshohet për katër vepra penale, mashtrim, krim i organizuar, ushtrim i ndikimit si dhe keqpërdorim i autorizimit, neni 4.

(E plotësuar) EULEX-i ka konfirmuar për “Bota sot”, bastisjen e disa personave të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar.

“Sot në mëngjes ka filluar një operacion bastisje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të Krimit të organizuar, Mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit. Të pandehurve janë duke ju bastisur shtëpitë. Operacioni është pjesë një hetimi të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”,thuhet në përgjigjen e EULEX-it, dhënë “Botës sot”.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Policia e Uleksit përveç Ukë Rugovës, ka arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, që lidhen me rastin krim i organizuar.

Policia e Kosovës, e cila thotë se tani s’ka qasje fare në këtë aksion, po ashtu thotë se bëhet fjalë për shitblerje vizash. Pohohet se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, F.P. mësohet se një nga të arrestuarit është edhe e I.B. nga Mitrovica, një shok i Ukës.

(E plotësuar) Eulex ka arrestuar Ukë Rugovën i cili ende ndodhet në ambientet e shtëpisë së tij, në Velani, lagje të Prishtinës.

Bëhet e ditur se ka edhe të dyshuar të tjerë në lidhje me këtë rast, të cilët pritet që gjatë ditës të arrestohen.

Më herët, një prokuror i EULEX-it ka dhënë urdhër për arrestimin e Ukë Rugovës.

Njoftimin e ka konfirmuar avokati i tij, Bajram Tmava. Ai tha se kërkesa e prokurorit është që Uka të ndalet për 48 orë. Avokati Tmava tha se EULEX-i dyshon djalin e ish-presidentit ë Kosovës, Ukën, për krim të organizuar e shpërdorim të detyrës zyrtare.

Avokati Tmava po ashtu tha se ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes me kërkesën e të dyshuarit, Ukë Rugova. Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë krimesh bëhet fjalë, por ka thënë se do të jetë avokati i tij.

EULEX-i bastisë shtëpinë e Rugovës

Njësia speciale e EULEX-it, herët në mëngjesin e së mërkurës ka hyrë në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Tetë vetura të misionit të BE-së për sundim të ligjit janë parë të parkuara para shtëpisë në lagjen Velania, ndërsa forca të shumta të kësaj njësie, të maskuara po bastisin aty.
Jo zyrtarisht mësohet se i dyshuar është djali i ish-Presidentit, Ukë Rugova. Ky i fundit është aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës.(Kortezi:Bota Sot)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Arrestohet, uk Rugova

Në përkrahje të Protestës

February 5, 2014 by dgreca

Studentët shqiptar gjithmonë u dëshmuan si pjesa më e dinjitetëshme e këtij populli, të cilët në të gjitha kohët me mish e me shpirt luftuan për ruajtjen dhe zhvillimin e institucioneve tona arsimore, ekonomike e kombëtare. Ata ishin dhe mbetën avangarda e çdo arritje dhe ndryshimi për të mirë,të cilët kurdoherë u treguan si përfaqësuesit më besnik dhe mbrojtësit më të vendosur të  interesave tona.

Respektuan atdheun e tyre dhe nderuan veprën e të gjithë bashkatdhetarëve shqiptar  duke u sakrifikuar deri në martirizim për liri e të drejta të bashkëkombësve dhe kundërvënë si okupimit e kolonizimit të vendit ashtu edhe përpjekjeve për asimilim të shqiptarëve nën pushtim.

Kurse sot,udhëheqësit e korruptuar e profesorë-doktorët e graduar hajnisht brenda natës, janë kthyer në të keqen më të madhe që mund ti ndodhë një populli dhe vendi në liri.

Ndaj, si atëherë edhe tani,studentët e dinjitetshëm të cilët para jetës dhe mirëqenies së tyre personale,vejnë interesat e kombit dhe të atdheut, pa asnjë dyshim, ata gëzojnë si gjithmonë besimin e shumicës së shqiptarëve.

Që të dëshmohet kjo përkrahje,të gjithë shqiptarët kudo janë,në vend dhe diasporë, duhet që sa më masokivisht të ngritën në mbështetje të kauzës së tyre të drejt për rend dhe rregull në arsim, dhe të gjitha institucionet e shtetit, i cili nga grupet mafioze,edhe pas kaq vitesh,assesi ta marr veten.

Në radhë të parë ata duhet të mbështeten edhe për faktin se janë forca më vetëflijuese e cila gjithmonë u ka pri ndryshimeve dhe përjashton mundësinë e çdo marrëveshje korruptive qoftë edhe duke u përgjakur vet deri në martirizim për mbrojtjen e barazisë dhe drejtësisë.

Studentët tanë duhet të përkrahen edhe për një arsye tmerruese e cila sado çuditshëm që mund të tingëllojë, është fakt se institucionet tona shkollore dhe universitare, sot nuk rrezikohen nga Serbia, por nga paria e shtetit tonë të korruptuar e cila në vend se të ruaj dhe përparoj arsimin siç e ka për obligim, ata duke qenë edhe vet të pa ngritur dhe të pa arsimuar sa dhe si duhet, duan me çdo kusht ta shkatërrojnë tërësisht edhe sistemin tonë shkollor.

Ndaj,pjesa e shëndosh e studentëve janë prijësit tanë më të adhuruar-moral e shpirtëror të cilët gjithmonë, kundër çdo të keqe ngritën zërin të parët. Ata,mbajtën gjallë idealin e lirisë dhe kanë arritur që deri më tani ta kenë besimin e plotë dhe unanim të të gjithë shqiptarëve ndaj duhet përkrah edhe kjo protestë dhe mbështetë kërkesat e tyre të drejta për arsim më cilësor e pse jo edhe për ndryshime rrënjësore në të gjitha udhëheqjet institucionale të vendit.

Populli Shqiptar u ndie i nderuar me përfaqësimin e dinjitetshëm të studentëve,edhe kur  ata ngriheshin sa herë u rrezikuan interesat kombëtare, të cilat shkeleshin dhe mbaheshin peng nga grabitësit e pozitave që nuk u takonin.

Ndaj si atëherë edhe sot,populli ynë i mbështet studentët pa asnjë rezervë,në luftimin e mafisë politike që ka masakruar arsimin dhe katandisur universitetin në “BASTORE” ku titujt dhe diplomat blihen si tiketat e lojërave të fatit nëpër kiosqe me para apo edhe në këmbim të pozitave nga nëntoka politike me fuqi udhëheqëse në vend.

Njerëzit tanë duhet ta dinë se derisa kemi në krye të pozitave udhëheqës të tillë gjendja do të keqësohet dhe bëhet përditë e më e rëndë.

Për këtë arsye, duhet patjetër që krejt shqiptarët të ngrihen në protesta,bëjnë peticione dhe presion demokratik e publik,në mënyrë që mafia politike e vendit të largohet sa më parë nga shkollat,universiteti dhe të gjitha institucionet vitale të shtetit.

Përkrahja për studentët është përkrahje për arsim të mirëfilltë dhe shkollim të dinjitetshëm e cilësor. Para së gjithash aty shkollohen fëmijët tanë të cilët janë ardhmëria e këtij vendi të sapo çliruar të cilit i janë mbyllë të gjitha dyert zhvillimit nga njerëz të tillë miop që ndryshojnë historinë, nëpërkëmbin gjuhën,stërkeqën kulturën dhe shkatërrojnë  traditën kombëtare, duke ua mbytur me matrapazllëqet e tyre, çdo perspektivë dhe ëndërr për ardhmëri të dinjitetëshme shqiptarëve.Ndaj,të gjithë pa dallim,duhet ta ngritin zërin për mbështetjen e studentëve si përfaqësuesit më të denjë dhe të respektuar të martirëve, dëshmorëve e heronjve të kombit,me të cilët ka filluar çdo gjë e mirë për këtë vend. Vetëm fakti i varfërisë së skajshme dhe izolimi komplet nga bota, i popullit tonë, nga këta pehlivan, të cilët thyen edhe shpirtërisht familjet shqiptare, mjafton që kjo mafi shkatërruese, një orë e më parë të largohet nga të gjitha pozicionet udhëheqëse arsimore e pse jo edhe nga ato shtetërore të Kosovës,për çlirimin përfundimtar nga grupet mafioze të cilat siç u pa deri më tani, mjerisht kanë për qëllim katandisjen e tërësishme të shqiptarëve.

Gani Qarri   Cyrih, 4 Shkurt 2014

 

Filed Under: Featured Tagged With: Gani Qarri, ne perkrahje, niversiteti i prishtines, te protestes

Nevzat Halili: JU TREGOJ PËRSE IU RIKTHEVA SKENËS POLITIKE

February 5, 2014 by dgreca

Një nga liderët e parë të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), Nevzat Halili përmes këtij prononcimi shpërndarë mediave jep arsyet e rikthimit të tij në skenën politike, duke qenë pjesë e nismës së PPD-në, ku ai mban postin e kryetarit të Kuvendit të Përgjithshëm:Jam rikthyer në politikë me partinë amë, pas analizës së situatës që po përjetojmë në këtë vend, sidomos gjendjen e vështirë të shqiptarëve. Jam rikthyer edhe pas shumë debateve dhe diskutimeve me miqtë dhe bashkëpunëtor të mi në politikë, për dekada të tëra.

PPD është partia e parë parlamentare e shqiptarëve në Ballkan dhe ne kemi qenë një subjekt që ka pasur kuadro të dalluara dhe që ka dhënë kontribut të madh kombëtar, moral dhe me dinjitet për çështjen e shqiptarëve në Maqedoni, edhe atë krejtësisht në rrethana të tjera, jo sikur sot. Ne si subjekt mbarëkombëtar kemi dhënë kontributin tonë për përkrahjen dhe ndihmën për Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe bashkëpunimin e ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ne dimë të bëjmë politik dhe të mbrojmë vlerat tona me njerëz të përgaditur, të cilët kanë njohur gjuhën e politikës, duke krijuar edhe miqësi në shumë institucione ndërkombëtare.  Pa mëdyshje mund të them se kam hasur një citat të një libri ku thuhet se “çështja shqiptare ka ngelur aty ku e la Nevzat Halili”, dhe këtë mesazh mund ta analizojnë edhe sot të gjithë shqiptarët.

Ne jemi rikthyer me seriozitet për të bërë PPD-në. Jemi zgjedhur një kryesi e përkohshme ku Abdylhadi Vejseli u zgjodh kryetar, dhe unë kryetar i Kuvendit të Përgjithshëm. Ne jemi udhëheqës të përkohshëm deri në konferencën e re që do ta mbajmë së shpejti, ku do të zgjidhen organet e reja partiake.  Bëj thirrje që të na bashkëngjiten sepse një nga garancat e kësaj nisme jam unë bashkë me bashkëpunëtorët e mi që jemi pjesë e nismës për të lëvizur gjërat përpara me PPD-në.

Ka një nismë tjetër, që pretendohet se ata janë bartësit, por unë them se është e drejtë e tyre se çfarë duan të bëjnë dhe çka pretendojnë, por Arben Rusi mund të jetë një njëri i mirë, por ai nuk ka dhënë asgjë për këtë parti.  Ata kanë hile dhe se në kuvendin e tyre shihet se ishin 20 veta, derisa ne jemi një nismë serioze me mbi 700 pjesëmarrës në kuvendin e riaktivizimit dhe me përkrahje shumë të gjerë.

Unë apeloj që të rikthehen të gjithë ata që kanë mëdyshje sa i përket PPD-së. Ne si parti do të jemi të hapur për të gjithë ata që i kanë dyert e mbyllura tek partitë e tjera, apo që nuk i krijohet mundësia për të lëvizur gjërat përpara. PPD ka qenë e dëshmuar me intelektualët e saj dhe për frymën intelektuale, në një kohë kur ka pasur një numër të vogël të intelektualëve të saj. Ne sot kemi njerëz dhe intelektual në numër të madh dhe ata duhet të jenë pjesë e jona, të japin kontributin e tyre. Por edhe të gjithë shqiptarët, pavarësisht sferave të tjera të na japin mbështetje, sepse ne jemi motori lëvizës i çështjes së shqiptarëve.

Nuk kemi synim akuza dhe konflikte të skajshme me partitë e tjera politike, por të bashkëveprojmë për interesa të rëndësishme, të debatojmë dhe të shprehim e njohim të mirat e secilit.
Programi ynë do të bazohet në çështje dhe pika që do të avancojnë çështjen shqiptare, përmes një ridefinimi politik dhe të një programi të qartë.
PPD ka qenë parti e parë politike që në arenën ndërkombëtare kanë dal me termin komb – shtetformues, edhe angazhimet e para kanë qenë që shqiptarët ë të jenë komb shtetformues. Duhet të ketë forma të reja të organizimit kushtetues. Ne sot nuk jemi komb – shtetformues. Për këtë këtyre ditëve në Parlamentin Evropian u shtrua çështja e dygjuhësisë.

E dij se ka interes edhe për Marrëveshjen e Ohrit dhe se çka ne mendojmë ?  Marrëveshja e Ohrit është dokument ndërkombëtar dhe ne e mbështesim atë, pasi që për të ka kontribut ndërkombëtar, kjo çështje ka bërë diçka dhe ka avancuar. Por kjo marrëveshje nuk ka zgjidhur çështjen. Ajo i ka lënë zvarrë dhe të hapura për shkak të një rezistence apo skenarëve politike dhe institucionale nga pala maqedonase. Kësaj situate i shtohen edhe marrëdhëniet ndëretnike që janë në një stad të krizës dhe rrënimit të mëtejmë, në rast se nuk ndërmerren masa preventive.  Duhet lëvizur me seriozitet çështjet në këtë vend për të dalë nga kjo rrugë e rrezikshme dhe pa kthim. Unë apelojë që të gjithë  shqiptarët të rikthehen tek PPD-ja, të lëmë pas të këqijat dhe të ecim përpara.(Illyria News)

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ja pse po rikthehem, ne skenen politike, Nevzat Halili

TE DIELEN:Koncert-GJURMËVE TË NËNË TEREZËS “Lutje për Paqe në Botë”

February 5, 2014 by dgreca

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” – Albania

në bashkëpunim me: Kishen”Zoja e Shkodrës NY – USA” & Misionin Françeskan, Tuz – Mali i Zi; Shkollën Shqipe në Bronx – NY, USA;“Ansambli Muzikor i fëmijve të shkollës Shqipe ne Bronx”

Organizojnë:

Koncert:GJURMËVE TË NËNË TEREZËS

“Lutje për Paqe në Botë”

Të ftuar Special:

Imzot Zef Gashi, Arkipeshkvi i Tivarit – Montenegro

Leonardo Voci, Art Manaxher – Albania

Pater Pashko Gojçaj -MALESIA

Our Lady Of Shkodra, Hartsdale NY 10530

Phone: (914) 761 3523

Location 361 West

Zoja e Shkodres NY

Ditën e dielë, me datë 9 Shkurt 2014

Ora 13:00 (Pas Meshës)

Në Kishën Zoja e Shkodrës në NY

Zoja e Shkodrës NY – USA

Misionin Françeskan, Tuz – Mali i Zi

Shkollën Shqipe në Bronx – NY, USA

“Ansambli Muzikor i fëmijve të shkollës”

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • 76
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT