• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2014

LETËR KRYEMINSTRIT: REFEROJUNI LIGJIT DHE KUSHTETUTËS MBI TË CILËN JENI BETUAR Z KRYEMINISTËR!

April 3, 2014 by dgreca

Z Kryeministër, një qeveri që nuk zbaton vendimet e një gjykate sipërore Europiane që ndodhet nën juridiksionin e sajë, sic është Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe nuk operon në respekt të Kushtetutës së vendit e frymës së sajë, gjithcka mund të jetë, por qeveri e një shteti demokratik nuk mund të jetë./

NGA AJET DELAJ/ New York/ Z Kryeministër në fillim dëshiroj të bëj një marrëveshje fjale me Ju pasi Shteti Shqiptar tashmë është si një thes i kalbur që ku ta kapësh e lëshojnë penjtë megjithse për hir të së vërtetës nuk jeni ju shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje, megjithatë, edhe ju jeni një kontribues ansor i kësaje gjendeje.Kontributi juaj në këtë gjendje skandaloze të Shtetit Shqiptar konsiston në rrahje shpatullash Kryeministrit të kohës e mbyllje goje opozitare karshi tragjedisë më të madhe të pas 1997tës “Gërdecit”një krimi të pastër shtetëror kur dihet se roli i opozitës në sistemet demokratike është i domosdoshëm e ndikon drejtëpërdrejtë në mirqëverisjen e vendit nga pozita..

Jo vetëm kaq por referuar filozofisë suaj të vazhdimit të sundimtarëve në Shqipëri menduat se me 2009 do kapje karrigen e Kryeministrit të vendit dhe për këtë pranove brenda natës ndryshimet kushtetuese në 2008 duke kontribuar drejtëpërdrejtë në gjendjen aktuale jo vetëm të Shtetit Shqiptar por edhe të demokracisë në përgjithsi e asaj së brendëshme në partitë politike në vecanti e institiucionet kushtetuese që janë kthyer në institucione partiake.

Z Kryeministër, shoqëritë e lira e sistemet demokratike funksionojnë në respekt të Kushtetutës së vendit e lirive dhe të drejtat themelore të njeriut që janë realisht të sanksionuar mirë në Kushtetutën e Repuplikës së Shqipërisë ku janë të papranueshme vazhdimsia e filozofisë dhe praktikat e sistemit kriminal komunist që menduam se e lamë pas në 1990tën.

E them kete pasi te gjitha Qeverite Shqiptare te pas 90tes ne kundershtim me lirite themelore te njeriut dhe Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise pas 2000 kane vazhduar rigrabitjen e prones private te shqiptareve me ligje antikushtetuese qe i nderrojne nje here ne gjashte muaj por asnjehere dhe askush nuk i ka derguar keto ligje ne Gjykaten Kushtetues te Shqiperise gje qe mund ta beje edhe kur ishe ne opozite z Kryeminister.

Z Rama po ju drejtohem me kete leter pasi mendoj se gjate ketyre kater muajsh jeni duke u luhatur ndermjet ligjshmerise dhe paligjshmerise ku duhet pershendetur VKM juaj per te ndalur vazhdimin e ligjit 7501 si ligj tersisht antikushtetues por fatekeqesisht vazhdoni te mbani ne kembe mbase per inerci te qeverisjes se meparshme ALUZNin si agjensi sheterore tersisht me object pune antikushtetues pasi antiligji nuk mund te behet ligj ne asnje vend demokratik te botes.

Lavdi Zotit Shqiperia ka hyre pa kthim ne rrugen e demokracise e shtetit ligjor duke qene antar me te drejta te plota dhe i asocuar ne institucione te rendesishme nderkombetare ku padyshim nder me te rendesishme per qytetarin shqiptar mbetet Gjykata per te drejtat e njeriut ne Strasburg ku Shqiperia ka firmosur te jete nen juridiksionin e kesaj Gjykate.

Te jeshe nen juridiksionin e Gjykates se Strasburgut do te thote qe Shteti Shqiptar dhe Qeveria Shqiptare e kane detyrim te zbatojne vendimet e kesaje Gjykate gje qe fatekeqesisht nuk ka ndollur nga qeverite shqiptare pergjate 23 viteve te shkuara.

Z Kryeminister drejtori juaj I ALUZINit z Artan Lame deklarooi mbreme ne nje TV te Tiranes se kostoja e papaguar e vendimeve te Gjykates se Strasburgut per ceshtjen e prones private te qytetareve shqiptare te grabitur nga Qeverite Shqiptare pa ndalur per rreth 68 vjet te shkuara me “ligje” kriminale e antikushtetuese pas vitit 1998 eshte me shume se 1 Miljard Euro.

Sic dihet Gjykata e Strasburgut e pezulloje punen e saje ne drejtim te trajtimit te ceshtjes se prones se qytetareve shqiptare per ti dhene kohe Qeverise Shqiptare qe shkoje por edhe Qeverise suaj z Rama qe te zbatojne Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise gje qe fatekeqesisht akoma nuk keni levizur se Qeveria e shkuar jo e jo pasi ka pas marre ekspert nga Ekuadori per te trajtuar grabitjen e prones se qytetareve shqiptare nga ‘Qeveria e tyre”.

Nese kemi ne konsiderate qe ne Gjykaten e te drejtave te njeriut ne Strazburg presin shqyrtimin edhe me shume se 415 ceshtje te tjera por qe kane object te njejte pronen e grabitur nga shteti shqiptar qytetareve te vet cfare do te thote edhe 1 Miljon Euro apo me shume atehere groposja e sigurte e buxhet te shtetit nga vete Qeverite Shqiptare eshte ne prag.

Kjo ndodh sepse Qeverite Shqiptare te pas 1998 ku futet edhe Qeveria juaj z Rama jane betuar me doren ne Kushtetute se do te qeverisin konforme kushtetutes e frymes se saje ne zemrat dhe mendjet e qeveritareve shqiptare udhehiqen akoma nga filozofia dhe praktikat kriminale komuniste te rabitjes se prones private qytetareve shqiptare e mosrespektim te ligjeve te vendit.

Z Kryeminister grabitja qe i behet tokes se qytetareve shqiptare per here te trete ne 68 vitet e fundit eshte ne kundershtim edhe me ligjet qe vete Parlamenti Shqiptar i pas 1991 ka aprovuar . E thashe tre here pasi nje here u vodh gjate komunizmit mbas 1946 , te dyten me 7501 dhe e treta tani me vazhdimin e veprimtarise se ALUZINit ne kundershtim edhe me vete 7501.

Ne ligjin gjithsesi antikushtetues 7501 qe me te drejte e keni pezulluar z Kryeminister nje ligj qe trajton vetem token bujqesore pasi trojet e banimit sipas ligjeve te kohes duhej ti ktheheshin pronareve legjitim megjithse qarte thuhet ne Kushtetuten e Shqiperise kure eshte aprovuar ne 1998 nga partia juaj socialiste se brenda dy viteve te gjitha ligjet e aprovuara me pare qe bien ndesh me Kushtetuten duhet te abrogohen qe padyshim 7501 duhej te ishte ne radhe te pare.

Z Kryeminister vazhdimi i qeverisjes se vendit ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise duke aplikuar filozofine e praktikat komuniste ne nje shoqeri te hapur e shtet demokratik eshte deshtim i plote dhe i sigurte i kesaj lloj qeverisje gje qe thellesisht besoj se jeni i bindur.

Qeverite parardhese kane krijuar me veprimtarine e tyre ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise e lirite themelore te njeriut nje kosto per buxhetin e shpuar te Shtetit Shqiptar me shume se 2 Miljard Euro e konfirmuar nga zyrtaret tuaj gje qe po te vazhdohet ne te njejten rruge padyshim qe kjo kosto do te rritet deri ne falimentimin e plote te Shtetit Shqiptar pasi ne prag te falimentimit eshte.

Z Kreminister nje qeveri qe nuk zbaton vendimet e nje gjykate siperore Europiane qe ndollet nen juridiksionin e saje sic eshte Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strazburg dhe nuk operon ne respect te Kushtetutes se vendit e frymes se saje gjithcka mund te jete por qeveri e nje shteti demokratik nuk mund te jete.

A e dini z Kryeminister se moszbatimi i vendimeve te Gjykates se Strasburgut jo vetem qe mund te penalizoje Shtetin Shqiptar ne syte e Europes e botes demokratike gje qe mbarte kosto suplementare por e rrit shumen e parave te papaguara me ineresa tregtare duke e zmadhuar gropen finaciare ne buxhetin e shtetit..

Z Kryeminister ju bej thirrje qe te qeverisni Shqiperine e shqiptaret konforme Kushtetutes se Shqiperise e frymes se saje si ligjin themelor te shtetit e kontrates se qytetareve shqiptare me shtetin dhe pushtetin e tyre duke shmangur falimentimin e shpejte dhe te sigurte te Shtetit Shqiptar . E them kete pasi thellesisht besoj se me shume se 2 Miljard Euro detyrime ndaj qytetareve shqiptare nga Gjykata e Strasburgut e me shume se 700 Miljon Euro me se pakti qe ju la qeverisja e meparshme borxhe te papaguara ndaj biznesit , plus interesat per borxhin ndaj kreditoreve te huaj qe shkojne rreth 450 miljon Euro pa principialin padyshim qe e falimetojne Shetin Shqiptar gjithsesi ne buze te gremines.

Nuk dua te ndalem se cfare bie per ekonomine e shoqerine  shqiptare njohja kthimi e shenjterimi i prones private ne Shqiperi konforme Kushtetutes se vendit e lirive dhe te drejtave themelare te njeriut pasi kjo teme do nje analize te plote e te gjithanshme .

Nese i referohmi deklerates suaj z Kryeminister ne Parlamentin Shqiptar  se jane 8 mije jete shqiptaresh te humbura qe kane zanafille konfliktet per pronen pa permendur edhe 18 mije te tjere me se pakti qe kane prere bileten per boten tjeter ne zingjirin e gjate e te dhimbeshem te gjakmarrjes kaq besoj eshte mjaftueshemper ti thene stop vazhdimit te grabitjes se prones se qytetareve shqiptare pasi prona e krijuar me mund e me gjak prej qindra vjetesh as nuk falet as nuk lejohet te vidhet e stervidhet. Ne te tilla kushte  nje qeveri e parlamet demokratik i nje vendi te vogel  ku jeta e cdo shtetasi eshte e shtrejte z Kryeminister qe parlamenti e qeveria te qendrojne mbledhur ne kushtet e emergjences 24 ore nonstop.

Fatekeqesisht kam vene re se pas ardhjes suaj ne karrigen e Kryeministrit te Shqiperise jeni bere i pandieshem ndaj shqetesimeve te qytetareve shqiptare te shprehur ne letra e E-mail tuaja zyrtare prapeseprape une vazhdoj te kryej detyren time qytetare ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve duke ndikuar sadopak per te prure ne fokusin tuaj shqetesime reale te se sotmes e te nesermes ne Atdheun tone te perbashket.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama, Leter Kryeministrit, nga Ajet Delaj

George W. Bush me 24 portrete liderësh botërorë!

April 3, 2014 by dgreca

NJU JORK– George W. Bush, si fushë të re ku të eksperimentojë ka zgjedhur pikturën, me përfundimin e 24 portreteve të liderëve botërorë, të cilat do të jenë në qendër të një ekpozite të llojit instalacion, në Librarinë e tij Presidenciale në Dallas,Texas.

Tablotë, që prezantohen publikisht nesër në një reportazh ekskluziv në NBC, do të paraqiten në Librari si pjesë e një ekspozite të re të dedikuar prodhimtarisë artistike të ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, ku përfshihen edhe autoportrete, panorama dhe tablo me kafshë.
Ndër liderët, të cilve u është realizuar një portret nga ish-presidenti, janë Tony Blair, Vladimir Putin dhe Dalai Lama, sipas një reportazhi të NBC.
Bush i ka deklaruar vajzës së tij Jenna, e cila drejton një program në rrjetin amerikan, që askush prej të interesuarve nuk i kishte parë ende tablotë.
Portrete të personaliteteve të tjera mund të jenë Silvio Berlusconi, Jacques Chirac, Angela Merkel.
“Besoj se do të mbeten të habitur. Me sigurinë që e dinin që po realizoja këto punime, por shpresoj të kuptojnë frymën me të cilën i kam realizuar”, u shpreh Bush.
”Kjo është një frymë miqësie dhe admirimi dhe një përpjekje që njerzit të kuptojnë çfarë mendoj për ta”, theksonte Bush./

Filed Under: Kulture Tagged With: botërorë!, George W. Bush me 24 portrete, liderësh

PURPOSE OF THE PAN- ALBANIAN VATRA(THE HEARTH)

April 3, 2014 by dgreca

Purpose of the Federation/

The federation was founded and organized with the following purpose and program:/

1-     To promote among Albanians in America, and through them among the Albanians in America, and through them among the Albanians in Albania, the spirit of helping one other and of loving their nationality, through conferences and publications.

2-     To promote among them the sense of honor and love for the  laws and institutions of the United States of America, and to strengthen the bond of friendship between American citizens and Albanians.

3-     To help in the learning of the English and Albanian languages and to spread education and moral doctrines among Albanians in America.

4-     To help morally for the amelioration of the members of the Federation and to protect, as much as it can, Albanian immigrants and workers.

The Spirit of the Federation

5-     Vatra should take no part in politics.

MEMBERSHIP

6-     Any Albanian, living the United States, eighteen years old or over, of good behavior, of normal mentality, may seek to become a member of Vatra.

7-     A person who belives in the overthrow of the American Government by revolutionary or criminal meansor by some illegal means no matter how, cannot become a member of Vatra; and if he has been accepted as of member through the mistake or ognorance of some member , his name will be deleted from the membership List.

8-     A person that has revolutionary connections, wich he support with money or articles or conferences or in any other way, cannot be admitted as a member of Vatra, meven if he himself is honest and wise and can be blamed only because of his misunanderstanding. If a person of this sort has been admitted once as a member of Vatra, his name will be deleted from the membership list.

9-A person, no matter how honest he is, if he has the habit of contradicting always, of complaining, of heaping calumny on the officers of the Federation, and through his behavior and his speech manages to cool and drive ways people from VATRA, and plunges the Federation into expenses by increasing or lengthening meetings-such a person cannot be admitted as a member; or if he is admitted once, his name will be deleted from the membership list.

Filed Under: Editorial Tagged With: Purpose of the Federation, Vatra

Mike Dusi :” Jam edhe më krenar se kurrë më parë që jam shqiptar !”

April 3, 2014 by dgreca

Filmi i ardhshëm Mike Dusi  “The Path – Shtegu “/

Nga BEQIR SINA, New York City/

NEW YORK CITY : Mike Dusi, aktori shqiptar në Amerikë, me origjinë nga Gjakova, me t’u kthyer nga vizita në vendorigjinën e tij – prindërve të tij Maria dhe Zefi, është magjepësur me këtë vizitë, si tregojnë prindërit e tij – por, edhe vetë ai në fecebook. Mike, me këtë rast duket se nuk ka mundur t’a fsheh dotë dashurinë dhe mallin për mëmedhun Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare në Ballkan.  Në faqen e tij sociale të internetit gjatë vizitës në Memorialin e Adem Jasharit, ai shkruan se :” Duke menduar përsakrificën e fundit të Adem Jasharit, familjen e tij, dhe ushtarët e UÇK -së – jam Mirënjohës për atë çfarë kan bërë – kaq shumë në këtë ditë të pavarësisë,  përpara për gjëra më të mëdha dhe në të mirë për Kosovën dhe Shqipërisënëpër botë!” shkruan ai.

Në një intervistë të gjatë për portalin “Prishtinapress” ai rrefen planet e së ardhmes së tij – të cilat janë motivuar dhe frymëzuar nga ndenja shqiptare si shpjegon ai duke marrë shkas shumë nga vizita e fundit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbasi ai ka promovuar me komedinë “Mikeboy” në një platformë ndërkombëtare që mbas SHBA do të udhëtonte edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, se  “Cilat kanë qenë disa nga përvojat të paharrueshme? që do të donte për të ndarë ai me lexuesin. Mike Dusi, thotë se :” Përvoja ime më e paharrueshme, është tek pritja e ngrohtë e mikpritjes dhe bujarisë shqiptare, që kam marrë nga kjo vizitë gjaku shqiptar në të gjitha vendet që ai shkojë . “Kam shumë përvoja të mahnitshme për të folur në lidhje me këtë vizitë, dhe në mënyrë specifike . Unë për fat të mirë mund të them se pas vizitës në Europë ” jam edhe më shumë se kurrë më parë krenar që jam shqiptar”, e cila për njerëzit të cilët e më njohin mua – është paksa e vështirë të besohet “.
Komunitetet dhe njerëzit atje rrefen Mike Dusi, në këtë intervistë ishin shumë mikpritës dhe të çiltër, ndërkohë që ai vetë tregon se ka qenë i ngazëllyer për të marrë pjesë në ngjarjet kombëtare – festën e pavarësisë së Shqipërisë.     Mike Dusi thotë se ” Jeta ime ka qenë gjithmonë nën “mikroskop” që paraqet një imazh të caktuar për familjen time, e cila sipas definicionit do të thotë jam shqiptar dhe nga Gjakova- Kosova. Prindërit e mi ishin pronarët e bizneseve lokale dhe kishin përgjegjësi që brenda komunitetit për ne fëmijët që ne gjithmonë të bëjmë gjënë e duhur dhe më të mirën . Ne u rritëm në qytetin Queens – New York, i cili është qyteti më i perzier nga kombësi të ndryshme në Amerikë , ku të gjithë janë të përcaktuar nga kultura e tyre .  Familja ime është përfaqësuar gjithmonë në imazhin më të mirë dhe të mundshme të një familje shqiptare në kurbet. Miqtë dhe komuniteti ynë shqiptar reflekton në filmin Mikeyboy, me të njëjtën mënyrë që ne kemi bërë në jetën reale . Filmi sipas definicionit është një medium i madh për të marrë mesazhin e emigrantit shqiptarë në Amerikë, dhe unë ndjehem krenar dhe i lumtur që kam qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në përcjelljen e mesazhit të vendit tim me të gjithë vlerat argëtuese, shqiptarin.”

Aktori Dusi shprehet se është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, ndaj dhe tregimi në filmin Mikeboy, është shqiptar. “Mike Boy” është fëmijëria ime, është një tregim shqiptar. Mund të mos jetë tregim për të gjithë, por është i imi. Jam rritur me traditën dhe kulturën shqiptare. Prindërit e mi më kanë thënë gjithnjë se duhet të martohesh, të bësh jetën tënde. Pra, kështu rrjedh jeta, duhet ta bësh atë më “funny”, t’i bësh të gjitha këto”, pohon aktori Dusi.

Megjithatë, aktori shqiptar tregon se ëndrra e tij është ta realizojë dhe një film për heroin kombëtar Skënderbeun. “Kam disa ëndrra. Një prej tyre është filmi për Skënderbeun. E kam lexuar një libër për Skënderbeun dhe nuk doja që të përfundojë libri. Aty shihja shumë tregime që mund të trajtoheshin. Mjafton të shkosh në studio, tek ndonjë producent dhe të fillosh punën”, pohon aktori Mikel Dusi.

Ai, megjithëse, aktualisht është në shtëpin e tij në Los Angeles duke punuar me fotografitë me kompaninë tij, shikojmë sipas rrëfimeve të tij, se në planet që Mike ka përpara  zënë vend disa projekte të mëdha të filmit, të bëra gadi për tu paraqitur, të paktën si thotë ai brenda këtij viti para publikut, në intervistë.

Një nga projektet e mëdha të Mike Dusi – (Dushit ) është si tregon ai në intervistën për “Prishtinapress” filmi i realizuar pikërisht mbas vizitës ngallëzyese në vendorigjinën – filmi me titull “The Path – Shtegu”
” Unë nuk jam lloji i personit që projektet pa i bërë realitet, ose të jem i sigurt se jam shumë afër tyre nuk flasë kurrë”, thotë Mike Dusi, duke iu refruar me këtë rast projektit që ai po realizon me filmin “The Path – Shtegu”

“Unë jam gjithmonë në ballë të projekteve dhe kam disa projekte shumë interesante , por unë nuk do të doja për të diskutuar ato derisa ato të jenë afër përfundimit. Jam duke punuar në projektin e ri me një realizim që përfshin disa emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare si Robert Budina, Xhevat Limani, Adriana Matoshi, Besart Sllamniku, Edona Rehitaj, Agon Latifi, Dafina Berisha, May-Linda Kosumiviç, Blerim Gjoci dhe Blin Budakova.

Në ndërkohë, për, Mike Dusin, producenti shqiptar Robert Budina, është një vlerë absolute regjisori, gjithnjë yll që ai e konsideron një mik të ngushtë personal . Takimet dhe njohja e tij me Robert Budinën në Kosovë, duket se ka qenë një përvojë e mrekullueshme . Mbasi, Mike Dusi tani është aktori kryesor në projektin e Robertit, i cili është një bashkëpunim i mrekullueshm me atë të cilët e ndihmuan Robertin në projektin në Kosovë, dhe ata janë : Mrika Krasniqi , Blerim Gjoci , Halil Budakova dhe Alban Budakova.
” Ne jemi duke pritur për të përfunduar filmin “Path – Shtegu ” dhe shpresojmë se do të shfaqet publikisht në mes të vitit 2014″ thotë Mike Dusi.

“Mike Boy”, është filmi më i mirë i aktorit me orgjinë shqiptare nga Gjakova, që jeton dhe ushtron profesionin e tij në Hillivud – Kaliforni – SHBA. Mikel Dushi – alias Mike Dusi, me këtë film mori pjesë edhe në festivalin e Kanës, njëri prej festivaleve më të famshëm në botë. Aktori Dusi, ka pranuar se ai është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, andaj dhe tregimi në film, është i motivuar nga një histori shqiptare.

Filmi i zhanrit komedi “Mike Boy”, i aktorit shqiptaro-amerikan, Mikel Dusi mbas Nju Jorkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vitin e kaluar filmi mbrrit në kinemanë Imperial të Tiranës, Prishtinës e Shkupit.

“Mike Boy”, është filmi më i mirë deri tani i aktorit me origjinë shqiptare nga Gjakova, Mikel Dusi

Film ky që edhe, e përditshmja amerikane ”Daily News” ka shkruar rreth aktorit hollivudian me origjinë shqiptare, Mikel Dusi, ylli i filmit ”Mikey Boy”, premiera e të cilit u shfaq në Nju Jork muajin e kaluar

Ajo shkruante se filmi gjysme autobiografik, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikelit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare.

Sipas gazetës njujorkeze ”Daily News” filmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve në Amerikë, të cilët e pretën me padurim shikimin e premierës së tij. Mikel Dusi është shprehur për ”Daily News” se që i vogël ka ndihmuar prindërit në picerinë që kishin hapur në Amerikë, duke i bërë ata të ndiheshin gjithnjë e më krenarë për djalin e tyre.
“Ajo çfarë e karakterizon më së shumti këtë film, sipas ”Daily News” është se dalin në pah elementë pozitivë të shqiptarëve, pasi në përgjithësi filmat e realizuar nga të huajt për Shqipërinë, si për shembull ”Taken”, kanë errësuar imazhin e Shqipërisë duke i përshkruar shqiptarët si rrëmbyes dhe kriminelë.Mikel Dusi është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe nuk habitet aspak nga mbështetja e shqiptarëve, pasi kështu është natyra e vërtetë e tyre” ka shkuar gazeta e New Yorkut ”Daily News” .

Filmi gjysmë autobiografik “Mike Boy”, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikelit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare.

 

Filed Under: Kulture

IDE PËR NJË MONUMENT NË GJIRIN E VLORËS PËR TË PËRNDJEKURIT E MESDHEUT

April 3, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/
 1.Me skulptorin vlonjat Zeqir Alizoti,bir i Camërisë trime, kthejlluan një ide,dikur e ka cekur Dr. Ana Kohen.A mund të ngrihej një monument  ,përmendore në brigje, pranë humbëtirës së madhe ujore  të Gjrit të Vlorës ,për të përndjekurit e Mesdheut,për  hebrenjtë e ikur nga Spanja në valën   e përndjekjeve  të vitit 1492,ku  nën vrazhdësinë e kohës ishte kërkuar ikja e madhe e përgjithmonë.Nga versioni historik mësohet se :ata kishin lënë brigjet me pikëllimin,që u ndihej në shpirt dhe si udhërrëfyes kishin tokën ku gjendej Gjiri i Vlorës? Qyteti jetonte me shpirtin tek deti.Dhe lajmet që mbrinin për të ardhurit. Turmat e mëdha zbarkonin ne Treport,atje më tej 8 km  ku  qyteti nuk ndjente gjumë. Sytë e të ardhurëve,rridhnin lot të patharë.Dhe sa më lart,sa më i fuqishëm bëhej përgjërimi ,I të ardhurit si kurrë ndonjëherë në këtë gji detar ,aq më  tepër vala eksodistëve trefishohej. Ishte e vetmja shpresë,Gjiri i Vlorës,vendmbritja e hebrenjëve ishte  skela e Treportit, një ndër qytetet me port të madh në shekullin e IV pr. Kr. Duke u torturuar nga dhimbja pa pasur kujt t’ja rrefenin veç vetes fatkeqësinë e tyre,ata nuk mund të duronin dot dëshirën,që kishin për të derdhur lot. A mbritën të gjithë ata, që ikën nga  nga përndjekja?Kësaj pyetja i përgjigjen hulumutuesit  e huaj që thonë:Numri i atyre që u përzunë nga Spanja në këtë mënyrë është vlerësuar në mënyra të ndryshme nga ana e vëzhguesve të ndryshme dhe historianët . Juan de Mariana , në historinë e tij të Spanjës , pohon deri në 800.000 . Isidor Loeb , në një studim të veçantë të subjektit në Revue des Etudes Juives, zvogëlon numrin e vërtetë të emigrantëve në 165,000 . Bernáldez jep detajet e rreth 100.000 të cilët shkuan nga Spanja në Portugali : 3,000 nga Benevente në Braganza , 30,000 nga Zamora në Miranda , 35,000 nga Ciudad Rodrigo në Villar , 15,000 nga Miranda de Alcántara në Marbao  dhe 10,000 nga Badajoz në Yelves . Sipas të njëjtit vëzhgues , ka pasur krejt 160.000 hebrenj në Aragoni dhe Castile . Abrahami Zacuto llogarit ata, që shkuan në Portugali me 120.000 . Lindo pohon se 1,500 familjet e Moriscos hebrenj nga mbretërinë e Granadës ishin të parët që largohen nga vendi . Ajo  që mund të jetë me interes për të dhënë vlerësimet e mëposhtme të Loeb -të ,e numrit të atyre që kanë qenë në Spanjë para dëbimit dhe e atyre që emigruan në pjesë të ndryshme të botës :
Algeria 10.000
Amerika 5,000
Egjipt dhe Tripoli 2,000
France 3000
Holandë, Angli , Skandinavi dhe Hamburg 25,000
Itali 9,000
Marok 20,000
Turqi 90,000
Në vende të tjera 1,000
________
Gjithsej emigruar -165,000
 pagëzuar 50.000
Vdiqën  rrugës 20,000
________
Gjithsej në Spanjë në vitin 1492 -235,000
Kështu ëndrra për një troll të ri, perëndimin e shpresës,mbeti dhimbje,mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim.Për ata,që si varr u mbeti deti,streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika, dhe vdekja në fund.Kështu,kujtimet e dhjetëra të përndjekurve,që i mori deti,vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë.Një lutje prano ti udhëtar i detrave ,aty hidh një lule,se për të mbritur këtu në vendin tënd,ata rrugët i shtruan me gjak.
—–
Z.Alizoti ,ka ngritur edhe një përmendore për camët si dhe mikëpritjen që u dha populli i Dukatit,të ikurve nga vatra amëtare.Skulptori vlonjat ka  një sërë eksperienca të tjera në fushën e arti figurative.Dhe duke qartësuar këtë ide kujtuam se diku në Afrikë,shteti aktualisht mbanë emrin Benine ishte porti,vendi që  merrte e  transportonte zezak  në Europë ,ishte ngritiur një permendore për skllevërit e mjerë.
2.
Një prej emertimeve të hebrenjve gjendet  qysh  nga mesjeta emrin Jeriko,kështu thirrej Oriku në mesjetë një qytet tjetër që ka lidhje me Gjrin e Vlorës. Dr M.Zeqo , Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).
Këto të dhëna i lidhim duke synuar të  dalim tek pyetja.Mos vall  të ikurit e vitit 1942, që  erdhën në brigjet e Gjirit të Vlorës ,rithemeluan Orikun duke e pagëzuar me emrin Jeriko?
3.
Idea e Dr.Ana Kohen.
…Mu në bregun e qytetit Plymouth të shtetit Masaçusets është një shkëmb apo gur me përmasa mesatare, i cili ruhet dhe mbrohet nga shteti. Parku Shtetëror Historik i “Gurit të Plimuthit” përkujton zbarkimin më 1620-ën të pelegrinëve apo të emigrantëve të parë në brigjet lindore të Atlantikut në Amerikën Veriore. Çdo vit ai vizitohet nga mbi një milion turistë nga e gjithë bota. Mijëra kilometra më në perëndim, në anën tjetër të Atlantikut, shtrihet Kepi i Triportit në Vlorë. Pikërisht aty, më 1492-shin zbarkuan qindra hebrenj sefardikë që ishin larguar nga Spanja për t’i shpëtuar përndjekjeve të inkuizicionit. Ata u ngulën në Vlorë dhe rindërtuan jetën e tyre, duke u mbështetur në mikpritjen, mbrojtjen dhe harmoninë e popullit vlonjat. Breza të tërë izraelitësh sefardikë jetuan për disa shekuj në Vlorë, deri sa u shpërngulën drejt Beratit dhe viseve të tjera të Arbërisë, kur Vlora u pushtua nga Venediku.
Cfarë do të mund të përmbante monumenti?
Dr.Ana Kohen citon:Për vlerat e mëdha dhe të njësishme të tij, Kepi i Triportit, duhet të kthehet në një Park Historik [Kombëtar ose ndërkombëtar] për nderimin e të përndjekurve në Mesdhe. Për mendimin tonë, organet e pushtetit vendor në Vlorë të fillojnë menjëherë procedurat përkatëse dhe t’ia paraqesin propozimin në fjalë Ministrisë së Kulturës dhe shpresojmë që kjo nismë të mbështetet pa rezervë edhe nga deputetët e Vlorës, pavarësisht se kujt partie i përkasin.
Ne këtu po punojmë me qeverinë amerikane që, për rastin e Triportit të zbatohet edhe Marrëveshja Dypalëshe për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. Do të ishte mirë sikur në hyrje të Parkut Historik të Triportit të gdhendeshin fjalët e zonjës Irene Grünbaum, gruas me prejardhje hebrenje, të cilën shqiptarët e strehuan dhe i shpëtuan jetën gjatë pushtimit fashist e nazist të vendit.
4.
Histori  e  thënë gërmë për gëmë,por shkurtazi.
Hebrenjtë spanjisht, dikur përbënin një nga më të mëdhat dhe më të begatëtë  komuniteteve hebraike, nën sundimin mysliman dhe të krishterë , para se  së bashku me muslimanët rezidentë , ishin të detyruar për të kthyer në katolicizëm , të përjashtohen , ose të vriten kur Spanja u bë e bashkuar nën  monarkin e  mbretit Ferdinand dhe Isabella në vitin 1492 .
Rreth 13,000 deri në 40,000 hebrenj që jetojnë në Spanjë sot (  çifutët Sefardikë , edhe pse shifra në mbarë botën është jashtëzakonisht e vështirë për të arritur në mënyrë specifike për hebrenjtë që vijnë nga vende ku ka pasur një dekurajim monetare dhe sociale për të pasur një sfond çifut dhe për arsye të ndryshme të tjera. Numri i hebrenjve të prejardhjes Sefardikë në Izrael ishte vënë pak më shumë se 60% të popullsisë të përgjithshme izraelite hebrenj dhe jo- hebrenj më 1990 .
—–
Kur Henry de Trastámara hipi në fron si Henry II ka filluar për judenjtë, kastilian një epokë e vuajtjes dhe intolerancës ,duke kulminuar në dëbimin e tyre .Kleri,fuqia e të cilit u bë më e madhe  nën sundimin e vëllavrasjes,nxitën paragjykimet anti – hebraike  të  masave në pohimin plot zhurmë në Cortés e Toro. Ajo u kërkoi, që Judejtë  të mbahen larg nga pallatet e mëdhenj, nuk duhet të lejohet të mbajën poste publik , duhet të jetojnë larg nga të krishterët , nuk duhet të veshin rroba të kushtueshme, as të  hipin  mbi mushka ,duhet të veshin simbol , dhe nuk duhet të lejohen të mbajnë emrat e krishterë ….
Në Cortés e Soria ( 1380 ) ishte miratuar, që rabinët , apo shefat e aljamas , duhet të ndalohen, në dënimin e një gjobë prej 6,000 maravedís , të shkaktojë mbi hebrenjtë dënimet e vdekjes , gjymtimi,dëbimit, apo shkishërim, por në procedurat civile ata ishin ende të lejuar për të zgjedhur gjyqtarët e tyre .Çifutët nuk guxonin të tregojnë veten e tyre në publik pa simbol , dhe si pasojë e urrejtjes gjithnjë në rritje ndaj tyre se ata ishin më të pasigurt për jetën, ata u sulmuan dhe u plaçkitën u vranë në rrugë publike . Gjoni ishte i detyruar ( 1385 ) të nxjerrë një urdhër që ndalonte punësimin e hebrenjve si agjentë financiare ose tatimore – fermerë të mbretit , mbretëreshës , Infantes , apo të mëdhenjtë . Për këtë u shtua rezoluta e miratuar nga Këshilli i Palencia  që ka urdhëruar ndarjen e plotë të hebrenjve dhe të krishterëve dhe ndalimin e çdo shoqate mes tyre .” Ekzekutimi i Joseph Pichon dhe fjalimet nxitëse  e predikimet e dorëzuar në Sevilje nga Archdeacon Ferrand Martinez , ka ngritur urrejtjen e popullatës në fushën më të lartë . I Pafuqishëm Mbreti, pavarësisht nga përpjekjet e mjekut të tij Moisiu ibn Z.arz.al ti zgjasin jetën, vdiq në Alcala de Henares më 9 tetor 1390 , dhe u pasua nga djali i tij njëmbëdhjetë vjeçar.  Këshilli – regjent i caktuar nga mbreti në testamentin e tij, e përbërë prej prelate , të mëdhenjtë , dhe gjashtë qytetarëve nga Burgos,Toledo,Leon,Sevilje,Kordova dhe Murcia, ishte e pafuqishme ,çdo gjurmë të respektimit të ligjit dhe drejtësisë ishte zhdukur nga Ferrand Martinez. Paralajmërime të shumta,për të nxitur publikun kundër hebrenjve  dhe për të inkurajuar  për aktet e dhunës  që në fillim të janarit 1391, judenjtë e  shquar që ishin mbledhur në Madrid morën informacion për trazira dhe se  ishin të kërcënuar në Sevilje dhe Kordova. Një revoltë shpërtheu në Seville në 1391. Juan Alfonso de Guzman , dhe qeveritar i qytetit , dhe vëllai i tij kryetar bashkie ” Aalto Perez de Guzman , kishte urdhëruar , në Ash Ëednesday , 15 Mars, arrestimin dhe fshikullim publik të dy nga  udhëheqësve.Ferrand Martinez  ka vazhduar i papenguar ankesat e tij inflamatore në turmë për të vrarë hebrenjtë apo ti pagëzoj ata .Më 6 qershor turma u sulmua Juderia në Sevilje nga të gjitha anët dhe vrau 4.000 judenjë . Pjesa tjetër dorëzohet në  pagëzim si mjeti i vetëm për ti  shpëtuar vdekjes .” Në këtë kohë, në Sevilje është thënë se përmbante 7,000 familje hebreje. Nga tre sinagoga të mëdha ekzistuese në qytet,dy janë shndërruar në kisha.Në të gjitha qytetet e në të gjithë kryepeshkopatat, si në Alcala de Guadeira,Ecija,Cazalla dhe në Fregenal, judenjtë u grabitën dhe  u vranë në Kordova,kjo thertore u përsërit në një mënyrë të tmerrshme,gjithë juderia është djegur , fabrikat – shtëpi janë shkatërruar nga flakët .Para se autoritetet do të mund të vijnë në ndihmë të njerëzve të pambrojtur, çdo një prej tyre – fëmijët,gratë e reja,pleq – ishin vrarë pa mëshirë ,2,000 kufoma në grumbuj në rrugë , në shtëpi  dhe në sinagoga  ishin mbytur “.
” Nga Kordova, fryma e përhapjes së vrasjeve  në Jaén .Një thertore e tmerrshme u zhvillua në Toledo më 20 qershor. Në mesin e dëshmorëve shumë ishin bijtë të  rabinëve të   famshme toledane.Shumica e komuniteteve kastilianisht vuajtën nga persekutimi , .. më 9 korrik, një shpërthim ka ndodhur në Valencia  më shumë se 200 persona janë vrarë dhe shumica e hebrenjve të atij qyteti u pagëzuan nga frati Vicente Ferrer , në 2gusht vala e vrasjes ka vizituar Palma , në Majorca , 300 hebrenj u vranë dhe 800 gjetën  strehim në fortesë , nga të cilat  me lejën e guvernatorit të ishullit  dhe nën mbulesën e natës , lundruan për në Afrikën e Veriut ,  shumë  u dorëzuan  për t’u pagëzuar, tre ditë më vonë,të shtunën, më 5 gusht , një protestë filloi në Barcelonë në ditën e parë, 100 hebrenj ishin  vrarë , ndërsa disa qindar të tjerë gjetën strehim në qytetin e fortifikuar, të nesërmen turma pushtoi juderinë dhe  e ktheu në gërmadhë . Më 8 gusht  në kala u sulmuan , më shumë se 300 hebrenj dhe u vranë . Trazira shpërthyen në Barcelonë deri më 10 gusht dhe shumë çifutët ( edhe pse jo 11.000 siç pretendohet nga disa autoritete ) u pagëzuan .Në ditën e fundit – filloi sulmi mbi Juderinë në Girona , disa Judenj u grabitën dhe u vranë. ” Qyteti i fundit që  vizitoi vdekja ishte Lerida (13 Gusht). Çifutët e këtij qyteti më kot kërkuan mbrojtje në Alcazar, 75 prej tyre  u vranë , të tjerët u pagëzuan.”Viti 1391. Forma të një pikë-kthese  në historinë e çifutëve spanjollë . Persekutimi ishte paraardhës i menjëhershëm i inkuizicionit , nëntëdhjetë vjet më vonë , u prezantua si një mjet për të shikuar çifutët  të konvertohen .Numri i atyre që kishin përqafuar krishterimin, për t’i shpëtuar vdekjes , ishte shumë e madhe . Cifutët e Baena,Montoro,Baeza,Ubeda,Andujar,Talavera , Maqueda,Huete, dhe Molina dhe sidomos Saragoza,Barbastro, Calatayud , Huesca , dhe Manresa , ishin  paraqitur për t’u pagëzuar  në  mesin e atyre të  pagëzuarve disa burra dhe dijetarë .” Pas ekseseve të përgjakshme të vitit  1391 urrejtja popullore  karshi  hebrenjve ka vazhduar pa u pakësuar .Shumica e hebrenjve nga Valencia , Katalonja dhe Aragon shtyhej për Afrikën e Veriut ,veçanërisht Algjeri .
Këto vlerësime ndoshta mund të konsiderohet si një minimum , por është mjaft e mundshme që të paktën 200,000 u larguan nga vendi , duke lënë pas tyre të vdekur dhe një numër i madh i të afërmëve  të cilët ishin të detyruar nga rrethanat për të fshehur fenë e tyre dhe për të miratuar krishterimin .Rreth 12,000 duket se kanë hyrë në Navarre, ku ata ishin të lejuar të mbeten . Tudela në Navarre kthehet në një strehë . Në Tudelans kishte shpallur tashmë në  vitin 1486 se: ” Nëse ndonjë hetues hyn qytetin e tyre ,ai do të hidhet në lumin Ebro “.
Nën presionin e mbretërve të Spanjës, të Navarrese hebrenjtë që nuk konvertohen në katolik u dëbuan nga mbretëria në 1498 . Dëbimi duket se ka prodhuar një krizë  dhe varkat e mbushura me hebrenjë . Portet e Kartagjenës , Valencias dhe Barcelonës janë siguruar nga Ferdinandi me anije për të marrë të arratisurit, por judenjtë shpesh kanë  gjetur vështirësi në ulje , për shkak të sëmundjeve,moshës së thyer . Pjesa tjetër u kthye në Spanjë dhe u pagëzuan . Nëntë anije të mbushur me njerëz erdhën në Napoli. Në Genoa ata ishin të lejuar vetëm  me kusht që të marrin pagëzimin . Hebrenjtë  që shkuan në tokat nën sundimin  Perandorisë Osmane u vendosën kryesisht në ( Selanik) dhe deri në një masë në Stamboll dhe Izmir .
 *Master.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Filed Under: Featured Tagged With: Gezim Llojdia, ne Gjirin e Vlores, nje monument

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT