• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2014

ALEX SELIMAJ – I VËRTETI

September 4, 2014 by dgreca

Po tashti Alex u rikthye përkohor apo pa limit nga Amerika në qytetin e Gucisë dhe po e ringren aty moderne kullen e të parëve të vet. Ka ble truall për gjallnim oxhaku e tradite skej rrugës së madhe të Nokshiqit.Po e pasuron fototekën e tij me albume të reja nga vise të vendlindjes.Po e (bashk)ideon mundësinë e hapjes të një bar-restoranti edhe me galeri të pasur me foto historike e të ditës Ka hap një kurs për mësimin e karatesë fëmijëve në qytetin e Plavës. Etj., etj./
Nga Ramiz Lushaj/
1.Mjeshtri i fotografisë artistike, i nokshiqasi Alex Selimaj, banor i qytetit ilir të Gucisë, njëherash edhe shqiptaro-amerikan njujorkez, i përket të tretës epokë të udhës të fotografisë shqiptare që sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar fillton prej nga viti 1991.
Alex Selimaj është njeri i thjeshtë e pikërisht në atë thjeshtësi i rrinë madhështia e emrit dhe e veprës në lartësi e rekorde të fotografisë mbarëkombëtare shqiptare.
Sivjet, 175 vjet nga liçensimi prej Akademisë së Shkencave të Francës (1839) i shpikjes fillestare e plotore të fotografisë nga dy francezët Niepce-Daguerre, përndryshe, edhe 155 vjet pas çeljes ma të pares studio fotografike shqiptare ”Marubi” në Shkodër, shenjojmë se Alex Selimaj, është një ndër “100 mjeshtrit e fotografisë shqiptare të shek. XXI”.
Unë, me bindje të plotë do të thoja se disa nga fotot e tij artistike nga Plavë-Gucia me rrethina, nga Manhatani i Nju Jorkut, etj. më përngjasojnë me pikturat e Rembrandtit, Da Vinçit, Kolë Idromenos etj.,
Në koft se flasim për mjeshtër të fotografisë në trojet etnike shqiptare nën Malin e Zi atëherit për Alex Selimaj nuk vjen në pyetje as vendi i tretë e as i dyti, po vetëm i pari. Ai është tashma në krye të vendit e të rendit, aq sa meritor edhe përkushtimor.
Sigurisht, në dy shekujt e fundit, pas mjeshtërve shqiptaro-amerikanë të fotografisë si Gjon Mili (1904-1984) Dhimitër Mborja, K. Sotiri e Fadil Berisha, hyn në pesëshen medalioniane Alex Selimaj, një emër që ban historinë e tij në lartësim përditësor në enciklopedinë e fotografisë shqiptare, që kontribuon pa cak si artist atdhetar në lidhjet kulturore shqiptaro-amerikane në dy anët e Atlantikut, që ia rrit vlerat visore vendlindjes e kombit të vet amë.
2.Mjeshtri i fotografisë artistike Alex Selimaj me fotot e tij nga albumet e reja të viteve të fundit apo fototeka e pasur e dixhitalizuar deri edhe me uebsajte në internet dhe nga disa ekspozitat të tij na japin një imazh real për të qesh sytë e rrit shpirtin tonë, nji imazh jetësor të realiteteve pamore deri në shfaqje të (pa)dukshme të tyre. Sigurisht, është i Vërteti me fotot e tij. Këndi i shikimit është mjaft i gjetur për syrin e tij e objektin e tij fokusues. Në çdo rast është i ndryshëm si në kohë fizike e në pozicion gjeografik.
Thellësia e pamjes në fotot e Alex Selimajt është deri në kufij të pazakontë, tue na zdrit përballë edhe psikologjinë e karakterin e personazheve të galerisë së tij fotografike. Fotot e tij kanë temperament, mbajnë temperaturën e autorit, mjedisit, tematikës, kohës.
Alex Selimaj i ka pothuaj të gjitha fotot të ndjeshme. Pikturë e gjallë. Flakadojnë frymëzim edhe për poetët, edhe për çobanin. Japin emocione. Mbartin kënaqësi të shumëfishtë. Sjellin çlodhje të qetë. Krijojnë atmosferë të mirë.
I përkushtuari mjeshtër, Alex Selimaj, e kap foton në ecje, në lartësi, në largësi, tue mat me sy profesionisti e pasion shpirtëror. Në të gjitha format e mënyrat, në çdo stinë të vitit, në çdo orë të ditës e natës kur shkrep aparatin fotografik artno’ foto të mira, të rralla, të pazakonta, të pastra, me dritë.
3.Artisti talent rrallë i fotografisë Alex Selimaj është një emër që i bën nder kohës, një emër që i nderon rremagenin e Selimajt të Nokshiqit të historisë, krahinën e vet etno-historike-turistike të Plavë-Gucisë, krejt Shqiptarinë kombëtare në Ballkan e kudo në botë.
Alex Selimaj ka botue gjithato foto në gazeta e revista amerikane si “In Toch Magazine”, “New York Daily News”, “Teen Magazine”, “Sky Magazine”, “Travel Magazine”, etj. dhe në media të tilla në shtete, treva e diaspora shqiptare si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Amerikë, Londër, Zvicër, Kanada, etj. Në disa libra të kohëve të fundit gjen gjithato foto dokumentare ilustruese të fototekës së tij.
Alex Selimaj ka hapur pesë ekspozita fotografike në Nju Jork (SHBA). Ma e fundit ishte ajo e shkurtit 2013 në mjedise të Ambasadës të Republikës së Kosovës në Nju Jork me foto të tij nga dita historike e Shpalljes së Pavarësisë të Kosovës më 17 shkurt 2008, pasi ishte i vetmi fotoreporter nga Nju Jorku pjesmarrës në këto festë të madhe në Prishtinë.
Alex Selimaj, ky mjeshtër i fotografisë artistike, talent e fenomen artistik i heshtur, me sa di, ka një ide me ecuri mbi dyvjeçare për me e botue nji album me pamjet e jashtëzakonshme nga luginat e Gucisë, e Plavës, e Jasenicës, e Gërbajës, e Komoranit, nga Alpet Shqiptare, nga Bjeshkët e Bekuara. Aty, në faqe të tij, njëmendësisht, mund të hyjnë edhe ngjarje e figura historike të Plavë-Gucisë, tue nistue me gjurmë e gjetje arkeologjike të antikitetit ilir e të mesjetës së vonë, me Luftën e Nokshiqit, Masakrën e Previsë, etj.
Çdo kush mund të kqyrin fototekën e tij të madhe, me galeri të fotove të tij plot art’ e dritë, si tek ëebsajtet e tij alexselimaj.com, etj., në facebook “Plavë Guci”, etj. Aty ka ba publike një pjesë nga thesari i tij vetjak e kombëtar.
Thënia amerikane “Një foto vlen sa një mijë fjalë” në krijimtarinë e mjeshtrit të madh të fotografisë artistike nokshiqasit, Alex Selimaj, merr kuptim plotor e lartnim përditësor, ka vlerë risore e visarore, gjen vertikalitet e horizontalitet, flet për kontributet e atributet e tij (ndër)kombëtare.
4.E gjithë krijimtaria e mjeshtrit të fotografisë artistike Alex Selimaj ka një hark triumfi nga Plavë-Gucia në Nju Jork, krejt dritë, plot rrezatim. Edhe vet jeta e Alex Selimaj prej artisti emblematik, veprimtari kombëtar e qytetari dinjitar është e ndame më dysh në segmente kohore motmotesh pothuaj të njëjtë në mes vendlindjes e mërgimit. Po tashti është rikthye përkohor apo pa limit nga Amerika në trevën e vet etnike.
Alex Selimaj me fotot e tij artistike nga Manhattani – “kryeqëndra e botës”, etj. si ato: Statuja e Lirisë me sfond yjet e natës, vjeshta me mozaikun gjethepërtokë apo dimri me fijatje bore në Central Park të Nju Jorkut, Ura e Brooklynit dhe e Manhatanit, etj. na e paraqet madhështinë e bukurinë e Amerikës, mike e madhe strategjike e jetike e shqiptarëve.
I veçanti, mjeshtri Alex Selimaj, si rrallëkush, me fotot e tij hyn pastër tek flatrimi i Flamurit Kombëtar Shqiptar në “Logu i Bjeshkëve” në Kelmend; tek guri i kullës malësore të Bruno Selimajt në Guci, etj.; tek gjethja e lisit në degë apo tokramje në lartësi të Ropojanit, tek lulja në ujët e liqenit të Plavës; tek lahuta e Januz Delajt në skenën “Alpet Shqiptare, Vuthaj, 2014”; tek pe-endja e xhubletës në ritmiken e valltares; tek dritërimi i Plavës natën; tek balluket e kalit të shalës në kullosë; tek damarët e gurtë të Majës së Vajzës, etj.
Sigurisht, fotot e tij artistike me bukuri të rralla natyrore nga Plavë-Gucia janë një ftesë e hapur për turistë shqiptarë e të huaj për të ardhë në kit’ trevë në çdo stinë të vitit. Duket se në kit’ shekullin e ri, veçmas kohët e fundit, mjeshtri Alex Selimaj është ndër të parët e nga të paktit që i promovon gjithanshmërisht e gjithkah bukuritë e magjishme turistike të vendlindjes së tij në sytë e botës.
5.Qytetari i Gucisë e i Nju Jorkut, mjeshtri i fotografisë artistike, Alex Selimaj, është një nga gjashtë vllaznit e familjes së madhe të fisme e të ndritshme shqiptaro-amerikane Selimaj. Secili ma i mirë se tjetri, të nderuar nga/për të gjithë si Bruno, Nino, Dino, Bali, Besimi, Alex-i. Të gjithë sëbashku shquhen si veprimtarë kombëtar. Biznesmeni kombëtar, Shaban Mehaj i Hotit të Plavës më thotë se djemtë e derës së Bajram Selimajt të Nokshiqit janë punëmirë, puna nuk iu ik duarsh, i rrijnë asaj në kambë në çdo situatë.
Alex Selimaj është djalosh e personalitet nokshiqas, i visit ligjendar ku u zhvillua Lufta legjendare e Nokshiqit (4 dhjetor 1879-11 janar 1880), e cila ishte ma e famshme se ajo antike e Termopileve, ku u luftue kundër 7 krajlive të kohës të cilat kërkonin t’ia jepnin Plavë-Gucinë principatës së Malit të Zi dhe, njëherash, kjo luftë legjendare e paraardhësve të tij ishte Parathania e Pavarësisë së Pambyllun të Vlorës të 1912-tës.
Alex Selimaj vjen nga visi nokshiqas i personaliteteve të shquara mbarëkombëtare shqiptare si: Akademiku Esad Mekuli (1916-1993) ish kryetari i parë i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Fuqi tjetër e madhe intelektuale ishte prof. Hasan Mekuli (1929-2013), ish pedagog i Universitetit të Prishtinës, ish kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kryeredaktor i revistës “Jeta e Re”, studiues e kritik letrar, etj. i cili në Beograd, në një mbledhje zyrtare, kur ende pati kundërshti për çiljen e Universitetit të Prishtinës u ngrit e bani deklaratën e jehonshme: “Unë dij t’i mbathi opingat kaçake, ende i ruaj ato në tavane kullash…”. Poeti, prozatori, përkthyesi e studiuesi Qerim Ujnaki Selimaj ka hyrë edhe në antalogji të kohës e botës së sotme.
Alex Selimaj ka një pasion të kahershëm: kangën. I bie edhe çiftelisë. Shumkush më thotë se a kanë antar i parë i Shoqërisë Kulturore “Maja e Karafilit” në Plavë-Guci.
Alex Selimaj është djalosh kombëtar në gene e veprimtari të prejkohshme e të përditshme. Ashtu, disi të pabujshme e fort të dukshme. Ai, për dy vite mandatore (2011-2013), ishte kryetar i zgjedhur i Fondacionit Plavë-Guci me seli në Nju Jork, një institucion kombëtar, humanitar, kulturor, një nga ma aktivët e cilësorët në të gjithë historinë e shoqërisë civile mbarëshqiptare. Ai gjatë ushtrimit të kësaj detyre fisnike ishte punëdrejt e bajemirë. Si gjithnjë në hapa të jetës së tij.
Veprimtari kombëtar Alex Selimaj ecë me kohën, i prin asaj. Shembulli ma i plotë e krejt i qartë është pasioni e frytet e punës së tij informatike moderne. E ka dixhitalizue prej vitesh veprimtarinë e FPG duke e hap ëebsajtin tematik e funksional. Para një dekade, kah vitet 2000, e ka çil ndër të parët një ëebsajt krejt të veçantë: Kosovasovrane.com në të cilën ndër vite flet haptë e flaktë për historinë e kulturën e lashtë e të re shqiptare, e ilustron me harta të hershme e me foto, me dokumenta arkivore e publike, etj.. duke i dhanë ndihmesë të vyer e të pashlyer Kosovës, Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan e në Botë.
Mjeshtri i fotografisë artistike Alex Selimaj e ka stolisë me fotot e tij të formateve të mëdha krejt Manifestimin e madh Shqiptar të vitit 2013, përndryshe: Paradën Shqiptare në Nju Jork, organizatore e së cilës ishte Kisha Zoja e Shkodrës në Hartsdale N.Y. me mbështetjen e shoqërisë civile shqiptare në Amerikë, ndër të cilët edhe Fondacioni Plavë-Guci, etj. Makinat e markave e tonazheve të ndryshme ishin veshur me fotot e Alex Selimaj, në të cilat ekspozoheshin foto nga të gjitha trevat shqiptare, etj. Ishte një ekspozitë e hapur në natyrë, në kryeqëndren e botës, në Nju Jorkun që ka ma shumë shqiptarë se çdo shtet tjetër i Amerikës.
Po tashti Alex u rikthye përkohor apo pa limit nga Amerika në qytetin e Gucisë dhe po e ringren aty moderne kullen e të parëve të vet. Ka ble truall për gjallnim oxhaku e tradite skej rrugës së madhe të Nokshiqit.Po e pasuron fototekën e tij me albume të reja nga vise të vendlindjes.Po e (bashk)ideon mundësinë e hapjes të një bar-restoranti edhe me galeri të pasur me foto historike e të ditës Ka hap një kurs për mësimin e karatesë fëmijëve në qytetin e Plavës. Etj., etj. Ai gjen kohë për të gjitha këto tue i krye tetana në lartësitë e talentit të vet. Ai, kësisoj, me të tilla përkushtime, përjetime e realitetime ka pse me i prit’ mëngjeset, me iu gëzue diellnimit spektrues të ecunisë e lartësive të tij. Ai është kudo ku e thërret arti i fotografisë, veprimtaritë shoqërore-kulturore-sportive, ndërtimtaria, albumi me fotografi, kanga, interesat e kombit shqiptar. Ky personalitet ngado ecë në udhët e tij e të kohës është një dritë e pastër e kombit.

Filed Under: ESSE Tagged With: ALEX SELIMAJ, i vertete, Ramiz Lushaj

Z.Vuçiq, Vulinit ia kam thene njeherë, po ta them edhe ty!

September 4, 2014 by dgreca

”Vuçiç i quan shqiptarët “banditë”, jep autorizime për policinë serbe/
Nga Fahri XHARRA/
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sapo është kthyer nga Berlini, menjëherë ka vizituar bazën e xhandarmërisë serbe në kufirin me Kosovën. Ky është krim i organizuar” , tha ai dhe shtoi se beson që shqiptarëve të komunës së Podujevës “nuk do t’iu bien ndërmend të shërbehen me akte të tilla terroriste dhe të tërbohen në rrethinë të kësaj baze”, transmeton fjalët e tij Lajmi.net.”))
I pata shkruar çatipit serb :”Zoti Vulin! Kemi menduar se sado pak lufta e fundit iu ka mbushur mend : iu ka mbushur mend në kuptimin e marrëzisë serbe në lakminë e juaj të pa shterruar për të pasur edhe atë që nuk iu takon . Por ju harroni shpejtë ; me qëllim e harroni çdo gjë dhe bëhëni sikur nuk e keni ditur. “
Ky ishte mjerimi i politikanit serb kur ne nje rast krejtsisht paqësor Vulini pat thënë:
““Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”
. E pa mundur me ju.
Zoti Vuçiq keni menduat që s`do të ketë më shqiptarë në Kosovë ? Si nuk e keni ditur që përkundër krimeve që i keni bër,ka qenë e pamundur të na zhbëni ? Sa shpejt që harroni !
Kurse tani i quajtët shqiptarët “banditë”, dhe jepni autorizime për policinë serbe që të ndëshkohen shqiptarët.
Edhe ju zoti Vuçiq ,ende nuk e keni dënuar të keqën dhe për ate ti nuk sheh as shqiptar e as njerëz në Kosovë, ti sheh vetëm banditër .Ata ta turbulluan mendjen .Dënimi i rrënjëve të së keqes është i detyrueshëm për të gjithë.
Zoti Vuçiq , ”Ka një doktrinë në Ballkan, një draft të vitit 1938, që kërkon haptas dëbimin e popullit më të vjetër të gadishullit. Ky draft është shkruar prej një akademiku të njohur me emrin Vasa Çubrilloviç dhe titullohet: “Dëbimi i shqiptarëve”.
Ju i qëndroni besnik këtij memorandumi .
“Në këtë program, bashkë me idenë se jeta e kombit serb nuk do të ishte e sigurt asnjëherë përbri shqiptarëve në Ballkan, e vetmja zgjidhje jepej dëbimi i këtyre të fundit. Ky dëbim duhej të niste me shqiptarët e Kosovës….Nuk di ndonjë rast që të jetë dënuar në Jugosllavi e më pas në ish-Jugosllavi. Një projekt kriminal i padënuar është më i rrezikshëm se një organizatë e fshehtë terroriste. Më 1999, pra 60 vite më pas, gjithë bota pa vënien në jetë të këtij projekti: “dëbimin e famshëm” të shqiptarëve.(Ismail Kadare) “
Por ju Zoti Vuçiq veproni në kor ( chorum) , pas pak doli kjo :” Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare të paqes me Kosovën.
Mediat në Beograd ndalen te deklarata e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, i cili gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor ka thënë se “Kosova është e gatshme për të vazhduar në fazën e dytë të dialogut”, i cili duhet të kishte përfunduar me “marrëveshjen ndërkombëtare për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë “. Ju nuk e doni fqinjësinë !
Çfarë ironie , njëfarë Batakoviqi s`qenka i kënaqur me politiken serbe ndaj Kosovës . Drejtori i Institutit të Ballkanologjisë SANU, historiani dhe diplomati Dusan T. Batakovic i cili ka publikuar në Francë librin “ Dekada e stuhishme-Serbët në Kosovë pas vitit 1999: shkatërrimi i trashëgimisë kulturore, pastrimi etnik dhe margjinalizimi”, është shfaqur kritik ndaj politikës aktuale që po ndjek Serbia në raport me Kosovën.
Ai nuk e paska pritur që shqiparët të jenë aq “ servilë “ ndaj Perëndimit .
Si menduat ju zotërinj që ne do të ndjekim pafuqinë tonë të vitëve te dumbabës dhe Esat PashëToptanit tuaj ?
Zoti Vuçiq , akademikuBatakovic ka thënë se “Kosova e pavarur është projekt amerikan, ku ndihmësit më të ngushtë kanë qenë gjermanët, të cilët në BE janë të ngarkuar me Ballkanin, bashkë me austriakët, mbrojtësit historikë të nacionalizmit shqiptarë në dy shekujt e fundit”. Ju pëleqeu kjo ?
“Sot SHBA’të janë të zënë me vatrat tjera të krizave, kështu që cementimi i pavarësisë së Kosovës, duket se tani është në duart e Gjermanisë. Shqiptarët kanë një qëndrim tradicional antirus dhe antiserb, janë klientë të dëgjueshëm dhe të gatshëm që për shkak të interesave të tyre t’u shërbejnë interesave afatëgjatë të Fuqive të Mëdha në këto hapësira: pra bashkëpunëtorë idealë ‘thot Batakoviq . Po si menduat ore zotërinj që ne
t`iu plotësojmë dëshirën dhe ta krijojmë kombin e ri Kosovar , ate që s`mundet ju ta bëni
me decenje të tëra ? ( shiptari , arbanashi, arnauti , këshu e deshtët .) Po si menduat ju zotërinj që ne në Kosovë të krijojmë identitete të reja fetare?
Zoti Vuçiq , Daciq , Batakoviq duhet ta dini që ne “shqiptarët, në bashkëpunim me NATO’n dhe kombet e caktuara europiane, jemi treguar aleatë dhe të dëgjueshëm !”
E di mire q ë ne ishim më “servilë” se sa që pritej nga ana e juaj .
E dijmë mirë që ju dhemb “separatizmi i cili me amendamentet kushtetuese të vitit 1968 -1972 dhe Kushtetutën e vititit 1974, u legalizua me ndihmën e famkeqit Eduard Kardel, nga diktatori komunist Josip Broz Tito. “
Kjo po iu dhemb” “Shqipëria e Madhe de facto ekziston edhe pse ajo nuk është formalizuar, ajo është realitet, sepse nuk ka më kufi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa është ndërtuar muri i pakalueshëm i Berlit ndaj Serbisë në Merdarë dhe në Jarinjë” (ka thënë Batakovic.) , sepse ju e deshtët Serbinë e Madhe
Fahri Xharra , 2 Shtator 2014
Gjakovë

Filed Under: Editorial Tagged With: Fahri Xharra, it ia kemi thene, nuk jane bandite, policia serbe, shqiptaret, ta themi dhe ty, Vuciq, Vulin

REAGIM I FONDACIONIT PLAVË-GUCI NE NEW YORK NDAJ MEDIAVE MALAZEZE

September 4, 2014 by dgreca

PSE DEKURAJOHET DIASPORA TË INVESTOJË NË VENDLINDJE?!/
Kohëve të fundit në botën e mediave malaziase po bëhet një fushatë e egër mediale ndaj familjes Mehaj.
Diaspora nga Plavë-Gucia dhe më gjerë me vëmendje është duke vëzhguar se si orkestrohet kjo fushatë me qëllim të caktuar që të dekurajohen vëllezërit Mehaj, por edhe të tjerët, se shqiptarët nuk na qenkan të mirëpritur me kapitalin e tyre që të investojnë në vendlindje.
Vëllezërit Mehaj në SHBA janë dëshmuar të suksesshëm në botën e biznesit, sepse këtu çdo gjë bëhet dhe është rregulluar dhe qartësuar me ligje funksionale dhe të zbatueshme për çdo qytetar.
Po këtë praktikë ata aplikuan edhe në vendlindje duke bërë dhe vepruar ashtu si kërkohet nga ligjet lokale në Plavë-Guci.
Na befason fakti se si vallë tërë ky presion medial bëhet duke tentuar të cënojnë integritetin e investitorit, duke u marrë me fabrikime dhe akuza e shantazhime të nivelit ma të ulët.
Fondacioni Plavë-Guci me seli në New York – SHBA dënon ashpër këto kërcenime ndaj bashkëvendasve tanë vëllezërve Mehaj, të cilët njëkohësisht janë antarë dhe aktivistë të dalluar të komunitetit tonë të fuqishëm në SHBA. Këto veprime janë shembulli ma i keq se si të mirëpriten investimet e mërgatës tonë në vendlindje.

New York, 3 Shtator 2014

Filed Under: Komunitet Tagged With: IFONDACIONIT, NE VENDLINDJE, PER INVESTITORET SHQIPTARE, PLAVË-GUCI NDAJ MEDIAVE MALAZEZE QE FABRIKOJNE SHPIFJE, reagim

PESHKOPATA NË QYTETIN ILIR TË BYLYSIT

September 4, 2014 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
1.Bylysi është një qytet ilir me kohë shtrirje ndërmjet shekujve shtrihet: Qytet antik shek IV para. Krishtit – VI pas Krishtit.
“Ulur në majë të një kodre në Shqipëri në jug-qendror, Bylisi ishte një peshkopal i pavarur shekullit 5 dhe një nga qytetet kryesore të Epirit në shekullin e gjashtë shkruajnë në një matërial nëacademiu.edu,për këtë qytet Nicolas Beaudry,i Arteve humane (Universiteti i Quebec në Rimouski),dhe P. Chevalier Francë
Autorët hedhin dritë mbi misioin arkeologjik arkeologjik frannko-shqiptarë.Në vitin 2003 u shfaqën në këtë revistë rezultatet e para të vlerësimit të misionit arkeologjik franko-shqiptar ,në Bylis . Krijuar nën kujdesin e Shkollës Franceze të Athinës dhe Institutit Arkeologjik të Tiranës, misioni ishte atëherë objektivi kryesor i sigurimit studimit dhe publikimin e strukturave të Antikitetit të Vonë nga të cilit kërkimi mund të konsiderohet i plotë për : fortifikimet, kishat dhe grupi katedraleve. Nga të dhënat që sjellin ekspertët e huaj për këtë qytet thonë se qyteti i ri i krishterë kishte të përfshirë pesë kisha, Përfshirja e një katedrale dhe komplekse Episkopale, atë vit u zgjerua gradualisht në strukturën urbane. Ky zgjerim çoi në ndërtimin e një rruge Lindje-Perëndim, Jug e katedrales, që u bë rrugëkalim kryesor i kompleksit dhe boshti i zhvillimit.
2. Përshkrimi që kryejnë studiuesit e huaj për Bylysin është ky:Mbetjet e Bylisit zënë majën e kodrës të Hekalit (524 m) në rajonin e Mallakastërës, në jug të Shqipërisë.
Kodra është fundi lindor i zinxhirit të Mallakastrës, e cila fillon në Apolloni.Ky është një rajon kodrinor, por tarracat dhe luginat e të cilit janë të përshtatshme për bujqësi dhe blegtori. Perëndim i ulët, kodrat e tjera të qarta dhe luginën e Vjose, ish-Aoos.
Bylisi zë një pozitë të rëndësishme mbrojtëse me pamje nga rrethina e Apollonisë dhe kontrollin e rrugës që lidhte bregdetin e Epirit dhe Maqedonisë me luginën e Vjosës.
E themeluar në shek e katërt kryeqyteti i fisit ilir të bylynëve, ka përjetuar zhvillim të shpejtë, të rëndësishëm gjatë periudhës helenistike.
3.Nicolas Beaudry,i Arteve humane (Universiteti i Quebec në Rimouski),dhe P. Chevalier Francë vijonë më tej mbi historinë e këtij qyteti ilir.
Pas një fushate të shkurtër të Camillo Prasch-Niker në 1917-1918,shkruajnë ata, me ndihmën e një shkëputjeje të ushtrisë austro-hungarese, gërmimet sistematike kanë filluar në Bylis në vitin 1978 i pari i një serie të fushatave vjetore nga ana e Qendrës për Hulumtime Arkeologjik Tiranë u bë nga Institutit Arkeologjik i Tiranës .
Kur punimet janë ndërprerë para kohe në fillim të viteve 1991,pjesa e zbuluar mbetet deri rreth 15% të qytetit të brendshëm. Favorizuar nga mbetet klasike, puna e Neritan Cekës ka fokusuar, monumente të mëdha qytetare, ndërtesa të tjera publike dhe private dhe varreza, duke i dhënë pjesën jugore të paraqitjes aktuale të shkëmb në jug me pamje nga lugina e Vjoses. Në veri të teatrit, dy përcaktohet një shesh të hapur në perëndim në të stadiumit mbulojnë një Agora të madhe.
Në jug të pllajë duket se kurrë nuk kanë qenë e zënë; ekskavatorë kanë interpretuar atë si një rezervë për të akomoduar banorët e zonave rurale dhe pronat e tyre në kohë lufte, por studim i fundit i gurores gëlqerore në këtë sektor tregon se aty të paktën ka pasur një aktivitet industrial . Pjesa tjetër e qytetit brenda mureve ishte menduar dhe urdhëruar të pasohej nga një rrjet urban ortogonalë. Kryer paralelisht me ato të N. Ceka, puna e Skënder Muçaj është fokusuar në rrënojat e antikitetit të vonë, duke përfshirë pesë kishave të hershme të krishtera, mur u VI e Një inventar i qyteteve të Perandorisë është një nga qytetet më të rëndësishme të provincës së Epirit të Ri, pas Dyrrahut (Durrësit) Scampi (Elbasan) dhe Apollonia dhe në gjashtë qytete të tjera .
Pavarësisht një përpjekje përfundimtare mbrojtëse në kohën e Justinian, Bylis është braktisur për shkak të të presionit nga migrimet sllave. , nëse shkurtimisht nga trupat serbe në mesjetë dhe gjatë Luftës së Parë Botërore nga austro-hungarezët.
Site është përdorur kryesisht për bagëti të fshatarëve të Hekal, themeluarluar në shpatin perëndimor të kodrës; Materialet shërim dhe lërohet, kohëve të fundit do të ketë shkaktuar vetëm relativisht të vogla të eshtrave të dëmit bizantine e hershme të qytetit. Bylisi këtë arsye përbën një përmbysjeve observatori privilegjuara në qytetet e V e Ballkanit Perëndimor
4.Peshkopata në Bylis
Sipas wikipedia.E vendosur në Bylis, ka një sipërfaqe prej 8.000 metrash katrorë. Nga ky kompleks peshkopal, Instituti i Arkeologjisë ka zbuluar rreth 4.000 metra katrorë, që do të thotë se është edhe gjysma pa u zbuluar nga ky kompleks tepër i madh. Është një lagje e tërë. Këto gërmime kanë filluar që herët. Si pjesë e katedrales së qytetit, gërmimet aty kanë filluar që në vitin 1984. Katedralja në Bylis është e përbërë nga kisha, pagëzimorja dhe kompleksi peshkopal (pallati i peshkopit). Kisha ose peshkopi, në shekullin e VI-të u bë pronare e madhe në qytet dhe luante një rol të rëndësishëm në administratë dhe në ekonomi. Deri në vitin 1991, kishte përfunduar gërmimi i plotë i Kishës dhe pagëzimores. Në atë vit, arkeologët e Institutit të Arkeologjisë kishin gërmuar punishten e zdrukthëtarisë dhe punishten e përpunimit të gurit. Në këto punime janë gjetur veglat e zdrukthëtarit dhe veglat e gurgdhendësit. Arkeologu Skënder Muçaj shpreson në të ardhmen të zbulohen edhe punishte të bulmetrave dhe të qeramikës. Vite më parë janë gjetur edhe mbishkrime të vendosura mbi enë, që flasin për vetë kompleksin e peshkopit. Kjo peshkopatë ka qenë e rëndësishme jo vetëm për prodhimin e produkteve blegtorale dhe bujqësore, por duket edhe në prodhimin e qeramikës.
Është ndër pjesët më të rëndësishme të bazilikës B dhe është i vendosur në anën jugore të saj. Ai eshtë i pajisur nga dhoma e pagëzimit dhe dy dhoma te tjera të shtruara me pllaka guri.
Bazilikat
Bazilika A-Bazilika A është e periudhes së antikitetit të vonë dhe pikërisht e gjysmës së parë të shek.V m.kr, ajo ka qënë një bazilike trenefshe me nje abdisë gjysëm rrethore dhe transept tre pjesësh kurse hyrjen e ka nga perëndimi. Nefet e saj ndaheshin nga njëri – tjetri me anë të harkadave mbi shtyllat e murëzuzra. Disa pjesë të saj janë të shtruara me mozaike me motive floreale, gjometrike dhe zoomorfe siç janë sanktuari, nefi qëndror e verior, krahu verior i transeptit dhe narteksi. Bazilika A u dogj nga dyndjet barbare sllave në gjysmën e shek.VI m.kr, kurse zbulimi i saj nga arkeologët u bë në 1980.
Bazilika BKjo bazilikë është e shek.IV m.kr – fillimi i shek. V. Ajo ka një gjatësi prej 67 m , është e përbërë nga atiumi, narteksi, nefet, transepti, abdisa gjysëm-rrethore. Dyshemetë e nefeve anësorë dhe atij qëndror janë të shtruar me mozaik me figura floreale, gjometrike dhe zoomorfe e njerzore si interpretim i dogmës kristiane por nuk mungojnë edhe skena me pamje nga jeta e perditëshme.
Bazilika C-Bazilika C ndodhet në pjesën veriperëndimore të agorasë dhe është një kishë me permasa mesatare me tre nefe, narteksin, abdisën gjysëm rrethore dhe altarin. Ajo është e shek.VIm.kr dhe përmasat e saj janë 33 x 22.8 m. Sanktuari dhe njëri prej anekseve të saj janë të shtruar me mozaik me motive te larmishme ndersa pjesa me e madhe e dyshemeve sidomos te nefeve jane shtruar me pllaka guri . Zbulimi i saj është bërë në1989.
Bazilika E-Bazilika E ashtu si dhe bazilikat e tjera është e periudhës së antikitetit të vonë dhe me sa duket pas rifortifikimit të qytetit mbeti jashtë murit te Viktorinit, në lindje të tij. Ajo është e përbërë nga disa pjesë siç janë tre nefet, abdisa gjysëm rrethore, narteksi i pajisur me portik si dhe dy anekse. Si gjithë bazilikat e tjera dhe ajo është e shtruar me mozaik me motive gjeometrike, zoomorfe e floreale por teresisht. Permasat e saj jane 33 x 22.8 m dhe zbulimi i saj është bërë në 1991.
Duke shqyrtuar në këtë matërial kompleksin Episkopal,autorët e këtij studmi thonë se: është ndërtuar në sektorin veriperëndimore të pllajë, të pjerrët në drejtim të perëndimit mbi mbetjet e nsulae helene rishikuar në kohët romake .Grupi Katedralja, studiuar në kohët 1984-1989, përfshin bazilika B, një bazilikë të madhe tre-aisled druri ndërtuar në shekullin e V të -mbuluar, të udhëhequr dhe të pajisur me një apsidës projektimit, një futur anësore dhe një narteks i ulët .Grupi katedrale ka përjetuar disa faza të zgjerimit, duke përfshirë shtimin në perëndim të Exo-narteksit i mbuluar nga një podium dhe tre porticos një atrium; futur në shpatin dhe më poshtë, ata ishin të përfshirë në mbajtjen e vëllime dhe kontribut- monumentalit të fasadës perëndimore. Shtojcat liturgjike dhe ekonomike janë të vendosur në anën jugore të kishës.
5.Autorët e këtij studimi Nicolas Beaudry,i Arteve humane (Universiteti i Quebec në Rimouski),dhe P. Chevalier Francë në përfundim shkruajne se:Kjo zonë do të marrë formë nga ana e shekullit të VI pas shkatërrimit dhe fshirjen ndërtesa në jug të decumanus dhe privatizimi i fundit nga dioqezës, e cila e ka bërë atë koleksionit të zhvillimit të saj në jug. Një oborr të hapur në strukturën urbane ka lejuar kalimin e mallrave në magazinën pranë, furnizimin e lëndëve të para dhe shpërndarja e produkteve të industrisë së verës dhe ndoshta ulliri, dhe qarkullimin dhe ruajtjen e kafshëve . Ajo u formua rreth tij një system urban koherent, në varësi të dioqezës, por të dallueshme nga hapësira liturgjik, shkëputur nga domenin publik, por ka qasje e vet të drejtpërdrejtë në mur, përballë fasadës monumentale të katedrales. Ajo ishte zemra e një përdorimi të tërë ekonomike dhe banimi.Por ende nuk ka identifikuar rezidencën e peshkopit të Bylisit apo hapësirën dedikuar detyrave ceremoniale dhe administrative të zyrës .Dhe edhe pse funksioni i zonave të caktuara të shërbyer nga gjykata është ende e pasigurt, duket e pamundur që ata të mund të kenë akomoduar funksionet e pallatit, një peshkopi. Në pjesën kodrinore në veri të katedrales ekzistuese, pallati ka gjasa që do të duhen të kërkohen në verilindje ose lindje të grupit të katedrales ose në jug në qoftë se ajo u zhvendos në favor të zgjerimit të zonës Episkopale; në qoftë se ky është rasti, ndërtesa D. Zona Episkopale, megjithatë, nuk do të zvogëlojë një njësi banimi dhe administrative bashkangjitur një kompleks liturgjik. Dioqeza është një nga lojtarët më të mëdha ekonomike në qytetin e antikitetit të vonë: kjo është një njësi e konsumit e cila gjithashtu mund të jetë një prodhuese. Ajo kontrollon një sipërfaqe që ka aftësinë për të ndërtuar, të zhvilluar dhe të veprojë në përputhje me nevojat dhe aktivitetet e qiramarrësit të saj dhe ka gjurmë mund të jetë aq e fortë në ekonominë e qytetit në pëlhurën e saj urbane. Bylisi kontribuon me një grup origjinal që n fton konsiderojnë institucioni në drejtim Episkopale liturgjike, administrative dhe urbane, por edhe për të tërhequr vëmendjen në ekonominë e saj, burimet e saj materiale dhe komuniteteve që ishin në shërbim të ekonomisë Episkopale,përfundojnë pjesë nga studimi id y autorëve të huaj për Bylysin ilir.
Referencw- Nicolas Beaudry -Le cœur économique du complexe épiscopal de Byllis (Albanie) au VIe siècle (HAM 20, 2013)

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, NË QYTETIN ILIR, PESHKOPATA, TË BYLYSIT

Festivali Tradicional 2014 ne Kishen “Zoja Pajtore” ne Michigan

September 4, 2014 by dgreca

Nga Valentin Lumaj/
Nje treditesh i mrekullueshem ne ambientet e jashtme te Kishes se Zojes Pajtore me 30 e 31 Gusht dhe 1 Shtator 2014.
Nje atmosfere e gezueshme e rrethuar me banderola dhe fjamuj dekorative, paralajmerojne nje feste te madhe. Ne fakt eshte eventimenti me i madh shoqeror (jo kishtar) qe Keshilli i kesaj Kishe organizon cdo vit, fundjaven e fundit te gushtit. Vitet e para ka filluar si nje ritual i thjeshte muzikor, i percjellur nga kengetare te njohur lokale, me kenge e valle te pastra shqiptare. Me vone, ju shtuan edhe kuzhina me ushqime e pije tradicionale shqiptare; byrek, cevapi, shish-kebob, bakllava, tollumbe, birre, raki rrushi etj.
Ne vitet e fundit, Festivali i ka kaluar caqet e nje “party” me muzike dhe pije. Ai ka marre pamjen dhe rendesine e nje ngjarje te madhe komunitare shqiptare. Duke filluar nga Fesivali i 100-Vjetorit te pavaresise e me vone, kjo feste eshte e mbeshtjelle komplet me ngjyra dhe simbolet tona kombetare. Parada e Flamurit Shqiptar eshte edhe emblema kombetare e Festivalit. Kete rradhe, me flamuj shqiptare dhe amerikane ne duar, parakaluan 102 femije, djem dhe vajza shqiptare, edhe si simbol i 102 Vjetorit te Pavaresise. Cdokush qe e shkon, permadhohet me kete pamje. Te rinj e te reja, te veshur me kostume kombetare shqiptare; xhubleta me stoli, cakshie e xhamadane, veshje katundare apo te Shqiperise se jugut. Qofshi bekuar ju prinder. Eshte dhurata me e bukur qe ju i dhuroni femijve tuaj, IDENTITETIN.
Vargu i gjate rinor, ndalet perpara shtatores se Shejtes Nena Tereze. Nje minute heshtje, perkulje me nderim dhe nje lutje. Aty para shtatores, ne nje tryeze te vogel, nje flamur shqiptar i palosur trekendesh. Don Ndue Gjergji dhe Konsulli i Nderit, Z. Ekrem Bardha. shpalosin flamurin. Nje flamur i kuq gjigand, me nje shqiponje dykrenare te qendisur ne mes. Ata ua dorezojne flamurin brezit te ri. Nje simbolike kjo shume domethenese. Parada vazhdon. Ne krye Flamuri shqiptar. Ovacione te zgatura te pjesmarresve percjellin mberritjen e Flamurit. Parada e Flamurit perfundon perpara skenes se improvizuar kur Flamuri i dhurohet Kryetarit te Festivalit Ndrec Gojani. .
Menjehere fillon ceremonia e hapjes. Prezantuesit, Z.Valentin Lumaj dhe Znj. Rita Gjelaj shpallin hapjen e Festivalit. Me pas hymnet kombetare Amerikan dhe Shqiptar, kendohen nga kengetarja e njohur Ermelinda Paparisto. ” I Zoti i Shpise”, Don Ndue Gjergji, uron mireseardhjen. Don Nosh Gjolaj, i ftuar enkas per kete rast, pershendet dhe bekon Festivalin. Nder te ftuarit eshte edhe Kryetarja e Bashkise se Southfield-it, Znj Brenda Lawrence, e cila po kryen mandatin e saj te kateret ne kete post. Znj, Lawrence sapo eshte zgjedhur kandidate per ne Kongresin Amerikan, dhe e ka te siguruar fitoren. Ajo thote se eshte nje mike e shtuar shqiptareve, dhe premton se do t’a mbroje ceshtjen shqiptare ne Kongres. Zonjusha Lidia Balaj pershendet ne emer te rinise shqiptare.
Atmosferen e nderron tingulli i Lahutes se Anton Gjelaj, i cili i kendon kurbetit.
Mbas tingujve te lahutes, grupi valltareve, te hijeshuar me veshjet kombetare, kercen nje valle shqiptare.
Ndersa ne sheshin e Festivalit jane mbledhur mbi dy mije vete, kengetaret e njohur, Rrok Gjelaj, Manjola Tershana, Zef Duhanaj, dhe kengetarja me e re Dorontina Berishaj, nen tingujt e muzikes se DJ te njohur Elvis Tershana. ndezin atmosferen. Te rinj e te reja mbushin pisten e kercimit. Vllazerisht dora-dora kercejne “vallen e Shotes” apo “Xhamadani vija-vija”. Shpalosin vlerat e kercimit te valles shqiptare, por edhe te bukurise dhe hijeshise se rinise tone. Te tjere qendrojne rrethas dhe shikojne e shijojne tingut e muzikes dhe ritmet e valleve.
Ndersa sheshi jashte tendes perplot, gumezhin nga bisedat e njerezve te mbledhur grupe-grupe shoqerore apo familjare, i ngjan nje familje te madhe. Kudo mbizoteron paqja, te gjithe qeshin e gezojne, ndajne ne biseda mendimet, u ofrojne me dashamiresi pije njeri-tjetrit. Ata e ndjejne mungesen, mallin dhe largesine qe jeta dhe puna e tejzgjatur e perditshme u shkakton. Prandaj keto nete te Festivalit jane gjithmone te mirepritura nder ne.
Ne ane te sheshit edhe nje tende tjeter. Aty puna nuk ndalon as per nje minute. Kuzhina e ndertuar per kete rast, funksionon pa pushim. Rreth tridhjete anetare te kesaj famullie, gatuajne e sherbejne me deshire dhe pasion. Ata nuk njohin lodhje, nuk ecin por vrapojne, si e si te plotesojne nevojat e gjithsecilit per ushqim dhe pije. Vecojme aty Rrok dedivanaj, i cili gjendet kudo, Ndrece Gojanin, Ben Fugaj, Marash Nucullaj, Rrok dhe Mark Vuktilaj, dhe shume e shume djem dhe zonja te nderuara.
Cdo cep eshte i ndricuar ne menyre perfekte, fale punes se palodhur e te pervitshme te Z. Aleks Stanaj. Falenderime dhe respekt edhe per te gjithe ata qe privuan veten e tyre nga festa, duke punuar per sistemimin dhe organuizimin pa nderprerje te parkimit te makinave.
E gjithe kjo ngjarje e madhe per Kishen e Zojes Pajtore dhe per komunitetin shqiptar ne Michigan, shkoi ne nje rrjedhe te qete, dhe te mireorganizuar. Merita kryesore u shkon besimtareve tane te mrekullueshem, te kulturuar e te edukuar, te cileve ju paraprin famullitari energjik e largpames, Don Ndue Gjergji, dhe krahu i djathte i tij, Kryetari i Keshillit te Kishes Z. Rrok Dedivanaj.
Kjo feste e gjalle vazhdoi per tre dite, dhe u permbyll me nje darke ne oret e vona te mesnates, ne respekt dhe mirnjohje te punetoreve dhe atyre qe sherbyen dhe ndihmuan ne mbarvajtjen e aktivitetit.
Per aktivitete te tilla, shoqeria jone ka shume nevoje, dhe nuk do te mungojne. Keto jane eventimente ku ke deshire te jesh. Pervec anes fizike te argetimit, ato jane edhe nevoje dhe ushqim mendor dhe shpirteror, i cili na cliron nga merzia dhe streset e jetes se perditshme, dhe na furnizon me energji te reja per jeten ne vazhdim.Nga ana tjeter, na lidh ne menyre te pazgjidhshme me me vendlindjen Shqiperine, me bukurine e traditave, e Flamurit, gjuhes dhe vlerave shqiptare.
Falenderojme Kishen tone te Zojes Pajtore, e cila ne vazhdimesi po i paraprin jetes fetare, kulturore dhe shoqerore te komunitetit shqiptar.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Festivali Tradicional 2014, ne Kishen Zoja Pajtore, ne Michigan, Valentin Lumaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT