• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2014

Bunk’Art/ Strehimi i nëndheshëm, 501 dhoma për udhëheqjen komuniste

November 22, 2014 by dgreca

*Kryeministri dhe ambasadorët, ceremoni në bunkerin antiatomik/
*Rama: Historinë e shkruajnë shkencëtarët/
TIRANË, 22 Nëntor /Pas 36 vjetësh nga inaugurimi në qershor të 1978-ës, sot u çel tuneli antiatomik i komunizmit, por këtë radhë i shëndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur “BUNK’ART”.
Hapësirat e parashikuara për mbledhjet e Byrosë Politike, dhomat ku mendohej të flinin ish-diktatori i komunizmit Enver Hoxha dhe ish-kryeministri Mehmet Shehu në rast rreziku, janë transformuar në art.
Nga sot deri në fund të dhjetorit, kushdo mund të shuajë kureshjen për këtë periudhë të historisë së Shqipërisë, duke vizituar bunkerin e kthyer në ekspozitë-muze.
Linja historike, muzeale dhe artistike, bëhen bashkë për të përcjellë tek vizitorët mesazhe të qarta për dy periudhat më të diskutuara të historisë tonë, periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe atë të regjimit komunist në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e Kulturës, Mirela Kumbaro, shoqëruar nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu, ambasadori italian Masimo Gajani, hapën dyert e këtij bunkeri që tashmë është shndërruar në një video-muzeale.

E organizuar nga kryeministria, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes, kjo veprimtari e pazakontë zbulon përmes shumë formave shprehëse, mesazhet që janë përcjëllë brenda këtij bunkeri që simbolizon izolimin e Shqipërisë komuniste, por edhe përballjet e vazhdueshme mes bllokut komunist e perëndimit gjatë luftës së ftohtë.
Aktiviteti u organizua në përkujtim të 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët dhe 25-vjetorit të rënies së murit të Berlinit.
Objekti 0774 (vendkomanda e Shtabit të Përgjithshëm) me 106 zyra ndodhet në periferi të Tiranës pranë “Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm”, njohur ndryshe si “Batalioni Diko Zeqo”, rruga e Shish-Tufinës, 1.5 km larg qendrës spitalore “Nënë Tereza”.
Brenda bunkerit ka disa ambiente interesante për vizitorët, të cilat janë kuruar me kujdes dhe pajisur si në kohën kur u ndërtua objekti. Secili ambient shoqërohet me histori për të orientuar dhe pajisur me informacione të nevojshme vizitorët. Në hyrje, në nivelin e pestë të bunkerit, pas pesë dyerve të blinduara, thuajse në fund të korridorit gjendet dhoma ku do të qëndronte Enver Hoxha në rast të ndonjë sulmi të mundshëm. Dhoma është pajisur me objekte origjinale të asaj kohe.

Po ashtu në këtë bunker që përmban 106 zyra, gjenden edhe mjaft ambiente të tjera me interes për vizitorët si dhoma ku do të qëndronte Mehmet Shehu, një sallë ku do të mblidhej Kuvendi i Shqipërisë në rast sulmi bërthamor, dhoma ku ishin vendosur pajisjet që do të pastronin ajrin ne rast të një sulmi me armë kimike, e shumë ambiente te tjera deri tek një bar-bufe që funksiononte në kohën kur bëheshin stërvitje ushtarake. Bari është rikthyer në funksion dhe në të do të shërbejë Natasha, e njëjta bariste që shërbente kafetë në periudhat e stërvitjeve ushtarake.
Për të përkujtuar 70-vjetorin e Çlirimit një pjesë e madhe në “Bunk’art” i është lënë ekspozitës që përkujton Luftën e Dytë Botërore, një ekspozitë e përgatitur nga historiania Sonila Boçi dhe gazetarja Admirina Peçi.
Ekspozita përfshin pragluftën dhe pushtimin italian, vitet e para të rezistencës, deri në kapitullimin e Italisë fashiste, për t’ia lënë vendin periudhës së pushtimit gjerman deri në çlirimin e vendit. Pushtimi i Shqipërisë dhe rezistenca kundër pushtuesve pati rrjedhoja jo të parëndësishme në historinë e shqiptarëve, prandaj ekspozita i ka dedikuar një hapësirë edhe këtyre ngjarjeve. Rezistenca e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore u njoh dhe u bë pjesë e Koalicionit të Kombeve të Bashkuara, kështu nuk mund të mos kishte një vend të veçantë edhe hapësirës kushtuar diplomacisë gjatë këtyre viteve.

Një hapësirë e kufizuar i kushtohet edhe regjimit komunist, e trajtuar kjo më shumë si simbolike se sa si histori mirëfilli e ku përballet ana e errët e regjimit me reformat për ndërtimin e ‘Shqipërisë së Re’. Linja muzeale në “BUNK’ART” trajton në detaje gjithë historikun e ushtrisë shqiptare, duke i dhënë një frymëmarrje dhe ripërtëritje të veçantë këtij objekti simbol të pozicionit të Shqipërisë komuniste gjatë Luftës së Ftohtë e duke i njohur vizitorët me historikun e plotë të këtij objekti.
Por mjaft ngacmuese për vizitorët e BUNK’ART” është edhe linja artistike, ku përmes videove dhe instalacioneve përcillen ide ngacmuese të artistëve të rinj shqiptarë e të huaj, dhe jepen mesazhe të forta për temat e trajtuara prej tyre.
Tuneli ka nisur të ndërtohet në shtator të vitit 1972. Pjesa strukturore e mureve u përfundua me 1 maj 1975, ndërsa u deshën dhe tre vite të tjera për të plotësuar përfundimin e impianteve dhe të sistemit të ndërlidhjes. Inaugurimi u bë me 25 qershor 1978. Sipërfaqja totale është 2685 metra katrorë, e shpërndarë në 5 nivele dhe përmban 106 zyra dhe një sallë Kuvendi-kinemaje.

Qëllimi i ndërtimit të këtij objekti ka qenë për funksione ushtarake, për të garantuar funksionimin normal të linjës së komandim drejtimit politik dhe ushtarak në kohë krize, duke garantuar kushtet për strehimin e gjithë lidershipit politik dhe ushtarak të vendit. Kjo është e vetmja strukturë që ka parishikuar një sallë ku do të mund të mblidhej Parlamenti shqiptar në rast lufte. Ideja lindi pas një vizite që krerët ushtarakë shqiptarë bënë në vitin 1964 në Korenë e Veriut, ku ishte traditë që tunelet të parashikoheshin të përshtatshme edhe për mbledhje të Kuvendit.
Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, direktiva e përgjithshme politike dhe ushtarake u drejtua për fortifikimin e vendit. Objektivi ishte: “Të ndërtohej një sistem i fortifikuar me një qëndrueshmëri maksimale ndaj përdorimit të armëve konvencionale dhe atyre bërthamore; të ishte në gjendje të siguronte në maksimum forcën e gjallë dhe teknikën luftarake nga zjarri i shumëllojshëm armik; të kishte masivitet për të rikuperuar kohën e humbur; të përgatitej me ritëm sa më të shpejtë”. Në total u projektuan 207 mijë bunkerë në të gjithë Shqipërinë dhe u ndërtuan 168 mijë. Projektuesit e strukturës ishin: Drejtoria e Xhenios, Byroja e Projektimit dhe Grupi i fortifikimeve në vartësi të Institutit të studimit dhe Projektimit të Veprave të Mbrojtjes.

Komandanti suprem i forcave të armatosura në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972-1978) ishte Enver Hoxha. Kështu, kjo zyrë ishte më e madhe dhe më luksoze nga të gjitha dhe shërbente për të dhe bashkëshorten e tij. Zyra është e përbërë nga një paradhomë në të cilën qëndronte sekretari personal, një zyrë pune, një dhomë gjumi dhe një banjo. Mobilimi është esencial edhe pse nuk është i një luksi të veçantë, mbetet më eleganti se të gjithë mjediset e tjera. Vetëm në këtë dhomë, në atë të dedikuar për kryeministrin dhe në atë të Kreut të shtabit, ishte vendosur moket. Vetëm kjo dhomë ka mure të veshura në fibër (në atë kohë konsiderohej me vlerë të madhe). Enver Hoxha nuk ka fjetur asnjëherë në këtë dhomë, edhe pse mori pjesë në dy stërvitje ushtarake pas inaugurimit zyrtar që u bë me 24 qershor 1978.

Këto dhoma ishin të rezervuar në projektin fillestar të kryeministrit. Në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972–1978) kryeministër ishte Mehmet Shehu, që në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes edhe e kishte surpervizuar gjithë ndërtimin e strukturës. Ky strehim, i përbërë nga paradhoma për sekretarin, dhoma pune, dhoma gjumi dhe banjo, është vendi i dytë më luksoz i gjithë strukturës; është e vogël vetëm pak metra në krahasim me atë të Enver Hoxhës. Ndërsa në dhomat e Enver Hoxhës muret janë të veshura me fibrën e shtrenjtë, muret në dhomat e Mehmet Shehut janë të veshur me dru.
Rama: Historinë e shkruajnë shkencëtarët/
Kryeministri Edi Rama e krahasoi sot muzeun “Bunk’Art”, të çelur aty ku dikur ishte bunkeri antiatomik i regjimit diktatorial, me muzeun e ‘Check Point Charlie’ në Berlin, aty ku siç tha Rama, dikur ndaheshin dy botët perëndimi dhe lindja.

“S’kam fjalë për të përshkruar ndjesitë e jashtëzakonshme që më krijoi hyrja në këtë pallat nëntokësor ku regjimi komunist synonte ti mbijetonte një sulmi atomik”, tha Rama.

Para disa kohësh, vijoi Kryeminsitri Rama,”kur vizituam Berlinin patëm mundësinë të kalojmë në muzeun e famshëm që është një godinë e rëndomtë aty ku dikur ndahej Berlini perëndimor dhe lindor, pak metra larg murit që mbajti të ndarë dy botët e Luftës së Ftohtë dhe që mbajti të izoluar përtej horizontit të lirisë gjysmën e botës. Një godinë e rëndomtë që pret çdo vit miliona e miliona njerëz ku është e pa mundur të kesh një minutë të vetme pa prekur trupin e dikujt tjetër për nga shpejtësia e vizitorëve. Godina e një regjimi të vjetër ku përmes vet mureve të godinës, objekteve, fotografive dhe dëshmive u jepet mundësia qytetarëve të botës së lirë të krijojnë një perceptim me atë që ishte bota ku jetonin qindra miliona njerëz dhe sot është e vështirë tua tregosh me fjalë gjeneratave të reja”, tha Rama.

“Këtu ka gjimnazistë që nuk e kanë jetuar atë kohë dhe nuk ua shpjegon dot me fjalë sesi Shqiperia e vogël mund të ishte një botë e tretë e izoluar nga dy botët e tjera që luftonte në mënyrë imagjinare me imperializmin amerikan dhe socialimperializmin sovjetik”, u shpreh Rama.

Sot, theksoi Kryeminsitri, “ne jemi dëshmitarë se kemi çelur derën e një thesari të kujtesë sonë kolektive. Një thesari ku pa as më të voglin dyshim mund të zbulohen qindra mijëra copëza të një mozaiku të madh, ngjarjesh, personazhesh, kontradiktash ku gjakderdhja ka bërë rëndom lëndën lidhëse dhe të cilin historianët dhe historia nuk na e kthjellojnë dot edhe sot. Nga një kujtesë që rëndom bëhet selektive. Çdo përpjekje qeveritare politike që niset qoftë edhe nga qëllimi më i mirë për ti dhënë fund diskutimit për historinë është e destinuar të dështojë dhe të prodhojë rrethin vicioz të një historie që nuk shkruhet dot deri në fund”.

Duke folur për historinë, Kryeministri Rama tha se, është koha për të treguar historinë, jo për ta rishkruar atë, por për t’i treguar gjithë anët e saj.

“Sot ne jemi dëshmitarë se kemi çelur derën e një thesari të kujtesë sonë kolektive. Një thesari ku pa as më të voglin dyshim mund të zbulohen qindra mijëra copëza të një mozaiku të madh, ngjarjesh, personazhesh, kontradiktash, ku gjakderdhja ka bërë rëndom lëndën lidhëse dhe të cilin historianët dhe historia nuk na e kthjellojnë dot edhe sot. Nga një kujtesë që rëndom bëhet selektive. Çdo përpjekje qeveritare politike që niset qoftë edhe nga qëllimi më i mirë për ti dhënë fund diskutimit për historinë është e destinuar të dështojë dhe të prodhojë rrethin vicioz të një historie që nuk shkruhet dot deri në fund. Përpjekja për ta vetëpikturuar vetveten në kontekst të zgjedhur politikisht ka rezultuar sa tragjike në të shkuarën e largët, sa qesharke në të shkuarën e afërt. Ne i takojmë një shkolle të re për Shqipërinë, ku histroinë e shkruajnë shkencëtarët. Nuk e shkruan, as Shtëpia e Bardhë, as Kongresi Amerikan, as qeveritë e vendeve europiane histroinë e vendeve të tyre, por historianët. Ne i përkasim shkollës së vendeve demokratike që nuk ia fshehin publikut misteret e së shkuarës.

Kryeministri Rama gjithashtu tha se, këto vende duhet t’i tregohen publikut pasi nuk ka arsye pse të mos tregohet e shkuara.

“A mund të më thotë njeri pse kjo godinë ruhej si sekret, jo vetëm nga ata që besuan se këtu do luftonin vërtetë me superfuqitë, por edhe nga ata të cilët gënjyen se bashkë me përmbysen e regjimit komunist, përmbysën edhe mendësinë e tij. Njëlloj si me misterin e së shkuarës, dosjet e sigurimit të shtetit, ku fshihen plot të vërteta të hidhura janë vazhdimsësi e së njëjtës shkollë, asaj të të sunduarit mbi tjetrin pavarësisht kosotove. Ne jemi këtu për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën, jo për ta rishkruar historinë, por për të mos ta fshehur”, – theksoi kryeministri në fjalën e tij.

Filed Under: Featured Tagged With: 501 dhoma, Bunk’Art/, komuniste, për udhëheqjen, Strehimi i nëndheshëm

Shkrimtarja Silvana Berki: Cdo gjë që më prek shpirtin,dhimbjen e dashurinë, unë e shkruaj në prozë e poezi.

November 22, 2014 by dgreca

Silvana Begotaraj-Berki, është nga shkrimtaret që jeton e punon në mërgim, qysh prej vitit 1990, në Sknadinavi, shtetin e Finlandës. Silvana ka kontribuar në shoqërinë finlandeze fillimisht si përkthyese e gjuhëve shqip-finlandisht-anglisht. Ajo ka qënë nismëtarja e parë e formimit të shoqatës shqiptare në qytetin ku banon të Tamperes ku u zgjodh edhe kryetare në vitin 1999 si dhe kontribuese e aktiviteteve kulturore dhe multikulturore në shërbim kundër asimilimit të pakicave shqiptare në vënd. Mbas studimeve të larta ka zotëruar edhe profesionin e punës sociale ku falë aftësive të saj, sot ka përfituar një punë të përhershme në departamentin administrativ të zyrave sociale të qytetit.
Prej vitit 2011-ë, ajo ka filluar karrierën e krijimtarisë letrare. Deri tani ka botuar tre vëllime poetike, një novele dhe një libër me përmbledhje aforistike. Ka marrë pjesë në katër antologji.
Silvana është anëtare e bordit drejtues të lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve GALAKTIKA POETIKE-ATUNIS, anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare DRITA, në Greqi, anëtare e klubit të shkrimtarëve PETRO MARKO, Vlorë, dhe në 2014 është pranuar anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve profesionist “Pirkkalais ammattikirjailiat Ry”, Tampere, Finlandë. Organizatore e tre eventeve poetike ndërkombëtare “Thousand poets for Change”, në qytetin e Tamperes vitet; 2011, 2012 dhe 2013 në mbështetje nga klubi i shkrimtarëve të qytetit të Tamperes ” Tulenkantajat” që në shqip do të thotë: ” Mbartësit e zjarrit ”. Eshtë dekoruar me cmimin Pegasi-Albania për krijimtarit më ideatore të vitit 2011.
Dekoruar me cmimin Azem Shkreli në Koblenz të Gjermanisë për 2012 për vëllimin poetik PRELUDE.
Eshtë dekoruar në punën e saj konsult të punonës sociale – me cmimin e nderit ” HALL OF FAME”, për punë efikase nga departamenti ku punon për vitin 2013.
Eshtë dekoruar me cmimin ” MIRËNJOHJE E QYTETIT TË VLORËS” – 2014.
LIBRAT TË BOTUAR:/
LUTEM PER TY – POEZI – 2011, BOTIMET – ADA
PRELUDE – POEZI – 2012, BOTIMET – TOENA
ME JEP VETËM PESËMBËDHJET DITË – TREGIME – 2013 – BOTIMET – TOENA
KUR QIEJTË TESHTIJNË – POEZI – 2014 – SANASATO OY-FINLAND
FRYMËMARRJA E MËNCUR-AFORIZMA – 2014-ADA
ANTOLOGJITË:
KORSE E HAPUR 2 – 2012
NJË SHEKULL DRITË – 2012
POEMS FOR THE HAZARA – 2013
THE SECOND GENESIS-2014. Silvana Berki është shkrimtare bilinguale, shqip-finlandisht-anglisht.
Bisedoi: Raimonda MOISIU /
-Kam lexuar mbresa dhe mendime, komente të shumta për krijimtarinë tuaj të larmishme e mbresëlënëse rreth librave tuaj të botuar tashmë; Lutem për Ty, Prelud, Më jep vetëm pesëmbëdhjet ditë, Frymëmarrja e mëncur dhe së fundit në gjuhën finlandeze dhe angleze libri i botuar – Kur qielli teshtin. Përpos urimeve, dëshiroj të di, sesi jeni ndjerë rreth këtyre vlerësimeve?
Qëllimi im në c`do libër ka qënë humanist, të depërtojë sa më lehtë dhe qartë në mëndjen e lexuesve ku shpreh mendimet dhe vizionin tim rreth botës. Ndoshta si një vision dhe koncept ndryshe ka sjellë edhe dicka të re dhe shpresoj kjo ta ketë bërë atë më tërheqëse. Artikujt dhe vlerësimet e shkruara nga kritikë të ndryshëm letrar, si për poezinë dhe prozën më kanë dhënë më tepër dëshirë të vazhdoj të shkruaj dhe ta perfeksionoj atë.
-Keni botuar poezi e prozë.Si u gjendet prozatore e poete? Emocionet e para në krijimtarinë tuaj letrare?
Mendoj që talenti egziston brënda nesh dhe vjen një ditë që ai gjenë hapësirë të shpërthejë. Nxitjet mund të jenë të jashtme ose të brëndëshme. Personalisht unë kam shkruar që e vogël. Tani që jemi ri-takuar me shumë shoqe të fëmijërisë mbas 20 vitesh ato po m`i kujtojnë tregimet e librave që ju tregoja si një film atje ulur tek shkallët e pallatit, apo recitimet e poezive të mia përpara të gjithë shkollës. – Nuk jam habitur që fillove të shkruash-më tha njëra nga shoqet.
Megjithatë, eksperienca që pata në botimin e librit të parë ishte e jashtëzakonshme. Unë jetoj larg, në Finlandë dhe duhej një javë ose më shumë të vinte posta për të më sjellë librin. Nga padurimi për ta pare më kujtohet kthehesha pothuaj c`do ditë mbas pune drejt e në postë dhe një mbasdite punonjësja e postës sa më pa të hyja brënda qeshi duke më thënë – të erdhi më në fund dhurata. Buzëqeshi dhe më uroi kur pa se me sa padurim e hapa postën dhe pash librin tim të parë. Libri i parë është si një fëmijë i sapolindur dhe unë e lëmoja në dorë sikur flokët e një foshnje.
– Cilat kanë qënë përfytyrimet më të herëshme se një ditë do të bëheshit shkrimtare? Kush ka qënë dashuria Juaj e parë, për c’ka theksova më lart?
Jo, unë nuk kam pasur ëndërr të bëhesha shkrimtare, por piktore. Që e vogël përvecse shkruaja poezi dhe tregime gjithmonë kam pikturuar dhe babai im ka qënë ai që e vuri re i pari këtë dhunti. Ai më pati blerë penela dhe bojra për të më nxitur të pikturoja. Ishte po babai im, i cili dalloi i pari edhe pasionin tim rreth letërsisë. Unë lexoja shumë libra kur isha e vogël, edhe romane që nuk ishin për moshën time. Mbaj mënd kjo e bëri babain pak merak, sepse kaloja shumë kohë në vetmi dhe vetëm duke lexuar, ndaj edhe ma ndaloi rreptësisht ta kaloja kohën me libra jashtëshkollor. Më vonë më rregjistroi në shtëpi të pionierit, në rrethin letrar.
Pikturën e vazhdova edhe kur erdha në Finland. Njëkohësisht vazhdoja shkruaja ndonjë poezi dhe mbaja ditarin tim personal rregullisht.
– Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, – prindërit, artet, letërsia apo njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të vecantë në frymëzimin tuaj?
Mendoj që karakteri i cdo njërit formohet në familje me të gjitha cilësitë. Pastaj në jetë ke nxitje të reja nga cdo gjë që të rrethon, partneri, shoqëria, por këto nxitje vijnë kur të gjithë e dallojnë aftësinë që ke brënda teje. Një faktor që duhet folur dhe treguar si ndikues në krijimtarinë time është emigracioni. Shumë nga ne që kemi ikur kemi përjetuar gjendje emocionesh nga më të ndryshmet, gjë që na ka lidhur ne emigrantët me njëri – tjetrin. Dhimbja e të qënit larg vëndit ku u rrite, larg shqipfolësve, vështirësitë për të gjetur një vend që të takon në kulturën e re, të gjitha këto më shumë nga cdo kush t`i kupton një emigrant. Kështu që me mirënjohje i përulem emigrantëve shqiptar artistë që e dalluan talentin tim dhe më shtynë të shkruaj së pari në facebook. Po përmend emrat e dy artistëve; Pëllumb Tare i cili gjendet në Itali dhe Mevlan Shanaj.

– Ju jeni poete. Dhjetra vargje poetike dhe poezi të përmbledhura në librat; Lutem për Ty, Prelud dhe Kur qiejtë teshtijnë. C’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional, nivel e cilësi artistike – letrare?

Në cdo vëllim poetik që kam botuar kam pasur edhe një eksperiencë të vecantë dhe gjthmonë një më shumë. Jam e kënaqur me të dyja shtëpitë botuese në Shqipëri Ada dhe Toena. Por duhet ta dalloj Toenën, sepse përvec shtëpi botuese është edhe institucion letrar dhe mendoj në ditët e sotme është më prestigjiozi. Flas gjithmonë nga eksperienca ime. Toena ka qënë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar duke më dhënë hapësirë mendimi dhe idesh gjatë formimit të fontit të gërmave apo dezinjos së kopertinës të librave që do të botoja. Një cilësi që e bën Toenën institucion të civilizuar dhe në rrang të institucioneve të Europes perëndimore është korrektësia, gjë që unë personalisht e cmoj pa masë.
Përmenda shtëpitë botuese sepse janë ato që rrisin nivelin dhe cilësinë e letërsisë. Janë shtëpitë botuese që duhet të botojnë vetëm vlera të cilat sjellin edhe zhvillimin. Nga eksperienca që pata me botimin e librit poetik në Finlandë ndoqa edhe punën e tyre sesi funksionojnë. Finlanda gjendet sot në nivelin më të lartë të krijimtarisë së saj në rrang botëror, fal kërkesave të tyre mbi cdo art të formuar. Mua m`u desht mbi dy vite të isha aktive në publikimet letrare, të recitoja publikut finlandez poezitë e mia të përkthyera, duke tërhequr vëmendjen e disa drejtuesve të shtëpive botuese. Kur më kërkuan poezi për botim u gëzova sigurisht shumë. Por më shumë ja dita vlerën kur të tjerë poetë më thanë;- e di Ti sa material për botim ju shkojnë atyre në dorë? Ndoshta 400 dhe ndër to ata botojnë vetëm 40 copë.
Nuk e di a duhet të ndihesha me fat që zgjodhën poezitë e mia për botim, por për një gjë isha e sigurt. Poetikën time e kanë vlerësuar, ndoshta për këndvështrimin e një emigranteje, përndryshe nuk do e botonin.
Nuk dua të lë pa përmendur gjthashtu edhe mënyra e organizmit të punës së krijimit të librit. Përcev përkthimeve të mia origjinale në dy gjuhët finlandisht-anglisht, ishte edhe redaktorja e cila i ri-përpunoi duke më pyetur për cdo fjalë dhe kuptimin e tyre. Gjithashtu Dezinjatorja e kopertinës dhe e brendisë së librit duke futur anën artistike të gërmave, madhësinë dhe ndonjë dezinjo brënda librit, të gjitha këto para se t`i niste për botim m`i nisi edhe mua t`i kontrolloja. Dezinjatorja e lexoi të gjithë librin dhe me disa dezinjo të saj iu afrua tekstit dhe titullit të librit. Mendimet e mia i merrnin parasysh gjithashtu. Kur u botua libri e pash anën cilësore që me të vërtet ja vlente të shitej mbi 20€. Një shënim: dezinjoja duhet të ishte origjinale, jo plagjiaturë apo foto e marrë nga interneti dhe e përpunuar.

Përsa i përket nivelit artistik letrar poetik mund të them që cdo vëllim i botuar deri tani ka cilësinë e vet letrare. Dy librat e pare, botuar në shqip, shquhen për krijimtari të stilit klasik sidomos të viteve 80 kryesisht të stilit rus. Ndërsa me këtë të fundit në finlandisht-anglisht poetika ime ka pësuar ndryshim. Falë përpjekjeve të mia të integrohesha në poetikën vëndase finlandeze, duke shfletuar dhe studjuar poetikën e sotme moderne bëra përpjekje të sillja atë formë që më bënte të ndihesha të kohës. Sur-realizmi është i avancuar në Finlandë dhe poetika ime paksa narrative e një forme të përzier me lirikën e bëri atë të vecantë. Edhe këtu ndër finlandezë u vlerësova me fraza – e talentuar.
– Kush apo cfarë ka qënë ndikimi i juaj më i madh si prozatore. Pra sfida që ju përballeni me ndërtimin e prozës duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve? I paraqisni personazhet nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën apo anasjelltas?
Faktori kryesor i nxitjes në krijimtarinë prozaike janë temat shoqërore. Ato që shikoj si mangësi në atdhe për një shoqëri të shëndoshë i shkruaj në tregimet e shkurtra duke i veshur personazhet edhe me imazhe të një këndvështrimi tjetër edhe fiktiv. Pra temat psikologjiko – shoqërore kanë qënë dhe janë ndikimi kryesor falë edhe profesionit tim si punonjëse sociale. Mirëqënja e njerëzve, arsyet prej nga shkaktohen dhimbjet e tyre dhe gjetja e zgjidhjeve. Por edhe vënja në dukje e një dukurie apo fenomeni që e dëmton njeriun dhe shoqërinë janë gjetje të cilat i kërkoj here pas here brënda ndryshimeve që shoqëria pëson në cdo kohë.
-Cilat janë shprehitë tuaja kur shkruani një poezi, tregim apo meditim? Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi?
Gjetjet poetike i marr nga cdo gjë që më rrethon. Nga cdo stinë, nga cdo ndjenjë, nga cdo mendim dhe i shkruaj kudo të jem, qoftë edhe një cope letër apo telefon, që mos ta harroj. Për ta përpuanuar, poetikën time e shkruaj duke dëgjuar muzikë, sidomos melankolike.
Ndërsa proza dhe aforizmat kërkojnë tek unë qetësi të plotë sepse aty dua ta dëgjoj vetëm zërin tim të brendëshëm.
-C`farë është një “muzë”. Eshtë aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?
Mendoj që është gjenetike. Jo gjithkush mund të vizatojë. Gjithkush mund të mësojë të pikturojë një tabllo, por jo të vizatojë një portret.Të vizatosh një portret duhet të lindësh i tillë, artist. Ashtu është edhe poezia apo proza. Nuk mjafton shkolla të shkruash, të duhet talenti të futesh në fantazi të cilat vetëm një shpirt artisti mund t`i shprehi dhe shikojë.
-A do ta keni të vështirë të shkruani një romancë dashurie rreth jetës intime të një gruaje. Dhjetra e dhjetra vargje poetike dhe fragmente për femrën e dashurinë…C`farë është dashuria për ju? Kur një grua e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?
Për atë cfare unë shikoj si dashuri, e shkruan bukur kritikja letrare finlandeze Karla Löfgren në komentet e saj rreth librit “ Kur Qielli Teshtin”- Feminiteti poetik në vargjet e Silvanës është emocional, por edhe me një ndershmëri të guximshme të pakompromis. Në lirikën e saj Berki ka hapur zemrën plot passion aq sa e ndien aromën e trupit dhe vlerën e Tij, ku lumturia e saj dhe dhimbja mund të identifikohen mbi të gjithë kufijtë kulturorë”.
Për mua dashuria, është vetëm ajo kur arrin të vendosësh lumturinë e tjetrit mbi lumturinë tënde. Dhurimi i ndjenjave të pastra siguron marrjen mbrapsht të tyre dhe urën e fortë të besimit. Pa këtë pastërti sinqeriteti ndaj ndjenjave romanca ngelet vetëm dicka sipërfaqësore dhe e momentit dhe venitet si rrezet e diellit në pernëndim.
Nëse do të shkruaja për dashurinë e një gruaje me siguri do të shkruaja për një rast ku do të zgjidhja elementë që e kanë vrarë dashurinë e saj apo e kanë bërë atë të lulëzojë.
Në poezi romantike kam qënë shumë e sinqertë në krijimin e tyre duke shkruar atë që zemra më ka thënë se duhet të qaja apo të qeshja, pra të lakuriqtë. Eshtë e vetmja mënyrë të tregohet forma e dashurisë në kohën tone. Poeti mendoj unë duhet të jetë i lakuriqtë në atë që mendon dhe thotë.
Kam takuar shumë poetë romancierë, që i shkruajnë me nostalgji dashurisë, kur në realitet e abuzojnë dashurinë e tyre. Kjo është hipokrizia më e madhe që mund t`i bëhet dashurisë.
-Kur shkruani cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?
Idenë mund ta kap gjithkund. Mund ta hedh atë diku per ta kujtuar më vonë. Ndërsa për ta shkruar kam nevojë për studjon time personale. Ajo dhomë është bota që më njeh dhe e njoh. Bota që më fut në rrjedhën e mendimeve artistike. Diku tjetër do të ndihesha jo vetvetja.
-Ju ndjek vazhdimisht në krijimtarinë tuaj, duke qënë kështu një lexuese e rregullt, Në prozën e poezinë tuaj ka mall, protestë, revoltë, dhimbje, dashuri, mesazh tolerance e paqe, ton qytetar e intelektual. A keni ndonjë ndjesi të vecantë që ju jeni përpjekur ta c`faqni nëpërmjet artit të të shkruarit..?
Po, ka pasur disa raste në poetikë. Vdekja e anëtarëve të pallatit mbretëror me ardhjen e tyre në Shqipëri si dhe së fundi vdekja e mbretit Leka. Kjo poezi shpërtheu në formë proteste, rreth kulturës shqiptare, politikës së saj të pa ekuilibër por mbi të gjtha mos respektimi i njeriut në rast vdekje.
Tjetër rast ka qënë viti 2012, që prita me aq ankth bashkimin e trojeve shqiptare në 100-vjetorin e ditës së pamvarësisë së Tij. Nuk gjykoj pse nuk u bashkuan as politikanët e Kosovës dhe as të Shqipërisë. Me poezinë thjesht tregova dëshirën të isha dëshmitare e kësaj kohe, si dëshmitare e bashkimit të trojeve gjë që ngeli vetëm ëndërr me sa po shihet.
Në cdo gjë që më prek shpirtin, unë shkruaj. Ndaj edhe poezia ime ka ndjenjë brënda.
-që do të thotë se ju keni kaluar momente të dhimbshme, të bukura e kritike. Cili ishte kërcënimi që ju shihnit me sytë dhe koshiencën e brishtë të një gruaje, nga ai realitet i jetës?
Oh, ka shumë fenomene të cilat nuk i kam pranuar dhe as nuk i pranoj në të dyja shoqëritë, asaj shqiptare por edhe finlandeze. Keqtrajtimi ndaj seksit femër, shfaqet në të dy shoqëritë por në forma të ndryshme. Në Shqipëri shfaqet në forma shoviniste ndaj femrës, duke ushtruar edhe dhunën fizike apo edhe postin kur këtej nga Finlanda në formë psiqike duke marrë vetëm ndjenjën për të përfituar një eksperiencë më shumë dhe duke zhdukur sencin e respektit të ndjenjës femërore.
A duhet të pranojmë këtë lloj fenomeni në të dy shoqëritë? JO. Unë JO. Nuk bëj asgjë që nuk më bën të ndihem mirë me principet e mia.

– Pse shkruan Silvana…

Sepse mund të shkruaj. Sepse pa shkruar do të ishte shumë, shumë qetësi. Sepse duke shkruar komunikoj me veten dhe të tjerët më mirë. Sepse duke shkruar tregoj ndjenjat e mia ashtu sic janë, pa i zbukuruar ato, pa frikë a do të mi kuptojnë apo jo. Kush do të më njohë nga afër, më gjen në shkrime.
-Kush apo cfarë ka qënë ndikimi juaj më i madh si poete dhe prozatore? Cilat janë sfidat më të mëdha për ju në lëvizjen feministe si autore?
Si autore femë, vështirësi kam hasur në mentalitetin shqiptar. Nuk jam feministe në këndvështrimin tìm por synoj për të drejtat individuale.Shumë fenomene në Shqipëri koncepton ndryshe nga ku unë jam mësuar tashmë për 24 vite. Sidomos koncepti I LIRISÊ. Konceptimi ndryshe më ka sjellë shumë vështirësi dhe barriera në komunikim dhe në ecjen përpara. Por si kokë labe që jam, nuk para kam bërë kompromise me vlerat që unë shoh si vlera dhe kam reaguar, si në shkrime ashtu edhe në gjendjet përballë. Për këtë më cilësuan edhe poete rrebele në Shqipëri. Mendoj se gjenerata jonë duhet të ketë guxim të rrebelojë ndaj fenomeneve që shkatërrojnë kulturën qytetare sidomos intelektualët.
-Si jeni ndier përballë botës së frikëshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit maskilist? C`farë kuptoni me shprehjet “vetëgjymmtim dhe vetëvrasje intelektuale”?
Unë kam shkuar rrallë në këto 24 vite të trandicionit në Shqipëri. Dhe kur bëni pyetje rreth mediokritetit apo hipokrizisë besoj e keni fjalën për shoqërinë shqiptare. Duke shkuar rrallë në Shqipëri ndryshimet atje i kam ndjekur shpesh nëpër shkrime e artikuj. Ndonjëherë mendoja se media shqiptare e sheh cdo gjë me negativitet dhe lodhesha nga material kritike dhe vetëm negative. Por e vërteta është se ai që shkruante për problemet atje “ vërtet duhej të bëhej delja e zezë” e kopesë kur përplasej cdo ditë me një dozë aq të madhe negativiteti apo gjeste që e vrasin shoqërinë. Heshtja ndaj fenomeneve si hipokrizia, inferioriteti apo maskilizmi janë vetëm gangrene për shoqëritë e civilizuara me plot gojën mund të quhen edhe VETEVRASJE. Mos folja hapur e asaj prej nga vjen e keqja bën atë që e keqja të zhvillohet edhe më shumë. Vetëm syri kritik dhe i sinqertë ndërgjegjëson moralin dhe ndërgjegjen qytetare.
-Kur ktheni kokën pas si e shikoni krijimtrainë tuaj gjatë viteve? Cilat janë drejtimet dhe objektivta interesante për të ardhmen?
Nga një pasionante arti dhe i letërsisë drejt profesionizmit. Këtë shikoj kur kthej kokën mbrapa. Kjo ndoshta edhe prej vendosmërisë time ta perfeksionoj artin tim letrar dhe atë të piktures.
Për të dyja kam qëllime dhe ëndërra të cilat mendoj do të jenë dikur të realizuara në mos komplet deri diku. Krijimtaria letrare mendoj nuk më mjafton, kur mendoj se jetoj në mes dy kulturave. Më duhen më shumë njohuri për poetikën e sotme moderne nordike dhe të asaj botërore. Për këtë po mundohem të futem në shkollën akademike për shkrimtarët këtu në Tampere. Uroj të realizohet.Ndërsa për pikturën, e kam ëndërr të filloj pikturoj përsëri dhe të hap një ekspozitë si në Finlandë ashtu edhe në Shqipëri. Janë ëndërra, por c`do të ishim ne pa ëndërrat tona? A nuk ecim ne përditë mbas tyre?
-Autorët tuaj më të preferuar…
Ndër poetët shqiptar do të vecoja Ismail Kadarenë dhe Petrit Rukën ( në poezinë klasike). Atë modernen shqiptare Natasha Lakon. Eshtë e vecantë. Pastaj ka poetë shumë të mirë shqiptarë emigrantë që i lexoj me dëshirë.
Në poezinë botërore për nga temat shoqërore që rrahin do të përmendja poetin finlandez J.K. Ihalainen dhe Claess Anderssen, poetin turk Nazim Hikmeti, Pablo Neruda.
-Si e shihni kritikën letrare sot? A ekziston nje e tillë dhe e mirëfilltë?
Jo, as që bëhet fjalë për kritikë letrare të mirëfilltë në një shoqëri ku mbisundon meritokracia. Jo se nuk ka kritikë, por të gjithë janë të mvarur nga interesi me njëri tjetrin dhe kjo i pengon të jenë të sinqertë edhe me veten. Pastaj ndikon edhe mediokriteti TURMÊ: Lexuesi dhe kritiku nuk lexon atë që është vërtet tërheqëse dhe me vlera por anon andej nga anon turma. Kjo pengon në sjelljen në sipërfaqe të asaj që është e bukur në letërsinë shqiptare. Kritika rreth letërsisë moderne mendoj që mungon fare. Me të drejtë askush nuk mund të vështrojë një krijim artistik modern kur i mungon njohuria rreth tij. Faj për këtë janë vetë disa rryma letrare klanesh konservative të cilat nuk e pranojnë lehtë atë që nuk e njohin.
-Cfarë dëshiron të ndash me kolegët dhe audiencën e lexuesve që janë duke e lexuar këtë intervistë?
Sa më real dhe të vërtet për ato që shkruajnë. Sa më tolerantë me shumëllojshmërinë. Sa më të mire me njëri tjetrin sepse vet qëllimi i artit është t`i bëj njerëzit më të mirë.
-Mesazhi Juaj për talentet e reja, por edhe për shkrimtaret femra në përgjithësi.
Për talendet e reja do të thosha të ndjekin pasionin dhe ta perfeksionojnë atë. Ndërsa për shkrimtaret femra do t`i inkurajoja të shkruajnë për gjithcka që ato shohin të nevojshme. Ato që syri i femrës i shikon në shoqëri nuk i shikon kurrë syri i një mashkulli. Do të inkurajoja sidomos femrat në emigracion që shkruajnë dhe mesazhi im është të shkruajnë sa të munden për gjithcka që zemra jua thotë sepse cdo gjë që ato shkruajnë është e vecantë dhe jo e zakontë. Ato mbajnë me vete dhimbjen e dy kulturave, koncepte të dy kulturave duke pasuruar me to jo vetëm vëndin e tyre që e lane pas por edhe atë ku kontribuojnë duke ju afruar dicka të re nga ish-vëndi i tyre. Kjo e bën cdo emigrante të vecantë në kohën e vet.
Intervistoi:Raimonda Moisiu

Filed Under: Featured Tagged With: interviste me Silvana Berki, Raimonda Moisiu

OPOZITA NE SHESH-Mbi 200 Mijë qytetarë para Kryeministrisë: “Duam punë e dinjitet”

November 22, 2014 by dgreca

Kreu i Partise Demokratike, njekohesisht kryetari i Bashkise se Kryeqytetit, Lulzim Basha ka ironizuar rivalin e tij politik, duke theksuar se fshehja në bunker nuk e shpëton dot nga revolta popullore. “Sot është futur në bunkerin e Enver Hoxhës për të mos ju shikuar ju. Është futur aty se mendon se aty nuk ju dëgjon dot, nuk ju shikon dot, nuk e ndjen forcën e bashkimit të një populli të tërë.Është futur në bunkerin e izolimit, Kryeministri që mashtroi dhe bën sikur harroi. Por ne jemi në shesh sot, jemi në bulevard që t’ja kujtojmë turret e mashtrimit të tij dhe ta pyesim me zërin e bashkuar pse nuk qeveris po do të sundosh, pse nuk dëgjon qytetarët por i godet ata pas shpine si kaçak.Jemi ta pyesim ç’kërkon dhuna në kohët moderne, po na kthen në pashallëkun primitiv?”
Partia Demokratike dhe sindikatat kishin thirrur te shtunen me 22 nentor qytetarët nga i gjithë vendi që të protestonin për gjendjen tyre ekonomike dhe sociale. Protesta u parapri nga një tur i kryetarit të opozitës Basha në rrethet kryesore të vendit, paralelisht me shyrtimin nga mazhoranca në Kuvend të paketës fiskale dhe projekt-buxhetit të shtetit për vitin që vjen. Qytetarët ankohen për rritjen e taksave, rritjen e çmimit apo faturimit abuziv të energjisë elektrike, për mungesën e vendeve të punës dhe të mbështetjes ndaj fermerëve. Opozita ka deklaruar se projekt-buxheti dhe paketa fiskale duhet të bllokohen, pasi, sipas saj çojnë më tej, rrënimin që shkaktuan reformat fiskale të qeverisë në vitin që po lëmë pas.
Në fjalën e tij kryetari demokrat Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama që të mos fshihet pas bunkerëve të diktaturës, se shqipatrët nuk i kanë harruar mashtrimet
“Mos luaj me bukën e fëmijëve dhe me të ardhmen e tyre, shqiptarët nuk i ngop dot me propagandë. Shqipatrët të thonë sot këtu duam punë dhe dinjitet”-apeloi Basha.
***
Qytetarë të shumtë i janë bashkuar mesditën e sotme protestës së thirrur nga Sindikatat, e cila është mbështetur fort nga Partia Demokratike. Ashtu siç ishte paralajmëruar marshimi ka nisur rreth orës 12:00 nga sheshi “Skënderbej” në kryeqytet, për tu ndalur në bulevardin përpara godinës .
“Jam sot këtu pasi pashë Shqipërinë në lot”. Kështu u është drejtuar kreu i opozitës, Lulzim Bashamijëra simpatizantëve dhe mbështetësve demokratë te mbledhur në shesh nga e gjithë Shqipëria.
Në fjalën e tij para qytetarëve, por një godine Kryeministrie pa të zotin e shtëpisë, Basha i ka kërkuar llogaridhënie qeverisë Rama-Meta mbi varfërinë dhe padrejtësitë me të cilat qytetarët përballen çdo ditë.
“Jemi më shumë se asnjëherë në historinë e këtij qyteti. Në bulevardin e shpresës, bashkimit dhe dinjitetit të shqiptarëve të lirë. Në protestën më të madhe për të drejtat ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve kundër rritjes së çmimit të energjisë, rritjes së taksave, papunësisë, varfërisë dhe abuzimit qeveritar me pushtetin. Kemi ardhur sot të përballemi, të mbrojmë të drejtat tona,ta izolojmë të keqen dhe ti kthehemi të mirës përgjithmonë.Kemi ardhur këtu, sepse nuk ka ardhur dhe nuk vjen më Edi Rama tek ju, nuk i pyet më qytetarët ky Kryeministër”.
Basha ka ironizuar rivalin e tij politik, duke theksuar se fshehja në bunker nuk e shpëton dot nga revolta popullore. “Sot është futur në bunkerin e Enver Hoxhës për të mos ju shikuar ju. Është futur aty se mendon se aty nuk ju dëgjon dot, nuk ju shikon dot, nuk e ndjen forcën e bashkimit të një populli të tërë.Është futur në bunkerin e izolimit, Kryeministri që mashtroi dhe bën sikur harroi. Por ne jemi në shesh sot, jemi në bulevard që t’ja kujtojmë turret e mashtrimit të tij dhe ta pyesim me zërin e bashkuar pse nuk qeveris po do të sundosh, pse nuk dëgjon qytetarët por i godet ata pas shpine si kaçak.Jemi ta pyesim ç’kërkon dhuna në kohët moderne, po na kthen në pashallëkun primitiv?” Basha i kërkoi qeverisë të zbatojë kontratën që sipas tij ka firmosur me qytetarët në zgjedhjet e 23 qershorit, në të kundërt të largohet nga qeveria. “I them Edi Ramës e Ilir Metës lëreni historitë e Nastradinit, lëreni adhurimin për Enver Hoxhës. Shkunduni! Hapini veshët! Dëgjoni! Keni detyrimet sipas kontratës të hapni 300 mijë vende pune, të siguroni shëndetësi falas. Kur e merr gjithë pushtetin do mbash të gjitha përgjegjësitë. Kontrata me shqiptarët është e shenjtë, nuk mund të luani me shqiptarët. Kur nuk përmbush kontratën nuk largohet qytetari, por jepet dorëheqja ose rrëzohet qeveria. Ne nuk do pranojmë qeverinë e mashtrimit, ne do ju largojmë”- u shpreh Basha.

Fjalimi i Lulzim Bashës mbylli protestën e 22 nëntorit dhe lajmëroi vijimin e asaj që e quajti luftë për të drejtat e shkelura të qytetarëve.
“Nuk do të pushojmë së luftuar për të drejtat e shkelura të qytetarëve shqiptarë. Këtu na keni sot nesër, javën e ardhshme, muajin e ardhshëm derisa të plotësoni kushtet e kontratës tuaj me qytetarët. Mos të të gënjejë mendja se mund t’ia hedhësh duke u marrë me zërin tim, zëri im është zëri i protestës, i qytetarëve shqiptarë, është zëri i drejtësisë. Të gjithë në këmbë, të gjithë të bashkuar, të gjithë në një mendje për të drejtat tona, për të shpëtuar vendin”- deklaroi Basha.

Filed Under: Featured Tagged With: “Duam punë, e dinjitet”, Mbi 200 Mijë qytetarë para Kryeministrisë:

N O E L I

November 22, 2014 by dgreca

-Një fëmijë i jashtëzakonshëm në Tiranë, vetëm katër vjeç, di të numurojë, të shkruajë emra, di të tregojë vjersha dhe përralla pafund…./
Nga Avdulla Kenaçi/
Para tre vjetësh, në një nga linjat e autobusit urban në Tiranë ndodhi një ngjarje e pakëndëshme. Shoferi u grind keqas me faturinon. Të bërtiturat u ngritën në kupë të qiellit, ashtu siç dijnë të bëjnë ballkanasit. Asnjë nga pasagjerët nuk po ndërhynte, megjithëse që të gjithë e ndiqnin të shqetësuar grindjen, por një zë i hollë fëmije, i padukshëm, thirri:
– Xhaxhi, mos bërtit, është turp…
Grindja pushoi si e komanduar me shkopin magjik, zërat u mekën. Një heshtje e frikëshme. Kush foli? Cfarë ishte ai zë ëngjëlli si i rënë nga qielli?! Të gjithë kërkonin me sy se nga erdhi ajo thirrje fëminore. Dhe kryet e të gjithëvë po ktheheshin nga një nënë e re e cila mbante në duar një fëmijë pesëmbëdhjetë muajsh. Faqet e saj ishin ndezur prush. I dukej sikur vetë ajo kishte bërë një faj. Edhe ajo ishte çuditur. Ishte zëri i birit të saj, Noelit, ai që bëri shkaktoi aq shumë habi. Nuk i besohej. Dhe nuk dinte si ta merrte, për krenari apo për marri. Por pasagjerët ngriheshin mbi majat e gishtrinjëve për të parë më mire kush ishte ai që solli qetësinë. Dhe pyesnin: “Ku është?’ “Kush është?”. “Uaa, pse ky foli, ky qënka kaq i vogël’. “S’më besohet…” – thosh një tjetër. Ngjarja kaloi gojë më gojë në gjithë rrethin familjar. Kujtoheshin farefisi me radhë, brez pas brezi, kush ka folë para kohe, kush ka ardhur i belbër, kush ka folë më parë e kush ka folë më pas. Mos vallë në fisin Domi kishte ardhur një njeri ndryshe?! E po nuk e quanin kot Noel…..
Noeli e ka zgjedhur emrin vetë. E po si, do të thoni ju, si mundet që një i porsalindur ta zgjedhë emrin vete?! Ja që është e vërtetë. Ngjarjet rrodhën kështu: Lindi pas shumë kohësh në familjen me shumë njerëz me origjinë nga Bicajt e Kuksit. Kishte kohë që në farefis nuk dëgjohej zë fëmije, prandaj edhe kush e kush më parë kërkonte që të kishte privilegjin të ishte ai që do t’i vinte emrin. Secili nga farefisi i tij dëshëronte të ishte nuni. U sollën në memorie emra të vjetër e të rinj, por e ëma, Gjylja këmbëngulte të kishte një emër të ri që ai të mos ndjehej inferior në radhët e brezit të vet. Mirpo ku lëshonin pe hallat, tezet, gjysh stërgjyshi e me radhë…Për të mos u zemëruar asnjeri, u zgjodh një rrugë origjinale; secili të shkruante emrin e vet dhe pusullën le ta zgjidhte vetë fëmija, ta tërhiqte me dorën e tij. Po a do të mund ta bënte ai një gjë të tillë?! Ai ishte vetëm katër ditë. Ishin të gjithë në ankth. E si mund të urdhërohej një i sapolindur të merrte nga pjata një pusullë?!
– Do ta bëjë – këmëbëngulte e ëma. Kaloi një minut, dy…Kur të gjithë i kishin prerë shpresat se ai mund ta bënte atë veprim. Fëmija zgjati doçkën dhe tërhoqi një pusullë. Gjyles i shkëlqyen sytë. “Le të ketë zgjedhur çfarë të dojë, mendoi ajo, fati i tij..” Dhjetra duar u lëshuan për të hapur atë pusullë që tërhoqi ai. Përsëri sytë e të ëmës shkëlqyen. NOEL, emëri që dëshëronte ajo, megjithëse e kishte përcaktuar halla e madhe që kishte ardhur posaçërisht nga mërgimi, nga Italia. Zoti po ia plotësonte dëshirën Gjyles ashtu edhe siç ia plotësoi kur lindi djalë. E pse të mendonte kështu kur ishte ajo vetë femër? Kishte një arsyetim të saj; fëmija i parë duhet të jetë djalë që të udhëheqë në familje, t’u dalë zot atyre që vijnë më pas. Nuk është punë pasurie. Për vajzën në Shqipëri ka ende ndrydhje, paragjykime, mentalitete, sidomos në zonat veriore…Dhe Noeli e nisi jetën i përkëdhelur nga të gjithë. Ishte një fëmijë ndryshe nga të tjerët. Nuk flinte asnjë sekond pa pasur njeri aty pranë. Vendosi një orar të vetin, pikërisht kur një nga prindërit nuk lëvizte nga dhoma, do ta gjeje në gjumë midis orës 23 dhe 4 të mëngjesi si dhe në drekë. Po si t’ia bënin në drekë? Nuk mund t’i rrinin gjithënjë pranë. Vinin tek koka e tij celularin me muzikë. Muzika e qetësonte. Dhe është pikërisht muzika klasike ajo që i pëlqen më shumë. Në moshën një vjeç nisi të flasë dhe çudia është se shqiptoi drejt çdo fjalë , asnjë tingull të belbët. Ndryshe nga fëmijët e tjerë nuk është i fiksuar pas një lodre, por kërkon t’i dijë të gjitha si funksionojnë. I vëzhgon, i çvidhos, i veçon, i bashkon, i lidh, i zgjidh gjersa lodrat që eksploron i mërziten dhe i hedh në një kënd. Pastaj i detyron prindërit t’i blejnë të reja. Dhe po vendosi të dojë një gjë, nuk ka zot që e ndalon. Kukullat nuk i ka qejf. Nuk janë të vërteta, thotë.
I pëlqejnë shumë përrallat dhe vjershat të cilat i mban mënd thuajse të gjitha. Ka një kujtesë fenomenale. Prindërit dhe hallë Ida tashmë duhet të lexojnë pafund që të furnizojnë kujtesën e Noelit me ato vjersha e përralla që nuk ia kanë treguar ndonjëherë. Dhe ndodh në mbrëmje, para gjumit që ata kanë zbrazur memorien e tyre, por Noeli kërkon e kërkon të reja. Si ta qetësojnë?! I kthehen:
– Noel, tani na trego ti se cilën nga përrallat ke pëlqyer më shumë. Dhe ai nis të parën, të dytën….Pastaj dëgjohet zëri i tij thirrës:
– Po ty të paska zënë gjumi.

Noeli tani shkon në kopësht, është më i rritur. Por ka një kërkesë tjetër. Përrallat dhe vjershat duhet t’ia lexojnë nga librat sepse edhe edukatore Rita dhe Ola i lexojnë nga librat. Dhe prindërit e tij, Hekurani dhe Gjylja e shëtisin librari më librari duke e pyetur se a të pëlqën ai titull apo ky titull.
– Këtë jo, thotë ai se e ka në kopësht edukatore Ola, këtë tjetrin e ka edhe edukatore Rita, këtë këtu nuk e kanë, këtë dua.
Di të numurojë deri në njëzetë, di të shkruajë emrin e vet dhe të prindërve, ndërsa anglisht numuron deri në dhjetë.
Tani i është qepur hallë Idës. Ajo i gjen lojra nga ekrani i kompjuterit. I ka mësuar se si t’i gjejë edhe ai vetë. Ida është bërë njeriu më i dashur, ajo e ka zhytur në pafundësitë e kompjuterit dhe thotë:
– Shpesh më vë në pozitë të vështirë me pyetjet e tij të pafundme. Duhet të lexoj më parë vetë që t’i përgjigjem saktësisht Noelit. Në familje jemi në garë se kush e do më shumë. – Ida ka mbaruar shkollën e lartë për ekonomiste dhe është më e lidhur me kompjuterin, e njeh informatikën, por i duhet të dijë edhe sit ë gjejë lodra dhe përralla me figura, sepse Noeli di të vizatojë, veçanërisht peisazhe deti dhe peshq..

Teksa ishim të gjithë në kafe me prindërit dhe hallë Idën, Noeli e ndjeu që nuk ishte bisedë për ta dëgjuar ai, u mënjanua në një karrike aty afër dhe nga celulari i së ëmës vazhdoi të shkarkonte lodra. Një celular fare i vockël dhe unë mendova se atij i duhet një Ipad. Po nuk guxova ta them këtë sepse për fëmijë të tillë të jashtëzakonshëm duhet jo vetëm Ipad, por edhe kushte të tjera, edhe më specifike. Shoqëria shqiptare ka detyrime ndaj yre. Talentet i duhen kombit. Ndoshta së shpejti ai dhe brezi i tij, do t’i kenë të gjitha duke ia kthyer investimin dhe diturinë Atdheut. Ndoshta në Shqipëri po ngrihet një brez që do ta shpjerë vendin shumë më përpara. Ndoshta ka shumë Noelë, por unë njoha dhe u befasova nga ky fëmijë që u përshkrova më lart.

Filed Under: Featured Tagged With: Avdulla Kenaci, N O E L I

Nju Jorku,mikëpritës i festivalit të III-të të Javës së Filmit Shqiptar

November 22, 2014 by dgreca

Edicioni i tretë i AFW-së do të zhvillohet në kinemanë AMC në Manhatan, Nju-Jork, në këtë edicion i cili po organizohet nën drejtimin e Nil Production ku me këtë rast do të prezantohen 47 filma të kinematografisë shqiptare dhe dy filma nga produksioni i huaj. Të cilët do të konkurojnë për 10 çmime në kategoritë të ndryshme./
Beqir SINA, New York City/
WEST VILAGE – MANHATTAN NYC : Qyteti i New Yorkut është i njohur për pseudonimet që ia dhënë si “Big Apple”ose “Qyteti që nuk fle” dhe “Qendra e Universit”, është mikëpritës i festivalit të III-të të Javës së Filmit Shqiptarë. Në mes të gjithë kësaj, Java e Filmit Shqiptar, është parë nga organizatorët dhe themeluesit e saj si një ngjarje e mrekullueshme kulturore e cila nisi me festivalin e parë të këtij lloji për industrinë e filmit shqiptar në Amerikë, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë me moton “100 filma në 100 vjetorin”.
Misioni ynë thotë Mrika Krasniqi themeluese e këtij festivali – është për të transformuar mënyrën se si njerëzit shohin kulturën shqiptare nëpërmjet filmit. Vizioni ynë tha ajo është që të promovojë mirëkuptimin kulturor dhe për të inkurajuar zhvillimin e artistike dhe rritjen.
Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është festivali i parë i këtij lloji. Nëpërmjet veprave të ndryshme të filmit, producentë dhe regjizorë, aktorët dhe artistë shqiptarë nga vendorigjina dhe diaspora synojnë për të paraqitur vlerat kulturore dhe historike të kombit shqiptar dhe udhëtimin të kinematografisë shqiptare. Misioni tyre është për të transformuar mënyrën se si njerëzit shohin kulturën shqiptare nëpërmjet filmit.
“Java e Filmit Shqiptar” nisi, sot në Nju-Jork dhe në këtë edicion do të marrin pjesë filma shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe filma nga vende të tjera, dhe ato të prodhimit nga shqiptarët e Amerikës, të cilët me produksionet e tyre, kanë trajtuar ngjarje shqiptare, ose luajnë aktorë shqiptarë.
“Albanian Film Week” , është një aktivitet kinematografik i kinemasë shqiptare, që për të tretin vit me rradhë në muajin nëntorë po mbahet në Nju-Jork, për promovimin e kinemasë dhe kulturës shqiptare në SHBA. Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, dy përfaqistë tona në New York – Misioni i Përherëshëm i Shqipërisë – në OKB dhe Konsulltata e Përgjithëshme e Kosovës personalisht nga Konusullja e Përgjithshme Vlora Çitaku, si dhe një numër i bizneseve Shqiptaro Amerikane.

Edicioni i tretë i AFW-së, kësaj rradhe zhvillohet në Manhatan, në kompleksin e kinemave AMC në Nju-Jork e cila gjendet në pjesën e poshtme të qytetit – aty ku çdo natë ku gjallëron jeta kulturore artistike, botërore.
“Në këta dy vjet janë shfaqur më shumë se 150 filma shqiptarë të të gjitha kohërave që nga themelimi i
Kinostudios shqiptare e deri në ditët e sotme. Aktiviteti në dy edicionet e tij ka pasur më shumë se 10 mijë spektatorë dhe vitin e fundit të zhvillimit të tij arriti suksesin e madh që përveç publikut pati edhe pjesëmarrje të personaliteteve të kulturës amerikane” thotë organizatoria dhe themeluesia e këtij festivali Mrika Krasniqi.
Dhe, shtonë se :”-Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork edhe këtë edicion po organizohet nën drejtimin e Nil Production ku me që rast do të prezantohen 47 filma të kinematografisë shqiptare dhe dy filma nga produksioni i huaj. Si edhe viteve të tjera në programin tonë është përfshier filmi i gjatë, filmi i shkurtër dhe ai dokumentar. Festivali jonë si zakonishtë do të zhvillohet në muajin Nënëtor prej 21 deri më 27 në një ndër teatrot më prestigjioze në botë,aty ku bëhet shfaqja e blackbosterave amerikane, në AMC Theatre”
Krasniqi theksonë se arsyeja që ne kemi zgjedhur një teater me kaq prestigjozë është që ti japim mundësi artistëve dhe filmit shqiptar, që të vlerësohet dhe trajtohet në nivelin më të lartë si asnjëherë më parë. Ndërsa shprehet shumë e lumtur që këtë edicion ka një pjesmarrje massive të artistëve shqiptar gjithandej botës, artistë të cilët kanë bërë emër në fushën e kinematografisë, siç janë: Ernest Meholli, Blerim Destani, Astrit Alihajdari, Arben Bajraktari, Mike Dusi, Blerim Gjoci, Antoneta Kastrati, Lendita Zeqiraj, Spartak Pecani, Ibrahim Deari, Alban Zogjani, Genc Berisha, Senad Abduli, Suela Bako, etj
Në karpetin e kuq të festivalit në ceremoninë e hapjes “parakaluan” mbrëm natën e parë, duke u fotografuar , dhe dhënë intervista, aktorë, producentë dhe regjizorë, veprimtarë të dalluar të komunitetit, personalitete të filmit, kritikë, adhurues të filmit, e të tjerë, të cilët jo vetëm që do të promovojnë kinemanë shqiptare – por gjatë kësaj jave edhe do të kenë mundësinë të njohinë nga afër kinemanë shqiptare, e po ashtu do të organizohen edhe seminare të ndryshme ndërmjet kineastëve të rinj shqiptarë në Akademinë e Filmit në Nju-Jork,.
Java e Filmit Shqiptar” në New York City nisi me tre filma shqiptar filmin “Gone Back”, me regji të Ernest Meholli, filmin The Journey me Drejtor filmi: Jack Dusi shkruar nga: Jack Dusi, Mike Dusi, rolet kryesore: Mike Dusi, Xhevat Limani, Adriana Matoshi, Blerim Gjoci dhe filmin She Comes in Spring një film i metrazhit të shkurtër i Antoneta Kastratit . Këto filma ishin për natën e parë, si një pjesë e kësaj nate të veçantë në hapjen e “Javës Shqiptare të Filmit” AFW, e cila do të zgjasë nji javë deri më datën 27 Nëntorë.
40 filma janë në seksionin zyrtar të konkurimit: nji Albanian classic, 2 special screening dhe 4 noncompetition. Kategoritë e filmave që do ti prezantojnë kineastët shqiptarë janë: Filmi i gjatë, filmi i shkurtë dhe ai dokumentarë. Zhanret janë nga më të ndryshmit; drama, triller, comedi, aksion etj të cilët do të nderohen me çmimet përkatëse.
Java e Filmit Shqiptar ne New York, njofton sot se ajo fton te gjitheve ne nje debat te hapur me temen “Kinematografija shqiptare dhe bashkeprodhimet”.Debati do te zhvillohet tek Producers Club Theatre 358 W 44str (between 8 & 9 avenume).

47 filmat në nji javë do të konkurojnë për 10 çmime në kategoritë e mëposhtme:

Filmi më të mirë
Filmi më të mirë të shkurtër
Filmi Dokumentar më të mirë
Aktori më i mirë
Aktorja më e mirë
Muzika më e mirë
Kamera më e mirë
Skenari më i mirë
Producenti më i mirë
Çmimi i publikut
Regjisori më i mirë
Dhe editori më i mirë

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, mikëpritës i festivalit të III-të të Javës, Nju Jorku, së Filmit Shqiptarë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT