• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2014

LAJM TRONDITES:Romela Begaj me doping!?

December 5, 2014 by dgreca

Lajmi ka trondite vecanerisht shqiptaret: Romela Begaj ka rezultuar pozitive në testet anti-doping të zhvillura në botërorin e Almatisë në Kazakistan, aty ku edhe triumfoi në peshën 63 kg.
Një lajm tronditës që nuk pritej aspak, sidomos në një moment kur entuziazmi dhe krenaria ishte e madhe për atë triumf që u cilësua historik, por që po shndërrohet në tragjik.
Sipas Ora News, ka qenë vetë Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes e cila në portalin e saj zyrtar ka bërë të njohur lajmin se nga rezultatet e analizave të peshëngritëses Romela Begaj është dalluar një dozë e lartë e substancës stanozolol, duke e pezulluar menjëherë peshëngritësen shqiptare nga çdo aktivitet deri në momentin kur të kryen edhe kundër analizat, pas të cilave Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes lajmëron se mund të ketë edhe një seancë dëgjimore

Filed Under: Featured Tagged With: doping, Romela Bega

Historianët e Enverit, si ata të Stalinit

December 5, 2014 by dgreca

Historianëve tanë të indoktrinuar u ka mbetur ora tek ajo e Enverit!/
Nga Kostaq XOXA/
Të ishe historian i atij frymëzimi, qé puna më e lehtë. Mjafton të kishe ato njohuri historike stampë, që i ishin rrënjosur në kokë idhullit të tyre, Enverit. Nëse Haxhi Qamili duhej ngritur në rangun e heroit kombëtar, historianët do të thoshin, njëzëri “Dum babën!”. Një kaçile njohurish stereotipe, do të mjaftonte për të bërë ison e kohës. Ligjet më të përparuara ishin ato të Vishinskit. Këto njohuri “u përçuan edhe në kohën e mëpastajme. Historian në ditët e sotme është edhe njëri ndër kryetarët e P.Komuniste të tanishme, M. Dajti, açik dhe “pieno di se” (përplot me vetveten) në daljet publike, që ia dha “tërë kompetencë” përgjigjen një gazetareje në interviste, që i solli në kujtesë krimet e E.H.-s. – “Atëherë, fajtorët dënoheshin me gjyq!” – tha i intervistuari. Ende nuk dinte se, në atë kohë, gjyqi ishte sa me “diskreditue” atë që vendosej në organet e epërme të Partisë! Askush nga historianët tanë, që vënë vulën e tyre në tekstet shkollore, nuk është ndërgjegjësuar se këta libra janë tërësisht të politizuar e të mbushur me përdhosjen e historisë së vërtetë. E tani na janë ngarkuar po ata, që të bëjnë “korrigjimet” e librave shkollorë!
Një disident nga më të mëdhenjtë ka shkruar librin e famshëm, në analizë të “Klasës së Re”, që ka pasur për detyrë të konsolidojë klasën mbështetëse të totalitarizmit të kuq në BRSS-në e Stalinit, në Republikën Popullore të Shqipërisë së Enverit dhe në Republikën Federative të Titos. Kjo “Klasë e Re” përfshinte njerëzit e privilegjuar, me kushte mjaft më të mira se ato të mjerimit ekonomik të vendeve me tmerrin e kolkozeve në BS, me varfërinë e taloneve në Shqipëri dhe me sajdisjen e militantëve në Jugosllavinë e Titos; ndonëse kjo e fundit, relativisht, e kishte përmirësuar gjendjen, pas shkëputjes prej Stalinit.
Prototipat e kësaj gjendjeje të lumturisë fiktive ishin përfaqësuesit e Njeriut të Ri, të Pavlik Morozovëve e të Lejfënëve, që vrisnin edhe babën për devotshmërinë kriminale, “revolucionare”. Në mënyrë të thukët (të koncentruar) , kjo periudha e fundit mund të shprehë, me pak fjalë, detyrat e historianëve të Enverit në Shqipërinë tonë fatkeqe, për të jetësuar shpëlarjen e trurit në vendin tonë. Këta propagandistë të së keqes, me një fjalor prej vetëm 200 fjalësh, së fundi, kanë qenë mbështetësit më cinikë të Klasës së Re, sipas përcaktimit më shprehës të Klasës së Re të disidentit Milovan Gjilas. Nëse ky tabor njerëzish të privilegjuar u shpërbë, pas vitit 1956, në Perandorinë e Kuqe të Stalinit dhe u dobësua disi me ndërkalljen e Titos në Botën e Tretë dhe me zbutjen e marrëdhënieve me Perëndimin, – kjo aradhe në shërbim të E. Hoxhës, mbeti e paprekur gjer në ditët tona. Arsyeja është e thjeshtë. Mendësia enveriste mbeti e paprekur, se E.H.-a ishte i vetmi, jo vetëm në rajon, në Ballkan e, thuajse në të gjithë Rruzullin, që nuk e bëri destalinizimin. Më thjesht: Ai mënjanimi (izolimi) i tij (me përjashtim të disa langove injorantë, si Fosko Dinuçi, Amazoa e disa hiçë (mediokër) të tjerë, u shërbye dinakiërisht, për atë ankth (obsesion) të sëmurë për pushtetin vetjak mbi gjithçka. Më shkurt fare. I mbeti emërtimi: një Stalin i vogël dhe i vetëm në Ballkan!
Këtej ka rrjedhur, si pasojë, ajo thënia morroqe e Nexhmijes – kinse historiane – se “Enveri do ta bënte vetë demokracinë, po të ishte gjallë, me supozim!” (!). Menjëherë i erdhi përgjigjja nga një person jo historian, por me intuitë historiani: – Thuaji shyqyr Perëndisë (megjithëse je e patenzonë) që, edhe me hamendësim, nuk bëhet ajo që thua, se E.H.-a do të përfundonte si Çaushesku kurse ti vetë, si bashkëshortja e diktatorit tonë, do ta kishe pësuar si Jelena!”. Një tjetër “historian” enverist, sesi i kishte ruajtur marrëdhëniet me një nga titullarët e Helsinkit, Kristina La Lymierën, – ashtu si dinë të lëpihen ata – dhe pati që në fillim postin e përfaqësuesit të organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe na shiste “demokraci”: Por nuk vonoi që të dilnin publikisht njerëz me emër e me mbiemër dhe t’i nxirrnin fotogramën këtij farë historiani, me gjithçka ai kishte punuar për përjashtimin e studentëve në gjimnazin e Tiranës, si koordinator i K. të Partisë së Tiranës me shkollat e kryeqytetit. Një “historian” tjetër, duke përfituar nga paudhësitë enveriste të ’93-shit, me ngazëllimin e të përkëdhelurit prej të eturve për të përthithur të zvetënuarin karrierist të pa votuar në Kosovë, deshi të bëjnë “Pajtim Kombëtar” që u tret si kripa në ujë, se keqbërësit nuk denjuan të kërkojnë falje për krimet e Enverit. Tjetri, që mori goxha ofiq pas ’97-s, gjithashtu, dhe kishte dhënë prova kundër antifashistëve që kishin luftuar kundër okupatorëve në rangjet kombëtariste, e quajti si “normale” që të vinte foton sa një hata në ambientet e brendshme të dikasterit të tij, duke revoltuar ish-të përndjekurit politikë që kishin hequr të zitë e ullirit nga tirania enveriste! Ky personalitet i “shkencave historike” kishte vajtur (me paret e shtetit, sigurisht), në arkivat jashtë shtetit, për të gjetur dokumente se… ballisto-zogistët paskëshin qenë kolaboracionistë! Po si paskëshin qenë të tillë Hysni Lepenica, Besnik Çano, Qeramudin Sulo, Adi Kasimati, Jashar Cakrani Namik Mehqemeja, Selfo Hekali, Haziz Sharra… Edip Tërshana, Mustafa Gjinishi, Llazar Fundo, Isuf Luzi, Neki Ymeri, Tefik Sfiri etj. , me veprimtari të qartë kundër okupatorit? Cili u nderua nga këta me rastin e 29 Nëntorit, që E.H.-a ia ndërroi datën për të pasur festa të përbashkëta me Titon? A ka kolaboracionist më të thekshëm se Enveri që i dha vendin e Sekretarit I të PK-së shqiptare, që të ishte vetë vartësi i Mareshalit jugosllav? Apo duan të citojmë organet e tij propagandistike, si dokument i papërgënjeshtrueshëm?).
Historianët e Enverit, si ata të Stalinit
Historianët demokratë të botës janë ndeshur në vështirësi të njëmendta për të vënë një vijë të barazpeshuar vlerësimi dhe analize ndërmjet krimeve të nazizmit dhe atyre të komunizmit: 25 milionë viktima nga i pari. 100 milion nga i dyti! Këto të fundit janë të mbuluara nga një propagandë shurdhuese, e cila nuk u flashk dot plotësisht edhe pas destalinizimit, në vigjilje të Kongresit XX të P.K (b) të Bashkimit Sovjetik. Ndërgjegjja e cenuar e botës së intelektualizmit të ndershëm perëndimor, për të pasur edhe një Nuremberg të krimeve staliniste, objektivisht u gjend pa një rrugëdalje të efektshme. Stalinizmi kishte pasur apologjetë me emër në arenën e kulturës botërore: emra të një lartësie të tillë si Lui Aragoni, Romen Rolani (Romain Roland), Zhan – Pol Sartri, Simona dë Bovuari, Pol Elyari (Eluard), Hanri Barbysi, Kyritë, Edyar Herrioi, Zhorzh Dyhameli … (që të përmendim vetëm francezët), por edhe shkrimtarë të tjerë me famë, si Eminguej, për shembull, që ranë në këtë grackë: Verbëria e disave mund të përligjet, në njëfarë mënyre, se kishin vdekur para paudhësive sovjetike, që tronditën opinionin demokratik perëndimor, si në ngjarjet e Çekosllovakisë, të Hungarisë dhe të Polonisë. Disa të tjerë kishin vdekur para destalinizimit.
Intelektualët e së djathtës franceze e ngritën zërin dhe në “Figaro littéraire-in”. Kritiku letrar i njohur, Stefan Denisi, nuk kurseu as emra të shkrimtarëve të dëgjuar, të komprometuar në marrëdhënie me vendin e madh të vetëm fitues jodemokratik (me vizitat e paguara nga joshësit sovjetikë). Ai shënoi në listën e vet edhe Zhan-Pol Sartrin dhe Simona dë Bovuarin që “nuk nguruan t’u bëjnë lavde Fidel Kastros dhe Mao ce Dunit, kur vendet e tyre ishin të zhytura në mjerim dhe në shtypje”. Sartri dhe Simona u cilësuan si një çift i verbuar dhe në bashkëfajësi… Kjo bashkëfajësi qëndron në atë se jo vetëm Sartri por edhe të tjerë, nuk i pritën mirë shkrimet e dhimbshme të Shollzhenicinit për gulagët stalinistë. Demaskuesi i stalinizmit tregon në mënyrë të ethshme duelin e tij të çuditshëm me Perëndimin, ku nuk ia kuptojnë hallin meskinët, mashtruesit, hipokritët, që shesin gjithmonë të njëjtat shpifje, të cilat vërshonin dikur nga KGB-ja”. Pra, ai ishte thuajse i vetëm në demaskimin e shtetit të mungesës së lirisë. Një libër që doli në Francë, mbante këtë titull: “Kundera shkruante kur komunizmi fliste përmes parullash”. Megjithatë ky vend i sovjetëve ishte vërtet i ledhatuar nga firma të mëdha intelektuale, ndonëse zëra që e njihnin mirë realitetin, si Malkolm Muggeridge e të tjerë jepnin kushtrimin për “tokat më pjellore të botës që ishin katandisur në gjendjen e shkretëtirave të melankolisë”. Njohësi i mirë i katastrofës sovjetike në bujqësi, Robert Conquest- i, në librin e tij “The Harvest of Sorrow” (Të korrat e mjerimit) tregon se të vetmit udhëheqës me origjinë fshatare, Kalininit, iu diktua që të thoshte në një kongres kolkozësh, në qershor të vitit 1933: “Çdo fshatar e di mirë se ata që janë pa bukën e gojës janë në një gjendje të tillë jo për prodhim të keq të tokës, por sepse janë dembelë dhe nuk duan të bëjnë një ditë pune të ndershme!”. (f.261 e librit të Bullock-ut). Përmendet edhe burimi i fjalëve të Kalininit: “Pravda”, 24 qershor, 1933). Boris Pastërnaku e quante këtë sistem shoqëror si “pushtetin çnjerëzor të mashtrimit” (“Hitler et Staline”, f. 296).
Si u mashtruan, pra, kaq verbërisht intelektualë të shquar nga të gjitha vendet perëndimore? Por duhet thënë edhe se jo të gjithë u joshën nga pritjet tërë salltanete, me të gjitha të mirat, me biletat e parapaguara të udhëtimeve, nga prestigjiatorët sovjetikë dhe nga vetë Stalini (Enver Hoxha e përvetësoi për bukuri këtë tertip, por jo me intelektualë të rangut të lartë. Madje me aventurierë të dalë boje, si Fosko Dinuçi, Amazoa e qylxhinj të tjerë…).
Akademiku francez, Andre Zhidi, ishte edhe ai ndër të mëdhenjtë, por nuk ra në kurthet utopike të sloganeve propagandistike. Veçse thelbi i ruajtjes së lëkurës së terrorizmit të kuq, në krahasim me atë nazist është, sipas Thierry Woltonit, mjaft i thjeshtë: “Bashkimi Sovjetik ishte ndër vendet fitimtare të Luftës II Botërore”. (“Le KGB en France”, 1987). “Vea victis!” (Mjerë të mundurit”). Zhan-Pol Sartri ishte ndër më të shquarit, që kishte rënë nën kurthet për festat e Paqes, në B. Sovjetik. Por jo vetëm ai, por edhe të tjerët, e kuptuan të vërtetën. Ata që do të lexojnë intervistën e Sartrit me të nderuarin nga presidentët amerikanë për dijet historike e letrare, Isuf Luzajt, do të jetë objekt për një shkrim tjetër. Sa për ta mbyllur, për tani do të themi se Sartri, ka shprehur të gjithë gjenialitetin e tij shkencor me frazat më të ashpra ndaj totalitarizmit të kuq, ndaj Stalinit dhe ndaj mashtrimit komunist. E kundërta, për të kaluar nga antikomunizmi butaforik në komunizmin fiktiv, kjo do të ishte një rrugë qorre, pa të ardhme. Arvizu e përcaktoi bukur këtë udhë të shtrembër: “Enveri është një Përbindësh!”. Enverizmi s’mund të ketë të ardhme në vendin tonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Historianët e Enverit, si ata të Stalinit

BOJKOTI PROPOGANDISTIK I PARTISE DEMOKRATIKE NDAJ PARLAMENTIT

December 5, 2014 by dgreca

Opinion nga AJET DELAJ/
Se pari duhet thene se bojkoti eshte nje mjet ekstrem i protestes dhe jo vetem kaq por ka rezultuar edhe mjaft joproduktiv ne politiken shqiptare pergjate 24 viteve te pluralizmit alla shqiptar.
Me nje veshtrim te shkurter te histories se bojkotit nga PS e PD verejme pa shume veshtersi se bojkoti i gjate i parlamentit nga PS ne 1996-1997 i parapriu revolucionit komunisto fshatar te 1997 qe e groposi prespektiven europiane te shqiptarve por la ne memorjen e shqiptareve plage te pashlyeshme per traumen qe pesuan e humbjen e jetes se te dashurve te tyre.
Bojkoti i stergjatur i PS pas 2009 coje ne tragjedine e 21 Janarit dhe humbjen e jeteve te pafajshme te kater djemve te rinje e plagosjen e disa te tjerve. Bojkoti i stergjatur i PD mbas 97tes e la Partine Demokratike 8 vjet ne opozite edhe pse zgjedhjet e 1997 ishin zgjidhje per momentin.
Tani radhen e kane prape Partia Demokratike pasi sipas kryetarit te grupit parlamentar z Paloka me Edi Ramen do merremi vetem me proesta.
Ju referova te shuares per te ndihmuar gjithsecilin te rishohe koston qe ka paguar shoqeria shqiptare nga konflikti permanent dhe rreziqet qe paraqet kjo rruge nese vazhdohet.
Ne paranteze dua te them se kure perplasja eshte per parime qe kane per qellim implementimin e demokracise e rrezimin e regjime teknokrate e kleptokrate atehere ja vlen edhe te luftosh madje edhe me arme sic ka ndollur ne Ukraine por e them me bindje te plote se gjer tani nuk ka pasur asgje parimore e aq me pak ne interes te shqiptareve nga perplasja e politikanve shqiptare.
Tani te vijme tek bojkoti i fundit i Partise Demokratike: Nese nuk gabohem Partia Demokratike e ka braktisur Parlamentin per dy arsye “madhore” 1- Per dhunen e ushtruar ne parlament ndaj deputetve te saje 2- Shkeljen e Kushtetutes nga Qeveria Rama.
Nese i merr keshtu sic thuhet por pa perdorur logjiken keto jane vertete dy ceshtje madhore per Shqiperine e shqiptaret e te ardhmen demokratike.
Ti marrim gjerat me radhe. Se pari Partia Demokratike akoma nuk ka dale me nje deklerate zyrtare edhe sot 16 vjet pas aprovimit me referendum popullor te Kushtetutes se Shqiperise ku ate kohe Partia Demokratike i beri thirrje mbeshtetesve te saje ta bojkotonin referendumin.
Kushtetuta u aprovua me 50.0001% kure gjysma nuk mori pjese ne votime e ku jo nje here lideri historic i PD z Berisha e ka quajtur Kushtetuta e Mark Avdise. Ne anen tjeter Partia Demokratike mbas 8 viteve ne pushtet z Berisha deklaron publikisht se ligji 7501 grabitjes se tokes shqiptreve pergjate 23 viteve e 16 vjet mbas aprovimit te kushtetutes se Shqiperise i bie ndesh Kushtetutes dhe lirive dhe te drejtave themelore te njeriut gje qe grabitja vazhdon edhe sot e kesaje dite nga pushteti i majte.
Demi i shkaktuar nga pushteti i Sali Berishes mbi administraten shqiptare i ka kaluar 100 miljonet e kjo masaker vazhdon edhe gjate qeverisjes se Rames duke shkuar dem ne buxhet edhe me disa dhjetra miljone te tjera.
Por Partia Demokratike ne pretendimet e saje per shkelje te kushtetutes se Shqiperise nga Kryeministri Rama as qe e ze me goje vazhdimin e grabitjes se se pronave te shqiptareve dhe pse z Rama bredh fshatrave te Shqiperise duke shperndare tapite e gjetura ne syrtaret e Kryeministrise si Enveri ne 46ten.
Nuk thone nje fjale te vetme per mos zbatimin e vendimeve te Gjykates se Strasburgut nga Qeveria Rama e Ministria e Financave pasi me siguri nje pjese te mire te kesaje shume te papaguar eshte nga koha e demokrateve dhe nuk thone qe buxheti i shtetit mundet te kolapset nga vendimet e Gjykates se Strasburgut por kete paralajmerim e jep zv/ministri i drejtesise i qeverise aktuale edhe pse Presidentin , “rojen” e Kushtetutes e Kryetarin e Gjykates Kushtetuese i perkasin PDse .
Bertasin demokratet se Parlamenti eshte mbushur me halabake e injorante gje qe eshte realisht e vertete dhe po aq e vertete se te tille nuk a vetem njeri krah por askush nuk e thote nje fjale te vetme se si u be Parlamenti ne kete dite halli. Asnje nuk e ze me goje se zanafilla e ketij parlamenti eshte marveshja brenda nje nate e xhentelmenve Berisha- Rama per te grisur Kushtetuten e Shqiperise e varrosur edhe ate pak demokraci te brendeshme ne partite e tyre respective.
Nese realisht Partia Demokratike tashme e rinovuar, realisht deshiron te luftoje per shtet ligjor qe ndertohet mbi parimet e vlerat e shoqerive perendimore e ne respect te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut atehere realisht duhet ta kushtezoje kthimin ne parlament me kushte parimore e domethense e te mos kacavirret mbas personash pa asnje vlere e kontribut as per Partine Demokratike e as per Shqiperine.
Kushtet per tu kthyer ne Parlament te jene:
1-Kthimin mbrapa te te tera ndryshimeve qe ju bene Kushtetutes ne 2008
2-Respektimin e kushtetutes nen per nen dhe ne frymen e saje kryesisht ne kapitullin per lirite dhe te drejtat e njeriut qe eshte nje kapitull i arrire ne Kushtetute.
2-Reforme te thelle ne sistemin e drejtesise jo me keshill ndrikullash sic deshiron Rama por me vote popullore per tere nivelet e krerve te gjykatave , jurite popullore se bashku me propuroret e investiguesit private si pjese e sistemit juridik.
3 – Vendosjen e sistemit te plote mazhoritar me 100 zona e ridiskutim me consensus te reformes administrative rajonale por ne funksion te ndarjes zonale te mesiperme.
4- Kompletimin e KQZse mbi bazen Kodit te Ri zgjedhor ku primare te vendoset e drejta e votes nga vendet ku jetojne e jetojne emigrantet shqiptare ne mbare boten me ane te sistemit online se bashku me te drejten e regjishtrimit online ne regjistrin zgjedhor kombetar.
5- Te percaktohet ne kodin zgjedhor se partite politike qe deshirojne te marrin pjese ne procese elektorale duhet te kene database te antarsise e zgjedhje te kandidaturave konkuruese e tere forumeve partiake me parimin nje antar nje vote.
6- Percaktimin e tregut te lire se bashku me shenjterimin e prones se lire si detyrim ligjor e kushtetues te te tere veprimtarise prolluese e qeverisese ne teritorin e Repuplikes se Shqiperise.
Kjo eshte nje nder rruget qe cojne ne ngritjen e shtetit pasi historikisht shqiptaret kane punuar per te ngritur pushtetin e kultin e individit gje qe thellesisht mendoj se tashme jane ngopur.
Thashe nje nder rruget pasi cdonjeri e kryesisht politikanet e parlamentaret munden ti permirsojne e kthejne ne ligje e nene kodi por mjafton qe ti arrin ne shqyrtim . Kjo do ishte Partia Demokratike e rilindjes se shpreses .
AJET DELAJ
NEW YORK

Filed Under: Featured Tagged With: Bojkoti propogandistik, BOJKOTI PROPOGANDISTIK I PARTISE DEMOKRATIKE, NDAJ PARLAMENTIT

Arkivi i AIITC pasurohet me dorëshkrime të vyera islame

December 5, 2014 by dgreca

INSTITUTI SHQIPTAR I MENDIMIT DHE I QYTETËRIMIT ISLAM/
ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT AND CIVILIZATION/
Pjesë qendrore e Muzeut të Trashëgimisë së Kulturës Islame në Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam është Arkivi, i cili përmban kryesisht relike të ruajtura nga familjet shqiptare para dhe gjatë kohës së diktaturës, por edhe libra e dorëshkrime të vjetra në gjuhë të ndryshme, siç janë gjuha shqipe, gjuha arabe dhe gjuha osmane etj. Disa nga eksponentët më të vlefshëm të këtij arkivi janë një dorëshkrim i Kuranit që daton në shekullin XVII, kanunorja (osmanisht) e esnafit të tabakëve (lëkurëpunuesve) e shekullit XVIII, dorëshkrimi arabisht i librit “Delail el-khajrat” (shek. XIX) i punuar bukur artistikisht me shkronja ari etj.
Ky arkiv po pasurohet vazhdimisht nga dhurata që bëjnë miq, dashamirës dhe bashkëpunëtorë të AIITC, në përgjigje të fushatave që Instituti zhvillon kohë pas kohe. Një dhuratë e çmuar kësaj radhe erdhi nga qyteti i Kavajës, nga z. Xhevdet Blakçori. Pinjoll i një familjeje me tradita patriotike e fetare. Z.Xhevdet Blakçori ka trashëguar nga gjyshi i tij Muharrem Blakçori tre dorëshkrime të vyera: një përkthim të komentit të Kuranit në gjuhën shqipe, një doracak të fesë islame dhe një fletore që përmban një fjalorth të shkurtër termash fetare shqip-arabisht.
Sipas z. Xhevdet Blakçori, gjyshi i tij i ka shkruar këto materiale mes viteve 1960-1968, kur po ndiente se regjimi komunist në Shqipëri po e sulmonte fenë dhe po shkonte drejt ndalimit të saj përfundimtar. Për këtë arsye i ndjeri Muharrem Blakçori i hartoi veprat e mësipërme për t’u lënë në dorë familjarëve të tij mësime të fesë islame. Ajo që bie në sy, është se këto vepra përmbajnë mësime të mjaftueshme për të dhënë një konceptim të plotë rreth Islamit dhe njohurive të tij themelore.
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit me 1167 faqe është, në fakt, përkthim i komentit të tij dhe jo përkthim i fjalëpërfjalshëm. Ai shtrihet në katër vëllime, nga të cilat xhuzin e parë e ka të shkruar në një fletore, ndërsa xhuzet e tjera i ka të përmbledhura në tre vëllime të lidhura me kopertinë të fortë. Doracakun e fesë islame autori e ka shkruar në një vëllim me 227 fletë fletoreje të lidhurave me kopertinë të fortë. Aty përfshin të gjitha njohuritë themelore rreth besimit dhe dispozitave islame, të ndara sipas mënyrës tradicionale të ilmihalëve që janë përdorur për mësimin e besimit nëpër mejtepet dhe shkollat fillore islame. Ndërsa fjalorthi përmban 2000 fjalë dhe terma fetarë, të cilat autori duket që i ka mbledhur gjatë punës së tij për hartimin e veprave të mësipërme.
Autori është me origjinë nga Peja, ku lindi në vitin 1894. Aty kreu edhe arsimin e mesëm fetar, në medresenë e qytetit. Por pasioni për fenë dhe për gjuhët orientale bëri që t’i plotësojë e t’i përsosë më tej njohuritë e tij në këto fusha të dijes. Ishte ky pasion që e shtyu, mes të tjerash,të hartonte veprat e mësipërme në kushtet e kufizimit deri në ndalim të çdo veprimtarie dhe praktike fetare nga pushteti komunist.
Përkthimi i komentimit të Kuranit nga Muharrem Blakçori është cilësuar si nga të parat përkthime të plota në shqip të njohura deri tani. Gjithsesi, në të ardhmen ky përkthim dhe veprat e tij do të studiohen nga specialistë të fushave përkatëse për të nxjerrë në pah vlerat e tyre si një pjesë e vyer e trashëgimisë diturore islame në gjuhën shqipe.

Filed Under: Kulture Tagged With: Arkivi i AIITC pasurohet me dorëshkrime, të vyera islame

DHURATA POETIKE NGA MËRGIMI SHQIPTAR

December 5, 2014 by dgreca

(Sejdullah Martinaj, Ekzistoj vetëm për ty, Amanda Edit, Bukuresht 2014)/
Nga Baki Ymeri/Bukuresht/
Veprat e krijuesve të mërgimit janë do dhurata të bekuara që kontribuojnë vazhdimisht dhe aktivisht në pasurimin e thesarit tonë kulturor dhe kombëtar. Në një farë mënyre, ato shndërrohen në një masë definitive për realizimin e profilit shpirtëror të botës shqiptare dhe asaj europiane. Në kapitullin e parë të kësaj vepre, Sejdullah Martinaj vjen para nesh me pëshpëritje dashurie, me kujtimet e paharruara të rinisë, me një ndjeshmëri specifike dhe me një sinqeritet të veçantë. Në vargun e tij zotëron një “buçitje” sentimentale e frymëzimeve lirike, siç janë: çiltërsia, zëri i dashurisë, vendlindja, martirët e kombit, dashuria ndaj atdheut dhe jeta në totalitetin e saj.
Tekstet lirike me motive dashurie nuk i mungojnë letërisë sonë, edhe pse ato ende janë të pamjaftueshme. Shqiptari e ndjen veten ende të “trembur” kur vjen fjala për përshkrimin e ndjenjave erotike si një dëshmi ekzistenciale dhe e domosdoshme për evolucionin e spiritualitetit tonë. Shëndrit dielli, buzëqesh hëna, lulëzojnë fushat dhe lartësohen malet nga ndjeshmëria e një poeti shqiptar. Poezitë e Martinajt janë dëshmi morale dhe shpirtërore. Poeti shkruan me dritën e momenteve speciale dhe nuk trembet para stuhisë së dashurisë që mbretëron gjithandej.
Para nesh kemi një koleksion të pasur motivesh erotike ku zotëron gjuha, drejtëshkrimi dhe diskursi poetik me kontacione gegërishte. Autori debuton me një vëllim të guximshëm ku lexuesit kanë shansin të deshifrojnë edhe vargje meditative/refleksive, sentimente e ndjenja që parashtrojnë pyetje dhe kërkojnë përgjigje. Të shkruash apo të lexosh poezi don të thotë të kërkosh freskinë e shpirtit e jo të moshës. Për deshifrimin e lirikës së këtij poeti të ri shqiptar, ekziston nevoja t’i referohemi një poeti të famshëm të huaj, Luçian Blaga: “Isha aq i lodhur dhe vuaja. Unë mendoj se vuaja nga shpirti im i mbushur me dashuri.” Dhe më tej, me fjalë të tjera. Fëmija qesh: Mençuria dhe dashuria ime është loja. I riu këndon: Loja dhe mençuria ime është dashuria. Plaku hesht: Dashuria dhe loja ime është mençuria.
Autori i kësaj vepre e ndjen dritën e dashurisë në thellësi të shpirtit. Poeti debuton duke fluturuar me flatra engjëjsh dhe shkruan për engjëj dhe engjëllusha. Kuptimi i këtij fluturimi reflektohet në vëllimin e tij të parë, një album poetik që do t’i lumturojë edhe dashamirët e tij në mërgim dhe atdhe. Misioni i librit qëndron në përkëdheljen dhe ledhatimin shpirtëror. Libri “Ekzistoj vetëm për ty” është i strukturuar në dy kapituj: “Porta e shpirtit” dhe “Shqipëri moj nëna ime”. Nga poezitë e kapitullit të parë meriton të citojmë disa sintagma reprezentative ku zotërojnë ndjeshmëria, melankolia dhe nostalgjia: Rreze e dashurisë ëndërrimtare, Simbol i bukurisë shqiptare, Te porta e shpirtit ke trokitë, Vjen si zanë në ditën e nusërisë, Të zgjodhi shpirti se të ndjeu, I paharruar në përjetësi, I përjetshëm mbeta n’dashuri, Shikimi yt më jep energji, Bukuri magjepsëse, Parajsa e dashurisë, Hyjneshë e bukurisë, etj.
Në Kapitullin e dytë shpërthen një ndjenjë e fuqishme nacionale, zëri shqiptar, dashuria dhe atdhedashuria ndaj Hasit, ndaj dëshmorëve të kombit, ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Tek-tuk dalin në pah edhe vargje satirike ku fshikullohet fanatizmi fetar, pseudo/patriotët dhe pseudo/poetët. Poeti përshkruan ëndrrat e të parëve tanë për bashkim kombëtar. Vepra titanike e prijësve të kombit është prezent pothuajse në çdo faqe të kapitullit të dytë.
Përmes prindërve të tij, si dhe përmes sakrificave të dëshmorëve të kombit, autori shpreh sentimentin e një patriotizmi të lartë duke cimentuar dashurinë ndaj Hasjanëve, ndaj Adem Jasharit, ndaj Nënës Tereze, ndaj tribunit më të shquar të atdheut tonë: “Nga dera fisnike e Kastriotit kryetrim i Arbërisë/ Ishe i vogël kur t’rrëmbyen osmanët e Azisë/ Gjon Kastrioti yt princ bujar dëshmoi madhërinë/ Djemtë ua fali otomanëve, por s’e shiti Arbërinë.” Dhe më tej: “Krenarinë Kombit ia ngjalle e ia ngrite/ Europën e zgjove nga gjumi e habite/ Jo i the robnisë jemi gjak i Ilirisë/ T’parët e t’parëve fis i Pellazgjisë”. Ja edhe një strofë e inspirruar e kësaj poeme briliante (Gjergj Kastrioti-Skënderbeu): “Me ty o Kryetrim u identifikuam ndër brezni/ Pa ty s’do t’kishte mbi këtë dhe Shqipni/ Hero qi s’vdes kurrë je gjithmonë ndër ne/ Për ata që kan lindur dhe të tjerët që kan me le”.

Filed Under: Kulture Tagged With: Baki Ymeri, DHURATA POETIKE NGA, MËRGIMI SHQIPTAR

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT