Nga Rasim BEBO-Çikago/
“Komplot në heshtje, apo një vullnet pёr të errёsuar historinë parahelene të Greqisë?!… Kjo nuk na pengon për të çuar hulumtimet tona sa më larg që të jetë e mundur dhe për të kundërshtuar mosangazhimin e atyre që pranojnë njohuri historike të dyshimta.” (Aref, “Mikena”, f. 360).
Ka, jo më larg se tre muaj që po nxirret Dodona në malin e Tomorit, nga zotërinjtë Besim Klodiani, Xhemajl Tahiri e tj. Këta dalin përpara figurave të mëdha botërore që prej kohës së antikitetit, deri më sot, të cilët kanë përcaktuar me fakte historike, se Dodona ndodhet në Çamëri atje ku është dhe tani.
Profesor Robert Temple, në librin e tij “Nertherëorld” (“Bota e të vdekurve”), botimi i Londrës 2003, argumenton: “Jam angazhuar të gjej vendndodhjen origjinale të Orakullit të Dodonës. Pranohet nëse Dodona ndodhet nën këmbët e malit të Tomorit. Liritzis (arkeollog koleg grek) ky dhe unë në vitin 1979, mblodha fonde për një ekspeditë kërkimi në malin e Tomorit për të gjetur Dodonën, dhe dola pa sukses, Dodona është në vend tjetër. Greku, Liritzis komploton për të fshehur të vërtetën se Dodona ndodhet në Çamëri. Nëntoka e tyre flet për historinë e gjyshërve dhe stërgjyshërve tonë dhe u del gënjeshtra në shesh. (MaksZotaj).
Herodoti shkruan, se Dodona ishte Orakulli më i lashtë në Pellazgji, qendra e adhurimit Pellazg. Tempulli i njohur i Zeusit ndodhej në Dodonë, në jugperëndim të Janinës. Rruga që të çon atje, përshkohet kështu nga Eskili: “Në ultësirën Mollose arrin, duke dalë pas Dodonës, ku ndodhet vendi i Orakullit të Zeusit, Thesprot (çam), lisat që flasin, një mrekulli që imagjinata s’mund te rrokë”. (E. J. “Shqiptarët”, f. 79).
Pohimi i Homerit, se Zeusi ishte “Princ dodonas dhe pellazg”, (Iliada XVI, 234). Mirëpo Dodona, kryeqyteti shpirtëror i “Pellazgëve, bënte pjesë në Thesprotinë e kohës së Homerit, vendi që në kohën e lashtë quhej “Pellazgji”. (Aref, “Mikena”, f. ).300). Homeri ka qenë kategorik përsa i takon Dodonës, “vendi i shenjtë i ZEUSIT pellazg dhe Dodonës” (Iliada .XVI, 278). Aref ‘mikena”, f. 400). Për saktësi, shiko vendndodhjen e Dodones në “Reader’s digest” General Books, Atlas of thёorld, bot. 1987. Printed in the USA, f. 91, kuadrat J. D.
Këta persona shqiptarë, të përfshirë në dinakërinë greke, kërkojnë të shuajnë Dodonën nga vendi i saj në Çamëri, nga frika se errësohet, apo zhduket historia parahelene e Greqisë. Prof. Gene Haddleburg, kryetari i shoqatës helenistike në Universitetin Georgetoёn thotë: “Ekemi sajuar Greqinë e lashtë”. Ose e kemi “fabrikuar krejtësish Greqinë e lashtë”. (http://ëëë. Theonion.com 20 tetor 2010). Këta persona, që shkruajnë në çdo njoftim artikuj dhe në krye vendosin fjalët “Dodona e Tomorit”, pastaj fillojnë njoftimin ose artikullin e sheqerosur “patriotik”. Si shembull marrim shprehjen: “DODONA E TOMORIT”
Besim Klodiana Dervishi, shkruan më 11 korrik 2015:“Ky grup është i hapur për të gjithë ata të cilët e duan mëmën tonë Shqipëri pa kushte. Qëllimi i këtij grupi është vazhdimi i rrugës së Rilindësve tanë të mëdhenj, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Ismail Qemali, Eqerem Vlora, Perikli Ikonomi, Ali Asllani, Aristidh Kola, të cilët nëpërmejt penës së tyre mbajtën të gjallë identitetin tonë kombëtarë. Një aspekt i punës së tyre është dhe identifikimi i kombit shqiptar me Pellazgo- Iliryanët, të cilët kishin si qendër të tyre Orakullin e Zeusit, Dodonën, e malin e Tomorit në Shqipërinë e lirë. Ka 200vjet që mëpërmjet një propaganda dashakeqe, mesazhi I tyre,kërkon që ti fshehë këto të vërteta, duke I lënë në pluhurin e harreses. Duke respektuar etikën e komunikimit, qëllimi është paraqitja e dokumenteve të shkruar dhe çdo materiali me vlerë historike për ndëgjegjësimi e istitucioneve shqiptare, si Akademija e Shkencave në Shqiperi dhe në Kosovë, me idenë përfundimtare, Nisjen e ekspeditave arkeollogjike në malin e Orakullit të Dodnës ne Tomor të Beratit. Faleminderit”! (Besim, Klodiana, internet 11 korik 2015). Pra, fjalë të sheqerosura në shërbim të dinakërisë greke Inderuar lexues: shiko se sa ngulmuese është agjentura greke, që mbulohet nga shqiptarë si Besim Klodiani, kur flet me vendosmëri me grupin “heleniko shqiptar”, të përgatitur nga kryetari i shtetit grek në shtetin shqiptar, “Komisari”, për të zhdukur tempullin në Çamëri dhe për ta vendosur në Malin Tomorit në Berat, bashkë me gjithë atë arsenal – ndërtesash dhe me Teatrin më të madh të kohës, ku rrinin ulur 18.000 spektatorë, që nuk gjen asnjë gjurmë në Tomor. Ky shantazhus, u vihet kundër figurave më të mëdha në botë, prej HOMERIT deri te Matheu Arefi. Kryesisht për të dalë kundër vendndodhjes së tempullit të Dodonës në Çamëri.Ka mbi 10 vjet që greku, e quan Çamërinë “inekzistente”. Tani do edhe Dodonën në Çamëri, ta bëjë inekzistente, se ia ka frikën. (lexoni: “Figurat çame në historinë boterore (Rasim Bebo, “Shqipëria”, bot. 2014, f. 78. Pra shikoni si vazhdon shpifja e sheqerosur për shuarjen e emrit të Dodonëes në Çamëri nga Besim Klodiani.
Dodona e Tomorit, Besim Klodiani:
Sot, pas rreth 127 vjetësh, bota shkencore ende vazhdon të jetë në kërkim të
vendndodhjes së saj. Shkuarja tek Dodona e vërtetë, vërtet që i tremb ata që e kane manipuluar dhe ata që e mbeshtein atë verbërishtë, por në këto kohë moderne nuk mund te vazhdohet me manipulime. Duhet shkuar te e vërteta historike, . Kush përfiton nga mashtrimi? Asnjë. As fqinji ynë jugor që e “mban” kurorën e saj padrejtësisht. As ne shqiptarët , që pajtohemi me vendndodhjen e saj të gabuar. I gënjen mëndja ata qe mendojnë se përfitojnë, kur mashtrimin e ka bërë dikush tjetër për llogari të tij. Dodona pellazgjike është a-ja e qytetërimit evropian. Zbardhja e saj do t’u bëjë mirë jo vetëm shqiptarëve, por edhe fqinjëve tanë. Jemi në një epokë, kur të vërtetat nuk mund të fshihen dhe ata që janë përgjegjёs për zbardhjen e tyre, nuk mund të heshtin. (10 korik 2015).
Dodona e Tomorit,Besim Klodiani:“Shumë shpejt do të hedhim foto fantastike të disa gurëve me simbole të pëllumbave dhe gjarpërinjve … Këta gurë gjenden në shtëpitë e banorëve afër Tomorit … Dyshohet se këta gurë janë marrë nga rrënojat e qytetit Dodona, afër fshatit Tomor dhe janë përdorur nga banorët për të ndërtuar shtëpitë e tyre”.9-8-15. (ku janë këto rrënojat?).
Dodona e Tomorit, Besim Klodiani:“Kemi marrë informacione për mbetje arkeologjike me interes në zonën e Tomorit…..por disa gjëra nuk do i publikojmë….faleminderit banorëve të zonës për infot. (12 koik 2015). Besim Klodiani, Lexoni mirë nënvizimet që kam bërë unë të shkrimeve tuaja. Ju shkruani dhe akuzoni me“lojëra fjalësh” dhe kërkoni në kotësi, për hatër të grekut Dodonën në mal të Tomorit. Ju shfaqeni, si një nip ose stërnip I bllokmenëve, Jeni I një krahu të qeveris dhe Akademis së Shkencave, që janë në shërbim të boshtit sëerb-rus-grek. Ndofta Edi Rama për këto që shkruani, në vijën e boshtit, do të u chojë ambassador në ndonjë shtet. Ju kërkoni patjetër Tmpullin e Dodonës në malin e Tomorit dhe për këtë akuzoni, për dashakeqësi, për manipulim, për verbërim, për mashtrim. Ju vulosni artikullin e Perikli Ekonomit I vitit 1936 i një mësuesi mediokër që është cepi I litarit në fund të pusit dhe nuk shikoni se kush e mban cepin tjetër të litarin te lulishtja afër pusit dhe këta janë profesor, doctor, Akademik, për Pellazgjinë, Dhimitër Pilikën, Eduin Jackues, historian Amerikan, Mathieu Aref I doktoruar nga Sorbona ne Paris për antikitetin, referencat e tij janë të pranueshme për të gjitha Akademite. Historianin Tajar Zavalanin etj. Në emër të demokracisë u botuan shume libra qe më parë ishin të ndaluara. Por sot PD dhe PS I shikon këto libra me urrejttje ashtu si dhe ju që nuk I merrni për referenca. Por ngreni dhe ulni Perikli Ekonomi. Kur ju arrini t’u kundërviheni, Yllit më të madh të botës, që është shkrimtari gjigand, HOMERI. Për fat të keq ende në tekstet shqiptare vazhdohet të quhet “poeti i madh grek”. Dhe arrini deri te figura e “Doktor Pilikes etj. Ju shkruani për Rilindjen me fjalë të ëmbëlsura, për Pashko Vasën, Ismail Qemalin. Tani qëndroni. “Komisari” juaj në gazetën “Kathemerini” ka deklaruar se do të luftojë Rilindjen kombëtare shqiptare, se ai nuk i njeh fjalët lapidare që “FEJA E SHIPTARIT ËSHTË SHQIPËRIA. Ndërsa ISMAIL QEMALI është i pari që piketoi vendndodhjen e Dodonës në Çamëri,(e shkatërruan në vitnt 551 të e. s. nga vandalët me Totilen etj.) aty ku ishte deklaruar nga HOMERI, HERODOTI e të tjerë, reth 3.000 vjet më parë. Ju flisni për gurë të simboleve me pëllumba dhe gjarpërinj, siç i treguam më lartë, se ato kanë qënë të tempulli i Dodonës në Tomor. Sa shpifje e madhe. Si nuk paska asnjë shënjë të këtij Tempulli gjigant të Dodonës në malin e Tomorit?… Dhe ju merreni me gurët e shtëpive që do të vijnë nga Greqia të përgatitur enkas.
Gazetari Tedi Blushi shkruan: “Kisha e shën Ilias, në afërsi të fshatit Lin të Pogradecit, kishë më e vjetra në gjithë rajonin, sapo futesh në oborrin e saj ndesh me ca mbishkrime greqisht, shkronja të stampuara në beton, ku një shkronjë i kalon 45 cm. …shtruan platenë e oborrit të kishës dhe me nga një daltë shkruan tekstin që ua dha pronari në gjuhën greke. Kaluan disa kohë dhe një buzëmbrëmje, kishës ia ndërruan të gjitha ikonostaset e saja me mbishkrime shqip dhe u vendosën ikonostase që erdhën nga Greqia me mbishkrime të dukshme në gjuhën greke. Po këtë fat, do të kenë edhe gurët me pëllumba dhe gjarpërinj, që gjoja janë të tempullit të Dodonës në Tomor.
Maks Zotaj citon: “Teatri më i madh i kohës antike, është ai i DODONËS me 18.000 spektatore të ulur, me ndërtesa të mëdha 20. 80 x 19.20 m. Si nuk ka asnjë shënjë të dukshme nga ky tempull kaq i madh në malin e Tomorit?! Sipas Legjendës së transmetuar nga Dionisi i Halikarnasit (II, 51, 1) apo të vjershëruar nga Virgjili (Aen. III, 239) “Enea zbriti në Butrot për në rrugën e Dodonës, ku mori nga Orakulli miratimin për themelimin e Romës”.
Për vjetërsinë e Dodonës: Aristidh Kola shkruan: “Një traditë e përafërt i tregon pellazgët aq të lashtë, saqë të kenë lindur përpara hënës dhe për këtë i quajnë parahënës (në greqisht porselinës).”
Vendndodhjen e Dodonës, e vërteton dhe Erik von Daniken, se “është 12 km në jug-perëndim të Janinës , me anë të trekëndëshave: Dodona–Delphi–Sparta, njëri trekëndësh dhe trekëndëshi tjetër: Nikosia-Dodona–Knosos. (“Dodona”, f. 18).
“Ndër 1800 objektet e Zhgroposura në Dodonë më 1875 – 1877, gjithçka (ndërtesa, monumente, dhurata si ex- voto etj.)drejtpërdrejt lidhet me këtë mbret të perëndive pellazge. Emblema pellazge u pasqyruan fillimisht nga legjionet romake, u përdor dhe më pas si simbol trimërie dhe nderimi luftarak, deri vonë, prej Napoleonit dhe Hitlerit. ( Dh. Pilika, “Pelazget” f. 171).
PLINI radhit këto hollësi: “… ku ndodhet tempulli i Zeusit të Dodonës, i përmendur për orakullin e tij, mali Tomaros me njëqind burime që gurgullojnë në këmbët e tij, mal i lavdëruar nga Teopompi”.Njëra prej atyre 100 gurrave gëzonte vetinë e mrekullueshme të fikte pishtarin e ndezur dhe të ndizte pishtarin e fikur; ky burim zihej në gojë anekënd dhe ja shtonte famën Dodonës për dukuritë e saj të shënjta”. (Dh. P. “Pellazgët”, f. 216). Ja çfarë na thotë Akili në këtë paragraf të famshëm “O Zeus mbret, Dodonas, perëndi e kahershme, pellazge, që mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Selleve. “Çamëri” (Aref “Mikena”. F. 327).
Nga Neolitiku i mesmë, 10.200 – 6500 janë zbuluar Qeramika e Cakranit, Vazo për ritual fetar. Kjo formë specifike është e përbashkët në hapësirën Adriatiko-Ballkano-Egjease e Neolitikut të mesmë. Kjo vërteton ekzistencën e një bashkësie të stërmadhe besimesh fetare, ku rajoni epiro-lirik i Pellazgëve antikë, zinte një vend mbizotërues me DODONËN (Epirit) si kryeqytet i kultit, siç e provojnë Homeri “Zeusi Pellazg”, që sundon në Dodonë, (Iliadë XVI, 234), Herodoti (1,51, 52, 57, VIII, 44), (Aref, “Mikena”f.158.).
Delphi u bë tempull i shenjtë grek në kohën e tiranisë së Klistenit (rreth 600 – 570 p.e.s.). Në parim, sipas Homerit, vendi i shenjtë kryesor i dedikuar për ZEUS-IN dhe perëndeshën nënë DIONË (bija e Okeanos-it)… ishte vendosur në Dodonë, në Thesproti (Çamëria e sotme) në shpatet e malit Tomaros në jugë të liqenit Pambotis, 12 km në j-p të JANINËS. Homeri dhe Herodoti përmendin malin Tomaros me saktesi. Pitagora i samos-it, e ka quajtur Zeus-in “ZAN, ZANI”, që shpjegohet natyrisht “ZË, ZA”, apo “folja” në dialektin gegë. Pitagora nuk është grek, por pellazgo – shqiptar. (cf “Jeta e Pitagorës” – De Malkus – 17, f 36 – Les Belles, Paris2010). Grekët nuk kanë ekzistuar para shek. VIII p.e.s. Ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perënditë, mitet, alfabetin nga Pellazgët. I quajtur qytetërim Mikenianë (1200 – 800 p.e.s.) nuk ishte grek por civilizim Pellazgjik. (Aref Francë – Lion, 03. 06. 2012). Me fjalёt shёnjtёruese tё Rilindasve tonё pёr malin e Tomorit si: “Mali I Perёndisё”, “Baba Tomori”, “Froni I Perёnisё”, “Kryefroni ynё I vjetё”, “Misteri I frikshёm” etj., nuk ka tё bёjё me Tempullin e Dodonёs, pёr tia pёrshtatur Malit tё Tomorit.
Robert Temple, ndёrmjet tё tjerave thotё: “Grekёt dhe hebrenjtё janё shume tё vonshёm nё historinё e lashtё, sa qё mund tё themi, qё bёhet fjalё pёr mijёra vite distancё pёrpara se vetё emrat hebre dhe greqi, tё vinin nё jetё. (M. Z.).
Pas shekullit tё VIII, grekёt “semito egjyptianё” pushtuan vendin e banuar nga popullsitё e trungut Pellazg. Zeusi urdhёron njё pёrmbytje imagjinare, shfaq Deukalionin(lloj Noe greke) dhe Pirrhan bashkёshortja e tij, tё vetmit qё shpёtuan nga kjo fatkeqёsi natyrore. Atyre iu duhej tё shpiknin njё legjndё pёr tё “fshirё tё kaluarёn Pellazge”pёr tё provuar se grekёt ishin tё vetmit qё u shfaqёn pas njё pёrmbytje dhe se janё njё popull autkton. Fillesat e historisё greke vine pas kёsaj legjende.
Me këtë artikull, ne dokumentojmë vendndodhjen e Tempullit të Dodonës në Çamëri. Mësoni ju grekë, se jeni ata që u kanë përcaktuar: “… më të tmerrshmit e xhelozive, sipas Shekspirit. Për një dukuri të tillë shprehet kështu Anatol Fransi: “Armata e panumërt e të patalentuarve, do të paditë, se ke përdhunuar tët’ ëmë, se ke masakruar tët’ atë dhe do të gjëjë ditën të të ngulë thikën…” (Dhimitër Pilika, “Pellazgët”, bot. 2005, f.437).
Kurse unë, mund të them, se në këtë komplotim të fshehtë, është plotësisht dora e dinakërisë dhe djallëzisë së lashtë e greke, e cila, si në një lojë mashtruese shahu, u jep disa naivëve shqiptarë të hanë një kalë në Tomor, që të kenë të lehtë marrjen e mbretëreshës së vërtetë Dodonë në Çamëri…
Rasim Bebo, Addison, Çikago korrik 2015
Archives for July 2015
FESTIVALI I GJIROKASTRES- KUR TE FTOJNE DHE TE INJOROJNE!
Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015 – injorojë Ansamblin Bashkimi Kombëtar i cili përfaqësojë Shqiptarët e Amerikës/
Intervistë e posaçme e gazetarit te komunitetit Beqir SINA me Gjergj Dedvukaj – kryetar i Ansambalit Bashkimi Kombëtar nga Nju Jorku, dhe kordinatorin e pjesëtarin e këtij ansambli këngëtarin e mirënjohur ulqinak Haxhi Zeneli/
Më pare se te shkojmë tek Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokaster 2015, cila ka qenë rruga e juaj deri në këtë festival?
Haxhi Zeneli – kordinator dhe pjesëtari i këtij ansambli këngëtari i mirënjohur ulqinak : Rruga për në këtë festival, është vetë historia 23 vjeçare e këtij ansambli folklorik shqiptarë në Amerikë. Dashuria për folklorin ka qenë e madhe, kështu që një grup i këtyre adhuruesëve të asaj kohe, morën vendimin që këtu në qytetin e New York-ut, me qëllim të ruajtjes së identitetit të tyre të organizohen përmes formimit të ndonjë shoqërie kulturo- artistike, klubi apo shoqate. Kështu që në vitin 1984,me qendër në Bronx ( NY), nga një grup atdhetarësh u themelua Klubi“Jusuf Gërvalla”, përmes të cilit filloi angazhimi i organizuar për çështjen kombëtare. Në kuadër të Klubit u krijua edhe Shoqëria Kulturo-Artistike “Ded Gjon Luli”, e cila kishte synim që përmes të foklorit dhe këngëve shqiptare të ngritet vetëdia kombëtare e shqiptarëve që jetonin në diasporë,dhe njikohësisht të ndikohet në ngadalësimin e asimilimit të rinisë në mërgatë.
Siç n’a shpjegon drejtuesi i këtij ansambli z. Gjergj Dedvukaj, një ndër anëtarët e SH.K.A. ”Ded Gjon Luli” kjo Shoqëri, punoi për disa kohë, por për anëtarët e kësaj shoqërie, kjo nuk mjaftonte, ata donin diç më tepër dhe donin që mos të ndalen vetem në Malësi, ata donin që të formonin një ansambël ku mund të përfshihet folklori i të gjitha trojeve shqiptare, prej nga Jugu deri në Veri. Dhe, pikërisht para 22 viteve, Shoqëria Kulturo-Artistike “ Ded Gjo Luli” u shëndërrua në ansambël, i cili u pagëzu me emrin ”Bashkimi Kombëtar”. Në formimin e këtij ansambli të ri morën pjesë : Gjergj dhe Gjon Dedvukaj,Vasel Shkreli,Luigj Tinaj,Tom Gjergji etj. ”Bashkimi Kombëtar” shumë shpejt u bë i njohur dhe tërhoqi shumë artistë të tjerë të komunitetit nga të gjitha moshat, të cilët kaluan nëpër dyert e këtij ansambli, siç ishin: Arben dhe Xhon Krasniqi, Haki Krasniqi, valltarja e ansamblit Lile Cingu, Dile Gecaj, unë Haxhi Zeneli, Shaban Lajçi, Agim Rugova, Entela Ilirjani, e shumë, shumë të tjerë, të cilët morën pjesë në shumë koncerte dhe festivale në mbarë botën të banuara me shqiptarë, ku padyshim që kontribuan për të ruajtur vlerat kombëtare në diasporë.
Me këtë rast nuk mund të rrijmë pa përmendur edhe një artist mjaft të shquar të folklorit kombëtar, artistin e merituar Sali Mani,dhe kontributin i tij ndaj këtij ansambli i cili kompozoj shumë këngë pa asnjë kompenzim material. Sali Mani prej kohës që jetonte në Shqipëri kompozoi enkas këngën që u bë mjaft e njohur të asaj kohe, pra është fjala për këngën “Ku po shkoni djemt e ri, kujt ia leni këtë Malësi” me një motiv shumë prekës, dhe mesazh i rëndësishëm, për ata që u larguan nga trojet e veta ose u dëbuan nga oku- puesit e huaj. Kjo këngë u këndua nga vëllezërit Gjergj dhe Gjon Dedvukaj në festivalin e Gjirokastrës të vitit 1988. Pas këtij festivali kjo këngë u bë hit dhe u këndua nga shumë këngëtarë të tjerë.
Dhe kështu ju morët rrugën për në Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokaster 2015!
-Gjergj Dedvukaj (kryetar i Ansambalit Bashkimi Kombëtar): Po! Sigurisht! Të entuziazmur antarët që nga mosha 7 vjeçe e deri tek mosha 70 vjeçe,morëm rrugën e gjatë për në Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokaster 2015. Siç po shifet shqiptaret që jetojnë jashtë atdheut, të cilët arritën në mëmëdheun e tyre, që të festojnë së bashku me vellezërit e tyre të një gjuhe dhe gjaku, dhe për të treguar që edhe ne atje në botën e larget po mundohemi ti ruajmë këto vlera folklorike kombëtare.
Në mos gabohem ju jeni pjesmarrës i disa festivaleve kombëtare në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi dhe këtu në SHBA, cilat janë arritjet e juaja në këto festivale ?
Gjergj Dedvukaj : Arritje unë do të quaja në rradhë të parë – atë që ne e kemi edhe misonin tonë kombëtar – Bashkimin Kombëtar, ruajtjen dhe kultivimin e foklorit të bukur shqiptar dhe trasmetimin e tij brezave pra fëmijëve tanë në diasporë. Kjo ka sjell atë që interesimi i jonë, ka qen që mos të harrojmë traditat tona edhe këtu në gyrbet. Ne marrin pjesë më ansamblin tonë para shumë viteve, po thuajse prej nga viti 1983 e këtejë nuk jemi ndalur asnjëherë pa marr pjesë, në çdo festival kombëtar në vendlidnje. Duke konkuruar madje shumë suksesëshme në të gjitha festivalët që kemi marr pjesë.Të kujtojë vetëm atë, siç është viti 2013, dhe, Ansambli ynë u vlersua me çmim të parë në Festivalin Kënga Jehonë në Strugë, dhe në Festivalin Folklorik në Rapsha 2013 në trojet shqiptare nën Mal të Zi.
Pjesmarrjen tuaj në Festivalin e Gjirokastrës a mund t’a quajmë pjesën më te suksesshme të Ansamblit Bashkimi Kombëtar nga Nju Jorku ?
-Haxhi Zeneli : Pse jo! Ansambëli ynë shkoi në Gjirokastër kësaj rradhe, mbasi kishte pregatitur një program të larmishëm me pika mjaft domethënëse. Si për shembull hyrjen në skenë, jemi munduar të paraqesim një Bashkim Kombëtar, duke kënduar këngë nga veriu që këndojë Vasel Shkreli dhe u përcjell nga grupi, kurse në anën tjetër të skenës së festivalit na paraqitët këngëtari i ri Adem Kaliqi, i cili është lindur dhe rritur në Sh.B.A.me këngën labe, duke prezentuar një mozaik këngësh dhe veshjeve të mbarë trevave shqiptare, dhe nga pikat të tjera interesante për spektatorin ishin edhe fëmit të moshave shumë të reja si: Klement dhe Artoneta Bujaj, Klaudija Hysaj, Suzana Junçaj, Angjela Preldakaj, që lindën dhe u rritën në Amerikë. Këto fëmijë krijuan emocione disa herë spektatorëve, së bashku me grupin e talentuar të velltarëve nga Detroti,n ën udhëheqëjen e koreografës Joli Agolli, që i treguan Shqipëris se ne bijtë e juej nuk i harrojme traditat dhe këngët shqiptare kudo që shkojmë. Megjiatë, ne e konsiderojmë këtë pjesmarrëje të suksesëshme, për shumë arsy. Por ma kryesorja është ajo që këto të rinjë që morën pjesë në festival u knaqën, dhe nuk do të harrojn asnjëherë se cilit komb i takojnë, kjo është me rëndësi për neve që mos ti humbim brezat këtu por të punojme me ta, pa marr parasysh se atje në vendëlindëje nuk i japin rëndësi kësajë vepre.
Mbas kësaj pjesmarrje dhe ardhjes në Nju Jork, ju jeni shprehur së bashku me pjesëmarrësit, por edhe si drejtor shumë i pakënaqur , madje ju pretendoni se jeni injoruar në këtë festival – Përse ka ardhur gjithë kjo pakënaqësi ?
-Gjergj Dedvukaj : Shkuam me të vërtet të entuziasmuar të gjithë antarët së bashku, ku pjesëmarraja ishte e ndërthur shumë bukur – “brez pa brezi” nga njëra krahinë në tjetrën nga jugu në veri, që nga mosha 7 vjeçe e deri tek mosha 70 vjeçe, së bashku morëm rrugën e gjatë për në Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokaster 2015. Sshkuam për të treguar se shqiptaret që jetojnë jashtë atdheut, deri në Amerikën e largët, të cilët arritën në mëmëdheun e tyre që të festojnë së bashku me vellezërit e tyre të një gjuhe dhe gjaku, erdhën si vëllezër e motra të një gjaku që na vlon në vena – për të treguar që edhe ne atje në botën e largët po mundohemi ti ruajmë dhe mbajmë këto vlera të vyera folklorike kombëtare, vetëm shqiptare.
Por, siç dukët kjo nuk i beri përshtypje askujt në “Tokën Mëmë Shqipëri” ! simbas jush pse?
Gjergj Devukaj – Haxhi Zeneli : Çuditërisht! Si ka mundësi që shqiptarët të tregohen kaq të ftohët ndaj “mikut”, dhe pasi që hyre në shtëpi, nuk del as kushë në derë me të përshëndet, kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri më kurr më parë. Mbasi ne si shqiptarë jemi dalluar për mik pritjen dhe bujarinë shqiptare. Sa herë që kemi shkuar jemi pritur në mënyrë të pa përshkrueshme, bile kanë shkruar edhe libra për neve. E themi këtë, me shumë përgjegjësi, se gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri, pesë ditët e festivalit, as që u interesua dikush të kontaktojë, apo të paktën të na urojë një mirëseardhëje të thjesht, ashtu siç i ka hije Shqiptarit!
-Përse mendoni se ndodhi kjo ?
-Gjergj Dedvukaj : Përse ndodhi kjo ne nuk e dim?! do të kishte qenë mirë në se u jepet mundësia këtë pyetje tja drejtonit atyre qe e organizuan këtë festival. Ata duhët t’a din më mirë , pra vetëm ata që organizuan dhe udhëheqënin këtë festival. Ne nuk pam as organizatorët e festivalit apo dikush tjetër të na ofrohëshin më ndonjë përshëndetëje, përveç një shoqërues që kishin caktuar të na shoqëronte vetëm “3 ditë që ata mbulonin”, i cili nuk kishte shumë kompetenca që të marrin vendime pa pyetur ministrin. Vend-qëndrimi ynë ishte i caktuar në qytetin e Sarandës,dhe prej aty ne udhtonim për në Gjirokastër. Ne për të qenë ma të pregatitur, muerëm vendim, që ne të udhëtonim dy ditë para për në Shqipëri, sepse, donim që të i përshtashteshim sa më mirë vendit tonë. Me të mbrrrijtur në Tiranë, në aeroport ne pamë një njeri që qëndronte aty me një karton në dorë i cili priste, ku e kishte të shkruar Detroiti, por ne e dinim grupi i Detriodit kishin arritur dy ditë para neve, dhe e kuptuam se diçka ishte ndonjë gabim. Megjiatë vazhduam rrugën për në qytetin e Sarandës. Kështu, që pranë nesh qëndronte shoferi që kishte për detyrë të na shpiente në Gjirokastër natën e përformancës së ansamblit tonë,dhe çdo destinacion tjetër duheshim ne të pagunim nga xhepi, pikrisht ashtu edhe ndodhi.
Me duhet të sqarojë për lexuesin tuaj të respektuar se natën e 15 Majit që ne ishim të caktuar të shfaqnim programin tonë, shumë media televizive dhe gazetar qendronin për rreth nesh, por as që i shkonte ndër mend të na pyesnin se nga vinim? apo kush ishim? dhe kend prezentonim aty, shkurt ne nuk egzistonim, çka do të thotë një injorim total nga ana organizative e këtij festivali “madhështor”. Neve, na kishin caktuar si grup pershendetës të FFK, ndërkohë që Ansambli Bashkimi Kombëtar nga Amerika, ishte Grupi më i madh i festivalit, kishte një përbërëje prej 35 vetave, pra nuk ishim pak që dikush mos të na vrejë në prapaskenë apo në skenë.
Si u përcoll tek publiku shfaqja e Ansamblit Bashkimi Kombëtar nga SHBA?
-Gjergj Dedvukaj – Haxhi Zeneli : Sipas mesazheve që arritën tek neve nga bashkvendasit tanë, u tha se ishin shtangur para ekraneve televizive në Shqipëri, trevat shqiptare dhe SHBA, dhe vende të tjera ku jetojnë shqiptaret. Shumë adhurues të folklorit që kane kan mirëpritur dhe përcjellur programin e këtij festivali nga vëllezërit e tyre, që i shkuan në këtë festival kombëtar për t’i përfaqësuar sa më denjësisht vlerat tona kombetare, sidomos foklorit tonë ruajtur dhe mbajtur aq bukur jasht atdheut në diasporë, këtu përtej oqeanit në SHBA. Për të ju treguar të gjithë shqiptarve se edhe neve mburremi me brezin e ri që rritet në ShBA, me gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqip, të këngës dhe valles së bukur shqip, sepse edhe ne kemi ruajtur të njëjtat vlera kombëtare që kemi bartur me vete, kudo ku jetojmë dhe nuk i harrojmë, por përkundrazi po i kultivojmë tek brezat tanë që lindën dhe rritën jashtë atdheut të baballarëve të tyre.
Por, fatkeqësisht, këto adhurues (telespektator) të cilët kishin pritur me kurreshtje para ekraneve, dolën të zhgënjyer nga televizioni shtetror RTSH dhe FFKGJ-2015, i cili transmentonte çdo natë grupet që merrnin pjesë në konkurimet e këtij festivali”mbarëkombetar” dhe nuk i dha vendin që i takonte Ansamblit Bashkimi Kombëtar nga Amerika. Aqsa për Ansamblin ”Bashkimi Kombëtar” ata nuk ja arritën të sigurojnë nji gjysmë ore në valët e kësajë medi-televizive. Dhe, ende edhe kësajë dite mendojmë se programi i ynë, nuk është shfaqur nga mediat televizive.
Po për Haxhi Zenelin si këngëtar i njohur dhe me eksperiencë të gjatë nëpër festivale, çdo të thotë pjesmarrja e Ansamblit Bashkmi Kombëtar nga SHBA në Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokaster 2015? dhe ky vlerësim!
-Haxhi Zeneli : Pjesmarrëja e ansamblit tonë në FFKGJ, kuptohët se ka një rëndësi shumë të madhe, por, se këtu duhët të theksojmë diçka shumë me rëndësi : se ne si grupe të disaporës :”Pse të ndihëmi si të diskriminuar” ? siç ndodhi fatkeqësisht kësaj radhe. Unë, mendojë kjo ka radhur ngaqë grupet folklorike që jetojnë në Diasporë, ende trajtohën si grupe të hueja – nuk pranohën si grupe konkuruese, por si përshëndetëse. Ndërkohë, që të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat, brënda dhe jasht Shqipërisë, marrin pjesë si konkurues në festival, përveç atyre të diasporës, nuk mund ta kuptojmë logjikën e këtij koncepti dhe llojit të organizimit. Kurë dihet fare mirë se këto grupe nuk lëjnë asgjë mangut në ruajtjen e identitetin dhe vlerat e folklorit kombëtare atje ku jetojnë, bile për mendimin tim – kjo është ma me rëndësi, që këto vlera po ruhën jashtë Shqipëris, jo vetëm që i ruajn, por edhe i trashogojnë tek brezat e rinjë. Bile ne vrejtëm diçka të jashtzakonshme në FFKGJ-2015, se në mesin e grupeve vendore kishte shumë pak të rinj dhe fëmijë, kjo na jep të kuptojmë se ndoshta ka rënë Interesimi për folklorin tonë të vyer dhe të bukur. Për çka Ansambli ynë, Bashkimi Kombëtar nga Amerika, kishte së paku 10 fëmijë, çka nënkupton se ne e marrin me seriozitet trashigimin e folklorit kombëtar këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët, kudo që jetojnë janë Shqiptar, dhe ata duhët aty të marrin pjesë thjesht si shqiptar. Nëpër mes të këtij arti folklorik popullore, populli ynë do të jet edhe më i bashkuar. Mjaft ishim të ndarë, për 50 vjetë, tashti duhët të gëzohemi, dhe sot nuk na ndalon kush të bashkohemi.Përse shqiptarët e diasporës të trajtohën si të huaj, deri kurë kjo? përkundrazi festivali folklorik duhet të shërbej si urë lidhëse në mes shqiptarëve nga do që vinë. Sepse, unë mendojë se kjo do të stimulojë edhe më tepër në ruajtjën e vlerave tona kombëtare, kudo që shqiptarët jetojnë..
Zoti Zeneli – A mund t’a quajmë këtë çfarë ndodhi një “lapsus” apo disa njërëz në këtë festival kan pasur me qëllim t’a injorojnë me të vërtet diasporën ?
Haxhi Zeneli : Unë të ju them të drejtën nuk e kuptojë, dhe nuk dua që të besojë atë. Dhe, nëse diaspora injorohët me qëllim, atëherë mendojë se do të ishte një fat i zi për atë vend, e sidomos për Shqipërin, kur dihët fare mirë ndihma e diasporës me dekada, prej nga koha e Fan Nolit e këtej çfar ka bër dhi ka ka dhënë kombit shqiptar. Por megjithatë, nuk besojë të ishte një lapsus, edhe po të mendonim se ishte një lapsus, atëherë përse koncerti ynë as në Radio Televizionin Shqiptar – TVSH nuk u shfaqë? më vjen keq që shumë bashakatdhetar, që kanë pritur të shikojn këtë koncert, por më kotë, unë dhe kolegët e mi ju kërkojë ndijesë atyre, dhe ju them se ne ju kemi prezentuar në mënyrën më dinjitoze, por, faji nuk ishte i joni për mosshfaqëjen nëtelevizor dhe midiat e ndryshme. Ne kishim pasur dëshirë ta dimë se ku ka qen ngecja. Nuk e di se si ta quej, ne nuk duam të spekulojmë, por do të ishte e pikllueshme që dikujt si ka pëlqyar diçka?!Dhe, çfarë ka mundur mos t’u pëlqejë? emri i Ansamblit”Bashkimi Kombëtar”?,apo ndoshta flamuri Amerikan që kishim me vete së bashku me atë Shqiptar.
Po për ju Zoti Dedvukaj, mediat a e bënë punë në tyre? dhe ku i shihni mungesën e tyre?
-Gjergj Dedvukaj: Ishte për tu habitur lajmi i pa sakët nga media që u dha në emisionin e ”Zerit të Amerikës” në gjuhën Shqipe! nga krorespondenti i saj në Gjirokastër : se në FFKGJ-2015, Shqiptarët e Amerikës i përfaqësuan vetëm këngetarët : Merita Halili, Eli Fara, Gëzim Nika dhe fis-harmoniçisti Raif Hyseni, Çka do të thotë se ne nuk kemi asgjë kundra këngëtarëve dhe kolegëve tanë respektuar, por lajmi duhët të ishte i plotë dhe i sakët. Kurse, dihët se këta këngëtar ishin të ftuar special për natën “GALA”, ku aty ka pasur edhe këngëtar të tjerë të ftuar siç ishte edhe Rrona Nishliu, pra këta ishin speciale dhe nuk përfaqësonin vendet se nga vinin. Përfaqësues nga SHBA ishte Ansambli ”Bashkimi Kombetar”, që kishte 35 veta, së bashku me grupin e valltarëve të rinj nga Detroiti, me një histori prejë 30 e ca viteve që ky Ansambël i përfaqësonin Shqiptarët e diasporës së Amerikës,dhe emri ynë as që përmend.
Atëhere, për ne si drejtues vjen në pah pyetja nga kush “Zëri i Amerikës” e mori këtë lajm ? Si ka mundësi një lajm i till nga një medije prestigjioze të bëjë një gabim të till!?,ende s’po kuptojmë se ku ishte burimi i këtij lajmi? kurë dihët fare mirë se : Ansambli “Bashkimi Kombëtar” është një ndër grupet e herëshme, ku vite me radhë ka marr pjesë, që nga vitët e sistemit mmonist, kanë udhtuar për në FFGJ, për të prezentuar diasporën e shqiptarëve të Amerikës.
Shqiptarët e Amerikës, çdo herë janë pritur me një respekt të veçant nga e gjithë Shqipëria, kurse kësajë radhe a është bërë me ndonjë qëllim injorimi i ansamblit tuaj, si mendoni ju!
Gjergj Devukaj : Dua të shtojë se megjiatë, kjo që ndodhi kësajë rradhe, ishte diçka e jashtzakonshme, nuk ishte e rëndomët, ishte hera e parë që ne u injoruam nga të gjithë. Pas gjithë kësajë”mikpritje”, na jep të kuptojmë se ne si grup ishim të tepërt dhe ishim të “pa dëshiruar” simbas meje në këtë festival. Në të gjitha festivalët që kemi marr pjesë, natën e fundit të festivalit jemi ftuar që të na jepet së paku një mirnjohje e vlerave tona folkoroke, kurse kësajë radhë, jo që nuk u bë kjo, por na u premtua nga shoqërues i ynë që një mirnjohëje do të ju dëgrgohët në SHBA, por, deri më tani s’ka arritur asgjë nga ana e tyre.
Me këtë rast më duhet të sjell shembuj që duhen vlerësuar! Kurë Ansambli i ynë çmohët dhe merr çmim në festivalët të ndryshme , si për shembull në atë të: Struges, Rapshes, në Festivalin e Berlinit etj. A mos vall jemi të huaj atje në tokën mëmë Shqipëri?Kjo është për t’u habitur se ne web-faqen e FFKGJ-2015, as një fotografi e Ansamblit tonë “Bashkimit Kombëtar”, nuk egzistonte, prandajë edhe ne jemi kurioz ta dimë se:a ishim apo nuk ishim pjese e jueja?apo ishim të huaj!
Këtu dëshirojë të faleminderojë Dr.Pr. Agron Fico, i cili enkas ka udhtuar nga Tirana, për në Kalan e Gjirokastrës, që për rrespekt të ansamblit tonë, dhe RTSH, i mori një intervist , ku ai foli për vlerat e Ansamblit tonë në superlativ, por për çudi as intervista e tij nuk u transmetua, edhe kjo na bënë të dyshojmë edhe më tepër.
Ku e shikoni të ardhmen e këtij festavli mbarë kombëtar ?
-Haxhi Zeneli : Nuk e di pro do të thoja se duke filluar qysh nga pritja mendojë se janë shumë mbrapa për një të ardhme ku ëndërrojmë të gjithë shqiptarët. Andaj mund të përfundojmë se : nëse kjo do të ishte e ardhmëja e këti festivali, mendojmë se kjo është një ardhmëri mjaft e vaktë pa ndonjë premisë. Nëse nuk merren parasysh traditat dhe mikpritja shembullore e këtij festivali, atëherë do të ishte e kotë që ky festival të merret me hulumtimin e thesarit të vjetër kombëtar. Festivali mbarë Kombëtar i cili po harron traditën dhe mikpritjen kombëtare, sepse edhe mikpritja është pjesë e folklorit tonë kombëtar, atëherë Festivali Folklorik Kombëtar i Gjorkastrës do të humbi qëllimin e vetë, në ruajtjën e vlerave kombëtare.
Së fundi a prisni ndonjë reagim nga organizatori i këtij festivali për atë që ka ndodhur – pra një “falje” publike ?
Gjergj Dedvukaj (kryetar i Ansambalit Bashkimi Kombëtar): Kuptohët që faljet janë të mirpritura, por, më mirë do ishte të na sqarohët përse ka ndodhur kështu? ku janë shkaqet? dhe, nëse ne kemi ndonjë gabim, atëherë të na komunikohët, që në të ardhmën mos të ndodhi, e nëse ata kanë probleme në mes partive të tyre dhe i ndahën punët sipas politikës s tyreë ditore, se kush të transmetohët në televizor dhe kush jo, atehere shteti shqiptarë, po jeton ende në të kaluarën, e saj kur kënga dhe folklori ishin pjesë e politikës. Nese, kjo është e vërtetë, atëherë ne urojmë që atyre që të çlirohën nga këto komplekse. Ne Amerikë na drejtohen ndryshe kur vijnë këtu, dhe na harrojnë e injorojnë, kur ne shkojmë ate, tek ne këtu në SHBA të gjithë ata que vijnë triojet shqiptare, janë pritur si vëllezër me respekt e bujari shqiptare pavarësisht se kujt u takojnë nga partitë të ndryshme. Ne, si shqiptarë të diasporës tradicionalisht i presim thjesht si Shqiptar. Sepse në nuk na interesojë bindjet e tyre politike, nuk vuajm nga ato komplekse, sepse, tek e fundit ata janë vellezerit tanë të një gjaku que kane ardhur nga toka mëmë, dhe, ashtu do të mbetemi.
KUSH PUNOI ME SHBURRNUE MALET E LEKËS ?!
Nga Fritz RADOVANI/*
■1945 EDHE SHPELLAT KANË DOSJE…/
Heeee…bre, ku i keni ata dy komunistët “trima” Enverin e Mehmetin, që kanë ba namin tue luftue, vra e therë ke i erdhi perdoresh, sa herë e kanë vizitue krahinen e Dukagjinit?
– Asnjëherë… E pse? Ata per “trima” me vra mbas shpine pra, i njihte gjithë Shqipnia!?
■Sigurimi i shtetit komunist kishte marrë përsipër me shburrnue Bjeshkët e Nêmuna, si për qejfë të serbit e “druzhe” Titos. Lakmija me i pushtue ata male ishte shekullore!
Burrat kanë marrë malet. Gratë kanë shkepë postavë e sermt, për me i grahë kaut kularit. Nata i zen në përpjetë të malit ngarkue me hebe e buljera për me u çue ujë, bukë, duhan trimave ndër shpella. Ishin mbi 400 burra dukagjinas ndër male shka merr në Qafë të Agrit tue zbritë në Urë të Shtrejtë, që nuk dorëzojnë as armët, as vedin, as shpellat.
Ata janë lidhë njëbesë me u vra dhe në dorë komunistëve mos me u ra. Kërcnohen me vrasje, plaçkitje, djegëje kullash e kësollash, zhdukje të djelmëve të mbetun tek shtëpia pa gjyqe, shfarosje fisi, grabitje bereqeti e buke, therje bagtishë, me një skam e vorfni të pashoqe të modelit titist e stalinjan, e prapë se prapë nuk shtrohen.
Shumë krahina kanë qendrue me armë në dorë për mos me u shkelë nga komunistët, kanë luftue deri ndër skutat ma jugore, por krahina e Dukagjinit do të zajë vendin e veçantë në fletët e asaj historie të lavdishme antikomuniste se, rezistenca e Popullit aty ishte shumë aktive, e gjatë, me vorfni të pashoqe, heroike dhe gjithmonë e papajtueshme me pushtetin e tradhëtarëve komunistë, sidomos deri në vitin 1948.
Çdo pëllambë e asaj tokë të bekueme asht la me gjak. Bajraktarët, vojvodët, shtëpitë ma në za për kah ndera, burrnia, besa e trimnia e gishtit kanë qëndrue me shekuj mburojë.
Duhej fillue me njerëzit që kishin influencë në ato krahina. Vëprimet komunistët i filluen kundër Parisë së Malësisë dhe Klerit Katolik (ndonëse i pakët në numër, por shumë i fuqishëm aty), veprime të shpejta, të doemosdoshme dhe shumë kriminale për me u ba shembull për gjithë Shqipninë kundërshtare, si në kohën e luftës aty ku i shkeli kamba tue vra e plaçkitë, kryesisht në krahinat jugore, mbasi largohej gjermani. Instruktorët ishin agjentat shovenistë jugosllavë, të cilët mbas rezistencës së Prenkë Calit e Llesh Marashit filluene terrorin ndër malet e Shllakut, Pukës, Dukagjinit, Mirditës e Dibres…
■HAPNI DOSJET: Fillohet me vrasjet! Ndër të parët pushkatohet Syl Martini, pa gjyq, para Kishës në Kodër Shën Gjergj mbasi nuk pranon me dorëzue armët, i njohun për burrni ndër kuvende malësorësh. Ai u tha para pushkatimit: “Shka i duhet jeta shqiptarit maleve pa armë? Nuk ua jap!”. Tue u nisë nga siguria e kenjes së At Anton Harapit në Dukagjin, brigadat e ndjekjes komuniste fillojnë masakrat me malësorët e pafajshem.
Marrin 10 djelmoça të rijë, gjoja me i angazhue me brigadën, por meqë kundërshtojnë me iu kundërvue bashkëfshatarëve të vet, në fshatin Xhan i pushkatojnë pa gjyq.
■Në Palç të Nikaj-Merturit porsa At Mëhillë Miraj mbaron meshën, tue dalë njerëzit prej Kishe, partizanët e Ndjekjes kërkojnë prej Fet Sadikut, burrë afër të 70-tave me dorëzue armët. Feta nuk i dorëzon, atëherë, ndihen krisma armësh në afërsi mbas një kodrës. Partizanët i thonë Fetës se, me që ti nuk pranon me na i dhanë armët na të kemi pushkatue djalin 30 vjeç, Marashin dhe vëllain Ademin, (kjo nuk ishte e vërtetë, por kishin shkrepë armët për me ligshtue Fetën që ai me tregue armët), atëherë Feta iu përgjegjet: “Mo’ brè, ju kishe dhanë edhe djalin tjetër, por vllaun jo!”, e prapë armët nuk i dorëzoi. Tue pa vendosmëninë e Fetës, partizanët shtien mbi trupin e tij dhe ashtu të lamë me gjak dhe të shtrimë përdhé e lanë aty me e pa katundi.
Kështu fshatrat me rradhë u njohën me ata kriminelë që thirreshin “çlirimtarë”.
■Në Shalë arrestohet bajraktari Kol Ndou, pak mbasi në Breg-Lumi sekretari i frontit të Qarkut të Shkodrës, komunisti terrorist Spiro Pano (organizatë nën të cilën mëshefej Partia Komuniste), atje organizon një mbledhje ku Sigurimi futë me vra Mark Sadikun, i shtëpisë së bajraktarit të Shalës. Vrasësi Ndok Pëllumbi vritet po aty prej Bal Markut, kështu fillon pushka… Për me ndalue gjakmarrjen dhe përçamjen e krahinës bajraktari Kol Ndou, hyp mbi një shkamb dhe thërret: “Në emën të Zotit Burra, me prâ pushka!”, dhe pushkët pushuen. Sigurisht një burrë me kaq influencë që ndalon vëllavrasjen, nuk kishte si me u lanë pa pranga. Nipi i tij Prel Marku ikë ndër shpella dhe një ditë bashkë me familje arratiset dhe nuk këthehët ma në Atdhé, si shumë të tjerë ndër ato krahina.
■E njajta gja kërkohet me u ba me bajraktarin e Shoshit, Lulash Gjeloshin, por ndodhë shka nuk e pret Ndjekja! Fshatarët lidhin besën mos me pranue thirrjen e frontit (ose të partisë). Kur forcat e Ndjekjes shkuen atje krisi pushka dhe vriten tre vetë të Ndjekjes.
Bajraktari del në mal. Bashkë me té janë edhe gjashtë djelm sokola mali që syni s’u ban vék. Koha e gjatë bani që shpesh këta trima me u përpjekë me Ndjekjen dhe gjatë luftimeve u vranë pesë djelmë nga çeta e bajraktarit.
■ Rreziku i daljes farët të fisit asht kenë ba shkak që shumë burra janë detyrue me u dorëzue. Kështu ka ngja tek ura e Bregut të Lumit: I çuen fjalë një burri, “eja, se për një orë po nuk u dorëzove të pushkatojmë djalin 14 vjeç!”. Ai erdhi ma shpejtë. Aty ishte krimineli katil Xhemal Selimi tue thye arra me revolver mbi kokën e një të pushkatuemit. Porsa u dorëzue burri i malit, Xhemali ma parë i vrau djalin, mbasandej atë. Trupat e tyne u hodhën në Lumin e Shalës. Shumë kanë pa e provue ata lumej e shkambijë!
■Tirana mendonte se rezistenca e malëve po dobësohej, ndër male ndodhë e kundërta. Më tregonte Ejëll Gërdani, shpellat sa vinin e u mbushnin me djelmë të tjerë. Ma siguri kishin ndër shpella se tek shtëpia. Forcat e Ndjekjes vazhdonin me lanë të vramë nga mosnjohja e krahinës, shkonin e binin si miza në qumësht ndër shtigje ku u fluturonte koka bashkë me “yllin e kuq” në ballë. Me u largue nga brigada prap pushkatohej si dezertor nga Mehmet Shehu, Haki Toska e sa kriminelë kështu, vazhdonte sa të shkojë kjo punë. Për këtë arësye në muejn prill-maj të vitit 1946 Mehmet Shehu, dërgon një brigadë të drejtueme nga një terrorist tjetër i njohun, major Ndreko Rino. Po të shikoni dokumentacionin e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore që ruhet edhe sot, ju tregon ma së miri masakrat, pushkatimet pa gjyq, djegëjet e shtëpive dhe arësyet pse këta kriminelë dekoroheshin e thirreshin “heronjë të popullit” e, për fat të keq vazhdojnë edhe sot!
■Majori i porsaardhun filloi detyrën në Kuvendin e Bashkimit të Shalës e të Shoshit, tek Ura e re e Dukagjinit. Aty pushkatohen katër vetë pa gjyq pse nuk kishin dorëzue armët. Në Vuksanaj vritën dy të tjerë, ndërsa në përpjekje me forcat e ndjekjes plagoset randë Zef Kol Prela, i cili mbasi mjekohet, torturohet në qeli nga Xhemal Selimi e Sabri Shema, dhe i përcillet Aranit Çelës në Shkodër me i dhanë plumbin ballit. Edhe Araniti si terrorist i njohun e kreu porosinë më 11 mars 1948 tue e vue në rresht me Atdhetarë të tjerë, në Zallin e Kirit edhe Atdhetarin Zef Kol Prela, që la letren e shkrueme me gjak!
■Kur Nik Sokoli formon Komitetin për çlirimin e Dukagjinit fillon një fazë e re.
E rrethonin Nikën por nuk ua kapte plumbi, tregonte Ejëlli… Fillon marrëveshja për organizimin e një Kryengritje të përgjithshme në Veri. Lidhja e malësorëve me Muharrem Bajraktarin, forconte besimin në fitore. Puka me Mirakaj, Mirdita me Markagjonët e i pavdekshmi Alush Leshanaku në Shqipninë e mesme, tronditën pushtetin qendror, i cili në këtë kohë forcoi edhe ma shumë lidhjet me druzhe Titon, i cili ishte i interesuem për me realizue qellimet e përbashkëta antishqiptare.
■Me plasjen e “parakohshme” (po i themi) të Lëvizjes së Postribës, planet dështuen. Edhe pse dështoi papritmas plani malësorët vazhdonin rezistencën e tyne. Lufta sa vinte e bahej ma e rrebtë. Arrestimet e pushkatimet nuk pushonin asnjë çast. Shkak u ba ma vonë edhe prishja me Jugosllavi. Forcat e Ndjekjes u trefishuan. Mjaft malësorë po dëzertojnë nga mobilizimi ushtarak. Shumë bashkohen me shokë ndër male. Disa arratisën. Atëherë u ikë përduersh komunistëve At Danjel Gjeçaj i njoftuem nga një mik. ■Me shkuemjen në Dukagjin të Idriz Çobës si kryetar dege, kriminelat Xhemal Selimi dhe Sabri Shema kryejnë aq shumë krime atje sa pak shtëpi mund të kenë mbetë pa të pushkatuem, të arrestuem ose pa u djegë e plaçkitë. Edhe jugosllavët u kanë dhanë ndihmesën e tyne edhe pse në dukje ishin të prishun me ne. Ata dërguan prej UDB së Jugosllavisë të arratisun, që ishin vue në shërbim të komunistëve (të këndejshëm e të andejshëm) dhe mbasi bashkohen me të arratisunit që ishin ndër malët e Veriut, një natë tradhëtisht vrasin komandantin trim të shpellave Gjergj Vata, i njohun me pseudonimin “Cukali”, një emën tmer për komunistët dhe brigadat e Ndjekjës antishqiptare…
■Një ndër betejat e paharrueshme asht edhe ajo që asht ba në Palaj të Shoshit, ku edhe pse u plagos komandanti i 87 burrave të armatosun Mark Mala, lufta e përgjakëshme vazhdoi me ikjen e turpëshme të forcave të Ndjekjes që lane disa të vramë në atë betejë.
Perpjekjet dhe qendresat e oficerëve trima Martin Sheldija, Gjon Destanisha, Kol Mark Toma, Ded Mirash Zefit (vra në gusht 1946), Mëhill Ndoja, Mark Malaj etj. janë një epope në vedi në lavdinë e atyne malëve. Këtë epope jo vetëm, nuk e njohim por as nuk e gjejmë kurrkund të shkrueme …prej kurrkujt…Vazhdon heshtja!
■Asht fakt i pamohueshem që në vitin 1947 në krahinën e Dukagjinit nuk kishte asnjë komunist të luftës dhe asnjë të ri komunist. Kjo asht prova ma e saktë që tregon ma së miri së kush ishin DUKAGJINASIT E LEKËS, burrat besnikë të Kanunit ku kryet e vendit e xen pushka e jo furka! Fatkeqsisht, ka nga ata që po i sherbejnë antishqiptarit!
■Faktet e ngjarjeve të fundit duhen pa me synin e një Gjykatësi që sot nuk ekziston nder ata Male, e madje, as në Shqipni! Vetë perpjekjet per “ringjallje komuniste”, “rikthim të dënimit me vdekje” dhe shumë kerkesa të tjera antikombtare dhe anti-Europjane, janë dëshmi të vazhdimit të një perpjekjes së re per shkatrrimin e plotë të Shtetit Shqiptar!
Binomet diktatoriale, autoritetet antidemokratike që po drejtojnë Shqipninë, kunder të gjitha standardeve të parlamentarizmit demokratik e konstitucionalizmit dhe kryesisht pikës ma delikate të organeve të hetimit, që asht rregulatori i sistemit gjyqsor, që shkon drejt një teposhtes në rrokullisje me shpejtësi, tue mëshef perditë e ma shumë pasunimin e paligjshëm të të gjithë pushtetarëve që askush nuk e di se kujt i sherbejnë perveç, një faktit të kuptueshem dhe të njohun nga të gjithë Shqiptarët: Krimit të organizuem!
Ky krim i organizuem në kjoftë se, nuk do të shikohet me sy kritik dhe urgjent, ky do të jetë varrmihës edhe i arritjeve minimale në perpjekjet e Shqiptarëve per Demokraci, dhe kryesisht, në kushtet anormale të zhvillimit të Shtetit dhe gjendjes së Popullit sot, ashtusi
asht edhe vetë shprehja rregresive gjoja n’ emen të “drejtësisë”, “Shteti jam unë!”…
*Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…
Melbourne, Korrik 2015.
Lutfi Haziri, ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me ftesë zyrtare të “Sister Cities International” ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi shërbimi komunal për informim.
Haziri është folësi kryesor në Samitin e Lidershipit Rinor, i cili organizohet nga “Sister Cities International” në Minneapolis, ku pritet të marrin pjesë mbi 600 liderë të zgjedhur me vota nga komuniteti nga e mbarë bota.
Samiti i Lidershipit Rinor është dizejnuar të angazhojë gjeneratën e ardhshme të liderëve dhe të ekzpozojë ndaj sfidave të rëndësishme globale.
Më 19 korrik në Wisconsin Dells, afër Chicagos, Haziri do të takohet me presidentin e kompanisë amerikane Blue Stone Safety, e cila ka shprehur interesim për investim në Gjilan, ndërsa më 20 korrik në Washington DC, do të ketë takim me drejtorin global të International City Management Association, sikurse edhe një takim me ish-ambasadorin Walker, tani përfaqësues i një kompanie energjetike amerikane.
Ndërkaq, më 21 korrik, në Washington DC, kryetari i Gjilanit do të takohet me zyrtarë të lartë të Departament it të Shtetit, ndërsa nga data 22 deri më 25 korrik në New York City, do të ketë takime me përfaqësues të lobit shqiptar në SHBA, me komunitetin e biznesit etj, thuhet në njoftim
SHBA dhe Kuba zyrtarizojnë rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike
UASHINGTON, 18 korrik– SHBA-ja dhe Kuba do të zyrtarizojnë të hënën rivendosjen e marrëdhënieve të tyre diplomatike me rihapjen e ambasadave të tyre në Uashington dhe Havanë, pas më shumë se një gjysmë shekulli shkëputje.
Për herë të parë që prej vitit 1961, kur marrëdhëniet mes dy fqinjëve u shkëputën, flamuri kubanez do të valëvitet në qytetin e madh të Uahsingtonit.
Ministri kubanez i Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez, do të jetë i pranishëm me rastin e ceremonisë, ku do të marrin pjesë 500 persona. Një pllakë do të zbulohet duke zyrtarizuar statusin e ri të ambasadës.
Kjo do të jetë vizita e parë e një shefi diplomacie kubanez në Uashington që prej vitit 1959
- « Previous Page
- 1
- …
- 35
- 36
- 37
- 38
- 39
- …
- 100
- Next Page »