• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

Argjentina kalon në krye të klasifikimit, Franca humbet 13 pozicione

July 9, 2015 by dgreca

Nga Aljosha KEKEO/
TIRANE, 9 Korrik-Argjentina, pavaresisht humbjes se finales se Kupes se Amerikes perballe Kilit, ka marre vendin e pare ne klasifikimin e FIFA-s publikuar te enjten, nderkohe qe Gjermania, kampione e botes ne fuqi, ka zbritur ne vendin e 2-te, para Belgjikes.
Franca, qe eshte mundur ne shtepi ne miqesore nga Belgjika (3-4) e me pas ne Shqiperi (0-1), ka humbur 13 pozicione, duke zbritur ne vendin e e 22-te.
Kryesuesi i ri i klasifikimit te FIFA-s, Argjentina, ndiqet nga Gjermania dhe Belgjika ne vendin e 3-te.

Klasifikimi i FIFA-s:

1. Argjentina

2. Gjermania

3. Belgjika

4. Kolumbia

5. Holanda

6. Brazil

7. Portugali

8. Rumani

9. Angli

10. Uells

11. Kili

12. Spanja

13. Uruguai

14. Kroaci

15. Sllovaki

…

17. Itali

18. Zvicer

20. Republika Ceke

22. Franca
………..
36-Albania

Filed Under: Sport Tagged With: Argjentian, Franca 13 vende, Klasifikimi, ne krye, zbritje

Rekord historik, Shqipëria e 36-ta në renditjen e FIFA-s

July 9, 2015 by dgreca

Nga Gjergji Mima-9 Korrik– Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur klasifikimin më të mirë të saj të të gjitha kohërave në renditjen botërore të Fifa-s.
Shqipëria është pozicionuar në vendin e 36-te në botë, duke u ngjitur më lart se kurrë në klasifikimin global duke thyer rekordin e mëparshëm të prillit të vitit 2013, kur kombëtarja kuqezi arriti deri në vendin e 37-te në renditjen botërore.
Në këtë mënyrë, kombëtarja e trajnerit Giovanni De Biasi, pas paraqitjeve impresionuese që kanë dhuruar kënaqësi e besim te publiku, merr frytet e progresit të vazhdueshem dhe evident edhe me mirëvendosjen e saj në renditjen e Fifa-s.
Muajin e fundit Shqipëria ka ngjitur plot 15 shkallë, çka rezulton ndërkohë edhe një ndër lëvizjet më pozitive të këtij harko kohor në nivel global. Janë plot 98 pikë të fituara që i dedikohen pikërisht një tjetër suksesi historik, fitores 1-0 ndaj Francës falë supergolit të Ergys Kaçes në miqësoren e luajtur 13 qershorin e kaluar në ‘Elbasan Arena’.
Me këtë renditje Shqipëria blindon vendin e saj në vazon e tretë të shortit të eleminatoreve të Botërorit ‘Rusi 2018’ që do të hidhet në 25 korrik, ku do të ketë mundësinë që të ketë në grup 3 skuadra me koeficient më të ulët, pra teorikisht më të dobëta.
Me renditjen më të mirë historike në klasifikimin e Fifa-s Shqipëria kurorëzon një rrugë progresi të vazhdueshëm.
Për sa i përket rivalëve të Grupit I në eleminatoret e Europianit Francë 2016, Danimarka, kundërshtari ynë direkt për vendin e dytë dhe kualifikimin e drejtëpërdrejtë, ka ngjitur 5 shkallë duke u pozicionuar e 24-ta në botë.
Franca e dënuar nga humbja në ‘Elbasan Arena’ zbret 13 vende duke u renditur e 22-ta, kryesuesit e Portugalisë janë skuadra më e mirëpozicionuar e Grupit I, pasi qëndrojnë në vendin e 7.
Mbetet shumë pas ndërkohë Serbia që edhe pse ka ngjitur dy shkallë renditet në vendin e 43-të, ndërsa Armenia me minus pesë shkallë është e 89-ta në botë.
Klasifikimi i FIFA-s ka përjetuar ndryshime të rëndësishme edhe në kreun e tij, ku Argjentina pavarësisht disfatës në finalen e Kupës së Amerikës, i ka rrëmbyer vendin e parë Gjermanisë, kampione të Botës, që ndodhet në vendin e dytë, ndërsa në 10-shen e parë spikat ngjitja e Anglisë, Uellsit, Rumanisë si dhe Kilit që arrin pozicionin e 11-të falë suksesit në Copa America. /a.ke/

Filed Under: Sport Tagged With: fifa, rekord historik, Shqiperia e 36

Papa autoriteteve civile në Bolivi: “Sot mund të jetë koha e integrimit”

July 9, 2015 by dgreca

Pak orë pas arritjes në Bolivi, në katedralen e La Paz, Papa u drejtoi fjalën autoriteteve civile të vendit. Françesku theksoi me forcë “se problemet e mëdha, që trondisin njerëzimin, nuk mund të zgjidhen, nëse politika sundohet nga spekulimi financiar ose ekonomia mbahet vetëm mbi paradigmën teknokratike”.
Papa e quajti Bolivinë tokë e pafajshme, e bukur. Shembull, në një farë mënyre, për të gjithë Amerikën Latine, sepse sot, tha Françesku, në këtë tokë ku shfrytëzimi, lakmia, egoizmi dhe perspektivat sektare e errësuan historinë, sot, ngulmoi, mund të jetë koha e integrimit. Pikërisht në Bolivi mund të arrijnë “sintezat e reja kulturore”. Sa të bukura, vërejti në vijim, janë vendet, të cilat e kapërcejnë mosbesimin e rrezikshëm dhe i integrojnë njerëzit e ndryshëm, duke e shfrytëzuar këtë integrim si faktor të ri të zhvillimit.
I gjithë ky proces kalon përmes respektit më të madh për njeriun: “Ambienti natyror dhe ambienti shoqëror, politik dhe ekonomik lidhen në mënyrë të pazgjidhshme” tha Papa, duke cituar disa fragmente nga Enciklika e tij “Laudato si’”.
E këtu, shtoi, hyn në lojë politika, që nuk duhet të sundohet nga spekulimi financiar, ose ekonomia, që nuk duhet të mbështetet vetëm mbi paradigmën teknokratike e utilitaristike të prodhimit më të lartë, sepse përndryshe nuk do të arrijë as t’i kuptojë, e aq më pak t’i zgjidhë, problemet e mëdha, që trondisin njerëzimin e sotëm.
Prej këndej duhen pasur mirë parasysh traditat popullore e roli i feve. “Liria fetare – nënvizoi Papa – na kujton edhe se feja nuk mund të rëgjohet vetëm në sferën subjektive”.
Pastaj Françesku ftoi për të mos e ngatërruar të mirën e përbashkët, me “mirëqenien”. “Mirëqenia, që synon vetëm begatinë materiale, ka prirjen të jetë egoiste – tha Papa. – Mirëqenia, në vend që të ndihmojë, mbart në gjirin e vet konfliktet e mundshme dhe shpërbërjen shoqërore; duke u afirmuar si perspektivë sunduese, lind një nga të këqijat më të rrezikshme: korrupsionin”.
Papa u rikthye edhe një herë tek vlerat pozitive, kujtoi me ngulm familjen, e cila duhet ndihmuar, nëse nuk duam t’i lëmë fare pa mbrojtje njerëzit më të ligësht.
Temë tjetër kyçe, ishte emigracioni, plagë edhe për Bolivinë: “Një komb që kërkon të mirën e përbashkët, nuk mund të mbyllet në vetvete; rrjetet e marrëdhënieve e fuqizojnë shoqërinë. Duhen ndërtuar, prandaj, ura, jo mure”, ishte ftesa e Papës drejtuar shoqërisë civile në Bolivi

Filed Under: Featured Tagged With: kohe e integrimit, Papa ne Bolivi

Papa refuzon kryqin me drapër e çekan të liderit të Venezuelës

July 9, 2015 by dgreca

Papa Francesku u përball me një dhuratë të pazakontë në vizitën e tij në Venezuelë. Presidenti Evo Morales i dhuroi një kryq me drapër e çekan. Ati i Shenjtë e pranoi fillimisht dhuratën. Por kur e pa që kryqi ishte vendosur mbi simbolin komunist, e refuzoi atë menjëherë.(KJ)

Filed Under: Kronike Tagged With: kryqin, me draper cekan, Papa francesku, refuzon

Berisha:Vizat drejt rikthimit pas eksodit

July 9, 2015 by dgreca

Tirane, 9 Korrik- Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur dy çështje të rëndësishme në Kuvend sipas tij, kultivimi i lëndëve narkotike dhe eksodi i shqiptarëve në muajt e fundit.
Berisha tha se “qeveria jep shifra të falsifikuara për zbulimin dhe asgjësimin e kanabisit. Janë 1 milionë rrënjë të kultivuara. Elementë të së majtës, nxisin masivisht mbjelljen e kanabisit, – theksoi deputeti demokrat. – U bë një operacion që u përshëndet nga të gjitha palët, por Shqipëria është zhytur në kanabis. Më i fuqishmi në PS pas Edi Ramës, Koço Kokëdhima, vazhdon të bëjë fushatë për legalizimin e kanabisit, duke qenë avokat i mbjelljes së saj. Sot kanabisi mbillet kudo në shumë zona malore. Siç e keni nisur do ta bëni Shqipërinë si Jemeni”.
Ndërsa mbi eksodin masiv të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian, Berisha tha se po u vazhdua me këto ritme, do të rikthehet regjimi i vizave: “Po ecim drejt ndëshkimit. Një vend kandidat që kërkon azil politik, nuk i jepet integrimi në BE. Të merren masa kundër eksodit. Po të vazhdohet kështu, do rikthehet regjimi i vizave. Eksodet janë të lidhura me qeverisjen e keqe. Sipas studimeve, 60% e të rinjve largohen nga vendi”, – shtoi Berisha.

Filed Under: Kronike Tagged With: Berisha, pas eksodit, vizat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT