• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

AAK; Manifestimi i inaugurimit të Hashim Thaçit, cirkus i panevojshëm

April 8, 2016 by dgreca

 Partia e Ramush Haradinajt paralajmëron protestë me 14 MAJ/
Manifestimi i sotëm për inaugurimin e Hashim Thaçit, president, është cirkusi i rradhës. Për AAK-në, Hashim Thaçi, nuk është president i Unitetit dhe manifestimi i inaugurimit të tij, është përpjekje e tij, për ta kompensuar një element të rëndësishëm që i mungon atij.

Hashim Thaçi, gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë sinonim i kapjes së shtetit; Ai i ka qenë poashtu shkaktar i shkallës së lartë të krimit dhe të korrupsionit, dhe sëfundi i ka luajtur edhe guërt e kufinit dhe prandaj zgjedhja e tij, mund të jetë vetëm riciklim i një gjendjeje katastrofike për vendin.

AAK, e ka kundërshtuar votimin e tij në Kuvend, në rrugë dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe qëndrimi ynë për sa i përket zgjedhjes dhe inaugurimit të tij, mbetët i pandryshueshëm.

Zgjedhja e Hashim Thaçit, president, është një ngjarje tjetër e keqe e rradhës për Kosovën.

AAK

***

AAK, vendosë të thërrasë protestë për 14 Maj

PRISHTINË, 8 Prill  2016/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dërgoi këtë njoftim:Pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së kaluar të Opozitës, e paraparë që të mbahej me 26 Mars, AAK sot ka marrë vendim për mbajtjen e një proteste gjithpopullore me 14 Maj.Një vendim i tillë është marrë pas diskutimeve me të gjitha forumet e AAK-së dhe një përcaktimi të palëkundur, që të vazhdohet me kundërshtimin e kapjes së Shtetit.AAK do të konsultohet edhe me partitë tjera opozitare dhe me shoqërinë civile  e me grupet e interesuara, në mënyrë që protesta të jetë sa më e fuqishme.

Protesta e 14 Majit, do të jetë e qetë dhe paqësore!

 AAK

Filed Under: Politike Tagged With: me 14 MAJ, Partia e Ramush Haradinajt paralajmëron, proteste

VETEVENDOSJA:Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Kosovës

April 8, 2016 by dgreca

Ja cfarë shkruan Vetëvendosja në statusin në fb pas ceremonisë të tymosur nga gazi:Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës.

Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë.

Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës.

Karriera e tij politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë – dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet.

Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!

8 prill 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Filed Under: Komente Tagged With: nuk është dhe kurrë nuk do të jetë, President i Kosovës, VETEVENDOSJA:Hashim Thaçi

Inauguohet Presidenti i ri Hashim Thaçi

April 8, 2016 by dgreca

-Presdenti Thaçi mori raportin e parë të FSK-së, komandant i përgjishëm i së cilës është. Ishte ky raporti për gatishmërinë e Gardës së Nderit për ceremoni, ku  më pastaj u intonua Himni i Shtetëror i Kosovës/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Prill  2016/ Në Sheshin Skënderbej të Prishtinës, nisi para mesditës ceremonia shtetërore e inaugurimit të Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, ku marrin pjesë edhe Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta  e përfaqësues tjerë të Shqipërisë dhe mëse 1000 të ftuar nga vendi dhe bota.Presidenti i ri Hashim Thaçi, i betuar dje në seancën solemne të Kuvendit ku është zgjedhur në seancë të jashtëzakonshme në 26 shkurt,  dhe Presidentja që ka përfunduar mandatin pesëvjeçar, Atifete Jahjaga, parakalojnë para Gardës së Nderit në shesh, ku është edhe Filharmonia e Kosovës. Simbolika dorëzimit të detyrës Presidentit të ri është një kopje solemne e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dokumentit themeltar të shtetit.

Presdenti Thaçi mori raportin e parë të FSK-së, komandant i përgjishëm i së cilës është. Ishte ky raporti për gatishmërinë e Gardës së Nderit për ceremoni, ku  më pastaj u intonua Himni i Shtetëror i Kosovës.

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, pas betimit Presidenti Thaçi  është shprehur se ky është një moment i krenarisë, i përgjegjësisë dhe i veçantë në jetën tij.

“Karriera ime politike dhe jetësore pasqyron zhvillimet nëpër të cilat ka kaluar Kosova në tre dekadat e fundit. Jam angazhuar në të gjitha proceset që kanë sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jam i nderuar që jam pjesë udhëheqëse e të gjitha vendimmarrjeve për lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern të Kosovës. Kosovën bashkërisht e kemi ndryshuar”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se edhe në detyrën e re si President i Republikës do të vazhdojë të angazhohet për një Kosovë të re, demokratike, evropiane dhe multietnike.

 “Të jesh President i Kosovës është nder dhe përgjegjësi e madhe politike, kombëtare dhe kushtetuese”, ka vijuar Thaçi.

Duke folur për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova do të punojë në mënyrë edhe më aktive, për t’u bërë anëtare në nismat rajonale, evropiane dhe ato botërore.

Ceremonia e inaugurimit të presidentit të Republikës së Kosovës zhvillohet në hapësirën e dedikuar vetëm për të ftuarit, siç thekson edhe njofimi i dërguar nga Policia, e cila bën të ditur se ka masa të shtuara të sigurisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Pas betimit në Kuvend, Hashim Thaçi ka zhvilluar aktivitetet e para si President i Republikës së Kosovës dhe në mbrëmjen e djeshme ka pritur në Presidencë drejtorët politikë dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit, të cilët marrin pjesë edhe në ceremoninë e sotme të inaugurimit.

Përfaqësuesit e shteteve të Kuintit e uruan Presidentin Thaçi për marrjen e detyrës së re dhe i shprehën përkrahje në angazhimin e tij për të përshpejtuar integrimin e Kosovës në NATO dhe BE.

Shtetet e Kuintit u përfaqësuan nga ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, nga drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë pranë BE-së, Angelina Eichhorst, pastaj nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor dhe për Zgjerim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mcilwham. Gjithashtu, pjesë e këtij takimi ishin edhe i dërguari i posaçëm i MPJ-së gjermane për Evropën Juglindore, Ernst Reichel, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ambasadorja franceze në Kosovë, Maryse Daviet, si dhe ambasadori italian në Kosovë, Andreas Ferrarese.

Në takim me përfaqësuesit më të lartë të shteteve të Kuintit për rajonin tonë, Presidenti Thaçi theksoi se do të jetë garantues i respektimit të Kushtetutës, funksionimit të institucioneve të shtetit dhe promovues i dialogut ndërpartiak dhe ndëretnik.
“Do të jem garantues i funksionimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Si president unifikues do të promovojë dialogun ndërpartiak dhe ndëretnik”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se i mirëpret liderët e të gjitha partive politike dhe se do të lehtësojë dialogun dhe komunikimin mes tyre. Presidenti Thaçi theksoi se do të përkrahë fuqizimin e drejtësisë dhe sundimit të së drejtës.

Ndërkohë, sot ka edhe axhenda të tjera takimesh të paralajmëruara. Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan përgjegjës për Çështjet Europiane, Hoyt Yee, në vizitën në Kosovë, pas  pjesëmarrjes nga ora 11:00 në ceremoninë e inaugurimit e pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sipas axhendës së dërguar nga Ambasada e SHBA, do ketë takime të veçanta me kryeministrin Isa Mustafa (ora 13:40), me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviç (14:30), kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli (15:15) dhe me Presidentin Hashim Thaçi (16:00).

Ndërsa njoftimi i dërguar nga Kuvendi i Kosovës bën të ditur se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme pret në takime të veçanta edhe drejtorin e Divizionit për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Italisë, Andrea Orizio; kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, İsmail Kahraman; drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerim pranë Ministrisë së Jashtme britanike, Fiona Mcilwham. Takimet zhvillohen para dhe pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të ri të Kosovës, ku do jenë të gjithë së bashku në Sheshin Skënderbe, në të cilin janë bërë të gjitha përgatitjet për t’i pritur rreth 1000 të ftuar.

***

KUSH ESHTE HASHIM THACI?

Hashim Thaçi – Biografi

Hashim Thaçi është President i Republikës së Kosovës, i zgjedhur më 26 shkurt 2016 në Kuvendin e Kosovës. Detyrën e presidentit e mori më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës.
Para se të bëhej president, Thaçi ka qenë një vit Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme (2014-2015), si dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës në dy mandate (2007-2014).
Thaçi ka qenë kryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe është rizgjedhur vazhdimisht kryetar i partisë, deri më dorëheqjen e tij më 26 shkurt 2016, para se të votohej për President të Kosovës.
Hashim Thaçi ka shpallur Kosovën shtet të pavarur më 17 shkurt 2008, ka udhëhequr ekipin e Kosovës në bisedimet në Rambouillet në shkurt 1999 dhe ka qenë udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të luftës 1997 – 1999.
Thaçi ishte lideri politik më i votuar në zgjedhjet e 8 qershorit 2014.
Si Kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëhequr dialogun politik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që më 19 prill 2013, rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Për angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet, në vitin 2014, Hashim Thaçi është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe nga kongresmenë dhe senatorë amerikan, si dhe nga përfaqësues të Parlamentit Evropian.

Karriera politike
Karriera politike e Hashim Thaçit fillon me angazhimin e tij në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK), lëvizje politike kjo që synonte emancipimin e pozitës së shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Si student në Universitetin e Prishtinës, Thaçi u bë lider i Lëvizjes Studentore në periudhën mes viteve 1990 dhe 1993, vite këto kur pushteti i Beogradit mbylli institucionet arsimore universitare në gjuhën shqipe, ndërsa Universiteti i Prishtinës filloi të vepronte jashtë sistemit institucional.
Më 1991, Thaçi zgjidhet prorektor-student i Universitetit të Prishtinës, ku jep kontribut në strukturimin dhe zhvillimin e procesit paralel mësimor universitar.
Hashim Thaçi është njëri ndër themeluesit e organizatës politiko-ushtarake, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Nga viti 1997, Hashim Thaçi ishte udhëheqës i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë cilësi, ai kryesoi delegacionin e Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të mbajtur në Rambouillet të Francës, nga 6 deri më 22 shkurt 1999.
Pas luftës, Hashim Thaçi ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nga 1999 – 2000.
Hashim Thaçi ka qenë anëtar i Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), strukturë kjo e përbashkët qeverisëse e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe klasës politike kosovare, deri më 2001 kur u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare në Kosovën e pasluftës.
Në tetor të vitit 1999, Hashim Thaçi ishte ndër themeluesit e Partisë së Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK). Në kuvendin e parë zgjedhor të partisë, në vitin 2000, partia e ndryshoi emrin në Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Hashim Thaçi u zgjodh kryetar i saj, post të cilin e mbajti deri më 26 shkurt 2016.
Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit që përfaqësoi Kosovën në procesin negociator të udhëhequr nga Emisari Special i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, që negocioi statusin politik të Kosovës, 2005 – 2007.
Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës. Kurse, më 17 shkurt 2008, kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur.
Thaçi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Përvoja akademike

Hashim Thaçi ka diplomuar në Degën e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Studimet post-diplomike në fushën e Historisë së Evropës Juglindore dhe Shkencave Politike i ka bërë në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996 – 1998).

Të dhëna personale

Thaçi flet gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane.
Është i lindur më 24 prill 1968 në fshatin Burojë të Skenderajt.
Jeton në Prishtinë, Kosovë, me gruan Lumnijen dhe djalin Endritin.

 

 

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Behlul Jashari, Hashim Thaci, i ri, Inauguohet Presidenti

Kryetari i Shoqatës “Çamëria” në Hollandë, pritet në Parlamentin Evropian

April 8, 2016 by dgreca

Ditën e Enjte, me 7 prill 2016, u prit në Parlamentin Evropian, Kryetari i Shoqatës Demokratike Shqiptare”Çamëria” në Hollandë, Festim Lato.  Festim Lato u prit nga eurodeputeti i Parlamentit Evropian, për çështje të minoriteteve, CSABA SOGAR. Me këtë rast u bisedua për Gjenocidin Grek mbi popullsinë Çame, për vitet 1914- 1944.Edhe nje here parlamentarit Europian iu be e njohur Ceshtja Came, e mosnjohur nga Qeveria Greke dhe e bllokuar me te ashtuquajtur Ligj i luftes qe ka “kycur” ne kalendrat greke probelemet popullsise shqiptare et camerise, pronave te tyre dhe fsheh genocidin ndaj popullsise se pambrojtur.

Rrustem Geci, Këshilltar i Këshillit Ndërkombëtar të Çamërisë – Dortmund

Në foto: Festim Lato dhe CSABA SOGAR

Filed Under: Komente Tagged With: "Çamëria" në Hollandë, Evropian, Kryetari i Shoqatës, në Parlamentin, pritet

Kroacia bllokon anëtarësimin e Serbisë në BE

April 8, 2016 by dgreca

Kroacia bllokoi bisedimet e anëtarësimit për Serbinë duke vendosur veton në hapjen e kapitullit 23 dhe 24 me Beogradin. Grupi i përbashkët i punës i ngritur në Këshilli i Europës shtyu axhendën e debatit mbi dy kapitujt e radhës me Serbinë, kapituj që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, sistemin e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut. Axhenda nuk është votuar vetëm nga pala kroate, ndërkohë që rregulli në të tilla raste kërkon votë unanime nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Zagrebi nuk ka shpjeguar ende me detaje arsyet e bllokimit të bisedimeve të anëtarësimit për Serbinë, por javët e fundit zyrtarë të lartë kroatë kanë deklaruar jo pak herë se do të bllokojnë procesin e anëtarësimit nëse Beogradi nuk plotëson më parë disa kushte. Shqetësimet e kroatëve lidhen me respektimin e plotë të të drejtave të minoriteteve, bashkëpunim të plotë dhe pa kushte me Gjykatën e Hagës për krimet e luftës dhe anulimin e një ligji serb që e përjashton këtë vend nga juridiksioni ndërkombëtar për krimet e luftës. Por në Beograd janë të bindur; bllokimi kroat bazohet vetëm tek motivet politike të përditshme. Sipas analistëve dhe zyrtarëve serbë, vetëm kështu mund të shpjegohet kjo bllokadë, ndërkohë që 27 vendet e tjera të BE-së kanë dhënë dritën jeshile.

Filed Under: Komente Tagged With: e Serbisë në BE, Kroacia bllokon anëtarësimin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT