Nga Enver Bytyçi/Dita e parë e javës u hap me një lajm përmbyllës në fund të një odeseje akuzash e kundërakuzash në kampin e Rilindjes: Shkarkohet ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Akuza: Ka folur pa lejen e Endri Fugës, dmth të Padishahut, Sulltan Aladin Edi Rama! Ylli Manjanin e zevendëson Petrit Vasili. Kështu një mjek do ta shërojë drejtësinë e sëmurë, sepse juristi Manjani nuk ishte “i aftë” ta bënte këtë!!! Megjithatë u vu në krye të dikasterit të drejtësisë një kritik tjetër i spikatur i qeverisë Rama! Dhe nuk u shkarkua ai që tronditi në themel aleancën rilindase, ministri i Mjedisit, Lefter Koka! Ilir Meta priti në zyrë mëngjesin e sotëm kreun e ekzekutivit, zotin Rama, dhe pranoi ultimatumin e tij: “Ose shkarkohet Ylli Manjani, ose largohuni nga koalicioni”! Vënia para kësaj alternative e vështirësoi pozicionin e kreut të LSI-së, ndërkohë që ai dha sinjalet e një tërheqjeje që të shtunën, kur kërkoi të ulen tensionet retorike e të “bëhet me shumë punë”. Vetë i kishte nxitur vartësit e tij në qeveri të ngrinin tonet dhe ta telendisnin qeverisjen e zotit Rama dhe po vetë u tërhoq, përkohësisht ose jo, megjithhatë me “bisht nën shalë”. Ilir Meta në mënyrë të pazakontë u vu nën qizmen e Edi Ramës, madje për një ministër, të cilin e dërgoi aty pikërisht për kundërpeshë me aleatin e tij. U duk se debati i nisur para dy javësh do të përfundonte me një divorc të PS-së dhe LSI-së dhe vendi do të shkonte kështu në 45 ditë në zgjedhje të reja, ndoshta me një qeveri ekspertësh ose teknike. Në fakt epilogu i betejës kalorsiake midis dy kokave të qeverisjes përfundoi me prerjen e njërës prej tyre, “të kokës më të vogël”. Shumë njerëz kanë shtruar sot pyetjen se kush fitoi dhe kush humbi në këtë spektakël politik unikal në llojin e vet. Nga pikëpamja politike fitoi kryeministri Rama. Ai provokoi dhe e vuri nën gjunjë aleatin “e fuqishëm” në koalicion. Ju deshën vetëm 45 minuta të qëndronte në ring, jo më shumë. Pas 45 minutash ngriti flamurin e fitores. Humbi kreu i LSI-së, zoti Meta, qoftë dhe përkohësisht! Ndërsa çmimin më të madh nga të tilla lojëra politike duket se do ta paguajnë shqiptarët. Bazuar në deklaratën e ministrit të shkarkuar, zotit Manjani, shqiptarët do të paguajnë dhomat luksoze të hotelit të Balilit, ku ministrat e Ramës bëjnë orgji me paratë e shqiptarëve! Qytetarët e këtij vendi do të paguajnë, gjithnjë sipas zotit Manjani, korrupsionin që bëhet në tavolinën ovale të zbukuruar me flamurin kuq e zi e në sfond portretin e Ismail Qemalit të qeverisë shqiptare, ku votohen vendime korruptive, ku favorizohen bizneset e miqve të kryeministrit e kështu me radhë. Ndërsa fatura e korrupsionit nën tavolinë është shumëfish më e lartë. Ne do të paguajmë kufizimin pa limit të demokracisë, transparencës dhe fjalës së lirë, sepse gardiani i tyre do të vazhdojë të jetë kryeministri Rama dhe shefi i tij i kabinetit, Endri Fuga, I ngarkuar gjithashtu të vëzhgojë shpërndarjen e parave për NGO-të që i bëjnë fresk qeverisë në fushatë zgjedhore! Ne do të paguajmë në votime investimin që qeveria ka bërë dhe bën për përhapjen e kultivimit dhe trafikut të drogave! Ne do të paguajmë kështu rilindjen e diktaturës, të diskriminimit, të dhunës, të luftës për mbijetesë, atë rilindje, të cilën Rexhep Qosja ia kumtoi zotit Rama që kur ky i fundit ishte në opozitë, me qëllim që t’i nënshtronte, përdhunonte dhe poshtëronte shqiptarët! Po jo vetëm kaq. Zoti Manjani u tha shqiptarëve se qeveria Rama është një qeveri e kapur nga mafia dhe një qeveri mafioze është kostoja më e lartë e një kombi. Ai u shkarkua nga detyra menjëherë pasi kërkoi arrestimin e Balilit, që do të thotë se ministrat në këtë vend i emëron dhe shkarkon eskobari, kreu i mafies ballkanike e shqiptare, jo kryeministri i vendit, që do të thotë se ekzekutivin shqiptar e drejton mafia dhe jo politika, aq më pak një elitë politike e orientuar nga interesat e vendit e të kombit! Manjani tha se aleatët i kanë kërkuar zotit Rama shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Por kryeministri në vend të shkarkojë Tahirin, i cili akuzohet për mbrojtjen e trafikantëve të drogës dhe kriminelëve që marrin peng shtetin, shkarkon kritikët e panënshtruar nga mëkëmbësi i tij, Fuga! Kush tjetër, veç shqiptarëve, do ta paguajë gjithashtu këtë kosto të bashkëpunimit me krimin, trafikun, padrejtësinë, antiligjin, antishtetin?! Këto ishin mesazhet e paradites së sotme! Shkarkimi i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë në fakt ishte simbolikë, nuk është zgjidhja. Simbolika është e dukshme në dritë të diellit. Hashashi është aty edhe pa Ylli Manjanin. Po ashtu ministrat e Ramës në mos fjetshin tashmë në hotelin e Klemenet Balilit, do të flenë në hotelet e Balilajve të Vlorës ose të Shullazëve të Tiranës. Simbolika shkon edhe më tej: Pa lejen e kryeministrit nuk mund të marrin frymë jo vetëm ministrat, por askush në oborrin e tij, madje edhe ata që jetojnë në periferi të këtij oborri kryeministror! Kush guxon, përballet me “shpatën e mprehtë” të Zeusit shqiptar të shekullit të XXI. Në konferencën për shtyp zoti Manjani foli përsëri dhe duket se tani do të jetë “i lirë” nga Rama që t’i shprehë shumë të vërteta të hidhura të qeverisjes së Rilindjes. Gjithnjë nëse zoti Meta do ia japë lejen dhe lirinë e shprehjes. Por së paku Rama nuk ka në dorë ta pengojë më atë. Ka në dorë vetëm të urdhërojë mediat, që ta ndalojnë përhapjen e fjalës së tij. Megjithatë dhe për kaq sa ka folur zoti Manjani ka krijuar identitetin e tij të veçantë, i ka dhënë një dimension të caktuar frymës së lirisë në këtë vend. Por nuk mjafton. Ose duhet shkarkuar gjithashtu ministri Koka, ose duhen deklasifikuar motivet, arësyeja dhe shkaku i shkarkimit të zotit Manjani. Sepse Lefter Koka tha ndoshta diçka më shumë sesa Ylli Manjani. Ndërkaq duhet të shohim në javët në vazhdim nëse Petrit Vasili do të shfaqet si më parë “parimor e kritik”, apo do të struket nën tavolinën ovale të kabinetit me gojën mbyllur dhe dorën lart në miratim të aferave të reja të Rilindjes alla Qosja-Rama. Duhet të shohim edhe eksponentët e tjerë të LSI-së, nëse do të guxojnë pas këtij presioni e diversioni që bëri kryeministri të shprehen lirshëm me kritika për qeverisjen e Rilindjes. Shkarkimi I Ylli Manjanit ishte diversion politik e njëkohësisht test për Ilir Metën. Në finish Rama provoi se është i aftë t’i imponohet aleatit të tij, ndoshta deri në atë masë sa t’ia diktojë kushtet për vazhdimin e koalcicionit qeveritar të Rilindjes 2 pas 18 qershorit, nëse ky koalicion do të marrë votat e shqiptarëve. Modeli I Bashkisë së Durrësit është provuar si produktiv. Duket që zoti Rama do ta detyrojë zotin Meta që të bëjë të njëjtën gjë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërkaq opozita duhet të jetë më e fokusuar për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare me aleatët e saj, të cilët i qëndruan asaj besnikë në këto vite shumë të vështira për të për shkak të arrogancës së shfrenuar të Rilindjes së dështuar të bëjë shtet demokratik, human, liberal dhe funksional. Opozita duhet të vijë në pushtet jo pse koalicioni qeverisës grindet dhe pa përfituar nga konflikti në gjirin e mazhorancës. Opozita ka mundësi, aftësi, resurse, energji, eksperiencë, dije dhe kapacitete të krijojë frymë anti-Rilindje me qëllim që t’u japë shqiptarëve shpresën për një kthesë rrënjësore në zhvillimin e vendit. Opozita e Manjanit, Kokës, madje dhe e Ben Blushit e disa të tjerëve që shfaqen si antiRamë me porosi të Ramës nuk e kthen shpresën te shqiptarët. Eshtë opozita reale, e dhunuar, e etiketuar deri në ekstrem me fjalët më fyese nga kreu i mazhorancës, ajo që i bashkon shqiptarët dhe bën të mundur ndryshimin. Mjafton t’i bindë qytetarët e këtij vendi se ky ndryshim nuk do të sjellë zhgënjim.
Archives for January 2017
TË NDALOJMË PASKOHËN RAMA!
Nga Albina DEDA-Deputete PD/

(Refleksione përtej politikës)/
Ky fillim viti i gjen shqiptarët në trishtimin më të madh ekonomik e social të krahasuar vetëm me vitet e errëta të diktaturës. Kaluan afër 4 vite në përshkallëzim të llahtarshëm të varfërisë, e cila shtresën e mesme e degradoi në limitet e mbijetesës e shtresën vunerabël e ka degdisur rrugëve të Europës, ndërsa të pamundurit mbushin kronikat e zeza me vetvrasje. Katër vitet mavi u transformuan në vite të errëta skamjeje, korrupsioni, pseudoreformash. Droga po helmon vendin dhe Europën, ndërkohë që pushteti e policia janë gardjanët e saj dhe të trafikantëve.Ka kohë që nuk bëhet fjalë për realizim premtimesh apo pritshmëri. Vetëm një gjë progreson e ajo është propaganda. Pushtetet e tjerë demokratike të këtij vendi , krijuar me shumë mund, injorohen në rastin më të mire, por shantazhi e blerja, presioni e intimidimi janë program ditor i kordinuar i Edi Ramës dhe bandës së tij.
Vendi është nën varfëri, terror e arrogancë. Vetë deputetë, ministra e faktorë relevantë në mazhorancë denoncojnë e vetdenoncohen, por asgjë dhe asgjë veçse gangrenizimi i mëtejmë i ekonomisë dhe shoqërisë!
Diplomaci e çakorduar pa busull kombëtare, lojëra të rrezikshme të “liderit” kleptomitoman me ekuilibrat kombëtarë e rajonal.
Me pak fjalë e shqip: çmenduri qeverisëse që na ktheu në Paskohë.
Në Paskohën e baballarëve të atyre që na qeverisin.
Një Paskohë kriminale e oligarkike.
Koha e zezë e Edvin Ramës po tejkalon dhe Paskohën e etërve të tyre.Ata shtetëzonin, këta përvetësojnë. Ata dënonin kundërshtarët, këta i linçojnë, i heqin nga puna e i denigrojnë.
Një Paskohë që rikthen izolacionizmin duke u thirrur për integrim. Thikë në palcë te çdo shqiptar është përkufizimi i qeverisjes së klikës uzurpatore. Nuk bëhet më fjalë për progres por për mbijetesë.
Dhe paradoksalisht propaganda vazhdon në përmasat e marrëzisë së Rajhut të Tretë tek fliste për triumf në prill 1945 kur forcat aleate antinaziste ishin në portat e Berlinit!
Kjo çmenduri e Paskohës do të ndalet medoemos. Dhe në demokraci vota të ndalon. Por cilën votë presin shqiptarët? Votën e miellit të mbijetesës apo hashashit që blihen neveritshëm nga monstrat e Paskohës?! Do presim lirinë e votës nga Roshët apo Gjushët e Edi Ramës! Është marrëzi ta mendosh! Paskoha është dhunë, mashtrim e nënshtrim!
Opozita shqiptare, të cilës i prin PD, ka udhëtuar me guxim e me kauza që jo vetëm të mos pushkatohet shpresa, por dhe të atrofizohet krimi shtetëror dhe oligarkia. Arritjet nuk janë pak, por nuk do të ketë ndalesë. Ky është mision. Ndoshta misioni me i domosdoshëm në këto dekada. Largimi I Edi Ramës dhe bandës së tij kleptosoriste! Ne jemi këtu të vendosur të përballemi pa kompromis me paskohën. Nuk ka rrugë tjetër. Ndryshe na ndëshkon besimi që shqiptarët na dhanë 26 vite më parë. Sot ne jemi front me shumicën e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve! Kemi me vete idealet e ndërkëmbura dhe shpresat e shembura. Nuk ka formulë sado e sofistikuar e kriminale qoftë, që të mund t’i shtojë jetën oligarkisë. Flladi Trump do përkthehet e materializohet shumë shpejt në Shqipëri.Paskoha është e alarmuar dhe e çorientuar. Ajo po kërkon skuta të errëta për tu strehuar.Revolucioni i shpirtit e krenarisë shqiptare tashmë ka filluar.!
Këto refleksione nuk janë politikë, por pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm, që unë dhe njerëzit e vendlindjes time përjetojmë çdo ditë në çdo cep të Mirditës. Ndaj apeli im sot nuk është thjesht politik, por human: Klika dhe Paskoha duhen përbuzur, refuzuar dhe rrëzuar! Qershori po afron. Le të tregojmë se kemi skelet krenarie. Ndryshe do damkosemi si butakë. E Paskoha adhuron butakët, se ata zvarriten!
Çameri, moj Çameri…

Jemi mbushur plot me kryeministra, gjenerale e komandante te veteshpallur, por jane sherbestaret ata qe sot po i duhen me shume se kurre kombit tone/

Nga Sadik ELSHANI/*Filadelfia/
Nga te gjitha trevat shqiptare, jashte kufijve te Shqiperise londineze dhe Kosoves, gjendja, pozita, ceshtja kombetare me e mjerueshme eshte ne Çameri. Te gjithe e dime se gjendja e shqiptareve ne Luginen e Presheves, Mal te Zi e Maqedoni nuk eshte ne nje gjendje te lakmueshme, ashtu sic deshirojme ne qe te jete. Pork jo as qe mund te krahasohet me gjendjen e veshtire te vellezerve came ne Greqi, te cileve u mohohet edhe identiteti kombetar, te qenit (ekzistenca) e tyre. Shteti grek nuk njeh asnje pakice kombetare, per ta te gjithe jane greke. Keto probleme jane rrahur mjaft dhe per to eshte shkruar shpesh ne shtypin shqiptar, prandaj nuk eshte nevoja qe te perseriten ne kete shkrim. Gjendja e mjerueshme e Camerise po dihet mire, por ajo qe po mungon eshte perpjekja kembengulese, vizioni per zgjidhjen e ceshtjes came.
Ajo qe me shtyri qe t’i shkruaj keto radhe jane disa deklarata qe po degjoja per here te pare ne nje bashkebisedim, veprimtari qe u zhvillua dite me pare ne Filadelfia. Me kryetarin e Akademise Shqiptaro – Amerikane te Shkencave dhe Arteve, profesor Skender Kodren, ishim marre vesh se ate dite ne Filadelfia do te bente nje visit zoti Eduard Ndocaj, deputet i Kuvendit te Shqiperise. Dhe ashtu ndodhi: ser bashku me deputetin Ndocaj dhe profesor Kodren nga Nju Jorku erdhen edhe nje grup bashkatdhetaresh dhe te gjithe se bashku zhvilluam nje bisede vellazerore per problemet me te cilat po ballafaqohet Shqiperia, shqiptaret ne trojet etnike si dhe ne diaspore. Te pranishmit shprehen pakenaqesine me atmosferen jo te mire e aspak parlamentare qe po ndodh ne Kuvendin e Shqiperise. Ne grupin e bashkatdhetareve bente pjese edhe zoti Festim Lato, kryetar i Partise Demokratike te Camerise, me seli ne Hage te Holandes. Te gjithe ne ne Filadelfia, zotit Lato po ia degjonim zerin, po ia shihnim fytyren per here te pare. Ai foli per veprimtarite, angazhimet e tij dhe te shoqates se tyre qe lidheshin me problemet e ceshtjes se Camerise. Por ai na habiti te gjitheve kur deklaroi se Pavaresia e Camerise ishte shpallur ne Hage ne tetor te vitit te kaluar dhe se ai na qenka kryeministri i Camerise?!
Se pari, zoti Lato dhe ata pak perkrahesit e tij duhet ta dine mire se, pavaresia e Camerise nuk shpallet ne Hage, por ne Janine, Preveze, Arte, apo ne ndonje vend tjeter te Camerise. Pavaresia e Shqiperise u shpall ne Vlore, ne prani te perfaqesuesve te te gjitha trojeve shqiptare, ndersa pavaresia e Kosoves u shpall ne Prishtine, ne Kuvendin e Kosoves e ne prani te deputeteve qe perfaqesonin popullin e tere Kosoves. Prandaj, shpallja e pavaresise ne Hage, ne prani te nje grushti njerezish, nuk eshte kurrefare pavaresie. Veprime te tilla jane te pamatura, te papjekura e donkishoteske, sepse nuk e ndryshojne fare gjendjen ne terren, pra ne Cameri. Kjo tregon qarte se disa individe nuk e cajne koken per gjendjen e njemendte (reale), por vetem per nevojat e tyre egoiste e karrieriste. Me brohorima, me rrahagjoksje, me deklarata bombastike nuk mund te zgjidhet ceshtja e Camerise dhe asnje ceshtje tjeter kombetare, por vetem me pune te perkushtuar e veprimtari te panderprere atdhetare. Ata qe punojne per kombin nuk bejne zhurme, nuk e rrahin gjoksin, nuk flasin per punen e tyre, nuk vetemburren – historia flet per ta, kombi mburret me ta. Gjendja e sotme e cameve dhe arvanitasve ne Greqi mund te krahasohet me gjendjen ne te cilen ndodhej Shqiperia ne kohen e para fillimit te Periudhes se Rilindjes Kombetare. Ah, sa bukur tingellon: Kryeministri shqiptar i Camerise se pavarur, por sa e mjerueshme eshte pozita kombetare e cameve ne Greqi! Eshte veshtire te pershkruhet me fjale. “Petullat me uje nuk mbarohen”, thote nje fjale e urte shqiptare.
Pasta jai vazhdoi, duke thene se tani kishte ardhur ne Amerike per ta hapur ambasaden e Camerise ne Washington. Kjo eshte teper naïve, sepse askush nuk mund te vije ne Washington per te hapur ambasade kur t’i teket dikujt. Ky shtet nuk eshte “Banana Republik”, nuk eshte shtet bashibuzukesh. Dihet fare mire protokolli per hapjen e ambasadave ne vende te huaja: ambasadat happen kur shteti nikoqir e njeh pavaresine e shtetit perkates. Fatkeqesisht, Cameria ende eshte shume, shume larg nga ky hap.
Dihet se gjendja e Camerise eshte e veshtire, por ke ta fajesojme tani qe Cameria na qenka e pavarur?! “Kryeministrin” dhe “qeverine” e tij apo Greqine?! Si mundet ky “Kryeminister” te ankohet te nderkombetaret per gjendjen e rende ne Cameri, kur vete na qenka derejtues i asaj krahine shqipate?! Ka absurd me te madh?! Ceshtja e Camerise eshte nje problem shume serioz kombetar qe kerkon nje qasje, nje perkushtim teper serioz e jo te bie ne keso nivele teper te uleta. Veprime te tilla te pamatura jane deshmi se ne vuajme nga sindromi i heroit, udheheqesit, i te qenit i pari, duke mos patur parasysh se, a jemi te afte, te zotet per t’i dale ne balle detyrave kaq serioze e te veshtira.
Kosova dhe Cameria paten fatin e perbashket e te dhimbshem: te dyja u shkeputen padrejtesisht nga trungu i Dheut Meme. Por paralelizmat nuk shkojne gjate, sepse gjendja ne Kosove ka qene dhe eshte ndryshe nga ajo e Camerise. Kosova e fitoi pavaresine fale perpjekjeve dhe lufterave te brezave te tere shqiptaresh, ndihmes nderkombetare dhe faktit se Jugosllavia si shtet u shkaterrua. Ketu nuk ka nevoje te zgjatemi se historia i ka thene te tjerat. Prandaj zgjidhje e problemit te Camerise kerkon nje qasje pak me ndryshe nga ceshtja e Kosoves, edhe pse ka mjaft ngjajshmeri.
Se pari, partite came duhet te bashkohen, t’i bashkerendojne punet e tyre, te flasin me nje ze, nga mesi i tyre te nxjerrin nje udheheqes qe ia mbushe syrin dikujt, te bindshem e me autoritet e respekt si Ibrahim Rugova. Pastaj te ushtrojne trysni mbi qeverine e Shqiperise, ne BE, ne Parlamentin Europian qe si hap i pare, te njihet kombesia shqiptare ne Greqi. Pakica greke ne Shqiperi i gezon te gjitha te drejtat s ite gjithe qytetaret tjere. Jane pikerisht te njejtat institucione europiane qe per nje grusht serbesh, te cilet i gezojne te gjitha te drejtat, jane duke e paralizuar jeten politike te Kosoves. Ndersa Greqia, nje anetare e BE-se, as qe i njeh pakicat kombetare ne teritorin e saj, lere me t’u garantoje atyre te drejtat me themelore, ekzistencen e tyre. Te kerkohet perderimi i gjuhes shqipe ne publik, te happen shkolla shqipe, t’u njihet e drejta e prones cameve te debuar me dhune nga vatrat e tyre me 1944. Keto kerkesa sa per fillim, pastaj vijne te tjerat, dalengadale apo shpejt e shpejt, varesisht nga rrethanat e caktuara historike.
Ndertimi i shtepise fillon nga hedhja e themeleve dhe jo nga venja e kulmit. Ka shume pune per t’u kryer para se dikush ta shpalle veten “Kryeminister”. Clirohet vendi, pastaj zgjidhen drejtuesit e shtetit me voten e lire te popullit. Per fat te keq, nga perspektiva, kendveshtrimi i sotit, Cameria eshte shume larg nga ky cast. Endrren gjithmone duhet ta mbajme gjalle dhe ne nderkohe duhet t’I kryejme punet qe duhen kryer se pari.
Sic permenda ne fillim te shkrimit, ne u tubuam ne Filadelfia per nje qellim tjeter, prandaj ishte e pamundur t’i shprehja mendimet e mia te cilat i hodha ne kete shkrim. E bera kete shkrim jo per te kritikuar ndonje person te caktuar, por vetem per t’i shprehur pikepamjet, shqetesimet e mia per ceshtjen e Camerise, si nje shqiptar qe gjithmone ka qene i brengosur, i shqetesuar me fatet e kombit tone, duke filluar nga nje moshe teper e re; si nje njeri qe kurre nuk ka qendruar indifferent para sfidave te ndryshme dhe gjithmone eshte munduar te bej dicka brenda aftesive dhe mundesive te veta. Ketu nuk po zbuloj asgje konspirative, asnje fshehtesi (kete nuk do ta beja kurre), sepse keto te dhena per Shpalljen e “Pavaresise” se Camerise ne Hage jane bere publike, gjinden ne internet. Ky shkrim eshte vetem nje keshille e cilter e shume dashamirese: “Te mos bejme hop pa e kercyer gardhin” – sic thote nje fjale tjeter e urte e jona.
Filadelfia, 29 janar, 2017
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptar – amerikane.
Komunitet-Në Çikago u themelua shoqata kulturore,,Valët e Liqenit,,

Rama nuk ka forcë por frikë
Nga Ilir Levonja/

Shumë nga analistët shqiptarë gjykojnë sot se, shkarkimi i ministrit të drejtësisë është një forcë e Edi Ramës, karshi LSI-s. Si të thuash atë që ndalu beg se ka hendek këtu. Ose një shkëmbim mallrash me kunjë, në lojën me luftra midis çështjës së një emri nga fusha e Vurgut. Atij të cilit, fsheh në sarajet e veta, flirtet e ministrave me dashnoret. Një emri që dikujt i përkiste partisë demokratike, por u bë socialist. Dhe me që aty i dolën fjale kapterrët nga soji i Koços, siguroj një nder nga LSI-ja. Gjithmonë si karshillëk, një vend pune si dhëndërr doganash. Një zakon i mprehtë ky i selisë së kuqe. Dhe për ironinë tonë, është pikërisht sot kjo LSI, e cila ia quan dështim total moskapjen e pashait. Ish demokratit, socialistit dhe dhëndrrit lsi-ist që me siguri u ka kërkuar më shumë nga prona e nuses. Madje kërkon me këmbëngulje edhe shkarkimin e ministrit të brendshëm.
Dhe e gjeti Manjani!
Megjithatë, nuk është punë force. Po të ishte e tillë duhet t’ia bënte bam së pari atij ministrit të mjedisit, Lefter Kokës. Ia zbrazi të gjitha një më një. Aq më tepër që pak javë më parë, vëllai i tij bëri shërr me ministrin e drejtësisë për një emërim.
Por nuk e bëri me Terin. Nuk e bën dot. Jo vetëm pse vjen nga një familje kumbarësh. Po shkarkimi i Lefterit sjell edhe shkarkimin e Metës. Dhe padiskutim rënien e qeverisë. Gjë që Ramës i dhëmb si dreqi. Pasi mendon se po lufton me demonët. Sjelll një gjullurdi brenda se majtëve që akoma mendojnë revolucionarisht. Dhe bar hanë tek vetja gabimet nuk i shikojnë. Mjaft të rrinë në pushtet se letër për të shpallur dëshmorë kanë sa të duash.
Për fatin e mirë të katragjyshërve të politikës sonë. Në Shqipëri ka mbetur në masë të madhe mëndjet që presin nga kuatizacionet dhe qielli i partisë. Paçka se admirojnë sistemin administrativ amerikan.
Kurse me Manjanin është më e kollajtë. Një djal pa klan zemunësh që bën moderatorin e kohës në një botë që duam apo nuk duam ne, i ngjan pazarit ku shërbehet mish me jahni. Për më tepër, një djal nga Lezha që Meta ia solli për kërshillëk pasi qe ky një nga më të ashprit karshi kryetarit Rama, në kohën kur ishte socialist.
Forca e Ramës është frika. Dhe karrika që e mban nga pas kudo që shkon.
Nga ana tjetër duhet të pranojmë se shoqëritë tona, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Shqoëria shqiptare, është në një rënie të theksuar. Brenda një moçali social. Aq sa me të drejtë sot një nga akdemikët tanë si Mehmet Kraja, pohon mundjen e shoqërisë, e shqiptarisë nga banditët e saj.
Ndërsa në Kosovë Akademia e letrave dhe e shkencës, polli çlirimin e vendit. Dhe më tej një luftë të brendshme klanesh. Në Shqipëri një klasë që mbi çdo gjë, mbi çdo dekoratë e titull, vën egon personale. Kjo është arsyeja që ndër ne demokracia vuan. Dhe herë më herë mendje të mbushura fyt, revokojmë përshembull shkollën e djeshme në raport me këtë të sotshmen. Edhe pse janë të pakrahasueshme, sistemi apo metodat, janë njerëzit ata që bëjnë dallimin. Në këtë kontetekst, ndërsa atëhere kuadrot shiteshin me dy dopio raki. Sot me kanabis e dashmore, me dhuratë një apartament a një makinë markë. Një gjë është e sigurtë, që kuadrot që shiten e blihen nuk bëjnë për demokracinë. Ndaj rënia kolektive është ulur këmbëkryq.
Por mua ajo që më shqetëson, në gjithë këtë zallamahi brenda një koalicioni qeverisës. E para është mefshtësia e opozitës. Mbahet e gjitha me atë rubrikën e qytetarit dixhital denoncon nëpër statute FB. Aq sa më trishton fakti që gjithë ajo forcë vitale e fillimit të demokracisë. Sot është e tëra një grusht autokratësh. Që mbajnë përpjetë dy gishtat të mpitë. Tamam si ato duart e atij marinarit të kapter Ramiut. Nga koha e qoftëlargut, kur donin të arratiseshin për të dëshmuar kundër Shqipërisënë Gjyqin e Hagës. Rrahin gjoksin si ithtarët e Enverit. Pa e kuptuar kurrë se në demokraci, mbi gjithçka sundon ligji. Sa kohë që nuk bëjnë shtet të ligjor. Sa kohë dështojmë ta bëjmë atë. O na dhimbset bytha jonë. Ose jemi pjellë e kalbur e sistemit që rrëzuam.
E dyta kjo mefshtësia sociale. E plot të rinjve që shohin përditë, e prekin përditë padrejtësinë. Që shohin botën dhe nuk po kuptojnë akoma rënien kombëtare. Ajo që nuk mbahet me dy gishta përpjetë, as me duart hapur me simbolin e Shqiponjës. As me këngët kuqezi.
As me krekosjet e kryeministrit që i mburret Greqisë me figura gjakatarësh nga koha, si ajo Ali Pashait. Kur vet populli ynë e quan gjarpër. Nuk është figurë për tu mburr një njeri që vret brenda një ditë një fshat të tërë. Atëhere i bie që i bjem më kot më qafë hitlerianëve karshi Borovës së djegur.
Shkurt e saktë një Greqie mesjetare, nuk kemi përse i përgjigjemi me mendje mesjetare.
Shkurt dhe përfund…, bëhuni zot i së ardhmes tuaj, se kjo e baballarëve i përket tërësisht asaj të brezave të humbur.
Mos humbni edhe ju.
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- …
- 69
- Next Page »