• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BARBARIZMAT GREKE NË ÇAMËRI….

March 29, 2021 by dgreca

– PËRCJELLJE NGA EDITORI I NJË ARTIKULLI 42 VITE PASI U SHKRUA-/

Nga Dalip Greca/

Studiuesi Idriz Lamaj, autor i qindra artikujve, i disa librave historikë, monografive e dokumenteve origjinale historike si librat:(“Dokumente engleze mbi konfliktin shqiptaro-malazez rreth Plavës dhe Gucisë 1879-1880)”, “Komiteti Shqipëria e Lirë”,”Xhaferr Deva-Në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të Mërgatës”, “Për Vatrën dhe Vatranët” etj… mbetet një arkiv i pasur dokumetar,plot letra, letërkëmbime të personaliteve që jetuan në Mërgatën e kohës së tij. Një pjesë e bibliotekës të tij të pasur i është dhuruar Vatrës, ndërkohë që edhe dosjet e dokumentacionit të emigrimit të një pjese të madhe të emigracionit shqiptar që erdhën në SHBA me ndërmjetësimin e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe Kishës, po ashtu janë sistemuar në Vatër. Përse e bëmë këtë hyrje që nuk ka lidhje me artikullin që po botojmë? Arsyeja është se unë i kërkova mikut tim Idriz Lamaj që t’më siguronte sa më shumë letra dhe dokumente të editorëve të Diellit me të cilët ai ka pasë letërkmëbim. Xhevat Kallajxhiu, ish editori 10 vjeçar i Diellit(në kohë pas pensioni), është një figurë me përmasat e rilindasve, që më ka tërhequr shumë, dhe një pjesë të materialeve m’i ka dërguar Lamaj dhe Tonin Mirakaj. Në Diellin e shkurtit 2021, studiuesi Lamaj botoi arikullin”Xhevat Kallajxhiu-Editor i Diellit në kohë të vështirë”, ndërtuar edhe mbi letërkëmbime të Kallajxhiut me personalitete me peshë të Mërgatës. Pas shkrimit i kërkova z. Lamaj kopje të letërkëmbimeve me qëllim pasurimi të arkivit të Vatrës për studiuesit që vijnë pas nesh. Në kërkim e sipër ai gjeti dhe artikullin që po publikojmë sot.

Artikulli u shkrua për gazetën Dielli me porosi të editorit të atëhershëm të Diellit, Xhevat Kallajxhiu, cili i kërkoi Lamajt, që të shkruante diçka për Çamërinë. Kërkesa e tij u bë dhjetor 1977. Artikulli u shkrua, por për arsye politike të kohës nuk u botua në Dielli. Disponojmë letërkëmbimin e plotë mes Kallajxhiut dhe Lamajt.

          E pyeta studiuesin Lamaj:Përse nuk e publikoi Kallajxhiu në Dielli 42 vite të shkuara artikullin? Përgjigja e tij: “Në dhjetor të vitit 1977, z. Kalljaxhiu me kërkoi të shkruaja diçka për Çamërinë, duke më lënë të kupotja që ishte një temë jo shumë e preferuar për ndjenjat e Vatrës ndaj regjimit komunist në Tiranë dhe duhej trajtuar me kujdes. Unë i kisha dërguar disa shënime për të cilat i pata lënë  dorë të lirë për përdorimin e tyre, sipas pozitës në të cilën ndodhej…. Kallajxhiu më shkroi me 6 janar 1978:  “… çështjen e konfliktit  kufitar shqiptaro-grek e kam mbyllur dhe s’do të bëjë më fjalë. Prandaj edhe shënimet që me keni dërguar ju, do t’i ruaj me një anë, nuk do t’i përdor tash …”

         Patët qejfmbetje nga vendimi i editorit për t’mos e botuar materialin e përgatitur prej jush?-, e pyeta sinqerisht Idrizin.

         Përgjigja: Aspak.Me z. Kalljaxhiu kam pasë miqësi dhe letërkëmbim të pasur;e kemi kuptuar fort mirë njëri-tjetrin dhe rrethanat poltike të kohës….

   Kur ma përcolli artikullin Idrizi përveç letërkëmbimit më editorin e atëhershëm, më shkroi: Nëse e sheh se ka vlera për sot, botoje, por theksoje të lutem-Merita i takon Xhevat Kallajxhiut, i cili ma porositi, por nuk mundi ta btojë për shkak të situatës politike dhe përplasjeve të kohës.

    ….Pasi ta lexosh, i dashur lexues i Diellit, më gjyko nëse kam bërë mirë që e kam botuar pas 40 e ca vjetësh, apo jo. Në gjykimin tim shkrimi mbetet një dëshmi e fortë që nuk e vjetron koha. Faleminderit Xhevat Kallajxhiu, që e porosite artikullin! Faleminderit Idriz Lamaj që pate mirësinë ta ruaje dhe ia dërgove Diellit!

***

DESHMIT E MASAKRAVE GREKE NË ÇAMËRI NË MEMORANDUMIN E  VITIT 1947

PËRGATITI: IDRIZ LAMAJ/Gazeta Dielli

Memorandumi i Komitetit Antifashist  i emigrantëve Çamër në Shqipëri:

         – Ne, Komiteti i Emigrantëve çamër në Shqipëri, me besim në parimet demokratike dhe humanitare të Kombeve të Bashkuara (U. N. O.), në emër të emigrantëve çamër në Shqipëri, parashtrojmë para Komisionit hetimor të drejtat tona të humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat që kryen grekët për të çfarosur  minoritetin shqiptar në Greqi. 

          Në vazhdim të protestave dhe kërkesave tona drejtuar aleatëve të mëdhenj dhe Kombeve të Bashkuara, na kërkojmë drejtësi përsa parashtrojmë: 

          Rregjimet shoveniste greke, prej 32 vjetësh me radhë, duke shkelur brutalisht çdo parim njerëzorë, dhe duke mos përfillur aspak traktatet ndërkombëtare, kanë përdorur kundrejt minoritetit shqiptar në Greqi një politikë çfarosjeje. 

          Qysh prej pushtimit grek të Çamërisë me 13 shkurt 1913, Banda e  D. Janaqit  e shtytur dhe e përkrahur nga autoritetet e vendit, masakroi pa më të voglën arsye, 72 burra të krahinës të Paramithisë në përruan e Selanit.

          Këto masakra qenë fillimi i çfarosjes së minoritetit shqiptar dhe zbulojnë orjentimin që mori politika greke kundrejtë popullësisë tonë. Ndjekjet, përsekutimet, burgimet, internimet, torturat, plaçkitjet dhe grabitjet, nën pretekstin e çarmatimit gjatë viteve 1914 – 1921, veprimtaria terroriste e komitëxhinjëve, provokacioni i 1921-së i Gjen Barias, të gjitha këto tregojnë realitetin e mjerimeve në të cilën u vu popullata jonë në kohën e pushtimit grek. Koska, Lopsi, Varfanji, Karbunari, Kardhiqi, Paramithija, Margelleçi, Arpica, Grykohori etj., janë një pjesë e fshatrave që kanë paguar më shtrenjtë këtë terror. 

          Me 1922-23, qeveritarët e Greqisë vendosën të impononin shpërnguljen e elementit musliman të Çamërisë në shkembim me grekët e Azisë së Vogël, duke i konsideruar si turq. Ky akt i turpshëm i qeveritarëve të Athinës u has në rezistencën tonë dhe me ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve, e cila duke konstatuar kombin shqiptar të popullësisë tonë, hodhi poshtë vendimin e qeverisë Greke. 

          Por megjithë ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve dhe të angazhimeve solemne të marrura nga nga qeveria greke në Lozan, me 16 janar 1923, prapë grekët vazhduan politikën e tyre të çfarosjes. Ata përdorën çdo mjet për të vështirësuar qendrimin në Çamëri të elementit shqiptar, ç’pronësuan qindra famlije në 6. 000 hektarë tokë pa më të voglin shpërmblim si në Dushk, Gumenicë, Kardhiq, Karbunar etj.

          Qeveria e Athinës instaloi emigrantët e Azisë së Vogël në Çamëri me qëllim që ta popullojë me grekë dhe ta krijoj mundësinë e emigrimit të popullatës autoktone shqiptare. Familje të tëra detyroheshin të braktisnin vatanin për në Turqi, Shqipëri, Amerikë e gjetkë dhe fshatra si Petrovica, Shëndellia u braktisën krejt nga banorët shqiptarë. 

          Në këto rrethana ne nuk gëzuem asnjë të drejtë kombëtare dhe na pengohesh akoma edhe gjuha amtare;  në vend të zhvillimit të kulturës kombëtare dhe përparimit, përkrahesh fanatizmi dhe injoranca, në vend të shkollave hapeshin edhe subvencionoheshin  klubet fetare në gjuhë arabe. 95 përqind të popullatës sonë qendrojshin akoma analfabetë. Krahina e Çamërisë, një vend i pasur dhe i begatshëm, kishte mbetur mbrapa pa zhvillim ekonomik, pa komunikacion dhe në duarët e  fajdexhinjëve grekë, akaparatorëve: Koçoni, Pituljet, Kaflla, Zhulla, Ringa etj., që varfëruan dhe skllavëruan gjithë vendin.

          Në luftën kundër fashizmit, dhe tamam në përfundim të saj, forcat  gjakatare të Llakës së Sulit, të komanduara nga Gjeneral Napoleon Zervas, sulmuan dhe masakruan pabesisht  banorët shqiptar muslman të Çamërisë. Masakrat në Çamëri  janë një shkelje flagrante e parimeve njerëzore dhe një mospërfillje e turpshme e parimeve dhe karakterit të luftës aleate antifashiste. Masakrat në Çamëri edhe gjatë pushtimit gjerman, u kryen nga autoritetet dhe bandat e tyre të vendit, të cilëve u vinin urdhërat prej Athinës për të zhdukur elementin Shqiptar në Greqi. Ja një fakt konkret; me largimin e forcave gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos hynë në Filat. Kështu një përfitim i tillë u siguroi forcave Zerviste krahët duke u dhënë mundësi për të filluar terrorin dhe masakrat në një stil të gjerë në të gjitha krahinat e Çamërisë.

          Forcat e Divizionit të 10-të  të E. O. E. A.,  nën komandën e Kolonel Vasil Kamaras dhe pikërisht ato të regjimentit të 16-të  të këtij divizioni të udhëhequra nga avokat Stavropullos Balluni Zoto, kriminelët me damkë  Pretezenjt etj., me 27 qershor 1944 hynë në qytetin e Paramithisë. Në kundërshtim me premtimet e dhëna dhe marrëveshjes së bërë midis Myftiut Hasan Abdullaj nga një anë dhe Shapera me Dhespotin e Paramithisë nga ana tjetër si agjentë të Zervos, filluan masakrat më të tmershme. Burra, gra  dhe femijë të pambrojtur qenë objektivi i monarko-fashstëve grekë. Numëri  i të masakruarëve në qytetin e Parathimisë dhe rrethe  arrin në 600 veta. 

          Me 20 Korrik 1944, forcat e regjimentit 40-të nën Komandën e Agores hynë në Pargë, ku masakruan 52 burra, gra dhe fëmijë.

          Forcat e E.O.E.A, – së  nën komanden e Theodhor Vitos, Ilija Kaqo, Hristo Mavrudhi, Hristo Kaqo, Hari Dhiamanti etj., mbasi rrethuan qytetin e Filatit, me 23 shtator 1944, ditën e shtunë  në mëngjez hynë në qytet. Po në atë ditë hynë dhe në Spatër. Plaçkitën dhe grabitën të gjitha familjet dhe gjithë çfarë gjetën. Në mbrëmjen e natës 23, duke u gdhirë 24 shtatori i 44-s, hynë dhe forcat e komanduara nga Kranjaj e të tjerë. Me arritjen e këtyre forcave filluan menjëherë masakrat, 47 burra, gra dhe fëmijë u masakruan në Filat dhe 157 numërohen të masakruarit, të vrarët dhe të humburit në Spatar, ku një pjesë e mirë e tyre ishin mbledhur nga katundent e tjera. Të gjitha gratë e reja dhe vajzat u çnderuan prej kriminelëve të Zervos. Pak ditë më vonë kriminelët grekë grumbulluan të gjithë burrat që kishin mbetur, dhe me vendimin e qjyqit fallco: Koçinja Kryetar, Stavropullos Prokuror dhe katër anëtarë, 47 shqiptar të pa fajshëm u maskruan. Në Granicë të Filatit janë mbuluar kufomat e 46-të vetave të vrarë dhe të therur me thika dhe 45 të tjerë në fushë të Filatit tek ara e Xhelo Metos…

          Familje të tëra janë zhdukur me prindër, fëmijë dhe foshnja në djep. Gratë dhe vajzat  u çnderuan. Me qindra deklarata të atyre që shpetuan  përshkruajnë vrasjet dhe vuajtjet e pasosura. Nga ato del qartë  kriminaliteti dhe qellimi i veprimeve kriminale në Çamëri. Ja disa shembulla:

          Sanie Bollati, në Paramithi është djegur me benzinë mbasi ju pren sisat dhe i nxorën sytë. Ymer Muratin e vranë dhe bënë copa copa në Paramithi. Në shtepinë e Sulo Tarit ishin grumbulluar më se 40 gra, dhe Çili Popova (nga Popova), i veshur ushtarak me një grup ushtarësh hyri brënda, muarën gratë dhe vajzatë më të bukura dhe tilluan t’i çnderonin në një dhomë tjetër.Ulurimat e vajzave, të grave arrinin kulmin. Kjo poshtërsi vazhdoi gjithë natën. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare etj., ishin objekt i këtyre poshtërsive.

          Hilmi Beqirin nga Filati, mbasi e plagosën para familjes së tij e lanë dhe ikën. Familja, për ta sigurar, e strehon tek dentisti Mavrudhiu, ai e mban për disa orë, por më vonë lajmron ta marrin dhe e çojnë tek Stavro Muhaxhiri, kurse vet largohet për tek Shuaip Metja, ku ishin mbledhur shumë familje. Andartët informohen, e marrin, më parë i xjerrin dhëmbët e floririt me daltë dhe pastaj e vranë. 

          Malo Muho, plak 80 vjeçar i sëmurë prej katër vjetësh, vritet me sopatë para së shoqes. Trutë i ranë në prehër të së shoqes, e cila pasi ja mblodhi, e mbuloi me jorgan dhe iku.

          Në Spatar, Abdyl Nurqe merret, çohet në Filat zbathur, zvarriset nëpër rrugë të qtetit, dhe më në fund vritet para shtëpisë së Nidh Tafeqit. 

          Familja e Lile Rustemit nga Sullashi e përbërë prej 16 vetash, shumica fëmijë, zhduket krejtësisht pa shpëtuar as edhe një.

          Xhelal Minit nga Paramithija i presin kokën me bajoneta mbi trupin e Myfti Hasan Abdullahut.

          Sali Muhedini, Abedin Bakos, Muhamet Pronjës dhe Malo Sejdiut ju presin gishtërinjtë, hundën, gjuhën dhe këmbët. Dhe, kur këta ulurijnë nga dhëmbja e madhe, andartët Zervistë këndojnë këngën e Komandantit të tyre, dhe kënaqeshin kur shikonin këto tmerre. Më në fund i varën në çengal të  kasapëve.

          Eshref Himi, qytetar nga Paramithija,deklaron sa vijon për masakrat në Paramithi:

          “Të Martën, më 27 Qershor 1944, në orën 7 të mëngjezit, hyjnë në Paramithi ushtria greke e komanduar nga Kolonel Kamara, Major Kranja, Kapiten avokat Nikolla Çenos, etj. Porsa hynë në qytet, u dha urdhëri që askush të mos lëvizte nga vendi sepse nderi, liria dhe pasuria nuk do të prekeshin në asnjë mënyrë. Pas dreke filluan menjëherë arrestimet ndër gra, burra dhe fëmijë, kurse nga ana tjetër filloi vjedhja. Të gjithë burrat deri të nesërmen u vranë.

          Pasi me mbajtën 4 ditë në burg, vazhdon Eshrefi, me lanë të lirë për të varrosur të vrarët. Në vendin e quajtur Kisha e At Jorgjit, munda të njof 5 nga personat e vrarë, të tjerët ishin bërë të panjohur për shkak të torturave të pësuara. Të 5 viktimat e njohur prej meje janë: Met Qere, Sami Asim, Mahmut Kupi, Adem Beqiri e Haki Mile. Pas dy ditësh me shpunë pas “Galatajt” në afërsi të shtëpisë së Dhimitër Nikollas ku kishin vrarë 8 veta. Nuk munda t’i njoh pasi ishin bërë copa copa. Ngado shiheshin kufoma njerzish. E quajtura Sanije Bollati, pasi pësoi tortura të frikshme e dogjën të gjallë me benzinë. Kjo tragjdi ndodhi të mërkurën në mengjez”.  

          Deshmitë Eshref Himit janë të tmershme dhe vazhdojnë njëra pas tjetrës. Ai përfundon në burg:

          “Në burg gjeta 380 përsona ndër të cilët gra dhe fëmijë. 120 nga këta vdiqën urie. 4 përsona dhe unë qëndruam 15 ditë në burg dhe mandej na përcuallën për në Prevezë prej kah shkuam në Janinë dhe qendruam 40 ditë. Atje pësuam tortura të pa parashikuara”

          Dervish Sulo nga katundi Spatar të Filatit përshkruan në këtë mënyrë masakrat në Spatar:

          “Në mëngjezin e një të shtundje të shtatorit 1944 e gjithë popullata u grumbullua përpara xhamisë së fshatit Spatar. Ushtarët filluan grabitjet dhe çnderimet ndër gra, vajza e deri në plaka. Paçe Çulani, 50 vjeçare, u çnderua, ia pren flokët mandej veshët dhe më në fund e vranë në baçen e saj në afërsi të Muços. Në shtëpinë tonë ishte instaluar familja e Sako Banushit nga Skropojna prej tetë vetash, gra burra dhe fëmijë. Pasi çnderuan gratë, të cilave iu shpuan gjirët me thika, të gjithë u masakruan.

          “Në shtëpinë e Damit Muhametit u vranë 5 gra dhe tre fëmijë. Në shtëpinë e Fetin Muhametit u torturua dhe mandej u çnderua Hane Isufi së bashku me një grua tjetër. Në shtëpinë e Dule Sherifit ju pre koka plakut 80 vjeçar, Sulejman Dhimicës dhe së shoqes së tij. Në shtëpinë e Meta Brahos u dogjën të gjallë 20 përsona, gra, fëmijë dhe burra. Kije Nurçia, 76 vjeçare, u therr me thikë. Në vreshtin e Zules dhe në kopshtin e Avdyl Nurçes pashë 30 përsona të masakruar. Në shtëpinë e Haxhi Latifit u çnderua Hava, Ajshja dhe Nazo Arapi, mandej kjo e fundit u masakrua.”

          Viktimat dhe humbjet sipas statistikave të deritanishme, gjatë masakrimeve të 1944 – 1945 të shqiptarëve në Greqi, arrijnë numrin 2, 877,  të ndarë si vijon:

          Filati dhe rrethe 1286, Gumenica dhe rrethe 192, Paramithi dhe rrethe 673, dhe Magelliç e Perg 626. Ky qe fati i të gjithë atyre që nuk mundën të largohen nga Çamëria me përjashtim të disa grave që edhe sot janë dëshmitare të gjalla të kësaj masakre rëqethëse në Paramithi, në Perg, në Spatar dhe në Filat. Nga goja e tyre del qartë gjenocidi i grekëve kundër shqiptarëve  në Çamëri. 

          Kjo kasaphanë e frymëzuar prej ndjenjave më të ulta të urrejtjes shoviniste dhe fetare përfundoi në shpërnguljen me forcë të afro 23, 000 çamëve, qe u strehuan në Shqipëri në kondita të tmerrshme. 68 katunde me  5, 800 shtëpi u grabitën, u shkatrruan dhe u dogjën. Nga llogaritja e dëmeve, del të jenë grabitur në Çamëri nga forcatë fashiste të Zervës,  17, 000 kokë bagëti të imta, 1, 200 të trasha, 21, 000 kv bereqet dhe 80, 000 kv. Vaj, gjithashtu edhe prodhimi i vitit 1944-1945, që arrin në 11, 000, 000, kgr. bereqet dhe 3, 000, 000 kgr vaj. Gjatë emigracionit 110, 000 kokë bagëti e imtë dhe 2, 400 bagëti e trashë ngordhën dhe humbën.

          Shihet  qartë katastrofa e madhe ekonomike që pësoi popullata e jonë duke mbetur nëpër rrugët e emigracionit vetëm me rrobat e trupit.

          Në mbështjetje të kësaj situate të konstatuar, Misioni i UNRRA-së në Shqipëri pati aprovimin nga qendra e Washingtonit për akordimin në favor të emigrantëve, 1, 450, 000 dollarë si ndihmë imediate ndaj gjendjes sonë të vështirë.” Përfundon një paragraf i memoramdumit në fjalë….

           ***  

                         PROVOKACIONI I GUSHTIT

          Propaganda e regjimit komunist të Tiranës ka shkruar gjër e gjatë për Provokacionin e Gushtit  të Vitit 1949 duke dhënë një motiv plotsishtë të kamufluar të realitetit të ngjarjeve historike të asaj kohe që natyrishtë, populli shqiptar i pagoi shtrenjtë. Prej vitit 1945 deri në vitin 1949,regjimi i ri komunist në Shqipëri, i dirigjuar në secilën fushë nga jugosllavët, mbështeti lëvizjen komuniste në Greqi për marrjen e pushtetit në dorë. Natyrisht, armatimi dhe trajimi i forcave  komuniste greke në territorin e shtetit shqiptar mbahej sekret dhe drejtohej nga jugosllavët. Konfliktet midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë lidhur me udhëheqjen e Federatës ose Konferedatës komuniste Ballkanike (në të cilën duhej  të përfshihej Greqia), dhe disa faktor të tjerë, sjellin ndërhyrjen politike amerikane në shpetimin e Greqisë nga rënia nën regjimin komunist; gjë që shkaktoi menjëherë  ndërhyrjen sovjetike në Ballkanë, dhe solli si rezultat “prishjen e marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare”,  për arsye të mosaftësisë së tyre në realizimin e planeve sovjetike në zgjërimin e pushtimit territorial të Ballkanit. 

          Tani  të kthehemi të  PROVOKACIONI I GUSHTIT TË VITIT 1949, sipas  Memorandumit të Komitetit Antifashistë të Emigrantëve  Çamër në Shqipëri, botuar në Tiranë në vitin 1947, dhe të ribotuar prej Shoqërisë Çamëria në Hartford, Connecticut të SH. B. A., me 1949: 

          – Me 2 Gusht 1949, forca të rregullta të ushtrisë greke të përbëra nga 3 batalione, të përforcuara me artileri dhe 15 aeroplanë bombarues, sulmuan tokën shqiptare, në sektorin e Bozhigradit, në një front prej 700-800 metra gjërsi. Rojet kufitare të ushtirisë shqiptare bënë një qëndresë heroike, u hodhën në kundërsulm, e dëbuan ushtrinë greke dhe rivëndosën situatën. Në luftimet e 2 gushtit, në mbrojtje të atdheut mbetën në fushë të luftës, kapiteni Memo Nexhipi nga Dukajt  e Tepelenës, aspirant Ferid Bresari nga Vendresha e Skraparit dhe 4 ushtarë të rojeve kufitare.

          Më 3, 4 e 5 gusht ushtria greke në reparte të rregullta të këmbësorisë, artilerisë dhe aviacionit kreu provokacione në sektorin e Bozhigradit, Leskovikut e Sarandës. Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë në tokën shqiptare 12 ushtarë grekë, u kapën 2 oficerë dhe u rrëzuan nga artileria shqiptare 2 aeroplanë, njëri në sektorin e Bozhigradit dhe tjetri të Sarandës. Në këtë rast u kap i gjall piloti Panajot Bellafis me gradë nënkolonel.

          Më 12 gusht, në ora 3. 00 të mëngjezit, forcat greke, të mbështetura nga artileria dhe aeroplanat sulmuan sektorin e Bilishtit. Në orën 13.00 po të asaj dite, një brigadë e ushtrisë greke e mbështetur nga artileria dhe 6 aeroplana sulmuan tokën shqiptare drejt primadës 32-34, po në sektorin e Bilishtit. Në të dy këto raste forcat shqiptare qëndruan trimërisht dhe i dëbuan jashtë kufirit duke i shkaktuar humbje të rënda ushtrisë greke.

          Me 13 gusht, nga disfatat e pësura më parë,  dy brigada të ushtrisë greke, të mbështetura nga artileria e rëndë, sulmuan më tërbim duke kaluar kufirin në sektorin e Bilishtit, por forcat shqiptare, të përqëndruara mirë në pozitatë e tyre, i thyen keqas dhe i vunë në ikje duke lënë 26 ushtarë të vrarë. Të nesërmën, më 14 gusht, brigade e 41 e Divizionit të 9 të ushtrisë greke, duke patur në dispozicion artilerinë dhe një skuadër aeroplanash, iu vërsulën përsëri Bilishtit nga të gjitha anët. Ushtria shqiptare jo vetëm që përballoi me sukses sulmin, por u hodh mbi llogoret e armikut: Ushtria greke u tërhoq duke lënë 60 të vrarë dhe shumë të plagosur. Këtu, jo vetëm ushtria e rregullt shqiptare, por edhe populli i thjeshtë i vëndosur deri në vdekje në mbrojtje të Atdheut, tregoi një qendresë  heroike në mbrojtjen e kuotës 1309,  dhe theu sulmet e batalioneve greke.

          Edhe ditët e tjera, në sektorin e Llapanicës, në atë te Posta e Gurit, ose në Trestenik e vënde të tjera, u bënë luftime të ashpra. Tafil Ferati, MuharremVeizi, Myftar Shato Leskaj, Nasi Remarçka, etj. luftuan fyt përfyt dhe mbetën në tabe (llogore) të armikut. Këta atdhetarë të devoçëm, dhe shumë si këta, paguan me gjakun e tyre avanturat e politikës të Enver Hoxhës, dhe i treguan armikut grek se kufiri i shtetit të sotëm shqiptar nuk kapërcehet pa gjak. 

          Ç’prej datës 2 gusht deri në ora 12 të datës 15 gusht, forcat shqiptare iu shkaktuan forcave pushtuese greke më tepër se 300 të vdekur dhe qindra të plagosur.

          Keto të dhëna i kemi marrë me rezervë nga shtypi zyrtar i Shqipërisë: Zëri i Popullit”, 4, 7, 14, 16 gusht 1949; “Luftëtari”, 18 dhe 22 shtator 1949; Komunikatë e ATSH, në “Zëri i Popullit”, 6 gusht 1949;Komunikate operative e Ministrisë se Forcave të Armatosura të  RPSH, 7 gusht 1949. Kam  bë edhe  një krahasim të shpejtë në të dhënat e studimeve MILITARY REPORT ON ALBANIA, të asaj përiudhe.

          Me u marrë me këto luftime që padyshim i shkaktuan Shqipërisë dëme të mdha materiale dhe humbje njerzore duhet një prencizitet dhe kujdes i veçantë.

                           ***

          Shënimi i redaksisë së ‘Diellit’ (16 Qershor 1978, fq. 7-të) thotë më të drejtë:"… hyrja e ushtrive greke në tokat shqiptare më 1949, u shkaktuan nga veprimi i çmëndur i regjimit të Tiranës, që ndihmonte çetat komuniste greke dhe e kishte bërë Shqipërinë si qendër strehimi dhe strevitje për to.” Këtu nuk duhet të dyshojmë aspak se, sikur forcat ushtarake greke mos të thyheshin nga forcat shqiptare, ato (grekët) do të aneksonin Shqipërinë e Jegut. Nga disa dokumente të Kombeve të Bashkuara shihet se Greqia, nën protekstin e shtypjes së forcave rebele komuniste greke kishte për qëllim të realizonte ëndrrën e vjetër shoveniste të ‘Vorio Epirit’.

          Gjithashtu, verifikohet me një duzinë dokumentash arkivore, intervenimi i shpejtë i qeverisë amerikane pranë Mbretit të Greqisë për shuarjen e konfliktit me Shqipërinë. Kemi kaluar nëpër duar shumë shkrime në të cilatë shihet qartë se qeveria amerikane  asnjëherë nuk iu ka vu veshin shpifjeve, propagandës,  as sulmeve të çthurura dhe të ulta të Enver Hoxhës dhe regjimit të tij diktatorial. Por, para dhe mbas Gushtit të vitit 1949, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë  bë presion të fortë ndaj çdo kërcënimi që i është kurdisur shtetit shqiptar,dhe në secilën veprimtari diplomatike  kanë mbrojtë integritetin territorial të Shqipërisë së sotme.

          Ata që polemizohen për të kaluarën e hidhur më mirë të vështrojnë në episodin e tashëm tragjik të marrëdhënieve miqësore midis regjimit staliniste të Shqipërisë dhe Greqisë impërialiste.

          Shtypi zyrtar i Greqisë dhe diplomatët e saj herë mbas here, derdhin lotë si shtrydhje qelbi për përsekutimet e minoritetit mikroskopik grek në Shqipëri. Enver Hoxha me turp përulet sot  para Athinës,  ashtu siç është përulur para Beogradit dhe Moskës, dhe me gojën e tij pohon gënjeshtrën kur thotë: “… minoriteti grekë në Shqipëri ka përjetuar shumë ditë dhe vite të vështira.” Shoku Enver le të pyesë miqtë e tij në Athinë, çfarë ditësh dhe vitesh përjetuan dhe përjetojnë shqiptarët në Greqi?

….Populli shqiptar kurrë nuk do të harrojëÇAMERINË E MASAKRUAR NGA GREKËT(Idriz Lamaj)

                                                                             Dhjetor 977

Filed Under: Featured Tagged With: Barbarizmat greke, Cameri, Dalip Greca-Percjellja, Idriz Lamaj, Xhevat Kallajxhiu

ÇAMËRI! O ÇAMËRI!

October 16, 2017 by dgreca

Kushtuar poetit Bilal Xhaferi/

NGA AGIM XH DESHNICA/Boston/1 agim deshnica

Çamëri! Çamëri!/

Gjallon ndër këngë e histori,/

me frymë ilirësh e paepur,/

nga fati I mbrapshtë e ndjekur/

shqetësime kufijsh, veri-jug,/

në paqe trojesh, si askund./

Çamëri! Çamëri!

Nga fluturoi ajo lavdi?

Suljotët me shpata në sylah,

dyfekët hedhur krah më krah,

ataganët hark nën sqetull,

fustanella, festet mbi vetull,

derdhën gjak veç për të huaj,

harruan vendin, lirinë tuaj.

Nga fryn veriu  ngjitet karvani,

pas mjegullash, u zhduk vatani.

Thërret poeti, Çamëri!

Krisma e gjak e tym i zi,

mure   dritare pa jetë,

varen degëve pa zogj foletë.

 

Ku shkoni, vatrat, ku i latë, ku?

Tokat djerrë, ullishtat prush,

stanet rrafsh, bagëtinë  e vrarë,

pa zot livadhet  lulet tharë?

 

Çamëri-Shqipëri e prerë!

Folë shqip, shqip e na bëj nder,

sa kohë kështu, pa dritë e dije,

pa këngë e rite lashtërije,

pa ligje, pa prona e larg punës,

pa libra e dhunë ndaj gjuhës.

 

Streha e djepit, pragu i shenjtë

lisat e hijet e kroi-shkretë,

ju ftojnë të shkoni në ato anë,

te tokat, të parët jua lanë,

Jo, mos trokitni në derën tuaj!

E bukura shqipe -gjuha juaj!

 

Drejtësi! Mos hesht, kërko!

Kanune  tapi e libra shfleto!

Për njerëz nga vatrat të dëbuar,

rimkëmb ligjet, jetën e munguar!

Nga Prespë e kaltër e gjer në Artë,

Filat, Janinë, Dodonë e lashtë,

tek zbret Kalama e rrjedh në Jon,

me dallgët tok në breg jehon:

Çamëri, Iliri e Jon!

 

***

Çamëri!  Çamëri!

Vjen  së largu poeti

shpirt përmallimi,

prin karvanin

në mbarim të muzgut,

tatëpjetë jugut,

në tokat e të parëve.

në gjurmët e të vrarëve.

 

Kërkohen kuvende të   pleqësive,

dasma e djepet e ardhmërive,

zjarri i miqësive në çdo vatër,

Kalaja,  Lqeni,Joni i kaltër,

krojet, hijet e pyjet,

stanet,  dielli, hëna e yjet,

në male e fusha me plagë e halle,

pas korrjeve, shirjeve, këngë e valle

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Agim Xh Deshnica, Bilal Xhaferri, Cameri

Çameri, moj Çameri…

January 30, 2017 by dgreca

2 ok Cameri

Jemi mbushur plot me kryeministra, gjenerale e komandante te veteshpallur, por jane sherbestaret ata qe sot po i duhen me shume se kurre kombit tone/

1-Sadik-Elshani

Nga Sadik ELSHANI/*Filadelfia/

Nga te gjitha trevat shqiptare, jashte kufijve te Shqiperise londineze dhe Kosoves, gjendja, pozita, ceshtja kombetare me e mjerueshme eshte ne Çameri. Te gjithe e dime se gjendja e shqiptareve ne Luginen e Presheves, Mal te Zi e Maqedoni nuk eshte ne nje gjendje te lakmueshme, ashtu sic deshirojme ne qe te jete. Pork jo as qe mund te krahasohet me gjendjen e veshtire te vellezerve came ne Greqi, te cileve u mohohet edhe identiteti kombetar, te qenit (ekzistenca) e tyre. Shteti grek nuk njeh asnje pakice kombetare, per ta te gjithe jane greke. Keto probleme jane rrahur mjaft dhe per to eshte shkruar shpesh ne shtypin shqiptar, prandaj nuk eshte nevoja qe te perseriten ne kete shkrim. Gjendja e mjerueshme e Camerise po dihet mire, por ajo qe po mungon eshte perpjekja kembengulese, vizioni per zgjidhjen e ceshtjes came.

Ajo qe me shtyri qe t’i shkruaj keto radhe jane disa deklarata qe po degjoja per here te pare ne nje bashkebisedim, veprimtari qe u zhvillua dite me pare ne Filadelfia. Me kryetarin e Akademise Shqiptaro – Amerikane te Shkencave dhe Arteve, profesor Skender Kodren, ishim marre vesh se ate dite ne Filadelfia do te bente nje visit zoti Eduard Ndocaj, deputet i Kuvendit te Shqiperise. Dhe ashtu ndodhi: ser bashku me deputetin Ndocaj dhe profesor Kodren nga Nju Jorku erdhen edhe nje grup bashkatdhetaresh dhe te gjithe se bashku zhvilluam nje bisede vellazerore per problemet me te cilat po ballafaqohet Shqiperia, shqiptaret ne trojet etnike si dhe ne diaspore. Te pranishmit shprehen pakenaqesine me atmosferen jo te mire e aspak parlamentare qe po ndodh ne Kuvendin e Shqiperise. Ne grupin e bashkatdhetareve bente pjese edhe zoti Festim Lato, kryetar i Partise Demokratike te Camerise, me seli ne Hage te Holandes. Te gjithe ne ne Filadelfia, zotit Lato po ia degjonim zerin, po ia shihnim fytyren per here te pare. Ai foli per veprimtarite, angazhimet e tij dhe te shoqates se tyre qe lidheshin me problemet e ceshtjes se Camerise. Por ai na habiti te gjitheve kur deklaroi se Pavaresia e Camerise ishte shpallur ne Hage ne tetor te vitit te kaluar dhe se ai na qenka kryeministri i Camerise?!

Se pari, zoti Lato dhe ata pak perkrahesit e tij duhet ta dine mire se, pavaresia e Camerise nuk shpallet ne Hage, por ne Janine, Preveze, Arte, apo ne ndonje vend tjeter te Camerise. Pavaresia e Shqiperise u shpall ne Vlore, ne prani te perfaqesuesve te te gjitha trojeve shqiptare, ndersa pavaresia e Kosoves u shpall ne Prishtine, ne Kuvendin e Kosoves e ne prani te deputeteve qe perfaqesonin popullin e tere Kosoves.  Prandaj, shpallja e pavaresise ne Hage, ne prani te nje grushti  njerezish, nuk eshte kurrefare pavaresie. Veprime te tilla jane te pamatura, te papjekura e donkishoteske, sepse nuk e ndryshojne fare gjendjen ne terren, pra ne Cameri. Kjo tregon qarte se disa individe nuk e cajne koken per gjendjen e njemendte (reale), por vetem per nevojat e tyre egoiste e karrieriste. Me brohorima, me rrahagjoksje, me deklarata bombastike nuk mund te zgjidhet ceshtja e Camerise dhe asnje ceshtje tjeter kombetare, por vetem me pune te perkushtuar e veprimtari te panderprere atdhetare. Ata qe punojne per kombin nuk bejne zhurme, nuk e rrahin gjoksin, nuk flasin per punen e tyre, nuk vetemburren – historia flet per ta, kombi mburret me ta. Gjendja e sotme e cameve dhe arvanitasve ne Greqi mund te krahasohet me gjendjen ne te cilen ndodhej Shqiperia ne kohen e para fillimit te Periudhes se Rilindjes Kombetare. Ah, sa bukur tingellon: Kryeministri shqiptar i Camerise se pavarur, por sa e mjerueshme eshte pozita kombetare e cameve ne Greqi! Eshte veshtire te pershkruhet me fjale. “Petullat me uje nuk mbarohen”, thote nje fjale e urte shqiptare.

Pasta jai vazhdoi, duke thene se tani kishte ardhur ne Amerike per ta hapur ambasaden e Camerise ne Washington. Kjo eshte teper naïve, sepse askush nuk mund te vije ne Washington per te hapur ambasade kur t’i teket dikujt. Ky shtet nuk eshte “Banana Republik”, nuk eshte shtet bashibuzukesh. Dihet fare mire protokolli per hapjen e ambasadave ne vende te huaja: ambasadat happen kur shteti nikoqir e njeh pavaresine e shtetit perkates. Fatkeqesisht, Cameria ende eshte shume, shume larg nga ky hap.

Dihet se gjendja e Camerise eshte e veshtire, por ke ta fajesojme tani qe Cameria na qenka e pavarur?! “Kryeministrin” dhe “qeverine” e tij apo Greqine?! Si mundet ky “Kryeminister” te ankohet te nderkombetaret per gjendjen e rende ne Cameri, kur vete na qenka derejtues i asaj krahine shqipate?! Ka absurd me te madh?! Ceshtja e Camerise eshte nje problem shume serioz kombetar qe kerkon nje qasje, nje perkushtim teper serioz e jo te bie ne keso nivele teper te uleta. Veprime te tilla te pamatura jane deshmi se ne vuajme nga sindromi i heroit, udheheqesit, i te qenit i pari, duke mos patur parasysh se, a jemi te afte, te zotet per t’i dale ne balle detyrave kaq serioze e te veshtira.

Kosova dhe Cameria paten fatin e perbashket e te dhimbshem: te dyja u shkeputen padrejtesisht nga trungu i Dheut Meme. Por paralelizmat nuk shkojne gjate, sepse gjendja ne Kosove ka qene dhe eshte ndryshe nga ajo e Camerise. Kosova e fitoi pavaresine fale perpjekjeve dhe lufterave te brezave te tere shqiptaresh, ndihmes nderkombetare dhe faktit se Jugosllavia si shtet u shkaterrua. Ketu nuk ka nevoje te zgjatemi se historia i ka thene te tjerat. Prandaj zgjidhje e problemit te Camerise kerkon nje qasje pak me ndryshe nga ceshtja e Kosoves, edhe pse ka mjaft ngjajshmeri.

Se pari, partite came duhet te bashkohen, t’i bashkerendojne punet e tyre, te flasin me nje ze, nga mesi i tyre te nxjerrin nje udheheqes qe ia mbushe syrin dikujt, te bindshem e me autoritet e respekt si Ibrahim Rugova. Pastaj te ushtrojne trysni mbi qeverine e Shqiperise, ne BE, ne Parlamentin Europian qe si hap i pare, te njihet kombesia shqiptare ne Greqi. Pakica greke ne Shqiperi i gezon te gjitha te drejtat s ite gjithe qytetaret tjere. Jane pikerisht te njejtat institucione europiane qe per nje grusht serbesh, te cilet i gezojne te gjitha te drejtat, jane duke e paralizuar jeten politike te Kosoves. Ndersa Greqia, nje anetare e BE-se, as qe i njeh pakicat kombetare ne teritorin e saj, lere me t’u garantoje atyre te drejtat me themelore, ekzistencen e tyre. Te kerkohet perderimi i gjuhes shqipe ne publik, te happen shkolla shqipe, t’u njihet e drejta e prones cameve te debuar me dhune nga vatrat e tyre me 1944. Keto kerkesa sa per fillim, pastaj vijne te tjerat, dalengadale apo shpejt e shpejt, varesisht nga rrethanat e caktuara historike.

Ndertimi i shtepise fillon nga hedhja e themeleve dhe jo nga venja e kulmit. Ka shume pune per t’u kryer para se dikush ta shpalle veten “Kryeminister”. Clirohet vendi, pastaj zgjidhen drejtuesit e shtetit me voten e lire te popullit. Per fat te keq, nga perspektiva, kendveshtrimi i sotit, Cameria eshte shume larg nga ky cast. Endrren gjithmone duhet ta mbajme gjalle dhe ne nderkohe duhet t’I kryejme punet qe duhen kryer se pari.

Sic permenda ne fillim te shkrimit, ne u tubuam ne Filadelfia per nje qellim tjeter, prandaj ishte e pamundur t’i shprehja mendimet e mia te cilat i hodha ne kete shkrim. E bera kete shkrim jo per te kritikuar ndonje person te caktuar, por vetem per t’i shprehur pikepamjet, shqetesimet e mia per ceshtjen e Camerise, si nje shqiptar qe gjithmone ka qene i brengosur, i shqetesuar me fatet e kombit tone, duke filluar nga nje moshe teper e re; si nje njeri qe kurre nuk ka qendruar indifferent para sfidave te ndryshme dhe gjithmone eshte munduar te bej dicka brenda aftesive dhe mundesive te veta. Ketu nuk po zbuloj asgje konspirative, asnje fshehtesi (kete nuk do ta beja kurre), sepse keto te dhena per Shpalljen e “Pavaresise” se Camerise ne Hage jane bere publike, gjinden ne internet. Ky shkrim eshte vetem nje keshille e cilter e shume dashamirese: “Te mos bejme hop pa e kercyer gardhin” – sic thote nje fjale tjeter e urte e jona.

Filadelfia, 29 janar, 2017

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptar – amerikane.

Filed Under: Featured Tagged With: Cameri, moj Çamëri, Sadik Elshani

FIGURA TË SHQUARA TË ÇAMËRISË

October 27, 2016 by dgreca

Çamëri pushoje vajnë, Se s’të lënë djeltë çamë, E gjithë këta shqiptarë …/

2-idajet-jahajNga IDAJET JAHAJ/

1-piro-i-epiritTë flasësh për figurat e shquara të Çamërisë, si për çdo vis tjetër të Atdheut, është një temë ë vështirë. Sepse këto figura janë kaq të shumta, kaq të ndritshme, sa nuk mund t’i rrokësh dot me një kumtesë të shkurtër apo informacion. Duhen libra të tërë për këtë qëllim. Dhe libra për Çamërinë janë bërë, jo me dhjetra, po me qindra. Por gjithmonë ka edhe punime e këndshikime të veçanta, që e thellojnë apo e koncentrojnë më shumë njohjene historisë dhe figurave të saj.Njëri prej këtyre këndshikimeve është edhe kjo kumtesë e shkurtër.  Është përgatitur edhe një libër gjithpërfshirës për këtë qëllim. Synimi është që informacioni për figurat e shquara të përhapet si objekt më vete në masat e gjera., deri edhe tek nxënësit e shkollave e brezat e rinj. Pra, jo vetëm si punim akademik, i cili përqëndrohet te pak njerëz, por një punim me karakter masiv, popullor e për të gjitha viset e Atdheut.Kemi evidentuar rreth 60 figura të Çamërisë martire. Sa pika e nyje njohëse ka për to!  Kuriozitete e të dhëna të shumta që të emocionojnë e frymëzojnë.

Ja disa prej tyre:

“Ptolemejte ishin Çamë” – shkruan Sami Frashëri ne “Fjalorin” e tij të madh historio-grafik për Shqipërinë. Ptolemejtë ishin pasardhësit e Aleksandrit të Madh, të cilët i vendosi zotër në Aleksandri. Aty ata ndërtuan bibliotekën e famshme me librat e antikitetit, të cilën e dogjën vandalët evropianë të Kryqëzatave më vonë.Dihet nga të gjithë se strategu i lashtësisë – Pirro, – ka lindur në Ledhëz të Çamërisë.Kuriozitetet vazhdojnë në shekuj. Vetë themeluesi i Egjiptit, Mehmet Ali Pashë Misiri, kishte lindur në një zonë të Korçës, por rininë e vetë e kaloi në Çamërinë jugore.Kështu toka çame ka qenë farishtja e rritjes dhe e përndritjes të sa e sa yjeve të kombit tonë. Folklori çam e ka poetizuar:

Qysh ka qenë mëmëdheja ?

Iskanderi si rrufeja …

Filipjadha nga Janina

        Që ka pjellë aq-ë trima …

1-hoxha_tahsini_3000_vjetet_023

Çami i famshëm Hoxha Tahsini ishte rektori i parë i universitetit të Stambollit, në vitet 80-të të shek. 19-të. Por ai nuk shkëlqeu më tepër për këtë, se sa për faktin e madh që ai u bë fanari i parë i Rilindjes Kombëtare, rrezet e të cilës i përhapi në çdo kënd të tokës shqiptare. E quajtën edhe “Koperniku i Lindjes”, por populli i këndoi:

        Gjithë rilindasit radhë

Nga Tahsini morën farë …dora_distriaRilindësja Dora d’Istria flist me dashuri për Pargën e bukur çame. Bile, diku thotë se “Kam lindur në Pargë!”Çami i famshëm Abedin Pashë Dino është vlerësuar nga historio – grafia e kohës si njëri nga 50 valinjtë më të shquar të perandorisë së atë|hershme. Dhe ky patriot vdiq me emrin e Shqipërisë në gojë.E kështu yjet e Çamërisë hijeshojnë në shekuj e dekada.  Sidomos në kapërcim të shek. XIX e në dekadat e para të shek. XX, – këta yje u dendësuan shumë. Sepse ishte çështja e lirisë së mëmëdheut, e cila rrezikohej nga bishat shovene ballkanase dhe duart gjakatare të drejtuesve të Fuqive të Mëdha të Evropës. Kujtojmë: Sheh Sabri Preveza, në kapërcim të shekullit, u bë përhapësi i madh i librit shqip në krejt jugun shqiptar, deri në Vlorë e Berat. Shquajnë në Folklor emrat e Osman Takës me vallen e tij, e Çelo Mezanit me këngën e tij; shkëlqejnë dyert e mëdha Çame në kulturën e patriotizmin shqiptar e sakrificat për liri. Shkëlqejnë poetët Muhamet Kuçuku e Ali Dine, ashtu sikurse i riu çam – internacionalisti Thimio Gogozoto, i cili ra dëshmor në luftën e Spanjës, në vitin 1936, bashkë me të tjerë trima nga Kosova e qytete të tjera. Shkëlqeu Ali Demi, dëshmor – hero në Kaninë të Vlorës, në luftën Nacionalçlirimtare.Figurat e shquara të artit: shkrimtari Mitrush Kuteli nga Pogradeci e piktori Kolë Idromeno nga Shkodra ishin me origjinë nga Çamëria …

1-bilal_xhaferri

Qielli i Çamërisë martire është i përflakur nga këta yje, martirë e heronj. Ata janë e do mbeten farët e neonët e çështjes shqiptare edhe paskëtaj, në shekuj. Një folklor i madhërishëm i popullit çam i ka përjetësuar në vargje këta trima e veprimtarë. Poeti e prozatori brilant Bilal Xhaferri e sa e sa të tjerë në fushën e artit e kulturës, – janë qëndistarë të etnisë sonë në jugun e thellë shqiptar.Çështja çame nuk vdes. Ajo është çështje e gjithë popullit shqiptar. Në vitin 1913, pas coptimit të trojeve tona nga Fuqit e Mëdha Evropiane, populli vajtoi fatin e pjesëve që mbetën jashtë:

Qaj Kosovë e Çamëri,

   Që kini mbetur ne botë;

Ca greqi, ca në Serbi,

  Jini këputur si zogjtë…

S’ është e mirë ajo zoi

   Që jini ndarë me shokë.

Me ne do kini bashki’

            Esht’ e shkruar në Evropë !…Por sot, kur liria e Kosovës vezullon në qiellin Shqiptar, në gjirin e mëmës Shqipëri, vargjet e kësaj kënge vijojnë me mallëngjim:

Qaj Metvegjë e Çamëri,

    Që kini mbetur në botë …

Por, për Çamërinë e djegur, të shkulur, të vrarë, të mohuar nga shovenët e Jugut, kënga elegjiake e popullit vazhdon: Pa shikoni varret tanë:

Atje te trojet-ë çamë,

   Për një pikëz ujë qajnë.

         Në varret e të parëve tanë

     Lulet e barit janë tharë;

   Aty lule duhen mbjellë,

         Kombi ujë duhet të hedhë;

                                                                     Në buzët e detit Jon ,

                                                                     Ku gjaku i shqipes kullon …

Figurat e Çamërisë janë të shumta edhe më pas, gjatë shek. XX e në ditët tona. Ja njëri prej tyre: Skënder Beqiri, – martir i gjallë i çështjes çame. Ai është këtu mes nesh. Po afron shekullin me moshën e tij dhe ka bërë një vepër të rrallë: me fotot e tij, në fototekën e tij , ka një Çamëri e një   Vlorë të tërë brenda në shtëpinë e tij. Për këtë e kanë cilësuar edhe “Marubi i Çamërisë e i Vlorës”. Dhe ja një fjalë e tij- prej rilindasi të gjallë: “Do vdes, po jo nga tjetër gjë, por nga derti etnik i coptimit të trojeve tona, që akoma janë jashtë trungut të mëmës”.

Por kënga thotë:

Çamëri pushoje vajnë,

        Se s’të lënë djeltë çamë,

            E gjithë këta shqiptarë …

 Një nga këta djem të sotëm çamë është edhe Festim Lato, vëllai i poetit të njohur- Xhemil Lato. Festimi banon në Holandë, por me përpjekjet e tij, me idealizmit të tij të zjarrtë, – ka organizuar, ka sponsorizuar me dhjetra aktivitete, takime, tubime, botime librash patriotikë, për çështjen çame. . Ai djalë, rreth të dyzetave, ka arritur ta çojë zërin e Çamërisë deri tek drejtuesit e atij shteti, deri në organizmat e tjera të larta të Evropës, organet e Drejtësisë së  çështjeve nacionale, siç është çështja çame …midis tyre – edhe të drejtën më themelore – atë të kthimit të trojeve e pronave të këtyre shqiptarëve të shkulur me genocid afro tre çerek shekulli më parë. Pra, yllësia çame, si e çdo visi tjetër të atdheut, vazhdon, përpiqet, ndriçon, dhe ekziston e plotë shpresa se kjo Evropë, që e coptoi më 1913, po kjo – me moralin e demokracisë që përfaqson, do ta kthejë në vend çështjen e drejtë të kësaj pjese të kombit tonë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Cameri, figura te shquara, Idajet Jahaj

“SOT ÇELMË KËTU, ME SHUMË LAVDËRI,NJË SHKOLLË SHQIP”

June 30, 2014 by dgreca

Faqe nga arsimi shqip, në Çamëri/
Nga: Prof. Murat Gecaj/
“Këtu në Prevezë tashti…zunë të mësojnë shqipen. Pa na duhen abetare të mëdha dhe të vogla se, sa herë që i flasim ndonjë shqiptari për nevojën e shqipes, na kërkon abetare. E, kur s’ kemi t’i apim, helmohemi”.
Ashtu si kudo në vendin tonë edhe në krahinën e Çamërisë u bënë përpjekje të shumta për përhapjen e mësimit shqip dhe për çeljen e shkollave në gjuhën amtare. Kështu, në vitet e fundit të shekullit të 19-të, atdhetari Rexhep Demi e bashkërendoi punën me Sabri Prevezën (1862-1929), me synimin kryesor përhapjen e shkrimit të gjuhës shqipe në të gjithë Çamërinë. U dendësua edhe puna për shpërndarjen e librave dhe të gazetave shqipe, si në Çamëri dhe në Shqipërinë e Jugut. Vetëm në Prevezë, Sabriu ua kishte mësuar shkrimin e leximin shqip disa bashkatdhetarëve. Më 1899, ai i shkruante shoqërisë “Dituria” të Bukureshtit, me të cilën mbante lidhje të vazhdueshme:
“Duhet të zgjojmë ata mëmdhetarë, që gjenden në gjumë e të mos i trembemi Fizanit dhe Bosforit, se posa u trembëm këtyre…s’ fitojmë gjëkafshë. Andaj duhet të kemi guxim e shpejtim në shërbesë të mëmëdhesë, sa që të fitojmë qëllimin. Këtu në Prevezë, tashti…zunë të mësojnë shqipen, pa na duhen abetare të mëdha dhe të vogla. Se, sa herë që i flasim ndonjë shqiptari për nevojën e shqipes, na kërkon abetare. E, kur s’ kemi t’i apim, helmohemi”.
Sabri Preveza, si shumë atdhetarë të tjerë të penës e të pushkës, u përfshi nga vala e kryengritjeve të mëdha antiosmane të viteve 1910-1912, që çuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. (Më 1925, i ndjekur nga shovinistët grekë, ai u vendos në Sarandë, ku dhe vdiq).
Po tërë kjo veprimtari atdhetare e arsimore tërhoqi vëmendjen e qarqeve shoviniste dhe prandaj iu kundërvunë përhapësve të shqipes. Ashtu si në krahinat e tjera të Shqipërisë, ata u vërsulën me ashpërsi edhe ndaj atdhetarëve në Çamëri. Më në fund, në vitin 1900 e arrestuan Rexhp Demin, në Filat dhe e dërguan në Janinë, qendra e vilajetit. I kontrolluan shtëpinë, sidomos për të gjetur libra shqipe, gjë që për shovinistët përbënte “faj” të rëndë. Librat e gazetat shqipe, që iu gjetën, ia morën të gjitha. Për “krimin”, që kishte bërë, ky atdhetar u mbajt dy vjet në burgjet e mykura të Janinës. Por edhe aty ai nuk u tërhoq nga puna e tij e frytshme për mësimin e shqipes. Në bashkëpunim me nxënësin e tij, Qamil Çami, themeluan një shoqëri të fshehtë, në të cilën bënin pjesë me dhjetëra nxënës. Ajo mori emrin simbolik “Vëllazëria”.
Ndër synimet kryesore të anëtarëve të kësaj Shoqërie, ishte mësimi i gjuhës amtare shqipe. Kështu, pas përgatitjeve të duhura, u arrit që më 7 shtator 1908, në Filat, të çeleshin dyert e një shkolle fillore në gjuhën shqipe. Në një telegram, të dërguar nga Musa Demi, thuhej: “Me gaz të madh u japim një sihari,q se sot çelmë këtu, me shumë lavdëri, një shkollë shqip dhe bëmë disa fjalë mëmëdhetarisht”.(Gaz. “Lirija”, Selanik, 14.09.1908, faqe 2). Afërsisht, po në atë kohë u hap një shkollë tjetër shqipe në Luros të Çamërisë. Mësuesit e parë të shkollës së Filatit ishin: Qamil Izet Çami, drejtor e mësues dhe Hamit Demi, mësues. Shpejt ata morëm masa dhe për kurse mbrëmjeje, ku të rriturit mësonin shkrim e këndim shqip. Reaksioni i armiqëve ishte i madh, ndërsa vendosmëria e mësuesve dhe e prindërve ishin për ta vazhduar me çdo çmim punën e nisur. Për këtë gjë, mësues Qamili shkroi edhe disa vargje, në të cilat shprehej me entusiazëm: “E hapën e u gëzuan (shqiptarët, shkollën),/ grekët e djallit u helmuan,/ çami, bir’ i astritit/ i dha dërrmën moraitit”. Vështirësitë për libra e mjete mësimore ishin të shumta. Por vetë mësuesi Izet Çami punoi për përkthimin e materialeve të duhura nga gjuha frënge. (Ibrahim D. Hoxha, gaz. “Çamëria”, 18.04.1991, faqe 6)
Veprimtarinë e tij, në shërbim të arsimit kombëtar, Qamil Çami e vijoi më tej, duke bërë të mundur ngritjen e një shkolle të mesme shqipe, po me qendër në Filat. Ndër të tjera, aty do të përgatiteshin mësuesit e rinj për të hapur shkolla shqipe, kryesisht në Jug të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, ai bashkëpunoi me shtypin e kohës, sidomos me gazetën “Zgjimi i Shqipërisë”, që dilte në Janinë dhe shkroi vjersha me temë atdhetare. Tërë kjo veprimtari i egërsoi shovinistët, të cilët e vlerësuan “njeri të rrezikshëm”, e pushuan nga puna dhe e internuan në një fshat, afër Edrenesë. Megjithatë, nuk iu bind urdhërit, por rroku armët, doli në mal dhe u bashkua me çetat kryengritëse. Pas shpalljes së Pavarësisë, u vu me të gjitha dijet e aftësitë e tij në shërbim të arsimit kombëtar. Mori pjesë aktive në Revolucionin e Qershorit 1924 dhe e caktuan drejtor shkolle në Konispol. Më pas, e transferuan mësues në fshatra të Beratit dhe, më 1930, në konviktin “Çamëria”-Sarandë. Por, pas tre vjetësh, kur Qamili kishte dhënë aq shumë për Atdheun e arsimin në gjuhën shqipe, vdiq në Tiranë, në moshën 48-vjeçare.
Në vazhdim të punës së bërë, në pranverën e vitit 1910 funksiononin disa shkolla shqipe, përveç asaj të Filatit e Mallakastrës së Çamërisë. Të tilla ishin shkollat në: Konispol, Ninat, Koskë, Janjar, Konicë e Mazarek. Në shkollën Mesare të Leskovikut ishte mësues Haki Glina, intelektual “mjaft i njohur midis atdhetarëve”. Detyrën e mësuesit shëtitës për fëmijët çamë e kryen disa intelektualë atdhetare, ndër të cilët u dallua Hamza Tatzati e të tjerë.
E njohur është dhe ndihmesa, që dha atdhetari Dervish Hima, në verën e vitit 1911. Ai grumbulloi “të holla për të themeluar shkollë shqipe në Filat të Çamërisë”, për të cilën shkruante se: “Kjo shkollë do të jetë shumë e dobishme për ne dhe unë po përdor gjithë vullnetin tim dhe gjithë energjinë time për të arritur suksesin e saj”. Përpjekje u bënë dhe për hapjen e shkollës së Janjarit. Për shkollat shqipe në Filat u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por në punën e tij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare.
Në Prevezë u kërkua me ngulm që mësimi i shqipes të futej, përveç idadijes, edhe në shkollat fillore turke. Të papërtuar në përhapjen vullnetarisht të mësimit të gjuhës amtare te fëmijët e të rriturit u treguan intelektualët atdhetarë Qamil Çami, Musa Demi e të tjerë. Atdhetarët shqiptarë shtruan detyrë përgatitjen e mësuesve të shqipes në shkollat pedagogjike, që u menduan të hapen në Margariti e Janinë. (Dr. Apostol Pango, Sarandë, 28.02.1999).
Pra, gjatë viteve 1908-1912, ashtu si në krahinat e tjera, mësimi i shqipes në Çamëri mori përhapje edhe jashtë dyerve të shkollave shqipe. Sali Filati (Çeka) shkruante kështu: “Çamëria sot mori një lëvizje përparimi. Ky çip i vjetër i Shqipërisë ngreh gjerdhet nga kopështrat e diturisë dhe sheh bilbilët, lulet, fatbardhësinë e qytetërimit”.(Gaz. “Korça”, nr. 9, 20.05.1910).
Në vitet e mëvonshme, mësimi në gjuhën amtare shqipe në krahinën e Çamërisë u përball me rrethanat e vështira historike, që u krijuan si pasojë e shpërguljeve masive të atyre banorëve, larg trojeve të tyre të stërlashta shqiptare. Megjithatë, kudo që i çuan valët e jetës, në zemrat e tyre mbeti kurdoherë e gjallë dhe pashuar dashuria për shkronjat dhe fjalën e ëmbël shqipe.

Filed Under: Histori Tagged With: Cameri, Murat Gecaj, Shkolla shqipe

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT