Nga Reshat Kripa/
Duke qenë pjesëmarrës në këtë protestë madhështore kundër pushtetit të bandave dhe korrupsionit,parasyve më del ajo pamje e tmerrshme e atyre viteve të errëta të kaluara në periudhën e zezë të sundimit komunist. Mbi të gjitha më dalin para syve figurat e ndritura te atyre burrave te shquar, ajkës së kombit shqiptar, që shkuan para plumbit dhe litarit me thirrjen : “Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi”. Më dalin figurat e papërsëritura të atyre që më mirë pranuan prangat e rënda të burgut se sa lirinë e dhunuar. Më dalin figurat e atyre mijra grave heroina dhe fëmijve të tretura thellë nëpër kampet e tmerrshme të internimit.
Para syve më dalin figurat e mbi 6.000 të vrarëve me dhe pa gjyq. Më dalin figurat e mbi 10.000 të vdekurve nëpër burgje dhe kampe internimi. Më dalin figurat e mbi 17.000 të burgosurve politikë dhe mbi 100.000 të internuarve nëpër kampet e vdekjes.
Më dalin këto pamje dhe nga zemra më shpërthen një thirrje: “Mos harroni”! Mos harroni të rënët tanë, por mos harroni edhe ata që i vranë, pasi ata dhe pinjollët e tyre janë sot në krye të shtetit dhe një nga këta është edhe Kryetministri Edi Rama. Mos harroni të burgosurit dhe të internuarit politikë, por mos harroni edhe ata që i burgosën dhe i internuan, pasi ata vetë dhe pinjollët e tyre sot po pwrpiqen t’i bwjnw varrin demokracisë. Mos harroni vitin e zi 1997 të organizuar dhe drejtuar nga falangat socialisto-komuniste. Mos harroni martirët e rënë në ato ditë të zeza. Mos harroni Bujar Kaloshin, Lekë Çokun, Besnik Hidrin, Bashkim Shkurtin, Fredi Shehun, Besim Manolin, Gëzim Shabanin, Gjergj Mehmetin, Azem Hajdarin, Besim Çerën, Adem Shehun, Skënder Kalenjën dhe plot të tjerë bij nënash të familjeve të përndjekura dhe demokrate.
Mos harroni se kur votohej ligji “Për dëmshpërblimin financiar të të përndjekurve politikë”, me urdhër të Edi Ramës dolën nga salla e kuvendit deputetët socialistë, ndërsa sot ky kameleon hipokrit pretendon se qenka në krah të tyre, madje krijon edhe një parti me të ashtuquajtur të përndjekur politikë në krye të së cilës emërohet një renegat i kësaj shtrese që ka mohuar edhe paraarsdhësit e tij. Mos harroni se po me urdhër të Edi Ramës, deputetët socialistë dolën përsëri jashtë kuvendit kur dikutohej ligji i lustracionit të hartuar nga Partia Demokratike, që do të flakte jashtë politikës ish-prokurorët, ish-gjykatësit dhe ish-bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit dhe sot ka miratuar një ligj sipas të cilit këta kriminelë vazhdojnë të jenë në krye të komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë, në krye të qeverisë, në krye të administratës shtetërore
Ndaj le të ngrihemi të gjithë për t’i thënë “Jo” pushtetit të kriminelëve që kanë zaptuar shtetin. T’i themi “Jo” korrupsionit që mbizotëron në vendin tonë. T’i themi “Jo” mashtrimit dhe hipokrizisë shtetërore. Ti themi “Jo” drogës dhe trafikimit. T’i themi “Jo” blerjes dhe vjedhjes së votës së lirë. Le t’i themi “Po” rivendosjes së shtetit ligjor të së drejtës. T’i themi “Po” rivendosjes së të drejtave të njeriut. T’i themi “Po” Shqipërisë europiane.
Para syve më dalin vargjet e pavdekshme të poetit të madh Ali Asllani që shkruante:
“Grushti do të bjerë mbi kokat e zuzarëve,
Koha është e maskarenjve,
Por Shqipëria është e shqiptarëve!”
Po, Shqipëria është e shqiptarve dhe ata të bashkuar do të dinë të përmbysin hienat komuniste në pushtet!










Prishtinë, 17 shkurt 2017 – Liderë nga e gjithë bota e kanë uruar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për nëntëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në urimin e tij për presidentin Thaçi, ka shkruar se e ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare.“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë suaj më 17 shkurt. Partneriteti mes dy shteteve tona mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta. E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtuan së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës fitimin e medaljes së artë historike në Lojërat Olimpike në Brazil, si dhe debutimin e përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në mbështetjen e rritjes së zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë”, ka shkruar presidenti amerikan në urimin e tij.Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, me urimin e saj për pavarësinë, popullit të Kosovës i ka përcjellë edhe urime për sa më shumë lumturi në këtë vit.“Kam kënaqësinë e madhe për t’ju përcjellë, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia me rastin e shënimit të ditës tuaj shtetërore, së bashku me urimet e mia më të mira për lumturinë e popullit të Kosovës në vitin vijues”.Kurse, Presidentja e Konfederatës zvicerane, Doris Leuthard, në urimin e saj ka shprehur bindjen se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe më shumë.“Kremtimi i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës është një mundësi e mirëpritur për mua që t’ju përcjell, Shkëlqesia Juaj, në emër të Këshillit Federal Zviceran urimet tona më të sinqerta dhe dëshirat më të mira për prosperitetin e vendit tuaj, si dhe për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale. Jam e bindur se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe në vitin vijues. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, ka shkruar në urimin e saj Doris Leuthard, Presidente e Konfederatës zvicerane.Edhe lideri austriak, Alexander Van der Bellen, në telegramin e tij dërguar presidentit Thaçi ka uruar mirëqenie dhe të ardhme të begatë për Kosovën dhe qytetarët e saj.“Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës me kënaqësi të madhe ua përcjell urimet e mia më të ngrohta. Përfitoj nga kjo mundësi të ju dërgoj urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj, si dhe për një të ardhme të begatë të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar lideri austriak.Ndërkaq, Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella, në urimin e tij ka shkruar se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të njohin perspektiva gjithnjë e më të gjera në rrafshin politik dhe atë ekonomik.