

Dielli, tashmë Nderi i Kombit, që në Vatrën Panshqiptare bëri histori, shkruajti histori, ”ka lirinë që ta kryejë ende këtë mision” citoi Presidenti Bujar Nishani gjatë ceremonisë festive mes vatranësh në mbrëmjen e 28 majit 2017 në Nju York./

NGA MARJANA BULKU*/
Në këto pesë vite të qëndrimit tim në USA kam patur rastin të ndjek nga afër forcën ,jo atë që buron prej pushtetit por atë intelektuale e patriotike të një presidenti shqiptar që përvec detyrimeve kushtetuese brenda territorit shqiptar, ka dëshmuar se din ti rrijë pranë edhe shqiptarëve që jetojnë jasht territoreve të Republikës së Shqipërisë, mjafton një digresion i shpejtë në kohë ku vlerësimet e stimujt për pjestarët e spikatur të komunitetit shqiptaro-amerikan, kanë qenë jo thjesht dekoracion por shenja të identitetit kombëtar,respekti , mirënjohje apo kujtese të cilat presidenti i ynë i nentë Z. Bujar Nishani i shndërroi në institucion.Personalisht nuk kam ndonjë afeksion të vecantë nga stimujt, titujt, gradat, por ndjehem jashtzakonisht mirë kur shqiptarët mblidhen bashkë, ndajnë histori e fate të përbashkëta, kohë e festime që në një vend madhështor si ky ,vlera e këtyre eventeve ka efekte të shumëfishta duke u shndërruar në ngjarje që na bashkojnë e që na identifikojnë si komb përmes vlerave … E ku ka më bukur se të identifikohesh përmes vlerave që lindin nga puna dhe vullneti, pasioni dhe sakrifica.Prandaj natyrshëm uroj që njerëz të tillë,edhe përtej detyrës të mbeten përherë aktiv si shembuj që frymëzojnë dhe edukojnë ndaj edhe shpresoj që politika të udhëhiqet gjithmonë nga vlerat e të mos jetë e paparashikueshme, akt zgjidhjeje i minutës së fundit, por një projekt me perspektiva e mbivendosje vlerash e idesh në mënyrë afatgjate.Identifikimi i komuniteve përmes vlerave është një shërbim i madh që i bëhet shqiptarëve që jetojnë larg trojeve të tyre, i mban lidhur me trojet amë, me të tashmen dhe të ardhmen tonë.Ky mision i të parit të shtetit shqiptar i nxitur nga aktet konkrete të shqiptarëve të kudondodhur është tregues sinjifikativ që dëshmon se janë aktet individuale ato që nxisin memorjen kolektive dhe mirënjohja , ky institucion human do të mbajë gjallë historinë tonë atë të djeshme privuar nga liria dhe të sotmen të kërcënuar nga formacionet partiake që mobilizojnë masat në joliri zgjedhjesh të lirshme.Kreu i shtetit shqiptar nderoi Diellin ,zërin 105-vjecar të Vatrës por që është shndërruar në zërin dhe mendimin e lirë të cdo shqiptari, nuk mjafton të jesh gazetar që të shkruash , nuk mjafton të jesh politikan që të duash atdheun, dhe kur je larg kupton se dashuria dhe malli për të kanë forcën dhe peshën që të bën edhe më të lirë ta duash, mendosh dhe shkruash për të.Dielli tashmë Nderi i Kombit, që në Vatrën panshqiptare bëri histori, shkruajti histori, ”ka lirinë që ta kryejë ende këtë mision” citoi Presidenti Bujar Nishani gjatë ceremonisë festive mes vatranësh në mbrëmjen e 28 majit 2017 në Nju York.
* Autorja është anëtare e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Ishte moderatore e Darkës me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani.


Siç dihet, në trojet tona nën komunizëm pas Luftës së Dytë Botërore, At Gjergj Fishta dhe Lahuta e Malcis ishin të ndaluar rreptsisht, për më tepër po t’përmendesh Fishta, njerzit e pësonin keq, në të dy anët e kufirit shqiptar. Dom Prenkës, i jam mbetur gjithmonë mirënjohës që m’a paraqiti për herë të parë Lahutën e Malcis dhe për faktin se më njohu me At Gjergj Fishtën dhe veprat e tij kur isha 19-vjeç, në një kohë kur isha duke u bredhur rrugëve të botës, pa ditur se ku do të përfundojsha dhe cila do ishte e ardhmja ime. Nuk është e lehtë për brezin e sotëm, por natyrisht se unë kam avantazhin se gjuhën e përdorur në Lahutën e Malcisë e kemi folur në familje dhe nga kjo pikëpamje e kam pasur dhe e kam më të lehtë edhe sot ta lexoj Lahutën dhe veprat e tjera të At Gjergj Fishtës. Por botimi i fundit — i XVII-ti — ka përparësi për lexuesin e sotëm, në krahasim me botimin e dytë që kam lexuar gjatë viteve, megjithse edhe botimi i vjetër ka një numër të kufizuar vërejtjesh dhe sqarimesh të fjalëve ose frazave të vështira për lexuesin e sotëm. Botimi i XVII-të përfshinë një fjalor tepër të dobishëm për lexuesin, një shpjegues të fjalëve të rralla shqipe por edhe i fjalëve të huaja që ka përdorur Fishta në Lahutën e Malcis, nga At Benedikt Dema. Për ata që e gjejnë të vështirë të lexojnë Lahutën e Malcis, rekomandoj recitimet e Lahutës në “youtube”, nga mjeshtri i madh, Reshat Arbana e të tjerë recitues.
Aty në Lahutë, gjënden fatet e kombit. Për më tepër, po të jemi realist, Lahuta Malcis është edhe një pasqyrim i historisë së shqiptarëve, pa të cilën nuk mund të shkruhet as historia e kombit shqiptar. Lahuta është shtylla e traditave kombëtare pa të cilat nuk besoj se mund të realizohet një qytetërim i përparuar shqiptar as një zhvillim dhe shtet-ndërtim modern, në përpjekjet shekullore të shqiptarëve për tu bërë pjesë e botës, në të cilën jetojmë. Traditat e trashëguara stërgjyshore, aq mjeshtërisht të gërshetuara në Lahutë, si nderi, besa, burrënia dhe mikpritja, jo vetëm që nderojnë emrin shqiptar ndër shekuj, por ato radhisin shqiptarët në rendin e kombeve më të përparuara të botës. Në Lahutën e Malcis, At Gjergj Fishta, nepërmjet protagonistëve të Lahutës, i këndon popullit shqiptar, nderit dhe lirisë së fisit e të kombit. Vazhdon të jetë një burim i pashterrshëm atdhedashurie, trimërie dhe vlerash kombëtare, por edhe një vepër që — sipas At Danjel Gjeçajt, redaktorit të Botimit të dytë të Lahutës së Malcis në Romë, në vitin 1958 – “Përtërinë fuqitë e ligshtueme t’ushtarëve të lodhun, naltson moralin e ramë, shton uzdajën në fitoren vendimtare, përforcon dashuninë për Atdhe, ngjall heroizmin dhe trimnon zemrat e molisuna”.









