• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2017

NGA BOSTONI NË VATËR PËR TË URUAR KRYETARIN MISHTO

September 22, 2017 by dgreca

Me mysafirët u diskutua edhe zhvillimet në komunitetin e Bostonit si dhe për traditën vatrane të  Bostonit dhe për përpjekjet që ai dhe ekipi që ka rreth vetes do të bëjnë për ta ripërtërirë këtë traditë në vendthemelimin, atje ku Vatra lindi, u rrit dhe u moshua…/

21687190_1795516637143936_5585678288706326479_o

Një grup atdhetarësh, aktivistë të komunitetit shqiptar në Boston, udhëtuan të premten me 22 Shtator 2017 drejt Nju Jork-ut për të vizituar Vatrën dhe për të uruar Kryetarin e zgjedhur në Kuvendin e fundit,z. Dritan Mishto.

21753147_1795516840477249_816810653360087100_o

Ata ishin: Petrit Alibeaj, Fuat Memelli,Sami Ajdini dhe Jimi Shehu. Mysafirët u pritën nga Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto,anëtari i Kryesisë së Vatrës dhe arkëtar i saj, z. Marjan Cubi,  Editori i Diellit Dalip Greca, Koordinatori i medias në Vatër Dritan Haxhia,  dhe ish zv/Kryetari i Vatrës Asllan Bushati.

Në emër të vizitorëve z. Petrit Alibeaj uroi Kryetarin Mishto për zgjedhjen në Krye të Vatrës . Ne, tha ai, shprehim  konsideratën më të lartë për zotin Mishto dhe kemi besim të plotë se ai do të çojë më tej Organizatën më të vjetër të shqiptarëve të Amerikës, Kryeveprën historike të Nolit dhe Konicës me bashkëpunëtor-mbajtur gjallë nga breza shqiptaro-amerikanës me mund e sakrificë, -dhe do ta ngenë atë në të ardhmen e afërt  në një stadin që e kërkon koha, mundësisht duke e kthyer në kohët më të mira, kur Vatra hapte dyert e Washingtonit dhe Europës.

Urime shprehën edhe mysafirët e tjerë. Kryetari i Vatrës i falenderoi për rrugëtimin nga larg dhe për fjalët e mira  që adresuan për Vatrën dhe zgjedhjen e tij në krye të saj.

  1. Mishto tha se Vatra mbetet një institucion i konsoliduar, pavarësisht nga sulmet që i vijnë herë pas here, ajo mbetet Institucioni më seriozKombëtar dhe më i rëndësishëm i shqiptarëve të Amerikës. Vatra është udhëheqë nga atdhetarë të devotshëm, që kanë dhënë gjithçka për të.
  2. Mishto tha se gjatë mandatit të tij , ai do të bëjë më të mirën e mundshme, duke e çuar atë në lartësin që e kërkon koha e sotme, përveç vlerave historike ajo t’u afrojë shqiptarëe të Amerikës shërbime që i kërkon realiteti i sotëm dhe natyrisht do të arrijë sërish të jetë një zë i fuqishëm edhe në Washington. Vatra, tha z. Mishto nuk është pronë e asnjë partie politike, por e pronë e Kombit shqiptar dhe si e tillë do të mbetet.

Me mysafirët u diskutua edhe zhvillimet në komunitetin e Bostonit si dhe për traditën vatrane të  Bostonit dhe për përpjekjet që ai dhe ekipi që ka rreth vetes do të bëjnë për ta ripërtërirë këtë traditë në vendthemelimin, atje ku Vatra lindi, u rrit dhe u moshua. Kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt, duke ngritë një degë aktive në Bostonin vatran.

Në diskutime morën pjesë edhe zotërinjtë: Petrit Alibeaj, Sami Ajdini, gazetari Fuat Memelli dhe Jimi Shehu si dhe Marjan Cubi, Asllan Bushati dhe Dritan Haxhia. Në fund editori i Diellit i prezantoi mysafirët me historinë 100 vjeçarë të Vatrës, me arkivin e saj dhe gazetën Dielli.

Filed Under: Featured Tagged With: Fuat Memelli, Jimi Shheu, Kryetari Dritan Mishto, Nga Bostoni ne Vater, Petrit Alibeaj, Sami Ajdini

Qeveria Malazeze për Kufirin me Kosovën

September 22, 2017 by dgreca

Qeveria e Malit të Zi: Flasim me Kosovën për demarkacion, por ne e kemi miratuar/

1 Kuqishte

Gazeta Express ka komunikuar me Zyrën e Kryeministrit të Malit të Zi Dusko Markovic për t’i këkuar përgjigje se si do të veprojnë pasi Kryeministri Haradinaj shkarkoi Komisionin për ta emëruar një komision të ri me të cilin synohet të përmirësohet versioni që e ka nënshkruar qeveria e kaluar në Vjenë. Nga zyra e kryeministri të Malit të Zi, në adresë të gazetës kanë dërguar një intervistë të kryediplomatit malez Sërgjan Darmanoviq, i cili në mënyrë të detajuar ka folur rreth kësaj çështjeje në Televizionin malazez.

Darmanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk do ta ndryshojë qëndrimin për demarkacionin pasi e ka miratuar marrëveshjen e arritur me Kosovën.Ai ka theksuar megjithatë se pala malazeze, do të jetë e hapur për bisedime me miqtë dhe partnerët kosovarë.Por, a do të pranojë Mali I Zi të hyjë në një proces të ri me Kosovën pasi Kosova ta ketë funksional Komisionin e ri.

“Mund të bisedojmë, por ne e kemi marrë vendimin”, ka thënë ai.Dy ditë më parë, Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli në Nju-Jork ka takuar homologun e tij Darmanoviq dhe pas takimit ka paralajmëruar një vizitë në Mal të Zi. Në këtë vizitë, me gjasë, pala kosovare për herë të parë do ta njoftojë Malin e Zi se çfarë qëllimesh ka kryeministri Ramush Haradinaj, se çfarë do të veprojë me komisionin e ri…

Gazeta Express e sjell të shkurtuar këtë intervistë.

Pyetje: A do të vështirësohet çështja e demarkacionit edhe më tej…?

Darmanoviq: Jo, kjo çështje nuk po bëhet më e vështirë për Malin e Zi, për faktin që Mali i Zi këtë çështje e ka zgjidhur. Ne kemi hyrë në një proces serioz të demarkimit me Kosovën dhe nënshkrimi i marrëveshjes ishte bërë në kuadër të Procesit të Berlinit , që ishte rezultat i punës së komisioneve ndërkombëtare dhe për të cilin u pajtuan pala malazeze dhe ajo kosovare. Mali i Zi, disa muaj më vonë, më 2015, e ratifikoi marrëveshjen në mirëbesim dhe për ne ky proces ka mbaruar. Sa i përket palës kosovare, ne kemi pasur të gjitha garancitë se do të vijë deri te ratifikimi. Megjithatë politika, në vende të ndryshme ka pikëpamje të ndryshme… dhe erdhi deri te konflikit në skenën e brendshme politike të Kosovës për këtë dhe kjo u trajtua edhe gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë. Disa parti kanë vlerësuar se marrëveshja nuk është e mirë dhe erdhëm deri aty që Kosova nuk e ratifikoi, njëra nga këto parti që ka kundërshtuar, është partia e tashmë kryeministrit z.Haradinaj. Ne kemi treguar, dhe nuk kemi dashur që këtë temë ta nxjerrim në plan të parë që t’u bëjmë presion miqve dhe partnerëve tanë në Kosovë dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen, por thjesht besojmë në kapacitetet demokratike të institucioneve të Kosovës dhe Parlamentit, që këtë çështje ta zgjidhin në të ardhmen. Në fund të fundit duhet ta shohim se çka nënkupton ndryshimi i Komisionit për demarkacion, ndryshimi I komisionit nuk do të thotë se do të ndryshojë qëndrimi e ndoshta komisioni i ri do të vijë në përfundim se e gjithë kjo rreth demarkacionit është krejtësisht në rregull. Sido që të jetë Mali i Zi në këtë çështje nuk mund të bëjë më shumë, por nuk mendojmë se duhet t’i ndryshojmë raportet tona me Kosovën për shkak të kësaj dhe besojmë se do të zgjidhet në mënyre adekuate.

Pyetje: A është kjo marketing politik i Haradinajt?

Darmanoviq: Nuk është doemos marketing politik, zgjedhjet kanë mbaruar, në fund të fundit Kryeministri i ri ndoshta e ka ndërmend ta thotë se atë që e ka thënë gjatë fushatës është serioze dhe t’i bindë të gjithë ata që e kanë votuar dhe të tjerët në publik. Dhe ndoshta edhe nuk përjashtohet si mundësi se ai edhe beson në këtë që marrëveshja nuk është e mirë, megjithatë kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që duhet të ratifikohet. Ne nuk mund të ndikojmë për ratifikimin në Kosovë, Kosova si shtet nuk do të thotë ta miratojë shumë shpejt, mund të presë të verifikojë faktet. Por, thjesht ne këtu nuk mund të bëjmë shumë, marrëveshja nuk do të hyjë në fuqi nëse nuk miratohet nga njëri shtet, ndoshta e gjithë kjo do të zgjidhet në një kohë tjetër.

Pyetje: Themelimi i komisionit të ri… a do të marrë pjesë Mali i zi në bisedime?

Darmanoviq: Unë tashmë e thashë se marrëveshja e arritur në Vjenë është ratifikuar në Parlamentin tonë, pra ia kemi dhënë vulën, çfarëdo veprimi do të thotë shfuqizim i atij ligji. Mundësia që të ndodhë kjo është kurrfarë…

Pyetje: Pra kurrfarë bisedimesh me Kosovën?

Darmanoviq: Ne do të kemi kontakte gjatë gjithë kohës me miqtë tanë kosovarë nga Qeveria e re, me Presidentin e Kosovës, në shumë konferenca, bilateralisht, por ne nuk kemi asnjë lajm tjetër rreth kësaj, përveç që për ne kjo është çështje e përfunduar. Deklaratat e SHBA dhe BE kanë qenë të qarta se përfundimi i procesit të demarkacionit është kusht edhe në integrimet evropiane, pra ne mendojmë se kjo është çështje e brendshme në Kosovë dhe ne nuk duhet të përzihemi.

Pyetje: Pra nuk do të pranoni bisedime

Darmanoviq: Mund të bisedojmë me Kosovën, por vendimet i kemi marrë.

Filed Under: Featured Tagged With: dakota, Kosovo-Mali i Zi, Por, Qeveria malazeze

Kalaja e Harilaqit, atraksion turistik i rëndësisë së veçantë

September 22, 2017 by dgreca

-Ministri Kujtim Gashi: Kalaja e Harilaqit është një pasuri kulturore e jashtëzakonshme jo vetëm e Fushë Kosovës por e tërë vendit/1kalaja6

PRISHTINË, 21 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kalaja e Harilaqit do të shndërrohet në një atraksion turistik. Kështu u shpreh Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ne Qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi, gjatë vizitës në Kalanë e Harilaqit, ku u njoftua për së afrimi më gërmimet arkeologjike, konservimet dhe restaurimet që po bëhen në këtë lokalitet me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

1 KalajaMinistri Gashi i përgëzoi arkeologët për punën e realizuar në kala dhe u shpreh se MKRS-ja do ta përkrah vazhdimësinë e punëve në këtë lokalitet. Ai tha se trashëgimia mbetet ndër prioritetet e ministrisë.

3 Kalaja“Kalaja e Harilaqit është një pasuri kulturore e jashtëzakonshme jo vetëm e Fushë Kosovës por e tërë vendit, dhe ne, me mbështetjen dhe punën e përbashkët do ta ruajmë, promovojmë dhe shndërrojmë këtë lokalitet në një atraksion turistik”, tha ministri.Udhëheqësi i punimeve në Kalanë e Harilaqit, profesor Arben Hajdari, e informoi ministrin Gashi për procesin e konservimit dhe restaurimit në kala dhe për planet në të ardhmen për këtë lokalitet me një hapësirë prej 130 ari. “Nuk është një kala e rëndomtë, por është një kala unike në llojin e vet në bazë të strukturës së saj dhe materialit specifik arkeologjik që ka kalaja dhe në bazë të gjetjeve vlerësohet se ka qenë një pikë pelegrinazhi”, tha Hajdari.Ndërsa drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha, u shpreh i gëzuar për gatishmërinë e shprehur nga ana e ministrit Kujtim Gashi, për vlerësimin e punës që është bërë në kala dhe mbështetjen e premtuar për vazhdimin e punimeve në lokalitet.MKRS-ja gjatë pesë viteve të fundit, në realizimin e punimeve në Kalanë e Harilaqit ka investuar projekte në vlerë që kalojnë shumën e 200 mijë eurove dhe në bazë të projeksioneve buxhetore ministria do të mbështesë edhe më tutje realizimin e punimeve në këtë lokalitet me rëndësi të veçantë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Kashari, Kalaja e Harilaqit, Ministri Kujtim Gashi:

Ura e Gurit në Vushtrri më shumë se 9 harqe, zbulohen dy të reja

September 22, 2017 by dgreca

Kosovë-Ura e Gurit në Vushtrri më shumë se 9 harqe, zbulohen dy të reja/

1 Vushtrica 1 -Ura e Vjetër e Gurit e Vushtrrisë mendohet se është ndërtuar në antikën e vonë dhe gjatë mesjetës, në pjesën veripërendimore të bërthamës së vjetër të qytetit/

2 Vushtria

PRISHTINË, 22 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në qytetin e Vushtrrisë në Kosovë, zbulimi i dy harqeve të reja në Urën e Gurit rrëzon tezat e mëhershme që pretendonin se ajo i ka nëntë harqe.Kështu u vlerësua gjatë një vizite në vend të ngjarjes gërmimeve dhe zbulimit të harqeve te Ura e Gurit, të ministrit kosovar të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dhe kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku.

Udhëheqësja e gërmimeve, Ardiana Qorraj, iformoi për punën restauruese që po bëhet në këtë monument të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore jo vetëm të Vushtrrisë por të Kosovës. “Në kuadër të restaurimit të urës, si një ndërhyrje emergjente, ka ardhur deri tek zbulimi i harqeve të reja”, u shpreh ajo gjatë vizitës së ministrit dje pasdite

“Është e nevojshme që të ndërhyhet shpejtë në restaurimin e Urës së Gurit, sepse përpos që është një monument në mbrojtje, ai përfaqëson një identitet dhe një histori në vete për Vushtrrinë, por edhe më gjerë”, tha ministri Gashi.

Në 2 Shtator 2013 kam shkruar-raportuar për Agjencinë shtetërore të lajmeve të Shqipërisë:  Ura e Vjetër e Gurit e Vushtrrisë mendohet se është ndërtuar në antikën e vonë dhe gjatë mesjetës, në pjesën veripërendimore të bërthamës së vjetër të qytetit. Ajo është e gjatë rreth 135 metra dhe egjerë rreth 6 metra, me 9 harqe që shihen, por tjerat thuhet se janë mbuluar me dhe se sipas gojëdhënave i kishte 12 harqe.
Ura e Gurit gjendet mbi shtratin e thatë të lumit Silnicë, uji i të cilit, për shkak të përbërjes pedologjike e ka ndërruar shtratin e rrjedhës për disa dhjetëra metra në perëndim.
Në faqen zyrtare të komunës theksohet edhe se, Vushtrria ose Vicianumi siç është quajtur përpara sipas emrit të vjetër ilir, është lokalitet antik, që daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e dardanëve.
Monumente të lashtësisë, të kulturës e historisë së qytetit të Vushtrrisë- Vicianumit janë edhe Kalaja, Hamami, shtëpi të vjetra, rrugë me kalldrëme… Nëpër Vushtrri kalon rruga nga kryeqyteti Prishtina për në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të Kosovës.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 2 te reja, 9 harpe, Ura e Gurit ne Vushtri

Kapiten Lorik Cana ceremoni lamtumire më 9 tetor

September 22, 2017 by dgreca

Cana Shefqet

Nga Shefqet Kërcelli/3 LoriKapiteni i lavdishëm i kombëtares sonë do të nderohet nga Federata Shqiptare e Futbollit me një ceremoni zyrtare lamtumire, përpara ndeshjes Shqipëri-Itali, më 9 tetor.

Ka kaluar më shumë se një vit që nga momenti kur Lorik Cana i dha lamtumirën Kombëtares shqiptare të futbollit dhe më në fund, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare do të nderohet me ceremoninë që meriton para tifozëve.
Ndonëse ish-mbrojtësi i kombëtares ka qenë i pranishëm në stadium  thuajse në çdo ndeshje që ka luajtur ekipi ynë kombëtar gjatë këtyre eliminatoreve, ai dhe FSHF nuk kishin arritur që të organizonin ceremoninë e lamtumirës, kështu që kjo ceremoni do zhvillohet në stadiumin “Loro Borici”, Shkodër më 9 tetor 2017.

Ndërkohë në një prononcim për Radio Romën këto ditë, Lorik Cana refuzoi ofertën e Lazios, duke shprehur ambicjen dhe dëshirën e tij për të drejtuar kombëtaren. Lazio është në një situatë emergjente në repartin e mbrojtjes, pas dëmtimit të disa futbollistëve dhe drejtuesit po mendojnë të ndërhyjnë sa më shpejt për t’i lehtësuar punën trajnerit Inzaghi.
Futbollistët pa kontratë janë mundësia e vetme, me të cilët mund të nënshkruash menjëherë, pa pritur janarin dhe emri i Lorik Canës filloi të qarkullojë gjatë ditës. Mediat italiane e paraqitën si një mundësi reale, rikthimin e ish kapitenit të kombëtares shqiptare, tek Lazio, ekip ku luajti për katër sezone, në vitet 2011-2015.  Por vetë Cana, duke folur për  Radio Romën, mohoi çdo mundësi të rikthimit në futbollin e luajtur dhe tregoi planet e tij për të ardhmen.
“Nuk rikthehem të luaj më. E kam lënë futbollin që pas përfundimit të europianit dhe tani kam projekte të tjera. Aktualisht po drejtoj një organizatë për promovimin e sportit në Shqipëri dhe njëkohësisht po ndjek kualifikimet për trajner. Do të më pëlqente të drejtoja kombëtaren, por nuk është në planet e mia afatshkurtra”, u shpreh legjenda e kombëtares kuqezi.

Theksojmë se Lorik Cana mbetet jo vetëm një legjendë e kombëtares sonë si futbollist profesionist, por ai është dhe një njeri, familjar e qytetar i devotshëm, studjues i historisë së popullit shqiptar dhe dashamirës i detit. Madje, Ai ka disa vite që ka në pronësi një skaf të vetin me të cilin viziton portet dhe bregdetin shqiptar, duke provuar se është jo vetëm një kapiten i mirë në fushën e blertë por dhe kapiten në det.

Filed Under: Sport Tagged With: Ceremonia e Lamtumires, Lorik Cana, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT