• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2017

Amerika kujton 11 shtatorin

September 11, 2017 by dgreca

11 shtatori
Donald Trump, për herë të parë si president do të udhëheqë vendin sot në ceremonitë përkujtime me rastin e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2001.

Presidenti Trump do të shënojë 16 vjetorin e aktit në të rëndë terrorist në tokën amerikane me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, me një minutë heshtje në orën 8:40, kohën kur avioni i parë i rëmbyer nga terroristët e al-Kaidës u përplas në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork. Avioni i dytë goditi kullën e dytë 23 minuta më pas dhe rrokaqiejt e mëdhenj u shembën në flakë dhe tym pak më vonë.

Presidenti Trump do të marr pjesë gjithashtu në një ceremoni përkujtimore sot më vonë në Pentagon, që u godit dhe u dëmtua rëndë nga një avion tjetër komercial i rrëmbyer në atë ditë famëkeqe. Herët në mëngjes, një flamur amerikan u shpalos në anë të ndërtesës.

Nënpresidenti Mike Pence do të udhëtojë në Shanksville të Pensilvanisë, ku një tjetër avion i rrëmbyer u përplas në një fushë. Besohet se pasagjerët u përpoqën të rimerrnin kontrollin e avionit kur e kuptuan se rrëmbyesit e tij të armatosur me thika kërkonin ta drejtonin avionin drejt Uashingtonit për një tjetër sulm, duke synuar Kapitolin ose Shtëpinë e Bardhë dhe se rrëmbyesit e rrëzuan aeroplanin në vend që të dorëzoheshin.

Të gjithë pasagjerët në bordin e katër avionëve të rrëmbyer humbën jetën më 11 shtator, 2001. Përfshi viktimat massive në Nju Jork dhe humbjet e jetëve në Pentagon, sulmet e 11 shtatorit vranë gati 3,000 njerëz.

Militanti islamik i quajtur nga hetuesit amerikan si “arkitekti kryesor” i sulmeve të vitit 2001, “Khalid Sheikh Mohammed”, u kap në Pakistan në fillim të vitit 2003 dhe mbahet në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë. Sulmet ishin miratuar paraprakisht nga udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden, i cili u qëllua për vdekje nga komandot amerikane në maj të vitit 2011, gjatë një bastisjeje në një kompleks të rrethuar me mur në Pakistan, ku ai fshihej.(Sipas Zerit te Amerikes)

Filed Under: Politike Tagged With: amerika, kujton 11 shtatorin

KRYETARI I VATRËS, I INTERESUAR PËR FAMILJET VATRANE NË FLORIDA

September 10, 2017 by dgreca

-Z. Dritan Mishto, Kryetar i Vatrës, gjatë të gjithë këtyre ditëve ka mbajtur kontakte me kryetarët e degëve në Florida për të mësuar vatranët dhe familjet e tyre gjatë kalimit të Uraganit “IRMA”/

1 dritaniKryetari i Vatrës z. Dritan Mishto gjatë të gjithë këtyre ditëve të situatës së krijuar nga Uragani”IRMA” në Shtetin e Floridës, ka qenë në kontakt me kryetarët e degëve të Vatrës atje si dhe me shumë vatranë. Në bisedat telefonike që ai ka zhvilluar me nënkryetarin e Dederatës Vatra, z. Adriatik Spahiu, Tasim Ruko, Kolec Ndoja, Florisiana Ahmetaj Metollari, si dhe me vatranë në Fort Lauderdale,Tampa-Clearwater,Jacksonvielle,Orlando. Z.Mishto është interesuar për gjendjen e familjeve vatrane dhe masat e marra për të t’iu shmangur pasojave nga uragani IRMA. Interesimi i Kryetarit Mishto ka vazhduar edhe diten e Hene, 11 shtator, per te mesuar pasojat dhe gjendjen e familjeve vatrane dhe te mbaré komunitetit shqiptar atje.

1 irma2

Uragani Irma e ka goditur të dielën pjesën e ulët të vendit Florida Keys në Shtetet e Bashkuara dhe më pas ka lëvizë rrugës përgjatë Gjirit të Floridës, për në bregun e Meksikës, afër qendrave të banuara, siç janë Tampa dhe St. Petersburg.Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara, tha se fuqia e stuhisë fillimisht ishte intensifikuar, e klasifikuar në kategorinë 4, pak kohë pasi pjesa e stuhisë me erërat më të fuqishme, i sulmoi ishujt në Florida Keys, afro 25 kilometra në juglindje të lokalitetit, Key West.Shpejtësia e erërave në castin e goditjes ishte edhe mbi 210 kilometra në orë, por me vonë u ulën deri në 130 klm/orë.Zyrtarët kanë raportuar dëme të mëdha përgjatë bregut qendror dhe verior të Kubës gjatë ditës së djeshme, ndërsa më së shumti është prekur rajoni, Ciego de Avila Province. Më shumë se 35 milionë njerëz u paralajmëruan nga autoritetet për rrezikun e uraganit. Pas largimit nga Key West, uragani lëvizi drejt brigjeve perëndimore të Floridës, duke prekur zonat më të populluara në Naples, Fort Myers dhe drejt qytetit Tampa. Guvernatori i Floridës, Rick Scott, e cilësoi Irmën si “një stuhi katastrofike që ky shtet kurrë nuk e ka parë më parë”. Ai u tha të shtunën në mbrëmje banorëve se i gjithë shteti është në gjendjen e emergjencës, duke u bërë atyre thirrje të largohen drejt zonave të evakuimit. Më tepër se 75 mijë njerëz e dëgjuan këshillën e guvernatorit dhe shkuan në rreth 400 qendra strehimi. Mbi 1 milion banesa dhe biznese u njoftuar se nuk kanë energji elektrike.

Meteorologët presin që uragani të kalojë përgjatë bregdetit perëndimor të Floridas për në veri. Atje autoritetet janë në gjendje të posaçme alarmi. Më parë ato qenë përgatitur vetëm për pasoja të mundshme të Irmas, tani mund të preken direkt. Veçanërisht i madh është shqetësimi për dallgët e mëdha të baticave. Bob Buckholm, kryetari i bashkisë së Tampas në Bregdetin Perëndimor thotë se nuk ishin goditur drejtpërdrejt nga një uragan prej më shumë se 90 vjet.

USA Hurrikan Irma in Florida (Reuters/C. Barria)

“Ne jemi të vonuar. Çdo vit stërvitemi sikur do të na godasë uragani. Jemi të shqetësuar për dallgët e mëdha të baticave, duam që njerëzit të largohet nga zonat e dallgëve të mëdha. Do të kemi një natë të gjatë, të vështirë”.

Megjithë kursin e pritur të uraganit përgjatë Bregdetit Perëndimor – për bregdetin lindor dhe qytete të mëdha si Miami nuk ka sinjal se rreziku kaloi: meteorologët thonë se Irma është kaq i madh, sa edhe ata do të preken nga uragani.

Për më shumë se një milion familje është ndërprerë energjia elektrike. Në Florida janë ngritur më shumë se 500 strehime emergjence. Guvernatori Rick Scott pati paralajmëruar me forcë se stuhia është vdekjeprurëse.

“Shteti ynë nuk ka parë kurrë diçka të tillë. Miliona banorë do të ndiejnë pasoja të ndieshme, me dallgë vdekjeprurëse baticash dhe erëra kërcënuese për jetën”.

Guvernatori u dha urdhrin e angazhimit të 7.000 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Floridas. Nga Gardat e tjera Nacionale janë në gatishmëri rreth 30.000 vetë për të dhënë ndihmën e tyre në Florida.

Filed Under: Featured Tagged With: dritan Mishto, Kryetari i Vatres, Uragani „Irma“

Partizani dhe Lushnja e nisin me humbje.

September 10, 2017 by Administrator

full time

Nga Albano Kolonjari

Partizani e filloi sezonin e ri me humbje. “Legjenda e kuqe” e drejtuar nga ish futbollisti i Juventusit Mark Juliano ishte shume larg ekipit qe mund te quhet pretedent. Ndeshja filloi me nje suprize kur vendin e portierit dhe kapitenit Alban Hoxha e kishte zene portieri i dyte Xhika. Partizani u duk i pa kolauduar dhe pa ide te qarta. Ne pjesen e dyte kur pritej reagimi i Partizanit drejt fitores, vjen “shuplaka” laciane per te kuqte. Ne fillim eshte Kallaka (ish futbollist i akademise se kuqe) qe pas nje gabimi te portierit Xhika, ndershkon ish ekipin e tij. Partizani nuk di te reagoje dhe ne te 70-te Eskerden shenon golin e KO. 0-2 per Lacin . 5 mije tifozeve te Partizanit nuk u besohet. Milionat e derdhura gjate merkatos verore nuk tregojne asgje ne fushen e lojes. Tekniku italian Mark Juliano thote:” Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira. Dominuam në të gjitha zonat e fushës, por pësuam dy gola të cilët do t’i analizojmë. Është e vështirë të flasësh për ndeshje të tilla, kur pëson gola në kundërsulm. Më vjen keq për tifozët pas kësaj humbje. Hyra në dhomat e zhveshjes dhe djemtë ishin të mërzitur. Nuk kishim Çanin në sulm dhe mbetet pengu pasi krijuam shumë raste, por nuk i shfrytëzuam, sepse në të kundërt do të flisnim për një tjetër ndeshje”. Rreth denimit te kapitenit Hoxha, pas takimit u mesua se portieri i Partizanit eshte bashkuar me ekipin nje dite me vonese, pas grumbullimit me ekipin Kombetar. Tekniku italian Mark Juliano ka dashur te tregoje rregulla te forta ne ekip, por duket se keto rregulla ndershkuan ekipin e Partizanit, pasi fajin kryesor ne kete takim e pati portieri Xhika.

E njoh mirë futbollin shqiptar, e kam studiuar, pasi në të kundërt nuk do ta pranoja ofertën. Megjithatë, nëse prisni që ekipi im të mos luajë futboll dhe të mendojë për kundërsulmet, kjo nuk do të ndodhë, sepse ky nuk është stili i Partizanit. Ne po punojmë të përmirësohemi për të dhënë spektakël në fushë. Alban Hoxha mungoi sepse kemi disa rregulla të brendshme, të cilat nuk u respektuan dhe klubi mori masa. Përsa i takon Bathës është një lojtar të cilin e vlerësoj, por këtë herë doja lojtarë të cilët na garantonin kualitet, kontrollin e topit dhe sulme. Bathën e cilësoj të rëndësishëm, ashtu si të gjithë të tjerët që kam në dispozicion.”

Nderkohe qe edhe Lushnja nuk e filloi mbare . Ne stadiumin Loni Papuciu , te Fierit lushnjaret humben 0-2 perballe Vllaznise. Artan Bano:”Mendoj se kjo ishte ndeshja me e dobet qe kemi zhvilluar. Nje humbje nuk eshte fundi i botes.  Sot futbollistet luajten me te ngarekuar psikologjikisht, ata nuk dhane as 50% te potencialit te tyre. Lushnjaret ndershkuan veten e tyre me ane te nje autogoli me ane te futbollistit Gava. Ne fillimin e pjeses se dyte Vllaznia shenon golin  e dyte . Lika gjuajti nga jashte zones, portiere lushnjar Bejte grushton , topi kthehet ne loje aty ku ndodhet Hasani i Vllaznise qe me porten bosh shenon golin e dyte.

 

Filed Under: Sport

GRIDA DUMA: Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati

September 9, 2017 by dgreca

Grida Duma:Për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet./

1 ok GRIDA

Ja komentet qe beri sot ne fb deputetja démokrate, njekohesisht zedhensja demokrate, Grida Duma pas konfirmimit te Gramoz Rucit si kryetar i Kuvendit, me 80 vota, ku 2 vota spins medias kane rrjedhe nga PD:  Kurdisja e historisë me vota gjoja të rrjedhura është një intrigë e vogël për te larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet.

Edi Rama dhe ata që i mbajnë ison për çfarëdo interesi dhe motivi, as nuk e ndikojnë fare Partinë Demokratike dhe kauzat e saj.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi me qëllim të qartë të lërë Partinë Socialiste të administronte numërimin dhe votimin; pikërisht për të vërtetuar deri ku shkon e keqja. U faktua!
Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i sigurtë.

Mosmarrja pjesë e opozitës, Partisë Demokratike në komisionin e votimit u bë pikërisht për të faktuar se udhëheqësia me “Ruçë” do të jetë si në diktaturë, ku shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që do të përcillnin vrasjet reale.
Në seancën e parë të kësaj legjislature u krye vrasja e parë e votes se lirë!-perfundon komentin e saj Duma.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Gramoz Ruci, Grida Duma, manipulim i rezultatit

Gramoz Ruçi zgjidhet Kryetar Kuvendi me 80 vota

September 9, 2017 by dgreca

1 Kuvendi i shqipGramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë për një mandat 4-vjeçar. Pas votimit të fshehtë në sallën e Kuvendit, Ruçi mori sot 80 vota pro.

Ndonëse deputetët e LSI kanë qenë në sallë, ata nuk votuan për Ruçin, qëndrim që e kishin shprehur edhe më herët.

Kryetari i Komisionit të votimeve, Anastas Angjeli, thirri emrat e deputetëve të LSI, siç ishte edhe Monika Kryemadhi.Në momentin që Angjeli thirri emrin e Monika Kryemadhit, nga vendi kjo e fundit tha: Nuk marr pjesë në votim. Në këtë linjë ka qëndruar edhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj.

Kjo e fundit pohoi se nuk do të marrë pjesë në votim. Sakaq, PD mori pjesë në votim, pavarësisht se votat e saj kanë qenë kundër Ruçit.

Ruçi ka qenë propozimi i vetëm për postin e kryetarit, i bërë nga 55 deputetë të grupit parlamentar socialist.

Pas betimit të 140 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, ka nisur procesi i votimit që është bërë në mënyrë të fshehtë, me fletë votimi.

Procesi është menaxhuar nga një komision prej 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim.

Filed Under: Politike Tagged With: Gramoz Ruci, me 80 vota, zgjidhet Kryetar Kuvendi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT