• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYETARI I VATRËS KA VEPRUAR NË MËNYRË INSTITUCIONALE

November 11, 2020 by dgreca

-SHËNIM MBI VIZITËN E PRESIDENTIT TË FEDERATËS VATRA NË SHQIPËRI DHE KOSOVË-

Nga Thanas L.GJIKA/ Të dashur miq, para disa javësh Presidenti i Federatës VATRA, Z. Elm Berisha, bëri një vizitë pune në Tiranë dhe Prishtinë. Disa shqiptarë, madje dhe vatranë, që e konsiderojnë veten demokratë të kulluar e kritikuan Presidentin e Vatrës për disa nga vizitat e tij, sidomos për vizitën te Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Gramoz Ruci. Thanë se nuk duhej të ishte kryer kjo vizitë me Z. Gromoz Ruci, sepse ai është një personalitet politik që ka qenë në shërbim të qeverisë komuniste, etj. Ata mendojnë se Federata Vatra, duke qenë një shoqatë demokratike që mbron interesat e së djathtës shqiptare dhe të të përndjekurve politikë të regjimit komunist, nuk duhet të krijojë lidhje pune me të tillë kundërshtarë të së djathtës.

Z. Elm Berisha, si person me përgatitje profesionale në fushën e politikës, ua dha përgjigjen pakënaqësive të tilla në intervistën që i dha gazetës Dielli, në numërin e botuar në letër për muajin tetor. Përgjigja e tij ishte shumë e matur dhe me vizion për politikën e ardhëshme të dy shteteve shqiptare dhe të diasporës sonë. Midis tjerash ai sqaroi se, për shkak të Coronavirusit shkoi i vetëm në Shqipëri e Kosovë, por vizita e tij nuk ishte vizitë private. Ai shkoi në Tiranë e Prishtinë si përfaqësues i një institucioni, si President i Federatës Vatra dhe bëri takime pune me kryetarë institucionesh si me Presidentin e Republikës, Z. Ilir Meta, me Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruci, etj, të cilët i ka zgjedhur populli shqiptar dhe i ka njohur bota perëndimore euro-atlantike.

Vatra, shtoi Z. Elm Berisha, punon për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të ecur drejt realizimit të një politike mbarëkombetare në unison.

Nga ana ime mendoj se të tillë mendime vizionarë nuk ka pse të mos i përqafojnë të gjithë ata që ia duan të mirën popullit shqiptar. Koha e sotme kërkon që të heqim dorë nga grindjet e percarjet për interesa partiakë, ose interesa personalë dhe të punojmë së bashku për krijimin në të ardhmen e afërt të një shteti kombëtar shqiptar.

Filed Under: Komente Tagged With: Gramoz Ruci, Kryetari i Vatres, Thanas L.Gjika

GRIDA DUMA: Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati

September 9, 2017 by dgreca

Grida Duma:Për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet./

1 ok GRIDA

Ja komentet qe beri sot ne fb deputetja démokrate, njekohesisht zedhensja demokrate, Grida Duma pas konfirmimit te Gramoz Rucit si kryetar i Kuvendit, me 80 vota, ku 2 vota spins medias kane rrjedhe nga PD:  Kurdisja e historisë me vota gjoja të rrjedhura është një intrigë e vogël për te larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet.

Edi Rama dhe ata që i mbajnë ison për çfarëdo interesi dhe motivi, as nuk e ndikojnë fare Partinë Demokratike dhe kauzat e saj.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi me qëllim të qartë të lërë Partinë Socialiste të administronte numërimin dhe votimin; pikërisht për të vërtetuar deri ku shkon e keqja. U faktua!
Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i sigurtë.

Mosmarrja pjesë e opozitës, Partisë Demokratike në komisionin e votimit u bë pikërisht për të faktuar se udhëheqësia me “Ruçë” do të jetë si në diktaturë, ku shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që do të përcillnin vrasjet reale.
Në seancën e parë të kësaj legjislature u krye vrasja e parë e votes se lirë!-perfundon komentin e saj Duma.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Gramoz Ruci, Grida Duma, manipulim i rezultatit

Gramoz Ruçi zgjidhet Kryetar Kuvendi me 80 vota

September 9, 2017 by dgreca

1 Kuvendi i shqipGramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë për një mandat 4-vjeçar. Pas votimit të fshehtë në sallën e Kuvendit, Ruçi mori sot 80 vota pro.

Ndonëse deputetët e LSI kanë qenë në sallë, ata nuk votuan për Ruçin, qëndrim që e kishin shprehur edhe më herët.

Kryetari i Komisionit të votimeve, Anastas Angjeli, thirri emrat e deputetëve të LSI, siç ishte edhe Monika Kryemadhi.Në momentin që Angjeli thirri emrin e Monika Kryemadhit, nga vendi kjo e fundit tha: Nuk marr pjesë në votim. Në këtë linjë ka qëndruar edhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj.

Kjo e fundit pohoi se nuk do të marrë pjesë në votim. Sakaq, PD mori pjesë në votim, pavarësisht se votat e saj kanë qenë kundër Ruçit.

Ruçi ka qenë propozimi i vetëm për postin e kryetarit, i bërë nga 55 deputetë të grupit parlamentar socialist.

Pas betimit të 140 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, ka nisur procesi i votimit që është bërë në mënyrë të fshehtë, me fletë votimi.

Procesi është menaxhuar nga një komision prej 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim.

Filed Under: Politike Tagged With: Gramoz Ruci, me 80 vota, zgjidhet Kryetar Kuvendi

THIRRJE E SHOQATES ANTIKOMUNISTE PER PROTESTEN PARA KUVENDIT

September 8, 2017 by dgreca

Nebil Çika: Protesto sot kundër xhelatëve komunistë ose largohu para se ata të ndërtojnë gardhin me tela me gjemba!/

cika-shoqata

Thirrje/

Zonja e zotërinj  !/

Të përndjekur politikë të diktaturës komuniste !

Qytetar të Shqipërisë që besoni e ende të vlerat e lirisë e demokracisë !

Siç kemi njoftuar ditën e shtunë datë 09 shtator 2017 në orën 18.00 ,Shqota Antikomuniste e të Përndjekurve  Politikë të Shqipërisë organizon një protestë Kuvendit te Shqipërisë  kundër  zgjedhjes  se kreut të ri të Kuvendit  qe siç është njoftuar nga  parti ne pushtet  do te jetë ish ministri i fundit  i brendshëm i diktaturës komuniste  Gramoz Ruçi  si dhe rikthimit ne qeveri të ish anëtarëve të Sigurimit të Shtetit dhe pinjollëve te  ish kupolës komuniste në  pushtet .

Zonja e zotërinj !

Shqipëria ndodhet përpara një rreziku real të ofruar nga një projekt e skenar  makbethian  të  përgatitur e të ofruar nga Edi Rama rikthimin në krye te shtetit te drejtuesit  te organizatës kriminale  Sigurimi i Shtetit. Ky skenar nuk është  vetëm një fyerje për qindra mijëra viktima të terrorit komunist  dhe qytetareve të tjerë shqiptarë të dhunuara në të gjitha format nga diktatura komuniste por një kërcënim  real për lirinë demokracinë e shtetin ligjor.

Ktheni pak kokën vetëm 27 vjet me parë dhe kujtoni diktaturën me terror vrasje ,burgje kampe internimi  të rrethuar  me tela me gjemba , varfëri ekstreme etje për të kuptuar se fare per5fsaojne sot ata qe na  zgjidhen e emërohen drejtues të lartë të shtetit .

Diktatura  pot troket sërish dhe  rikthimi i  xhelatëve te saje ne krye të shtetit  është shenja  e qarte e rikthimit te sajë.

Prandaj ju ftojmë nesër në ora 18.00 para Kuvendit  te Shqipërisë për të kundërshtuar  me protestën tonë qytetarë rikthimin në pushtet të ish drejtuesve të diktaturës komuniste  !

Ne se ke ende dinjitetin e mjaftueshëm njerëzor mos e prano poshtërimin e ofruar nga politik në pushtet ,dil e protesto bashkë me ne  kundër komunizmit .

Mos hesht, nesër mund të jetë shumë vonë.

Mos bëni sehir ! Protestoni sot  kundër rikthimit në pushtet të drejtuesve të diktaturës ose largohuni para se ata të ndërtojnë sërish  gardhin me tela me gjemba !

Nebil Çika

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë                                              

 

Filed Under: Komente Tagged With: Gramoz Ruci, Nebil Cika, protesto

Artikujt e fundit

  • Në Kroaci u zhvillua shkolla verore e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare
  • Rinjohja e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore dhe roli i SHBA
  • 2 Korrik 1990 si revoltë ndaj sistemit komunist
  • Përkujtohet veprimtari i shquar i arsimit shqip Ahmet Gashi
  • EMËRTIMET E VENDBANIMEVE,  VLERA ETNO-KULTURORE  TË ÇDO MJEDISI
  • KËSHILLI BASHKIAK LIBOHOVË I JEP TITULLIN “MIRËNJOHJA E QYTETIT” (PAS VDEKJES) ATDHETARIT QERIM BAJRAM HAXHIU
  • LA PATRIE (1920) / IMZOT LUIGJ BUMÇI : “POPULLI SHQIPTAR, ME VULLNETIN E TIJ, NUK DO TA LËSHOJË KURRË VLORËN.” – SHKRESA DREJTUAR KONFERENCËS SË PAQES NË PARIS
  • KOSOVA PARA 32 VITEVE: DEKLARATA KUSHTETUESE PËR PAVARËSI E 2 KORRIKUT 1990
  • Plenumin i Brioneve në fokus të Shërbimit Inteligjencës Amerikane 1 Korrik 1966
  • JETA E NJË FËMIJË “KULAKU” NË DIKTATURË!
  • “MEDIA SHQIPTARE, RRUGËTIMI I VËSHTIRË DREJT LIRISË”
  • “Nuk mund të ketë paqe pa të vërtetën dhe pajtimin”
  • Mesazh i Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Prof. Dr.Rifat Latifi lidhur me vaksinimin kundër COVID-19
  • PËRSE PUTINI DUHET T’A HUMBASË LUFTËN N’UKRAINË SIMBAS JONATHAN LITTELL-it
  • Qytetarët e Kosovës, evropianët e vetëm pa liberalizim të vizave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT