• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kampi i Tepelenës është një nga faqet e errëta të diktaturës

August 24, 2021 by s p

Nga: Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991

𝐓𝐞̈ 𝐩𝐚𝐠𝐣𝐞𝐭𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐩𝐞𝐥𝐞𝐧𝐞̈

Më 23 gusht, Ditën Europiane të Viktimave të Totalitarizmit, ekipi i Autoritetit zhvilloi sot pelegrinazhin e përvitshëm në ish-kampin e internimit të Tepelenë, vend ndëshkimi gjatë regjimit komunist, 1949-1953.

Kampi me tela me gjemba i Tepelenës është një nga faqet e errëta të diktaturës, ku u mbajtën për disa vjet në kushte cnjerëzore me mijëra familjarë të kundërshtarëve të regjimit, gra, fëmijë e të moshura, të pafajshëm. Mes tyre edhe Lek Pervizi, sot në të nëntëdhjetat, që me vizatimet e tij akribike dëshmoi këtë kamp internimi, historitë e tij, madje edhe një hartë me vendvarrimet e atyre që mbetën në Tepelenë. Dëshmitë flasin për qindra jetë të humbura, që ende sot kërkohen nga familjarët.Sot, ish-kampi i internimit i Tepelenës pritet të kthehet në muze, i vizitueshëm nga shqiptarë e të huaj, duke dëshmuar diktaturën dhe gjurmën e saj në të sotmen. Njohja në terren e vendeve të rëndësishme të kujtesës përcakton edhe itinerare të vizitueshme nga të rinj e shkollarë, për njohjen me vendet e vuajtjes së dënimit dhe ndëshkimit në komunizëm.Pas vizitës përkujtimore në kamp, me të mbijetuar e trashëgimtarë të tyre, përfaqësues të shoqatave të të drejtave të njeriut, takimi vijon në pallatin e kulturës Tepelenë, me aktivitetin e radhës për të zhdukurit, që AIDSSH organizon në bashkëpunim me ICMP dhe pushtetin lokal në Tepelenë, në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese: adresimi i çështjes së personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste”, i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Shënim: Fotot janë marrë në faqen zyrtare të Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991.

Filed Under: Featured Tagged With: Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, Kampi i Tepelenes, Nebil Cika, Simon Mirakaj

TË PËRNDJEKURIT E REGJIMIT KOMUNIST KRYEN HOMAZHE NË KAMPIN E SHFAROSJES NË TEPELENË

August 23, 2021 by s p

DIELLI

Të përndjekurit e regjimit komunist shqiptar në ditën Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit kryen homazhe nderimi e përkujtimi në Kampin e Tepelenës ku komunistët kryen shfarosje e vrasje të njerëzve e fëmijëve të pafajshëm.

Qëndrestarë të burgjeve komuniste, Autoriteti i Dosjeve, Shoqata Antikomunistëve e të Përndjekurve Politik, Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit, përfaqësues të fesë e shumë bashkëvuajtës të internuar në Tepelenë, kryen si çdo vit homaxhe e përshpirtshmëri në nderim të personave të pafajshëm që humbën jetën në këtë Kamp të tmerrshëm Internimi, vuajtjesh e persekutimi. Në kampin e llahtarshëm të Tepelenës kishte të internuar nga e gjithë Shqipëria, antikomunistë që nuk u pajtuan kurrë me regjimit kriminal të komunistëve sllavë. Të internuarit në Tepelenë ishin  familje me gra dhe fëmijë dhe të përqendruar në grupe në një kazermë në kushte çnjerëzore jetese. “Nderim në jetë të jetëve martirve tanë antikomunistë” përkujton Nebil Cika me rastin e Ditës Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare. Simon Mirakaj tregoi për ferrin komunist dhe tmerret e familjeve shqiptare në këtë kamp Internimi. Në ceremoninë e nderimit në Kampin e Tepelenës të pranishmit theksuan rëndësinë e nderimit të këtyre viktimave të pafajshme. Të përndjekurit përkujtuan qindra fëmijët e humbur të Tepelenës, që sot e kësaj dite janë pa varre. Në Kampin e Tepelenës, një kamp me tela me gjemba i ndërtuar nga regjimi komunist, 1949-1953, janë ende sot varret pa emër të fëmijëve që vdiqën nga sëmundjet, uria e kushtet e rënda të jetesës. Projekti i komunistëve ishte shfarosja në masë e popullsisë që nuk iu bind regjimit. Pasi i vrau dhe i burgosi kundërshtarët, regjimi kriminal diktatorial krijoi kampe si i Tepelenës e jo vetëm me qëllim që ti torturonte për vdekje kundërshtarët e tij. Komunistët kryen një genocid të paimagjinueshëm ndaj familjeve kundërshatre të regjimit komunist, klerit dhe intelektualëve shqiptarë. (Dielli)

Fotot u morën nga Profili i Nebi Cikës në FB.

.

Filed Under: Featured Tagged With: Gentiana Mara Sula, Nebil Cika, Simon Mirakaj

Të përndjekurit politik të diktaturës komuniste homazh pranë Memorialit Kombëtar të Internim-Dëbimeve

August 23, 2021 by s p

Dielli

Simon Mirakaj, legjenda e gjallë e qëndresës antikomuniste dhe të përndjekurit politik të diktaturës komuniste kryen nderime si çdo vit  te memoriali i të përndjekurve politikë në Lushnjë. Simon Mirakaj shkruan: “Nga takimi sot me dt.22-08-2021 pranë Memorialit Kombëtar të Internim-Dëbimeve kushtuar ish të internuarve politik shqiptar. “Ne erdhëm në Lushnjë kur shiteshte ujë me kutrove. Ato thërrisnin në pazar :”Hajde re ujë të ftohtë, dy lek gota”. Kur e blije (se Lushnja një çezmë kishte) gotën e ujit, ajo ishte e ngrohtë. Nga populli i Lushnjës ruajmë kujtime të bukura. Të gjithë këta që ishin prezent sot erdhën fëmijë në kampin e internimit, sot janë gjyshër. Në takim mori pjesë dhe kryetari i PD dega Lushnjë Sajmir Korreshi bashkë me vjehrrin e tij e mikun tonë ish-kulakun nga Ngurza Baftjar Çelën e nipin e tij. Në këtë takim ishte prezent dhe kryetari i Shoqatës anti-Komuniste të Përndjekurve Politikë z.Nebil Cika bashkë me bashkëshorten. Në këtë takim përkujtimor u mbajt edhe një minut heshtje për të nderuar kujtimin e ish të internuarëve e të burgosurve që nuk jetojnë e atyre të ekzekutuar. Ne u rritëm e u shkolluam (aq sa diktatura na lejoi, pra vetëm të mesmen) nga sakrifica e nënave tona heroina. Ato na shohin nga lart. Pushofshin në paqe” mbyll shënimin e tij Simon Mirakaj. Më tej në profilin e tij zyrtar z.Mirakaj sjell nga kujtesa emrat e atyre që u arrestuan në Saver: Ahmet Kolgjini, Vasil Kokali, Llambi Plasoti, Zydi Kasa, Emror Koleci, Shanisha Dosti, Stefan Pollo, Loli Mavro, Musa Sina, Nikoll Mernaci, Elez Hoxha, Një djal i ri Poda(17 vjeç), Spiro Gjoka, Fran Tina, Avdulla Nela, Seit Taho, Marko Spiro Gjoni(16 vjeç), Njazi Bylykbashi, Gezim Bylykbashi. Në Gjaz(Lushnje) u arrestuan: Selim Daci, Ded Gjonmarkagjoni, Haredin Nasufi(Dine Dine), Dom.Mikel Koliqi. Të arrestuar pati në Gradishtë, Grabian, Plug, Çermë etj. Emrat nuk më kujtohen të Gradishtit vetëm disa si: Mojs e Lek Mirakaj, Fatbardh Kupi, Qemal Dema, Naim Staravecka, Medi Bylykbashi. Në Plug: Kurt Kola, Evgjen Merlika. Në Çermë: Shefqet Dobra, Ahmet Kolgjini, Eqerem e Fatmir Muja, Rene Dangellia. Në Grabian: Medi Celiku, Tefta Tasi Besa, Meleq Cane, Sejat Tare, Besa Duma, Xhemil Zace, Xhem Sadria, Baki Shehu, Tahir Agolli etj. Ka dhe të tjerë por këta më kujtohen. Kemi qenë larg njëri -tjetrit (ishim të izoluar). Mund të plotesohen nga të tjerët sipas kujtesës nëpër kampet e ndryshme të internimit. Nga Savra nuk besoj se kam harruar njeri. Gradisht, Plug, Grabian, Çermë, po kam harruar.Kujt ti kujtohen emrat të mi dërgojë që ta plotësoj listën” u drejtohet z.Mirakaj bashkëvuajtësve të tij. Kundërshtarët e regjimit komunist u persekutuan gjysëm shekulli në Shqipëri thjeshtë se deshën lirinë e jo diktaturën.

Filed Under: Politike Tagged With: Nebil Cika, Simon Mirakaj, te perndjekurit

Gjirokastër, nderohen dëshmorët nacionalistë që ranë në Grehot

September 14, 2020 by dgreca

Nga Raimond Kola-*

14 shtatori shënon në Shqipëri Ditën e Dëshmorëve Nacionalistë. Në Grehot të Gjirokastrës formacione të djathta nderuan sot 36 luftëtarë mes të cilëve edhe komandantin e Ballit Kombëtar Hysni Lepenica. Pjesëmarrësit në ceremoni kërkuan nga historianët të rivlerësohen ngjarjet që lidhen me rolin e Ballit Kombëtar dhe luftën e Grehotit.

14 shtatori shënon në Shqipëri Ditën e Dëshmorëve Nacionalistë. Kjo datë lidhet me 14 shtatorin e vitit 1943 ku në një betejë në Grehot të Gjirokastrës me pushtuesit italianë që po linin Shqipërinë u vranë 36 luftëtarë të Ballit Kombëtar. Shumë prej tyre ishin udhëheqës te cetave të Ballit ndërsa në këtë betejë u vra edhe komandatin i Ballit Komebatr Hysni Lepenica. Familjarë por edhe pëfaqësues të subjekteve të djathta nderuan sot ne ceremoni të ndara të rënët. Kreytari i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politike Nebil Cika tha se nderimi për këtë ditë ishte nderim për kontributin e shquar të nacionalistëve shqiptarë në mbrojtjen e integritetit të Shqipërisë.

Këta njerëz u vranë për të mbrojtur integrtitetin tokësor, Shqipërinë etnike, lirinë dhe demokracinë. Kishin një program politik “Dekalogun” që garantonte lirinë politike dhe shoqërore dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Sot janë një frymëzim i madh dhe një shembull për ata që duan të ndryshojnë Shqipërinë.

Mes deputetëve dhe përfaqesuesve politikë të Partise Demokratike ishte edhe Myzafer Elezi. Ai tha tha se historia duhet te rishkruhet Jo vetem per betejen e Grehotit por edhe për rolin e Ballit Kombëtar

Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që janë shkruar.Janë historianët shqiptarë që pa ngacmime ,pa ndikime politike duhet të flasin për realitetin që është ndryshe nga ai që kemi mësuar në bankat e shkollës.Nacionalistët shqiptarë kishin një mision ata donin që Shqipëria të ishte e lirë dhe e pavarur.

Në një ceremoni të ndarë përfaqësues të Partisëe së Ballit dhe familjarë të Hysni Lepenicës kryen nderime në varrezat e Grehotit. Deputeti Adriatik Alimadhi tha se kjo ditë ishte e shënuar për Ballin Kombëtar.

Kjo ditë është historike sepse lidhet me ditë e dëshmorëve të Ballit Kombëtar dhe njëkohësiht me vrasjen e komandatit të pëgjithshëm të forcave të Ballit Hysni Lepenica së bashku me 36 luftëtarë të tjerë të Ballit.

Ndërsa Ridvan Mersini, përfaqësues i kësaj partie në Vlorë tha se duhej vullenti i bashkimit te nacionalistëve edhe në cermoni të tilla.

Do ishte në nderin e tyre që krah përkrah kryetarit të Ballit dhe familjarëve të vendosnin kurora së bashku.

Masakra e Grehotit vlerësohet nga burimet historike se u shkaktua nga një sulm i beftë i ushtarëve italianë që përgatiteshin të braktisnin kazermat e Grehotit pak ditë pas kapitullimit të Italisë fashiste në Shqipëri. Nacionalistët e mbledhur nga disa krahina që kishin negociuar për një dorëzim pa kushte u qëlluan në pabesi dhe 37 luftëtarë, mes të cilëve edhe Komandanti i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica humbën jetën.(Fotot:Kortezi Nebil Cika)

Filed Under: Featured Tagged With: nderohen dëshmorët nacionalistë, Nebil Cika, Raimond Kola

PËRKUJTOHEN DITËT E QËNDRESËS ANTIKOMUNISTE NË SHKODËR, SPAÇ E QAFË BAR

May 20, 2020 by dgreca

Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politik të Shqipërisë në një intervistë dhënë gazetarit Sokol Paja për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare VATRA, New York, deklaroi: “Të dënohen krimet e komunistëve dhe komunistët që janë ende në pushtet” /

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politik të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Drejtësi dhe Paqe dhe Bashkinë Shkodër organizuan një ceremoni përkujtimi në Shkodër, në qytetin më antikomunist të Shqipërisë, në nder të qëndrestarëve ndaj regjimit komunist. Takimi u zhvillua pranë memorialit që i kushtohet të njëjtës ditë, në nder e respekt të të gjithë shqiptarëve që u persekutuan nga regjimi komunist. Në data 20-21-22 maj për çdo vit përkujtohen “Ditët e Qëndresës“ antikomuniste në Shqipëri. Ky është një aktivitet që synon të përkujtojë qëndresën antikomuniste të popullit e kombit shqiptar gjatë diktaturës. Nebil Çika Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politik të Shqipërisë  u shpreh se “Kemi zgjedhur datat 20 dhe 21 maj që janë edhe fillimin e dy revoltave antikomuniste nga më të guximshmet të  burgosurve politike në burgjet e Spaçit dhe Qafë Barit që tronditet themelet e reagimit komunist. Kemi zgjedhë Shkodrën së pari se ka një memorial dinjitar kushtuar qëndresës sonë antikomuniste dhe si një nga qytetet e krahinat ku qëndresa ndaj komandimit ishte dhe është më e fortë se kudo në Shqipëri. Nga kryengritja e Malësisë, Postribës deri tek hedhja në erë bustit të Stalinit dhe maskara komuniste e 2 prillit janë me qindra ngjarje mijëra protagoniste martirë të pushkatuar, të burgosur, internuar, vrarë në kufi për shkak të qëndresës ndaj diktaturës më gjakatare në Evropë”- shpjegoi z.Çika.   

DEDIKIM PËR QËNDRESTARËT

Sipas Nebil Çikës, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politik të Shqipërisë “ditët e qëndresës i kushtohen të gjithë shqiptareve që i qëndruan diktuarës  në mënyra nga më të ndryshmet duke sakrifikuar për ketë veten e familjen. U kushtohet të vrarëve me dhe pa gjyq, të burgosurve politike, të internuarve sidomos atyre të kampeve të shfarosjes në Tepelenë, Kamëz, Krujë etje, të dëbuarve politikë, kulakëve dhe të gjithë të tjerëve që pësuan forma nga më të ndryshme persekutimi. Përkujtojmë me respekt nënat, gratë e vajzat që me sakrificë përballuan të persekutimin duke ndjekur në burgje bijtë e bijat e burgosura, vëllezërit e burrat e tyre ndërkohë që me mundim e nën presion  duhet të ushqenin e edukonin fëmijët që jo në pak arrestuar u vdisnin nga vuajtjet e uria të gjitha këto, vetëm e vetëm pse nuk iu përkulën të keqes me të madhe të popullit e kombit tonë, komunizmit. Slogani jonë është: Ne nuk harrojmë. Dhe në këto ditë ne kujtojmë krimet e komunizmit dhe drejtojmë gishtin tek autorët e tyre që jo vetëm nuk u ndëshkua kurrë por edhe janë në pushtet në nivelet më të larta të tij”. 

KRIMINELËT E DIKTATURËS ENDE NË PUSHTET

Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politik të Shqipërisë lëshoi alarmin për kriminelët komunistë që ende bëjnë drejtësi në 30 vite demokraci. Ai bëri thirrje për hetime dhe pastrime prej komunistëve të sistemit drejtësisë, qeverisë dhe hallkave të tjera të administrimit të pushtetit në Shqipëri. “Në parlament në qeverie, drejtësi, siguri kombëtare e civile etje. Të bindur që nëse nuk do të ketë drejtësi shpirtrat e martireve tanë nuk do të mund të qetësohen por edhe për faktin së autorët e krimeve të komunizmit ende në pushtet mund dhe vazhojnë të kryejnë krime duke përdorur pushtetin shtetëror ne e  theksojmë mos ndëshkimin e krimeve të komunizmit si problemin më të madh historik e aktual të vendit. Demokraci, liria, prona të tjera të drejta themelore të njeriut janë fiktive e të kërcënuara vazhdimisht deri sa autoret e shkeljes së tyre dje dhe sot janë jo vetëm të pa ndëshkuar por edhe në pushtet”- u shpreh Nebil Çika Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politik të Shqipërisë. 

TË DËNOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT

Dënimi i krimeve të komunizmit është shëndërruar në një betejë pa kthim për antikomunistët shqiptarë. Sipas Nebil Çikës, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politik të Shqipërisë: “Fatkeqësisht çdo përpjekje jonë juridike për të dënuar krimet e komunizmit është bllokuar nga drejtësia drejtuesit e së cilës janë në konflikt interesi pasi ata vetë ose prindërit e tyre autorë krimesh të komunizmit. Prokuroria ka bllokuar hetimin disa kallëzimeve penale për krim kundër njerëzimit dhe gjenocid ku mund të përmend Masakrën e Bombës në Ambasadën Sovjetike dhe ndaj ish drejtorit të Burgut të Qafë Barit Edmond Caja. Në këto kushte beteja jonë ka qenë dhe mbetet poetike, mediatike e historike pa asnjë kompromis me komunistët persekutorë. Ne në këto ditë përkujtojmë martirët tanë dhe këmbëngulim që ata të jenë modelet  e brezit të ri dhe jo kriminelët e njeriu i ri që u imponon si model shkolla dhe propaganda në Shqipëri. Nderim në jetë të jetëve qëndresës sonë antikomuniste dhe martirëve tanë” – deklaroi z.Çika.

MEMORIALI…

TË MOS HARROJMË TË SHKUARËN

Voltana Ademi, Kryetarja e Bashkisë Shkodër në aktivitetin për “Ditët e qëndresës”, mbajti këtë qëndrim institucional: “Ditët e Qendresës” në Shkodrën simbol të antikomunizmit, simbol të përballjes me diktaturat dhe neodiktaturat. Një vit nga kthimi i një borxhi për të persekutuarit dhe të përndjekurit, një vit nga vendosja e Memorialit kushtuar persekucionit dhe sakrificave të shkodranëve e shqiptarëve në 45 vite diktaturë. Në fund të një viti të vështirë për Shkodrën e Shqipërinë, që sot rrezikohen më shumë se kurrë në këto 30 vite të humbasin atë çfarë kanë arritur me shumë sakrifica e mund: Lirinë dhe Demokracinë. Sot, një ditë simbol dhe si thirrje për bashkim për të mos harruar të shkuarën, që fëmijëve tanë t’u lëmë një Shkodër e Shqipëri jo si ajo që përjetuam ne. Përpjekja e nisur në 1990-ën me etërit, duhet të vazhdojë me largimin e bijve për të zhbllokuar edhe rrugën tonë drejtë Europës së Bashkuar” – përfundoi Ademi.

Filed Under: Featured Tagged With: Nebil Cika, Qafe-Bari, Sokol Paja, Spaci

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE
  • KALATË PELLAZGE TË GANJOLLËS, PECËS E XIBRIT 

  • Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák takime në Kosovë
  • BETEJA E FUSHË-KOSOVËS 1389 DHE TRASHIGIMIA E SAJ…! 
  • President Biden and World Leaders Affirm Unity at the G7 Summit in Europe
  • KOSOVA PARA 33 VITEVE, DAULLE LUFTE TË SERBISË NË DITËN E VIDOVDANIT
  • Pikniku vjetor i AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”
  • Mundësi të barabarta? – Endërra në sirtar!
  • 20 vite më parë, Familja Mbretërore kthehej përfundimisht në Atdhe
  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT