• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY PYETJE DHE NJË THIRRJE PËR PARLAMENTIN E RI NË TIRANË DHE PËR DIPLOMATËT PERËNDIMORË ATJE

September 20, 2021 by s p

                      Kur do të dënohen, zyrtarisht, krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës  

              dhe kur do të deklarohet distancimi zyrtar nga ai regjim gjakatar?

                                                   Nga Frank Shkreli

See the source imageJavën që kaloi filloi punimet parlamenti i ri i Republikës së Shqipërisë dhe të shtunen qeveria e Kryeministrit Rama bëri betimin për një mandat të tretë katër vjeçar. Që të jem i sinqert, nuk jam shumë optimist se gjërat do të ndryshojnë, në mënyrë të dukëshme, në atë vend, pasi pak a shumë kemi të bëjmë me të njëjtit aktorë të dështuar dhe të papënduar të skenës politike shqiptare, të këtij 30-vjeçari të shëmtuar politik. 

Por, në çdo fillim të ri, është njerëzore që të shpresojmë, pasi shpresa është e fundit që humbet. Është e natyrshme që të shpresojmë e të themi, hajt, ndoshta ky është rasti, momenti.  Gjatë 20-viteve të fundit kam shkruar dyzina artikuj duke trajtuar gjëndjen e ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri dhe jam munduar të theksoj nevojën që ai vend dhe shoqëria shqiptare, në përgjithësi, të përballet zyrtarisht, njëherë e mirë me të kaluarën e saj komuniste, si obligim moral dhe një kërkesë e domosdoshme për zhvillimin e demokracisë normale në një vend ish-komunist, si Shqipëria. Veçanërisht, kam nenvijuar nevojën për dënimin zyrtar të krimeve të regjimit barbar komunist të Enver Hoxhës, ashtu siç kanë bërë shumica dërmuese (me përjashtim të Rusisë) e vendeve ish-komuniste të Evropës lindore e qëndrore.  Por, ja sot në shekullin e XXI – 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe pas ndryshimit të regjimeve komuniste në Evropë – klasa politike shqiptare “post-komuniste — ka kundërshtuar dhe vazhdon të kundërshtojë gjithnjë me kokëfortësi dhe arrogancë dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit në Shqipëri dhe refuzon të përballet me të kaluarën e saj komuniste megjithë pasojat të cilat edhe sot e kësaj dite pengojnë zhvillimin normal të një demokracie të vërtetë në Shqipëri, duke i detyruar shpërngulje masive të rinisë shqiptare për në perëndim duke e larguar Kombin shqiptar për ditë e më shumë nga endërra shekullore për të zenë vendin e tyre në sofrën e kombeve evropiano-perëndimore, aty ku e kanë vendin.  Jo vetëm që qeveritë shqiptare të këtyre 30-viteve të fundit nuk kanë dënuar krimet e komunizmit dhe kanë refuzuar vazhdimisht – në nivel zyrtar dhe personal — të përballen me atë të histori të shëmtuar.  Por, kësaj klase politike të ricikluar në pushtet për 30-vjetë, pasardhës dhe nostalgjikë të klasës kriminale komuniste të regjimit të shekullit të kaluar – i ka munguar, vullneti, guximi, ndërgjegjja dhe bindja morale që të pakën – ashtu siç kanë bërë edhe Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës të përballet me atë histori.  Kur do të caktojë Shqipëria një ditë në vit, për të kujtuar mijëra viktimat e komunizmit në atë vend, varrezat e të cilëve ende nuk dihen?  Kjo pra është edhe kërkesa ime për të disatën herë dhe e shumë të tjerëve. Që edhe Shqipëria të trajtojë krimet e komunizmit, në përputhje me vendet e tjera të Evropës ishin komuniste. 

Një barrë të madhe, për këtë papërgjegjësi morale, politike dhe shoqërore të politikës shqiptare mbajnë mbi supet e veta edhe përfaqsuesit diplomatikë perëndimorë aktualë dhe të dekadave të kaluara në Tiranë, të cilët kurrë nuk e kanë ngritur dënimin e krimeve komuniste dhe kujtimin e viktimave të atij regjimi në Shqipëri si një çeshtje morale dhe si një obligim politik i Shqipërisë si anëtare e NATO-s. TURP TË KINI për veten tuaj dhe për vendet demokratike dhe organizatat ndërkombëtare që ju përfaqësoni në Tiranë! Me heshtjen tuaj për  krimet e komunizmit dhe për nevojen e Shqipërisë për tu përballur me të kaluarën e saj të zezë komuniste, ju diplomatët perëndimorë vetëm po ndihmoni në përjetësimin e një kulture qeverisëse autoritare dhe anti-demokratike, rrënjët e të cilës janë të ngulitura thellë në ish-regjimin komunist. 

Jam i sigurt se diplomatët perëndimorë janë në dijeni të plotë së aty, në atë Shqipërinë që vazhdimisht thonë se e duan dhe e dashurojnë, një nomenklaturë ish-komuniste dhe ish-sigurimsa – shumë prej të cilëve kanë marrë mbështetjen e tyre të plotë për të siguruar detyra të rëndësishme në “demokracinë” e sotëme shqiptare — vazhdojnë të ushtrojnë kontrolle politike dhe ekonomike në të gjitha sferat e politikës, të drejtësisë dhe eknomisë, si parazitë të shoqërisë shqiptare.  Edhe pas 30-vjetë të ashtuquajtur “tranzicion”, kjo nomenklaturë pseudo-komuniste, shpesh justifikon e lavdëron ish-regjimin komunist, publikisht, si një sistem që ka bërë shumë të mira për shqiptarët, si një sistem që “ishte në anën e duhur të historisë”, sipas Kryeministrit të vendit. Nganjëherë edhe duke u mburrur publikisht me krimet e ish-regjimit kundër njerëzimit, ndërsa, njëkohësisht, glorifikojnë edhe sot e kësaj dite ish-udhëheqsit kriminalë të regjimit komunist, disa prej tyre, krenarisht, kanë zenë karrigët në parlamentin e ri. 

Në mungesë të drejtësisë gjyqësore, atëherë të pakën do duhej që drejtësia morale dhe njeërzore si dhe vlerat perëndimore nuk duhet të lejonin përjetësimin e një fryme tolerante ndaj krimeve të komunizmit në Shqipëri. Zonja e Zotëri diplomatë perëndimorë në Tiranë, heshtja juaj ndaj krimeve të ish-regjimit të Enver Hoxhës dhe ndaj mungesës së përballimit me atë të kaluar barbare të klasës politike shqiptare, për tre dekada tani, duhet të marrë fund. Heshtja e juaj në mbrojtje të të drejtave viktimave të komunizmit në atë vend, nuk është njëra prej “vlerave të përbashkëta” që ndajmë me këtë klasë politike në atë vend.  Është e turpshme që 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, qeveritë shqiptare të njëpasnjëshme, të kryesuara nga dy partitë kryesore atje, nuk kanë gjetur ende vullnetin as guximin moral që, zyrtarisht, të distancohen nga krimet e komunizmit në Shqipëri. E turpshme është gjithashtu edhe heshtja juaj ndaj këtij fenomeni të turpshëm shqiptar, të nderuar diplomatë perëndimorë.  Thoni se po punoni dhe po shpenzoni fonde të taksapaguesve amerikanë e evropianë për reformën, pa dyshim shumë të nevojshme në drejtësi, me qëllim për të luftuar korrupsionin gjithpërfshirës në atë vend.  Në rregull, por a kini pyetur kohët e fundit se pse partitë politike — përfshir atë Socialiste dhe Demokrate – nuk kanë kërkuar para zgjedhjeve të fundit nga Autoriteti i Dosjeve, pastërtinë e kandidatëve të tyre për në parlamentin e ri. Media shqiptare ka njoftuar se mund të jenë deri në 30-anëtarë në parlamentin aktual që kanë qenë ish-bashkpuntorë të Sigurimit famëkeq, ose persona, që në një mënyrë ose një tjetër, kanë qenë të lidhur ngusht me ish regjimin komunist. Kjo nuk u shqetëson ju të nderuar diplomatë perëndimorë, pasi thoni se po punoni për një “demokraci” perëndimore në Shqipëri?  Unë nuk e di se kush është më i rrezikshëm për demokracinë shqiptare, një gjykatës i korruptuar materialisht, një deputet ish-sigurims, apo një zyrtar i lartë, nostalgjik i ish-regjimit komunist!? A nuk duhet të jenë krimet komuniste çështje drejtësie?  A nuk duhet të ketë drejtësi për viktimat e komunizmit?

Sidoqoftë, unë propozoj dhe me përvujtëri i bëjë thirrje parlamentit të ri shqiptar dhe, njëkohsisht, kërkoj mbështetjen dhe aktivizimin diplomatik perëndimorë në Tiranë, për të ndryshuar sado pak këtë frymë të patoluershme në politikën dhe në shoqërinë shqiptare ndaj krimeve komuniste kundër njerëzimit – që një ndër aktet e para të këtij parlamenti të jetë dënimi i krimeve të komunizmit dhe zyrtarisht të deklarohet distancimi politik nga ish-regjimi enverist dhe nga e kaluara komuniste. Dhe në përputhje me vendet e tjera të Evropës të caktohet një ditë për kujtimin e viktimave të komunizmit ndërkombëtar, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.  Për këtë propozim e kërkojë mbështetjen e diplomatëve perendimorë në Tiranë, sepse ua kemi borxh atyre viktimave të shkreta të komunizmit shqiptar dhe sllav si dhe familjeve të tyre sot — pasi dihet se shumica e atyre viktimave janë vrarë e burgosur sepse besonin, pikërisht, në vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë. Fatkeqsisht, kjo botë është plot hipokrizi! 

Për autoritetet shqiptare në Tiranë por edhe në Prishtinë përballimi me krimet e komunizmit dhe kujtimi i viktimave të atij regjimi gjakatar në trojet shqiptare duhet të jetë një obligim solemn mbarë kombëtar shqiptar, një angazhim serioz dhe i pa hile i autoriteteve qeveritare dhe shtetërore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në qoftë se kombi shqiptar dëshiron të shkojë përpara, krah për krah me demokracitë perëndimore dhe me kombet që kanë vuajtur nga komunizmi si një hap i domosdoshëm drejt një pajtimi të vërtetë kombëtar. Një vendim i tillë zyrtar për të kujtuar viktimat e komunizmit në trojet shqiptare – në mbështetje “të kujtesës kundër harresës”, siç ka thenë shkrimtari çek Milan Kundera — kërkon kurajë morale, vendosmëri politike dhe vullnet serioz për të kujtuar ato viktima të pafajshme të një regjimi ilegal dhe shtypës, siç ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe ai sllavo-komunist jugosllav në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Përcaktimi i një date kushtuar viktimave të komunizmit në trojet shqiptare, do të lehtësonte gjithashtu edhe përballimin aq të nevojshëm të politikës dhe të shoqërisë shqiptare me të kaluarën komuniste dhe do të ndihmonte edhe në zbardhjen e krimeve të komunizmit, në përgjithësi kësaj ideologjie çnjerëzore të një regjimi të imponuar sllavo-aziatik mbi Kombin shqiptar për pothuaj gjysëm shekulli.

Frank Shkreli

— Vizatime sipas origjinalit në Kampin e Tepelenës nga piktori Lekë Pervizi, vet i internuar në atë kamp

A picture containing diagram

Description automatically generated
Diagram, text

Description automatically generated
A picture containing text, book

Description automatically generated

           Maskara e Tivarit – ende pret për drejtësi dhe zbardhjen e të vërtetës!

                 A picture containing text, outdoor, ground, horse

Description automatically generatedViktimat e masakrës së Tivarit 1945– djem të ri nga Kosova drejt masakrimit të tyre në Tivar, nëpërmjet territorit të Shqipërisë nga Kukësi në Shkodër e Tivar. I implikuar në këtë ngjarje tragjike, shteti shqiptar gjithnjë hesht për këtë tragjedi. Pse dhe deri kur?

                                        Masakra e Tivarit – GrafikëA picture containing text, book

Description automatically generated         

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, Kampi i Tepelenes

Kampi i Tepelenës është një nga faqet e errëta të diktaturës

August 24, 2021 by s p

Nga: Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991

𝐓𝐞̈ 𝐩𝐚𝐠𝐣𝐞𝐭𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐩𝐞𝐥𝐞𝐧𝐞̈

Më 23 gusht, Ditën Europiane të Viktimave të Totalitarizmit, ekipi i Autoritetit zhvilloi sot pelegrinazhin e përvitshëm në ish-kampin e internimit të Tepelenë, vend ndëshkimi gjatë regjimit komunist, 1949-1953.

Kampi me tela me gjemba i Tepelenës është një nga faqet e errëta të diktaturës, ku u mbajtën për disa vjet në kushte cnjerëzore me mijëra familjarë të kundërshtarëve të regjimit, gra, fëmijë e të moshura, të pafajshëm. Mes tyre edhe Lek Pervizi, sot në të nëntëdhjetat, që me vizatimet e tij akribike dëshmoi këtë kamp internimi, historitë e tij, madje edhe një hartë me vendvarrimet e atyre që mbetën në Tepelenë. Dëshmitë flasin për qindra jetë të humbura, që ende sot kërkohen nga familjarët.Sot, ish-kampi i internimit i Tepelenës pritet të kthehet në muze, i vizitueshëm nga shqiptarë e të huaj, duke dëshmuar diktaturën dhe gjurmën e saj në të sotmen. Njohja në terren e vendeve të rëndësishme të kujtesës përcakton edhe itinerare të vizitueshme nga të rinj e shkollarë, për njohjen me vendet e vuajtjes së dënimit dhe ndëshkimit në komunizëm.Pas vizitës përkujtimore në kamp, me të mbijetuar e trashëgimtarë të tyre, përfaqësues të shoqatave të të drejtave të njeriut, takimi vijon në pallatin e kulturës Tepelenë, me aktivitetin e radhës për të zhdukurit, që AIDSSH organizon në bashkëpunim me ICMP dhe pushtetin lokal në Tepelenë, në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese: adresimi i çështjes së personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste”, i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Shënim: Fotot janë marrë në faqen zyrtare të Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991.

Filed Under: Featured Tagged With: Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, Kampi i Tepelenes, Nebil Cika, Simon Mirakaj

DEKLARATË E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS “VATRA “*

August 22, 2018 by dgreca

– Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, MBËSHTET  me shumë forcë dhe pa asnjë ekuivok ndërtimin e një muzeu të evidentimit të krimeve të komunizmit dhe në kujtim të viktimave të pafajshme të shfarosura dhe të të burgosurve në Kampin famëkeq të Tepelenës. Vetëm Kujtesa do të shërojë plagët tona…./

1-Logo-Vatra

             Me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Përkujtim të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA nderon në mënyrën më të thellë kujtimin e viktimave të pafajshme të sistemit totalitar komunist shqiptar. Kjo ditë përkujtimore na bën të gjithëve të reflektojmë akoma më shumë për të parë nëse gjatë afro tre dekadave të demokracisë shqiptare a janë nderuar sa duhet viktimat e sistemit totalitar, e përmbi të gjitha sa mësime ka nxjerrë shoqëria jonë nga e shkuara jo e largët.

           Të shfarosurit gjatë diktaturës hoxhiste, të burgosurit, të persekutuarit e të përndjekurit mbeten sot akoma pjesa më e dhimbshme e ndërgjegjës së shoqërisë shqiptare, për të cilët jo vetëm kujtesa, por mbi të gjitha vlerësimi i pandalshëm i vuajtjeve dhe sakrificave do të ishte rruga më e mirë për kurimin e plagëve.

           Historia e diktaturës komuniste mbetet histori e cila ka në rrënjët e saj gjakun e pushkatimeve, mundimet e burgimeve të gjata dhe vuajtjet e sa a sa familjeve në kampet e internimit. Nqs ne harrojmë faktin se diktatura komuniste ishte asgjë tjetër vetëm një sistem kriminal ndaj qytetarëve të vet, atëherë do të jemi të destinuar që këto plagë të dhimbshme të mos i kurojmë dot.

           Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, MBËSHTET  me shumë forcë dhe pa asnjë ekuivok ndërtimin e një muzeu të evidentimit të krimeve të komunizmit dhe në kujtim të viktimave të pafajshme të shfarosura dhe të të burgosurve në Kampin famëkeq të Tepelenës. Vetëm Kujtesa do të shërojë plagët tona dhe vetëm Kujtesa do të bëjë të mundur që të rinjtë e sotëm dhe brezat e ardhshëm të njohin të vërtetën e dhimbshme të diktaturës komuniste shqiptare.

Nga ana e saj, Federata VATRA, e ndërgjegjshme për rolin dhe peshën e saj në mbarë botën shqiptare, si edhe me përgjegjësinë për mbajtjen sa më të fortë të miqësisë shqiptaro-amerikane shpreh publikisht gadishmërinë e saj për të kontribuar në ndërtimin e një muzeumi në kujtim të viktimave dhe vuajtjeve të ndodhura në kampin komunist të  internimeve në Tepelenë, duke bërë të mundur kësisoj që jo vetëm vatranët, por mbarë diaspora të jetë pjesë e ngritjes, shëndoshjes dhe forcimit të kujtesës sonë historike.

* Deklara e Vatrës lëshohet me rastin e 23 Gushtit, Ditës Europian  të Kujtesës për Viktimat e Stalinizmit dhe Nazizmit dhe do të lexohet nga  z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit të Dosjeve, në Përkujtesën që do të organizohet në Tepelenë.

Filed Under: Featured Tagged With: deklarate, Kampi i Tepelenes, Vatra

Kampi i Tepelenës, jo Aushvic, por Gulag ?

August 22, 2018 by dgreca

Ku gabon dhe ku ka të drejtë, Joe Dioguardi/

1-rafael

Nga Rafael Floqi /

Çdo krahasim natyrisht çalon. Dhe një letër e Joe Dioguardit drejtuar kryetarit te Bashkisë së Tepelenës, botuar jo pa qëllim tek gazeta “Dita” me nëntitull ekskluziv, është një kurth i vogël spekulativ së kësaj gazete shqiptare, apo të “Tërmetit të Votës publicitar “ ku kanë rënë edhe figura të diasporës me vlerë kombëtare. si zoti Joe Dioguardi, kryetar i LQSHA, po ku edhe për arsye emocionale të kuptueshme edhe njerëzore u indinjuan, edhe mendje të ndritura si Prof . Sami Repishti apo z. Lekë Mirakaj, i mbijetuar i tmerreve të këtij kampi, të cilët shprehin jo pa dhimbje kundërshtimin e tyre të kuptueshëm dhe të drejtë, si përjetues e përvuajtës të atij tmerri dhe që kanë mbajtur vetë apo familjarisht, mbi shpinë e shpirt, si përvoja dhe gjurmë çnjerëzore të atij ferri komunist që kaluam.

Ideja e letrës personale dhe jo publike e zotit Dioguardi bëhet mendoj, jo që të mos kujtohen viktimat e krimeve komuniste, por për ruajtjen e asaj arritje, që ai ka bërë në lobimin e tij në bashkëpunim me lobin e fuqishëm izraelit në SHBA, pa bashkëpunimin e me të cilin, nuk do të kishte pasur sukses puna lobiste në favor te çështjes kombëtare shqiptare, si ajo e Kosovës, Ky motiv i zotit Dioguardi është qëllimmirë, po i ngushtë, i lidhur me lobimin e tij dhe raportet me lobin çifut dhe jo me kontekstin e gjerë të çështjes të Kampit të Tepelenës e të jehonës së tij famëkeqe në realitetin shqiptar.

Nuk dua të bëj avokatinë e tij, por ky duket se është motivi i kësaj letre. Ideja e emërtimit te kampit si Aushvic, ka në konotacion mjaft të fortë, dhe e parë me syrin e një amerikani, apo me atë të një izraeliti amerikan, me ngjyrimin e tij ky togfjalëshit emocional “Aushvici shqiptar “ le shteg për keqinterpretime, tingëllon në veshët e diasporës izraelite amerikane, mike të shqiptarëve , “Sikur shqiptarët kanë pasur një kamp ku vrisnin çifutët”.(Sic!) Kësaj ideje kërkon t’i qëndrojë sa më larg z. Dioguardi. Ndërsa çështja e të përndjekurve që duan të kujtojnë me të drejtë viktimat e krimet e pashoqe të kampit famëkeq të Tepelenës, ndoshta, nuk është aq e prekshme për të, por është thellësisht e dhimbshme, për të tjerët që kanë kaluar nëpër ferrin komunist. Prandaj theksoj se krahasimi me Aushvicin çalon.

“Don’t compare your life to others. You have no idea what they have been through”,

Mos krahaso përvojën tënde me të tjerëve,  thoshte oratori australian Sam Cawthorn, që e përshtatur lirshëm për këtë situatë, do të përkthehej : “ Mos e krahaso përvojën tënde jetësore me të tjerëve, pasi, ti nuk e di se çfarë kanë kaluar ata”.

Joe Dioguardi dhe pse mund ta ketë studiuar, duke mos e njohur në brendësi dhe thellësi emocionalisht realitetin e thelbin e regjimit komunist në Shqipëri në këtë apel ndaj kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, shqetësimi kryesor i tij, ashtu siç shkruhet në letër, dhe në letrën sqaruese mbi të, qëndron kryesisht tek emërtimi i këtij kampi si “Aushvic shqiptar”. “Gjatë kohës që unë isha kongresmen i Shteteve të Bashkuara, e vizitova Tiranën bashkë me kolegun tim kongresist, të ndjerin Tom Lantosh. shkruan ai. Gjatë takimit prej dy orësh e gjysmë me Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alia, ne mësuam për herë të parë mbi një nga aktet më të nderuara dhe më fisnike të popullit shqiptar për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë në Shqipëri dhe ata që erdhën nga Europa Perëndimore përmes Kosovës në Shqipëri gjatë kohës së errët të holokaustit nazist. Vitet e fundit, së bashku me gruan time Shirley, jam munduar nëpërmjet iniciativave të panumërta të ndaj me publikun amerikan si dhe atë ndërkombëtar një nga tiparet më fisnike të kulturës Shqiptare, Besën, e cila na nderon të gjithëve ne. Prandaj, unë jam i shokuar dhe thellësisht i shqetësuar mbi përpjekjet e tanishme për të cilësuar qytetin Tuaj të bukur dhe historik të Tepelenës si një “Aushvic Shqiptar”. Natyrisht kjo është perspektiva e tij dhe ai ka të drejtë në opinionin e tij.

Enver -Hitler

Ajo ku gabon z. Dioguardi është se reagimi i tij ka qenë emocional dhe i përdorshëm nga ata që kanë dashur ta bëjnë palë në synimin e shtrembërimit të historisë, në  mbulimin e krimeve të regjimit të Enver Hoxhës. Mendoj se ky është këndvështrimi e perspektiva e Dioguardit dhe nuk duhet harruar se ai e ka me të dëgjuar, jo me të përjetuar, njohjen e ferrit komunist shqiptar. Ai ndoshta, nuk arrin ta kuptojë, edhe atë që thirrjet e shqiptarëve “Enver –Hitler në momentet e grahmës së diktaturës, nuk ishin vetëm një parullë për hir të rimës, a thjesht një krahasim, por një realitet në Shqipërinë Komuniste, ku në vend të vizës mund të vije kur të doje shenjën e barazimit.

Gjykoni nga këto kujtime të një ish të burgosure në atë kamp:  “Në atë vit i gjithë vendi u godit nga një epidemi shumë e rëndë gripi, që pati viktima të shumta, dhe mund të merren me mënd pasojat për Tepelenën, ku mungonte çdo lloj forme e ndihmës mjekësore, ku nuk kishte barna, ku ishte i ndaluar zjarri e vdisnin shumë, sidomos pleq e fëmijë. Mungesa e ushqimit, virusi që përhapej, të grumbulluarit në ato kazerma, na katandisën në skelete shëtitës; megjithatë duhet të ngriheshim çdo mëngjes e të shkonim në punë, kush mbeste në rrugë gjysmë i vdekur çohej në kamp nga dy shokë për krahu ose duke e mbajtur me radhë në kurriz. U sëmurën rëndë vjehrra dhe djali; për mrekulli i shpëtova ngjitjes së sëmundjes, kështu që mund t’u shërbeja kur kthehesha nga puna e gjatë natës. Filluan të përmirësohen sepse Zoti i madh vuri dorën e Tij, mbasi nuk kishim asnjë mjet me përjashtim të një barishteje që e mblidhja në mal, e zieja e me atë lëng të hidhur i jepja diçka të ngrohtë.” A ka Dante që të përshkruaj një ferr më të zi se ky ?

Hitleri apo Enveri: Kush ishte më i keqi?

Në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë, amerikanët u mësuan ta shihnin si Gjermaninë naziste ashtu edhe Bashkimin Sovjetik si të keqen më të madhe “ the great evil”. Hitleri ishte më i keq, sepse regjimi i tij përhapte tmerrin e pashembullt të Holokaustit, përpjekjen për të zhdukur një popull të tërë në baza racore. Megjithatë, Stalini ishte edhe më i keq, sepse regjimi i tij vrau shumë, shumë më tepër njerëz – dhjetëra miliona, si shpesh pohohej viktimat të pafundme të Gulagut  siberiane, ku çoheshin,  jo veç kundërshtarë politik e klasor, por edhe fshatarë të pasur kulakë. Për dekada, madje edhe sot, për të kuptuar ndjeshmërinë e SHBA ndaj nazizmit, mjafton të shohim kronikën e ditëve të fundit në TV  kur me porosi të Presidentit Donald Trump, agjencia e emigracionit dhe i kontrollit të doganave ICE, deportoi 95- vjeçarin me barelë Jakiw Palij nga shtëpia e tij në Queens, Nju Jork ,të hënën. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thonë se Palij shërbeu si roje e armatosur në një kamp vdekjeje në Poloninë e pushtuar nga nazistët dhe më vonë gënjeu zyrtarët amerikanë të emigracionit për rolin e tij në ato mizori kur hyri në Uashington pas luftës si emigrant.”

Ky mendim për dallimin në mes të dy regjimeve i parë në raportin, cilësia kundrejt sasisë – ka vendosur rregullat bazë për politikën e kujtesës në qëndrimin ndaj dy diktaturave. Madje edhe historianët e Holokaustit, përgjithësisht pranojnë se Stalini vrau më shumë njerëz, sesa Hitleri, duke u vënë nën presion më të madh, për të theksuar karakterin e veçantë cfarosësh  të Holokaustit, pasi kjo gjë e bënte regjimin nazist më të keq se ai stalinist, praktika e së cilit i zbatoi deri në ekstrem e përtej atij, Enveri i ynë. Mjafton të kujtojmë ateizmin shtetëror të pa arritur në asnjë vend komunist. Por ka edhe një dallim të madh përgjithësisht mes të dyja këtyre dy praktikave të dhunës. Nëse holokausti synonte të zhdukte një racë e të mbronte racën e vet ariane, komunizmi synonte të zhdukte një klasë të së njëjtit popull. Mësim që Enveri e çoi me vullnet deri në zgrip dhe jo pa sukses…

Diskutimi i numrave mund të na çojë në një fare indiference në përjetimin tonë për karakterin e tmerrshëm personal të çdo vrasjeje dhe tragjedinë e pakapërcyeshme të çdo vdekjeje. Ndërsa kushdo që ka humbur një të dashur, në çfarëdo kampi përqendrimi, si unë gjyshin, e di se dallimi midis zeros dhe njëshit është një pafundësi. Dhe nëse duket e vështirë për ta kuptuar këtë, po e njëjta gjë është e vërtetë edhe për dallimin në mes, për shembull, mes numrave 780,862 dhe 780,863, që është shifra më e saktë i të vrarëve në Treblinka. Numrat e mëdhenj janë të rëndësishëm, sepse ata janë një shumë e numrave të vegjël: domethënë, janë shuma e jetëve individuale të çmuara të humbura. Sot, pas tri dekadash kërkimesh në arkivat e Evropës Lindore, dhe në sajë të punës së studiuesve: gjermanë, rusë, izraelitë dhe dijetarëve të tjerë, ne mund ta zgjidhim çështjen e shifrave. Tani dimë se gjermanët vranë më shumë njerëz sesa sovjetikët dhe shqiptarët për 1000 frymë më shumë se këta të fundit. Këtu kjo çështja e cilësisë, bëhet disi më komplekse se sa ishte menduar më parë. Vrasjet masive në Bashkimin Sovjetik, apo në Shqipëri, ndonjëherë përfshinin motivime, kombëtare dhe etnike, dhe krahinore që mund të jenë disi dhe të krahasueshme me motivet naziste. P.sh, si shpjegohet që shumica e të burgosurve të Kampit të Tepelenës ishin nga Veriu i Shqipërisë dhe të besimit katolik?

Skena e historisë shqiptare të pas luftës së Dytë Botërore ishte një “carbon copy “ e historisë dhe histerisë së Stalinit. Dhe nuk ka historianë amatorë apo profesionistë, patriotë por të majtë, si miqtë e mi Auron Tare, apo historiani Pëllumb Xhufi, ky i fundit sa i thellë dhe patriot është në fushën e historisë së Mesjetës, aq i cektë dhe mbrojtës lokalist, se mos njolloset Tepelena e tij, duke u bërë kështu verbërisht në një mbrojtës dogmatik të fshehjes së realitetit të zymtë të një periudhe të errët të diktaturës së Enver Hoxhës. Ndaj nuk është në nderin e Xhufit e Milos qëllimisht, dhe as të Dioguardit pa qëllim me gjithë meritat që kanë, që mbrojnë apo të klasifikojnë për çdo motiv një çështje të pambrojtshme, terrorin e komunisteve shqiptarë dhe gjenocidin mbi baza të afërsisë biologjike të gjakut. Dukuri e cila edhe për shkak të traditës kanunore dhe klanore të një vendi të vogël si Shqipëria u çua në ekstrem. Marksi fliste për luftë ekonomike klasash dhe ajo u shndërrua në Shqipëri në luftë biologjike ndaj fisit, familjes, genit.

“Një fushë përqendrimi e pune të detyruar, një kamp, i populluar nga dymijë qenie njerëzore të ardhur, pothuajse të gjithë nga Veriu i Shqipërisë: pleq, gra, fëmijë, të shkulur në pak orë nga shtëpitë e tyre e të grumbulluar në pesë kazerma, shkuan Elena Merlika Kruja në një dëshmi nga kampi E të mendosh se atëherë e gjithë popullsia shqiptare nuk arrinte në një milion! Vendi i zgjedhur ishte llogaritur deri në hollësitë më të imta: një ultësirë e gjerë, gati si një fushë e vogël beteje, e rrethuar pikërisht nga kazerma, bazë prapavije e ushtarake për ushtrinë italiane gjatë luftës italo – greke në vitet e luftës së dytë botërore. Për rreth nuk shiheshin veç male, një erë e akullt gjatë dimrit na e bënte jetën të pamundur, tela me gjemba kudo, ndalim i rreptë për të ndezur zjarr për t’u ngrohur me rrezikun për të mbetur, të lidhur, gjithë natën jashtë në ngricë”.

Ndoshta kampi i Tepelenës nuk ishte ndërtuar qëllimisht për të zhdukur njerëz si “Aushvici” , por aty, pavarësisht se s’pati krematoriume  janë zhdukur njerëz të pafajshëm, gra, pleq, fëmijë, thjesht pse kishin lidhje, gjaku, fisi, geni me kundërshtarët e tyre politik.

Megjithatë pavarësisht motivit dhe mos njohjes së çështjes, apeli i Dioguardit, me dashje a  pa dashje, ku shkruan “Prandaj unë ju nxis, me autoritetin e Kryetarit te Bashkisë së Tepelenës të tërhiqni mbështetjen për memorialin Kompleks i cili në mënyrë të falsifikuar përshkruan “Memorialin e Kampit Shfarosës të Tepelenës”. Dhe, meqenëse Këshilli i qytetit tuaj ka kaluar një “rezolutë” mbi të ashtuquajturin “Memorial i Kampit të Shfarosjes të Tepelenës”, unë Ju nxis që zyrtarisht të anuloni një vendim të tillë dhe, në se do të ishte e nevojshme, të linit popullin e Tepelenës të vendosë nëpërmjet një referendumi lokal nëse një njollë e tillë e pashlyeshme do të vendosej në qytetin e tyre të bukur dhe historik.”, barazohet me qëndrimet e historianëve dogmatikë.

“Enver –Stalin, pionierët duan lirim!”

Mosnjohja nga ana e z. Dioguardi, nuk është argument justifikimi, siç thotë me të drejtë prof. Sami Rrepishti, , Ph.D ish i burgosun politik (1946-56).por indinjata e tij, sado e justifikuar, duket e tepruar “Kur shprehet :Letra ashte nji akt tradhtie te pabesueshme nga nji persone qe njeh mire situatën “. Por kjo është thellësisht e kuptueshme kur ai shkruan “Ne emën te nanës sime Hava Bushati-Repishti, te motres sime Hadije Repishti (14) dhe te vellaut te vogël Vehbi Repishti (11) denoj pa asnji mëshirë këtë akt skandaloz, ofendues, dhe nji thike mbas shpine per viktimat, shumica e te cileve kane qene femij te parritun akoma, dhe foshnje fare”.

Kush e ka jetuar, parë e dëgjuar ferrin që siç e përshkruhet në një dëshmi të një të mbijetuari në kampin famëkeq të Tepelenës që po e sjellim këtu :”Vetëm me 400 gramë bukë. Nuk vonoi shumë dhe ra tifo e dizenteri njëherësh. Filloi vdekja në seri. Ambulancë dhe ilaçe nuk kishte. Vend i izoluar, pyll, epidemi. Ishte krijuar një skuadër vetëm për të hapur varre. Ajo shkonte për të hapur 2-3 varre e pastaj lajmëroheshin që të hapnin edhe një tjetër, edhe një tjetër… Kishte raste, 5-6 varre në ditë”, e di se e vërteta duhet mbrojtur.

Ndërsa në një bisedë një i njohuri i im i arratisur nga Vermoshi. Z. Nikollë Hysa, më tregonte se vetëm nga fshati Vermoshi i Prekë Calit, kishte 65 familje të izoluara në këtë kamp fatkeq me tregonte histori sureale, makabre nga jeta në atë kamp. Të papërfytyrueshme. “Një grua kishte dy binjakë si drita. Nga kushte e këqija nga të ftohtit nga mos ushqimi i vdes një foshnjë. Gratë e varrosin atë jashtë në oborr. Të nesërmen në gjumë vdes vetë nëna, ndërsa binjaku i mbetur pinte gji nga nena e vdekur”. A ka tragjedi greke që mund ta përshkruaj këtë skenë? Apo skenën e nënës që e pat zhvarrosur tre herë foshnjën e saj nga varri, sa herë që rojet e ndryshonin kufirin e rrethimit të kampit. Pasi donte të linte një shenjë që nëse dilte një ditë nga ai ferr, të kishte mundësi ta gjente, ashtu si edhe e gjeti varrin vetëm pas viteve 90-të, pasi e kishte varrosur pas një peme. Por Nikolla tregon edhe një skenë paradoksale që siç duket çoi në mbylljen e kampit.” Ishte mësuar se kampin do ta vizitonin këshilltarët ushtarakë sovjetikë, thotë ai . Dikush i organizoi fëmijët dhe me të hyrë disa nga oficerët sovjetikë, fëmijët e uritur, të mjerë, të dërmuar thërritën në kor një lutje një thirrje për jetën për diktatorin që t’u shpëtonte shpirtrat: “Enver –Stalin, pionierët duan lirim!”

Thirrjet duket që prekën edhe vetë sovjetikët gjë që kuptuan se nxënësi Enveri ia kishte kaluar mjeshtrit Stalin, gjë që çoi më vonë, edhe në mbylljen e kampit. Dikush sot thotë se atje “nuk ka qenë edhe aq keq”, ndërsa një ndër pinjollët e ish-udhëheqjes komuniste, njëkohësisht edhe viktimë e saj, Bashkim Shehu, i biri i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, në një intervistë të kohëve të fundit do të shprehej se në atë kamp ishte më keq, se burgu ku ai kishte vuajtur dënimin dhe se vdekshmëria foshnjore ishte aq e lartë, saqë vetë ata që e kishin ngritur vendosën ta mbyllnin.

Holokaustin e filluan nazistët e përfunduan komunistët

Që prej debatit për kampin e Tepelenës, ky i fundit është kthyer në simbolin e vuajtjes çnjerëzore nën komunizëm. Për t’i dhënë më shumë dritë, jo vetëm këtij debati, por edhe persekutimit komunist në këtë zonë të Shqipërisë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit organizoi në datën 20 gusht ekspozitën me titull “Persekutimi komunist në zonën e Tepelenës”. Ky shihet si një hap pozitiv. Por duhet bërë më shumë. E keqja është e njëjtë. por reagimi dhe qëndrimi është i ndryshëm. Ndërsa në SHBA një nazist dëbohet në barelë me gjithë moshën 95 vjeçare, edhe pranohet vetëm për motive morale nga Gjermania, edhe pse nuk kishte lindur në Gjermani por në Poloni, më thoni në Shqipëri se cilit, nga ish-funksionarët apo rojet e burgut të Tepelenës, i ka hyrë gjembi në këmbë.  Edhe pse vendet ish komuniste të BE-së kanë reaguar, Shqipëria do të ndahet e fundit nga e shkuara e saj komuniste.

Gjatë Presidencës hungareze të BE-së të vitit 2011, një nismë hungareze-lituaneze- polake rezultoi në marrjen e ministrive të drejtësisë nga BE-ja, duke pranuar një dokument që lidhet me kujtimin e regjimeve totalitare. Kjo ditë u shpall më 23 gusht. Që nga viti 2011, çdo vit një vend europian organizon një konferencë kushtuar Ditës Evropiane të Kujtimit. Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, e njohur si Dita e Shiritit të Zi në disa vende, e cila është vërejtur më 23 gusht, është dita ndërkombëtare e përkujtimit për viktimat e ideologjive totalitare, veçanërisht regjimet totalitare komuniste, stalinizmin, nazizmin dhe fashizmin. Kjo datë u zgjodh në kujtim të Paktit Molotov-Ribbentrop, një nënshkrim pa agresion, i vitit 1939 midis BRSS-së dhe Gjermanisë naziste.

Atëherë duke u kthyer çështjes sonë. Kur në thelb të dy regjimet, si ai i së majtës ekstreme dhe te djathtës ekstreme takohen. Pasi nazizmi edhe në emër ishte Nacional Socializëm. Pra kur në thelb janë e njëjta e keqe. Pasi në praktikë duket se edhe holokaustin nazistët e filluan dhe komunistët e përfunduan. Pra meqë është e keqe e ngjashme, pse të mos e quajmë Kampin e Tepelenës, si Gulagu i Enver Hoxhës?  Në fund të fundit është një krahasim që është më afër realitetit politik dhe në këtë aspekt.

Por ka edhe për një arsye tjetër, ku ky krahasim çalon  në qëndrimin ndaj viktimave, se ishin po ata shqiptarët të Besës që ruajtën çifutët nga nazizmi, dhe këto me fakte, më të pabesët, që spiunuan po shqiptarët tek gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i dërguar në Kampe Përqendrimi ku gjetën vdekjen, apo që spiunuan, vranë, torturuan, shkatërruan këdo që guxonte të mendonte ndryshe tek organet e diktaturës komuniste. edhe pse ishin të së njëjtës racë e gjak. Pse kur Partia zëvendësoi edhe Besën edhe zotin, kjo puna e Besës ndaj çifutëve duket si një mit, apo diçka tjetër ?

Por le t’i kthehemi edhe një herë letrës së Dioguardit, me gjithë rezervat, në fund të fundit duket se ka të drejtë në një gjë, siç thotë një proverb amerikan” The fastest way to kill something special, is to compare it to something else”.  ( Rruga më e shpejtë për të vrarë diçka të veçantë, është ta krahasosh atë me diçka tjetër.)

Ndaj jo AUSHVIC, por GULAG!

Filed Under: Politike Tagged With: jo Aushvic, Kampi i Tepelenes, por Gulag ?, Rafael Floqi

PERSE NUK ESHTE E PAPRITUR LETRA E ISH KONGRESMENIT DIGUARDI?

August 19, 2018 by dgreca

1 Pellumb LamajNga Pellumb LAMAJ/

Ka disa dite qe ne rrjetet sociale si ne Shqiperi dhe ne mergate po flitet per nje leter qe ish-kongresmeni Joe.DioGuardi u ka drejtuar autoriteteve shqiptare ne lidhje me vendimin e keshillit bashkiak te Tepelenes per te nderuar e kujtuar Kampin famkeq te Tepelenes ,kamp ku u internuan e u syrgjynosen familjet me patriote,fisnike e antikomuniste te shqiptareve.Permbajtja e kesaj letre ka si qellim jo vetem mohimin e ketij kampi famkeq,por mbi te gjitha mohimin e te vertetes se hidhur gjysem shekullore te gjenocidit sllavokomunist ne Shqiperi.Kjo leter merr nje rendesi edhe me te madhe dhe ka terhequr vemendjen jo vetem te viktimave e krimineleve, por te te gjithe shqiptareve per vet faktin se vjen nga Amerika, vendi ku shqiptaret historikisht kane drejtuar syte e kane mbajtur gjalle shpresen, vjen nga nje ish kongresmen, nga DioGuardi, qe ka qene nje figure qendrore per emigracionin shqiptar ne momente historike dhe natyrisht ka luajtur rolin e tij si politikan amerikan ne ngjarjet e Kosoves.Personalisht mua qe e njoh nga afer dhe kam komunikuar ne sherbim te ceshtjes kombetare e kauzes se drejtesise nuk me ben aspak pershtypje kjo leter per shume aresye….
Para se gjithash Dio.Guardi ka qene nje figure politike qe ka bere mbi te gjitha politiken e shtetit amerikan dhe ka ndjekur karieren e tij politike natyrisht duke u mbeshtetur ne mergaten dhe fondacionin shqiptar dhe pse jo duke perfituar prej tij ne shume raste.Te gjithe komunitetet kontrollohen dhe perfaqesohen nga ‘dikush’ dhe ky ‘dikush’ ka qene Dio.Guardi per shqiptaret, por shqiptaret te braktisur,zhgenjyer,percare e ndeshkuar nga politikat dhe pazaret e me te medhenjeve ne histori,pa mundur te zgjedhin ne krye e te bashkohen prane udheheqesve te tyre shpirteror, shpeshe here jo vetem kane kapitulluar ndaj te huajve, por kane treguar dhe shkalle inferioriteti dhe i kane bere Perendi duke i ndjekur nga pas deri ne verberi.
Kujtesa historike eshte ushqimi i shoqerise dhe pasqyra e nje kombi dhe kush e shkaterron ate me dashje ao pa dashje ,ben krimin me te madh te te gjitha krimeve.Ne boten perndimore mohimi holokaustit denohet me ligj,por vendet perendimore kete privilegj e kane vetem per veten e tyre.Aresyeja qe Joe.Dio. Guardi dhe te tjere si puna e tije sot bejne te tilla deklarata te papergjegjeshme qe lendojne jo vetem shpirtin e viktimave por dhe atyre pak te mbijetuareve qendron ne faktin e pamohuar, se bota e qyteteruar, nuk mbajti qendrim ndaj krimeve te sllavokomunizmit qe ja kaluan qindra here krimeve te fashizmit e nazizmit e ne me te shumten e rasteve bashkepunoi dhe i trajtoi si te privilegjuar.Kjo ishte dhe aresyeja qe nuk u be nje gjyq i dyte i Nyrembergut
Le te sherbej kjo leter dhe ky qendrim i Dio.Guardit si nje mesim dhe mesazh per shqiptaret se politika dhe politikanet e huaj nuk kane as sens drejtesie, as miq,as armiq por vetem interesa. Eshte detyre e vet shqipetareve te mbajne gjalle kujtesen e tyre historike.
I huaj mbetet i huaj
O te mjere
Nuk ka miq,
As armiq perhere
Kudo qe shkel
Kerkon nje uturak
E pasi mbush barkun,
Nis e shfryn rehat
E ju ne pritje
Mbeteni gjithe jeten
Skllever te perjetshem
I ketij mallkimi te vjeter….

Filed Under: Analiza Tagged With: Kampi i Tepelenes, Letra e DioGuardit, Pellumb Lamaj

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE
  • KALATË PELLAZGE TË GANJOLLËS, PECËS E XIBRIT 

  • Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák takime në Kosovë
  • BETEJA E FUSHË-KOSOVËS 1389 DHE TRASHIGIMIA E SAJ…! 
  • President Biden and World Leaders Affirm Unity at the G7 Summit in Europe
  • KOSOVA PARA 33 VITEVE, DAULLE LUFTE TË SERBISË NË DITËN E VIDOVDANIT
  • Pikniku vjetor i AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”
  • Mundësi të barabarta? – Endërra në sirtar!
  • 20 vite më parë, Familja Mbretërore kthehej përfundimisht në Atdhe
  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT