• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2018

LETËR E HAPUR HIRËSISË SË TIJ ANASTAS JANULLATOS

January 19, 2018 by dgreca

*Ju lutem, Hirësi, si klerik që keni marrë shtetësinë shqiptare, do t’ju lutesha që të filloni të mbani meshë përkujtimore për këto viktima të pafajshme në mos në çdo fshat të paktën në çdo qytet si  Bilishti, Korça, Erseka, Përmeti, Leskoviku, Gjirokastra e Saranda./

Nga Goni Vangjel Treska/

Shumë i Përndershëm Hirësi Anastas Janullatos, tani që iu dha prej Presidentit të Republikës së Shqipërisë shtetësia shqiptare, po ju shkruaj që Ju Kryepeshkopi i Kishës Shqiptare Autoqefale Orthodokse të filloni e të mendoni edhe si shqiptar, për të kërkuar disa të drejta për popullin shqiptar, të cilat nuk i keni ndjerë më parë si detyrime morale e shpirtërore.1 Janullatos

E kam fjalën për vlerësimin që duhet t’ju bëni krimeve antinjerëzore që kreu ushtria e rregullt e shtetit grek:

  1. Në vitin 1878 kur dogji e shkatëroi kalanë dhe qytezën e Lëkurësit mbi Sarandë;
  2. 2. Për djegien e mijëra shtëpive dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në vitet 1914 dhe 1916 në fshatra të Korçës, Kolonjës, Përmetit, Gjirokastrës e Sarandës. Këta shqiptarë të pafajshëm u masakruan, vetëm sepse ata kur ushtarët grekë i pyesnin: Iste helines? (Je grek?), u përgjigjeshin: Jam shqiptar orthodoks. Këto krime janë të dëshmuara jo vetëm prej ne pasardhësve të atyre viktimave, por edhe në gazetën “KOHA” që botonte Mihal Gramenua në Korçë më 1914, në shumë relacione të misionarit amerikan Kenedy që shërbente në vitet 1913-1914 në Korçë, në revistën “YLLI I MENGJEZIT” që botuan motrat Qiriazi në Boston MA më 1917, në artikujt e z. Gani Vila, Bejtulla Destanit dhe në librin e studiuesit Kosta Papa “Barbaritë Greke në Shqipëri”, etj.

3. Barbaritë e ushtrisë greke u pasuan edhe nga barbari të tjera në krahinën pjellore të Çamrisë, e cila iu dha padrejtësisht shtetit grek kur u ndanë kufijtë më 1913. Në Çamëri barbaritë filluan më 1924 dhe vijuan deri në janar të vitit 1945, kur gjithë pjesa myslimane e asaj krahine u shfaros me pleq, fëmijë dhe nuse shtatzëna, të cilët kuptohet se nuk mund të ishin bashkëpunëtorë të pushtuesve gjermanë, si i akuzoi propaganda shoviniste greke. Këto viktima nuk janë disa mijëra, por disa dhjetëra mijëra shqiptarë të vrarë e të shpërngulur nga shtëpitë dhe tokat e tyre atërore.

Ju lutem si klerik që keni marrë shtetësinë shqiptare të filloni të mbani meshë përkujtimore për këto viktima të pafajshme në mos në çdo fshat të paktën në çdo qytet si  Bilishti, Korça, Erseka, Përmeti, Leskoviku, Gjirokastra e Saranda.

Është në nderin tuaj të kërkoni që në këto qytete të Shqipërisë dhe në qytetet Filat, Margëlliç, Igumenicë, Pargë të Çamerisë të kërkoni që të ngrihen memoriale në kujtim të viktimave shqiptare që shkaktuan ushtëritë e shtetit fqinj grek.

Miqësia midis Shqipërisë dhe Greqisë do të forcohet jo duke ndërtuar vorreza e memoriale në tokat shqiptare të disa ushtarëve grekë që ranë në luftën Italo-Greke jashtë kufirit të Greqisë më 1940, që u sollën si pushtues, por duke ndërtuar memorialet për viktimat që shkaktoi ushtria greke në popullin shqiptar, si ushtri e një qeverie shoviniste. Akte të tilla bëjnë pjesë në krimet kundër njerëzimit, të cilat çdo qeveri demokratike greke duhet t’i dënojë, aq më tepër ju si Kryepeshkop i Kishës Shqiptare Autoqefale Orthodokse.

Filed Under: Politike Tagged With: Goni Vangjel Treska, Kryepeshkopit Janullatos, leter

VATRA NIS VEPRIMTARITË PËR 550 VJETORIN E HEROIT KOMBETAR

January 19, 2018 by dgreca

1 Vatra– KISHA “ZOJA E SHKODRËS” NË NJU JORK, NË BASHKËPUNIM ME FEDERATËN VATRA, ORGANIZUAN SIMPOZIUMIN KUSHTUAR 550 VJETORIT TË VDEKJES SË HEROIT KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU ME 17 JANAR/2 Hymnet* Kryetari i Vatrës: Ne shqiptarët e Amerikës duhet të kapemi fort pas mesazhit që na ka lënë Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbe- BASHKIMI!Të gjithë duhet t’i lëmë mënjanë ndasitë sepse sfidat e mëdha që ka përpara Kombi, kërkojnë Bashkim.1 dom PjetriNga Dalip GRECA/*1 DritaniTë Të mërkurën me 17 Janar, në ditëvdekjen e 550 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu nisën veprimtaritë e përbashkëta të komunitetit shqiptar në Nju Jork, ku Federata Panshqiptare e Amerikës në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” ishte bashkëorganizatore e Simpoziumit shkencor.1 Teuta

Veprimartitë kanë nisur në orën 5 pasdite me Meshën Përkujtimore kushtuar Heroit Kombëtar. Famullitari i palodhur me shpirt Atdhetar Dom Pjetër Popaj, ka përcjellë mesazhin e Meshës dhe ka prezantuar Ipeshkëvin e Mirditës Imzot Gjergj Meta për Meshën përkujtimore.1 Marku
Imzot Meta ka përcjellë mesazhet e jetës dhe vepërës së Heroit Kombëtar, duke u ndalur në mesazhet e Lirisë, bashkimit dhe të vizionit Perëndimor të udhëheqësit Legjendar të shqiptarëve, që për 25 vite u bë simbol i qëndresës dhe mbrojtjes jo vetëm të trojeve të Arbërit por edhe të qytetërimit Perëndimor.26814662_1923297887699143_1338217256060859370_n
Në Meshë ishte i pranishëm edhe Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, zv. Kryetari Agim Rexhaj, me bashkëpunëtorë si dhe shumë vatranë.1 Idrizi
Po ashtu merrte pjesë edhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës zonja Teuta Sahtacia, diplomati nga Misioni Shqiptarë pranë OKB Arben Idrizi e të tjerë.
Në Qendrën Kulturore “Nëna Terezë” është organizuar Simpoziumi kushtuar heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Hymnet Kombëtare janë intepretuar nga artisti Frederik Ndoci.
Dom Pjetër Popaj ka uruar ligjërusit për Kumtesat e tyre të përgatitura me këtë rast, si dhe pjesmarrësit e shumtë dhe ka përcjellë mesazhin për Heroin Kombëtar: Ne, sot flasim shqip falë heroit tonë. Po ahstu ,falë heroit tonë, kemi simbolet tona kombëtare,Flamurin tonë kombëtar; falë Heroit- gëzojmë shumë nga mirësitë kombëtare që kemi sot. Ne gëzojmë emrin shqiptarë falë atyre 25 viteve lufte dhe qëndrese të Heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tha famullitari dom pjetër Popaj.
Fjalën e hapjes në emër të Komisionit përgatitor e ka mbajtë Kryeredaktori i revistës”Jeta Katolike” z. Mark Shkreli.
Në fjalën e hapjes z. Shkreli ndër të tjera tha: Është nder tepër i madh për mua që Komisioni përgatitor më ka besuar detyrën e hapjes së këtij Simpoziumi Shkencor, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Kryetrimit tonë kombëtar, të madhit dhe të veçuarit, Gjergj Gjon Kastritotit-Skënderbeut….Që nga Viti i Ri 1468, Skënderbeu, bashkë me “Fisnikët e Arbërit”, që i kishte ftuar, sikur kishte bërë më 2 mars 1444, filluan këshillimet për t’u përgatitur për të sulmuar kështjellën turke të Elbasanit. Por, në ato ditë, siç na thotë jetëshkruesi i tij, Prifti Marin Barleti, “…e zunë një palë ethe të rënda…”. Është titulli i një filmi, “Ushtarët vdesin me çizmet mbathur”. Edhe pse me ethe të rënda, kur i thanë se turqit do të sulmonin Shkodrën afër lumit Kir, ai u çua në këmbë, u vesh me rrobat luftarake, por nuk mundi të hyp mbi kalin e tij. U kthye në shtrat për mos t’u ngritur më. I rrethuar nga fisnikët dhe familja, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu vdiq, para 550 vitesh, më 17 janar 1468. Françeskani Dhimitër Frangu, miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Heroit tonë Kombëtar, thotë: “…ra i sëmurë nga një ethe e fortë… Më në fund, duke ndjerë vdekjen fare pranë, thirri rreth vetes kapedanët dhe pati me ta një bisedë të gjatë. Ata u përlotën…” (Dh. Frangu, fq. 63).
Duke përcjellë Mesazhin e Heroit Kombëtar z. Shkreli komentoi: Sikur i pati bashkuar fisnikët para vdekjes së tij, pas 550 vitesh, Ai vazhdon t’i bashkojë shqiptarët kudo që janë, në trojet tona dhe në diasporën anë e mbanë botës.
Dy qeveritë e shteteve shqiptare, në Tiranë dhe Prishtinë e kanë shpallur Vitin 2018 – Viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbe.
Edhe Kisha Katolike, në Shqipëri dhe Kosovë, e ka bërë të njëjtën gjë. Kudo po organizohen konferenca, simpoziume, seminare, mbrënje solemne, për ta përkujtuar këtë “super-njeri” të kombit tonë. Poashtu, skikur bëmë ne sot, për shpirtin e Gjergjit gjatë vitit do të kremtohen edhe meshë të shumta.
Duke u kthyer pas në përkujtimet e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit, kur Diaspora shqiptare e Amerikës dhe Europës u bashkuan nnë Romë, z. Shkreli solli mesazhin e Papa Gjon Palit të VI, që mori pjesë aktive në ato festime përkujtimore:- Papa Pali VI, më 1968 mori pjesë aktive gjatë manifestimit 4-ditorë në nder të 500-vjetorit të Skënderbeut. Janë të paharrueshme fjalët e tij me atë rast:“Ne ju shohim me kënaqsi, pse e dijmë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i gjithmonëshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burrënisë “.
Mandej,theksoi Shkreli, Papa na porosit që këto vlera të trashëguara t’i ruajmë dhe t’ua lëmë trashëgim breznive të reja duke thënë:“Fatosi Skënderbeg ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive: ai ua ka lënë si trashëgim, bashkë me miqësinë e miqëve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët kjo Seli Apostolike gëzohet që bën pjesë, mbasi e numëron veten ndër ata që kurrë s’i dolën fjale. Këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në roje trashëgim të shënjtë në Atdhe dhe në mërgim”, dhe përfundon porosinë:“Uroj që kjo trashëgimi të japë mundësi dhe meritim, që të jeni element kuptimi dhe paqeje ndërmjet fisesh e gjuhësh të ndryshme. Këso dore do të rindërtohet testamenti i Skënderbeut dhe Atdheu i juaj do të shkëlqejë me meritime të reja, Atdheu i juaj, të cilin na e kemi aq fort për zemër dhe që e bekojmë me dashuri atënore.”..
Në emër të komisionit përgatitor z. Mark Shkreli ka falenderuar famulliatrin e Kishës “Zoja e Shkodrës”, të përndershmin Dom Pjetër Popaj, pa të cilin ky takim nuk do të ndodhte; Kryetarin e Vatrës, z. Dritan Mishto për bashkëpunim në organizimin e këtij simpoziumi; Komisionin Përgatitor dhe koordinatorin z. Leonardo Berishaj; Qendrën “Nëna Tereze” dhe drejtorin z. Marjan Cubi; Grupin “Drita” me në krye z. Mark Berishaj; Dekoruesin e ambientit piktorin-skenograf z. Astrit Tota; dhe “Last but not least”, falënderoj ju, të nderuar bashkatdhetarë që keni marrë mundimin për të ardhë edhe pse sot është ditë pune dhe moti nuk është shumë i volitshëm.
Në veçanti, ai falenderoi kumtuesit e pranishëm, Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Dr. Azeta Kola, Dr. Pashko Camaj, si dhe z. Fahri Xharra nga Kosova, i cili për arsye shëndetsore nuk mundi të ishte fizikisht.
Moderator i Simpoziumit ishte z. Mhill Velaj, nënkryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane.
Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra ka përshndetur Kryetari i saj z. Dritan Mishto. Ndër të tjera kryetari i Vatrës tha se është kënaqësi që të përshëndes bashkëorganizatorët, Kishën Zoja e Shkodrës, famullitarin Dom Pjetër Popaj, Imzot Gjergj Metën, komisionin, ligjërusit dhe të gjithë pjesmarrësit në këtë simpozium. Me këtë rast, tha z. Mishto, shpreh angazhimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra për bashkëpunim me komunitetin për veprimtari të tjera të përbashkëta.
Nga Simpozium, theksoi Kryetari Mishto, ne shqiptarët e Amërikës. duhet të kapemi pas mesazhit që na ka lënë Heroi ynë kombëtar; BASHKIMI!Ndaj të gjithë ne duhet t’i lëmë mënjanë ndasitë sepse sfidat e mëdha që ka Kombi, kërkojnë Bashkim. Së pari kërkohet Bashkimi i Diasporës për të realizuar synimet tona Kombëtare, përfundoi kryetari i Vatrës.
Konsullja e përgjithshme e Kosovës, zonja Teuta Sahatcija ka falenderuar organizatorët për fetsën dhe i ka përgëzuar ata për organizimin e veprimtarive dhe ka bërë thirrje për të qenë ët bashkuar si komunitet në veprimtari të përashkëta.
Ka përshëndetur edhe zv. ambasadori i Misionit Shqiptar në OKB, z. Arben Idrizi.
Një përshjëndetje të vecantë u ka drejtuar pjesmarrsëve dhe organizatorëve edhe një mysafire e vecantë, pjesë e gjakut arbëror, sic u shpreh ajo, që edhe pse nuk mund ta fliste shqipen, e ndjente veten arbërore. Zonja Victori Muzakaj Murphy, që kishte ardhë nga Teksasi në Nju Jork për të ndjekë veprimtaritë për Heroin, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tha se ishte pjesë e Trungut të Muzakajve, dhe kishet një gjak, atë arbëror.
Këshilltari i Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj, ka përshëndetur dhe ka përcjellë mesazhe bashkimi. Veprimtari Xhevat Kukaj ka recituar një poemë kushtuar Heroit Kombëtar dhe betejave të tij 25 vjecare, që lartësuan racën arbënore përballë turqëve pushtues.
Pjesmarërsit ndoqën Kumtesat e përgatiura nga Profesori Romeo Gurakuqi, dr. Azeta Zhabjaku Kola, Dr. Pashko Camaj si dhe studiusi Fahri Xhara-lexuar prej Mhill Velaj(Kumtesat i gjeni në Dielli online). Pjesmarrësit shijuan në fund edhe ushqime tradicionale si dhe verën Stone Castel, dhuratë nga biznesmeni Rrustem Gecaj.

  • Per me shume fotografi shkoni ne Facebook

 

Filed Under: Featured Tagged With: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, 550 vjetori, dalip greca, Vatra, Veprimtarite

Tiranë-Athinë, nis raundi i dytë i bisedimeve

January 19, 2018 by dgreca

-Mes palëve qëndrojnë problem të hershme dhe të reja, që nga mbajtja formale në fuqi nga ana e Greqisë e ligjit të luftës, çështja came, apo dhe ajo e përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve./

1 Bushati Kotzia

Në qytetin e Korçës ka nisur sot raundi i dytë i bisedimeve mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje një sërë problemesh të mbetura pezull mes dy vendeve. Takimi i parë mes ministrit shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias u zhvillua në Kretë, në muajin nëntor. Rreth atij takimi pati vetëm një deklaratë të përbashkët ku nuk u dhanë detaje, por saktësohej se “gjatë bisedimeve të cilat u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, është bërë një punë substanciale”. Të dy ministrat e konsideruan nisjen e dialogut si “një hap të rëndësishëm përpara”, duke nënvizuar se “përpjekjet për të gjetur zgjidhje afatgjata mbi problemet e trashëguara do të vijojnë”.

Edhe për takimin e Korçës që do të zgjasë deri të dielën gjithashtu nuk ka asnjë informacion, ndërkohë që në intervalet mes dy raundeve, siç deklaroi pak kohë më parë dhe kryeministri Edi Rama “bisedimet kanë vazhduar me intensitet në nivel ekspertësh”.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë shoqëruar prej kohësh me ulje ngritje të theksuara. Mes palëve qëndrojnë problem të hershme dhe të reja, që nga mbajtja formale në fuqi nga ana e Greqisë e ligjit të luftës, çështja came, apo dhe ajo e përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve.

Pas nisjes së bisedimeve dypalëshe, Tirana ka dhënë sinjalet e para, duke rihapur çështjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke. Pak javë më parë Qeveria mori vendimin për ndërtimin e varrezës së dytë në Bularat, pas asaj të ngritur në Këlcyrë vite me parë, si pjesë e një marrëveshjeje mes dy qeverive të firmosur në vitin 2009. Në prag të Krishtlindjeve të shkuara, presidenti Ilir Meta, i dha nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit të Kishës ortodokse shqiptare Janullatos, një vendim i cili u prit me entuziazëm në Athinë.

Nga ana tjetër, në deklaratat e tij në shtypin grek ministri i Jashtëm Kotzias është shprehur optimist për ecurinë e dialogut. Ndërsa më parë, mohohej që Greqia të kishte ende në fuqi Ligjin e luftës me Shqipërinë, tanimë pala greke jo vetëm që e ka pranuar publikisht, por po mendon për gjetjen e modaliteteve për shfuqizimin e këtij ligji.

Edhe kryeministri Edi Rama është shprehur me nota pozitive për procesin e nisur. Pak javë më parë ai u shpreh se “me Greqinë po zhvillojmë bisedime shumë serioze. Po diskutojmë mbi gjëra që deri dje dukeshin të paimagjinueshme, me shumë për shkak të mungesës së seriozitetit dhe servilizmit qesharak politik të Tiranës ndaj fqinjëve. Që në krye të herë ne e kemi konsideruar Greqinë, së bashku me Italinë dhe Turqinë, pjesë e trekëndëshit strategjik, dhe duam që te jetë një partner strategjik i yni”, ka nënvizuar zoti Rama.(Kortezi:Zeri i Amerikes)

 

Filed Under: Politike Tagged With: i bisedimeve, nis raundi i dytë, Tirane-Athine

MANASTIRI I BOBOSHTICES DHE VARREZAT E USHAREVE GREKE

January 19, 2018 by dgreca

*A e dini se Grekët e donin Manastirin e Boboshticës varrezë të ushtarëve pa mbaruar ende lufta italo-greke?/

vendi i kishën e Shën Kollit të Grykës së Këlcyrës, u eshte ndertuar varreza greke1 Shkurt 41 Boboshtice

1-Ne foto:Ky eshte vendi i kishës se Shën Kollit të Grykës së Këlcyrës,k u eshte ndertuar varreza greke/

2-Shkurt 1941- Boboshticën e vizitojë edhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë greke Aleksandros Papagosi/

Boboshtice,Ushtaret greke 1940, duke u ngjitur tek vendi i Manastirit
1-Boboshticë-25 Mars 1938.I gjithë fshati në kodrën para kambanarisë së-Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses pas Meshës Hyjnore për festën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses.
2-Boboshtice- Ushtaret-greke me1940-duke u ngjitur tek vendi i Manastiri

*Në betimin ushtarak grek thuhet: “Atje, ku ka varre të ushtarit grek është tokë greke.”/

Nga Arben Llalla/

Greqia ka projektet e saj afatgjata për të ndërtuar historinë e së ardhmes, të ngritur mbi gënjeshtrën që jugu i Shqipërisë dikur i përkiste asaj, ndaj duhet t’i rikthehet një ditë. Për mos të harruar asnjëherë Greqia ëndrrën e Megalo Idesë të projektuar që më 1844 nga vllehu Joanis Koletis, në betimin ushtarak grek janë futur edhe vargjet: “Kam një motër të vërtetë, atë e quajnë Veriu i Epirit, Unë i përkasë ushtrisë së lavdishme greke, në agim do shkojë pa urdhër për të luftuar, për ta bashkuar Korçën me Greqinë. Atje,ku ka varre të ushtarit grek është tokë greke.”

Prandaj, çdo varrezë e ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke më 1940-1941 ndërtohet në vende të shenjta që i përkasin shqiptarëve, të cilat më vonë do të quhen tokë greke, manastire dhe kisha greke.

Greqia ndërtoi varrezën e ushtarëve të saj, pikërisht në kishën e Shën Kollit të Grykës së Këlcyrës. Kjo ka qenë pronë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe nuk dihet përse i është marrë KOASH dhe i dhënë Greqisë për ushtarët e saj, pra nuk i përket më shqiptarëve, por ka “ndërruar” pronar dhe destinacion. Të moshuarit në Këlcyrë thonë se kur kalonin automjetet aty pranë e përshëndesnin me bori vendin e shenjtë, të tjerë grekë ndalen për t’u lutur. Dikur aty, fëmijët e zonës kalonin pushimet në kampe verore në Manastir, por sot kemi gjithë ato gropa të hapura e varre të zbrazura dhe kuti metalike me eshtra që mbushin kishën.

Vendi tjetër i shenjtë për ortodoksit shqiptar është Manastiri i Boboshticës në Korçë, ku grekët kanë ndërtuar varrezën e ushtarëve të tyre, pikërisht tek vendi i Manastirit të Fjetjes Hyjlindëse. Ky Manastir ishte piketuar për t’u bërë qendër greke qysh në luftën italo-greke më 1940. Në këtë fshat, jo rastësisht u vendos edhe shtabi qendror i ushtrisë greke për Qarkun e Korçës, ku përfshihej edhe Pogradeci. Në shkurt të 1941 Boboshticën e vizitoi komandanti i përgjithshëm i ushtrisë greke, Aleksandros Papagosi, cili u bë kryeministër i Greqisë më 1951-1955. Pra, Greqia ka projektuar shumë vjet më parë ndërtimin e një varreze të madhe për ushtarët e saj të vrarë më 1940-1941 edhe në Manastirin i Boboshticës. Fshati Boboshticë ka patur 13 kisha dhe 3 Manastire, ka qenë e banuar gjithnjë nga bullgarë, shqiptarë dhe vllehë, por asnjëherë nga grekë apo grekfolës. Gjuha e kishës deri në shpalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka qenë si kudo greqishtja, por banorët kanë folur shqip dhe bullgarisht.

Pyetja që duhet bërë sot është: A mund të sqarojë kush opinionin publik, se cili është pronari i varrezave greke të Këlcyrës dhe vendi i Manastirit të Fjetjes Hyjlindëse sot? A është akoma KOASH-i që i administron pronat e Bashkësisë Ortodokse në Shqipërisë, në rastin në fjalë është bërë shpronësimi? Nëse është shpronësuar e ka shitur apo ia ka dhuruar pronën Greqisë? Në të dyja rastet me ç’të drejtë e ka bërë këtë dhe me vendim të cilit organ apo autoriteti kishtar? Por, edhe nëse e ka akoma si pronë, kush ua jep këtë të drejtë të tjetërsimit arbitrar të pronave kishtare, Sinodit, apo Kryepeshkopit që janë kujdestarë të përkohshëm të KOASH-it dhe do të zëvendësohen nga të tjerë, siç na mëson historia kishtare?

Kjo do të jetë sërish paradoksale, nëse është akoma KOASH-i pronar. Ç’punë ka dhe mbi cilën traditë, një kishë ortodokse e pavarur mund të administrojë apo mirëmbajë një varrezë ushtarake të një vendi tjetër?

E keqja më e vogël do të ishte që të ishte ndërtuar vetëm një mauzoleum përkujtimor, në pronë të blerë ligjërisht dhe jo një truall kishtar (nëse është falur trualli kishtar), sepse tashmë këto troje konsiderohen të humbura dhe të pushtuara, pa të drejtë rikthimi. Këto ngjarje kërkojnë hetim dhe sqarim, si nga organet tona kompetente, pasi ne nuk mund të lëmë askënd që trashëgiminë tonë kombëtare kulturore të na e kalojnë tek një komb tjetër, si dhe nga brenda Bashkësisë ortodoksët shqiptarë duhet të kërkojnë llogari për rrëmbimin e pronave të blera me gjakun e të parëve tanë.

Filed Under: Politike Tagged With: arben llalla, E USHAREVE GREKE, MANASTIRI I BOBOSHTICES DHE VARREZAT

KRYETARI I VATRES, DARKE PUNE ME IPESHKVIN E MIRDITES IMZOT GJERGJ META

January 19, 2018 by dgreca

1 Dritani Gjergj Meta.JPG

Kryetari I Federates Panshqiptare Vatra z. Dritan Mishto zhvilloi nje darke private pune me Ipevshkin e Mirdites Imzot Gjergj Meta.

Ne emer te Federates Vatra, Kryetari Mishto uroi perzemersisht Imzot Meten per detyren e tij te re ne krye te Dioqezes se Mirdites, njekohesisht vleresoi edhe kontributin e tij te vazhdueshem ne shtypin shqiptar

Gjate darkes bashkebiseduesit u ndalen gjate ne krizen e shoqerise shqiptare, problemet e thella sociale dhe mungesen e shpreses per te ardhmen.

Imzot Meta vleresoi ndryshimet pozitiv te Federates Panshqiptare Vatra nen drejtimin e Z. Mishto dhe shprehu besimin e plote se transformimi pozitiv i organizates me te vjeter dhe me te madhe te shqiptareve do te jete hap vendimtar ne permbushjen e objektivave qe shtron e ardhmja.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Imzot Gjergj Meta, Kryetari Mishto, takim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT