• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

TRAGJEDIA NE KEPIN E RODONIT, LULE PER 1003 TE MBYTURIT

March 22, 2018 by dgreca

*-HISTORIA- Në bordin e anijes “Linz”bashkë me ekuipazhin, ishin 1 003 persona të regjistruar, nga të cilët 413 robër italianë, të cilët do përdoreshin për punë në territorin shqiptar nga ushtria austro-hungareze. Por në anije kishte dhe persona të paregjistruar, ushtarë austro-hungarezë, që në prag të përfundimit të Luftës së I Botërore zgjodhën destinacione të tjera qëndrimi, përkthyes shqiptarë dhe italianë, personel nga Kryqi i Kuq, etj, të cilët e bëjnë këtë tragjedi detare nga më të mëdhatë e kohës./1 ekipi 1Nga Shefqet Kërcelli/1 anija

Më datën 21 mar 2018, në rajonin e Kepit teë Rodonit u zhvillua ceremonia përkujtimore e tragjedisë detare të anijes austro-hungareze “Linz”, e cila u mbyt ne 19 mars te 1918, me mbi 1000 persona ne bord.  Në bashkëpunim me Forcën Detare dhe ambasadat austriake dhe hungareze u bë e mundur një ceremoni e thjeshte, por shumë humane në kujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, e cila konsiderohet si tragjedia më e rëndë detare e perandorisë Austro-Hungarze.

Në këtë ceremoni morën pjesë ambasadori i Republikës së Austrisë, ambasadori i Republikës së Hungarisë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, Kuadro të Frcës Detare dhe Flotiljes Detare, Ministri provincial Patër Mirash Marinaj, diplomatë e ushtarakë, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, të medies, kuadro dhe detarë të anijes “Iliria”, P-131, etj.

Po ÇFARË NDODHI MË 19 MARS 1918

Avullorja austro-hungareze “Linz”, me kapiten Hugo Tonelli, ishte vapori i “Lloydit” austriak dhe në vitin 1918, u mor për nevojat e ushtrisë perandorake, transport trupash. Avullorja “Linz” u prodhua në kantierin e Triestes në vitin 1909, me përmasa 104 x 13.4 m, peshkim -7.9 m dhe tonazh 3819 t. Gjatë lundrimit nga porti i Rjekës për në portin e Durrësit, më datën 19 mars 1918, ora 19.00, anija hasi me një minë detare në bordin e majtë, 3.7 milje në perëndim të Kepit të Rodonit. Goditja ishte fatale, për rrjedhojë, anija u mbyt brenda 25 minutash. Në këto kushte dhe tri anijet luftarake (dy anije siluruese, “98” dhe “TB 974” si dhe destrojeri “Balaton”), që e shoqëronin “Linzin”, nuk patën asnjë lloj mundësie për të shmangur mbytjen e saj. Në bordin e anijes bashkë me ekuipazhin, ishin 1 003 persona të regjistruar, nga të cilët 413 robër italianë, të cilët do përdoreshin për punë në territorin shqiptar nga ushtria austro-hungareze. Por në anije kishte dhe persona të paregjistruar, ushtarë austro-hungarezë, që në prag të përfundimit të Luftës së I Botërore zgjodhën destinacione të tjera qëndrimi, përkthyes shqiptarë dhe italianë, personel nga Kryqi i Kuq, etj, të cilët e bëjnë këtë tragjedi detare nga më të mëdhatë e kohës.

CEREMONIA

Ditën e mërkurë datë 21 mars 2018, pjesëmarrësit e këtij aktiviteti përkujtimor shkuan në vendin e mbytjes së anijes “Linz” me anijen “Iliria”, (P-13), ku u zhvillua një ceremoni e thjeshtë në respekt të detarëve e personelit të mbytur në këtë fatkeqësi detare. Me këtë rast Ddplomatët në përshëndetjen e tyre evidentuan fatin tragjik të personelit civil-ushtarak të anijes “Linz”, mbytur më se një shekull më parë.

Ceremonia pai dhe simbolikën e saj, sepse në këtë ngushëllim për detarët e mbytur morën pjesë dhe marinarë shqiptarë. Pra, shpirtrat e detarëve austro -hungarezë dhe ushtarëve robër italianë, të tretur në thellësitë e Adriatikut bashkë me trupat e tyre, mbas një shekulli morën ngushëllimin e diplomatëve respektivë dhe detarëve shqiptarë. Kjo tregon se vitet bëjnë të vetën, historia, dhe përpjekjet e vazhdueshme për paqe të popujve në këtë anë të Adriatikut sollën këtë ditë të veçantë, që askush se mendonte një shekull më parë.

Në vijim diplomatët e huaj nënvizuan përpjekjet për paqe e siguri gjatë këtyre viteve nga vendet e rajonit, si dhe të ardhmen evropiane të popullit shqiptar. Pas ceremonisë fetare të drejtuar nga patër Mirash Marinaj. nga dy ambasadorët, austriak dhe hungarez dhe komandanti ii Grupit te II-të të Forcës Detare, u hodhën në det kurora me lule, në nderim të viktimave të kësaj tragjedie. Kështu në këtë ceremoni të thjeshtë, pjesëmarrësit shprehën dhimbjen, hidhërimin dhe ngushëllimet e tyre për detarët e anijes “Linz”.   Ju prehtë shpirti në paqe! Ky ishte mesazhi që ata përcollën në këtë ditë marsi, pak milje nga brigjet e Rodonit.

Filed Under: Histori Tagged With: anija Linz, Ceremoni përkujtimore, Shefqet Kercelli

Dimri në pranverën e Prishtinës

March 22, 2018 by dgreca

1 SkenderbeuGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/1 Nene Tereza

 PRISHTINË, 22 Mars 2018/ Prishtina sot ishte me shumë bardhësi dëbore të dimrit në pranverë. Është dita e tretë me reshje dëbore, që nisën në mëngjesin  e ditës së ardhjes së pranverës, në 20 mars. Sot kishte edhe ngrica ndërkohë që Instituti Hidrometeorologjik për këtë javë kishte parashikuar rënie temperatuarash deri -3 gradë Celcius.Akuj të zgjatur shiheshin strehëve e oxhaqeve të shtëpive, madje edhe te shtatoret e Heroit Kombatër  Gjargj Kastirotit-Skënderbeut,  Shën Nënë Terezës e Presidentit historik të Kosovës  Ibrahim Rugovës.1 Rugova

Në Prishtinë dëborë reshë edhe pranverave e vjeshtave.Në mëngjesin e 20 prillit 2017 kryeqyteti i Kosovës ishte i zbardhur nga dëbora që nisi me fjolla të lehta një ditë më parë e vazhdoi të reshë më dendur natën.

1 oxhaket

Në 2016-tën dëborë pranverore reshi edhe natën mes 25 e 26 prillit.Ndërsa, dëbora e fundit pranverore në 2015-tën  reshte në ditën e gjashtë të muajit prill, pas asaj që nisi mbrëmjen e 1 prillit e që pasonte atë të pragfestës së Ditës së Verës – 14 marsit .1 Biblioteka

Në Prishtinë dëbora e parë e dimirit që ikën sot reshi dy muaj e gjysmë para ardhjes, që në vjeshtë, natën mes 6 e 7 tetorit  2017.Afër një muaj më e “vonuar” dhe më e paktë me një tis i hollë që zbardhte veçmas kulmet ishte dëbora e parë në vjeshtën 2016, e reshur natën mes 3 e 4 nëntorit në Prishtinë.

Në vjeshtën e vitit 2015 Prishtina ishte e mbuluar nga dëbora e parë në mëngjesin e 27 nëntorit.

E  vjeshtën e vitit 2014 dëbora e parë ka reshur dy muaj para ardhjes së dimrit me kalendar, natën mes 22 e 23 tetorit.

Prishtinës, ku moti ndërron edhe brenda orëve e ditës, e dëborë bie edhe në stinë pranvere e vjeshte, thuhet se i ka mbetur emri si një vend ku prishet stina (Prishstina), siç thuhet edhe se e mban emrin e trashëguar nga Perandori Justiniani.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Dimri ne pranveren, e Prishtinës

Ambasadori Lu: Të shqetësuar për nivelin e taksave, burokracinë qeveritare…

March 22, 2018 by dgreca

Deklarate e Ambsadori Lu ne takimini e Dhomes Amerikane te Trgetise/1 amb Lu

Anketimi i zhvilluar për Indeksin e Biznesit tregon se anëtarët e Dhomës Amerikane mbeten të shqetësuar për nivelin e taksave, burokracinë qeveritare, monopolet dhe konkurrencën e pandershme, gjetjen e stafeve të kualifikuara vendase dhe nivelin e informalitetit.

Këto kanë qenë edhe për këtë Indeks Biznesi pesë shqetësimet kryesore.

Indeksi i biznesit ka shënuar një ulje të lehtë prej 1.33 pikësh, nga 43.78 në vitin 2016 në 42.45 në vitin 2017. Rezultatet e Indeksit të Biznesit 2017 – 2018, janë prezantuar sot në Asamble me të gjithë treguesit që masin besimin që kanë kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane në lidhje me parametrat kryesore të klimës së biznesit.

Një perceptim aspak pozitiv kanë patur bizneset anëtare të Dhomës Amerikane gjatë vitit 2017 edhe për klimën e brendshme politike, e cila ka rënë me 5.08 pikë si dhe për sigurinë në vend që ka pësuar rënie me 2.37 pikë.

Duke folur për rezultatet e Indeksit të Biznesit, Ambasadori Lu tha: “Ulja e lehtë e Indeksit këtë vit konfirmon se mbetet akoma shumë për t’u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Legjislacioni, taksat dhe sistemet rregullatore duhet të nxisin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë”.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ambasadori Li, kristina, niveli i taksave

Festë-konkurs me dashamirësit e prodhuesit e verës në Montreal

March 22, 2018 by dgreca

Plot 15 vjet që në Montreal organizohet një festë-konkurs me dashamirësit e prodhuesit e verës/

Nga Ajet Nuro/1 Kiço Vathi

Ditën e premte, në datën 16 mars 2018, mora pjesë në një festë që është bërë tashmë traditë, në festën-konkurs, festën e verës. 2 MontrealAty, duke festuar postova një status fecebook me titull « Tradita vazhdon, festa e verës 2018!”. Kuptohet, miqët e mi më uruan ditën e verës. Por dita e verës për grupin që e feston atë ka një kuptim të dyfishtë dhe nuk kemi faj se vera si stinë dhe vera si pije janë homonime. 5 MontrealPor, organizatorët nuk harrojnë t’a organizojnë pikërisht në ditën më të afërt të mundëshme të festës sonë kombëtare, festës së verës që është 14 marsi.Unë kam vite që marr pjesë në këtë ngjarje, të veçantë për ngjyrat e saj, për nga elementet që i shtohen vit pas viti, për të papriturat që sjellin të pasionuarit pas verërave dhe rakisë që edhe pse larg at’dheut ku prodhimi i verës por sidomos i rakisë është një veprimtari normale e masive, ata me po atë pasion si edhe në vendin e origjinës, prodhojnë këtu verë dhe raki.4 Montreal

Kur i drejtohemi Kiço Vathit, organizatorit të palodhur të këtij aktiviteti, ai kujton se aktiviteti ka filluar në restoranin Parthenon në rrugën Van-Horne ku edhe u zhvillua disa vite me radhë pastaj edhe në restorantin shqiptar Varka por edhe në restorante të tjera deri në festën e këtij viti që u zhvillua në restorantin Focaccio me pronar zotin Sotiraq Shega.

Duke folur për konkursin që organizohet mes prodhuesve të verës, këtë vit morën pjesë 7 prodhues dhe pas të provuarit dhe votimit nga të gjithë pjesmarrësit, fitues u shpall zoti Kiço Vathi.

Çfarë simbolizon për ju ky aktivitet, i drejtohem zotit Vathi. Ai thotë se aktiviteti rritet çdo vit dhe kuptohet që ka vend edhe për përmirësime por, shton ai, por për mua si edhe për të tjerët rendesi ka fakti qe mblidhemi, komunikojme, diskutojme, provojme…

E mira e këtij grupi ose pjesa më e madhe e tyre, janë baza e shumë aktiviteteve të tjera që zhvillohen këtu në Montreal si kupa e futbollit, piknike apo edhe aktivitete të tjera kulturore e sportive. Aty pranë një gote me verë apo raki, rrjedhin bisedat për at’dheun e largët, për jetën e tyre në Kanada por dhe humori dhe kuptohet këngët e bukura të vendit tonë. Ndoshta, këtu qëndron edhe vlera më e madhe e këtij aktiviteti.Dua t’i falenderoj organizatorët për mundimin dhe ftesën e përvitëshme. Ky aktivitet padyshim është një vlerë që i shtohet shqiptarëve që jetojnë në metropolin e Kebekut dhe në rrethinat e tij.15 vite për një aktivitet nuk janë pak. Urojmë aktivitetin dhe pjesmarrsit, jetë të gjatë dhe integrim të të rinjëve për të mundur që aktiviteti të ruaj ngjyrat e verës dhe verërave kombëtare.

 Montreal 18 mars 2018

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ajet Nuro, Konkurs i veres, Montreal

SA NA TËRHEQ TOKA AQ TË RËNDË JEMI

March 22, 2018 by dgreca

1 Seveme Feteqi okPortrete mërgimtaresh të suksesshme/

Shkruan Sabit Abdyli/

Poeten Sevëme Fetiqi tashmë e njohim përmes poezisë së saj të publikuar në faqet e internetit dhe librat e botuar. Që nga takimi i parë me vargjet e saj më bëri përshtypje gjuha, lehtësia e të shkruarit dhe temat që shtjellon, në dukje të vogla, por me porosi të forta. Në bisedat e rastit, kam vërejtur se ajo me krejt qenien e saj është e dhënë pas bijave të saj dhe poezisë, kam vërejtur sa shumë merakoset për situatën në tokën e origjinës, kam vërejtur sa shumë gëzohet për arritjet, qofshin ato edhe të vogla në Kosovë. Sevëmja është nënë, poete e veprimtare që vazhdon të ecë me kohën vertikalisht, duke iu qëndruar stoikisht sfidave që sjell kurbeti. Ka shkolluar vajzat e saj, duke kryer si është më së miri detyrën e prindit të dyfisht, ka botuar libra me poezi dhe vazhdon të jetë aktive, e dobishme dhe kreative në mbarëvajtjen dhe organizimin e manifestimeve kulturore, mbrëmjeve poetike, promovime librash, konkurse letrare etj. në shtetet perëndimore. Sevemja lindi në Vushtrri. Aty kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Studioi mjekësinë, por letërsia dhe shkrimet mbetën pasioni i saj. Poezitë e para i botoi në gazetën për fëmijë “Pionieri” kur ishte edhe vetë fëmijë. Vazhdoi pastaj në shtypin e kohës, si revista “Zëri i rinisë’, gazeta “Rilindja” etj. Në kohën e presioneve dhe largimeve nga puna të punëtorisë shqiptare nga regjimi i Beogradit, Sevëmja përjashtohet nga puna viteve të 90-ta. Duke mos pasur kushte për të jetuar në Kosovë emigroi në Gjermani. Në Gjermani ajo iu përkushtua edhe më shumë librave e poezisë. Tërë kohën ishte e angazhuar në aktivitetet e organizuara për çlirimin e Kosovës, impulse të reja iu dha manifestimeve kulturore duke qenë pjesë e tyre përherë. Një kohë punoi në klasat e hapura të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar. Poezia e saj u përkthye edhe në gjuhët tjera. Është fituese e shumë çmimeve në konkurse të poezisë, është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, sekretare në Lidhjen e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, anëtare e kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Mërgatës, anëtare e Lidhjes ndërkombëtare të poetëve “PEGASI” për Gjermani, anëtare e Lidhjes së shqiptarëve në Botë, dega në Gjermani si dhe anëtare e Unionit gjithëkombëtarë. Vjershat e saj janë përfshi gati në gjitha antologjitë e botuara ne dekadën e fundit. Sevëmja aktualisht jeton dhe punon në Gjermani.

Filed Under: ESSE Tagged With: portret mergimtaresh, Sabit Abdyli, Seveme Fetiqi, succes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT