• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2018

NDERROI JETE NE ÇIKAGO ATDHETARI AJET RUSHITI

June 27, 2018 by dgreca

Ndërroi jetë patrioti e atëdhetari kërçovar-Ajet Rushiti/

Shkruan:Dr.sc.Ilmi VELIU/

      Në Amerikën e Fan Nolit dhe Mithat Frashërit, në moshën 88 vjeçare nderroi jetë patrioti dhe atëdhetari më i madh i kësajë ane,  Ajet Rushiti.

      Ishte i biri i Shaqir Muçkut, i lindur në fshatin Llapkidoll të rrethit të Zajazit. Në vitin 1912 ushtria serbe e dogji dhe ia rrafshjë për tokë vendëlindjen, ku mbeti i vrarë edhe gjyshi i tij me shumë bashkëfshatarë të tjerë.

Pas Luftës Parë Botërore,fisi Muçku,Çupi e Zenko Dokla kan qenë në anën e Lëvizjes kaçake të Zajazit në krye me Sefer Zajazin,Nezir Koxhën,Kalosh Dan Çelikun e Sadin Selmanin……..

Gjatë Luftës II Botërore,e gjithë familja e Ajet Rushitit në krye me vëllezërit Rushiti, Nexhbedini e Ganiu kan qenë në anën e Ballit Kombëtar të udhëhequr nga komandanti legjendar Mefail Sheh Zajaz me shokë.

      Pas përfundimit të luftës, të gjitha familjet balliste të rrethit të Kërçovës  ndiqeshin e persekutoheshin nga UDB e atëhershme jugosllave.  Kjo e detyroi Ajet Rushitin që të ikte e vendosej në Amerikë. Në këtë rrugë të largët ate e ndihmuan  ballistët e  fshatit të tij,Shefki e Rexhep Saliu dhe Xhevit Ramë Dedja që kishin pasur fat të iknin nga burgu i Manastirit dhe të vendoseshin në Chicago të SHBA.

Ajet Rushiti në SHBA u takua dhe njohtua me shumë veprimtarëtë tjerë të  çeshtjes kombetare ku me nxitimin më të madh i  filluan veprimtaritë dhe aktivitetet e shumta në dobi të problemit të pa zgjidhur të kombit shqiptarë në Ballkan.

Të gjithë sëbashku, në bashkëpunim edhe me patriotët tjerë nga te gjitha trojet shqiptare  themeluan organizatën politike me emrin ,,Lidhja Kosovare, , Në këtë drejtim Ajet Rushitit iu bashkuan edhe kërçovarët tjerë si Olloman Kollara,Tefik Ashiku, Osman Shabani,Azem begzati,Fahik Ajroja,Ismail Shabani e shumë të tjerë.

Rreth punës dhe aktiviteteve te shumta atëdhetare të Ajet Rushitit me shokë po edhe të gjithë organizatës ,,Lidhja Kosovare,, historiani kërçovar,Riza Sadiku ka shkruar dhe botuar disa libra historike me një numër të madh të të dhënash rreth aktiviteteve të shumta atëdhetare të Ajet Rushitit me shokë.   

Varrimi i patriotit kërçovar-Ajet Rushiti do të behet te varrezat e shqiptarëve në Chicago,aty ku e ka të varrosur bashkëveprimtarin Fahik Ajroja, djalin e tij po edhe vëllaun Gani Rushi.

Le të mbetet i pa harruar emri i Ajet Rushitit me sokë……i shpërbleftë i Madhi Zot

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ajet Rushiti, Ilmi Veliu, nderroi jete

Princesha Adile, motra e Mbretit Zog në kështjellën e La Maye…

June 27, 2018 by dgreca

PARIS-SOIR (1939) : “PRINCESHA ADILE ME DY VAJZAT E SAJ, NËNËN DHE VËLLAIN E MBRETËRESHËS GERALDINË KANË MBËRRITUR NË KËSHTJELLËN E LA MAYE, NË VERSAJË.”/Princesha Adile

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Qershor 2018/

“Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 korrikut 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me mbërritjen e Princeshës Adile, motrës së Mbretit Zog, në kështjellën e La Maye, në Versajë. Sipas gazetës franceze, ajo shoqërohej nga dy vajzat e saj, Torja dhe Danja, si dhe nga nëna dhe vëllai i mbretëreshës Geraldinë.

Aurenc Bebja ka sjellë në vijim shkrimin e plotë, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania” : “Princesha Adile, motra e ish-mbretit Zog të Shqipërisë, mbërriti në Paris, dje në mbrëmje, në orën 23 : 50. Ajo shoqërohej nga dy vajzat e saj, Torja dhe Danja, nga nëna e mbretëreshës Geraldinë, si dhe nga vëllai i ish-mbretëreshës, princi 16 vjeçar, Jul Apponyi.

Princesha dhe njerëzit që e shoqëronin arritën në kështjellën e La Maye, në Versajë, në orën dy të mëngjesit (natës). Masat më të ashpra janë marrë në këtë vilë të bukur në mënyrë që asnjeri të mos besdisë mysafirët, të cilët do të jetojnë në këtë vend të bukur në heshtje më të madhe se Duka dhe Dukesha e Windsdori-t, mysafirët e mëparshëm të kështjellës.Princesha bukuroshe, e cila shkoi në shtrat në orën tre të mëngjesit (natës), nuk u zgjua deri në mesditë.

Shërbëtorët, shqiptarë ose hungarezë, arritën këtë mëngjes.Princesha, e mbyllur në vilën e bukur të Versajës, do të presë qetësisht ardhjen e mbretit Zog, mbretëreshës Geraldinë dhe princit të vogël, djalin e tyre, të cilët së shpejti do të mbërrijnë në Francë me një suitë prej pesëmbëdhjetë njerëzish.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, e La Maye, motra e Mbretit Zog, në kështjellën, Paris-Soir, Princesha Adile

Përse Bashkimi Europian i tha “JO” negociatave me Shqipërinë

June 27, 2018 by dgreca

NGA ERALDO MEÇALLA/*

 Hapja e negociatave me Bashkimin Europian është një proçes i shumëpritur për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo “jo” ishte e merituar dhe kush nuk mendon kështu gabon dhe shumë madje. Arsyeja është e thjeshtë moshapja e negociatave për Shqipërinë në vetëvete nuk i pëlqen as shteteve europiane sepse dalin kundër parimeve politike, ekonomike dhe diplomatike që kërkon koha dhe sfidat europiane. Refuzimi mbart vlera duke treguar seriozitetin e BE-së në mosmbylljen e syve si të verbër përpara shumë problematikave që na karakterizojnë në përgjithësi si shtet dhe shoqëri.

Momenti politik, ekonomik, diplomatik dhe shoqëror që jëtojmë ne si shqiptarë europian në hartë por aspak në rezultate ndikoi 100% në moshapjen e negociatave. Problemin kryesor duhet ta shohim tek rivlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve ose “Ligji i Vettingut”. Ky është një alarm një grusht europian drejtuar institucioneve që po kryejnë këtë proçes të cilët duhet të punojnë më seriozisht dhe të rrisin stekën në mënyrën e rivlerësimit, vetëm kur të ketë arrestime të bujshme ose “peshq të mëdhëj” në rrjet do të hapen negociatat.

Vetë politika ndërkombëtare dhe konkretisht ajo europiane është e interesuar për zgjerimin sepse zgjerim do të thotë stabilitet dhe siguri rajonale dhe ndërkombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare kanë në bazë hapjen dhe jo mbylljen. Për të kuptuar ngurimin nga ana e BE-së në hapjen e negociatave mjafton të analizojmë reformat e kryera nga shteti shqiptarë dhe mënyrën e plotësimit të 5-së kritereve kyçe, ka shumë hapësira boshe që duhen mbushur. Shteti duhet të marrë masa urgjente në përmirësimin e hetimit dhe ndjekjes së personave të implikuar në trafik droge, aktivitetet e krimit të organizuar, korrupsionin brenda sektorit publik, uljen e numrit të emigrantëve shqiptarë në BE, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe reforma zgjedhore.

Normalisht Bashkimi Europian mund të kishte thënë “po” por një “jo” e fortë tregon se BE-ja po kujdeset politikisht dhe diplomatikisht për rajonin e Ballkanit. Tashmë rruga për hapjen e negociatave shkon përtje qeshorit 2019 dhe deri atëherë Shqipërisi i duhet të punoj fort për të arritur përparim në reformat e mësipërmë.

  • Specialist i Marrëdhënieve Ndërkombëtare/

E-mail:mecallaeraldo@yahoo.com/

Tiranë, Shqipëri

 Tiranë më 27.06.2018

 

Filed Under: Politike Tagged With: Eraldo Mecalla, Negociatat BE -Shqiperi, PSE JO

Po të ishin çelur negociatat Tirana do ishte sot e gjitha e kuqe

June 27, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

1) Deri dje në mëngjes, ishim të gjithë në një ankth, e enjtja e fundit e qershorit, çelja e negociatave. Orët dukeshin të rënda. Ndërsa në bodrumet e qeverisë kushedi se sa arka fishekëzjarrësh flinin në pritje. Kushedi sa kontrata të bardha, të pa nënshkruara, për grupe rroku a polifonie për të mbushur sheshin qendror të kryeqytetit. Batare timpanesh e daullesh etj. Negociatat, një term që na hëngri shpirtin. Midis, vendet e rajonit…, Maqedonia e toleroi Greqinë në lidhje me emrin. Ndërsa Mali Zi zuri nga ca teka si Hungaria, ca tonelata telash me gjemba në kufi me Shqipërinë. Serbia delikate nga ca simbole sportistësh, ka kohë që bën deklarata me më jep të të jap. Ndërsa Shqipëria jonë priste me zell për shkak se gjykonte që kish bërë saktë detyrat e shtëpisë dhe si shpërblim duhej të ndodhte dhe çelja e negociatave. Një pritje që ishte kthyer gati në bast për një kryeministër, i cili si opozitar thoshte të fala Sandrit, si qeveritar, shihemi të enjten e fundit të qershorit 2018. Ndaj të gjithë prisnim, do çelen apo nuk do çelen këtë të enjte negociatat?

2) Mirëpo ashtu e ftohtë siç edhe është Europa, e enjtja mbeti një datë e thjeshtë kalendarike, sepse ca ditë para saj komisionerët rakorduan në shtyrjen për një vit të çeljes së negociatave. Që nga ky moment, pyetjes së një njeriu të thjesht se u çelën apo jo negociatat u ka hyrë në mes tjerrja e e debatiti mbi caktimin e një date tjetër, për ca është sukses se u caktua një datë, për ca jo… e kështu me radhë. Shkurt pyetja se u çelën apo jo negociatat ka kaluar në dorën e dytë. 

Një gjë është e qartë, që Shqipërisë, se për vendet e rajonit përjashto Kosovën dhe Maqedoninë nuk po na ha meraku, i duhet të presi dhe një vit. Ndryshe sheshi i Tiranës do kishte djegur të gjithë magazinat e tregtarëve të lojrave me zjarrin. 

3) Ka shumë njerëz që mendojnë se opozita e dëmtoi çeljen e negociatave. Në fakt opozita e ndihmoi si çështje. Brenda është përvoja sado që e injorojmë. Dhe më mirë se opozitarët askush nuk e di se çështja e anëtarësimit në Europë, është punë e gjatë ku me siguri një a dy mandate qeverisje nuk janë mjaftueshëm. Ka filluar që me Ermelinda Meksin në qeverinë e Fatos Nanos. E sidomos për vendin tonë, një vend me klimë politike tepër të tensionuar, rruga është e gjitha tatëpjetë. Këtë e ka kuptuar tashmë dhe rilindja. Por akoma jo, militantët. Kurse qytetarët në masë presin prej kohësh një klimë bashkëpunimi më të çtensionuar. Opozita e ka ndihmuar pavarësisht firove të saj. Dhe firoja më e madhe, gropa më e madhe është ajo që qytetarët nuk shohin si alternativë ta zëm Nard Ndokën a klanin e Zemunit. Sikur opozita të ishte pa këta emra të ricikluar, por me plot syresh që rrinë stepur, të panjollosur, Rama nuk do kishte falënderuar publikisht Sali Berishën nga salla e kuvendit për fitoren gati plebishitare të zgjedhjeve të fundit. Megjithatë një opozitë me nënshtresa, rryma, kollarexhinj të zgjidhur plot habi pasi e gjykonin veten të përjetshëm, zbuloi një plagë të madhe tonën si shoqëri. Atë që ne mund të bëjnë pa gajle shtetar edhe banditin më ordiner të vendit tonë. Ne mund të pranojmë çdo lloj financimi fushate, qoftë ky nga droga dhe prostitucioni mjaft që të rrëzojmë kundërshtarin. Shkurt inati pervers karshi Sali Berishës mund ta bënte kryeministër një çun Shqipërie që ishte padron i shalëve dhe drogës në Londrën e Çurçillit. Dhe rastet a emrat janë aty. Dhe plot çështje u zgjidhën me rrugën e ligjit. Megjithatë ai që nuk u kërkoi ndjesë kurrë shqiptarëve, për promovimin e krimit dhe të drogës, ishte Edi Rama kryenegociatori me Europën. Njëriu që vuri bast me opozitën, jo me popullin e tij për të enjten e fundit të qershorit 2018. Dita e fitores mbi llumin dhe kazanin.

4) Çfarë në fakt nuk funksioi si duhet që Europa nuk na ndezi dritën jeshile? E para, duhet ta kuptojmë një herë e mirë se procesi i integrimit është frontal. Ndofta askush tjetër veç Shqipërisë pikërisht pas historisë së saj nga 1912-ta nuk i takon tjetër të integrohet kështu frontalisht. Me një komision a dikaster të përbashkët të arritur me marrëveshje publike opozitë pozitë. Zyra ku konsensusi duhet të jetë absolut, sidomos pas borxhit të madh që i kemi Europës me vitin 1913.

Kjo do të prishte atë mallkimin shekullor që vendit tonë asnjëherë nuk i ka ardhur e keqja nga të huajt, por nga vetë esnafi ynë politik. E dyta reformat e pjesshme nuk kanë asnjë vlerë, sado që militantët mund të dalin të demonstrojnë dashuri poshtë ballkoneve të iks a ypsilonit, ministër a ish ministër. Hiqeni nga mendja, ku ka erë ka edhe ndyrësi. Kësiosj kultura e dorëheqjes dhe nështrimi përpara ligjit duhet të jetë dominant. Shkurt nuk ka reforma me fjalë, por me vepra… E treta, ekonomia, zbritja e informales në nivelin zero, borxhi publik, prodhimi vendas janë prioritet organik. Dyshemeja dhe tavani i pagave, apo programet e sigurimeve shoqërore etj. Nuk vazhdohet më duke paguar rroga nga xhepi. Apo dhënie shumash me rimorkio televizioneve që të ftojnë në studio. Punësi për merita partiake etj. Janë absurdite veç shqiptare që ne nuk i mbulojmë dot sado që përpilojmë shkresa. Si puna e atij drejtorit në Devollin e Dritëro Agollit që merrte me defter të veçantë dieta shërbimi e karburanti. E katërta Shqipëria duhet të demonstrojë plan konkret po të përbashkët në luftën kundër drogës. Jemi të pushtuar nga droga. Jemi bërë tmerr i perëndimit me gomonet dhe ”mushkonjat”, nuk luftohet droga me bukurinë e Olta Xhaçkës. Me një qeveri që shpenzon më shumë për të lyer fasadat se dikasterin e antidrogës dhe mbrojtjes kombëtare. Janë shumë syresh, shumë… por që t’i kthehemi çështjes se u çelën apo nuk çelën negociatat, ta dini që jo. Lërini dërdëllitjet e studiove. Po të ishin çelur, sheshi i Tiranës sot do ishte tym e flakë, rrok e ulërima. Por është qetësi, heshtje, dhimbje…

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Tirana e kuqe

Sa shumë Shqipëri në “Thornton-Donovan School”në New Rochelle NY

June 26, 2018 by dgreca

-Si u fut Shqipëria në programin e studimeve të një shkolle- Bisedë me mësuesen Shqiptaro-Amerikane Almira Bubësi-/
1 Grupore foto1 Joe flet2 Kristaq Richard1 Sa shume flamuje
Nga Kristaq PAPA- Nju Jork/
Në pasditën e bukur të 15 qershorit, i ftuar nga Aleksa ,studente në vitin e fundit në këtë shkollë, me prindërit e së cilës pata punuar në Shqipëri, shkova për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve. E dija se në këtë shkollë ishte dhe një mësuese shqiptare, që i kishte ndihmuar dy vajzat shqiptare,Aleksën bashkë me Anën, që të ambjentoheshin me mënyrën e jetesës dhe të të mësuarit, por edhe që të mos e ndjenin shumë mungesën e prindërve të tyre. Koha e bukur dhe pranvera e ardhur tashmë, gjelbërimi që na shoqëronte gjatë gjithë rrugës e vërtetonte më së miri këtë ..e të gjitha këto shto dhe historitë e pafund të Haritos me peshkimin e tij e të shokëve e miqëve të tij na bënë që të mos e ndjenim fare rrugën ..Erdhëm ,e ndjej nga makinat e shumta të parkuara -tha Riti dhe parkoi makinën .Fillimisht na u duk sikur ishim në mes të një pylli të vogel, por me shumëllojshmëri drurësh pastaj një shesh sa një fushë futbolli që mund ta merrje si të dojë ose si lulishte ose si park ….e që në hapat e para drejt kësaj lëndine të bukur ,dalluam menjëherë se qe përgatitur për një ceremoni nga tapet i kuq …nga falamuri i madh amerikan në qendër ,nga karriget e vendosura,,. fonia të gjitha gjëra të zakonshme në të tilla raste. Befasia ,në krah të flamurit amerikan.po aq sa ai, qe vendosur falmuri shqipetar.Kur pash Kuq e Ziun tonë nuk di pse qesha ,nuk di pse u ndjeva si i përkëdhelur e krenar ….eh -thash gati pa zë- largësia .Kishte akoma pak njerëz e mund të ulesha siç më pëlqente përgjithësisht në radhën e 4 apo edhe të pestë ,po jo të parën mirpo nuk di pse shkova e ula drejtë e në qendër të radhës së parë ,dhe thirra edhe Ritin .Mbase Kuq e Ziu i madh sikur më thoshte- ulu aty, se je mirë ,bëjmë edhe muhabete sa ska filluar ….Gjithmonë duke parë Kuq e Ziun ,mendova ,shumë i paskan vlerësuar dy vajzat tona se po të qe për Almirën ajo tani është mësuese Amerikane po ..nuk e mbarova mendimin se përball meje, atje ku qe vendi i panelistëve të nderuar u shfaqën dy fytyra të njohura për mua ,Joe Dio Guardi ,ish kongresmeni republikan, Gjaku i arbërit- me prindër arbëresh, dhe biznesmeni Richard S Lukaj, dhe po në këtë kohë duke ecur përball nesh ,me kostumin e ceremonisë erdhi mësuese Almira …Vajzat nuk mund të vinin tju takonin se janë veshur e janë bërë gati ..po do t’ju takojmë pas ceremonisë …
– Ska problem i thash …po më spjego me dy fjalë të lutem …Shoh këtu krhas atij flamuri të madh të këtij vendi të magjishëm edhe flamurin tonë ,duke bërë provat fonia dëgjoj hymnini tonë të kënduar nga një kor që se ka gjuhë nëne gjuhën shqipe ,të takoj ty ,shoh Joe Dio Guatrdin ,Luken ……….shumë Shqipëri paska sot në këtë ceremoni, dhe qesha unë me Ritin …qeshi dhe Almira …prit ,..prit se do të dëgjosh shumë sot për Shqipërinë. Dhe pati plotësisht të drejtë .Në atë ceremoni që zgjati më shumë se 3 ore ,veç këngëve ,kurioziteteve ,lojrave,prshëndetjeve nga grupe studentësh e prindrish pati edhe përcjellje prekse të mësuesëve që pensinoheshin pas 35 vjetësh punë .Përshëndetën shefat e departamenteve e ti dëgjoje të filetej me kopetencë për orkestrat e Vjenës e të Laipsigut ,për Luvrin e galeritë më të famshme të botës po edhe për këngën tonë labe e çiftelinë ,për kullën e ngujimit dhe për fortifikimet mbrojtëse të Skënderbeut …….Të gjithë këtë tre orësh e moderonte një njeri ,që ishte drejtori i shkollës Mr Dounglas E.Fleming .Për të 50 të dipllomuarit ai foli për secilin me shumë se 2-3 minuta e në rastin e vajzave tona në dy fishin e kohës duke i vlerësuar ato maksimalisht .Të drejtosh për 50 vjet shkollën ,të ideosh e realizosh progrmin duke i dhënë një fytyrë krejt të veçantë shkollës e programit të saj është aftësi menaxhuse dhe krijuese.
E si mund të ndjehesh ndryshe veçse krenar dhe i lumturuar ,kur kaq larg në një ceremoni diplomim dëgjon të flasin me admirim për vendin tënd ,jo vetëm drejtuesit e shkollës e mësuesit po nxënësiit ,dhe jo fjalë të përgjithshme e të rrumbullakosura por në detaje ,për Skënderbeun e Krujën me kalanë e saj dhe me muzeun ,për Syrin e kaltër dhe Ksamilin e Butrintin magjik,për Beratin e Onufrin në muze …..për kanionet e Osumit që siç thonin djemtë e vajzat duke u larë në ujin e ftohtë të tij thërrisnin gjithë gëzim “do të kthehemi përsëri në këtë vend të mistershëm “U miqsuan me shokë e shoqe dhe jam e bindur që ata do të kërkojnë në familjet e tyre që të vijnë përsëri në Shqipëri” më thotë e sigurte Aleksa !E natyrisht, gjithë këtë projekt për Shqipërinë këtë vit, e ka bërë e gjithë kjo shkollë, me gjithë mësuesit e drejtusit e saj, po veç ajo që nxiti ,ajo që e ushqeu që e mbushi gjithë fantazi, qe mësuesja tashmë 20 vjet në këtë shkollë,Almira Bubësi.
I kërkova mësuese Almirës të zhvillonim për Diellin, gazetën më të vjetër të shqiptarëve, një bisedë më të detajuar: Znj.Almira, a mund të na jepni më shumë informacion rreth punës tuaj në Shqipëri, si erdhët në SHBA, puna juaj në këtë shkollë?
Përgjigjet mësuese Almira:- Në Shqipëri kam studjuar në Universitetin e Tiranës në fakultetin e gjuhëve të huaja në degën e Frëngjshtes .Pas përfundimit të shkollës kam punuar në Arkivat e Shtetit në fillim si arkiviste e më vonë si shefe e mardhënieve me publikun dhe marrëdhënieve me Jashtë për 14 vjet rresht. Kam ardhur në Amerikë në vitin 1996 ..Vjerri im ,Fari Bubësi ,një pilot i shquar i kohës së vet,u bë shtetas amerikan ,si djal i ish veteranit të luftës së parë botrore ,shqiptaro amerikanit Xhaferr Bubësi ,që kish shërbyer në ushtrinë Amerikane dhe qe plagosur në betejën e Vedunit në Francë .Kur erdha këtu studjova dhe mbarova masterin për mësimdhënien e gjuhëve të huaja në Manhattan vill College,Purehase NY . Fillova punë në shtator 1998, në shkollën Thornton-Donovan School në New Rochelle NY ku vazhdoj edhe sot .Shkolla jonë është themeluar në vitin e largët 1901,është një shkollë me vlera të rralla ,për programin e saj të veçantë ,të ideuar për një periudhë 50 vjeçare prej një personaliteti ,si drejtori ynë, me aftësi të rralla Zoti Dounglas Fleming
– Ku qëndron e veçanta e këtij programi ?
Almira:- E veçanta e këtij programi konsiston në studimin e një vendi të veçantë në botë ,veçansia e të cilit qëndron në të tëra aspektet si në gjeografi,histori, kulturë ,muzikë ,art, arkitekturë ,folklor e etnografi.Të gjitha këto sa thamë më sipër ju afrohen studentëve veç në programet e përgjithshme edhe në 20 deri në 25 kurse tematike në fushat e mësipërme ,duke përgatitur studentët në mënyrë globale .
Pyetje: Shkolla juaj është e binjakëzuar me një shkollë në Shqiperi .Si lindi kjo ide dhe si ka funksionuar ky binjakëzim… si funksinon tani ?
Almira:- Në shkollën tonë mikpriten përvojat nga çdo vend i botës .Si shqiptare unë kam sjellë vazhdimisht Shqipërinë në vëmendje të kolegëve ,si vend i pasur në vlera historike e kulturore .Kjo çoi në binjakëzimin e shkollës sonë me shkollën e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”në Tiranë në vitin 2007.Ky binjaakëzim ka krijuar një lidhje shumë të fort midis dy shkollave. Veç shkëmbimeve afat shkurtëra ,disa studentë shqiptarë kanë pasur mundësi të studjojne një vit në shkollën tonë ..Këtë vit shkollor vazhduan në shkollën tonë dy studente shqiptare me shumë sukses Aleksa Pogaçe dhe Ana Liko.Për rezultatet që ato arritën më bënë edhe mua të ndjehem krenare .,Në prill të vitit 2019 pritet të vijë një grup tjetër studentësh nga kjo shkollë .Më lejoni të falenderoj për këtë bashkpunim të shtuar dhe të sukseshëm shoqen time mësuese e zv\drejtore e shkollës së gjuhëve të huaja Asim Vokshi në Tiranë znj. Pranvera Beja .Familjet amerikane i kanë mirëpritur studentët shqiptarë edhe si vlerësim të traditës shqiptare të mikpritjes.Pritja e gati një milion Kosovarëve në vitin 1999 është një rekord i shumë vlerësuar në Amerikë .
Këtë vit nga sa kuptuam edhe nga ceremonia ka qenë vit i Shqipërisë,ç’është studjuar nga Shqipëria . Mesa di një grup i madh studentësh ,62 vetë, kanë bërë një vizitë 10 në Shqipëri ,ju keni qenë bashkë me ta ,përshtypjet e tyre ,çfarë vlersonin ata më shumë ?
Almira:- Një vend i vogël ,imporesionohet lehtë nga një vend i madh ,po kur Thornton -Donovan vendos të studjojë si një tematikë njëvjeçare dhe të vizitoj për 10 ditë Shqipërinë ,ndodh e kundërta,Shqipëria e vogël krijon një përshtypje të jashtzakonshme në sytë e studentëve të mësuesëve dhe të prindërve amerikanë. Tema e shkollës për gjithë vitin shkollor u formulua: “Rilindja Shqiptare”. Krahas lëndëve të përgjithshme ,studentëve ju afruan edhe lëndë të tilla të veçanta si histori ,gjeografi artitekturë,muzikë , art, kinematografi e Ballkanit dhe veçanërisht e Shqipërisë ..Nga data 20 prill deri në 6 maj u vizituan 5 vende të ballkanit ,dhe në shqipëri i gjithë grupi qëndroi 10 ditë ,.U vizituan Saranda ,Butrinti,Gjirokastra, Berati, Vlora, Firi ,Tirana , Kruja ,Shkodra .Për realizimin e një vizite të till një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë Ish kongrsmeni Amerikano-Shqiptar(arbëresh) Joe DioGuardi si dhe filantopisti Richard S Lukaj, të cilët si e dëgjove edhe vetë në ceremoni vlersuan lart programin e studimit dhe përkushtimin e gjithë stafit të shkollës sonë.
Pyetje: A mund të mëthuash se ku e gjenë gjithë këtë energji drejtori juaj ?Foli për kolegët e vet, që largoheshin ,i përlotur ,foli për studentët tanë po dhe shumë të tjerë me superlativa e vlerësime maksimale… bëri shaka e zhvilloi lodra …si ja del se kur ka 50 vjet punë i bie që të jetë………si moshë..
Almira: Drejt po po të them se vetëm për Shqipërinë ai s’ka rreshtur këtë vit duke bashkëpunuar megjithë individët e institucionet e dy vendeve tona Shqipëri dhe të Kosovës si në O K B si konsullatan ,personalitete që vinin për vizita …ai gjeneron ide dhe nxit në maksimum realizimin e ideve të tij a të kolegëve. Është një mjeshtër i rrallë në komunikim e në bashkpunimin me këdo për interes publik.
Pyetje:- A ka mundësi që me shkolla të tjera të zgjerohet bashkëpunimi në shqipëri ,të rritet numuri i nxënësve që viztojnë shkolla të ndryshme këtu në NY ?
Almira: Unë jam e bindur që po; janë të gjitha mundësitë dhe ne kemi filluar të punojmë për këtë …po një herë tjetër do të bisedojmë shtruar dhe do të japim më shumë informacion!
– Faleminderit Almira Bubesi per Shqiperin qe ke sjelle ne ‘THORNTON-DONOVA SCHOOL”…
 

Filed Under: Featured Tagged With: "Thornton-Donovan School", Kristaq papa, shumë Shqipëri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT