• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2018

LUFTA E HUMBUR SERBO-RUSE NDAJ SHQIPTARË TË ZVICRËS

June 26, 2018 by dgreca

   1 dy shqipe

Nga Frank Shkreli/

Nuk ishte kjo thjesht vetëm një ndeshje sportive midis Zvicrës — në skuadrën e të cilës luajnë 4 shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili — dhe Serbisë, në Kaliningrad të Rusisë, por ishte gjithashtu edhe një rast ose më mirë të themi një luftë, që siç duket Serbia dhe Rusia paskan pas planin për ta bërë me futbollistët shqiptarë, me qëllim për të propaganduar edhe njëherë në opinion botëror, pretendimet e tyre në lidhje me Kosovën, duke përzier një ndeshje normale sportive ndërkombëtare me histori dhe politikë.  Kjo përpjekje, natyrisht, nuk është hera e parë. Huliganët serbë me mbështjetjen e huliganëve rusë, të sanksionuar nga Beogradi dhe Moska zyrtare kanë bërë ndërhyrje të tilla më parë, por që u janë përplasur në turi. Sipas disa të dhënave në disa medie amerikane, shënjat e para se rusët dhe serbët kishin në mend t’i shpallnin luftë sportistëve shqiptarë të skuadrës kombëtare zvicerane, u panë kur në qëndër të Kalaningradit, para se të fillonte ndeshja Zvicër-Serbi, ishin bashkuar grupe tifozësh rusë e serbë, të cilët iu drejtuan stadiumit ku do të bëhej ndeshja, duke kënduar, “Rusia e Serbia, Vëllëzër, për gjithmonë”, “Kosova është Serbi”, e të tjera, njofton gazeta amerikane Nju Jork Tajms, duke shkruar se rusët e kanë adaptuar Serbinë si skuadrën e dytë të tyre për ta mbështetur në këtë Botëror, pas vendit të tyre.  

Ndjenjat dhe shfaqjet anti-shqiptare kundër Kosovës u pasqyruan jo vetëm në stadium, para dhe gjatë ndeshjes mdis Zvicrës dhe Serbisë, por edhe në nivelet më të larta të politikës së Serbisë.  Gjithnjë sipas gazetës Nju Jork Tajms, kur Serbia mundi Kosta Rikën në fillim të turneut botëror, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq u shpreh për mediat se ky vend i Amerikës Qëndrore kishte qenë ndër të parat shtete që ka njohur pavarësinë e Kosovës më 2008, një fakt që pak kush e di, ndërkohë që gazeta amerikane citon ministrin serb të ketë thënë se, “Fitorja e Serbisë kundër Kosta Rikës ishte për ‘të një hakmarrje e vogël, por e ëmbël” ndaj këtij vendi të vogël të Amerkës Qëndrore.  Kjo fitore (1-0) kundër një vendi të largët të Amerikës Qëndrore u bë, në sytë e Serbisë, simbol i një triumfi historik kundër të huajve, shkruan Revista Foreign Affairs, duke shtuar se serbët shikojnë çdo fitore të vogël sportive kundër kombeve që sipas tyre u kanë bërë pa drejtësi, sepse serbët janë lodhur aq shumë nga humbjet e njëpasnjëshme sa që përqafojnë cilëndo fitore qoftë, madje edhe më të voglën dhe më të parëndësishmen, siç ishte fitorja e Serbisë (1-0) kundër Kosta Rikës.  

Por ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë, pikërisht për arsye të pjesëmarrjes në skuadrën zvicerane të katër futbollistëve shqiptarë, të cilët shënuan dy golat për Zvicrën ishte një ndeshje tepër me rëndësi për serbët.  Një fitore e Serbisë me këtë rast do të ishte një fitore kundër Kosovës dhe shqiptarëve, një rast i jashtzakonshëm për të treguar para botës superioritetin e tyre ndaj shqiptarëve! Sipas gazetës së njohur amerikane, kjo ishte një ndeshje e dominuar me pyetje identiteti dhe përkatësie kombëtare, por edhe lufte e paqeje, sepse lojtarët shqiptarë në skuadrën kombëtare të Zvicrës, përfshirë shenuesit e golave, kanë lindur ose i kanë rrënjët në Kosovë, e cila luftoi për pavarësinë e saj kundër forcave serbe në fund të dekadës së 1990-ave.

Fillimisht në stadium nuk pati prova shfaqjesh anti-shqiptare, ndonëse si zakonisht në raste të tilla, pala serbe menjëherë filloi të përhapnin parullat, në bashkrendim me tifozët nacionalistë rusë tanimë të njohur,si “Kosova është Serbi”, “Kosova është zemra e Serbisë” e të tjera.  “Nacionalistët serbë shpresonin që në këtë ndeshje me Zvicrën të rivendosnin krenarinë kombëtare, duke mundur skuadrën kombëtare të Zvicrës, të udhëhequr nga yjtë e Kosovës. Në vend të fitores”, që prisnin, ka shkruar revista e njohur amerikane Foreign Policy që mbulon politikën e jashtme, “Xherdan Shaqiri, i lindur në Kosovë, u shkaktoi atyre një humbje të turpshme.”

Në një garë si kjo, në nivel ndërkombëtar siç është Botërori, pas një fitoreje mbi kundërshtarin, natyrisht se kushdo do shprehte emocionet dhe krenarinë kombëtare, identitetin dhe rrënjët e origjinës.  Shfaqja e lojtarëve shqiptarë pas fitores së Zvicrës 2-1 kundër Serbisë — duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare — ishte një shprehje normale entuziaste e këtyre emocioneve të rastit, por edhe e krenarisë së tyre me prejardhjen shqiptare dhe nuk ishte aspak një shënjë konflikti.   Shënja konflikti, janë thirrjet ofenduese të tifozëve serbë për vrasjen e shqiptarëve (ubi, ubi, ubi shiptare) në çdo rast ndeshjesh kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe shpalosja e atij që FIFA e ka cilësuar si një flamur të një lëvizjeje nacionaliste paraushtarake serbe në ndeshjen e Serbisë me Kosta Rikën në fillim të lojërave të Botërorit në Rusi.  Hipokrizia e këtij populli nuk ka kufi. Është në rregull pra, sipas tyre, që nacionalistët serbë të shpalosin flamuj dhe pllakarta fyese nacionaliste anti-shqiptare në ndeshjet e Botërorit, por shqiptarëve as mos tu ndihet zëri as mos të identifikohen si shqiptarë — e që ata të shpalosin simbole kombëtare në raste të tilla para botës, jo se jo. Kur shqiptarët me krenari dhe pa fyer askënd, bëjnë me duar simbolin e flamurit të tyre kombëtar, ky na qenka “provokim” dhe përzierje e politikës dhe e historisë, me sportin.  Flamuri i Shqiptarëve, si simbol i paqës, nuk ka pushtuar kurrë asnjë pëllëmbë tokë të huaj.

Humbja e Serbisë kundër skuadrës kombëtare Zvicrës me katër lojtarët shqiptarë, dy prej të cilëve shënuan golat fituese, ishte e vështirë për tu kapërdir nga nacionalistët serbë dhe nga Beogradi zyrtar.   Revista prestigjoze amerikane Foreign Affairs shkruan se, “Për shumë veta në Serbi kjo ndeshje futbolli nuk ishte thjesht një garë kundër skuadrës kombëtare zvicerane – por u konsiderua si një luftë e nxitur nga urrejtjet shekullore, si një rast që paraqet mundësinë për t’i shkaktuar kundërshtarit një varrë të madhe me qëllim për të dëmtuar psikozën kolektive kombëtare.”  Arsyeja se pse ndeshja kundër një grupi të vogël futbollistësh shqiptaro-zviceranë mori një rëndësi aq të madhe në Serbi ishte se, sipas kësaj reviste, dueli në Kaliningrad midis Serbisë dhe skuadrës kombëtare të Zvicrës me lojtarë shqiptarë, paraqiti një rast të rrallë për të rivendosur sado pak krenarinë e humbur kombëtare të serbëve. Politikanët serbë, përfundon revista amerikane Foreign Affairs artikullin e saj mbi këtë çështje, mund të pretendojnë se nuk e kanë humbur Kosovën, ashtu siç refuzojnë, në mënyrë teatrale, të pranojnë pavarësinë e saj, fakti mbetet se Serbia vetëm vonon pranimin e këtij realiteti politik.  Beogradi është krejtësisht i pa fquishëm që të ndryshojë këtë realitet: Kosova është shtet më vete tani dhe Serbia është një shtet në rënie. Në vend që të përballet me “status quon” e re, Serbia ka vendosur t’i këthehet mitologjisë dhe të së kaluarës, sepse e ardhmja duket aq e pa shpresë për ‘të, përfundon komentin e saj revista amerikane Foreign Affairs.

Katër shqiptarët e skuadrës kombëtare të Zvicrës fituan ndeshjen kundër Serbisë dhe siguruan fitoren domethënse, falë lojës më të mirë të tyre, por  edhe mbështetjen e botës në luftën propagandistike të shpallur kundër tyre nga Serbia dhe Rusia. Ata dolën fitues dhe faqebardhë në fushën e lojës së topit, në opinionin mbarëkombëtar shqiptar dhe ndërkombtarë, përfshirë zviceranët.  Me profesionalizmin e tyre dhe me krenarinë për identititetin e vet kombëtar, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili nderuan veten, familjet e tyre që I kanë rritë në këtë frymë atdhetare dhe njëkohsisht nderuan mbarë Kombin e vet, megjithse jetojnë dhe punojnë në Zvicër.  Ata janë përfaqsues të denjë të shqiptarëve kudo! Shqiptarët kudo qofshin, në këtë moment, kanë nevojë për ndonjë lajm të mirë dhe për ndonjë arsye për t’a ndie veten krenarë. Fatkeqsisht, politikanët nuk po na bëjnë të ndjehemi krenarë. Por janë sportistët dhe këngëtarët shqiptarë si edhe përfaqsues të profesioneve të tjera, shqiptarë të përhapur anë e mbanë botës që po çojnë lartë emrin e shqiptarit.  Falënderës Zotit për sportistët dhe artistët, përfshirë këngëtarët të cilët me arritjet dhe punën e tyre i kanë sjellë emër të mirë, ndërkombtarisht, Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Shembulli i lartë i këtyre sportistëve është për tu ndjekur nga të gjithë, por sidomos nga klasa politike aktuale e shqiptarëve.

E drejta dhe e vërteta historike janë në anën e shqiptarëve. Kosova nuk është Serbi siç pretendojnë dhe deklarojnë serbët e rusët dhe nuk është as Turqi, siç ka deklaruar Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan.  Kosova është ashtu siç ka qenë gjithmonë: e shqiptarëve dhe e askujt tjetër! E shqiptarëve, brenda dhe jashtë Kosovës, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili, të cilët i treguan botës se rrënjët i kanë në Kosovë dhe se janë krenarë të shpalosin trimërisht para botës mbarë — madje dhe para një bote jo aq miqësore për shqiptarët, siç është Rusia — simbolin, identitetin dhe vlerat e Kombit të cilit i përkasin.  Megjith përballjen me një gjëndje që tani për tani mund të duket kaotike në botën shqiptare, sidomos në radhët e politikës dhe për arsye të politikës anti-shqiptare që po luhet në trojet tona nga influencat e huaja – shpesh me bashkpunimin e elementëve të mbrendshëm — është në rrezik që Kombin ta marrë lumi. Por mesazhi i rendësishëm dhe shpresëdhënës është ky: është ky brez i ri i shqiptarëve, në trojet shqiptare dhe në diasporë, në të cilin kemi shpresën se do vazhdojë të jenë krenarë për identitetin dhe vlerat kombëtare të Kombit të vet, ashtu siç u treguan krenarë përfaqsuesit e denjë të këtij brezi të ri me sjelljet e tyre në Botëror dhe që njëherazi, me hapat e tyre të shpejtë, t’i tregojnë rrugën Kombit shqiptar drejtë Perëndimit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, lufta e Humbur, Serbo-Ruse

KOSOVA, ZONË TË VEÇANTË EKONOMIKE AMERIKANE

June 26, 2018 by dgreca

-Në Kosovë themelohet Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane, Qeveria merr vendimin/

1 qeveria Harad

-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Themelimi i Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane përkon me 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës për të thelluar partneritetin strategjik me SHBA-të/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 26 Qershor 2018/ Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendimin për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane.  Ky vendim është mbështetur në propozimin e grupit punues të themeluar nga qeveria për të shqyrtuar mundësit dhe procedurat e themelimit të kësaj zone.

“Themelimi i Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane përkon me 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës për të thelluar partneritetin strategjik me SHBA-të”,  tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në mbledhjen e qeverisë u theksua se, themelimi i  Zones së Veçantë Ekonomike do të ketë një rëndësi të madhe për ofrimin e kushteve të nevojshme për investimin e kompanive të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e gjithashtu do të mundësojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e punësimit.

Zyra e Kryeministrit do të koordinojë gjithë procesin e themelimit të Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane, sipas propozimit të grupit punues, në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente.

Përzgjedhja e lokacionit në komunën e Gjakovës është bazuar në faktin se ky lokacion plotëson kushtet e hapësirës, mbi 500 hektarë, si dhe përparësitë tjera, si kyçja direkt në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, qasje e lehtë në Autostradën e Dukagjinit, afërsia me aeroportin e Gjakovës, por edhe të Prishtinës.

Me qëllim të realizimit të projektit, pas miratimit të vendimit nga qeveria e Kosovës, do të përgatitet memorandumi i bashkëpunimit me palën amerikane, hartimi i studimit të fizibilitetit për procesin dhe përzgjedhja e një operatori ekonomik për realizimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike.

Që në nisje të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka informuar Kabinetin Qeveritar për punën intensive në finalizimin e Ligjit për pagat, ligj ky që është në fazën e tij finale të përpilimit dhe javën e ardhshme do të jetë pikë diskutimi në Qeveri. Po ashtu, Kryeministri Haradinaj ka theksuar qëndrimin e tij se në ligjin e ri do të ketë rritje pagash për Policinë e Kosovës, punëtorët shëndetësorë dhe kategori të tjera të rëndësishme. Miratimin e Qeverisë e kanë marr edhe tre Koncept dokumente:
-Koncept dokumenti për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor adreson nevojën e rregullimit të kësaj fushe në sistemin shëndetësor të Kosovës me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit, përmirësimin e kualitetit të jetës. Koncept dokumenti propozon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin riprodhues me qëllim të eliminimit të problemeve aktuale në këtë fushë.
-Koncept dokumenti për rregullimin e shpronësimit të pronës së paluajtshme i cili adreson sfidat në implementimin e dispozitave të tanishme ligjore të përcaktuara në Ligjin për shpronësimet e pronës së paluajtshme. Bazuar në rekomandimet nga Avokati i Popullit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinorë në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka diskutuar edhe me akterët tjerë dhe ka rekomanduar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit.
-Koncept dokumenti për rregullimin e fushës së marrëdhënies së punës i cili ka për synim avancimin  e kushteve të punës për punëtorët, realizimin e të drejtës së lehonisë, luftimin e punësimit informal, garantimin e standardeve minimale për sigurinë dhe shëndetin në punë në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Kabineti qeveritar ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes bilaterale për transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Ministria e Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të zhvillojë negociatat me palën malazeze për finalizimin e kësaj marrëveshje të dobishme për të dyja vendet.
Me miratim të një vendimi të veçantë, Qeveria ka ndarë mjetet për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin shëndetësor jashtë vendit të ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: amerikane, kosova, Zone ekonomike

Gjykata Supreme në SHBA mbështet vendimin e Trumpit

June 26, 2018 by dgreca

1 Gjykata emig

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka mbështetur udhërin e presidentit amerikan, Donald Trump për të kufizuar udhëtimin në SHBA, të qytetarëve të disa vendeve me shumicë myslimane. Me pesë vota për dhe katër kundër, Gjykata ka konstatuar se ndalimi i udhëtimit nuk është diskriminues ndaj myslimanëve dhe nuk e tejkalon autoritetin e presidentit.

Gjykata ka thënë se sfiduesit e vendimit nuk kanë arritur të dëshmojnë se ndalesa shkel ligjin e migrimit në SHBA, ose amendamentin e parë të kushtetutës.

Urdhër-ndalimi ishte konsideruar jokushtetues nga gjykatat më të ulëta.

Ai po ashtu ishte kritikuar nga grupe të refugjatëve dhe të të drejtave të njeriut.

Ndalimi vlen për shumicën e qytetarëve nga Irani, Libia, Koreja Veriore, Somalia, Venezuela, dhe Yemeni në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Filed Under: Politike Tagged With: emigrantet ne udhetim, Gjykata, Trump

RINOVOHET ARKIVI SHTETËROR I KOSOVËS

June 26, 2018 by dgreca

-Objekti i Agjencisë së Arkivave të Kosovës do të rinovohet tërësisht, punët nisin këtë vit/

1 Arkivi Kosove1 Ministri gashi1 Kujtim Gashi-e-Rame Manaj-11 Minis medie1 Kujtim Gashi-Arkiv-Kosove-

-Në Arkivin Shtetëror të Kosovës – edhe arkivi i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja/

 1Beluli

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 PRISHTINË, 26 Qershor 2018/Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do mbështetet për realizimin e një projekti i cili parasheh renovim në tërësi të objektit dhe punët do të nisin këtë vit.

Këtë e premtoi sot Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë vizitës në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku zhvilloi takim me Kryeshefin Ekzekutiv, Ramë Manaj, i cili njoftoi me gjendjen, kushtet dhe rrethanat e punës në këtë institucion.

“Ne kemi përfunduar një intervenim të vogël, kemi vendos raftet e reja. Këtu zotohemi që Ministria e Kulturës dhe unë si ministër do të jemi në mbështetjeje të drejtorit, menaxhmentit, stafit, por edhe për të filluar një investim të ri në këtë objekt, një investim të gjithanshëm, duke përfshirë depotë, objektin, sistemin kundër zjarrit, pastaj aklimatizimin, aparatet për kontrollimin e lagështisë, si dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike për këtë institucion të rëndësisë së veçantë për vendin tonë. Është një projekt që e kemi tashmë të gatshëm, dhe ai do të fillojë të zbatohet së shpejti”, tha Ministri i Kulturës në Qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi.Duke folur për rëndësinë e madhe që kanë arkivat në Kosovë Ministri tha se, pasi që lënda arkivore ka rëndësi historike, kulturore, shkencore dhe ka cilësinë e monumentit të kulturës, ajo duhet të ruhet në mënyrë të përhershme.“Andaj, në përputhje me rëndësinë e madhe që ka lënda arkivore, ky investim në objektin e Arkivit të Kosovës është një prej prioriteteve të Ministrisë dhe procedurat për investim në këtë objekt do të hapen brenda disa ditëve”, theksoi Ministri Gashi.

 Gjatë takimit, ku pati dakordim edhe që të iniciohet ndryshim-plotësimi i Ligjit për Arkivat, Kryeshefi Ekzekutiv, Manaj, u shpreh falënderues për vizitën, por edhe për përkrahjen e Ministrisë dhe të Ministrit për të investuar në përmirësim të kushteve dhe rrethanave të punës nëpër objektet e arkivave.“Në takim kemi bërë përpjekje që të prezantojmë gjendjen, kushtet dhe rrethanat e punës, gjendje e trashëguar fatkeqësisht jo të mirë, sfidat me të cilat ballafaqohemi. Kushtet janë shumë limituese dhe kanë të bëjnë me ambientet e pamjaftueshme, me mungesën e hapësirës dhe joadekuate, me mungesën e teknologjisë dhe kapaciteteve njerëzore deri te kapacitetet teknike për digjitalizim. Por, duke pasur parasysh premtimin e ministrit, shpresojmë që gjendja në këtë agjenci të përmirësohet” tha Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj.Arkivi Shtetëror i Kosovës është një shtëpi e madhe-pallat dokumentesh shumë të rëndësishme dhe historike, të pazëvendësueshme e të pakompensueshme.

 NGA ARKIVI I GAZETËS DIELLI:

 TAKIM ME  KRYESHEFIN EKZEKUTIV TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS, RAMË MANAJ DHE DREJTORËT HAMIT SHALA E RUZHDI PANXHA

Pasditën e së enjtes së 22 shtatorit 2006 në Shtëpinë e madhe të dokumenteve, në takim me  Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj dhe drejtorët Hamit Shala e Ruzhdi Panxha  kemi biseduar edhe rreth kompletimit të Arkivit të Rilindjes të dërguar në Arkivin Shtetëror të Kosovës edhe me pjesët tjera të arkivit të gazetës tradicionale që ndodhen ende në Kompleksin Rilindja, ku Pallati 18 katësh është shndërruar në ndërtesë qeveritare. Në cilësinë  kryeradaktorit të gazetës tradicionale kosovare Rilindja deri në numrin e fundit që ka dalë në 30 dhjetor të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë,  në 29 janar 2007,  me një vendim të veçantë të Kryeministrit kam nënshkruar marrëveshjen e hartuar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, e cila poashtu është nënshkruese, me Arkivin Shtetëror të Kosovës për dërgimin atje të gjithë Arkivit të Rilindjes, i  cili edhe duhet të vlerësohet si edhe çdo pronë tjetër e Ndërmarrjes Shoqërore Gazetare Rilindja për realizimin e të drejtave të punëtorëve të saj.

 (Pjesë nga shkrimi  i datës 24 Shtator 2016 i korrespondentit të Gazetës DIELLI nga Kosova, Behlul Jashari, i cili ishte kryeredaktor i gazetës tradicionale kosovare Rilindja nga fillimi i vitit 2002 e deri në numrin e fundit që ka dalë në 30 dhjetor të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë, si dhe kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së rezistencës “Bujku” – pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, numri i parë i së cilës doli në 18 janar 1991 dhe sfidonte ndalimin e gazetës Rilindja nga regjimi okupues serb në Kosovë)

Filed Under: Histori Tagged With: Arkivi Shtetror, Behlul Jashari, Kosove, rinovimi

Hapja e bisedimeve, debate mes ministrave të Jashtëm të BE

June 26, 2018 by dgreca

Takimi i sotëm i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i mbledhur në Luksemburg, ku marrin pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së është zhvilluar me debate lidhur me çështjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Komisioni europian ka rekomanduar hapjen e tyre pa kushte, por një grup i vogël vendesh janë hezituese.

Në përfundim të pjesës së parë të mbledhjes, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias tha se “ka dy grupime. Njëri që përfaqëson shumicën, me 25 vende që mbështesin hapjen e bisedimeve deri në verën e 2019, dhe tre vende të tjera, Franca, Danimarka dhe Hollanda që mendojnë se duhet të shtyjmë të gjithë procesin. Por të shtysh këtë proces europian do të thotë që të shtysh stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, u shpreh ai.

Qëndrimi i Francës është ndikuar nga një sërë faktorë. Nga një anë janë ato që lidhen me situatën e brendshme, duke qenë se gati gjysma e forcave politike franceze dhe shumica dërrmuese e opinionit publik, janë kundër idesë së zgjerimit. Nga ana tjetër, ideja e presidentit Emmanuel Macron e shpallur si objektiv nga ana e tij, është ajo e reformimit të vetë BE-së, përpara zgjerimit të saj. Por ministri i Jashtëm grek u shpreh se “unë e di që ka vende që i druhen populizmit, por nuk mundet ta luftosh dhe të fitosh ndaj populizmit, duke bërë hapa pas”, tha ai duke shtuar se “mund të ecim paralelisht si me zgjerimin ashtu dhe me reformimin e BE-së”.

Përpara nisjes së takimit Ministri i Jashtëm hollandez Stef Blok përsëriti qëndrimin hezitues të vendit të tij. “Dy vendet kanë bërë progres por jo mjaftueshëm, duhen rezultate konkrete për korrupsionin.E rëndësishme është që të dy vendet kanë treguar këmbëngulje në luftën kundër korrupsionit por duhet të shohim më shumë. Ne mbështesim progresin që kanë bërë por nuk mund të injorojmë faktin që duhet të shohim rezultate konkrete”, u shpreh ai.

Nga ana e saj Gjermania është në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe i bën thirrje Francës dhe Hollandës që të bashkohen me pjesën tjetër të vendeve anëtare që ndajnë të njejtin qëndrim. “Demokracia dhe paqja e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor luajnë një rol të rëndësishëm për të gjithë ne në BE, kjo është arsyeja që vlerësojmë shumë përpjekjet e të dy shteteve për të forcuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit”, tha zoti Roth, duke shtuar se “Qeveria gjermane është gati të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, jemi gati të japim dritën jeshile dhe dua të inkurajoj miqtë tanë holandeze dhe francezë të na bashkohen”.(Sipas VOA)

Filed Under: Analiza Tagged With: Minsitrat e Jashtem te BE, Shqiperia-Maqedoni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT