• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2018

Bamirësia dhe dashuria- filozofia e Nënë Terezës

August 28, 2018 by dgreca

1 Nene-Tereza-155x300-Me rastin e 108-vjetorit të lindjes/ 

1-Floqi-raf2-300x263

Nga Rafael Floqi/

Agnesa Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910. Ajo është një ikonë e humanizmit bashkëshoqëruese e njerëzve të së gjitha feve, për një arsye që ngërthehet në fjalën “nënë”. Sipas fjalëve të Shekspirit, nëna është vetë ‘mishërimi i cilësisë së mëshirës’, dhe ky është virtyti më i lartë që mund të gjesh tek Nëna. Të njëjtën cilësi të  mëshirës së nënës, të  dashurisë dhe kujdesit që mund ta gjejmë, edhe tek ajo që nuk qe vetë një nënë biologjike, por nëna e gjithë botës ,- “ Nënë Tereza”,  gjë që e bën vlerën e mësimeve të saj, të kenë vlerë universale.

Vlera e njeriut nuk rrjedh nga ajo çka bëni në jetë, por nga ajo kush jeni

Kur ju të ndiheni të çorientuar në jetën tuaj meditoni, mbi këto fjalë të Nënë Terezës. Kjo mençuri do t’ju kujtojë që të mos e quani si vlerë tuajën vetëm atë që bëni, por atë se kush jeni me të vërtetë. Nuk është një ndjesi e pazakontë. Ju mund të keni  planin tuaj te mbushur plot e për plot,  lista juaj e punëve që duhet të bëni në jetë është e pafund, por ende jeta ju duket sikur nuk ka as drejtim, qëllim e kuptim? Ju filloni të pyesni veten pse nuk qenka punë të vështirë t’i jepni kuptim e qëllimit që keni menduar të arrini në jetë. Ndonjëherë ne i japim aq shumë vlerë rezultatit dhe harrojmë se produktiviteti nuk është ajo që na përcakton ne si individë. Vlera e njeriut nuk rrjedh nga ajo që ju bëni e arrini në jetë, por nga ajo kush jeni me të vërtetë.
Shën Tereza e Kalkutës i pat shkruar fjalët e mëposhtme, parë nga këndvështrimi i Jezusit për të na kujtuar burimin e vërtetë të vlerës të jetës sonë si njerëz :
“Unë e njoh ju përbrenda dhe përtej – Unë di gjithçka mbi ju. Unë ju kam numëruar edhe qimet e  kokës. Asgjë në jetën tënde nuk është e parëndësishme për Mua. Unë Ju kam ndjekur gjatë viteve të jetës dhe gjithmonë ju kam dashur. Unë di çdo një nga hallet tuaja, unë ua njoh nevojat dhe shqetësimet tuaja. Dhe, po, po ua njoh edhe mëkatet tuaja. Por unë, po ju them përsëri, se unë ju dua – jo për atë që keni ose nuk keni bërë, – Unë ju dua për atë që ju jeni, për bukurinë dhe dinjitetin që Ai ju dha juve, duke ju krijuar, sipas imazhin të Tij “.

Nënë Tereza ishte gjithashtu një apostull i madh i zakonshëm, pasi ofronte një qasje ndaj dashurisë, e cila nuk u përqendrohej në ngjarjet e mëdha, apo në lëvizjet gjeopolitike, por në marrëdhëniet njerëzore, duke filluar me ato të njerëzve që ishin më të afërt me të.

Më mirë të digjeni si një qiri, sesa të mallkoni errësirën

“Në qoftë se unë bëhem ndonjëherë një shenjtore, pat thënë ajo, unë me siguri do të jem një e ‘shenjtore errësirës’, pasi unë vazhdimisht do të mungoj nga qielli – për të ndriçuar dritën e atyre që gjenden në errësirë në tokë”.

Këto fjalë të Nënës ofrojnë një çelës për të kuptuar jetën e saj shpirtërore dhe filozofinë e vërtetë  të jetës së saj. ‘Ejani në dritën time’ ishte ajo çka Jezusi i pat kërkuar Asaj, dhe Nënë Tereza u përpoq të ishte ajo drita e dashurisë së Perëndisë në jetën e atyre që përjetonin errësirën.
Tri aspekte të jetës së brendshme të Nënë Terezës, u zbuluan gjatë procesit të kanonizimit te saj, burojnë pikërisht nga betimi privat që kishte bërë qyshkur ajo ishte ende një murgeshë Loreto, përvojat mistike që rrethonin frymëzimin për të formuar Misionarët e Bamirësisë dhe shkëmbimin e saj intim në kryqin e Krishtit, nëpërmjet gjithë atyre viteve të gjata të errësirës së brendshme. Përvoja e saj e dhimbshme e brendshme ishte një pjesë thelbësore e jetesës dhe e misionit të saj. Ishte një ndërshkëmbim me Pasionin e Krishtit në Kryq, me një theks të veçantë mbi etjen e Jezusit si me misterin e dëshirës së Tij për dashurinë dhe shpëtimin e çdo njeriu.
Përfundimisht, ajo e zbuloi vuajtjen e saj misterioze si një gjurmë të pasionit të Krishtit në shpirtin e saj. Ajo po jetonte misterin e Kalvarit – Kalvarin e Jezusit dhe Kalvarin e të varfërve.
Ajo rrezatonte dashurinë dhe gëzimin duke siguruar kujdesin për shtypurit dhe të braktisurit të shoqërisë njerëzore, duke mos u turpëruar nga vuajtjet e tyre materiale dhe shpirtërore, nga gjendja e tyre e të qenit “të padëshiruar, të padashur, të pakujdesshëm”, për të mos pasur askënd pranë. Duke iu përgjigjur thirrjes së Perëndisë si një murgeshë fetare, ajo i dëgjoi fjalët e Zotit: «Çfarëdo që të bëni për këta njerëz, ju ma bëni mua. Sepse, kur unë isha i uritur, më dhatë për të ngrënë; kur isha i etur, ju më dhatë për të pirë; ku isha i huaj ju më mirëpritët, kur qeshë lakuriq ju më veshët; kur qeshë i sëmurë ju u përkujdesët ; kur qeshë i burgosur ju erdhët më vizituat”.

“Kjo ishte ftesa, ky ishte apeli, ishte një thirrje brenda një thirrjeve, një filozofi dhe një thirrje për ndërgjegjen e saj për të punuar për miliona njerëz të privuar nga e gjithë bota. Dita e frymëzimit filloi më 10 shtator 1946, kur Nënë Tereza, pastaj tridhjetë e gjashtë vitesh kur po shkonte për pushimet e saj vjetore të shkollës në Darjeeling, një qytet i vendosur në ultësirat e Himalajeve.

Takimi mistik me Krishtin ishte një ‘thirrje brenda një thirrjeje’. Ishte thirrja e dytë. Dëshira e pafundme e Perëndisë për të dashur dhe për t’u dashuruar.

‘Zëri’ – thoshte ajo, ishte një dialog – një ndërveprim shpirtëror në mes Jezusit dhe vetes. Ai iu drejtua asaj si: ‘Bashkëshortja ime’ ose ‘vogëlushja ime e vetme’ dhe ajo në këmbim u përgjigj duke thënë: ‘Jezusi i Jezusit’ ose ‘Dëshira ime e Jezusit tim për këmbyer dashurinë me dashuri. Me këtë shkëmbim, Jezusi po e zbulonte zemrën e Tij: dhimbjen, dashurinë, dhembshurinë dhe etjen e tij për ata që vuajnë më së shumti. Zëri e ftoi atë të ishte drita e të varfërve, duke shpërndarë errësirën dhe duke sjellë gëzim në jetën e atyre që janë lënë pas dore nga bota. Ajo u bë drita e vërtetë e Jezusit duke thënë: «Është më mirë të digjeni si një qiri, sesa të vetëm të mallkoni errësirën.»

Kjo zbulesë pati një jehonë të thellë në shpirtin e saj për të jetuar për varfrit. Kështu  dashuria e nënës zu rrënjë  ‘. Ajo përdorte dhe shpërndante “një kartë të vogël biznesi”, me një nga thëniet e saj të njohura – që tregonte  rrugën e saj drejt paqes:  “Fryt i heshtjes është lutja, fryt i lutjes është besimi, fryti i besimit është dashuria, fryt i dashurisë është shërbimi dhe fryti i shërbimit është paqja”.

“Ishte ky qëndrim njerëzor i Nënës që e çoi atë thellë në detin e njerëzimit me mesazhin e dashurisë, mirëkuptimit, paqes dhe gëzimit. Shumë njerëz mund të mos jenë të vetëdijshëm se Nëna Tereza i fuste një stres të madh vetes, duke vuajtur në heshtje, që ishte në fakt soditës mjaft aktiv ta shihje. Ajo i tregoi botës se ana shpirtërore dhe veprimi shkojnë dorë për dorë. Ajo provoi se aktivizmi shoqëror me dashuri, kujdesi dhe besimi në Zot mund të bashkëjetonin në një harmoni të përsosur. Ajo bëri të sajat fjalët e Shën Françeskut të Asizit: “Zot, më bëj një kanal paqeje; aty ku ka urrejtje, më lejoni të sjell dashurinë tuaj; aty ku ka dëme o Zot fali, dhe ku ka errësirë sill dritën tënde “, që e entuziazmoi atë për të sjellë krijuesin e vërtetë të paqes në botën e kaosit dhe të katastrofës.

Në këtë kuptim, thotë Fr. Brian Kolodiejchuk, MC, Ph.D. që ishte postulator i Kauzës së Lumturimit  dhe Shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës dhe drejtor i Qendrës Nënë Tereza. që paraqiti dokumentet për shenjtërimin e saj të thoshte se jeta e saj nuk është vetëm “e admirueshme”, por shumë “e imituar”.

“Ne nuk kemi parë ndonjë rast që ka qartësinë e asaj që është pikërisht elementi i mrekullueshëm, provat para dhe pas ndërmjetësimit dhe ndërmjetësimi me Jezusin – siç ishte lutja për Nënë Terezën”, thoshte ai.

Dashuria, duhet të fillojë nga ata që janë më pranë nesh

Nënë Tereza këmbënguli që dashuria, duhet të fillonte nga ata që janë më pranë nesh. Ndryshimi i botës, me atë këndvështrim është në thelb ndryshimi i zemrave njerëzore një nga një. “Ajo besonte se bota kurrë nuk ka nevojë për paqe më shumë sesa sot, por ajo e adresoi atë në një nivel tjetër” . Qasja e saj, ishte e bazuar në “dashurinë dhe respektin për secilën prej qenieve njerëzore”. Çrregullimi shoqëror, sipas saj, ishte rezultat i mungesës së respektit për individët .

Ju nuk duhet të shkoni në lagjet e varfëra të Kalkutës, sugjeronte Frat Kolodiejçuk, për të përqafuar modelin e bamirësisë së Nënë Terezës. Në vend të kësaj, gjithçka është pranë  “brenda mundësive të çdo të krishteri dhe në çdo hap të jetës” – duke filluar nga ata që janë më të afërt për ju, përfshirë bashkëshortin, fëmijët, miqtë dhe fqinjët.

Heshtja kurrë nuk mund të korrigjohet

Frat Paul Murray që e njihte miri atë, vuri në dukje se një temë thelbësore në shkrimet e Nënë Terezës, përfshirë kushtetutën që ajo i vendosi për Misionarët e Bamirësisë, ishte “heshtja”.

Ndër të tjera, Nënë Tereza e kapi një herë vlerën e heshtjes në një mënyrë që shumë politikanë, ekspertë, madje edhe udhëheqës të kishës mund të bënin mirë të kujtonin se : “Heshtja kurrë nuk mund të korrigjohet”.

Ai kujtoi si me shaka, se Nënë Tereza përdorte një “kartë biznesi” për njerëzit që i takonte. Megjithatë, nuk përmbante titullin dhe informacionin e kontaktit, por parimet bazë të spiritualitetit të saj.  “Fryti i heshtjes është lutja.” Karta vazhdonte t’i referohej besimit, dashurisë dhe shërbimit, por praktika kryesore – ku ajo që hedh themelet për të tjerët – është heshtja. Pas zbulimit të shkrimeve të Nënë Terezës, Murray tha, se referimi ndaj “heshtjes” merr një kuptim krejtësisht të ri. Është e befasishme, se Nënë Tereza “kurrë nuk foli, as edhe një herë”, madje edhe atyre që ishin më afër saj, për agoninë e saj të brendshme. Si rezultat, drama e saj e brendshme shpirtërore u fsheh gjatë gjithë jetës së saj”.

Nënë Tereza foli për “pesë heshtje”: Heshtja e syve, heshtja e veshëve, heshtja e gojës, heshtja e mendjes, heshtja e zemrës. Të gjitha këto pesë heshtje, “kjo nuk kufizohej vetëm për punëtorët bamirës, për ata që jetojnë me varfrit e të varfërve.” Por ishte një rrugë mistike e hapur për të gjithë.

Të varfrit kanë më shumë për të na dhënë, sesa do duhet t’u japim

Nëna arriti lartësi të mëdha shpirtërore me dashuri të thellë për më të varfrit e të varfërve, sepse besonte me forcë se “të varfrit kanë më shumë për të na dhënë, sesa ne do duhet t’u japim”. Nuk pati kurrë një moment kur ajo, nuk u impresionua nga imigrantët, e bujaria e të varfërve. Për Nënën, ishte mjaft e qartë se mënyra e vetme që ajo mund t’u jepte të varfërve atë që ajo e mori lirisht nga Jezusi me dashuri, ishte ta donte Jezusin brenda tyre. Ajo thoshte, “Nëse vetëm një fëmijë pak i lumtur do të bëhej më lumtur me dashurinë e Jezusit … a nuk do të ishte e gatshme bota … të jepte gjithçka për këtë?”

Nënë Tereza e pësoi këtë errësirë shpirtërore në pjesën më të madhe të jetës së saj, por mbajti besimin e saj në mes të vuajtjeve thoshte Fr. Murray që pati disa kontakte me Nënë Terezën dhe diskutoi me të këto dhe aspekte të tjera të spiritualitetit të errët të shpirtit të saj. Por qe karizma e saj shpirtërore ndaj burrave dhe grave të varfëra, të krishterë dhe hindu, myslimanë dhe sik, të pasur dhe të varfër; i tërhoqi të gjithë ata që ta nderonin atë si një shenjtore të gjallë.

Lutja ishte një nga burimet jetësore në misionin e saj për të varfrit. Kështu, për të, lutja nënkuptonte dorëzimin e plotë ndaj Zotit dhe përjetimin e dashurisë së Tij , konkretisht dhe duke e ndarë atë dashuri në ndërveprim me të varfrit; pasi kush ishte i pafuqishëm në botën e fuqishme të së pasurve, arsyetonte ajo.

Një herë sapo pastroi plagën të një leprozi me dashuri të madhe, ajo e dëgjoi dikë që t’i thoshte nga turma: “U nuk do ta bëja atë gjë as edhe një milion dollarë”. “As unë, iu përgjigj ajo, por për Jezusin po, pasi vuajtjet e të cilit unë i shoh te reflektuar tek fytyra këtij personi”.

Sipas profesionit tim, unë i përkas botës

Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë që i shërbejnë tërësisht të varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Vetëm sipas te dhënave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmure në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq te braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.

Në fjalën e saj për marrjen e çmimit Nobel, Nënë Tereza përcaktoi dhe misionin e saj në shkallë ndërkombëtare. “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit.”

Në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshëm ndërmjet ushtrisë Izraelite dhe guerilëve palestinez. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek spitali I shkatërruar për të zhvendosur pacientët e rinj.

Kur Evropa Lindore pati një rritje në sinqeritet në fund të viteve 1980, ajo i zgjeroi përpjekjet e saj në vendet komuniste që më parë kanë refuzuar Misionarët e Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat për qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thënë, “ Pavarësisht kush thotë çfarë, ti duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde.” Ajo vizitoi Republikën Sovjetike të Armenisë pas tërmetit të vitit 1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.

Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi, viktimave të rrezatimit në Cernobil, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamirësia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfrit” në 450 qendra në mbarë botën. Shtëpia e parë e Misionarë të Bamirësisë në Shtetet e Bashkuara ishte themeluar në Bronksin e Jugut, Nju Jork; deri më 1984 asambleja punonte në 19 institucione gjatë gjithë vendit.

Pérez de Cuéllar : “Ajo ishte OKB-ja. Ajo ishte paqja në botë.”

Nënë Tereza vuajti një sulm në zemër në 1983 përderisa vizitonte Papa John Paul-in II. Pas një sulmi të dytë në 1989, ajo mori një stimulues kardiak artificial. Në 1991, pas një beteje me pneumoninë derisa ishte në Meksikë, ajo vuajti edhe me probleme të zemrës. Ajo ofroi ta lë pozicionin e saj si kryetare e Misionarëve të Bamirësisë, por motrat e asamblesë, në një votim sekret votuan që ajo të qëndronte. Nënë Tereza pranoi të vazhdonte punën e saj si kryetare e asamblesë.

Në prill 1996, Nënë Tereza u rrëzua dhe theu kockën e qafës. Në gusht ajo vuajti nga malaria dhe dështimi i barkushe së majtë të zemrës. Ajo pati një operim të zemrës por ishte e qarte se shëndeti I saj ishte duke rënë. Kryepeshkopi i Kalkutës, Henry Sebastian D’Souza, tha se kishte urdhëruar një prift për të performuar një ekzorcizëm mbi Nënë Terezën me lejen e saj kur ajo u shtrua në spital me problem kardiake sepse mendonte se ajo ishte nën sulmin e djallit. Në 13 Mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionarëve të Bamirësisë. Ajo vdiq me 5 Shtator 1997.

Në kohën e vdekjes së saj, Misionarët e Bamirësisë së Nënë Terezës pati mbi 4,000 motra, dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh, duke punuar në 610 misione në 123 vende.[12] Këto përfshinin bujtina dhe shtëpi për njerëzit me HIV/AIDS, me lebrozë dhe tuberkulozë, kuzhina supe, programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës personal, jetimore dhe shkolla. Misionaret e Bamirësisë u ndihmuan edhe nga bashkë-punëtorët, të cilët ishin mbi 1 milion deri me 1990.

Nënë Tereza u preh në Shën Thomas, Kalkutë për një javë para funeralit të saj, në Shtator 1997. Asaj iu bë funeral shtetëror nga qeveria Indiane në shenjë falënderimi për shërbimin e saj për të varfrit e të gjitha feve në Indi. Vdekja e saj ishe u vajtua në komunitete laike dhe fetare. Ish Sekretari- Gjeneral i OKB Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë.”

Murgesha misionare katolike shqiptare Nënë Tereza është një nga individët për të cilën është shkruar më shumë në historinë e botës. Ajo fitoi Çmimin Nobel të Paqes për punën e saj me të varfrit në lagjet e varfra të Kalkutës në vitin 1979. Ajo vdiq më 5 shtator 1997 dhe u  caktua nga Papa Gjon Pali II në një “rrugë të shpejtë ” më 19 tetor 2003 – drejt lumturimit hapi i parë drejt shenjtërisë. Në vitin 2002, Vatikani njohu si një mrekulli shërimin e një tumori në bark të një gruaje indiane, Monica Besra, pas aplikimit të një medaljoni që përmbanin figurën e Nënë Terezës. Besra tha se një dritë drite erdhi nga figura, duke shëruar tumorin kanceroz. Papa Françesku  miratoi një mrekulli të dytë të  Nënë Terezës, duke hapur rrugën për të që ishte njohur si “Shenjtorja e të mjerëve” që do të kanonizohej më 4 shtator 2016. Mrekullia e dytë përfshinte shërimin e një burrë brazilian me disa tumore në tru në vitin 2008 pas lutjes ndërmjetësuese të Nënë Terezës, tha atëherë Vatikani. Nënë Tereza i shërbeu njerëzve të varfër dhe të vdekur në ‘Qytetin e gëzimit’. Shenjtërimi i saj,  ishte një nga pikat kulmore të vitit jubilar të Mëshirës të Kishës Katolike.

Ejani në dritën time !

‘Ejani me dritën time’ ishte porosia që Jezusi kishte kërkuar dhe Nënë Tereza u përpoq të ishte ajo “dritë e dashurisë së Perëndisë” në jetën e atyre që po përjetonin errësirën.
Tri aspekte të jetës së brendshme të Nënë Terezës, të zbuluara gjatë procesit të kanonizimit të saj, janë së pari betimi privat që kur ajo të ishte ende një murgeshë në Loreto, përvojat mistike që rrethonin frymëzimin për të themeluar Misionarët e Bamirësisë dhe eksperiencat e saj intime në kryqin e Krishtit nëpërmjet viteve të gjata të errësirës së brendshme shpirtërore. Përvoja e saj e dhimbshme e brendshme ishte një pjesë thelbësore e jetesës së misionit të saj. Ishte një ndarje me Pasionin e Krishtit në Kryq, me një theks të veçantë mbi etjen e Jezusit, si mister i dëshirës së Tij për të përdorur dashurinë dhe shpëtimin e çdo njeriu.
Përfundimisht, ajo e njohu vuajtjen e saj misterioze si një gjurmë të pasionit të Krishtit në shpirtin e saj. Ajo po jetonte misterin e Kalvarit – Kalvarin e Jezusit dhe Kalvarin e të varfërve.
Ajo rrezatonte dashurinë dhe gëzimin, duke siguruar kujdesin për poshtëruarit dhe të dëbuarit e shoqërisë njerëzore, duke mos u turpëruar nga vuajtjet e tyre materiale dhe shpirtërore, nga gjendja e tyre të së qenit “të padëshiruar, të padashur, të pakujdesshëm”, duke mos pasur pranë askënd. Duke iu përgjigjur thirrjes së Perëndisë si një murgeshë fetare, ajo i dëgjoi fjalët e Zotit: «Çfarëdo që të bëni për këta njerëz, ju ma bëni mua. “Ky ishte një ftesë, një thirrje brenda një thirrjeje, një filozofi dhe një thirrje për ndërgjegjen e Nënës, për të punuar për miliona njerëz të privuar nga e gjithë bota.
“Nëna nuk kishte asnjë iluzion dhe nuk kishte premtime të mëdha, se ajo do të zhdukte varfërinë ose vuajtjen nga faqja e dheut. Ajo besonte se puna e saj ishte vetëm një pikë uji, kur ajo që nevojitej ishte një oqean i tërë i dhembshurisë, por shtoi: “Nëse unë nuk do ta kisha vënë atë pikë, oqeani do të deshte një pikë më pak”.

Nënë Tereza ndër të tjera u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002 se : “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte punën dhe lavdinë e saj. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.

“Në qoftë se unë bëra ndonjëherë një shenjtore, unë me siguri do të jem një shenjtore e ‘errësirës’ që unë vazhdimisht do të mungoj nga qielli – për të ndriçuar dritën e atyre që janë në errësirë në tokë”, pat thënë  Nënë Tereza. Këto fjalë të nënës ofrojnë një çelës për të kuptuar jetën e saj shpirtërore dhe me të vërtetë filozofinë e saj të jetës. Sot ne nuk duhet të imitojmë atë që bëri ajo, por ne mund t’i bëjmë gjërat e zakonshme më me dashuri.

Filed Under: Featured Tagged With: e Nene Terezes, Filozofia, Rafael Floqi

NDERIM VIKTIMAVE DHE TË INTERNUARËVE TË KAMPIT TË TEPELENËS

August 26, 2018 by dgreca

Presidenti Meta nderon kujtimin e të internuarve dhe viktimave të kampit famëkeq në Tepelenë: Të reflektojmë së bashku në këtë ditë përkujtimore e kujtese!

 Presidenti Meta nderon kujtimin e të internuarve dhe viktimave të kampit famëkeq në Tepelenë: Të reflektojmë së bashku në këtë ditë përkujtimore e kujtese!/

Tepelenë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjesë në veprimtaritë përkujtimore për të internuarit dhe viktimat e kampit famëkeq në Tepelenë, që u zhvilluan në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e të Bashkisë Tepelenë, në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare.

Me këtë rast, Kreu i Shtetit vlerësoi, duke dekoruar me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” Drane Jakjën (pas vdekjes); zonjën Mrikë Gjikola; zonjën Gjelë Gjikola si dhe zotin Lekë Pervizi në shenjë nderimi e respekti, e me mirënjohje të veçantë për vuajtjet e sakrificat e tyre si dhe dokumentimin historik nëpërmjet pasqyrimit e vizatimit të kushteve çnjerëzore të mbijetesës nëpër kampet e internimit, situatava dhe portreteve të papërsëritshme njerëzore.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta u shpreh:

“Të nderuar dhe të dashur të mbijetuar të ish-kampit të Tepelenës dhe familjarë të tyre,
Të nderuar përfaqësues të shoqatave të përsekutuarve politikë,
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë z. Peçi,
E nderuara zonja Ministre Kumbaro,
E nderuara zonja Kryetare e Bashkisë së Shkodrës Ademi,
E nderuara Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit znj. Sulaj,
I nderuar zoti Brian,
Të nderuar deputetë dhe përfaqësues të institucioneve,

Jemi sot në një ditë shumë të rëndësishme kujtese, por mbi të gjitha reflektimi.

Dita Europiane e përkujtimit të viktimave të sistemeve totalitare sjell ndërmend miliona njerëz që u bënë viktima të këtyre sistemeve, dhe kryesisht të burgosurit e kampeve të përqëndrimit, kampeve të vdekjes, gulagëve, kampeve të punës, e burgjeve.

Gjatë gjithë historisë, regjimet totalitare kanë prodhuar dhe shkaktuar dhunim të të drejtat njerëzore e mohim të dinjitetit njerëzor.

Kujtimi i tmerreve të së kaluarës është detyrë e të gjithëve ne, si shenjë respekti dhe detyrimi për të gjitha viktimat që kanë vuajtur dhe kanë vdekur dhe si një mënyrë për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më për gjeneratat e ardhshme.

Ky kujtim gjithashtu mbështet dhe ushqen angazhimin tonë për të zhvilluar demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe për të luftuar shfaqjet e sotme të intolerancës, përjashtimit dhe ekstremizmit.

Vlerat e demokracisë qëndrojnë në principet themelore të saj si barazia, gjithëpërfshirja, transparenca, dhe kjo e fundit është thelbësore për viktimat e sistemit totalitar.

Keqinterpretimi i historisë mund të nxisë urrejtje dhe racizëm, ndërkohë që pajtimi mund të arrihet vetëm përmes nxjerrjes në dritë të të vërtetës, nëpërmjet transparencës së fakteve dhe ngjarjeve të ndodhura në këto kampe vdekjeje.

Pajtimi me të kaluarën mund të arrihet vetëm duke ndarë dhe duke promovuar të gjithë së bashku, kujtimet e heronjve që sakrifikuan jetën dhe vitet e tyre më të bukura në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, të besnikërisë ndaj idealeve të tyre, të drejtësisë, të lirisë dhe të së vërtetës!

Sepse disa nga këta heronj, po perifrazoj titullin e librit të At Zef Pllumit ”Rrno vetëm për me tregue”, jetuan dhe jetojnë për të treguar tmerret e terrorit komunist dhe totalitarizmit. Tregojnë që ne të mos harrojmë! Sepse siç na ka mësuar përvoja njerëzore, tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten nëse e harrojmë historinë.

Pajtimi, gjithashtu, mund të arrihet duke kërkuar të falur, duke pranuar përgjegjësitë, duke shprehur respekt për të gjitha viktimat e regjimit totalitar dhe duke respektuar ata që luftuan kundër tiranisë dhe shtypjes.

Drejtësia për viktimat e regjimit komunist dhe totalitarist është thelbësore. Kërkimi i së vërtetës, hapja e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimi, integrimi dhe dëmshpërblimi i tyre janë disa nga mënyrat për t’u shprehur atyre dhe familjarëve të tyre mirëkuptimin, simpatinë dhe njohjen e vuajtjeve të tyre.

Dhe sot jemi së bashku në ish-kampin e Tepelenës pikërisht për të bërë këtë homazh, për të nderuar dhe vlerësuar sakrificën dhe qëndresën e të mbijetuarve të Kampit të Tepelenës, që i dhanë përmasë njerëzore përballjes me totalitarizmin, si personalitete frymëzuese për shoqërinë e sotme shqiptare.

Znj. Gjelë Gjikola, znj. Mrikë Gjikola, dhe z. Lek Pervizi që janë sot këtu, por dhe kujtimi i znj. Drane Jakja janë disa nga figurat më frymëzuese që vlerësohen edhe sot këtu në Tepelenë, në vendin ku u zhvillua drama e tyre jetësore dhe u kalit mbijetesa, në emër të sakrificës dhe humanizmit të njerëzve të thjeshtë.

Jeta e tyre ka qenë një kalvar i gjatë dhimbjesh dhe vuajtjesh, por humanizmi, sakrifica dhe heroizmi i tyre duhet të bëhen shembuj frymëzimi veçanërsiht për brezat e rinj.

Nuk ka dhimbje më të madhe për një nënë sesa humbja e jetës së fëmijës së saj. Por tre gratë, që nderojmë sot, u ngritën mbi dhimbjen dhe me sakritificë dhe vetmohim, pa marrë parasysh pasojat e rënda që mund t’u vinin kryen akte heroizmi e vetmohimi.

Dy prej tyre, znj. Gjelë Gjikola dhe znj. Mrikë Gjikola, varrosën vetë vajzat e tyre 3-vjeçare pranë kampit për t’i rigjetur, rizhvarrosur dhe për t’ju siguruar një vend prehjeje të identifikueshëm vetëm pas 55 vitesh.

Znj. Drane Jakja varrosi dhe më pas zhvarrosi djalin e saj 2-vjeçar, duke e mbajtur për shtatë javë trupin e tij pranë vetes, për ta rikthyer në vendlindje e për ta varrosur sipas zakoneve.

Ndërkohë që z. Lek Pervizi i ka bërë një shërbim të paçmueshëm historisë nëpërmjet dëshmive në formën e vizatimeve, të sjella deri në ditët e sotme. Duke përdorur thëngjill e laps, ai ka dokumentuar me saktësi figura, ndërtesa, situata, portrete dhe njerëz. Të dhënat që vijnë nga vizatimet e tij, të cilat i pamë në hyrje në kampit, shprehin gjendje, njerëz dhe situata të papërsëritshme me qartësinë dhe besnikërinë e një fotografie.

Këta janë vetëm 4 nga shumë heroina e heronj që kanë vuajtur në këtë kamp famëkeq, që sot nderohen në respekt të një bashkësie që kërkon paqësisht të përballet me të kaluarën dhe kërkon paqësisht të jetojë të ardhmen.

Për merita të veçanta civile, në kujtesën e kombit ata janë shembuj të vetëdijes qytetare, por dhe kombëtare për të ardhmen.

Nderim përjetë të gjithë disidentëve dhe ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë që dhanë jetën në emër të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor!”

Në përfundim Presidenti i Republikës pasi falenderoi organizatorët për këtë iniciativë u shpreh se:

“Është detyra jonë që të ndriçojmë historinë tonë, me qetësi dhe drejtësi, në emër të forcimit të paqes sociale e të realizimit të një pajtimi kombëtar të vërtetë. Kjo sakrificë e jashtëzakonshme duhet kujtuar në mënyrë të vazhdueshme, për të mos përsëritur drama dhe tragjedi të tilla për shoqërinë dhe për popullin tonë, për mos e ndarë më atë siç ka ndodhur në të kaluarën dhe për të patur gjithmonë parasysh atë që ka thënë Shën Nënë Terezës: ‘ne të gjithë i përkasim njëri-tjetrit’.

Faleminderit të gjithëve, për këtë iniciativë kaq kuptimplotë për të ndriçuar këtë vend dhe sidomos për këtë zgjidhje kaq të mençur, për të mbjellë filiza të rinj këtu në Tepelenë që na kujtojnë se këto sakrifica të jashtëzakonshme duhet t’i vëmë në shërbim të mbarë kombit për një të ardhme më të mirë dhe më të paqtë!”.

Filed Under: Featured Tagged With: - Kampi i internimit, . Tepelenë, nderim, Presidenti Meta, viktimave

SENATORI MËKEJN, MIKU I SHQIPTARËVE, NUK ËSHTË MË

August 26, 2018 by dgreca

2-Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/

Senatori republikan, Xhon Mekejn, hero i Luftës së Vjetnamit, deputet, Senator i Shteteve të Bashkuara dhe dy herë kandidat i Partisë Republikane për president ndërroi jetë në shtëpinë e tij në shtetin Arizona, në moshën 81-vjeçare.  Ai vuante nga kanceri në tru. “Babi im nuk është më”, ka shkruar në rrjetët sociale e bija e senatorit, Meghan. “Xhon Mëkejn, hero i Republikës dhe i vajzës së tij të vogël, zgjohet sot në një botë shumë më të lumtur …Sot luftëtari fillon jetën e vërtetë në përjetësi, i përshëndetur nga ata që kanë shkuar në atë botë para tij, në ringjallje për t’u takuar me Autorin e të Gjitha Krijesave”, është shprehur vajza e vetme e Senatorit Mëkejn, Meghan, duke njoftuar vdekjen e babait të saj.

1 Joh McCainok

Reagimet dhe mesazhet posa kanë filluar t’i dërgohen familjes së tij për humbjen e madhe të kryefamiljarit të tyre dhe dhe për humbjen e madhe të Kombit Amerikan.  Ndër të parët që dërgoi mesazh ngushëllimi ishte Presidenti Trump, me politikat e të cilit Senatori Mëkejn shpeshherë nuk pajtohej, megjithse të dy ishin anëtarë të njëjtës parti, Partisë Republikane.  Menjëherë pas njoftimit të familjes për vdekjen e Senatorit Mëkejn, Presidenti Donald Trump shprehu me Twitter ngushëllimet e tij:  “Ngushëllimet dhe respektin më të thellë për familjen e Senatorit John McCain.  Zemrat dhe lutjet tona janë me ju”, shprehet Presidenti Trump në ngushëllimin dërguar familjes së Senatorit.  Ish Presidenti Barak Obama, në mesazhin e tij tha se “Megjith ndryshimet tona politike, ne ndanim besimin tonë në vlerat ndaj diçkaje më të madhe – ndaj idealeve për të cilat breza të tërë amerikanësh dhe imigrantësh kanë luftuar, kanë marshuar dhe sakrifikuar….ideale për të cilat jemi munduar t’i ruajmë këtu në vendin tonë dhe t’i përhapim edhe anë e mbanë botës…Për këtë të gjithë i kemi borxh shumë Senatorit Xhon Mëkejn”, është shprehur ish-Presidenti demokrat Obama për ish-kundërshtarin e tij politik republikan.

Senatori Mëkejn, e kishte filluar karierën e tij politike në vitin 1982 kur është zgjedhur për dy mandate në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe në vitin 1986 është zgjedhur Senator i Partisë Republikane në Senatin amerikan nga shteti Arizona, ku ka shërbyer deri ditën që ndërroi jetë.  Ai kishte ambicje të bëhej president i Shteteve të Bashkuara, por fatkeqësisht nuk ia doli.  Senatori Mëkejn bëri fushatë si kandidat për president në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane në vitin 2000, por humbi në garën kundër Xhorxh W. Bush-it.  Ndërsa në vitin 2004, me gjithë se siguroi emërimin si kandidat për president i Partisë Republikane, ai u mund në garën e zgjedhjeve të përgjithshme nga kandidati i Partisë Demokrate, Barak Obama.  Gjatë administratës demokrate të Z. Obama, Senatori Mëkejn mbajti qëndrime konservatore, ndërkohë që njoihej si një kundërshtar I ashpër i politikave të administratës Obama, sidomos politikat e presidentit demokrat në fushën ushtarake dhe të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.Mëkejn kishte një përvojë dhe njohuri si rrallë ndonjë tjetër ligjvenës amerikan, sidomos në punët e sigurimit kombëtar dhe të politikës së jashtme, prej më shumë se pesë dekada. Si kryetar i Komisionit të Senatit që merret me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara, ishte, pikërisht, ky interesim i Senatorit republikan nga Arizona në zhvillimet aktuale ndërkombëtare politike dhe ushtarake, që e shtyri të zhvillonte, vitin që kaloi, një turne në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Malin eZi, Kosovën dhe Shqipërin. Një arsye tjetër e këtij turneu në atë rajon të Evropës, ishte edhe shqetësimi i thelllë që Senatori Mëkejn kishte shprehur vazhdimisht në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në median amerikane, në lidhje me influencën politike dhe ushtarake të vendeve jashtë rajonit, sidomos Rusisë, në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.  Senatori Mëkejn është shprehur me atë rast se në takimet me zyrtarët më të lartë të këtyre vendeve, ai u ka shfaqur bashkbiseduesve, “Shqetësimin e tij të thellë mbi sjelljet destabilizuese të Rusisë në Evropë, sidomos në lidhje me dhunimin flagrant të sovranitetit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia”.

Një objektiv tjetër i vizitës së Senatorit Republikan në vendet e Evropës Jug-lindore — si mbështetës i vendosur i Aleancës së Atlantikut Verior NATO – ka qenë për të siguruar Shqipërinë dhe Kosovën, ashtu siç bëri gjatë vizitave të tij në Kroaci dhe në Slloveni, se “Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s dhe ndaj vizionit për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqë – është i pa lëkundshëm” dhe se aleanca NATO nuk do të tërhiqet nga angazhimi saj, për të mbrojtur sigurinë dhe vlerat e përbashkëta të vendeve anëtare.

Senatori Mëkejn e bëri vizitën e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor në prill të vititi të kaluar,  në kapacitetin e tij si Kryetar i Komisionit të Senatit që merret me punët e Forcave të Armatosura, por edhe si njëri prej politikanëve më të lartë amerikanë, i mirë informuar mbi politikat e jashtme dhe ushtarake si dhe mbi problemet dhe sfidat ndërkombëtare në përgjithësi, por edhe si mbrojtës i vendosur i interesave gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara në veçanti, përfshirë Ballkanin perëndimor.

Senatori Mëkejn tregoi me atë rast interesimin e tij për shqiptarët duke vizituar Shqipërinë dhe Kosovën.  Ai do ishte shprehur se do të shkonte gjithashtu për vizitë në Shqipëri, në Kosovë për bisedime me udhëheqsit më të lartë të këtyre vendeve, sipas tij, për të, “Ritheksuar angazhimin e të dy partive kryesore politike në Kongresin Amerikan ndaj aleatëve dhe partnerëve të Shteteve të Bashkuara dhe për të biseduar mbi çështje të rëndësishme për rajonin.”

Duhet theksuar se interesimi i Senatorit Mëkejn për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri, për shqiptarët në përgjithësi si dhe për çlirimin dhe për pavarsinë e Kosovës nuk është i kohëve të fundit, por është shprehur shumë vite më parë në rastin e Kosovës, me mbështetjen e tij të fortë për sulmet e NATO-s kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës dhe më vonë ishte një zë i fortë në Kongesin Amerikan për pavarësinë e Republikës së Kosovës.  Senatori Mëkejn ka qenë gjithashtu një mbështetës i fortë i antarësimit të Shqipërisë në NATO dhe ka mbështetur vendosmërisht pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe të Kosovës në organizmat euro-atlantike politiko-ushtarake perëndimore.   Në kuadër të vizitës në Shqipëri dhe në Kosovë vitin që kaloi.  Gjatë atij turneu, Senatori Mëkejn është takuar me udhëheqsit më të lartë të dy shteteve shqiptare ndërsa në Prishtinë ka mbajtur edhe një fjalim para antarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.  Senatori i ndjerë iu drejtua parlamentit të Kosovës duke u shprehur se, “Megjithë përparimin që ka bërë Kosova, ende mbeten shumë punë për t’u bërë. Por në këtë punë, ju nuk do të jeni vetëm. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin për të përmbushur sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që keni përpara. Nëse më lejoni, si një mik i vjetër që dëshiron ta shohë Kosovën të ketë sukses, do të doja të ndaja me ju shpresat e mia për të ardhmen e ndritur të Kosovës.”

Në Amerikë, Senatori Mëkejn, si patriot që ishte dhe hero lufte, njihej gjithashtu edhe si një politikan që komunikonte me të gjithë, pa marrë parasyshë përkatësinë partiake ose pikëpmajet politike.   Në një shkrim që kisha bërë me ratsin e vizitës së Senatorit Mëkejnë në trojet shqiptare kam paralajmëruar autoritetet shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë se me ke do takoheshin.   Bashkbiseduesit me Senatorin Mëkejn — në Tiranë dhe në Prishtinë, kisha shkruar me atë rast – duhet të jenë të vetdijshëm se do të bisedojnë me njërin prej politikanëve më të ndershëm, gjë që është një veti e rrallë ndër politikanët kudo dhe me njërin ndër senatorët më të mirë-informuar të politikës amerikane në fushën e sigurisë, të mbrojtjes dhe të interesave kombëtare të Amerikës — dhe si rrjedhim edhe si mbështetës i fortë i aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, siç janë shqiptarët me të cilët Shtetet e Bashkuara marrin me mendë se ndajnë vlerat e përbashkëta dhe miqësinë e gjatë historike, të pakën nga pikëpamja e Washingtonit zyrtar, përfshirë ligjvensit më të lartë të kërij vendi, siç ishte i ndjeri Senator Mëkejn.

Jam shprehur me rastin e vizitën së Senatorit Mëkejnë  në Tiranë dhe në Prishitnë vitin që kaloi se mund të jetë shumë e vështirë që udhëheqsit më të lartë shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë, të bisedojnë me Senatorin Mëkejn për vlerat e përbashkëta, në kulmin e një krize politike që mbretëron në radhët e “partizanëve” të partive politike shqiptare, në të dy anët e kufirit, për një kohë mjaft të gjatë tani dhe pa asnjë përspektivë për daljen e saj nga ky qorrsokak që ka mbërthyer politikën dhe si rrjedhim edhe shoqërinë shqiptare, në përgjithësi.  Jam shprehur se bashkpunimi politik dhe dialogu, besoj se do jenë mesazhet e Senatorit Mëkejn për klasën politike shqiptare.  Vizita e Senatorit Mëkejn në Tiranë dhe në Prishtinë ishte jashtzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy popujve, por edhe për faktin se, si njohës i mirë i politikave në Ballkan dhe si mik i vjetër i shqiptarëve – pas vizitës, Senatori Mëkejn – ashtu siç është traditë për vizita të tilla të nivelit të lartë, i ka raportuar Kongresit, popullit amerikan dhe Shtëpisë së Bardhë, për ato që ka parë e dëgjuar në Shqipëri dhe në Kosovë.

Për dekada të tëra, Senatori Mëkejn, është dalluar si mik i shqiptarëve që ishte,   ndër mbështetësit më të fortë të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe i të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi, anë e mbanë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor.

Me vdekjen e Senatorit Xhon Mëkejn, shqiptarët, fatkeqsisht, humbën edhe një mik dhe mbështetës tjetër të fortë, një kampion të vendosur dhe aktiv të interesave dhe të drejtave të tyre njerëzore dhe kombëtare, prej disa dekadash.  Ndërsa Shtetet e Bashkuara humbën një patriot të vërtetë, njeriun e dialogut, të kompromisit politik dhe të marrveshjeve politike në interes të Kombit Amerikan, duke bashkpunuar me të gjithë, pa marrë parsyshë ndasitë dhe përçarjet politike partiake të këtij vendi.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, nuk eshte me, Senatori John McCain

SKULPTORI VASIL RAKAJ NE VATER , DHURATA DHE BUSTI I DR. MARTIN LUTHER KING JR.

August 24, 2018 by dgreca

40089803_461986137633695_3613638831196078080_nSKULPTORI VASIL RAKAJ I DHUROI VATRËS BUSTIN E SHËN TEREZËS/

39919947_461985110967131_7836195422421909504_n

– Artisti Vasil Rakaj, ka fituar konkursin dhe ka realizuar monumentin e Dr. Martin Luther King Jr. që do të vendoset para Bashkisë, në sheshin e qytetit Ansonia, CT-/

Nga Dalip GRECA/39984531_461985414300434_7585991265074806784_n

Me 17 Gusht 2018 skulptori i talentuar shqiptar Vasil Rakaj, që për dy dekada jeton dhe krijon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Shtetin e Konektikatit), vizitoi Shtëpinë e Vatrës. Ai u prit nga zotërinjtë Zef Balaj, Asllan Bushati dhe Editori i Gazetës Dielli. I pranishëm në takim ishte edhe z. Adem Belliu, president i Telvizionit Kultura Shqiptare në Nju Jork.

39946592_461985234300452_4465599577801621504_nEditori i Diellit i ka uruar mirëseardhjen skulptorit Rakaj, i identifikuar si Skulptori i Nënë Terezës,- ka një sërë punimesh kushtuar Shenjtëreshës me gjak shqiptar, Shën Tereza, si monumente, shtatore, buste, portrete etj.40027902_461986820966960_6256308521680240640_nAnëtari i Kryesisë së Vatrës z. Zef Balaj e ka falenderuar artistin për dhuratën e çmuar që ai ia dhuroi Federatës Vatra, bustin e Nënë Terezës.

39957058_461986514300324_3218476525426835456_n
Edhe ish nënkryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati, ka vlerësuar talentin e skulptorit dhe e ka falenderuar për dhuratën e punuar me mjeshtri artistike.
Artisti, që tashmë është i njohur dhe fitues çmimesh e konkursesh edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se këtë dhuratë ia jepte Vatrës, në shenjë nderimi për punët e mëdha Kombëtare të Vatrës.
– Prej kohësh e kisha në plan këtë vizitë në Vatër dhe këtë dhuratë, që është bërë enkas për Vatrën, madje dhe në bazamentin e skulpturës është shkruar fjala “Vatra”. Jam i bindur se skulptura e ka vendin në Vatrën Kombëtare, që di t’i vlerësojë simbolet e Kombit, tha Vasil Rakaj.
Më pas biseda është zhvilluar rreth projekteve dhe krijimtarisë së tij artistike. Z. Rakaj, u shpreh gjatë bisedës se ai ishte krenar që ishte i pari skulptor në botë që ka realizuar shtatoren monumentale të Nënë Terezës, sponsorizuar nga vëllezërit Lekë dhe Pashko Gojçaj. Figuara e bamirëses së shquar e kishte tërhequr si me magji, dhe ishte marrë gjatë me të, duke e përjetësuar në art me anë të teknikave dhe formave tëndryshme skulpturore. Për artistin, Nënë Tereza, është ëngjëlli i tij mbrojtës.
Skulptori shqiptar ka tërhequr vëmendjen e komunitetit të artistëve dhe qytetarëve amerikanë në shtetin e Konektikat me monumentit e Dr. Luther King Jr., që do të vendoset para dimrit, në një nga sheshet e qytetit të Ansonisë, ku ai vetë banon. Artisti tregoi për gazetën Dielli se si u përzgjodh projekti i tij fitues në konkursin e shpallur në Konektikat. Shoqata e Skulptorëve të këtij shteti, shoqatë ku Vasili është jo vetëm i anëtarësuar, por edhe ndër më aktivët për shkak të pjesmarrjes në shumë ekspozita; e rekomandoi atë së bashku me disa skulptorë tek Bashkia e qytetit, që udhëhiqte projektin. Vasili u paraqit në prezantim së bashku me punimet skulpturore për Nënë Terezën, punime të figurave historike, si dhe projektin-bocet të Dr. Luther King Jr.
-T’ju them të drejtën e pashë nga fytyrat dhe sytë e tyre që e pëlqyen bocetin e punuar nga unë, por natyrisht fituesi nuk u shpall aty,- tregoi për Diellin skulptori Rakaj…
Nuk kaluan shumë ditë, kur kryetari i bashkisë së qytetit Ansonia, David Cassetti, shoqëruar nga përfaqësues të komunitetit , trokitën në studion e skulptorit shqiptar.
– Tregon Vasili: – E mora me mend se isha unë fituesi. Aq më shumë kur dëgjova një thirrje, që lëshoi njëra prej përfaqësuesëve të komunitetit:- Uaaa, kjo është ajo që ne duam! Ky është dr. Luther King Jr dhe ëndrra e tij…!
Të gjithë e uruan dhe e falenderuan. Natyrisht që u ndje i lumtur për këtë përzgjedhje. Dr. Luther King Jr. është një figurë emblematike për amerikanët, ëndrra e tij i udhëheq edhe sot amerikanët, që natyrisht janë ndër të paktët vende, në Botë, ku të gjithë ndjehen dhe trajtohen si të barabartë.
Për ta realizuar skulpturën Vasilit i është dashur ta studioi jetën dhe veprën e dr. Luther King Jr. në detaje, të takohet me pjestarë të komunitetit, të marrë ide e mendime, ka eksperimentuar gjatë dhe më në fund ka dalë një skulpturë që i ka kënaqë të gjithë. Është ajo që prisnin qytetarët e Ansonisë.
Artisti shqiptar ka marrë përgëzimet edhe të politikanëve të shtetit të Connectticut, si kryetarit të bashkisë z. David Cassetti, të ligjbërses demokrate në shtetin e CT,- State Rep. Linda Gentile, të senatorit të shtetit të CT z. George Logan si dhe të medias vendase.
Ndërsa Rev. Alfred Smith, udhëheqësi i Kishës Baptiste të qytetit, duke vlerësuar veprën e Rakajt ka thënë se komuniteti ndjehej krenar që do të ketë bustin në sheshin e veteranëve të qytetit: “Ne jemi qyteti i dytë në të gjithë shtetin e Connecticut, që do të kemi një vepër të tillë arti”. Ai tha për monumentin skulptural se: “Do të jetë një simbol i harmonisë racore, është pikërisht ajo për të cilën luftoi dhe ëndërroi dr. Luther King Jr…..”
Media lokale amerikane ka shkruar e ka trasmetuar kronika për projektin e skulptorit shqiptar dhe për veprat e tij në përgjithësi, duke u ndalur tek veprat skulpturore kushtuar Shen Terezës. Ato, e kanë paraqitë Vasil Rakaj, një artist të përmasave ndërkombëtare, të talentuar,mjeshtër, artist të formuar në Akademinë e Arteve të Shqipërisë dhe që ka shënuar sukses në SHBA e më gjërë. Citojmë:” Veprat e skulptorit Rakaj janë shfaqur në Shtëpinë e Bardhë, në Pallatin e Buckinghamit, në Kombet e Bashkuara dhe në Vatikan(San Francisco Gate). Vlerësime pozitive ka bërë edhe “VALLEY INDEPENDENT” e media të tjera lokale,
ndërkohë që për shtatoren monumentale të Nënë Terezës kanë shkruar edhe gazeta të njohura si The New York Post, The Daily News etj.
Interesant është fakti se ideja e vendosjes të punimit skulptural të Dr. Martin Luther King Jr. në sheshin e qytetit Ansonia, ku konfliktet racore, dikur kanë qenë të theksuara, lindi nga një nxënës i klasës së tetë të shkollës së qytetit, Brandon Edwards, në Ansonia Middle School, i cili shkroi një esse me këtë temë….Tani, vepra është gati, është e derdhur në bronz në fonderi, dhe pret ditën e promovimit. Vepra do të vendoset në lulishte, në “Veteran’s Park”, Main Street, Ansonia, 10 metra larg bashkisë dhe do të ketë përmasat: Bazamenti 6′, portreti i Martin Luther King Jr. 30″.
Në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit të këtij viti do të organizohet ceremonia promovuse. Shpresojmë që edhe shqiptarët, jo vetëm banorë të asaj zone, do të bëhen pjesë e këtij aktiviteti. Gazeta “Dielli” natyrisht do të qëndrojë në kontakt me skulptorin për të përcjellë ditën dhe orën e saktë të përurimit. Krenarë, që Vasil Rakaj, u përzgjodh për ta realizuar këtë vepër skulpturale, që na nderon.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Nene Tereza, Vasil Rakaj, Vatra

DITA E VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT: T’I KUJTOJMË !

August 23, 2018 by dgreca

qiriu-ndezur

Nga Frank Shkreli/

23 Gushti është Dita Evropiane e Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazismit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të 20-të që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve, viktima të pafajshme të komunizmit dhe nazizmit.  Është një ditë e cila shënohet në vendet e kontinentit evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, ndërkohë që njihet edhe si “Dita e Shiritit të Zi”.   Parlamenti Evropian ka caktuar këtë ditë kujtimi për viktimat e komunizëm/nacizmit, në vitin 2008 dhe ç’prej atëherë shënohet zyrtarisht në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërkohë që kjo ditë përkujtimore mbështetet gjithashtu edhe nga Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE).  Dita e 23 Gushtit është zgjedhur si ditë kujtimi për viktimat e komunizmit dhe të nazismit, pasi historikisht, përkon me ditën kur është nënshkruar pakti famëkeq Molotov-Ribentropp, midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Gjermanisë naziste, pikërisht më 23 Gusht, 1939 nga ministrat e jashtëm të dy vendeve, në bazë të cilit Moska dhe Berlini kishin rënë dakort për të ndarë, midis tyre, Evropën Lindore.

Sipas protokolleve të fshehta të Traktatit komunisto-nazist, përcaktoheshin ekzaktërisht sferat territoriale të influencës së Gjermanisë dhe Rusisë në Evropë, pas një invadimi të suksesshëm të Polonisë, për të cilin kishin rënë dakort Moska dhe Berlini.  Sipas marrëveshjes, Rusia do të kontrollonte Letoninë, Estoninë dhe Finlandën, ndërsa Gjermania do të merrte Lituaninë dhe Danzing-un, ndërkohë që Polonia do ndahej, sipas këtij Pakti-komunisto-nazist, në tre zona të mëdha të cilat do bëheshin pjesë e territorit gjerman dhe rus.  Siç dihet nga historia, forcat e Hitlerit pushtuan Poloninë nga perëndimi me 1 shtator, 1939 — ndërsa gjithashtu sipas Paktit nazisto-komunist, forcat sovjetike pushtuan territorin e Polonisë më 27 Shtator të njëjtit vit, duke i dhënë fund kështu pavarësisë së shkurtër të Polonisë, prej dy dekadash.

Siç dihet — përveç faktorëve të tjerë — nënshkrimi i paktit komunisto-nazist Molotov-Ribbentrop, ishte fillimi i krimeve dhe i gjithë të këqiave anë e mbanë kontinentit të vjetër – dhe si rrjedhim e mori djalli një pjesë të madhe të Evropës dhe historinë e saj të përgjakshme e kontrolloi komunizmi ruso-sovjetik për pothuaj 50-vjet.  Një histori kjo e kontrolluar nga këto dy sisteme kriminale si-motra, që shkaktuan miliona viktima të pafajshme anë e mbanë Evropës dhe ish-Bashkimit Sovjetik – viktima — Ditën e të cilëve e kujton sot e mbarë bota e qytetëruar, më 23 gusht 2018 dhe çdo vit.

Duhet kujtuar lexuesit se historia e kësaj “Ditë Kujtese” e ka zanafillën në  Perëndim. Në protestat që të arratisurit anti-komunistë nga vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, të vendosur pas Luftës së dytë Botërore në vendet perëndimore, mbanin çdo vit — pikërisht në këtë datë — nepër shumë qytete të perëndimit, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.   Më kujtohet se edhe Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë dhe radio stacione të tjera ndërkombëtare perëndimore, nuk e harronin këtë ditë pëkujtimore, duke e shënuar me programe të posaçme, kushtuar viktimave dhe krimeve të komunizmit, që transmetoheshin anë e mbanë botës komuniste.  Më kujtohet gjithashtu se shumë nga gazetarët e Zërit të Amerikës me origjinë nga Evropa Lindore e Qëndrore, e sidomos ata me prejardhje nga vendet baltike, me të cilët punoja tek VOA gjatë ‘70-ave dhe ‘80-ave, vinin atë ditë në punë me shirita të zi në xhaketat e tyre, për të kujtuar, “në shënjë zije”, thoshin ata, jo vetëm ditën e zezë të nënshkrimit të Paktit komunisto-nazist, Molotov-Ribentropp por edhe viktimat e këtyre regjimeve diktatoriale që pasuan atë marrëveshje djallëzore, midis Hitlerit dhe Stalinit.                                       

Sivjet, edhe në Shqipëri me këtë rast janë kujtuar viktimat e komunizmit.  Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, 1944-1991, ka organizuar gjatë ditëve të fundit disa aktivitete në kujtesë të vikitmave të komunizmit në Shqipëri.  Fillimisht organizoi, para disa ditësh, ekspozitën me titull, “Persekutimi Komunist në zonën e Tepelëns”, ku u paraqitën dokumente arkivore dosjesh që dokumentojnë përndjekjen e ish-Siguimit të Shtetit në zonën e Tepelenës.  Pjesë e kësaj ekspozite ishin, sipas Autoriteteit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit, edhe dokumentet e kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera.

Më 23 Gusht, 2018, enti në fjalë, organizoi gjithashtu një Simpozium Shkencor mbi kuadrin historik dhe juridik të punës së detyruar, ndër të tjera aktivitete, si pjesë e aktiviteteve kushtuar “Ditës Muze/Memorial Tepelenë”. Këto veprimtari janë sponsorizuar nga projekti, “Përkujtojmë për të Shëruar dhe Parandaluar”, i PNUD të OKB-së në Shqipëri, me mbështetjen gjithashtu edhe të Qeverisë së Italisë, si dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në ceremoninë përkujtimore për të internuarit dhe vikitimat e kampit famëkeq në Tepelenë, në kuadër të “Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare” që u mbajtë në Tepelenë të ënjtën, njoftohet se mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Ilir Meta.  Gjatë qëndrimit të tij atje, Presidenti i Republikës, Z. Meta, sipas Zërit të Amerikës, do nderonte disa prej të mbijetuarve të atij kampi.

Dita Europiane për Përkujtimin e Viktimave të Sistemeve Totalitare”, është një ditë e cila, në të vërtetë nuk kërkon koment as shumë fjalë, por nevojitë reflektim të thellë dhe kujtesë të mëshirshme dhe të pyesim: PSE?

Filed Under: Politike Tagged With: DITA E VIKTIMAVE, Frank shkreli, TË KOMUNIZMIT: T’I KUJTOJMË !

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT