• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2018

PUSHTIMI IMAGJINAR I UJMANIT DHE DEKLARATA E THAÇIT

September 29, 2018 by dgreca

Presidenti Thaçi: Në veri shijova bukuritë e Ujmanit, takova policët dhe doganierët e Kosovës/1 Thaci ecen Ujman

1 Thaci Police

1 Thaci skaf

PRISHTINË, 29 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës sot në veri të Mitrovicës deklaroi se atje ka shijuar bukuritë e liqenit të Ujmanit dhe ka takuar policët dhe doganierët kosovarë.“Paraditen e sotme e kalova duke shijuar bukuritë natyrore me barkë rreth liqenit të Ujmanit dhe duke pirë kafe në veriun e Republikës së Kosovës. I takova edhe policët dhe doganierët tanë, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, në vendkalimin kufitar në Bërnjak. Kosova është e bekuar me natyrën dhe qytetarët e saj”, shkruan  presidenti Thaçi në ‘facebook’.

Ndërsa në deklaratë mediave nga liqeni i Ujmanit Thaçi  tha se Kosova është sovrane dhe mohoi mundësinë e ndarjes së veriut për të ju bashkuar Serbisë.“Është një vizitë krejt normale në mrekullitë e vendit tim që ja vlen për t’i vizituar të gjithë qytetarët e vendit tim. Edhe sot nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës dërgoj mesazhin më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kosova është një unike  e pavarur sovrane”, tha presidenti Kosovar, i cituar nga media.

Ai tha se në këtë vizitë u takua edhe me qytetarë serbë të Mitrovicës Veriore dhe se si president i vendit u shërben të gjithëve, pa dallim.

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari, Deklarata e That

Kosovë-Presidentit Thaçi në veri të Mitrovicës

September 29, 2018 by dgreca

-Policia e Kosovës: Njësitet relevante në përcjellje të eskortës së Presidentit Thaçi në veri të Mitrovicës/1 Thaci veri

-Media serbe alarmon situatën, në Serbi gjendje e gatishmërisë më të lartë luftarake/

1Gazivoda-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINW, 29 Shtator 2018 / Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante sot ka qenë e angazhuar në përcjelljen e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e cila  u realizua në veri të Mitrovicës.

Komunikata dërguar nga Policia e Kosovës bën të ditur se, njësitet policore janë kujdesur që të ofrojnë siguri gjatë gjithë kohës së vizitës së delegacionit në veri të Mitrovicës, vizitë kjo e cila u realizua konkretisht në Pikën Kufitare Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit.

Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, është kujdesur në aspektin e sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë dhe pa incidente, ashtu edhe si e tillë ka përfunduar.

Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet dhe të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, gjatë implementimit dhe realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, përfundon komunikata.

Ndërsa, media serbe ka alarmuar situatën, duke theksuar në tituj e raportime se pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) kanë “sulumar e zaptuar” liqenin e Ujëmanit (Gazivodën) në veri dhe se “Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić ka urdhëruar vendosjen e kompel Ushtrisë së Serbisë në gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake”.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, në veri të Mitrovicës, Thaci

HARADINAJ TAKON DIASPOREN NE NJU JORK

September 29, 2018 by dgreca

Kosova vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të shqiptaro-amerikanëve/

1 Ramushi me diasp-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Kontributi i diasporës i rëndësishëm për zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës janë të lidhura ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë prijëse të lirisë dhe rendit demokratik në botë, andaj u jemi mirënjohës përjetësisht/

1 Ramushi me diasporenNJU JORK, 29 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ *

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka takuar shqiptaro-amerikanët dhe përfaqësuesit e shoqatave të shqiptarëve në Amerikë, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj ka falënderuar diasporën e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe tani në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit demokratik.
“Jemi krenar me diasporën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju keni qenë dhe vazhdoni të jeni zëri më i fuqishëm i Kosovës, me punën dhe angazhimin tuaj keni sensibilizuar çështjen e Kosovës në momentet vendimtare”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar rolin e Batalionit Atlantiku dhe të gjithë vullnetarëve për t’i dalë ndihmë vendit në kohëra të vështira.
Kryeministri Haradinaj  ka njoftuar shqiptaro-amerikanët dhe përfaqësuesit e shoqatave të shqiptarëve në Amerikë për prioritetet e Qeverisë së vendit, për hapat e ndërmarrë nga Qeveria në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, për zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe konsolidimin e shtetit, duke ju bërë thirrje që suksesin e tyre në biznes ta sjellin si shembull të mirë përmes investimeve në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj ka thënë me këtë rast se liria, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës janë të lidhura ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë prijëse të lirisë dhe rendit demokratik në botë, andaj u jemi mirënjohës përjetësisht.
Ndërkaq shqiptaro-amerikanët dhe përfaqësuesit e shoqatave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë takimit me kryeministrin Haradinaj kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e tyre që të investojnë në Kosovë./b.j/
*Per me shume foto shihni ne Facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Kryeministri Haradinaj, takim me diasporen

Kryeministri Haradinaj, Homazhe tek viktimat e 11 Shtatorit

September 29, 2018 by dgreca

NJU JORK-Kryeministri Haradinaj bën homazhe te Memoriali i viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001/
1 Ramushi 1-Kryeministri Haradinaj tha se në shenjë kujtimi dhe nderimi për 3000 viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, në mesin e të cilëve ishin edhe shqiptarët që jetonin dhe vepronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendim që në oborrin e Qeverisë të ndërtojë Memorialin e përhershëm për të nderuar jetët e humbura të akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, ku çdo vit do të bëhen nderimet për viktimat e këtij akti të shëmtuar terrorist/ NJU JORK, 29 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/“Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, bota demokratike u tronditë nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani. 11 Shtatori i vitit 2001 ishte i kobshëm jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan, por edhe për botën e civilizuar e demokratike. Kosova dhe populli i saj, e ndjenë dhe e kupton dhimbjen e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre. Edhe sot nga ky vend lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave, për popullin dhe shtetin mik amerikan”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, pas homazheve që bëri te Memoriali Përkujtimor i viktimave të 11 shtatorit në Nju Jork.

Duke vizituar vendin ku 17 vjet më parë ndodhën sulmet terroriste, të cilat goditën zemrën e demokracisë botërore, kryeministri Haradinaj rikonfirmoi gatishmërinë e Kosovës dhe institucioneve të saj për të qenë krah SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit global.

Kryeministri Haradinaj tha se shqiptarët kudo që janë solidarizohen me popullin amerikan dhe u janë mirënjohës përjetë SHBA-vë për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Kryeministri Haradinaj, tha se në shenjë kujtimi dhe nderimi për 3000 viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, në mesin e të cilëve ishin edhe shqiptarët që jetonin dhe vepronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendim që në oborrin e Qeverisë të ndërtojë Memorialin e përhershëm për të nderuar jetët e humbura të akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, ku çdo vit do të bëhen nderimet për viktimat e këtij akti të shëmtuar terrorist.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë prijëse për shpëtimin e jetëve tona në kohërat më të vështira të luftës së Kosovës. Andaj është e kuptueshme ndjenja e përkrahjes për familjet e viktimave, por edhe përkrahja e popullit të Kosovës për luftën kundër terrorizmit”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, duke theksuar se Kosova do të jetë përherë përkrahëse e fushatës së gjerë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizimit.

Filed Under: Kronike Tagged With: e 11 shtatorit, Haradinaj, homage, tek viktimat

PROTESTA E LËVIZJES VETËVENDOSJA

September 29, 2018 by dgreca

1 Vetevendosja

2AlbiniMe dhjetëra e dhjetëra mijëra protestues kanë marshuar sot paqësisht. Masës nuk i dukej fundi.1 vetevend flam amerikan

Marshimi me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” ishte ndër protestat më të mëdha të organizuara në Prishtinë. Pjesëmarrës nga anembanë Kosova, e madje nga tërë trojet shqiptare, e bënë protestën madhështore. Pakënaqësia qytetare doli në shesh, sheshi foli kundër pushtetit. Vullneti i Republikës u shpreh kundër pazareve për territore mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit.

3 Vetevendosja 1Protestuesit e mbledhur tek Biblioteka Kombëtare marshuan drejt sheshit “Skënderbeu” ku edhe u mbajtën fjalimet dhe performancat artistike. Protestuesve iu drejtua Saranda Bogujevci, aktivistja e të drejtave të njeriut dhe deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Me plumbat në trup prej luftës së fundit në Kosovë, me familjarët në shpirt e kujtesë të vrarë në masakër, ajo deklaroi: “Për mua është shumë e dhimbshme që Presidenti Thaçi sillet sikur ne i kemi borxh Serbisë”.

Minatori i Trepçës, Isuf Boletini, përfaqësues i masës së minatorëve të Trepçës, grevist i vitit 1989, shpalli mesazhin gjithnjë aktual të revoltës: minatorët nuk do të kursehen as sot për t’i realizuar të drejtat e këtij populli. Para pranisë madhëështore të protestestuesve në mbrojtje të tërësisë së Republikës, foli edhe veprimtari i çështjes kombëtare, deputeti me origjinë nga Presheva, Liburn Aliu. “Hashim Thaçi po na thotë se duhet të zgjedhim në mes të ndarjes dhe Bosnjës”. Ndërkaq, për Hashim Thaçin tha se nuk bëri as nuk foli për Preshevën kur e kishte rastin.

Luljeta Sharani, përfaqësuese e organizatës “Thirrjet e nënave”, së cilës i mungojnë nga lufta dy djemtë dhe burri, është dëshmia tjetër e negociatave pa parim dhe pa drejtësi, pa përgjegjësinë e sakrificës dhe dhimbjes. Të tilla negociata që nuk i marrin parasysh humbjet e Kosovës në njerëz, që hedhin në harresë zhdukjen dhe vrasjen, e bëjnë të ardhmen të dyshimtë.

Për ta dëshmuar se flijimi i shqiptarëve është vetë historia e shqiptarëve nën pushtimin serb, Afrim Kasapolli interpretoi vargjet e fuqishme të Mitrush Kutelit mbi shqiptarin e Kosovës. Forca e poetit dhe aktorit e përshkruan tërë masën qytetare që mbulonte sheshin.

Fjala e kryetarit Albin Kurtit nisi përmes brohoritjeve. Në fjalim theksoi rininë, mërgatën, gratë dhe veteranët. Fjalimi tregoi rëndësinë e shtetit dhe natyrën armiqësore të pushteteve që kemi ngritur deri tani, me tërë shkallën e korruptimit dhe humbjes së shpresës, varfërimin socio-ekonomik dhe arsimor e kulturor. Me përshkallëzimin gjeopolitik tregoi se cilët integrime duhet të synojmë: me SHBA-të në Nato, me Gjermaninë në Evropë, me Shqipërinë në komb. Përkundër kësaj politike të kthjellët dhe njerëzore, është vrazhdësia e thjeshtë e Thaçit që: “Bën vetëm foto me Trumpin dhe Informon Medvedevin e kërkon ta takojë Putinin”. Përballë rrënimit të Republikës prej pushtetit duhet që sheshi të bëhet institucioni i popullit, populli aktori i politikës sovraane: sepse “Një popull, s’i nënshtrohet një njeriu”.Protesta paqësore u mbyll nën vargjet e fuqishme dhe të shpejta të Bim Bimës. Vargje politikë dhe interpretimin artistik të tij e përcaktojnë vazhdimin e protestave në ritëm e në përmbajtje.

Filed Under: Featured Tagged With: 29 Shtator, Protesta e Vetevendosjes

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT