• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2019

U NDERUA GJENERAL ABAZ KUPI NË PËRVJETORIN E VDEKJES

January 13, 2019 by dgreca

*Në mesditën e së Shtunës, 12 Janar 2019, në varrezat Maple Grove në Queens, NY, u përkujtua përvjetori i 43-të i ndarjes nga jeta të heroit të 7 Prillit, Gjeneral Abaz Kupi./

1 a abazi varri1 a ne fund bashke1 a ahmet flet 11 a Ndreca prezanton mysaf1 a folesi kryesor1 a dritan me dore1 a Haxhiu me drit1 a Hakiku pershendetje1 a sokoli flet

NGA DALIP GRECA/ Më shumë foto shihni në facebook(dielli vatra)

* Z. Ahmet Hoti e ka alternuar veprimtarinë mes ligjërusve dhe informacionit historik rreth veprimtarisë të Abaz Kupit dhe Legalistëve gjatë Luftës së Dytë botërore…

– Kryetari i Vatrës, Z. Dritan Mishto shtroi idenë e krijimit të një Fondacion me emrin e Abaz Kupit, me qëllim që të krijohen mundësi për ta përcjellë figurën dhe veprën e tij tek rinia dhe të stimulohen studentët për studmin e kësaj figure kombëtare.

– Folësi kryesor z. Fatmir Keqi, vlerësoi figurën e Abaz Kupit përgjatë historisë së Shqipërisë dhe përshkroi bëmat e tij nga rinia derisa mbylli sytë në Nju Jork.

– Z. Muharrem Hudënishti paraqiti vlerat Gjeneral Abaz Kupit, në kujtesën e ish të burgosurve politikë në Spaç të Mirditës, burgun e tmerrshëm, ku ishin kyçur kundërshtarët e regjimit dhe bijtë e tyre. Ai solli në kujtesë gjykimet dhe vlerësimet e ish bashkëvuajtësve.

– Z. Haxhi Dauti, Kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan përgëzoi organizatorët dhe Vlerësoi figurën e Gjeneral Abaz Kupit.Dauti mbështeti idenë e kryetarit të Vatrës.

– Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA solli përshëndetjen e Kryetarit të PLL, z. Shpëtim Axhami…dhe mbështeti protestën e studentëve duke iu kërkuar atyre që të dalin nga kërkesat thjesh ekonomike dhe t’i japin orientim Kombëtar  asaj.

– Në emër të familjeve Dani, Çupi dhe Kupi, falenderoi dhe përshëndeti nipi i Abaz Kupit, i biri i Fatbardh Kupit, Sokol Kupi.

– Tek Varri i Abaz Kupit u bënë homazhe dhe u vendos kurorë me lule.Homazhe u bënë edhe tek varret e Legalistëve që kanë ndërruar jetë.

– Për të pranishmit organizatorët shtruan drekë në Queens Beerhouse në 92-50  59th Ave, Elhurst NY.

***

KUJTESA- Prijësi popullor, udhëheqësi i Legalistëve, Gjeneral Abas Kupi vdiq më 9 Janar 1976 dhe u varros më 14 Janar.

Komuniteti Shqiptar, vecanërisht ai nacionalist, e përcolli me nderim heroin dhe udhëheqësin legalist. Në varrimin e Tij pat marrë pjesë dhe Mbreti Leka I, i cili udhëtoi nga Madridi së bashku me Ministrin e atëhershëm të Oborrit, avokatin Selim Damani. Familja Mbretërore e adhuronte Abas Kupin si një Hero Kombëtar të çmuar,dhe ndjeu një hidhërim të madh për vdekjen e tij.
Në kronikën e gazetës Dielli, që përshkroi me detaje shërbimet funerale dhe ceremoninë e varrimit, shënonte se në varrim ishte i pranishem edhe z. Alexander Macmillan; i biri i ish Kryeministrit të Anglisë, i cili pati udhëtuar nga Londra, enkas për këtë rast, Julian Emery, dhe te tjere miq nga Anglia dhe Amerika, ishin pjesë e nderimeve që iu bënë Heroit të 7 Prillit. Shqiptarët kishina rdhë për te nderuar Gjeneral Abaz Kupin nga të gjitha shtetet e Amerikës së Veriut, Kanadasë, Australisë së largët, Evropës. Besimet fetare të tria feve ishin të pranishëm dhe u lutën për shpirtin e heroit….Në ceremonitë e organizuara në Nju Jork ishte e pranishme edhe Vatra sepas Abas Kupi dhe shumë vatranë të tjerë, me udhëzim nga Mbreti Zog, qenë bërë pjesë e Vatrës në kohët e vështira të saj, kur Tirana Komuniste nxiste shqiptarët e Amerikës të braktisnin “Vatrën reaksionare” dhe të shkonin tek Shqipëria e Lire. Në emër të Vatrës përshëndeti gazetarja, shkrimtarja Nexhmie Zaimi, në atë kohë kryetare e Degës së Vatrës për Nju Jork -Nju Xhersi, ku ishte i anëatrësuar edhe Abas Kupi. Zonja Zaimi e pat cilësuar në elegjinë e saj Abas Kupin Hero Kombëtar dhe vatran besnik. Vdekja e Abaz Kupit u përcoll edhe nga media amerikane, madje edhe gazeta presitigjioze The New York Times.

KRONIKA PËRKUJTIMORE E 12 JANARIT 2019

Aktivitetin përkujtimor që u organizua në sallën e madhe të adminstratës së varrezave qytetare ne Kew Gardens, u moderua nga numrin dy i  Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, z. Ahmet Hoti. Në sfond të sallës qëndronte portretiiI Abaz Kupit, kurorat me lule dhe Flamuri Kombëtar, kuq e zi, që ishte simboli që e shoqëroi gjatë të gjithë jetës heroi Abaz Kupi, e përskaj tij Flamuri Amerikan.

Të pranishmit kanë përcjellë me soleminitet Hymnet Kombëtare të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas një minut heshtje për Heroin dhe për të gjithë Legalistët e ndarë nga jeta kohët e fundit.

  1. Ahmet Hoti e ka alternuar veprimtarinë mes ligjërusve dhe informacionit historik rreth veprimtarisë të Abaz Kupit dhe Legalistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke iu referuar një raport ekskluziv të Abaz Kupit dhe Gaqo Gogës të gushtit 1945 dërguar nga Kajro, drejtuar Mbretit Zog , që ndodhej aso kohe në Londër si dhe pjesë nga Memorandumi i 3 oficerëve britanikë ; Billi Meklein, Dejvid Smajli dhe Julian Amery për Luftën Civile në Shqipëri, si dhe detajet e raportit për bashkëpunimin e anglezëve me Lëvizjen Zogiste në Shqipëri.

I pari folës në tubimin përkujtimor ishte Fatmir Keqi nga një familje e respektuar antikomuniste që kaloi nëpër ferrin e vuajtjeve të komunizmit, dhe dha luftëtarë antikomunistë, që nuk kursyen as jetën.Mysafirin e prezantoi legaliste veteran Ndrece Gjergji.

Folësi Fatmir Keqi falenderoi orgaizatorët, Familjen Kupi, Dani, Cupi,  dhe Legalistët për këtë veprimtari nderuse për udhëheqësin e Legalistëve dhe Heroin e rezistencës së 7 prillit 1939. Abaz Kupi, tha folësi, është simbol i traditave më të bukura e më të pastra shqiptare si besa, burrëria, drejtësia, por edhe simbol i mbrojtësit luftëtatrit të vendosur të krahinës,dalëzot i Atdheut. Ai u shqua për trimëri, u shqua si komndant, nacionalist i paepur e largpamës, por edhe si një politikan konseguent kombëtar, një diplomat i rangut të parë. Z. Fatmir Keqi shpalosi fletë nga jeta trimërore plot bëma të Abaz Kuptit, duke filluar nga rinia, e deri tek 7 Prilli, ku shkëlqeu si simbol i qëndresës dhe besës shqiptare, duke i zbardhur faqen Shqipërisë përballë fashistëve pushtues. Ai u ndal gjatë në veprimtarinë e Abaz Kupit gjatë Luftës së Dytë Botërore, renditjen në frontin e përbashkët kundër pushtuesëve, qëndrimi në Mukje, largimit nga Fronti, vazhdimi i përpjekjeve për të bashkuar forcat Kombëtare, takimet në Prezë, Mat, Mal i Bardhë, Lurë etj. Më pas u ndal në kohën e mërgimit, përpjekjet e vazhdueshme për të arritë bashkëpunimin dhe unifikimin e veprimtarive të të gjitha forcave antikomuniste, roli i tij i spikatur në Komitetin Shqipëria e Lirë, bashkëpunimi me Mid’hat Frashërin etj.

Me shumë interes ishte dhe kumtesa e z. Muharrem Hudënishti, i cili i paraqiti vlerat Gjeneral Abaz Kupit, në kujtesën e ish të burgosurve politikë në Spaç të Mirditës, burgun e tmerrshëm, ku ishin kycur kundërshtarët e regjimit dhe bijtë e tyre. Ai solli në kujtesë gjykimet dhe vlerësimet e ish bashkëvuajtësve: Eugjen Merlika, Ahmet Kolgjini,Lek Syku,Fadil Dema, Asllan Allamani, Kudret Lika, Sami Kupi e të tjerë. Secili prej tyre evidentoe në bisedat rreth heroit virtytet, cilësitë e rrallë të heroit të 7 Prillit. Z. Hudënishti e mbylli kumtesën e tij me thirrjen: Abaz Kupi le të shërbejë si model frymëzimi, le të jetë ushqim moral dhe qëndrese për ne dhe brezat që do të vijnë në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto ka përshëndetur në emër të Federatës Panshqiptare dhe vatranëve, ka vlerësuar figurën e Abaz Kupit me përmasat e saj.Vatra është pjesë e veprimtarive tuaja, u tha ai Legalistëve, pasi dhe vetë Abaz Kupi ishet një vatran besnik, ashtu si shumë legalistë si, Ramiz Dani, Abedin Mulosmani, Hysen Mulosmani, Musli Mulosmani, Ndrecë Gjergji,i cili ende është aktiv në Vatër, Ahmet Hoti, që është edhe anëtar i këshillit të Vatrës dhe shumë legalistë të tjerë. Kryetari i Vatrës shtroi idenë që të krijohet një Fondacion me emrin e Abaz Kupit, me qëllim që të krijohen mundësia për ta përcjell figurën dhe veprën e tij tek rinia dhe të stimulohen studentët për studmin e kësaj figure kombëtare.Besoj, tha ai, se ky do të ishte vlerësim i duhur për figurën e heroit të 7 prillit.

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, ka vlerësuar veprimtarinë përkujtimore, kushtuar figurës Kombëtare Abaz Kupit, që ia zbardhi faqen Shqipërisë në kohë të vështira. Është hera e dytë , tha ai që marr pjesë në tubimin tuaj të përvitshëm dhe ju përgëzoj që mbani gjallë fiura të tilla si Gjeneral Abaz Kupi. Po ashtu z. Haxhi Dauti përkrahu idenë e Kryetarit të Vatrës për krijimin e një fondacioni me emrin e Abaz Kupi dhe nxitjen e stimulimin e studentëve për të studiuar figura të tilla Kombëtare. Kryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, z. Hakik Mena, ka sjellë përshëndetjen e Kryetarit të Legalistëve shqiptarë  Z. Shpëtim Axhami.

Në emër të familjeve Dani, Çupi dhe Kupi, falenderoi dhe përshëndeti nipi i Abaz Kupit, i biri i Fatbardh Kupit, Sokol Kupi.

PËRSHËNDETJA E KRYETARIT TË PLL, Z. SHPËTIM AXHAMI

Kam nderin që në rolin e kryetarit të PLL dhe në emër të Kryesisë PLL të përshëndes aktivitetin e degës tuaj në nderim të figurës së heroit kombëtar të rezistencës antifashiste gjeneral Abas Kupit.
Dega PLL Amerikë ka mbajtur gjallë frymën mbretërore-zogiste-legaliste për vite me rradhë gjatë diktaturës më të egër komuniste të vendosur në Shqipëri pas vitit 1944.
Pa tjetër ajo që ju sot bëni për të përkujtuar figurën e Abaz Kupit na nderon të gjithëve ,na bën optimist dhe na jep kurajo në punën tonë të përbashkët në interes të Kombit tonë.
Kjo merr vlera të vecanta aq më tepër duke ditur se kush ishte Abaz Kupi dhe roli që ai ka patur për gjatë gjithë jetës së Tij.
Aty ku e kërkonin interesat Kombëtare aty gjendej gjeneral Abaz Kupi.
I lindur në 1892 në rrethin e Krujës.
Deri në 1924 mori pjesë aktive në gjithë luftërat kundër okupatorëve që donin tjetërsimin e trojeve tona.
Pas vitit 1924 deri në 1939 shërbeu si komandant xhandarmarie duke u bërë besnik në vendosjen e rendit dhe shtypjen e kryengritjeve antikombëtare të organizuar kundër regjimit të Mbretit Zog.
Më 1939 nën besimin e Mbretit të shqiptarve Zogu I priti me luftë okupatorin fashist duke treguar se kush ishte në të vërtetë Mbretëria Shqipëtare.
Gjatë LDB bashkë me forcat e tij kërkonte një bllok të përbashkët antifashist kombëtar kjo e mëshiruar në Marrëveshjen e Mukjes .
Tradhëtia që ju bë kësaj marrëveshje ,fryma që po krijohej me ndërhyrjen e jugusllavëve për të kthyer luftën për clirim në luftë për pushtet nën këmbën serbo-ruse komuniste me cdo cmim vëllavrasës bëri që Abaz Kupi të vazhdonte luftën nën direktivat e focave aleate duke krijuar në Nëntor të 1943 OKLL si frymë e Triumfit të Legalitetit të viti 1924 .
Formacioni politiko -ushtarak i krijuar kishte si qëllim të fitohej lufta.
Kthimin në pushtet të Mbretit Zog I i larguar në mënyrë jolegjitime si rezultat i pushtimit  fashist .
Vazhdimin e luftës deri në bashkimin kombëtar Kosovë – Camëri.
Mbështetje perëndimore te forcat aleate.
Rrjedhat që mori lufta bënë që si shumë nacionalistë të tjerë për të shmangur një vëllavrasje më të thellë të largohej në ekzil.
Në emigrim duke qëndruar gjthmonë besnik i Mbretënisë Zogiste dhe i filozofisë Zogiste gjithë kontributin dhe mundin e tij ja kushtoj PLL programit të saj , rolit për shembjen e diktaturës në Shqipëri , kjo si kryetar i PLL i përhershëm ,si aktivist i Komitetit “Shqipëria e Lirë “ si president i projektit “Valualba” etj .
Familja e Abaz Kupit për meritat e Tij u denigrua e persekutua,u burgos, u internua sepse ky ishte regjimi komunist antikombëtar serbo-sllav.
Por duke kërkuar mirkuptimin tuaj nuk po zgjatem më tepër ,sepse cfardo të themi ngelet shumë pa thënë për këtë atdhetar nacionalist lagalist, zogist, mbretëror .
I përjetshëm kujtimi i Abaz Kupit në këtë përvjetor ku dhe ka ndërruar jetë. Edhe një herë respekte suksese për punën tuaj në vazhdimësi dhe respekte për aktivitetin e degës tuaj
Përzemërsisht në emër të Kryesisë PLL
Shpëtim Axhami kryetar i PLL

****

Pas veprimtarisë pjesmarrësit shkuan tek varri i Abaz Kupit dhe bënë homazhe dhe vendosën kurorë me lule.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Nderohet Abaz Kupi, pervjetori 43 i Vdekjes

MASAKRA QË NDRYSHOI POLITIKËN BOTËRORE NDAJ KOSOVËS

January 13, 2019 by dgreca

Një reflektim në 20-vjetorin e Masakrës në Reçak/

1 Frank 11 masakra Recak3 masakramasakraerecakut1 bace u kryeHyrja-Portali

Nga Frank Shkreli/

Pas ditën e 15 Janarit, 1999, Washingtoni ishte paralizuar nga një furtunë e ftohtë me akull, ndërkohë që këshilltarët më të lartë të politikës së jashtme të Presidentit Bill Klinton po mblidheshin një nga një për një takim mbi gjëndjen në Kosovë, në të ashtuquajtën “Situation Room”, dhoma e Shtëpisë së Bardhë ku diskutohen situatat më kritike dhe më të rëndësishme të sigurimit kombëtar të Shteteve të Bashkuara.  Kështu e fillonte kronikën gazeta Washington Post me 18 Prill, 1999 mbi takimin urgjent, ndërsa shënonte se në atë takim të nivelit të lartë, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright – kishte bërë thirrje — por pa sukses për momentin — për një fushatë të fortë shtuar presioni nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s ndaj Beogradit, për një ndërhyrje në Kosovë.  Por në vend të një vendimi më të fortë siç kërkonte Zonja Albright, në atë takim të nivelit të lartë të këshilltarëve të Presidentit Klinton, u miratua një dokument sekret prej 13-faqesh, i quajtur “Strategjia mbi Kosovën”.  Gazeta Washington Post shkruante me atë rast se Sekretarja Amerikane e Shtetit ishte e bindur se asnjë masë tjetër e përkohëshme kundër Serbisë nuk do të ndalonte shpërthimin e një lufte në Kosovë.  Por, zyrtarët e lartë të politikës së jashtme amerikane, të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë atë ditë, nuk dinin ende se një ditë përpara, nja 6,000 mijë kilometra përtej oqeanit, në një fshat të Kosovës i quajtur Reçak, forcat terroriste serbe kishin masakruar mbi 45 civilë, një masakër kjo që më në fund do të ndryshonte çdo gjë.  Një ri-konstrukturim në atë kohë, nga gazeta Washington Post, i ngjarjeve në Washington dhe në Bruksel, kryeqendra e NATO-s, tregon se masakra serbe e civilëve të pafajshëm shqiptarë në Reçak, pat transformuar krejtësisht politikën e deri atëhershme të Perëndimit, e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj Ballkanit Perëndimor — në një mënyrë që rrallë herë ndodhë që një ngjarje e vetme si kjo të ndryshonte politikat aq shpejt.  Masakra në Reçak, shkruante Washington Post, bindi administratën amerikane dhe aleatët e saj në NATO se përpjekjet e deri atëhershme për të parandaluar një konflikt në Kosovë, kishin dështuar.  Si përfundim, qëndrimet e Sekretares Albright për një politikë më të vendosur diplomatike dhe ushtarake kundër Serbisë u diskutuan në një mbledhje të thirrur më 19 Janar 1999 nga Këshilltari i Sigurimit Kombëtar, Sandy Berger.  Dy ditë më vonë, raportonte Washington Post, Presidenti Klinton i paraqiti, planin e diskutuar në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministrit britanik, Tony Blair dhe kështu në fund të Janarit të vitit, 1999 u mor vendimi për luftën e parë të NATO-s në konfliktin më me pasoja në Evropë, ç’prej Luftës së dytë Botërore.

Me 19 Janar, 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kishte dënuar ashpër masakrën e shqiptarëve civilë, përfshirë gra dhe fëmij, në Reçak dhe me atë rast kritikoi ashpërsisht Beogradin për shpalljen “persona non-grata”, Kryetarin e Misionit të OSBE-së në Prishtinë, Ambasadorin amerikan William Walker.  Ishte pra, pikërisht Ambasadori William Walker, i cili me të shkuar në vendin e ngjarjes ku ishin hedhur kufomat në Reçak, një ditë pas masakrës, më 16 Janar – ai që njoftoi Shtetet e Bashkuara dhe botën mbarë për krimet serbe kundër civilëve shqiptarë në Reçak.  Ishte, vlerësimi i gjëndjes së përgjithëshme shumë të rëndë në Kosovë dhe sidomos dëshmia e Ambasadorit Walker për masakrën që kishte parë me sytë e vet në Reçak, 20-vjet më parë, që çoi më në fund në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave terroriste policore dhe ushtarake serbe në Kosovë dhe në anë e mbanë Serbisë.

Dëshmia e ambasadorit Walker për masakrën tragjike që kishte parë ai në Reçak, njëkohësisht tmerroi mbarë botën e qytetëruar dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë ndërkombëtare, sidomos asaj amerikane, se diçka duhej bërë dhe shumë shpejt, para se të bëhej tepër vonë, për të ndaluar masakrimin e popullit shqiptar në Kosovë, nga forcat kriminale të Millosheviqit.  Ish- Drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori William Walker, në një intervistë për Zërin e Amerikës (VOA), në prag të 20 vjetorit të masakrës së Reçakut, u shpreh se i mbetet besnik vlerësimit të tij për ngjarjen, e cila hodhi dritë në atë që po ndodhte në Kosovë dhe që çoi eventualisht në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe, duke thënë se “Deri më sot, 20 vjet më pas, jam ende i bindur se vlerësimi që kam dhënë ishte i vërtetë”…

Ndërkaq, në intervistën e tij me Zërin e Amerikës shqip, Ambasadori Walker, ashtu si edhe në të kaluarën, komentoi duke kritikuar edhe situatën aktuale politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si të “trazuar”.  “Mendoj se situata është zhgënjyese, ka shumë korrupsion, shumë krim, shumë pasiguri për të ardhmen…një numër shumë i madh njerëzish në Kosovë sot janë mjaft të zhgënjyer me ecurinë e deritanishme”.   Duke folur për situatën aktuale në Republikën e Kosovës, përfshirë bisedimet me Serbinë Ambasadori Walker tha gjithashtu se i shikon, “Idetë e reja në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si të pafavorshme për Prishtinën”.  Ambasadori Walker, si mik i shqiptarëve dhe i Republikës së Kosovës që është, me rastin e 20-vjetorit të masakrës në Reçak, i këshillon udhëheqsit politikë të Kosovës, që në këtë proces të “normalizimit” të marrëdhënieve me Serbinë, “Të mos dëgjonin aq shumë sa kanë dëgjuar deri tani komunitetin ndërkombëtar dhe të dëgjojnë më shumë popullin në Kosovë”.  Mesazhi i Ambasadorit Walker është që politikanët e Kosovës, të dëgjojnë më shumë njerëzit që i votojnë dhe që u mundësojnë atyre pozitat, detyrat dhe titujt e lartë, si dhe privilegjet që vijnë, si rezultat i posteve të tyre publike.Tre vjet më parë, 17-vjetorin e masakrës së Reçakut e kisha shënuar me këtë shkrim modest, http://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-bace-nuk-eshte-kry/, duke thënë se duhet t’i ishim mirënjohës Ambasadorit Walker sepse nuk dihet si do të kishin rrjedhë punët në Kosovë në vitin 1999, po të kishte qenë në Prishtinë në atë kohë një përfaqësues jo amerikan, si kryetar i Misionit të OSBE-së.  Kosova me të të drejtë e ka nderuar këtë hero të drejtësisë, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe mik i shqiptarëve, miqësi të cilën ai e dëshmon edhe tani pas 20 -vitesh, ndërkohë që nuk pushon së punuari për të mirën dhe mbarëvajtjen e Republikës së Kosovës.  Por ambasadori Walker, siç është shprehur para dy ditësh edhe në intrevistën me VOA-n shqip, ai e di mirë, ashtu siç e dimë të gjithë, se megjithse Kosova është e lirë, demokratike dhe pavarur, e njohur nga mbi 100-vende të botës –ish-diplomati amerikan ishte shprehur edhe para tre vjetësh se– “Kosova është në rrugë të gabuar” dhe për këtë ai ka ngarkuar me faj klasën politike, e cila ka thënë para tre vjetësh në Prishtinë se,“Është një prej problemeve më të mëdha me të cilat përballet sot Kosova”, dhe si e tillë shtoi ai, “kjo klasë politike nuk është e aftë të zgjidhë problemet me të cilat përballet Republika e Kosovës” dhe si përfundim, sugjeroi ai, në atë vend duhet të ketë një ndryshim brezash politikë të cilët të jenë të aftë për tu përballur me sfidat e reja të Kosovës. Fatkeqsisht, këtij parashikimi të zymtë të Ambasadorit Walker, tre vjet më parë, iu bashkuan kohët e fundit edhe manovrat e papritura – të cilat po të mos ishin të rrezikshme do të ishin qesharake — të politikës shqiptare në Tiranë, si rrjedhim i tentimit për ndryshime në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.   Unë e kam thënë edhe më përpara dhe sot jam dakort me Ambasadorin Walker i cili deklaroi për VOA-n se udhëheqsit politikë shqiptarë, për të mirë të popullit të vet, “Të mos dëgjojnë aq shumë sa kanë dëgjuar deri tani komunitetin ndërkombëtar dhe të dëgjojnë më shumë popullin në Kosovë”.  Të kërkohen mendjet më të zgjuara dhe më me përvojë të botës shqiptare, por mbi të gjitha ato më atdhedashëse që mund të ekszitojnë, për tu përballur me situatat aktuale më absurde politike anë e mbanë trojeve shqiptare.   Pa një ndjenjë atdhedashurie të vërtetë kombëtare dhe pa një mjedis të domosdoshëm bashkëjetese politike dhe kombëtare – pa një diskurs politik të denjë për shekullin 21, në radhët e klasës politike të shqiptarëve kudo — që do t’i jepte një hov të ri jetës kombëtare, politike dhe ekonomike të shqiptarëve, sot për sot –në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut në Kosovë dhe 30-vjetë pas shëmbjes së komunizmit në Shqipëri –nuk mund të thuhet se, “Bacë u kry”, jo vetëm në Kosovë, por askund tjetër anë e mbanë trojeve shqiptare.  Busulla e historisë së kombit shqiptar po pret gjithnjë të kthehet në rrugën e duhur, drejtë horizonteve të reja.  Kjo mund të arrihet vetëm nga vetë shqiptarët.

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, MASAKRA QË NDRYSHOI POLITIKËN BOTËRORE NDAJ KOSOVËS

LEFTER ÇIPA: Polifonia shqiptare është si një grua e bukur

January 13, 2019 by dgreca

Interviste me Lefter Çipa/1 Lefter-Cipaa-1024x945

Nëse doja të riktheheshit retrospektivës së viteve të fëmijërisë dhe rinisë suaj,si do i kujtonit ato ?

Lefter Çipa- Padyshim qëçdo njeri, i rrikthehet viteve tëfëmijërisëdhe rinisësëtij. Kjo trokitje malli mëzgjon shpesh,duke mëkujtuar vendlindjen time, Pilurin midis maleve, ajrit tëfreskët dhe gjelbërimit tëpërhershëm. Kam qenëzog me krah. Mëpëlqente tringëllima e veçantëe kopesësëdeleve, fyelli qënisa ti bija qysh nëmoshën tetëvjeçare. Ndnjenja nëfluturim, gjaku nëpër deje,cilësi tëcilën e zotërojnëvetëm muzikologët dhe etnologët.

Përse ju pëlqente melodia e fyellit?

Sepse nëkëtëinstrument gërshetohen tëgjitha zërat e natës. Edhe yjet, hëna,ndriçimi i saj,oshëtima e valëve tëdetit,janëpjesëe zërave tënatës.

Nëprag tëbashkëbisedimit tonë,këtu nëballkonin e shtëpisësuaj,ku thurren këngët,mësova se ju interpretoni si vyrtuoz nëdisa instrumenta muzikore.Eshtëe vërtetë?

Po unëjam rritur me tingujt e instrumentave tradicional popullor fyelli, cula dyjare,bibëzat,duke mos harruar kurrësesi instrumentin magjik tëpianos, për tëcilën kam studiuar nëshkollën e muzikës nëTiranë.

Sa kanëndikuar tek ju këto instrumenta si poet dhe autor i qindra teksteve tëkëngës polifonike, dhe muzikës sëlehtë?

Natyrshëm çdo njëra prej tyre,hyn nëgjakun tim, nëshoqërinëe përjetshme tëfërshfërimës sëvalëve tëdetit qëkam nëprag. Ato vijnëe ulen pranëmeje mbi tavolinën e punës, hyjnëbrënda shpirtit tim, duke bërëqëunëtëharroj gjithçka. Futem thellëbrënda tingullit, muzikës, vargut,legjendës. Duke ndjerëçdo frymarrje, bëhem pjesëe këtyre instrumentave.

Ç’do tëthotëtëjetosh me artin?

Arti ështëqielli, ajri, toka,deti…gjithçka. Arti mbart egoizëm, rivalitet midis grupeve, por nëanën tjetër ka forcën madhore. Kur krijimtaria ështëe vërtetë, e arritur nëmendim, ide dhe e lartësuar artistikisht, me kolegun tëbënënjëfamilje. Kjo përbën forcën e brëndëshme,midis autorit tëtekstit, kompozitorit dhe këngëtarit.

Mendoni se ekzistenca e këtij trinomi ofron arritjen e suksesit të një kënge?

Virgjërimi i vjershërimit,zgjon kompozitorin nga gjumi, për tëhedhur notat nëpentagram. Këngëtari dashuron atëqëkurrënuk e kishte menduar  se do dashuronte autorin e vjershërimit tëkëngës. Ky trekëndësh solid, krijon pirustin qiellore nëart.

Si erdhi kënga e parë krijuar nga ju?

Kompozitori i njohur vlonjat Themistokli Mone, vite mëparëdrejtues muzike nëpallatin e kulturës nëVlorë, nëprag festivali mëkërkoi tëshkruaja njëtekst kënge.E shkruajta nëkohën e duhur,tëcilën e titullova “Thëllëzat qëhedhin valle”. Bashkëpunimi ynëvazhdoi nëvite ,ku mund tëthem se mbi tetëdhjetëpërqind e këngëve vlonjate ,njohin si autor Lefter Çipa.

Cila ishte kënga juaj e parë, e cila jo vetëm mori pjesë në festival, por madje meritoi çmimin e parë në festivalin kombëtar folklorik në Gjirokastër?

A mund tëharohet gëzimi i lindjes tëfëmijës sëparë!? Kështu  ndodhi nëkëtëfestival, mëkëngën “Tundu bejkëe bardhëtundu”, e cila u kurrorrëzua me çmimin e parë. Kjo këngëu vlerësua nga kritikëtëartit tonë  dhe të huaj, duke e cilësuar atësi lajmëtare e evolumit tëpolifonisëshqiptare. Ndërkohë  Enver Hoxha, i pranishëm në festival, e quajti këtëkëngë, sinfonia e polifonisëshqiptare.

Pretendoni se keni qenëi privilegjuar?

Absolutisht jo.Kam sakrifikuar jo pak nëjetën time, për tëmbritur nëkëtëlartësi ku unëndodhem sot. Kam patur mjaftëraste kur ministra kulture dhe drejtues tëpartisë,hynin nëkëngën time,madje mëdiktonin tëhiqja këtëapo atëvarg.Jo pak herëkam sakrifikuar,kam hedhur valle nëshpatën me dy presa.

Profesor,si mund të kuptojmë se ju keni hedhur valle me dy presa që posa u shprehët?

Dëgjo miku im.Nëvitin 1974,me rastin e tridhjetëvjetorit tëçlirimit,midis fjalëve tëmira dhe urimeve,për këngën qëunëkisha krijuar nënjëtjetër festival dhe i vlerësuar sërish me çmim tëparë,u takova për herëtë parëme Enver Hoxha,i cili mëthotë: “Djalosh mëpëlqeu shumëkënga,por do tëishte  mirëtëndryshoje njëvarg”. Patjetër qëu ndodha ngushtë.Gjithësesi i thashë: “Unëe hoqa shoku Enver, por nuk e hoqi historia.”Ah djalosh qënke i patundur, por i talentuar, dhe mëpërqafoi.

Si jeni ndier kur mjaftë këngë të krijuara nga ju. jo vetëm mirëpriten nga ansamble e grupe polofonike brënda e jashtë vendit, duke mbetur të admirueshme nga mjaftë kompozitorë të muzikës së lehtë?

Duke mos harruar kurrësesi bashkëpunimin e shpeshtëme grupe polifonike tësofrës sëkëngëve tëjugut,dhe Bregut si Piluri,Himara, Saranda, Tepelena, Gjirokastra,Vlora deri nëMallakastër.Shpesh shkoja nëTiranëi ftuar  nga kompozitorët Çesk Zadeja,Haxhi Dalipi,Aleksandër Lalo, Alekandër Peçi, Josif Minga, Alfred Kaçinari, e tëtjerë,ku krijimtaria ime bëhej pjesëe kompozimeve tëtyre nëfestivale tëndryshme. Kompozimet vyrtuoze tëkëtyre kompozitorëve,i këndonin Mentor Xhemali, Vaçe Zela,Gaqo Çako,Irini Qirjako, Katerina Balili, Dhimitër Varfi,Eli Fara,Hysni Zela,trioja e këngës qytetare vlonjate Reshat Osmani, Melia Doda dhe Kostandin Thano.

Çfarë është për ju polifonia shqiptare?

Polifonia shqiptare,njëkohësisht ështëkëngëklasike, këngëperëndie, për ta parë, për ta dëgjuar,për ta puthur,për ta dashuruar. Nëse nuk e kërkon, nuk arrin ta gjesh dot.Eshtësi njëgrua e bukur, e cila akoma nuk ke arritur tëbëhet e jotja, ta shijosh.Polifonia ështëbota shpirtërore e shqiptarit.Aty ku dëgjohen zërat e polifonisë, tëbën tëbesosh se aty ka zot. Kam bashkëpunuar me kolegëe këngëtarëtëpolifonisë.Do tëthosha se Dhimitër Varfi,Katerina Beleri, Irini Qirjako,Arjan Shehu,Paro Ziflaj,Jakup Goliku,Rexhep Abazi,Syrja Hodaj,Hysni Ymeri….mbeten gjithçka e polifonisëshqiptare .Pa këta bilbila,polifonia shqiptare do tëishte e gremisur,shkretëtirë. Duhet patur kujdes me dashurinëe saj. Polifonia ështësi mushka.Tëqëllon me shqelma,nëse nuk di ta zotërosh atë.Duhet tëhyj nëgjak e deje.Ta duash me gjithëshpirt. Polifonia ështëshpirti i ditës, dhe zëri i natës.

Përse kënga  himariote të drithëron?

Sepse brënda saj ,ndodhet mbretëresha qëe këndon mbi fronin e saj. Me zërin e saj, i zbret perënditëmbi tokë. Kënga“Vajzëe Valëve”,ka lindur për tëmos vdekur kurrë. Këngës himariote ,nuk i dihet dita e lindjes, dhe kur nuk i dihet datëlindja, mos u mendo, mos u frikëso,sepse ajo mbetet gjallënëbreza.

Pilurin e cilësoni perandori të krijimeve tuaja.Përse?

Jeta ime e hershme nëfshatin Pilur,ështëdhuratëdhe fat.Ndonëse prej dekadash,  ndodhem nëkëtështëpi, ku himara shfaqet si nëpëllëmbëtëdorës, nëqerpik deti,Piluri ështëvendi i fëmijërisëdhe rinisëtime. Eshtëdielli,ajri, kënga ime, çka do tëthotëse unëanjëherënuk jam larguar prej tij.

Dy lebër befasojnë krijuesit në mbarë botën, Albert Zholi me mbi 1600 intervista dhe ju me mbi 1250 tekste këngësh. Si ndodh kështu me ju lebër?

(Buzëqesh lehtë).Mëvjen mirëqëdjaloshi posa përmëndët, ështëlab dhe ka aritur tëvlerësohet brënda e jashtëvendit.Unëende shkruaj duke menduar që  kam akoma rrugëpër tëbërë. Dua tëthem se nëkrijimin e çdo kënge, vendos shpirtin tim. Ato janëme qindra,duke…Lundruar nëlundrën e këngëve tëmia. Por do tëveçoja ato me aromësuksesi e medalje ari si :“Naim Shqipëria”,“Tundu bejkëe bardhë”, “Për Kosovën prapëdo ngrihem”, “O shokëVdeksha nga kënga”,“Këngët e atdheut tim”, “Shqipëri flakëdyfeku”. “Kënga tret lotin”etj.

Ndoshta është kjo arësyeja që mjaftë prej tetëmbëdhjetë librave tuaj të botuar, janë pagëzuar me titujt e këtyre këngëve?

Po.Mjaftëprej librave tëmi me poezi e tekste këngësh, mbartin aromën e këngëve tëkënduar nga individ e grupe tëndryshme polifonike ,duke mos harruar kurrësesi Ansamblin Kombëtar tëKëngëve dhe Valleve Popullore. Secili prej këtyre librave mbetet pjesëe jetës time. Nërrugëtimin tim gjashtëdhjetëvjeçar mëështëdashur tëpunoj me pasion dhe si krijues,me lëvrimin e studimit tëkëngëve tëpopullit dhe trashëgimin shpirtërore tësaj.

Fjala mirëseardhët nga ju dhe pjestarëve të familjes suaj,i përket mjaftë miqve, artistëve,vizitorëve që vijnë e takohen,shmallen e bisedojnë me Ju. Në këtë shtëpi nga Italia erdhi mbesa e Ismail Qemalit, Ermin Vlora,enkas për tju takuar juve.Cili ishte motivi kësaj vizite?

Shkak për ardhjen e saj padyshim u bëpiktori i njohur vlonjat, Petrit Ceno,i cili prej vitesh jeton nëKalabri. Ai ështënjohës i afërt i krijimtarisëtime, çka bëri qëpas njëbisede dhe takimeve me Ermin Vlora, tërekomandoj atëpër tëvizituar shtëpinëtime. Ajo erdhi e shoqëruar me mikun tim tëhershëm profesor Bardhosh Gaçe.Pa tjetër qëu lumturova. Madje e ndihmova duke i dhuruar gjashtëdhjetëe shtatëkëngë,kushtuar nëvite figurës dhe veprës tëIsmail Qemalit,tëcilat unëi kisha  grumbulluar dhe i mbaja nështëpi për qejfin tim. Me  emocion  e çaste mbresëlënëse,ajo  mëfalenderoi për këtëdhuratëkaq tëçmuar.

Profesor. Muajin e ardhshëm në 14 Shkurt, ditën e Shën Valentinit, ju mbushni shtatëdhjetëe shtatë vite të jetës suaj dhe sërish e sërish shkruani. Ku e gjeni burimin e forcës dhe frymëzimit?

Veçse te shpirti. Mëmjafton tëflëvetëm katër orëdhe njëzet orëtëtjera, duke krijuar, gërmëzuar vargje, tekste tëreja këngësh.

Përse jeni dashuruar pafundësisht me këngën labe?

Po unë  jam lab.Jam nga Piluri i këngëve brilante,i cili quhet ndryshe “Ballkoni i Rivierës”,sepse shtrihet nëlartësinëe tetëqind metrave mbi nivelin e detit.Pilur do tëthotështeg malesh ,flokëdëbore.Populli i këtij fshati mbart cilësi tëvyera qëka vet labëria. Jam përkundur e rritur me ninulla tëkëngës labe. Ajo ështëtërësishtëepike, çka do tëthotëse nuk mund tëjetoj dot pa cituar vargun e trimërisëdhe heroizmit.Ai  qës’ka këto cilësi nëlabëri ,do tëjetënjëhiç.

Kudo keni miq e shokë, kolegë e dashamirës, por më të afërt mbeten poetët dhe shkrimtarët. Çdo të thoshit për ata në këto momente?

Kam patur fatin e mirëtëstudioj letërsinë  shqipe, madje tënjhem nga afër me krijues të  njohur. Me respekt shpirtëror, respektoj Dritëro Agolli,tëpreferuarin, mikun tim nëvite. E konsideroj njëNaim tëdytë. Po kështu Ismail Kadare, nëveçanti nëarenën ndërkombëtare, nuk e zvogëloj dot. Vlerësoj nëçdo moment mikun tim tëveçantë, Petro Marko,i cili  shpesh pohonte se ne jemi shqiptarëdhe jo grekënëkëtëkohëme mjegull. Natyrisht Nolin e lartëson vepra e tij,si poet, shkrimtar,përkthyes nëdisa gjuhë,muzikant i njohur. Nëmoshën shtatëdhjetëe pesëvjeçare,Noli shkruajti poezinëe tij tëfundit, kushtuar tëdashurës sëtij njëzet e pesëvjeçare. Kjo poezi e cila sot ndodhet nëdorëshkrimet e tij por qënuk u botua për shkak se Faik Konica do ti kundërvihej. E respektoj Fan Nolin,për tëgjitha vlerat qëai mbart.

Eshtë mbushur një vit nga ikja e kompozitorit tonë të shquar Aleksadër Lalo.Në ditën e lamtumirës së tij,duart juve nuk ju bindeshin për të shkruar. Mbeti kjo ditë për ju një dhimbje e veçantë?

Ishte ditë, e cila mëmbushi mëdëshpërim shpirtin tim. Për vdekjen e mikut tim,atëditëzije,ndenja duke pirëcigare. Mendohesha,ku bashkëme dëshpërimin mu ngrenësupet përpjetë.Njëdukuri shpirtërore ështëdita qëmiku i shpirtit tim Lalo,u përcoll me borënëmajat e maleve. Sërish ai vazhdon tëjetëmes nesh, me kompozimet e tij tëshkëlqyera.

Jeni vlerësuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”,me titullin “Mjeshtër i Madh”,“Nderi i qytetit” për qytetet Gjirokastër, mHimarë. Mbani urdhërin e klasit të parë, të dytë,të tretë“Naim Frashëri”të Artë. Jeni cilësuar“Princi i Polifonisë Shqiptare”. Cilën prej këtyre vlerësimeve të lakmueshme për këdo, përmëndni më shpesh?

Janëvlerësime, tëcilat mëobligojnëpër tu përkushtuar mëshumëkauzës time mbi 60 vjeçare tëkëngëve tëpopullit tim. Pa tjetër qëu jam mirënjohës njerëzve anë e kënd shqipërisë,tëcilët mërespektojnëkudo. Padyshim, vlerësimi qëmua mërri mëpërshtat, ështëai i dekorimit tre herë,tre shkallët me çmimin :”Naim Frashëri “  të Artë.

Si ndjeheni, kur  krah jush, vështroni djalin tuaj Sandrin, poet dhe kryetar i Unionit të gazetarëve në shqipëri dhe nipin tuaj poet dhe eseist, Akri, i cili  tashmë ndodhet me studime në Nju Jork?

Pa tjetër ndnjej krenari tëbrëndëshme .Eshtëkrijimtari e tre brezave nga e njëjta familje. Mendoj që, ashtu si unë, Sandri dhe nipi im Akri, i përuelmi me respekt madhështisësëshqipërisë. Duke krijuar e luftuar sërish i mbetemi borxhli popullit. Pa dyshim krijime tëreja do tëlindin tek tëtre ne, nëçdo kohëpasi janëindet, shpirtërat tanëqëkrijojnë.

Profesor. Në njërin kënd të tavolinës këtu në ballkonin e luleve, shohim disa vargje,ku tek tuk vështrimi juaj rëshqet mbi to. Çfarë motivi mbartin ato?

(Profesorit i çelet fyytyra ) I kam shkruar herët. I vështroj,bashkëbisedoj me to, pasi aty sikur jam nëPilurin tim ,nëPilurin e këngës.

O shokëvdeksha nga kënga,

Në  njëditëPrilli a Maji,

Kur ja thotëbukur thëllëza,

Nëkëngëtëkthehet vaji.

Vdeksha dhe prap u ngrefsha,

bilbilat e Pilurit, nëkëngëi gjetsha…

( nëçast profesorit i shfaqen lehtënësy, perde loti)

Faleminderit profesor për mikëpritjen, bashkëbisedimin tonësi tëishim miq tëhershëm. Mos u lodhshin kurrëduart,për të  krijuar vargje tëreja për këngët e popullit, përherëtëfreskëta , tëbukura si lule Maji.

Juve ju faleminderit, qëerdhët nga matanëOqeanit, për tëzhvilluar këtëintervistëme mua. Mirëardhsh sërish këtu nëHimarë, do pijmësërish nga rakia e Pilurit.Udhëtëmbarë…!

kane thene per Lefter Çipa.

Dritëro Agolli:“Nder i Kombit”

 Nëdejet dhe indet e tua, rrjedh kënga, dhe unëende nuk e di. Nëtrupin tënd gjaku ka lindur mëparë, apo kënga ?                                                                        

Xhevahir Spahiu: “Mjeshtër i madh”

Në brigje himariote, rron dhe këndon bardi popullor Lefter Çipa, më  i madhi ndër tëgjallët dhe ndoshta i fundit me hove dhe shkëndijime tëreja tëligjërimit popullor.

Irini Qirjako:“Mjeshtre e Madhe”

Jo vetëm në skena e festivale,por kur jam dhe nështëpi,për qejfin tim,këndoj këngëtëkrijuara nga Princi i polifonisëshqiptare Lefter Çipa. Pa dyshim këngët madhore “Tundu bejkëe bardhëtundu”, “28 mijëyje”,“Këngët e atdheut tim”…kanëqenëpër mua njëushqim shpirtëror i jashtëzakonshëm.Këngët e Pilurit, këngët e Bregut mbeten  tëpavdekshme.

Katerina Beleri:“Mjeshtre e Madhe”

Ska si tëndodh ndryshe, kur kënga qëkëndoj me tekst Lefter Çipa, pa tjetër do tëkem sukses. Çdo varg mban aromën e luleve tëmalit, erën e detit. Kur këndoj këngëme tekste tëtij ,marrëme vete zjarrin e vatrës himariote, për ta përcjellënëçdo vatër shqiptare.

Petrit Ruka:Poet.

Lefter Çipa,ështëpa asnjëdyshim, pena mëe ndritur,qëmbajti gjallëdhe ngriti nëmaja mëtëlarta,shpirtin e këngës labe. Nëse thua, qëpolifonia shqiptare,kënga labe,apo ajo e Bregut, e ke tëpa mundur tëmos shkrep nëmëndje,emri Lefter Çipa.Emri i këtij bardi më  tëmadhit,qëkrijoi poezia popullore,nëkëto  pesëdhjetëvjetët e fundit, ështëe lidhur me të,si mishi me kockën. Kurrësesi Lefter, jam njëdashnor i këngëve tëtua, prej dyzet e ca  mëshumëvjetësh.

 

                                          INTERVISTOI : FADIL SHEHU

                                        Himarë . Fund Vjeshtë 2018

Filed Under: Interviste Tagged With: Inteviste, Lefter Cipa, Polifonia, tadil Shehu

Arbana Xharra, po Baton Haxhiu çka asht?!

January 13, 2019 by dgreca

1 eliarNga Elida Buçpapaj/

Arbana Xharra, kam qenë mbështetësja jote deri kur misionin e gazetarit e ndërrove me një post tek Klani Pronto, sikur i akuzoje rëndom me të drejtë, e për të cilin ke shkruar për vite zi e vrer, sikur e meritonte!

Me atë lëvizje e komprometove profesionin tënd si gazetare, sepse iu bashkangjite atij krahu të politikës për të cilin ke thënë me të drejtë se është i inkriminuar me vrasje dhe se ka lidhje me krimin e organizuar!

Tani ti po i del në mbrojtje Baton Haxhiut, duke përdorur një artifis, që shqip do të thotë dredhi!

E unë po të pyes drejt e drejt: Po Baton Haxhiu çfarë përfaqëson për ty?!

Ti Arbana nuk e lavdëron Baton Haxhiun drejtë për së drejti,

por ti po lavdëron pazhin e Baton Haxhiut Genti Cakaj,

ti i thur lavde pazhit të një kapteri famëkeq që e ka nxirë kuptimin e shtypit të lirë, duke bashkëpunuar me policinë sekrete të ish shtetit pushtues,

një njeriu të korruptuar që ka qenë ndërmjetës në Shqipëri për të shitur grurë skarso nga Serbia, një njeriu që është pasuruar përmes korrupsionit dhe shërbimeve antikushtetuese, duke vjelur privilegje nga politikanët shqiptarë me skeletë nëpër dollapë!

Gent Cakaj është produkt, pjellë e Baton Haxhiut, ngritur në piedestal nga një njeri me emër të keq dhe pa integritet!

Nëse Gent Cakaj do të kishte minimumin e respektit për veten e tij, ai nuk do të pranonte t’i hynte politikës pa certifikatë sigurie, të cilën kryeministri Edi Rama, duke shpërdorur postin, ia siguroi për 24 orë!

Në asnjë vend Perëndimor nuk mund të emërohet një Ministër i Jashtëm sikur është emëruar Gent Cakaj, që të jetë si i preferuari i një të njollosuri si Baton Haxhiut, i një njeriu me lidhje eksplicite me shërbimin e fshehtë të ish shtetit pushtues që vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës!

Kalo në rivistë ministrat e jashtëm të vendeve Perëndimore, nis nga Sekretarët e Shtetit të SHBA, disa prej të cilëve janë zgjedhur pastaj si Presidentë të Amerikës!

Po të jap unë disa emra ministrash të jashtëm duke e nisur nga Thomas Jefferson, John Quincy Adams, Henry Kissinger, James Baker, Condoleezza Rice,  Madeleine Albright, Hillary Clinton, Susanna Agnelli, Silvio Berlusconi, Konrad Adenauer, Hans-Dietrich Genscher, Frank-Walter Steinmeier etj. etj. Ministri i Jashtëm më i ri është Sebastian Kurz, sot kancelieri i Austrisë.

Ky është formati! Edukim të shkëlqyer, kontribute dhe sakrifica ndaj vendit dhe integritet!

Who is who Gent Cakaj? Pazhi i një njeriu me integritet të nxirë? Kjo është CV e tij!

Sepse studentë të shkëlqyer kemi me mijra e mijra, që mbeten pa punë në Shqipëri e Kosovë e pastaj për aftësitë e tyre brilante gjejnë punë në Perëndim!

Po të sjell shembullin e Henri Haxhirajt, 26 vjeçar nga Fieri, sot punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman.

Rinia na duhet, është thesari strategjik kombëtar, por na duhet rinia e pastër që e ka arritur gjithçka vetë me forcat e veta, me aftësitë e veta, me ndershmërinë e vet!

Ministri i Jashtëm në një sistem demokratik duhet të jetë një figurë me integritet dhe kontribute! Që mbron interesat e vendit të vet dhe jo interesat e shtetit të interesuar që ta ricoptojë rishtas Kosovën për ta rikallur në flakë Ballkanin!

“Suksesi i vetëm” i Gent Cakaj është prania në studion e famënxirit Baton Haxhiu, duke u bërë megafon i dallavereve të Baton Haxhiut, që pastaj ky nga kuluaret e kryeministrisë,  si këshilltari i kryeministrit shqiptar, e katapultoi direkt në Ministrinë e Jashtëme të Republikës të Shqipërisë!

Gent Cakaj është katapultuar në krye të politikës së shtetit shqiptar si pazh i kapterit Baton Haxhiu, të cilit, mjerisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i shërben si mazhordom!

Gazetari duhet t’i thotë të vërtetat e plota, kur i thotë gjysma gjysma i shërben rrenës dhe humb emrin e mirë dhe besueshmërinë.

Unë ta kam justifikuar deri edhe lëvizjen tënde politike, por tani që je në SHBA, nuk të falet asnjë lloj oportunizmi apo konformizmi!

Gazetari nuk është as oportunist dhe as konformist, emrin e tij e ndërton mbi themelet e antioportunizmit dhe antikonformizmit!

Prandaj të pyes rishtas a mund të ma përshkruash me një status lakonik se çfarë përfaqëson për ty Baton Haxhiu!

Henri Haxhiraj me kancelaren gjermane Angela Merkel (Privat)

26 vjeçari nga Fieri Henri Haxhiraj me Kancelaren e Gjermanisë Zonjën Angela Merkel

Filed Under: Analiza Tagged With: Arbana Xharra-Baton Haxhiu, Elida Bucpapaj-alibite

Virgjëreshë e betuara shqiptare si u njohën në botë?

January 12, 2019 by dgreca

burneshat 1Nga Gëzim Llojdia/

1.Poeti,studiuesi,shkrimtari Dr Moikom Zeqo një ndër eruditët më të talentuar  shqiptar , ka shkruar 3 vjet më parë dicka rreth temës së virgjëreshave shqiptare dhe kryesiht këtë temë e ka trajtuar një autore si Alice Monro.Alice Monro, subjekti i virgjëreshës shqiptare, absurditeti i një tradite të maleve,shkruan Zeqo ku ndër të tjera ai thotë:” Në vitin 1996, drejtova për disa muaj gazetën letrarokulturore “ABC”. Në një nga numrat e kësaj gazete, botova një lajm që lidhej me librin “Virgjëresha Shqiptare” e shkrimtares Alice Munro.M.Zeqo më tej shkruan:”Po si vallë kjo grua jetoi kaq larg Shqipërisë dhe të ketë shkruar një subjekt shqiptar? Si vallë një grua që nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, madje edhe në ditët tona të shpejtësive reaktive, të jetë interesuar me figurën tipologjike të një femre shqiptare? Enigmat e këtij krijimi lidhen me ndërgjegjen e krijueses. Alice Munro ka lexuar një libër të Miss Durhamit, Mbretëreshës së Pakurorëzuar të maleve shqiptare. Në këtë libër, ajo ka reflektuar, përsiatjet janë bërë inkandeshente, është habitur nga zakonet e shqiptarëve alpinë të Veriut. Kjo është zanafilla. Në një intervistë të 22 qershorit 2005, shkrimtarja thotë: “Dikur shkrova një rrëfim rreth Shqipërisë, që më ka pëlqyer shumë”.Ajo u interesua për Shqipërinë edhe nga biseda me një bibliotekare nga qyteti i saj i lindjes. Bibliotekarja i tregon se kishte lexuar një libër për njëfemër kanadeze që duke udhëtuar nëpër Europë në vitin 1920, kishte kaluar edhe në Shqipëri dhe kishin kapur disa banditë shqiptarë. Por ata vetëm e kishin vjedhur dhe nuk e kishin prekur me dorë, për arsye se nderi i femrës konsiderohej i shenjtë te shqiptarët. Pasi kishte shfletuar librat e Miss Durhamit, Alice Munro u habit kur konstatoi se në shoqërinë patriarkale shqiptare, femra nuk konsiderohej e rëndësishme dhe nuk vlerësohej. “Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë për ndonjë shoqëri tjetër në botë, ku ndryshimet gjinore e vinin femrën në një pozitë të tillë shoqërore”, thotë ajo për “Nju Jork Taimsin”. Ajo shkroi një tregim që fillimisht u botua në shtypin e rrethit letrar. Në 1994-ën, e përfshiu këtë krijim në librin “Sekrete të hapura”; më pas “Virgjëresha Shqiptare” iu fut në vëllimin më të njohur të Alice Munrosë, “Tregime të zgjedhura”, në vitin 1996.

2.

Albinfo.ch  në një shkrim të Arif Ejupi ,20 Shkurt 2016  shkruan:” Nëntë mbrëmjet e “Virgjëreshës së Betuar” në kinematë e Gjenevës.Filmi” Virgjëresha e Betuar”me skenar dhe regji të Laura Bispuri dhe Franceska Manieri,është shfaqur nëntë mbrëmje me radhë në kinemanë “ Grütli” të Gjenevës. Ky film fund e krye është bazuar në romanin “Hana” të shkrimtares dhe publicistes Elvira Liçaj Dones.Ky roman përveç tematikës mjaft tërheqëse, dhe tmerrësisht reale e ka shtyrë regjisoren dhe skenaristen italiane relativisht të re Laura Bispuri që në konsultë me autoren Elvira Liçaj- Dones, të nisë skemën rreth  filmit  “Virgjëresha e betuar”.Xhirimet janë bërë në Valbonë të Shqipërisë dhe në Milano të Italisë.Filmi si bashkëproduksion i Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës, Italisë dhe Gjermanisë,ka debutuar me shumë sukses më  20 shkurt 2015 në Festivalin e filmit në Berlin “Berlinale Palast”.Rolin kryesor në këtë film e luan aktorja me origjinë italiano-gjermane  Alba Rohrëacher,e shpërblyer si aktorja më e mirë në Festivalin e Venedikut.Diku tridhjetë femra të këtyre zonave  malore janë transformuar  në  burrnesha.Sakrifica finale e tyre ka qenë të mbeturit e virgjër gjatë gjithë jetës. Në të shumtën e rasteve ato janë shndërruar në burrnesha në mungesë të meshkujve në shtëpi.Ato kanë ruajtur me mjaft besnikëri trashëgimin  e lënë nga  prindërit, dhe kanë rritur vëllezër e motra të mbetur jetimë.Aty –këtu ka pasur  edhe ndonjë rast kur me transformim në burrneshë të përjetshme, është shmangur martesa   e  negociuar apo e padëshiruar.

3.

Internazionale është një revistë javore,boton artikujt më të mirë ajo shkruan:”Virgjëreshë e betuar ishte një grua e një vendi ballkanik, zakonisht veri të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, i cili vendosi për të marrë rolin e njeriut dhe si e tillë është njohur nga shoqëria në të cilën ai jeton. Në komunitetet më arkaike shqiptare kjo nevojë doli nga supozimi se një grua nuk mund të jetonte vetëm.Kanuni, kodi më i rëndësishëm zakonor shqiptar, pranon se gratë që zgjedhin shtetin burrnesh marrin të njëjtat të drejta dhe detyra ligjore që tradicionalisht, në shoqëritë patriarkale, i atribuohen figurave mashkullore. Për t’u bërë burrnesh , gruaja merr pjesë në një ceremoni në të cilën ajo bën një “betim të konvertimit” përballë burrave më me ndikim të fshatit. Me këtë rast, veshja zyrtare bëhet me veshjet e meshkujve dhe flokët. Por mbi të gjitha, gruaja bën një premtim të dëlirësisë.Motivimet që qëndrojnë pas kësaj zgjedhjeje janë shumë: mungesa e trashëgimtarëve meshkuj pas vdekjes së kreut të familjes, refuzimi i një propozimi për martesë ose për shkak se vajza është lezbike dhe nuk mund ta deklarojë haptazi atë. Sot shqiptarët e rinj nuk duhet ta zgjedhin këtë rrugë, por shumë burrshe , tashmë të vjetra, janë gjallë për të treguar historinë e tyre.Për këto “virgjëreshë të betuara”, fotografja  Paola Favvoino ka kushtuar projektin Je burrneshe! , në shfaqje në  galerine e Raffaella De Chirico në Torino. Puna paraqet një sërë fotosh dhe një film të shkurtër që nga viti 2010. Pas udhëtimeve të shumta në Shqipëri, Favoino u bë i vetëdijshëm për këtë realitet dhe takoi Gjin, burrnesh i parë , i cili tani është tetëdhjetë vjeç. Këtu gratë e përshëndesin njëri-tjetrin duke thënë “je burrneshe?”, “A jeni një burrë ose jeni një grua?”.Gjin ishte udhërrëfyesi i tij në një mikrokozmos ku ka gra që jetojnë si burra, por nuk janë burra.  Për t’i definuar ato përdorim fjalën burr që nuk pranoi si femer. Historia e Gjin, dhe e pesë burrsheve të tjera Favoino ka arritur të takohet, është historia e një diversiteti të pranuar shoqërisht. Nëse për disa kjo ishte një sakrificë dhe për të tjerët një zgjedhje e lirisë, ajo që bashkon ata është një vetmi e pashmangshme që shkon krah për krah me gjendjen e tyre.

Filed Under: Politike Tagged With: Gezim Llojdia, Virgjereshat shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT