• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2019

70 VJETORI I VDEKJES IMZOT V.PRENNUSHIT O.F.M.

March 19, 2019 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI

19 Mars 1949 – 70 VJETORI I VDEKJES

IMZOT V.PRENNUSHIT O.F.M.

IMZOT VINÇENC PRENNUSHI O.F.M.

Argjipeshkvi i Durrsit dhe i Tiranës Imzot Vinçenc PRENNUSHI O.F.M.(1885–1949) në  1946ka thanë: “Në këte kohë në Shqipni, asht turp i madh me kenë jashta burgut!..”

Gjurmët e kudondodhuna të sandaleve të mathuna nder kambët e zbathuna të Fratit të Shqipnisë, shkelën nder male e fusha ku kanë grrye gurin dhe kanë lanë të shkrueme me gjakun e stigmave të Tyne të Shenjta, veprat ma të mëdhaja të Lirisë, Drejtësisë dhe të Demokracisë Europjane, themelet e të cilave, janë t’ lidhuna per ahët e lisat shekullor në shkamijtë e Bjeshkëve të Nêmuna, bash me konopin e vllazenve tê Shen’ Françeskut t’ Asizit, Urdhnit të Françeskanve të Vegjel Shqiptar, që i perket edhe Imz. Prennushi. 

Në Shekullin e XX Fisi Prennushi i dha Atdheut dhe Fesë klerikët e njohun: Don Mati Prennushi, At Mati Prennushi, Imz. Vinçenc Prennushi, At Karlo Prennushi dhe Don Kolec Prennushi, që studjuen në Austri. Asnjëherë nuk u pajtuen me sunduesit e huej… 

Imzot Vinçenci u le në Shkoder nga Prindët Gjon e Drande Prennushi me 4 Shtator 1885 dhe, para Shugurimit Meshtar kishte emnin Kolë. Studimet e nalta i perfundoi në Tirol t’ Austrisë dhe u Shugurue me 25 Mars 1908. Asht njohës i luftës së malazezëve të 1913, kur rrethuen Shkodren dhe, pikrisht Ky At Vinçenc me 14 Mars 1914, u tregoi pushtuesve se:

“Sot, në Kështjellen Rozafat do të valvitet i Lumnueshmi Flamur Komtar i Kastriotit!..”

Ai ishte letrar i “Hyllit të Dritës”, politikan i “Orës së Maleve 1924”, letrar i njohun dhe antisllav, antifashist dhe antikomunist deri në diten e vdekjes me 19 Mars 1949.

Ishte Argjipeshkëv i Durrësit e Tiranës, dhe mbas vdekjes së Imzot Thaçit (1946) ishte Primat Katolik i Shqipnisë, detyrë që e ven perballë me qeverinë komuniste të Tiranës. 

Dosja 1245 Arkivi Min. M. Tiranë, zbulon plotsisht qendrimin dhe pikpamjet Atdhetare të Imzot Prennushit, perballë diktatorit dhe pushtuesve sllav të Shqipnisë Europjane…

Në vitin 1945 u takue me diktatorin E. Hoxha, dhe rezultati besoj i kujtohet shkodranve nga fjalimi i Enverit, në Prefekturen e Shkodres me 16 Shtator 1949…Kur Argjipeshkvi kalbej mbas vdekjes në torturat e sigurimit të shtetit komunist në burgun e Durrsit…

19 MARS 1949: “Pak Dritë!.. Mehr Licht!”… Dishmon bashkvuejtësi i Tij, i Madhi Prof. Arshi Pipa… Dhe gjithshka u shue.., e u fik… E bashkë me Ata Kolosë t’ Atdheut u shue edhe ajo “pak dritë”, per të cilen shpresuem aq shumë në vitet 1990…

Filed Under: ESSE Tagged With: IMZOT VINCENT PRENUSHI

VATRA, PERANDORIA E SHQIPTAREVE NË MËRGIM

March 19, 2019 by dgreca

FEDERATA PAN SHQIPTARE VATRA NË USA “PERANDORIA E SHQIPTAREVE NË MËRGIM“ Të ripërfaqësojë Lobin Shqiptar në Amerikë /

Shkruan:GANI VILA
DREJTOR I TELEVIZIONIT TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS /

Shtetet elitare botërore me siguri që dinë dhe mbajnë sekret dicka më tepër se ato që thuhen publike mbi origjinen dhe vlerat e shqiptarëve nga periudha kur shteti Ilir ishte fuqi mesdhetare deri më sot.
Pushtimet e gjata shekullore të njëpasnjëshme të trevave shqiptare duke filluar nga pushtimi i perandorive Romake,Bizantine dhe Osmane,luftërat ballkanike dhe dy luftërat botërore e kanë vrarë popullin shqiptar, kane grabitur etjëtersuar tokat,pasuritë intelektuale,krijuese,ekonomike,arkeologjike dhe historike të këtij vendi.Nga këto luftëra midis shekujve të VI-të dhe të VII-të fiset barabare sllave u ngujuan në trevat Ilire dhe vazhduan asimilimin e tyre nëpërmjet vrasjeve dhe sllavizimit e për rrjedhojë tokat ku ndodhen sot Sllovenia,Kroacia,Bosnja, Hercegovina dhe Sërbia janë treva të fisit Iliro-shqiptar,përfshi këtu edhe tokat e mbas vitit 1913 që ngelën jashtë kufijve tona, janë grabitje të trevave autoktone të popullit shqiptar. 

Jo vetëm pushtuesit e tokave tona, por dhe një kategori e shteteve të tjera europiane kanë qenë dhe janë gjithmonë konstant në qëndrimet e tyre anti – shqiptare.Ata mendojnë se Shqiperia dhe shqiptaret duhet të zhduken si tokë,si shtet dhe si komb.Disa shtete edhe pse e dinë mirë origjinën e kombi shqiptar që jeton në tokën e tij autoktone, na quajnë të ardhur,të tjerët na quajnë barbarë,sot na etiketojnë edhe si shtet mysliman.Dikur këto kombe pushtuese krahas shpatave dhe pushkëve vrastare ndër të tjera kërkonin romanizimin,sllavizimin e osmanizimin e popullsisë shqiptare.A thua të jetë thjeshtë kjo një “ofertë” e elementit të asimilimit në funksion për lehtësi pushtimi të asaj kohe.Unë them se jo,pasi pushtuesit e kanë maskuar atë.Pamja e jashtëme e këtij fenomeni nuk është si thelbi i saj sepse asimilimi ka në brëndësi një element tjetër të rëndësishëm të aplikuar nga pushtuesit që është “përzierja e gjakut “ me popullsinë shqiptare.Kjo nuk është thënë ndonjëherë dhe nuk pritet që trashgimtarët e pushtuesve tanë ta thonë dhe ta pranojnë publikisht se një ndër qëllimet e tyre kryesore gjatë pushtimit të tokave tona ka qënë edhe tendenca për përzierjen e gjakut të tyre me kombin shqiptar.Kjo nuk është aksident ose rrastësi..Prandaj ne shqiptarët duhert të zgjojmë ndjenjën kombëtare dhe të mendojmë pse të huajt me çdo formë na luftojnë,por nga ana tjetër genin tonë ata duan ta përvetësojnë.Në shekuj na vranë,na shkatërruan,na pëçanë,na grabitën ,me dhunim na ndërruan fenë e na ndanë sipas inetersave të tyre.Pse na i fshehin historinë,në një kohë kur 

vitaliteti i mbijetesës dhe i vlerave të kombit shqiptar shkëlqejnë në botë në të gjitha kohërat dhe fushat e jetës.Nga gjiri i kombit shqiptar kanë lindur shumë personalitete me vlera botërore;mbi 30 perandorë romakë dhe mbi 6 perandorë të bizantit me origjinë Ilire,katër Papa me origjinë shqiptare,39 kryeministra k/vezirë e pashallarë në Perandorinë Osmane.
Pjesëtarë të familjes Gjika për dyqind e pesëdhjetë vjet radhazi,fillimisht drejtuan principatat e Vllahisë dhe të Moldavisë dhe pastaj Rumaninë e bashkuar.Një elitë strategësh dhe me mijra luftëtarë shqiptarë që i sollën Greqisë pavarësinë nga pushtimi osman e më pas 11 kryeministra dhe 2 presidenta me origjin shqiptare që e udhëhoqën shtetin grek.Shqiptarët sunduan dukshëm Egjyptin nga vitet 1805 deri në vitin 1953 kur mbreti Faruk la fronin mbretëror.Gjergj Kastriot Skenderbeu e shpëtoi Europën nga pushtimi Osman e cila sot se pranon Shqiperinë antarë të saj.Shqiptarët i kanë dhuruar botës të ngarkuar me urrejtje e krime në kohën e duhur Nënën Terezën që solli epokën e dashurisë,të faljes,të urtësisë,të humanizmit,nënën pa kufi të dashurisë njerëzore. Këto janë vetëm një pjesë e vlerave të spikatura të kombit tonë,pasi shumë e shumë thesare të tjera te vjedhura,të zhdukura e të manipuluara i kanë fshehur fuqitë europiane me qëllim që shqiptarët të mos mësojnë të vërtetën për historinë e prejardhejes së tyre.
Nuk është rrastësi që shtetet europiane anti – shqiptare, veçnërisht ato që kanë pretendime teritoriale,hedhin në opinionin botëror teorira të ndryshme kundrejt shqiptarëve ku do të citoja njërën prej tyre se “ shqiptarët nuk dinë të qeverisin,nuk dinë të bëjnë shtet “.Këto teori anti – shqiptare ne nuk duhet t’i nënvlehtësojmë, por duhet t’i shikojmë e të mësojmë se çfarë fshihet mbas tyre. Nuk është kjo thjeshtë një propagandë fyerje apo përbuzje, sikurse të lë përshtypjen në pamjen e pare.Ky është një agresion i hapur psikologjikqë nuk mbaron vetëm me kaq,pasi mbas tij fshihet qëllimi i vërtetë i veprimtarisë agjenturore të cilët punojnë pandërprerje për të penguar ecurinë e shtetit shqiptar.Në të dyja rastet ,në se merresh e humbet kohë, ose e nënvleftëson ketë “agresion”,je i humbur,pasi thelbi i çështjes qëndron tek veprimtaria praktike e tyre që për shumë vite dhe aktualisht në vazhdim kanë arritur që shtetin dhe kombin shqiptar shpesh herë ta destabilizojnë.Në Shqipëri këto fenomene kanë rrënjë të thella, por çuditërisht shqiptarët gënjehen pas gjetheve që bien në vjeshtë, duke harruar rrënjët.Kohët e fundit fatkeqësisht ky fenomen i “suksesshëm i padronëve” u mboll edhe në Kosovë.Ja psh.populli kosovar ,në votimet e para mbas Pavarësisë së Kosovës, manifestoi dhe inplementoi një kulturë të lartë demokratike.Në dy zgjedhjet e para elektorale, ato parlamentare dhe ato lokale , Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i nxori rezultatet përfundimtare të votimeve brënda afatit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.Ky akt cilivizimi demokratik që tregoi populli i Kosovës në proçeset zgjedhore u “ manaxhua” menjëherë 

nga padronët dhe “ mikrobi “shqiptar u mboll menjëherë edhe në jetën zgjedhore të Republikës së Kosovës.I njëjti mikrob,por me simptoma të ndryshme është shfaqur edhe në partitë shqiptare që jetojnë në trevat tona etnike të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. 

Manipulimi i vazhdueshëm i votave elektorale të popullsisë shqiptare në të gjitha trevat ka cënuar elementin thelbësor të demokracisë të votës së lirë.Ky fenomen në vëndlindjet tona nxorri jashtë funksionit sistemin ekonomik të tregut të lirë dhe e monopolizoi ekonominë duke krijuar Industrinë Fitimprurse të Partive.Kështu partitë politike dhe deputetët shqiptarë janë blerë dhe janë shitur si mallra tregu.Kjo lloj industrie ka dëmtuar jo vetëm imazhin e sistemit demokratike , por ka influencuar direkt edhe në prishjen e balancës së shtresave të shoqërisë shqiptare e për rrjedhojë në bllokimin e mekanizmit të funksionimit të shtetit.Pa hyrë në korrupsionin,drogën,trafiqet,monopolet,vjedhjet etj, për të shmangur zgjatjen e shkrimit, solla si shëmbull vetëm manipulimin e votës së lirëe cila është burim i mundshëm i të gjitha të këqijave që shoqëria ka sot në botë. 

Ashtu si është ndarë nga fuqitë e mëdha kombi shqiptar,ashtu si është luftuar e po luftohet kundëra tij nga fqinjët, por të mbështetur edhe nga shtete të tjerëa lind pyetja dilemë:Vërtet nga jashtë të huajt na luftojnë ?.Po përse shqiptarët nga brënda prej të huajve manipulohen ?.Përse ne presim të na rregullojnë të huajt ? 

Këto pyetje shtrohen për të gjithë shqiptarët e ndershëm që e duan kombin e tyre.Secili ka eksperiencen,diferencën dhe historinë e tij,por atdheu i bashkon të gjithë.Edhe pse ka diferenca të ndjeshme në motivet dhe arsyet e largimit tonë nga Shqipëria, pavarësisht nga masa e dhimbjes,detyrimi për Atdheun është për të gjithë njëlloj. 

Ne diaspora e Amerikës, veçanrisht ajo kategori e diasporës shqiptaro-amerikane që ndjen detyrim ndaj atdheut të tyre, kemi mundësi që të japim kontribute të çmuara në të gjitha fushat e jetës për çështjet shqiptare në Ballkan.Por edhe aleatët e popullit tonë kanë rëndësinë dhe vendin e vet në jetën etij. 

Shqiptarët krahës Zotit dhe vetes kanë për krahë dhe në ndihmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Botërisht tashmë dihet se ky shtet historikisht ka qënë dhe është miku më i mirë i të gjitha kohërave për kombit shqiptar.Ruajtja e kufive të Shqipërisë nga coptimet e mëtejshme mbas Konferencës së Paqes në Paris, është vepër e Presidentit Woodrow Wilson.Qëndrimi dhe veprimtaria pro shqiptare e presidentëve të 

Amerikës, Bill Klinton dhe George W Bush ,për Pavarsinë e shtetit të Kosovës,futjen e Shqipërisë në NATO dhe përkujdesien e vazhdueshme për mbarëvajtjen dhe konsulidimin e çështjeve aktuale shqiptare në Ballkan,janë kontribute të paimagjinueshme dhe të pallogaritshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë e bejnë për kombin tonë shqiptar. 

Në këto rrethana favorizuese dhe lehtësuese ne shqiptaro-amerikanët kemi mundësi reale që të bashkuar të bëjmë më të mirën për vëndlindjen.Vlerësoj shumë mbijetesën e kombit shqiptar në përballimin e luftrave në shekuj,po ashtu dhe kthimin e tyre faktor sot në Ballkan.Të dyja këto flasin për cilësinë e veçantë e vitalitetin e kombit shqiptar.Por kjo nuk mjafton ndaj përsëri duhet përkujdesja individuale dhe institucionale e diasporës për çështjet shqiptare në vënd lindje. 

Më datën 28 Prill 2019 Federata Pan Shqiptare Vatra mbush 107 vjetorin e saj.Në kuadër të këtij përvjetori unë ju drejtohem publikisht të gjithë antarëve dhe drejtuesve të Vatrës në qëndër dhe në degët e saj,mbarë komunitetit shqiptar të Amerikës dhe autoriteteve shtetërore,Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkëlqesisë së tij z. Ilir Meta , Presidentit të Republikës së Kosovës ,shkëlqesisë së tij z.Hashim Thaçit dhe ministrave të diasporës të dy shteteve se,në kushtet dhe rrethanat aktuale të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mungon lidershipi,propozoj që Federata Pan Shqiptare Vatra të ripërfaqësojëme dinjitet dhe sukses të plot si dikur “ LOBIN SHQIPTAR “ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kudo ku kanë shkuar emigrantët shqiptarë nëpër botë,para dhe mbas viteve 1900 , kanë krijuar shoqëri dhe media të ndryshme.Këto shoqëri së bashku me mediat e tyre edhe pse të shumta, në Rumani,në Bullgari,në Egjypt,në SHBA etj,pavarësisht emërtimit të shoqërive, programet e tyre kanë qëne tërësisht të përëshkruara nga ndjenja kombëtare dhe në funksion të shqipërisë.
Krijimi 107 vjet më përparë i Federatës Pan Shqiptare Vatra është një histori e veçantë suksesi e papërsëritshme ,i pari dhe i vetmi organizim shoqëror deri më sot me strukture federativejo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,por në gjithë botën shqiptare të emigracionit.Lavdi dhe nder ju qoftë atyre burrave të asaj periudhe jo vetëm për idenë dhe krijimin e Federatës Pan Shqiptare Vatra , por edhe për kontributin që dhanë në momente deçizive për kombin shqiptar,me penë,dipllomaci,pushkë dhe dollarë në ruajtjen e kufive ekzistuese të Shqipërisë dhe forcimin e shtetit shqiptar,pa përmendur këtu kontributet,ndihmat,mundësit në ruajtjen e vlerave e të traditave të kombit tonë brënda diasporës në Amerikë.
Federata Pan Shqiptare Vatra ka një kontribut dhe aktivitet shekullor, ka një histori legjendare të pakrahësueshme,ka shtrirje të paarritshme në kohë dhe në hapësirë,ka eksperiencë drejtimi dhe bashkëpunimi në rang federativ.Vatra ka dhënë prova me punë dhe fakte konkrete e të suksesshme për kombin shqiptar. 

Ka një arkivë të pasur të vlerave intelektuale dhe njerëzore që ka lënë antarësia e saj dhe vecanërisht intelektualët e mëdhenj, kollosat e shekullit të kaluar Noli dhe Konica me bashkëpuntorët e tyre. 

Vatra gëzon një respekt dhe dashuri të madhe shekullore të trashëguar bres pas brezi jo vetem nga shqiptaro-amerikanët që kanë jetuar dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,por këto ndjenja dashurie e respekti kanë ekzistuar dhe ekzistojnë nga të gjithë shqiptarët që jetojnë në trevat tona etnike e në vëndlindje. 

Nga njohuria që unë kam për organizimet shoqërore të shqiptarëve nëper botë në shekuj dhe sot, Federata Pan Shqiptare Vatra është “ Perandoria e Shqiptarëve “ gjithmonë e në rritje.Ajo është prestigjoze në jetën amarikane,bashkëpunon me senatorë dhe kongresistë për sensibilizimin dhe zgjidhjen e çështjeve shqiptare.Federata Pan Shqiptare Vatra gjithmonë është e nderuar dhe e respektuar edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan. 

Vatra në kombin shqiptar ka një emër të madh e të ndritur,prandaj jam i bindur se me eksperiencën që ka,me resurset dhe vlerat njerëzore aktuale ka mundësinë dhe sigurinë që të rimarrë përsipër atë mision të nisur dhe vazhduar qysh nga fillim shekulli i kaluar deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. 

Mënyrat e largimit kanë qënë të ndryshme,por dy ngelen arsyet e rëdësishme që kanë përpirë shqiptarët në rrjedhën e shekujve të emigrimit; motivet politike dhe ekonomike. Të shpërndarë në shtete e kontinente të ndryshme shqiptarët emigrantë gjithmonë kanë qënë nën trysninë e asimilimit. Dikur në vështirësi komunikimi me vendlindjen dhe tani nga fenomeni avantazh i globalizimit.Në se mundohesh të bësh diferencën e rezistencës ndaj asimilimit në këto kohë të ndryshme,dikur shqiptari ka qënë i rrëzikuar nga largesiadhe sot nga liria pa fund.Në pamjen e jashtme rreziku pothjuajse është i barabartë në vështirësitë e tyre,por nëse mbi largësinë e dikurshme Vatranët ndertuan urën mbi oqeandhe iu ndodhën Shqipërisë në kohën e duhur.Nëse patriotët e mëvonshëm që konrtibuan për Pavarsinë e Kosovës kaluan mbi urën e ngritur nga Noli e Konicame atë plejadë të mbrekullueshme intelektualësh e atdhetarësh të ndershëm.Diaspora e mbas viteve 1990 ,e ndodhur para lirisë pa fund në këtë botë të komunikimit global , rrezikohet të asimilohet me shpejtësi ndaj e vetmja rrugë që do të mbante gjallë vlerat tona kombëtare në emigracion dhe mundësinë për të ndihmuar vëndlindjen është krijimi i lidershipit Institucional të Lobit të Diasporës Shqiptare në Amerikë. 

Është vlerë e cilësuar që Vatra edhe sot ka në anëtarësinë e saj, resurse të larta intelektuale dhe ekonomike që aderojnë prej shumë dekadash pranë saj.Si asnjëherë tjetër Vatra prej disa vitesh ka selinë qëndrore dhe ambientet e saj në New York .Po ashtu ka rindërtuar 13 Degët e saj tepër aktive që veperojnë në shtetet Washington DC, Michigan,South Florida,Jacksonville Florida,Tampa Florida,Orlando Florida,Hudson Valley,Queens NY,Newburgh NY,Toronto Canada,Hartford CT,Boston MA dhe Worcester MA. 

I gjithë aktiviteti që ka zhvilluar Vatra në qëndër dhe në degët e saj,nga krijimi i tyre deri në ditët e sotme është pasqyruar nga Gazata “Dielli” , organ i përhershëm i Vatrës.Kjo 

gazetë shekullore ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe të pa zvendësueshëm jo vetëm për Vatrën ,por edhe për mbarë diasporën shqiptare në Amerikë dhe në botë.
Gazeta “Dielli” brënda Vatrës ka qënë edhe është një organ i fuqishëm mediatik është një nga shtyllat kryesore të kësaj Perandorie. Kontributi dhe jehona e Gazetës “Dielli” jashtë Vatrës ka qënë dhe është një Diell i vërtet për Kombin tonë që ngroh mbarë zemrat e shqiptarëve kudo që jetojnë.Këtë vit Gazeta “Dielli” do të festojë më madhështi 110 vjetorin e saj,duke thyer një rekord në vite dhe nga vlerat udhërrëfyese 

atdhetare shqiptare që ka dhënë në emigracion, ka sjellë ide dhe rrugë për realizimin e tyre. Tashmë Gazeta “Dielli” është muzeumi,arkiva,historia e përjetshme e vetë diasporës shekulloren të Amerikës.
E në se drejtuesit e Federatës Pan Shqiptare Vatra janë të gatshëm të marrin përsipër këtë mision ,duhet të pregatitin me seriozitet dhe profesionalizëm një platformë ku së pari të sjellin frymën e mirëkuptimit, të vlerësojë punën dhe roline e shoqatatve të organizatatve dhe mediave ekzistuese në komunitetin shqiptar të Amerikës.Të vlerësojnë çdo kontribut të aktivistëve,biznesmenëve,intelektualëve,e personaliteteve të vecanta të diasporës.T’ju bëjë me dije programin e Federatës Vatra për përfaqësimin e Lobit Shqiptar,rrugët që do të ndiqen,evenimentet organizative që do të realizohen në bashkëpunim,format e mënyra e përfaqesimit,programet për vëndlindjen dhe për diasporën,suportin e vlerave intelektuale dhe ekonomike,fazat që do të kalohen dhe koha e tyre etj etj.Po ashtu duhet t’u japë hapësirë individëve dhe subjekteve , të kërkojë prej tyre mirëkuptimin e mbështetjen për rolin që Vatra do të marrë në realizimin e Misionittë vështirë por fisnik të përfaqësimit tëLobit Shqiptaro-Amerikan në Amerikë. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Gani Vila

SHQIPTARËT QË NA THËRRASIN NË RUMANI. SI NË EUROPË E AMERIKË…

March 19, 2019 by dgreca

    Filed Under: Featured Tagged With: Visar Zhiti

    Regjisori dhe aktori Drilon Hoxha, vizitë në VATËR

    March 18, 2019 by dgreca

    Aktori dhe regjisori Drilon Hoxha, i shoqëruar nga kryetari i degës së Vatrës në Tampa -Clearwater Tahsim Ruko dhe nga Ardian Ramushi, vizituan selinë e Vatrës në mesditën e së hënës, 18 Mars 2019. Ata u pritën nga kryetari i Vatrës Dritan Mishto.Ishin te pranishem edhe Asllan Bushati dhe Gjergj Ivanaj.

    Mysafirët u njohën me historinë e Vatrës dhe të Gazetës Dielli nga editori. Kryetari Mishto i njohu me veprimtaritë e Vatrës dhe aktivitetet kushtuar 110 vjetorit të gazetës DIELLI dhe 107 Vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.

    Aktori dhe regjisori Drilon Hoxha shkroi në librin e vizitorëve mbresat nga kjo vizitë dhe përcolli një mesazh për bashkatdhetarët: Kënaqësi e vecantë të njohësh nga afër dhe të prekësh historinë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Respekt për cfarë ka bërë në 107 vitet e jetës së saj, si një avokate e zonja për t’i dalë zot Kombit. U sygjeroj brezave që të vijnë në këtë Tempull dhe të prekin historinë tonë kombëtare. Patriotizmi këtu është konkret, jo vetëm me fjalë.

    Faleminderit Vatrës!

    Ardian Ramushi shkroi: ” Provova një kënaqësi të vecantë, u ndjeva krenar për historinë e shqiptarëve të Amerikës, gjurmët e së cilës i gjeta në Vatër. Një histori që ka hyrë në shekullin e dytë që nga themelimi dhe që ka bërë aq shumë për Kombin. Një histori që duhet t’u shërbejë shqiptarëve kudo për të qenë të bashkuar e për të punuar për kombin. Këtu në Vatër merr vlerë shprehja e John F. Kenndy: Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, por ç’mund të bësh ti për të.! Krenar për Vatrën shqiptare të Amerikës.Ti vizitor, që vjen në SHBA mos harro të vish të prekësh në Vatër historinë e shqiptarëve të Amerikës.

    Kryetari i Vatrës z. Mishto me bashkëpunëtorët e tij dha një drekë për mysafirët, ku ishin te pranishem edhe: Zef Balaj, Marjan Cubi, Asllan Bushati,Gjergj Ivanaj dhe editori.

    Regjisori dhe aktori Drilon Hoxha erdhi në Nju Jork pas një turneu në Michigan, ku u shfaq filmi i tij “Dashuria s’mjafton”. Filmi u shfaq në Ballkan Center në Troy, MI, ku dega e Vatrës atje dha kontributin e saj.(Per me shume fotografi shihni ne FB Gazeta Dielli)

    Filed Under: Featured Tagged With: Drilon Hoxha

    Lexuesit më të rinj të Diellit 110 vjeçar në Vatër

    March 18, 2019 by dgreca

    Nga Marjana BULKU/

    Një përfaqësi nxënësish të shkollës shqipe “Children of the eagle” Albanian American dual language and culture AADLC , së bashku me mësuesen e tyre Drita Gjongecaj vizituan Vatrën pikërisht në prag të festimeve të 110 -vjetorit të gazetës  Dielli, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe këtu në Amerikë.Do të ishin kështu të parët protagonistë fëmijnor që do të shfletonin faqet e gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në mjediset e Vatrës.  Një vizitë e shkurtër studimore, në funksion të proçesit të gjatë dhe jo fort të lehtë të mësimit të gjuhës shqipe mund edhe të ketë vlera edukuese sa dhjetra orë leximi e shpjegimi .Mjediset e vatrës janë ideale për të rrëfyer historinë tonë . Me tekste, me fotografi , me relike e simbole , ku fëmijët shqiptaro-amerikanë të lindur në SHBA , munden ti takojnë në pak minuta, falë këtyre mjediseve të pasura e të mirmbajtura. Prezenca e editorit të Diellit, zotit Dalip Greca i cili e mirpriti idenë e kësaj vizite ua bëri edhe më të lehtë këtë studim ndryshe. Ai rrëfen disa publikime të gazetës dielli ndër vite, logon, kopertinat me simbolet tona kombëtare nga ku fëmijët njohin dhe përmendin njëzëri Skënderbeun, Nënë Terezën, flamurin shqiptar, kostumet tona të mrekullueshme kombëtare.Ata e lexojnë rrjedhshëm gjuhën shqipe mbi faqet e gazetës më të vjetër shqip tingëllon  aq bukur shqipja e brishtë e vizitorëve më të rinj të Vatrës, nxënês të shkollës shqipe Children of the eagle” .Është një përvojë e bukur që ata do ta ndajnë me bashkëmoshatarët e tyre. Ata munden të jenë jo vetëm lexues të kësaj gazete por pse jo edhe opinionistë të saj e  me anglishten e tyre do munden të shkruajnë emocionet e një dite si kjo ku ora e mësimit spostohet në objekte dhe subjekte me kaq shumë përmbajtje sa një shkollë e tërë .Aty dokumentohet historia e shqipërisë , kollosët e letërsisë, diplomacisë dhe mendimit shqiptar ndër vite.Shikimet e tyre kureshtare depërtojnë sa tek flamujt, fotografitë mbi mure dhe ndalen gjatë të kostumet e larmishme kombëtare në paradën e shqiptarëve të Amerikës, e njohin dhe mbase e kanë përjetuar drejtpërdrejt këtë ngjarje që është bërë traditë në Nju Jork por brenda Vatrës merr vlera historike siç është edhe kjo vizitë e tyre në këtë 110 vjetor të Diellit. Mësuesja e tyre Drita e cila është mike e përhershme e Vatrës , madje majin e kaluar organizoi një seminar me përfaqsuesit e shkollave shqipe të Nju Jorkut pikërisht në mjediset e Vatrës mbi ” Arritjet dhe perspektivat e mësimdhënies së gjuhës amtare në shkollat shqipe të Diasporës Amerikane”. Drita Gjongecaj , Zëvendës drejtore në shkollën publike 110 ( The Theodore Schoenfeld School Bronx ) prej 8 vjetësh , përpos angazhimeve të përditëshme gjen kohë dhe mundësi që mësimi i gjuhës shqipe të aplikohet përmes metodave më të mira që përthithen shpejt nga nxënësit pa i lodhur dhe mbingarkuar ato. Teksa largohen ju jap poemën “Bagëti e bujqësi ” të Naim Frashërit por në gjuhën angleze me shpresën që në ardhjen tjetêr këta nxënës te mirë e fëmijë të mrekullueshēm do ta përkthejnë , lexojnë dhe citojnë në gjuhën shqipe. Largohemi duke marrë me vete fotografitë e shumta pranë simboleve që identifikojnë të pandryshueshmen tonë të përbashkët: shqiptarinê. Mars 2019

    Filed Under: Histori Tagged With: Marjana Bulku

    • « Previous Page
    • 1
    • …
    • 9
    • 10
    • 11
    • 12
    • 13
    • …
    • 25
    • Next Page »

    Artikujt e fundit

    • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
    • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
    • Avokati i kujt?
    • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
    • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
    • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
    • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
    • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
    • Ad memoriam Faik Konica
    • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
    • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
    • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
    • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
    • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
    • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

    Kategoritë

    Arkiv

    Tags

    albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

    Log in

    This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
    Privacy & Cookies Policy

    Privacy Overview

    This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
    Necessary
    Always Enabled
    Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
    Non-necessary
    Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
    SAVE & ACCEPT