• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2019

Le të jetë e lirë Rudina! 

March 13, 2019 by dgreca

Nga Marjana BULKU/

Kur sheh lukuninë e sulmeve individuale apo kolektive ndaj akteve politike dhe jo ndaj gabimeve që politika e aplikuar keq shkakton çdo ditë, ndjen se sa e burgosur është liria në vëndin që sistematikisht vret liri dhe shpresa.
Kur ndjek se si sulmohet ai vullnet rinor në fillimet e karrierës politike , vërteton se sa të palirë janë mendjet që rreshtohen në “o me ne o kundra nesh'” , pa u menduar.
Le të jetë e lirë Rudina! 
Konfuziteti socialo-politik shkakton jo pak ngërçe e vështirësi madje edhe pagjumësi në vendimmarrje edhe pse sistemi politik aktual e minimizon rolin dhe rrjedhimisht zërin e individit në një shoqëri që trondidet çdo çast nga problemet që individi brënda familjes vuan por kur një zë kërkon të thotë atë çka iu ndërpre, le të jetë, le të flasë, le të dëgjohet…
Përtej zërit të brishtë të një të reje që aderon politikën kaq të lodhur nga e vjetra ,ka qindra zëra binjak,  të ndërprerë. 
Nuk pati kurrë liri për fjalën e urtë, për punën e ndershme , për iniciativat e shëndetëshme që nuk munguan…
Sa e çuditshme është që në atdheun tonë liria e njerëzve të mirë gjithmonë u shtyp, u tkurr ,mbeti pa zë.
Nuk ishte kurrë koha e duhur për ta sepse liria u bë pronë e manipulatorëve edhe politikë. Ata janë gjithmonë të lirë të kushtëzojnë liritë tona. Të lirë të vjedhin, të ulërasin, të godasin, të përbuzin, të shantazhojnë,të helmojnë dhe prapë të jenë të lirë. Ndërsa Rudinat …gjithmonë e më të palirë, ah po ; të lirë për të ikur .
Nuk e njoh aspak Rudinën, historinë e saj sigurisht që po.Është vetë themeli i tē djathtës e cila u mundua të frymonte në një atdhe ku njerëzit rreshtoheshin në miq dhe armiq, ndërsa mendimet u ekzekutoheshin ende pa u artikuluar.Është historia e pashkruar e Partisë Demokratike, të parës forcë politike shqiptare që artikuloi liri fjale, mendimi, veprimi.
Zëri i vetmuar i Rudinës është i ngjashëm me tentativën e të djathtës për të frymuar dhe ushqyer liri të bukura, ato të ndërgjegjes, ato të konkurencës së lirë që paraja e fituar pandershmërisht po mbyt çdo ditë.
Pluralizmi i mendimit është futur në rreshtimin e individëve të cilët po zëvendësohen me numra.
Po si është e mundur që në këtë shekull të ri njeriu të ndeshet me njeriun kur mendimet nuk përputhen. Si mundet që në botën që aktron çdo ditë me ngjyra e foto, politika të japë shfaqjen më të shëmtuar e cila e largon gjithmonë e më shumë qytetarin e mirë nga politika. 
Le të flasë Rudina…me zërin e ndërprerë të qytetarit që iu rrënua biznesi, shtëpia, shpresa.
Le të jehojë zëri i ndërprerë i atyre që heshtin si heronj dhe frymëzojnë si muza.
Le të jetë e vetmuar, ashtu është edhe e drejta në një botë të padrejtë.
Ka qenë ëndërr e pamundur udhëtimi i mendimit ndryshe në një realitet ku ulëritet, brohoritet, zhurmohet, predikohet, le të jetë pra i mundur këtë herë. 
Edhe pse i brishtë, i parritur e madje i pa mësuar me realitetin bardh e zi, ky zë mundet të jetë zëri i një brezi tjetër që falë rinisë, edukimit, energjive dhe dëshirave mundet të rritet e pse jo të rrokë problemet e një Shqipërie të bukur por pa shpresë.
Nëse ka diçka që duhet të lindë apo të rilindë në Shqiperi , ajo është e djathta, gjithmonë e brishtë , përherë e domosdoshme , e vonuar, e transformuar , e dhunuar. 
Le të jetë e lirë liria, edhe pse në një kohë të pashpresë, si oksigjeni trupit që po jep shpirt ku shpresa për jetë rilind pas çdo frymimi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Marjana Bulku

Radikalja komuniste Alexandria Ocasio-Cortez: Kapitalizmi në SHBA është mbeturinë – (Garbage)

March 13, 2019 by dgreca

Nga Klajd Kapinova

AOC: Roland Reagan ishte racist!!!

Para disa ditëve portorikanja e ekstremit të majtë, me prirje të mirëfilltë komuniste, genjeshtarja kongresiste AOC, ka rrejtë dhe manipuluar publikun (për të qenë në qendër të medias pa reputacion të majtë FAKE NEWS), se Presidenti republikan Roland Reagan ka qenë racist!!! 

Shqiptarët e mençur dhe të urtë, thonë një shprehje, që tregon zgjuarësinë e tyre: “Basi, si kujtusi”. Në këtë rast ajo është raciste dhe mendon se të gjithë janë si ajo. 

AOC urren hapur dhe pa dorashka çdo gjë me vlerë dhe progresiste, që kanë bërë deri tani për të mirën e SHBA përfaqsuesit e lartë republikanë. 

Sëmundja e urretjes, që i vlon në shpirt AOC ndaj republikanëve po shprehet në çdo takim të thjeshtë, që ajo po bën me njerez të ndryshëm. 

Por nga ana e tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i medias dhe analistëve, duke pohuar të vërtetën me fakte historike, se republikani i suksesshëm Reagan, nuk ishte racist.

Gazetarët bashkëautorë Craig Shirley & Mark Weinberg, të cilët shkruajnë për të përdishmen Washington Examiner,më 12Mars 2019, përmes një editoriali, kanë përgënjeshtruar shpifjen dashakeqe të saj. 

Ndër të tjera, analistët theksojnë se pretendimi i saj se Reagani, gjoja “vuri përballë” njerëzit punëtorë të bardhë kundër minoriteteve në mënyrë, që “të shanin të gjithë amerikanët e klasës punëtore”, veçanërisht afrikano-amerikanët dhe hispanikët, është një rrenë 100% e pastër dhe e keqe.

Sikur Ocasio-Cortez të shqetësohej të bënte detyrat e shtëpisë, ajo do të kishte gjetur ndryshe pretendimin e sajuar të saj.

Dhe faktet janë kryeneçe. Kur Reagan ishte guvernator i Kalifornisë, ai emëroi më shumë afrikano-amerikanë në pozita qeveritare sesa çdo ekzekutiv i mëparshëm i shtetit. 

Në fushatën presidenciale të vitit 1980, Reagan u miratua nga udhëheqësit me ngjyrë të të Drejtave Civile Ralph Abernathy, Charles Evers dhe Hosea Williams.

Ishte pikërisht Reagan, i cili, nënshkroi projekt-ligjin, që ktheu ditëlindjen e Dr Martin Luther King Jr. në një festë zyrtare kombëtare të SHBA. (Martin Luther King Jr. Day)

Unë si shtetas amerikanë, kam punuar disa herë në ditët festave dhe jam paguar dyfish e gjysëm, mbasi dita e dr. Martin Luther King Jr. është National Holiday,  (Festë Kombëtare), ditë pushimi për të gjithë amerikanët pavarësisht nga raca dhe shteti, ku jetojmë e punojmë. 

“Në Amerikë, në vitet ’50 dhe ’60, një nga krizat më të rëndësishme me të cilat përballeheshim ishte diskriminimi racial. Njeriu, fjalët dhe veprat e të cilit krijuan kombin tonë në thellësitë e shpirtit të saj, ishte Dr Martin Luther King Jr … Tani kombi ynë ka vendosur të nderojë Dr Martin Luther King Jr, duke lënë mënjanë një ditë çdo vit për ta kujtuar atë dhe për shkakun e duhur për të cilin ai qëndronte. Ne kemi bërë përparime historike që kur Rosa Parks refuzoi të shkonte në anën e pasme të autobusit. Si një popull demokratik, ne mund të krenohemi me dijeninë se ne amerikanët kemi njohur një padrejtësi të rëndë dhe kemi marrë masa për ta korrigjuar atë. Dhe duhet të kujtojmë se në shumë vende, njerëzit si Dr King nuk kanë kurrë mundësi të flasin fare. … Por gjurmët e fanatizmit ende e bëjnë Amerikën. Pra, çdo vit në ditën e Martin Luther King, le të kujtojmë jo vetëm Dr. Kingun, por ripërtërisim veten tek Urdhërimet që ai besonte dhe kërkonte të jetonim çdo ditë.” – theksojnë bashkëautorët Shirley & Weinberg.

Presidenti Reagan caktoi të parin afrikano-amerikan, Colin Powell (i cili më vonë u emërua si Sekretar i Shtetit edhe në kohën e presidentit George W. Bush), si këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe Lauro Cavazos, ishte hispaniku i parë, në një post kabineti si Sekretar i Arsimit.

Në vitin 1980, kandidati Reagan mori mbi 43% të votës hispanike. Por presidenti nuk u mjaftua me kaq. Ai bëri shumë gjëra pozitive. Reagan, mbështeti shtetësinë për Porto Rikon, shtet nga e ka origjinën e saj edhe AOC.

Administrata Reagan shkurtoi taksat dhe krijoi më shumë se 18 milion vende pune dhe nisi një periudhë 26-vjeçare të rritjes ekonomike. Larg të qenit një forcë ndarëse, Reagan u largua nga zyra me mbështetjen e 70% të popullit amerikan në përgjithësi dhe 41% të afrikano-amerikanëve. 

Ai ishte presidenti më unifikues, që nga koha e shkurtër e presidentit demokrat John F. Kennedy. Demokratët në senat dhe kongres, kanë qenë gjithnjë pengesë për programet e zhvillimit, që ai ndërmori në zonat e prapambetura. 

A nuk po ndodh e njëjta gjë sot, me Presidentin patriot Donald J. Trump, ku, shumë kundëramerikanë në kongres dhe senat (sikurse është komunistja e thekur AOC), po përpiqen t’a pengojnë dhe bllokojnë gjithnjë me urretje patetike tash 2 vjet zbatimin e platformes dhe premtimet ndaj elektoratit amerikanë, për t’a bërë SHBA të shkëlqyer, nën moton kuptimplote: America First…

Gjatë kohës së presidencës së tij të suksesshme 8-vjeçare Reagan kurrë nuk ka gjykuar askënd mbi bazën e ngjyrës së lëkurës, sepse ai u ngrit në Shtëpinë e Bardhë (Ovale), për t’i trajtuar të gjithë njësoj si amerikanë. 

Babai i tij, Jack, refuzoi të lejonte djalin e tij të shihte “Lindjen e një kombi” për shkak të përmbajtjes raciste, edhe pse ishte një nga filmat më të preferuar të Woodrow Wilson. Reagan mbajti atë ndjenjë të barazisë racore në zemrën e tij, gjatë gjithë jetës së tij.

AOC dhe binjakët e saj të majtë 

shqiptarë në New York

Kam shumë vite që jetoj dhe punoj në Atdheun e dytë në shtetin e New York-ut. Kam parë dhe dëgjuar shumë gjëra pozitive dhe negative, por kam heshtur dhe ruajtur qetësinë, duke i ruajtur thellë në kujtesën time. 

Kur fillova të punoj në gazetën shqiptaro amerikanë ILLYRIA (themeluar nga bisnesmeni Hajdar Bajraktari), më ra në sy gjatë punës në zyrë, se shqiptarët janë shumë kompleks në sjelljet dhe veprimet, që bëjnë brenda komunitetit të tyre dhe jashtë saj. 

Shumë persona të ardhur nga Shqipëria, që dikur kanë pasur pozitë dhe pushtet në kohën e diktaturës dhe diktarit Enver Hoxha, sot kanë arritur të bëhen shtetas amerikanë. Edhe pse kanë ardhur këtu, shumë prej tyre pak kanë ndryshuar nga karakteri dhe mentaliteti i vjetër i kohës së Dullës. 

Për bindjet politike, ata janë regjistruar si demokrat, meqenëse pikëpamjet e majta të dikurshme në Shqipëri janë të njëjta me ato që gjetën këtu në SHBA. Tek partia e majtë e Obamës dhe Hilarit, ata kanë gjetur kënaqsi dhe prehje shpirtërore. 

Në shumë raste kur shkoja për të shkruar tema të ndryshme për komunitetin tonë në terren, këto tipa të shkathët ishin në krye të tavolinave dhe shpesh luanin rolin e menaxherit të aktiviteteve, që zhvilloheshin në restorantet e Bronx-it dhe rallë në Manhattan. 

Për t’a bërë atmosferën më tërheqëse dhe joshëse për të pranishmit (ku shumica nuk dinin pse kishin ardhur), fillonin suprizat kur shihnin se në sallë hynin politikanë të lartë nga Shtëpia e Bardhë, senatorët amerikanë, presidentë demokratë si Clinton me gruan Hilarin, Obama, Ollbrajt, governatorët etj. 

Pjesëmarrësit harronin mezet dhe verën e kuqe në tavolinë dhe shtyheshin se kush të paguante $500-5.000 për të bërë një foto me miqët special të ftuar nga organizatërt, që më së shumti këtë e bënin për të bërë ca dollarë më shumë, se sa për atdhedashurinë, që su hante aspak barku për atë punë. 

Këto foto edhe sot gjendet në rrjetet sociale edhe pse ato tashmë janë të zvedhura (vjetra), sikurse ish politikanët e majtë tashmë në pencion. 

Në gazetat dhe website sheh po të njëtit fytyra, që ekspozojnë me mburrje foto dhe fryhen si gjelat mbi pleh, duke thënë se është takuar me këtë apo atë president, kongresist, senator apo guvernator të këtij apo atij shteti. Dhe kur e pyet se për çfarë “biseduat”, ai si naiv ngre supet dhe shton se nuk i kujtohen fjalët…

Edhe gazetat e komunitetit tonë janë bërë monotone, të kthyer me kohë si kopje rutinë të gazetave online në vendlindje. E thënë shkurt dhe saktë: sot kemi gazeta për gazetë apo website për website. Aty sheh me shumë shkrime të stërbotuara të autorëve (miq të editorit) nga Shqipëria dhe Kosova se sa nga intelektualët që jetojnë në SHBA. 

Nëse dikush kritikon një politikan të majtë në OKB dhe politikën kundëramerikane të ish bijve dhe bijave të numeklaturës së kuqe komuniste, ai që fshikullon nuk ka shanse t’a shoh shkrimin e tij (shqetësimin si shqiptar), në faqet e gazetave të “komunitetit” tonë. 

AOC, është një kongresiete komuniste e ekstremit të majtë dhe një kundërsemitiste e dalluar me deklaratat e saj të papërgjeshme kundër Izraelit dhe pro palestinezëve të Hamasit, sikurse Shqipëria dhe tuqeliu erdoganist Rama-zani.

 Po e njëjta gjë ndodh edhe me Shqipërinë dhe diplomacinë e saj në SHBA dhe botë. Ata vazhdimisht promovojnë kulturën dhe vlerat e majta socialiste, duke imituar me ose pa vetëdije AOC. 

Shqipëria e ditëve tona, disa herë ka votuar kundër SHBA dhe Izraelit, qysh pas Luftës së Dytë Botërore kur themelohet Selia e OKB, traditë të cilën e vijojnë rutinë edhe sot…

AOC dhe Shqipëria janë në rezonancë me njera-tjetrën!?

Gazetarët dhe bashkëpunëtorët e tyre me ose pa pagesë pothuajse në çdo të përkoshme javore kritikojnë me fjalë apo shprehje foklorike komunizmin imagjinar në Shqipëri dhe i buzeqeshin me servilizëm socializmit ekstrem të Partisë Demokratike Amerikane në shtetin blu të New York-ut. 

Atyre nuk u intereson të shkruajnë për shqetësimet e mprehta të komunitetit këtu, sikurse janë: papunësia, sistemi, taksat e larta dhe politika e keqe e PD socialiste amerikane në shtetin e NY apo edhe në shtetet e tjera, ku sundojnë të majtët ekstrem. 

Edhe ndonjë shqiptar, që përfaqson vetën në Albani, asnjëherë nuk flet dhe shkruan deklarata në rrjetet sociale për uljen e taksave të bashkëatdhetarëve të vet, por shajnë dhe mallkojnë presidentin Trump pse na i uli taksat federale në masën 20-40%, uli papunësinë etj. 

Në shtetin e New York-ut governatorët dhe kryetarët e bashkisë, qe janë ndërruar cdo katër vjet, fatkeqsisht gjithnjë kanë qenë dhe janë demokratë apo socialistë ekstrem. 

Ato nuk na i ulin taksat, por na i mbajnë ato të larta, sepse duan të mbajnë me benefice, pjesën e madhe të komunitetit afrikano-amerikanë, ispanjik, që nuk duan të punojnë dhe kanë shumë femijë… Ato gjatë verës poshtë pallateve tona këndojnë, duke tymosur marijuanë gjithë natën me autoporlante makinash dhe ditën vazhdojnë avazin e qefit në plazhet dhe pishinat e NYC… 

Në New York ka 1.500.000 përfituesa të beneficeve (sa gjysma e popullsisë së Shqipërise ose e gjithë popullsia e Kosovës), që marrin ndihmë nga shteti kapitalist dhe përkrahin AOC për t’a kthyer SHBA në shtet komunist dhe socialist… 

Por ndodh edhe e kundërta në shtete ku drejtojnë qeveritë e përfaqsuesve republikanë, ku, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje përfitojnë shumë dollarë nga ulja e taksave të shtetit përkatës dhe nga federalja. 

Kujtojmë, se Obama që mbahet sot nga sondazhet e ndryshme si presidenti më i dobët, në të gjithë historinë e presidentëve të SHBA e rriti shumë numërin e nxjerëzve “punëdashës”, për të marrë ndihmë maksimale nga shteti në 20.000.000 vetë, ndërsa bisnesmeni i suksesshëm Trump e shkurtoi në 15.0000.000, duke nxjerrë jashtë kësaj asistence mbi 5.000.000 dembela stambolli… Dhe për këtë gjë Trumpi shahet dhe mallkohet nga AOC dhe shokët e saj shqiptarë ne Albani e gjetkë.

Edhe pse nuk ngre asnjë peshë vota e tyre në Bronx shumë shqiptarë kanë votuar për AOC. Hajde merri vesht shqiptarët “kapitalistë” këtu në New York! 

Kjo komuniste e Che Guevarës, dje deklaroi, se: “SHBA është PLEH…!!!

AOC nuk di asgjë për votuesit e saj shqiptaro amerikanë, ku, komunizmi në Shqipëri vrau e preu sa deshti në emer të pushtetit dhe politikës idiote… Ajo nuk ka lexuar asgjë për komunizmin e zi në Kinën e Mao Ce Dunit, i cili vrau dhe preu mbi 60.000.000 njerëz te pafajshëm. 

Në Kinën e Maos, i hidhnin fëmijët e gjirit lart në ajër dhe ushtarët sadst i therrnin me bajoneta dhe pastaj i pjeknin e i hanin… A vërtetë shqiptarëve në SHBA u pëlqen komunizmi i Maos apo Fidel Kastros, Modoros se Venezueles apo AOC së Bronx-it!!!!???

Ajo është portorikane (1989), e lindur në lagjen Parkchestere njohur me inicialet AOC. Ajo ka familjen në Puerto Rico, ku gjyshi i saj jetonte në një shtëpi pleqsh para se të vdiste pas Uraganit Maria. 

Pas vdekjes së babait të Ocasio-Cortez (2008), nëna dhe gjyshja e saj u zhvendosën në Florida për shkak të vështirësive financiare. Ajo identifikon vetën si katolike dhe e përshkroi besimin e saj me DREQIN e saj!!!

Ka vite që ajo është antare e PD, si një politikane komuniste me ide ekstremiste të majtë në SHBA, aktiviste zhurmëmadhe, që urren me fanatizëm kapitalizmin e suksesshëm këtu.

AOC ështëdiplomuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ekonomike në Universitetin e Boston-it (2011).Studentja egoiste shërbeu si praktikante në zyrën e imigracionit, gjatë vitit të fundit të mandatit të senatorit amerikan Ted Kennedy.  

Para se të kandidonte për Kongresin, ajo shërbeu si drejtore edukative për Institutin Kombëtar Hispanik. 

Ajo u zgjodh si kongresiste në Dhomën e Përfaqsuesve të SHBA-së, duke përfaqsuar rrethin e 14-të New York-ut, që nga 3 janari 2019. Ajo ka marrëvotat e zgjedhësve të shumë shqiptaro amerikanë, që përfshin pjesën lindore të Bronx-sit dhe pjesët e Queens-it në veri të qytetit në New York-ut. 

Më 26 qershor 2018, AOC mundi kryetarin e Grupit Demokratik Joe Crowley, në zgjedhjet primare (paraprake) afatmesme (2018), ku mori 57.13% e votave (15.897) dhe 42.5% që mori rivali Joe Crowley (11.761).

New York-u nga të gjithë njihet si shtet ekstremist demokrat (socialist). AOC fitoi lehtë ndaj republikanit Anthony Pappas në zgjedhjet e përgjithshme më 6 nëntor 2018. Ajo në moshën 29 vjeçare po shërben në Kongresin e Shteteve të Bashkuara si antare e Socialistëve të Amerikës. 

Ajo fitoi zgjedhjet me 78% të votave (110,318) nga 14% që mori republikani Pappas (17,762).

Zoti Pappas,jeton në Astoria (Queens NY), dhe është profesor i ekonomisë në Universitetin e shën Gjonit. Ai bëri një fushatë të dobët, i bindur se nuk mund të fitonte, për faktin sepse shteti i New York-kut tradicionalisht është blu dhe përkrah PD. Demokratët e regjistruar në shtetin e madh të NewYork-ut janë më shumë se republikanët, pothuajse 6 me 1. (New York Post) 

Mos të harrojmë se në këtë regjistrim përfshihen edhe 95% e shqiptarëve, që janë të njohur si socialist edhe pse ato kanë ardhur nga vendet e diktaturës komuniste.

AOC u miratua nga Obama

Absurdi arriti kulimin, kur ajo foli në konferencën e Netroots Nation në gusht 2018 dhe u quajt “yll i padiskutueshëm i konventës”. Që nga shkurti i vitit 2019, portorikanja ka 3.1 milionë ndjekës të Twitter, më shumë Nancy Pelosi kryedemokrate e Kongresit.

Sot idetë e saj radikale kanëmbështetjen deri tani të 100 kongresitë “demokratë”, që i janë bashkuar me zemër AOC, kundër sistemit të sukseshëm kapitalist në SHBA. 

Në Kongresin dhe Senatin e SHBA shumë antarë të saj janë të pasur dhe 95% e tyre janë të gjithë demokratë. Kështu Nensi Pelosi ka një shtëpi me vlerë $140.000.00 dhe me hipokrizi përkrah idetë komuniste ekstreme. 

Gjatë intervistave të ndryshme në publik dhe rrjetet sociale, njerëzit janë shprehur se Pelosi si Kryetare e Kongresit Amerikan duhet ta shes shtëpinë dhe t’ia japë të varfërve dhe të pastrehëve që ndodhen në California, në distriktin e saj elektoral. Por ajo nuk e ka bërë deri tani këtë gjë! 

AOC u mbështetet në një platformë absurd regresive, që përfshin premtime boshe me kosto trillion e trillion dollar, si: Medicare For All, një garanci për punë federale, një propozim të ri të gjelbër të ri, që shfuqizon Imigracionin dhe Doganën e SHBA, shkollën e lirë publike dhe shkollën e tregtisë dhe një normë marxhinale 70% mbi të ardhurat mbi 10 milionë dollarë. 

Shteti i gomarëve blu të New York-ut

 

Shteti gomarëve blu të New York-ut dhe zyertarët e lartë i dhanëpërkrahjen AOC e cila në vijim u miratua nga organizatat e regresive dhe të drejtave civile si MoveOn, Demokratët e Drejtësisë, Kongresi i Ri i Markave, Mësimet e Zeza, dhe Demokracia për Amerikën dhe nga kandidatia guvernatorial Cynthia Nixon.

Të gjithë zyrtarët “demokratë” iu bashkuan ideve radikale komuniste të kandidatës së re tashmë të zemrës së tyre.

Kështu Guvernatori Andre Cuomo miratoi Crowley, ashtu si edhe Senatori i Nju Jorkut, Chuck Schumer dhe Kirsten Gillibrand, si dhe kryebashkiaku i New York City Bill de Blasio, 11 përfaqësues të SHBA, 31 zyrtarë të zgjedhur lokalë, 31 sindikata dhe grupe progresive si Sierra Club, Parenthood Planned, Partia Familjet që punojnë, NARAL Pro-Choice Amerika dhe Nënat kërkojnë Veprim për Gun Sense në Amerikë, ndër të tjera. Përfaqësuesi i Kalifornisë, Ro Khanna, një demokrat i “drejtësisë” si Ocasio-Cortez e miratoi atë në një mbështetje të pazakontë të dyfishtë.

Mediat e majta u shokuan, por edhe e përktahen menjëherë, sespe ajo në të ardhmen do të përbëj lajme dhe mundësi për punë për gazetarët e merzitshëm dhe gënjeshtar, që deri tani ishin marrë me FAKE NEWS, kundër Presidentit Donald J. Trump.

Revista ultra e majtë TIME (Koha) e quajti fitoren e saj “turbullira më e madhe e zgjedhjeve të 2018 deri më tani”, kurse simotra e saj CNN, bëri një deklaratë të ngjashme.

Një tjetër media e ekstremit të majtë për dekada New York Times e përshkroi humbjen e Crowley si “një humbje kryesore shokuese të martën, humbja më e rëndësishme për një udhëheqës demokratik në më shumë se një dekadë dhe një që do të ndiqet gjatë në parti dhe vend“. 

 Merriam-Webster raportoi se kërkimet për fjalën “socializëm” dhe “komunizëm” shënuan 1.500% pas fitores së saj. Crowley pranoi humbjen natën e zgjedhjeve. 

AOC flet për një marrëveshje të re të gjelbër përpara ndërtesës së Kapitolit në shkurt të vitit 2019, duke deklaruar se bota do të përfundojë 12 vjet nëse problemi nuk është ndalohet!!!

Komentet e saj absurde për Shtetet e Bashkuara që “Të kalojë në një rrjet elektrik që operon me 100% me energji të rinovueshme dhe për t’i dhënë fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile brenda 10 viteve etj., ndryshime, të cilat vlerësohen të kushtojnë rreth 2.5 trilionë dollarë në vit, do të financohen sipas AOC pjesërisht nga taksat më të larta për të pasurit!!!”(Daily News)

Ky plan absurd i quajtur Marrëveshja e Re e Gjelbër, ka fituar mbështetje tek disa senatorë komunist “demokratë”, duke përfshirë “Native american” Elizabeth Warren, Bernie Sanders dhe Cory Booker; 130 demokratë të tjerë, si Dianne Feinstein, ndërsa Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi dhe Kryetari i Shtëpisë së Energjisë dhe Komiteti i Tregtisë Frank Pallone, kanë shprehur kundërshtimin. 

E rëndësishme është se asnjë ligjvënës republikan nuk ka shprehur mbështetje. 

Plani i tyre bën thirrje për zbatimin e “kostos sociale të karbonit” që ishte pjesë e planeve të tashmë të shfyqizuar të administratës së Obamës, për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe tranzicionimin e Shteteve të Bashkuara në burimet e ripërtëritshme të energjisë me zero emetim 100%, duke përfshirë makinat elektrike dhe sistemet hekurudhore me shpejtësi të lartë. 

Ajo kaloi në botën e përralla, duke propozuar futjen e një takse margjinale deri në 70% mbi të ardhurat $10 milionë, për të paguar për marrëveshjen e gjelbër të AOC. 

 

Doktrina Truman dhe Plani Marshall

Presidenti Donald J. Trum: SHBA kurrë nuk do të kthehet në socializëm

Hapi i parë kundër komunizmit dhe bijës së saj hibrite socialiazmit ishte “Doktrina Truman” e marsit të vitit 1947, e cila reflektonte luftën e Presidentit Harry Truman. 

Truman donte të “frikësonte ferrin” nga Kongresi, duke argumentuar se Greqia dhe Turqia mund të bien viktimë e përmbysjes pa mbështetjen e kombeve miqësore, Truman i kërkoi Kongresit të autorizonte $400 milion si ndihmë emergjente. 

Për të justifikuar këtë kurs, ai tha: “Unë besoj, se duhet t’i ndihmojmë popujt e lire, që të përpunojnë fatin e tyre në mënyrën e vet.”

Çelësi për të parandaluar përmbysjen e kombeve të lira ishte të sulmonte kushtet e “mjerimit dhe dëshirës“, që ushqen totalitarizmi.

Dhe shumë shpejt ky parim i përgjithshëm u zbatua në Evropën Perëndimore në tërësi. Në qershor të vitit 1947, Sekretari George C. Marshall propozoi zgjerimin e ndihmës ekonomike masive për vendet e shkatërruara të Evropës, duke thënë se politika e Shteteve të Bashkuara nuk ishte e drejtuar “kundër asnjë vendi apo doktrine, por kundër urisë, varfërisë, dëshpërimit dhe kaosit. Qëllimi i tij duhet të jetë ringjallja e një ekonomie punësimi në botë, në mënyrë që të lejojë ekzistencën e kushteve politike dhe sociale demokratike, në të cilat mund të ekzistojnë institucionet e lire.”

Ajo që Sekretari i Shtetit la pa thënë ishte se ndërsa plani amerikan do të ishte i hapur ndaj Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të saj në Evropën Lindore, ajo theksoi ekonominë e tregut të lirë si rruga më e mirë për rindërtimin ekonomik dhe mbrojtjen më të mirë kundër komunizmit në Evropën Perëndimore. 

Kongresi iu përgjigj propozimit të Marshallit, duke autorizuar Programin Evropian të Rimëkëmbjes, i njohur më mirë si Plani Marshall. 

Kështu frytet e para filluan të dalin. Me një investim prej 13 miliard dollarësh në Evropë, gjatë disa viteve të ardhshme rezultoi në rindërtimin jashtëzakonisht të shpejtë dhe të qëndrueshëm të një Evrope Perëndimore demokratike.

Filed Under: Analiza Tagged With: Klajd Kapinova

Te Lugina e Orës, ku Zvicra i paraprin së ardhmes energjitike të planetit

March 13, 2019 by dgreca

Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Emër vendi Watch Valley a nuk të kujton Silicon Valey? “Watch Valley” përfshin gjithë harkun zviceran të Maleve Jura, nga Bazeli në Gjenevë, ku është e përqëndruar industria zvicerane e orëve. Ky emërvend

është shumë më i hershëm se Silicon Valley  (Lugina e Silikonit) i Kalifornisë. Ai daton nga fillimi i Shekullit XV në Gjenevë, djepin e industrisë evropiane të orëve, duke u shtrirë në 200 kilometra vijimëse përgjatë Maleve Jura, ku spikatin prodhues të famshëm zviceranë të orëve si Breitling, Corum, Gallet, Girard-Perregaux, Movado, Patek Philippe, Rolex, TAG Heuer, Tissot, Ulysse Nardin, Chopard e të tjerë. Ndërsa Silicon Valley është shumë më e vonë, daton nga viti 1899, duke shënuar rajonin jugor të Gjiut të San Françiskos në Karolinën Veriore, quajtur më herët Lugina e Santa Klarës, e cila shërben si qendër globale për teknologjine e lartë, novacionin, mediat sociale e tjerë. Është një emërvend i përveçëm i pandashëm me një emër të madh të përveçëm si Steve Jobs.

E dimë të gjithë se Zvicra është një ndër paraprirëset kryesore të teknologjive të reja të përparuara në rrafsh planetar. Pak nga ne e dinë se në pararojë të kësaj sfide qëndron CSEM, Qendra Zvicerane e Elektroteknikës dhe Mikroteknikës.

CSEM dhe Strategjia Zvicerane e Energjisë 2050

Jemi këtu, në një veprimtari njëditore të APES në selinë qendrore të CSEM, në Neuchâtel për të biseduar me ekspertë të komunikimit, për të vizituar drejtpërdrejt proceset e përditshme të kësaj qendre dhe për të mësuar rreth sfidave me të cilat përballet dhe me vizionet që e udhëheqin.

Katastrofa bërthamore e vitit 2011 në Fukushima të Japonisë e vuri botën përballë pikëpyetjesh të mëdha rreth së ardhmes së tregjeve energjitike. Qeveria Zvicerane më 4 shtator 2013 miratoi një projektligj të ri për energjinë. Më 30 shtator 2016 u votua në Parlament. Qytetarët zviceranë reaguan me një iniciativë popullore që kërkonte tërheqjen e menjëhershme të Zvicrës nga centralet bërthamore (Nuclear Withdrawal Initiative). Më 27 nëntor 2016 populli e hodhi poshtë iniciativën. Por Qeveria e Zvicrës filloi të punojë për një vizion të ri të quajtur Strategjia Zvicerane e Energjisë 2050.  Kjo synon që, brenda kësaj date, e gjithë energjia që përdoret në vend të jetë nga burime të pastra.

Zotëri Lukas Gutzwiller, nga Zyra Federale Zvicerane e Energjisë, sektori i çështjeve Ndërkombëtare të Energjisë, na paraqet vizionin zviceran për messhekullin XXI. Zvicra, shpjegon ai, pas Norvegjisë dhe Austrisë është vendi i tretë evropian që përdor më shumë energji të pastër dhe kjo bazohet kryesisht në hidrocentralet. Norvegjia 95.8 për qind të energjisë e bazon në hidrocentralet, 1,8 për qind në erën, 1.5 për qind në termocentralet. Austria respektivisht 62.1 në hidrocentralet, 28.9 për qind tek termocentralet, 7.5 për qind tek centralet bërthamore, 1,5 për qind tek energjia e erës. Zvicra 59.7 për qind tek hidrocentralet, 33.4 për qind tek centralet bërthamore, 5 për qind tek termocentralet dhe pjesën tjetër tek energjia e erës. Pason Suedia e cila bazohet kryesisht tek hidrocentralet dhe centralet bërthamore, pastaj Italia që bazohet kryesisht tek termocentralet, Franca që bazohet gjerësisht (76.5 për qind) tek centralet bërthamore, Gjermania kryesisht tek termmocentralet (62.2 për qind). Si hapësirë e Bashkimit Evropian mbizotërojnë termorcentralet (48.1 për qind) dhe centralet bërthamore (26.4).

Ndonëse shumë i pasur me burime ujore, vendi nuk mund të mbështetet në të ardhmen tek hidrocentralet, për arsye që kanë të bëjnë me mbrojtjen e peizazhit. Ndërtimi i liqeneve të shumta e dëmton peizazhin, shpjegon ai. Prandaj orientimi i ri i vendit është tek shfrytëzimi gjerësisht i energjisë diellore, një energji e pashterrshme, e pastër dhe me një zgjerim të jashtëzakonshëm të fushëpërdorimit të saj. Kjo strategji përfshin, hap pas hapi, përdorimin gjithnjë e më të gjerë të automjeteve me energji diellore, rinovimin e ndërtesave duke i përshtatur për panelet diellore

Kolegët tanë i bëjnë pyetje nisur kryesisht nga veçoritë e sfidave energjitike me të cilat përballen vendet e tyre. Ndërsa pyetja jonë është e lidhur me të ardhmen energjitike të Shqipërisë, tejet e pasur me lumenj të rrëmbyeshëm, por që kundërshtohet për shkak të synimeve të mbrojtjes së mjedisit, pra, për të mos lejuar dëmtimin e peizazhit. “Jam në dijeni të debatit që vazhdon në Shqipëri rreth ndërtimit të hidrocentraleve të rinj. Shqetësim kryesor përbëjnë hidrocentralet e vegjël, pikërisht sepse dëmtohet peizazhi, na thotë z. Gutzwiller. – Megjithatë, ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël pa liqene, por vetëm me turbina, është i pranueshëm.”

Sistemet fotovoltaike dhe procesi i shndërrimit të dritës diellore në energji elektrike

Zonja Aline Di Iullo-Basin, nga Komunikimi i Strategjisë i CSEM, përqëndrohet tek panelet diellore, si objekti kryesor i kërkimeve të këtij institucioni dhe tek ardhmja e energjisë diellore në përgjithësi, me shtrirje gjithnjë e më të gjerë në fushat e ndryshme të jetës. CSEM, na thotë shpjegon më tej ajo, është një përshpejtues i novacionit teknologjik të vendit, një katalizator për transferimet e teknologjive dhe dijeve nga kërkimet tek industria. Roli i institucionit përfshin katër qëllime kryesore: – zhvilimin dhe ruajtjen e platformave teknologjike, integrimin dhe kombinimin e teknologjive në sisteme zbatuese, përkryerja e teknologjive deri në marrjen në dorëzim të tyre nga klientët induastrialë dhe procesi i transferimit të vazhdueshëm të teknologjive tek industritë.

Ndërsa zonja Laure-Emmanuelle Perret-Aebi, kryetare seksioni në modulet dhe sistemet fotovoltaike të CSEM na flet për vetë procesin e shndërrimit të dritës diellore në energji elektrike. Këtë proces e realizojnë pikërisht qelizat fotovoltaike, të cilat prodhohen në mënyrë laboratorike në repartin e posaçëm të këtij institucioni. Prej tyre krijohen panelet diellore që vendosen në fasadat e shtëpive, në çatitë e tyre dhe në mjedise të tjera të posaçme për prodhimin e energjisë elektrike nga drita diellore. Vetë termi photovoltaic është i përbërë nga fjala greke “photo” (foto) – dritë, dhe fjala voltaike, që vjen nga mbiemri i shkencëtarit Aleksandër Volt, zbulues i madh në fushën e elektricitetit.

Ne vizituam repartin e mikroteknologjive. Shoqëruesit tanë na shpjegojnë se mikroteknologjitë janë më të përparuara se nanoteknolgjitë. Në ordinatorët e shumtë pamë mikro-robotë që punonin pa pushim me grimca të pakapshme nga syri i njeriut. Secili prej këtyre, na thanë, është një fabrikë me vete. Ata punonin në projekte të reja orësh super të sofistikuara, të cilat pastaj iu dorëzohen kompanive zvicerane sponsorizuese të CSEM. Të tjerë punonin në projekte të tjera për mjekësinë, matës të sakë të parametrave jetësorë të pacientëve, projekte të tjera për të cilat janë të interesuara kompani të tjera zvicerane, edhe ato bashkësponsorizuese të institucionit.

Vizituam gjithashtu sektorin më të rëndësishëm, atë të qelizave fotovoltaike, falë të cilit industria fotovoltaike e Zvicrës qëndron në ballë të novacionit teknologjik në rrafsh botëror. Në një sallë të madhe, në një mjedis të pastër absolutisht steril, janë të vendosur reparte të teknikave të larta, reparte ku provohet funksionimi i moduleve të qelizave fotovoltaike, laboratorët ku kryhet krejt cikli i prodhimit të paneleve diellore. Ne pamë procesin: si prodhohen qelizat, si ato grupohen pastaj në bashkësi të ndryshme, sipas funksioneve që iu besohen, deri në prodhimin e plotë të panelit diellr. Në këtë repart mund të qëndrosh vetëm i veshur me uniformë të posaçme, ku pjesët e trupit të kenë sa më pak komunikim me mjedisin e repartit. Nuk lehohej asnjë fotografim, sepse gjithçka përbën sekret absolut.

Mikpritësit na shpjeguan se objektivi kryesor i sektorit fotovoltaik është mbështetja nga industrisë zvicerane në zhvillimin e produkteve të reja për 3 deri në 5 vitet pasuese. Mbi të gjitha, ky sektor synon zhvillimin e qelizave fotovoltaike sa më të lira, sa më të zbatueshme në prodhim dhe sa më të përkryera teknikisht. Në fasadën e CSEM ne pamë një panel gjigant diellor. Dhe përfytyruam për një të ardhme të afërt çdo shtëpi me fasada të tilla. Shoqëruesit na shpjeguan se përdorimi i energjisë diellore po shtrihet në industrinë mjekësore, në industrinë e automjeteve, deri në industrinë e aviacionit, ndërsa në një të ardhme jo të largët ajo do të ketë monopolin e energjisë elektrike.

Në mënyrë që qelizat diellore të kenë kapacitet më të madh dhe kosto më të ulët prodhimi, vitet e fundit CSEM po punon me partnerët industrialë për të zëvendësuar qelizat fotovoltaike të silikonit me një material të ri fotovoltaik të quajtur perovskite, çka do të mundësojë që kapaciteti i qelizave diellore të rritet 25%, duke lejuar kështu shfrytëzimin më të mirë të spektrit diellor.

CSEM – vizionet industriale zvicerane

CSEM është një organizatë jofitimprurëse e krijuar më 1984 nga bashkimi i tri institucioneve kërkimore në fushën e mikroteknologjisë. Qeveria zvicerane në atë kohë ishte e shqetësuar se Zvicra po humbe terren krahasuar me vendet fqinje në fushën e teknologjive të reja. Ajo nxiti krijimin e një qendre të re kërkimore dhe zhvillimore. Neuchâtel, i famshëm tashmë për traditën e gjatë në prodhimin e orëve dhe në mikroteknologji, u pa si vendi ideal për qendrën e re të novacionit.

E përbërë nga 450 punonjës nga 40 vende të botës, kjo qendër kërkimi dhe zhvillimi përqëndrohet sidomos në mikroteknologji dhe nanoteknologji, si dhe në teknologjinë fotovoltaike. Financimi i tij bëhet 32 për qind nga qeveria federale, 29 për qind  nga kompanitë industriale, 12 për qind nga kantonet, 9 për qind nga projektet e Bashkimit Evropian, 13 për qind nga industria e kompjuterëve dhe telefonave, 5 për qind nga projekte të veçanta publike. Personeli i CSEM është tejet i kualifikuar: 37 për qind është me doktoraturë shkencore, 29 për qind me mastër, 12 për qind është me diploma të larta, pjesa tjetër teknikë të mesëm, personel ndihmës e tjerë.

Siç e tregon emërvendi, Lugina e Orës, “Watch Valley”, CSEM u parapri nga tradita e gjatë e industrisë së orëve. Në vitet 1960, kur mikroelektronika ishte në fillimet e saj, personalitete vizionare krijuan qendrën e orëbërjes në Neuchâtel (CH). Ata kishin ndjesinë se kjo teknologji e re mund të kishte perspektiva të forta. Më 1967, ora elektronike me kuarc që zhvilluan ata, u paraqit në ekspozitën e përvitshme të Swiss Chronometry Society, ku konkurronte saktësia e orëve japoneze dhe atyre zvicerane.

Për rrjedhim, më 1968 orët zvicerane fituan çmimet e para. Industrializmi dhe tregtimi i orëve me kuarc gjithsesi ndeshi në vështirësi, orët zvicerane përjetuan një krizë të rëndë në vitet 1970, e cila përfundoi me daljen e Swatch, orë zvicerane kuarci në vitet 1980.

Përkryerja e orëve me kuarc vazhdoi në mënyrë të pashoqe në aspektin e mikroelektronikës. Tiparet e veçanta të saj përmblidhen në këto tri terma: saktësi, zvogëlim i vazhdueshëm dhe konsumim gjithnjë e më i pakët i energjisë.

Duke qenë të vetëdijshëm se kjo përvojë mund të zhdukej përballë krizave të mundshme të prodhimit të orëve, ekspertët kantonalë dhe në shkallë vendi u mobillizuan në vitet 1980 dhe krijuan një institucion të tërë kërkimor dhe zhvillues. Kështu mori formë CSEM i sotëm, një organizatë e bazuar në partneritet publik dhe privat, kantonal dhe konfederativ, ku partnere të rëndësishme janë kompani të fuqishme të prodhimit të orëve, mjekësore dhe energjitike.

Synimi i CSEM është gjithashtu zbulimi i hapësirave të reaj të aplikimit. Sot institucioni punon për industri që përdorin teknologji sa më të imta me sa më pak konsum të energjisë. Kështu CSEM e gjen veten tashmë në teknikën mediatike, energji, transporte dhe telekomunikacion. CSEM ka 5 qendra në Zvicra dhe bashkëpunon me 200 patnerë industrialë në Zvicër dhe jashtë vendit. Politika e institucionit është përparësia ndaj kompanive zvicerane, përderisa misioni i institucionit është transferimi i teknologjive të reja të përparuara tek ekonomia zvicerane. Zvicra kështu do të vazhdojë të jetë një ndër paraprirëset kryesore të teknologjive të reja të përparuara në rrafsh planetar. Dhe në në pararojë të kësaj sfide do të jetë gjithnjë CSEM, Qendra Zvicerane e Elektroteknikës dhe Mikroteknikës./ Fotot Jean Musy

Filed Under: Featured Tagged With: Ambasadori Kyle Scott, Elida dhe Skender Bucpapaj, Lugina e Oreve

EDHE NJËHERË PËR RREZIKUN RUSO-TURK NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVË

March 13, 2019 by dgreca

Nga Frank Shkreli

Për disa vite me radhë jam përpjekur të ngre zërin tim modest për rrezikun e përhapjes së influencës ruso-turke në Balllkanin Perëndimor në përgjithësi dhe në Shqipëri e në Kosovë, në veçanti.  Jam munduar gjithashtu që të paralajmëroj, sidomos rrezikun që do të vinte nga flirtimi që kemi venë re, vitet e fundit, në marrëdhëniet e udhëheqësve shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë me protagonistët kryesorë të kësaj përhapjeje të influencës turko-ruse, të frmyëzuar dhe të mbështetur nga Putin-Erdogan dhe emisarët e tyre, anë e mbanë trojeve shqiptare. Ky angazhim dhe kjo politikë e udhëheqësve autoritarë të këtyre dy vendeve ndaj trojeve shqiptare, është aq dashakeqëse sot, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë historisë së shqiptarëve.  Është pjesë e përpjekjeve të tyre për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe për të bërë ç’mos që të pengojnë realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për integrimin e tyre të plotë në organizmat euro-atlantike.  Si Rusia ashtu edhe Turqia pretendojnë marrëdhënie “të veçanta historike” me rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë, sidomos, shqiptarët.  Me këtë deklaratë, jo vetëm që Moska dhe Ankaraja kanë bindur vetveten për këtë falsitet historik, por duket se për këtë falsitet i kanë mbushur mendjen edhe klasën aktuale politike shqiptare dhe udhëheqësve të saj — disa prej të cilëve kanë kërcënuar vendet perëndimore, në të kaluarën, se Shqipëria dhe Kosova kanë alternativa të tjera,  siç janë, jo vetëm Rusia dhe Turqia, por edhe Kina e Irani, nëqoftse dështon anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.  

Fatkeqësisht, tani duket e qartë se ndikimi i Turqisë dhe i Rusisë në trojet shqiptare, edhe nëqoftse duam të besojmë se nuk po mbështetet aktivisht nga Tirana dhe nga Prishtina zyrtare, atëherë kjo influencë po pranohet në heshtje nga autoritetet shqiptare. Disa analistë janë shprehur se politikat autoritare erdogano-putiniste përputhen më shumë me natyrën e qeverisjes në Tiranë dhe në Prishtinë se sa me rregullat e demokracisë së vërtetë dhe me sundimin e ligjit.  

Dy zhvillime të ditëve të fundit në lidhje me influencën ruso-turke në Shqipëri dhe në Kosovë dhe të cilat pasqyrojnë më së miri shqetësimet serioze për këtë fenomen të rrezikshëm në trojet shqiptare, u njoftuan të hënën në disa media shqiptare:

Njoftohet se të hënën në Tiranë, Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, (SHISH), Z. Helidon Bendo ka raportuar me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë, duke ngre alarmin se Rusia ka shtuar ndërhyrjet në Shqipëri.   Sipas të dhënave në media, burime brenda komisionit bëjnë me dije se një pjesë e raportimit të kreut të SHISH është fokusuar në shtimin e ndikimit rus në Shqipëri, por nuk kanë dhënë detaje. 

Është vështirë të thuhet se cilat janë hollësitë e raportit të SHISH, por duhet të insistohet që raporti i Z. Bendo në Komisionin e Sigurisë të Kuvendit, të bëhet publik, ashtu që populli ta dijë nga një burim zyrtar, rrezikun që po i kanoset Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë moment të historisë, nga ndërhyrjet e huaja dashakeqëse.   Por kam frikë se ashtu si me çdo gjë tjetër të kësaj natyre, edhe ky raport i klasifikuar do të kamuflohet duke u përdorur më shumë për akuza dhe kundërakuza politike dhe jo si një çështje tepër e rëndësishme për sigurinë kombëtare, një rrezik që duhej të alarmonte të gjithë.  Përveç përmbajtjes së raportit, lind pyetja se në cilat fusha dhe cilat nivele të shoqërisë shqiptare, përfshirë politikën, ka penetruar influenca ruse dhe nëse nga ky ndikim i Moskës në Shqipëri është cënuar rëndë siguria kombëtare dhe interesat e Kombit Shqiptar në Ballkan.  

Zhvillimi tjetër ka të bëjë me gjysmën tjetër të Kombit Shqiptar — me deklaratën e fortë të lëshuar të hënën nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në lidhje me arrestimin dhe deportimin, pothuaj një vit më parë në Turqi, të 6 shtetasve turq nga Kosova, një rast ky që është konsideruar si pasojë e drejt për drejt e zgjërimit të influencës turke, në nivelet më të larta politike në një vend të Ballkanit siç është Kosova, duke u dhënë përparësi interesave turke, në dëm të rendit të brendshëm dhe ligjeve ndërkombëtare, por edhe në dëm të interesave të vetë shtetit të Kosovës, në përgjithësi.

Sipas Ambasadës Amerikane në Prishtinë, “Ka kaluar afro një vit që kur Kosova, pa një proces të rregullt, dëboi gjashtë shtetas turq nga Kosova, nën dyshimin se ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.  Ne ishim të kënaqur të shihnim themelimin e një komisioni hetimor parlamentar i cili zbuloi shkelje ligjore lidhur me incidentin, pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij.   Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë se kanë ndodhur 31 shkelje ligjore ose procedurale nga ana e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera, ngrenë shqetësime rreth mashtrimit nga ana e agjencive kryesore të sigurisë së Kosovës, si dhe ndjeshmërinë e sektorit të sigurisë ndaj manipulimit politik”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.  “Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë përgjegjësi të plotë për këdo që shkel ligjin dhe u rikujtojmë liderëve të Kosovës se institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit kushtetues, në varësi të sundimit të ligjit”.  “Nuk kemi të bëjmë me fajsinë apo pafajësinë e individëve, por me një shmangie të qartë të proceseve ligjore të Kosovës nga ana e politikanëve të Republikës së Kosovës. 

“Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike.  Ne bëjmë thirrje për transparencë të plotë në sektorin e sigurisë dhe në drejtimin e punëve të jashtme, për të parandaluar ndërhyrjet e pavend nga politikanët kosovarë, në të ardhmen”, përfundon deklarata e Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës.

Edhe Britania e Madhe, nepërmjet Ambasadës së saj në Prishtinë, mbështeti deklaratën e Ambasadës Amerikane, duke u shprehur se mbështet deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara lidhur me mungesën e përgjegjësisë institucionale për dëbimin nga Kosova të 6 shtetasve turq — duke e botuar të plotë deklaratën e ambasadës amerikane në rrjetin e saj social fejsbuk. Pas Londrës edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë mbështeti gjithashtu deklaratën amerikane, duke kërkuar transparencë për këtë rast si dhe sundimin e ligjit dhe botimin e zbulimeve të Komisionit të parlamentit të Republikës së Kosovës që ka bërë hetimet në lidhje me këtë çeshtje. 

Mungesa e transparencës zyrtare nga autoritetet qeveritare dhe shtetërore të Tiranës dhe Prishtinës mbi shtimin në rritje të ndërhyrjeve ruso-turke dhe të përhapjes së influencës së tyre në trojet shqiptare – të bindë se diçkaje po i vjen era këtu e deri në Stambollë dhe në Moskë. Alarmi i SHISH në Tiranë dhe mënyra se si gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova, që sipas ambasadave perëpndimore në Prishtinë, bie ndesh me ligjet ndërkombëtare, por ka shkelur rëndë njëkohësisht edhe traditat tona të mikpritjes dhe strehimit të mikut. “Shpija e Shqiptarit ashtë e Zotit dhe e mikut”. Miqtë turq që Kosova i dorëzoi autoriteteve turke, u prenë në besë! Thuhej dikur se për atë që pret në besë mikun e shtëpisë, atij nuk i mbetet tjetër veç “a të fiket a të koritet”. Kjo është një nder vlerat themelore shqiptare, me të cilat jemi krenarë dhe që na kanë dalluar nga të tjerët. 

Lind pyetja: A janë autoritetet shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë më të interesuara të mbrojnë këto vlera ashtuqë shqiptarët të ankorohen fuqishëm dhe pa asnjë dyshim me Perëndimin dhe të kundërshtojnë faktorët destabilizues rusë dhe turqë në punët e shqiptarëve, a po të pranojnë në heshtje ndikimet e tyre, historikisht, të dëmshme për interesat afat- shkurtëra dhe afat-gjata të Kombit Shqiptar.  Fatkeqsisht, kjo e fundit më duket më e besueshme, sepse klasa aktuale politike shqiptare, qëllimisht, sot po mundëson vakume politike, ekonomike dhe kulturore, duke krijuar kështu mos stabilitet të frymëzuar nga autokratët modernë të tipit putino-erdogan, ndërsa venë, njëkohësisht, në pikëpyetje jo vetëm respektin që ata kanë për vlerat historike shqiptare por edhe për meritat e modelit demokratik të qeverisjes, të orientuar nga vlerat perëndimore, vlera për të cilat at flasin shumë por bëjnë pak për zbatimin e tyre.  Ndryshe nga udhëheqsit e tyre, Shqiptarët e kanë vendosur se cilin model dëshirojnë të ndjekin dhe në cilin model qeverisjeje duan të jetojnë dhe të rrisin fëmijtë e tyre, duke “votuar me këmbë”, ndërkohë që janë larguar nga trojet shqiptare me qindëra mijëra drejtë vendeve perëndimore. Shqiptarët e kanë bërë të qartë se duan të jetojnë në një shtet me autoritet kushtetues dhe në varësi të sundimit të ligjit për të gjithë.  Janë autoritetet qeveritare, anë e mbanë trojeve shqiptare, ata të cilët siç duket e kanë humbur rrugën kushtetuese në oborrin e tyre!

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

DELEGACIONI I BIZNESEVE AMERIKANE NË KOSOVË

March 13, 2019 by dgreca

-Delegacioni i bizneseve amerikane diskuton mundësitë e bashkëpunimit me bizneset kosovare. Takime në Qeverinë e Kosovës, në Ministrinë e Zvillimit Ekonomik, Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë…/

PRISHTINË, 13 Mars 2019-Gazeta DIELLI/ Një delegacion i bizneseve amerikane bashkë me Konzullen e përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, në vizitë në Kosovë po diskuton mundësitë e bashkëpunimit me bizneset kosovare. Themeluesi dhe Shefi Ekzekutiv i kompanisë amerikane MD Squared Property Group, Michael Mintz, tha se kapacitetet e të rinjve dhe ndërmarrësve në Kosovë si dhe talenti i tyre janë të jashtëzakonshme.

KRYEMINISTRI HARADINAJ PRITI NË TAKIM DELEGACIONIN E INVESTITORËVE AMERIKANË 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin e investitorëve amerikanë, të kryesuar nga Michael Mintz, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Squared Property Group LLC”, me të cilët ka biseduar mbi situatën aktuale ekonomike në vend, duke thënë se Kosova ka krijuar klimë tejet të favorshme për investimet e huaja.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj theksoi se me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, zvogëlimin e tarifave tatimore, reformat thelbësore në sundim të ligjit dhe ato fiskale, si dhe me ligjin për investime strategjike, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj.

“Kosova tashmë e ka Ligjin për Investime Strategjike, që krijon lehtësira dhe kushte të mira për investitorët e huaj. Janë themeluar tri zona të veçanta ekonomike të gatshme për të pritur investitorët e huaj”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke përmendur edhe projektet e mëdha energjetike, ato të energjisë alternative.

Ndër tjerash, gjatë bashkëbisedimit me këtë delegacion, kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova tashmë është kthyer në një adresë të besueshme për investime amerikane.

Nga ana e tyre, delegacioni i investitorëve amerikanë falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit mes tyre.

DELEGACIONI I BIZNESEVE AMERIKANE, TAKIM NË MINISTRINË E ZHVILLIMIT EKONOMIK

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti delegacionin e bizneseve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Sahatqija, me të cilët diskutoi rreth sektorit të teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK), sektorit të energjisë dhe klimës të të bërit biznes në Kosovë.

Delegacioni i kryesuar nga znj. Sahatqija, Ani Zeldan, kryeshef ekzekutiv i Quantum Media Group, themeluesja e Partners in Digital Health, Tory Cenaj, avokati Nelson Happy dhe gazetari nga The Washington Diplomat, Larry Luxner, u interesuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe rreth projekteve në sektorin e TIK dhe atë të energjisë.

Ministri Lluka i informoi se Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese, është një qendër lidhëse në Evropë dhe se Banka Botërore e ka cilësuar si vendin e dytë në rajon në raportin e të bërit biznes.

“Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese, është vendi me borxhin më të vogël publik përshtatur GDP-së, është urë lidhëse me vendet e Evropës dhe ka qasje në tri porte detare, atë të Selanikut, Durrësit dhe të Malit të Zi. Në raportin e të bërit biznes Kosova radhitet e 40-ta në botë dhe e dyta në rajon”, u shpreh ministri Lluka.

Sektori i TIK është i vetmi sektor në Kosovë i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe është sektor i cili u ka mundësuar të rinjve të vendit të punojnë për vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë, është sektor në të cilin ka projekte të ndryshme dhe nga i cili gjenerojnë vende pune.

“Sektori i teknologjisë informative është sektor i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe është sektor në të cilin kompanitë vendase kryejnë shërbime ‘outsource’ për kompanitë në Evropë, SH.B.A. dhe më gjerë dhe është sektor në të cilin truri nuk ikën nga vendi. Projekti Kosovo Digital Economy (KODE), në të cilin projekt me ndihmën e Bankës Botërore do të investohen 25 milionë euro për shtrirjen e infrastrukturës së rrjetit të internetit në 96% të territorit të Kosovës me synim të veçantë në zonat rurale”, tha ministri Lluka.

Kreu i MZHE-së delegacionin e bizneseve nga ShBA e informoi rreth “Tech Park Prishtina” dhe “Training and Innovation Park” në Prizren ku parashihet që të krijohen qendra për trajnime dhe qendra të ekselencës digjitale në të cilën do të trajnohen bizneset dhe të rinjtë e vendit.

Përfaqësuesit e delegacionit gjithashtu u interesuan rreth sektorit të energjisë, zhvillimeve dhe projekteve të cilat janë duke u zhvilluar.

Ministri Lluka iu shpreh se Kosova e ka synim  përmirësimin e gjendjes së furnizimit me energji elektrike, dhe këtë e dëshmon fakti i nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Countur Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, si dhe rreth mënyrave të gjenerimit të energjisë nga mbeturinat.

Në fund, përfaqësuesit e bizneseve nga SHBA falënderuan ministrin Lluka për informacionet e dhëna dhe thanë se do të mbeten në kontakt në mënyrë që të informohen më detajisht rreth sektorëve që mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik ashtu që të shihen hapësirat për investime në të ardhmen.

ODA EKONOMIKE AMERIKANE NË KOSOVË PRITI NË VIZITË DELEGACIONIN E BIZNESEVE TË SHBA

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti në vizitë delegacionin e bizneseve amerikane të udhëhequr nga Konzullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Teuta Sahatqija, ku bizneset anëtare patën rastin të shkëmbejnë mundësi bashkëpunimi me ato amerikane si dhe krijimin e lidhjeve të reja në sektorë të ndryshëm.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se ky takim është një mundësi e mirë për të ndërtuar dhe krijuar bashkëpunime të reja me kompanitë amerikane, si dhe një rast i veçantë që bizneset amerikane të njihen me disa nga storiet e suksesit të Kosovës. Zeka falenderoi Ambasadoren Sahatqija jo vetëm për punën e saj në përfaqësimin e Kosovës në Nju Jork por edhe në ndërtimin e marrëdhënieve mes bizneseve si dhe nxitjen e relacioneve ekonomike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e e cila është edhe misioni i Odës Ekonomike Amerikane. 

Konzullja e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, tha se prioriteti ynë kryesor mbetet krijimi i lidhjeve dhe partneriteteve mes bizneseve kosovare dhe atyre amerikane, si dhe përmirësimi i imazhit të kompanive tona në tregjet ndërkombëtare. Ajo tha se përmes kësaj vizite jemi duke synuar bashkëpunime të reja për bizneset tona duke pasur parasysh kapacitetet e tyre gjë e cila do të ndikojë edhe më tutje në krijimin e imazhit të Kosovës si një vend i përshtatshëm dhe atraktiv për investime të huaja.Themeluesi dhe Shefi Ekzekutiv i kompanisë amerikane MD Squared Property Group, Michael Mintz, tha se kapacitetet e të rinjve dhe ndërmarrësve në Kosovë si dhe talenti i tyre janë të jashtëzakonshme. Ai tha se janë mjaft të impresionuar me zhvillimin e bizneseve në Kosovë si dhe mbështetjen e sektorit privat dhe qeverisë në kultivimin e kapitalit njerëzor si dhe lehtësirave të tjera në zhvillimin e bizneseve në vend./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ne Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT