• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2019

VESELI, ZGJEDHJET TE PASHMANGSHME

July 20, 2019 by dgreca

Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme, PDK e gatshme për zgjedhje/

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, madje tha se ato janë të pashmangshme.

Veseli, në një konferencë për shtyp pas kthimit nga vizita zyrtare në SHBA, tha se tash do të ulen të flasin për kohën që duhet mbajtur zgjedhjet.

Ai tha se vendimi për dorëheqje i kryeministrit Ramush Haradinaj ishte personal dhe se për të nuk ishin njoftuar më herët. 

“Vendimi i ish-Kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje, kurdo që caktohen ato. Ajo që mund të diskutohet tash është vetëm koha kur ato duhet të mbahen.
 Për këtë, besoj se do të kemi konsulta edhe me partnerët e koalicionit të deritashëm dhe me partitë tjera politike, në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi”, tha Veseli.

Ai tha se qytetarët tanë të kenë besim të plotë se shteti ynë, sovraniteti dhe integriteti – janë dhe do të jenë të pacenuara përjetë!

“Dhe, Kosova qëndron fort afër me partnerët e vet perëndimorë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Mbi çdo interes individual dhe partiak – qëndron Kosova! Si PDK, falënderojmë dhe sigurojmë qytetarët për përkrahjen dhe besimin e qëndrueshëm e të përbashkët në interes të vendit tonë dhe vlerave tona perëndimore. I sigurojmë ata se do t’i kryejmë të gjitha përgjegjësitë tona për t’i dhënë vendit një Qeveri me mandat dhe legjitimet qytetar, sa më parë”, tha Veseli.

Duke folur për ftesat për luftëtarët e UÇK-së që po vijnë nga Gjykata Speciale, e që mund të vijnë edhe në vazhdim, sipas Veselit nuk duhet të lejohet të shkaktojnë huti dhe pasiguri te qytetarët tanë.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, ashtu si edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide”, ka deklaruar Veseli në konferencë për media.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kadri Veseli-Zgjedhjet- Te pashmangshme

Aty ku lulëzon burka, vritet e ardhmja

July 20, 2019 by dgreca

“Anarkia është më e keqe se sa tirania”  (Nga: Leksikoni i analizave filozofike) /

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/

Gëzimi i lirisë ishte një eufori e arsyeshme e bazuar në vuajtjet shekullore të kombit. Asnjëherë lufta për liri nuk pushoi, ani pse kombi u tkurr në përmasa drastike në të gjitha anët gjeografikë të tij. Armiku ishte i egër dhe barabar duke përdorur të gjitha format e mundshme të terrorit fizik e psikik mbi popullatën shqiptare. Secili armik e kishte të parën “Përçaj e sundo” përmes propagandës në format më perfide të mundshme për ta gjunjëzua dhe çrrënjosur qenien shqiptare në trevat etnike ku ata jetojnë si populli më i lashtë i Gadishullit Ilirik.  Propaganda më e fuqishme në dobi të armikut bazohej në ndalimin e mësimit dhe edukimit shqip duke filluar shekujve nën sundimin e Perandorisë Osmane, duke vazhduar në pushtetet pushtuese greke e serbe  në Çamëri, Kosovë, Iliridë, Tivar, Sanxhak, Preshevë etj. 

            Në lojën e tyre të ndytë pushtuesit ditën ta shfrytëzojnë religjionet në kryerje shërbimi ndaj tyre për ta shkatërruar qenien shqiptare. Pushtimi turk lejonte mejtepe për mësim fetare në gjuhën arabe e turke edhe pse asnjë vijues nuk e dinte turqishten e as arabishten. Mësuesi (hoxha) i kishte duart e lira të vepronte me egërsi e brutalitet çfarë vetëm ai dinte.  Në Çamëri e pjesët tjera të viseve shqiptare të pushtuara nga Greqia, kisha ortodokse greke mbillte farën e urrejtjes deri në gjenocid ndaj gjuhës dhe kombit shqiptar. Kjo hasmëri ishte e shprehur sidomos tek ata klerik shqiptar që kërkonin mësimin dhe predikimi në gjuhën shqipe, kërkonin dhe hartonin abetare në gjuhën shqipe. Shumica e tyre e pësuan keq duke i mbytur në format më brutale. E ditur kjo, nga historia e terrorizimit të mësuesve e  intelektualëve nga secili që ka ndjenja kombëtare dhe ka mësuar nga Rilindësit tanë të mëdhenj.

     Kleri e dogma  

            Si duket klerizmi dhe klerikët ndërrojnë pushtet por jo edhe zanatin e tyre. Kjo u pa e po shihet, mjerisht, edhe në ditët tona. Në të gjitha viset shqiptare pas thyerjeve të mëdha sistemesh u bë garë si asnjëherë për ndërtimin e objekteve të kultit në shtrirjen e dogmës bashkë me frikësimin e njerëzve edhe atje ku asnjëherë nuk kishin arritur shekujve. Derisa në Shqipëri gara bazohej në sloganin  e “ndalimit komunist të fesë”, në Kosovën pa pushtet, vrapuan dhjetëra rryma sektesh fetare të gatshme për ndërtimin e objekteve të kultit rrymash nga më ekstremet në emër të lirisë së re nga pushtuesi serb.  Këto agjentura i kishin të përgatitur klerikët që  t’i instalojnë aty ku duhet për ta vrarë shpirtin e njeriut të thjeshtë shqiptar të vuajtur. Tani i duhej edhe frika  nga zoti, e gjithë kjo  në shërbim të shërbimeve sekrete serbe, greke, ruse, turke dhe agjenturave sektare të drejtuara nga ISS me frymëzimet e krye katilit i quajtur Egërsira e Shekullit.  Aty erdhën pa kontrolle e drojë: Tërnavtë, Ramiqtë, Krasniqtë, Daqiqtë e Vuqiqtë me kryebabain e tyre Vaso Çibrilloviqin. Këto surrate  surigane nuk lanë rrugë pa përdorur së vepruari kundër shqiptarëve që tani ishin liruar nga robëria të mbështetur nga  bota demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova e sapo dalë nga lufta e kapur nga klanet e caktuara në emër të meritokracisë nuk kishin dije e as përvojë në përballje me rrymat e financuara nga shërbimet sekrete të huaja  dhe dredhive të ndërkombëtarëve si përgjegjës të parë në sigurinë e vendit të shkatërruar. Nga këto  agjentura të majme me të holla u hapen kurse të shumta fetare shpesh nën maskën e mësimit të gjuhëve të huaja.  Klerikët organizojnë mësime fetare e “aktivitet kulturore” me fëmijë të mitur, vajza të mitura, të varfra e jetime nga pasojat e luftës  duke i paguar për vënieje ferexhe të cilën e kishte hedhur gjyshja ime para një shekulli.  Shumë nga ato u keqpërdorën dhe asnjë dënim për ta. Këto shërbime nën maskën e fesë dhe fuqisë së dollarit bënë miq të shumtë nga radhët e “komandantëve” e “gjeneralëve” me të cilët bashkëvepruan në ndërtimin e xhamive dhe vendosjen e “mësuesve” me qëllim lulëzimin e rrymave ekstremiste fetare në të gjitha viset e vendit. Ndërtuan rreth 800 xhamia me burime financiare nga rrymat sektare fashiste islamike. 

Frytet 

         Ideologjia dogmatike fashiste islame  e kultivuar brenda këtyre rretheve dhe objekteve kulti filloi të jep fytet e para. 
        – Për ta ruajtur pushtetin grupet klanore partiake lidhin koalicion me grupin ekstremist fetar i cili bëhet edhe pjesë e qeverisë. 
        – Ky grup fyen çdo gjë kombëtare, fyen Shën Terezen, fyen Krye heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, fyen çdo shqiptar  kudo që ndodhet mu në parlamentin e Kosovës. Nën maskën e  imuniteti të deputeti  këta suriganë kurrë nuk patën punë me prokurorë shteti. 

-Nga Kosova  në Siri bëhen pjesë e ISS qindra të rinj nga të gjitha viset shqiptare, vetëm nga Drenica diku  50  ISS të armatosur në Siri, kur dihet se ky rajon ishte i varfër por jo në shërbim të sekteve e shërbimeve të huaja armiqësore.

-Mësueses (hoxhonicë) me burkë i dorëzohen fëmijët nga prindërit e pa përgjegjshëm e të mashtruar. Çfarë prindërish janë ata!! Në Turqi në shkollat publike nuk lejohet asnjë rit fetar as veshje religjioze, as shamia. Kam vizituar me grupin e mësuesve austriak disa shkolla në Stamboll e rrethinë. Lexojeni çka thotë Ataturku për shkollën, fenë dhe kombin. 

Shihet: 

Sot në Kosovë paguhen me mijëra klerik për shërbimet e tyre antikombëtare për të cilët nuk dihet origjina e shkollës së kryer dhe nuk kërkohet asnjë kriter i njohurive të tyre mbi historinë dhe gjuhën shqipe. Shumica e tyre nuk dinë të shkruajnë e flasin shqip.  

Në shërbim të tyre disa  pseudo intelektual, mësues, avokat, mjek të cilët shkojnë me ibrik abdesi në punë publike i paguar nga djersa e qytetarit. 

( Në radhë për pagim tatimi për shtëpi pritej, dëgjojmë: Tani vjen vëllezër, ka shkuar ta falë drekën. Dhe ne heshtëm, ku të ankohesh!!! E tmerrshme! Ose, specialisti me mustaqe (bile edhe drejtor), shkon të falet kur plaka 80 vjeçare pret tri orë para dere, e tani duhet të pres derisa të falet “specialist” në kohën e paguar nga shteti….) Këto sekuenca janë personale të autorit për një kohë të shkurtër në pushime ). Kush do të jeton në vendin ku askush nuk jep llogari askujt! A ka perspektivë ai vend!! 

Shërbimet sekrete nuk flenë, as langonjtë e tyre. Ata mbjellin farën e urrejtjes ndaj vlerave të figurave madhore kombëtare. Dhe, nuk është e rastësishme as shembja e statujave dhe lapidarëve të heroit Idriz Seferi në Malet e Zeza, patriotit  Zejnullah Halili në Kokaj, shkrimtarit dhe heroit Shtjefën Gjeqovit në Zllakuqan, aty ku festohet 120 vjetori i shkollës shqipe…   Nuk është e rastësishme as njollosja e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto veprime ushqehen nga mosveprimi i ligjit në Kosovë ku asgjë nuk është e mbrojtur, as vet figurat që janë simbol i identitet tonë kombëtar në botë, as vet jeta jonë.  
“Anarkia ekziston atëherë kur nuk ka parlament, legjislativ apo ligje. Është më e keqe se sa tirania”(Nga: Leksikoni i analizave filozofike)  

Filed Under: Analiza Tagged With: Hazır mehmeti- Anarkia-Burka

MOS FOLNI SI NË DASËM, KUR RAMUSH HARADINAJ PO SHKON NË HAGË

July 20, 2019 by dgreca

Filed Under: Analiza Tagged With: Ramiz Lushaj- Ramush Haradinaj-Hage

A do ngrej PS-ja komision hetimor pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt?

July 20, 2019 by dgreca

A do ngrej PS-ja komision hetimor pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt?

NGA ILIR LEVONJA/

Sipas të gjitha gjasave, Ramush Haradinaj paska dhënë dorëheqjen për përfitim politik. Ky përfundim rezulton pas shumë gërmimeve që mediat pranë Edi Ramës i bëjnë këtij akti që shënon një standart të munguar në demokracisë tonë. 

Vet Edi Rama nuk ka se çfarë të thotë, megjithëse është një shkundje në pjesën e epërme të truallit të shqiptarëve, ai është tepër i zënë me fushatën kundër informalitetit. Jo rastësisht muret e fb të tij janë të mbushur me dyer lokalesh plot shirita të kryqëzuara. Ku ai trumbeton efiçencën e veprimit të organeve përkatëse. Para pak ditëve i kërcënoi hapur dhe publikisht taksambledhësit e tij. Sot lavdërohet me dyer lokalesh bash në pikun e turizmit, luftë imformalitetit etj.

Megjithëse 98% e botës shqiptare gumëzhin, jo vetëm për Ramushin, por edhe për standartin, ai lufton informalitetin. Në dukje sikur nuk i interesojnë zhvillimet në Kosovë. Megjithëse vendet e rajonit, mediat, kryeministrat përkatës janë shprehur me kohë publikisht. Keq apo mirë, kundër apo pro, u shprehën. Kurse kryeministri i Shqipërisë është shumë i zënë me informalitetin, me gjykatat për ca mandate votimesh që ngecin në çengelat e ligjit. Për ca mandate që nuk e di pse nuk i çertifikon po publikisht deri sa sipas tij mori një fitore plebishitare?  Nga ana janë një farë mballomash që në preteksin se kanë mendimin e tyre, thonë se Ramushi e bën për përfitim politik. Në fakt kuotat e Ramushit ka qënë lart me kohë që nga taksa 100% për mallrat serbe, qëndrimin kundër ndarjes territoriale a korrigjimit të kufijve etj. Dhe për më tepër është në detyrë dhe e ka mundësinë të t’i kapi të gjitha. Ka mundësinë t’i bëj presion gjykatave, presidentit, komisionit zgjedhor etj. Për më tepër që ka përvojë komandanti lufte dhe mund të rrahi gjoksin me dekorata, por nuk i bën. Dhe as nuk i çon nëpërmend. Dhe as nuk flet me përbuzje për kundërshtarin politik duke shpënë gjithë rëndësinë e ekzistencës së tij tek zgjedhja e sovranit. Kurse kryeministri ynë gërrvërret në fb me qytetarët që ndihen të alarmuar nga reprezaljet e gjobave në pikun e punës. Duke e kuptuar fare qartë që janë viktima të informalitetit të një shteti me arka të zbrazura nga partneriteti publik dhe korrupsioni. Kryeministri i Shqipërisë nuk ka se çfarë thotë për zhvillimet politike në Kosovë. I injoron ato për shkak të përplasje publike me Ramushin, pasi ky i fundit, nxorri në pazar bisedat e shefave në kabinetet e europës. Shkurt punë çiliminjsh kur thonë myzeqarët. Por ka angazhuar një tufë grafomanësh duke aluduar mbi përfitimin politik të Ramushit. Pra Ramushi dha dorëheqjen që të përfitojë politikisht. Kur është kështu përse nuk ia sugjerojnë edhe ”gjenisë” së informalitetit, km së tyre. Nëse ai nuk ka ftesë nga Haga, i thoni gjykatave shqiptare të shkruajnë ca fletë-thirrje gjyqi dhe ky të japi dorëheqjen. Pasi është i pastër, nuk frikë nga reforma në drejtësi. Kësisoj mund të përfitoj edhe politikisht ashtu si Ramushi. Pas kësaj logjike i bie të pyesim, a do ngrejë Ps-ja një komision hetimor për Ramushin? A do ankimoj Idajet Beqiri dorëheqjen e Ramushit në kolegjin zgjedhor? Po komisioni zgjedhor i Denar Bibës, a do e njohi dorëheqjen e Ramushit? Keni tagrin e plotë, shqiptarët ua kanë dhënë të drejtën të tallni menderen ndaj mos nguroni dhe bëjeni. Madje ngulni këmbë tek shefi, tregojini rrugën se si mund të bëhesh hero. Se u ka votuar sovrani. Por janë të gjitha broçkulla pasi e kanë mirë ata shumica e madhe e botës virtuale kur thonë atë që, kur Ramushi braktisi Zvicrën si emigrant dhe shkoi të çlironte Kosovën, shefi juaj gjurmonte plazhet nudo të europës. Madje Kosovën e kish në kokë si një nocion fshataresk, jo si pjesë e ashtit kombëtar. Dhe këto tipa a karktere nuk ndryshojnë pak, ndryshimi mes tyre nuk është i madh, por është humnerë.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja-Doreheqja e Haradinaj-Komisioni Hetimor PS

Haradinaj ia kthen mandatin Kryeministror qytetareve…

July 19, 2019 by dgreca


Haradinaj ia kthen mandatin Kryeministror qytetareve… … dhe top modeli Edi Rama /

Nga Ilir Levonja/

Ajo çka vlen për tu theksuar në rastin e Ramush Haradinajt, nuk është përballja me gjykatën e Hagës, pasi ai ka bërë një herë këtë dhe ka dalë i pastër. Kjo ka ndodhur në pranverën e vitit 2005, pas plot 100 ditë qeverisje. Atëherë ai dha dorëheqjen përpara presidentit të kohës Ibrahim Rugova dhe shkoi të gjykohej në Hagë për krime lufte ndaj popullsisë serbe dhe rome. Një përballje që zgjati diçka më shumë se 3 vjet deri sa në prill të 2008-ës ai u shpall nga kjo gjykatë si i pafajshëm. U kthye në Prishtinë me kokën lart dhe me meritë u prit si hero duke filluar gjithçka nga para. Kohët e fundit ka fituar pikë për komunikimin e hapur dhe taksën 100% mbi mallrat serbe. Por nga ana tjetër edhe për standartet që ka futur në demokracisë e shtetit më të ri të shqiptarëve atë të Kosovës. Eshtë kjo arsyeja që sot ajo pjesë progresiste e shqiptarëve si këtej dhe matanë kufirit i heqin me të drejtë kapelen. Në fakt Kosova ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në raport me Shqipërinë. Dhe nuk ka asnjë diskutim që rolin parësor e luajnë standartet. Ramushi ka qënë me të vërtetë një kryeministër partner me shoqërinë. Kryeministri shqiptar ka bërë të kundërtën, shoqërinë e ka tallur, përçmuar, përbuzuar, kurse partneritetin e ka konsoliduar me tre P-të. Ramushi ka qënë i sinqertë me shoqërinë duke i folur partnerit popull hapur edhe për ca takime ku dy a tre veta kërkonin të vulosnin deri rindarjet territoriale, megjithëse nuk e kishin këtë tagër. Kurse kryeministri shqiptar ka përbuzur duke e quajtur deri dallkauk që nxjerr në pazar biseda midis kokash shteti. Kryeministri Haradinaj megjithëse e ka kundërshtar politikë presidentin e Kosovës, i jep atij tagrin që pasi të konsultohet me partitë politike të vendosi për datën e zgjedhjeve të parakohëshme. Kurse kryeministri i Shqipërisë ka plot dy muaj që e ka kthyer presidentin e vendit në një mejhane ku nuk ka ngel kush pa ia bërë në kokë, pa u shfryrë, pa mallkuar megjithëse qe vet ai që ua bëri dhuratë si shenjtor krishtlindjesh. Dhe mbi të gjitha i është futur një rruge pa krye të shkarkimit të tij. Kryeministri Haradinaj jep dorëheqjen duke thënë se mandatin ia kthej popullit dhe se i takon sovranit të vendosë për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike. Kurse kryeministri i Shqipërisë nuk pranon të bëj zgjedhje, mban ca votime shpifarake, duke fërkuar duart që opozita ka dalë në rrugë. Ka marrë pushtet absolut duke futur vendin në një ngërç institucionesh aq sot akoma nuk është zbardhur rezultati i votimeve të 30 qershorit. Aq sa e quan krejt normale që fiton pushtet vetëm me votat e militantëve duke mos e vrarë fare ndërgjegja për pjesën e munguar të shoqërisë. Lufta institucionale mes gjykatave, kolegjeve ka çuar vendin në anarshi. Aq sa qytetarët kanë në majë të gjuhës vetëm një togëfjalësh, të gjithë janë njësoj, një soj lloji prej muti. Kjo është edhe fundi, apo tabani që ka domethënien më të zezë të të gjitha kohërave, atë të humbjes së besimit ndaj klasës politike në vend. Kryeministri i Haradinaj e ka fare të kollajtë të thotë, po shkoj të gjykohem në Hagë si qytetar i thjeshtë, jo si kryeministër pasi nuk dua të rëndoj shtetin e Kosovës. Dhe kur të kthehem do garoj në zgjedhjet e parakohëshme etj. Kurse ai i Shqipërisë e ka gati të pamundur ta çoj nëpër mend dorëheqjen, turfullon e shan lartë e poshtë, nxiton të përmbushi tenderimet, urdhëron të zbrazet natën teatri kombëtar dhe gajas ndjekësit e tij me barsoleta lartë e poshtë. Me të drejtë lind pyetja, përse në Shqipëri është kaq e vështirë të aplikohet dorëheqja? Shqiptar është edhe Haradinaj, nuk është amerikan. Përse në Shqipëri gërrëverren studiove se kush ka apo nuk ka të drejtë? Dhe pse askush nuk flet e aplikon dorëheqjen?

Ka një shpjegim, atë që kemi dështuar si shoqëri.

                                                                           19 korrik 2019

Filed Under: Politike Tagged With: Haradinaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT