• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2019

MALI I ZI, SHTET I NDARË DHE I PAKONSOLIDUAR

September 20, 2019 by dgreca

Filed Under: Politike Tagged With: Nail Draga-Mali i Zi- I pa Konsiliduar

DED GJO’ LULI U VRA TRADHTISHT

September 20, 2019 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/24 SHTATOR 1915 – Për mos me ua shtue gjakderdhjen e vllazënve të vet në këte situatë kausi ballkanik, Ded Gjo’ Luli mori rrugën nga Mazrreku dhe shkoi në Pukë. Kaloi lumin Drin dhe hyni në thellsi të maleve të egra të Mirditës jo, ma pak të lame me gjak për Liri. Atje për tre muej pat përpjekje me forcat e tradhëtarit Esad Pashë Toptani, i shpallun “besnik” i të gjithë shteteve shoveniste që na rrethonin dhe që kërkonin pjesë në Tokat Shqiptare. U pat shërbye të gjithëve pa dhimbje sa kje gjallë po, dhe i vdekun.

Dedë Gjo’ Luli nuk arrijti me i shpëtue kurthës së tradhëtarit, po u gjet i rrethuem në mes tyne bashkë me Nik Prelocin e djalin e vet Kolën tek qela e Oroshit. Porsa po afrohej në vendin e caktuem, aty u gjet në mes të shumë ushtarëve serbë, që porsa i pa, Deda kuptoi gjithshka, dhe tha: “Sot kemi mbarue!” Ishte data 24 Shtator 1915. U koll; pështyu për tokë dhe trimnisht iu afrue komandantit serb, i cili kërkoi nga Deda që me i tregue drejtimin e shokëve të vet. Deda iu përgjegj se nuk kishte me i tregue kurrë Ata. Ushtarët serb e ndanë Deden nga Nika dhe i biri, të cilët ua dorzuen ushtarëve esadistë, ndërsa Dedën, e lidhën dhe u nisën nga Mali i Shejtë i Oroshit, ku e mbytën tue e therë me bajoneta derisa i doli Shpirti. Trupin e mbuluen me gjeth dhe e lanë mbi dhe. Disa barijë mirditas e patën gjetë rastësisht dhe mbas gati pesë javësh, prifti i fshatit, mbasi e mori vesht vendin nga barijtë, e pat marrë natën me datë 8 Tetor 1915 dhe e pat vorrosë tek Kisha e Oroshit, pa i tregue askujt për këte. Aty asht mbajtë deri në vitin 1917. Atë vit Delegati Apostolik i Vatkanit në Shqipni, Imz. Ernesto Cozzi, që ishte edhe Feldkural i ushtrisë Austro – Hungareze, dhe Mik zemre i Dedë Gjo’ Lulit e shpesh bashkëpunëtor i Tij, bani hetime; madje Ai vet u interesue me ia stolisë vorrin me rrasa të latueme guri. Ai u ba edhe ndërmjetës me gjetë edhe trupin e Djalit të madh të Dedës, Kolën për të cilin ishte interesue me kohë e shoqja. Eshtnat e Tij i treguen Shqiptarëve e Shqipnisë mbarë, se: “Për Ty vdiqa, Për Lirinë tande! Nuk kam dashtë tjetër!”

IDEALIN  AI  E  LA  TË  SHKRUEM  ME  GJAK !

Shkodër, me 29 Maji 1924.

Etnit Françeskan të Shkodrës, mbas sa përpjekjesh, mujtën me sigurue  e me organizue ceremoninë e Tyne madhshtore të sjelljes në Shkoder të Eshtnave të Dedë Gjo’ Lulit dhe të Djalit të Tij, në Kishën Françeskane të Gjuhadolit. Ishte një popull i pafarë tek Kisha ku do të zhvillohej ceremonia mortore. Ishte i pranishëm edhe Delegati Apostolik, Shkëlqësia e Tij, Imzot Ernesto Cozzi, i cili, në mes të ma tepër se 3000 qytetarëve shkodranë, e përcolli Dedë Gjo’ Lulin deri tek banesa e Tij e fundit ndër vorre të Rrëmajit. Morën pjesë edhe të gjitha autoritetet shtetnore të Shkodrës. Në oren 8.00 të mëngjesit, Provinçiali i Françeskanëve të Shqipnisë At Pal Dodaj, filloi Meshën e organizueme për Fatosin e Maleve. Një orkestër e zgjedhun për këte rasë, me tingujt e saj të përmortshëm, e bani edhe ma të madhnueshme atë  ceremoni mortore.

Mbas Meshet zani i përmallshem dhe i fortë ku ishte ma i zgjedhuni mu në atë fidanishtë dijetarësh të pashoq, e që ligjëroi me solemnitet për jeten e Dedë Gjo’ Lulit, ishte i Madhi At Anton Harapi. Ndër tjera fraza Ai tha: “Sikuse Athena e Roma mbi gjak e eshtna të Fatosave ngrehën ndërtesën e Lirisë, ashtu për të mëkamun të Shqipnisë u lyp që gjaku i  kreshnikëvet të sterpikëte krepat e Maleve tona!… Mbas 400 vjetësh me çeten e vet lufton për të parën herë nën Flamurin e Shqipnisë, për Liri kombëtare…

Ai kje tri herë Fatos, se i fali Atdheut dy djelmët dhe veten, tue u ba sheji i salvimit të xhonturqëve, të sllavëve e esadistëve … Ai së dyti provoi se, bashkë me Atdhetarinë në gjoksin e Tij vloi edhe zelli për Fe… Në Te vërtetohet fjala e popullit se ndihma e Zotit e pushka e Hotit e shpejtoi Lirinë Kombëtare…”

Në fund oratori At Harapi iu drejtue gjithë shqiptarëve të të gjitha viseve, që emni i Fatosit të përjetësohet me një Monument. Banda e Bashkisë së qytetit vazhdoi me jonet e përmallëshme me vajtue pranë trupit të Heroit t’ Atdheut.

Arka me Eshtnat e Fatosit të Traboinit doli nga Kisha Françeskane e mbulueme me Flamurin Kombëtar. Populli e mori në dorë në shenjë nderimi deri në vorrezat e Rrëmajit. Procesionit i prini Banda e Gjimnazit të Fretënve e veshun kuq e zi, mbas të cilëve ishin përfaqsuesit e shoqnive të tjera të ndryshme të qytetit, përfaqsuesit shtetnorë dhe mbarë Shkodra.., që të rreshtuem në heshtje u sollën dhe shkuen në drejtim të Kishës Kathedrale. Ndigjohej vetem muzika që bashkohej me jonet e kumbonëve të Kishave tjera të qytetit që edhe ato në shenjë zije rrahnin në njëanë…

Mbas salikimit në Kishen Kathedrale procesioni u drejtue për në banesen e fundit në Rrëmaji. I madh e i vogël po përcillnin Tre Burra të një shtëpisë njëheri.., prandej dhe lotët nuk mungonin mbas Arkës.., e cila ndiqej nga Banda e Gjimnazit të Fretenve.

Në Vorreza ajo ekzekutoi me madhshti Hymnin tonë Kombëtar.

Mori fjalën edhe kushrini i Dedë Gjo’ Lulit, Gjok Luli, i cili tha: “Po të falem nderës me gjithë zemer moj Shkodër, për ket punë që ke ba, po ma teper po u falen nderës gurt’ e Hotit. Tue mos ditë me kuvendë ma gjatë, po ju tham se nuk e kemi besue se i dini ju këto punë. Edhe unë po gëzohem me ju. 500 shtëpi që ka Hoti janë fikë e dalë në rrugë të madhe e, kaq jemi ba porsi ajo grueja e pakunorë, porsi ajo qyqja e zezë… Kushtrim… Zot!… Kushtrim, Shqipni për 500 shtëpi Hot që jemi shkrepë rrugëve tue vdekë urije e, kemi derdhë gjakun me ba Shqipni!.. E, pasha Këta Eshtna që kemi para se edhe sa mashkuj që të kenë këto 500 shtëpi, kanë me vdekë për Shqipni!”… Tue mos mujtë ma me vazhdue hjekë kësulen prej kreje dhe e lëshon në tokë… në shenjë Betimi e Bese… Populli u zhgreh në vajë.., dhe njeni mbas tjetrit i shternguen dorën Burrave e Grave të Hotit për krye shndosh, të cilët të gjithë bashkë i bashkonte një gjak…Një Flamur! Shkodra, edhe pse e lanun mbas dore,…ka dijtë dhe di edhe sot, se kujt me i thanë Fatos, Shpëtimtar i Atdheut dhe me këndue: “Njaj asht Fatos që tue luftue mbaron”…

(Pjesë nga libri i autorit FR per “Ded Gjo’ Lulin” 2011.)

            Melbourne, Shtator 2019.

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz Radovani-Dede Gjo Luli-u vra me tradhti

Dufi i “nacionalizmit” primitiv dhe vulgar shqiptar

September 20, 2019 by dgreca

Opinion nga Klajd Kapinova/ Nju Jork/

Bekim Femiu (1936-2010), aktori i famshem shqiptar (mbreme ishte ne kanalin televiz HBO, ku shfaq filmi klasik Black Sunday, ku ai luante rolin e nje terroristi islamik nga Libani… qe ishte nder organizatoret e akteve terroriste dhe u vra ne Miami (Florida), nje dite para ndeshjes se Super Bowl futbollit amerikan…).

Bekimi, gjithe jeten artistike e kaloi ne Serbi i nderuar dhe respektuar nga te gjithe populli serb. U be i famshem ne Hollywood, jo se ai ishte shqiptar, por pse ishte shtetas serb i ish Jugosllavise. Doni apo nuk doni ju, kjo eshte e verteta.

Ai vdiq e u varros atje. Asnje serb nuk e ka percudnuar varrin e tij. Ne Kosove, me qindra shqiptare kane pasur teseren e partise komuniste jugosllave, kane qene martuar me serb, kane pasur poste ne pushtetin qendror dhe lokal, kane qene gardiane burgjesh, etj., kane perfituar shume gjate asaj kohe nga pushteti ne fuqi, dhe kur kane vdekur jane varros ne Serbi apo Kosove dhe askush nuk u ka trazuar varrin e tyre.

Fadil Hoxha, ka qene kryetar ose president i pare i Kosoves, qe i ka sherbyer UDB dhe Serbise. Ai dhe diktatori Enver Hoxha sot kane bustet ne Ferizaj te Kosoves dhe te gjithe jane te lumtur atje. Vendosja e bustit te diktatorit komunist Enver Hoxha eshte nje fyerje e rende per Nenen Shqiperi sikurse e quajne me te drejte dardanet shtetin ame.

Ky absurditet i vellezerve tane ne Dardani, eshte i njejte sikur ebrejt qe jane masakruar nga nazistet gjermane dhe Hitleri ti ngrene permendore apo ndertojne kisha ne kryqytetin e shtetit ebrejt ne Jeruzalem dhe te krenohen me vrasjet e tyre.

Diktatori Enver Hoxha vrau, burgosi, internoi, pushkatoi me gjyq farse e pa gjyq shqiptare per 50 vjet. Ai u humbi varret shume shqiptareve patriote te ndershem dhe intelektualeve te shquar, duke filluar nga Shkodra dhe deri ne Korce…

Ne varrin e tij cdo vit shkojne komunistet dhe socialistet me ne krye turqeliun erdoganist Edi Rames, per ta perkujtuar atin shpirteror komunist te babait te tij biologjik cdo 16 tetor…

Serisht te kthehemi tek aktori i famshem. Bekimi u shkollua me sukses ne Fakultetin e Drames ne Beograd ne vitin 1960. Kjo i dha atij licensen per te luajtur filma nderkombetare kyesisht ne Hollywood e gjetke.

Ai ishte i lumtur per kete gje. (Bekim Fehmiu appeared in 41 films between 1953 and 1998). Ne historine e kinematografise dhe dramaturgjise boterore dy jane aktoret me te famshem shqiptare: Aleksander Moisiu dhe Fekim Femiu. Aktori nderkombetare shume i kulturuar Fehmiu si polyglot fliste shqip, serbisht, frengjisht, spanjisht, italisht dhe anglisht. te rikthehemi ne ditet tona. Me gjeni nje aktor(e) apo qytetar tjeter nga Kosova qe ka zoteruar apo flet rrjedhshem keto gjuhe te huaja ne fjale. 

Perse nuk pranohet fakti historik se futbollisti i famshem nderkombetar Fadil Vokrri (1960-2018), qe gjithe jeten luajti futboll ne Serbi, u be i famshem nga ish Jugosllavia qe drejtohej nga Josif Broz Tito etj., dhe jo nga Kosova. Te gjithe jane krenar per kete gje. Ai nuk foli asnjehere per Kosoven dhe te drejtat e popullit te tij te vendlindjes dhe askush ne media nuk e thote kete gje! Dhe pse!? Sepse ai ishte futbollist dhe per te me e rendesishme ishte sporti popullor i futbollit, fama e tij nderkombetare, se sa politika e dites. Vokrri i mbylli syte ne Kosove, ne vitin 2018 si President i Federates se Futbollit te Kosoves apo jo!?

….nga historia mesojme, se ne Kosove me qindra shqiptare kane pasur teseren e partise komuniste jugosllave, kane qene martuar me serb, jane varros ne Serbi dhe Kosove dhe askush nuk u ka trazuar varrin e tyre.Le te flasim per personat publik, qe i kane sherbyer Serbise. Fadil Hoxha, ka qene presidentin i pare i Kosoves, qe i ka sherbyer UDB dhe Serbise dhe ai ka bustin ne Ferizaj dhe askush nuk e kritijkon ate.

Me qindra nacionaliste shqiptare jane vrare me urdher te Fadil Hoxhes. Ne Kosove nga viti 1944-1950 ka pasur mbi 45 ceta nacionaliste te kryesuar nga Shaban Polluzha, prof. Ymer Berisha, Uke Sadiku, Ndue Perlleshi, shkodranja Marie Shllaku (vetem 20 vjece kur u pushkatua nga serbet) etj., etj., qe jane vrare ne kohen e Fadil Hoxhes.Keto foto qe pash sot ne Facebook nuk jane gje tjeter vecse primitivizem vulgar. Me gjuhen e urretjes dhe veprime nacionaliste vulgare te rendeve primitive me shigjeta, karbon, ngjyra, fjale vulgare nuk ndertohet tolerance apo paqja, por vetem shkaterrohet qetesia e popujve te lenduar nga luftrat pakuptim.

Ky eshte primitivizem. Ne Serbi ka me qindra varre te shqiptareve atje dhe askush nuk i ka percudnuar. Po varri i sulltan Muratit I ne Obeliq te Prishtines askush nuk e ka zhgarravitur apo percudnuar deri tani tesh 700 vjet.

Roberia turke ka cenuar rende zhvillimin natyror te popullit shqiptar: ia ka keputur lidhjet, qe deri atehere ka vene me Europen; ia ka nderruar drejtimin, qe deri atehere ka pervijuar; ia crregulluar ritmin jetesor, qe kishte krijuar.

Duke e shkeputur prej Europes, pothujase ne te gjitha pikpamjet, roberia turke do te vonoj zhvillimin e popullit shqiptar, mandej ne te gjitha fushat: materiale, shpirterore, ekonomike, kulturore, qyteruese, urbane…

Pse perdoren dy standarte. Po ekspeditat e njepashnjeshme me 300.000 usgtare barbare te kryesuar nga komandante vrastare dhe jenicere me origjine ose shqiptare te mirefillte te Perandorise Osmane qe sulmuan dhe shkaterruan ne themel trojet e Arberise, a nuk ishin pushtuese dhe Genocide me object te mirefillte asimilimi etnik dhe fetare!?

Pse hiqemi si naiv!? Ne asnje vend tjeter te botes qe ishte nen sundimin otoman nuk ka varre te sulltaneve sikurse ne trojet e Arberise!?

Ne nderojme dhe respektojme me shume se asnje popull tjeter i botes pushtuesit barbar otomane. Keshtu ne kryeqytetin dardan ne Prishtine, eshte varri madheshtor dhe tyrbja (xhamia) kushtuar vrastarit otoman sulltan Muratit I.Po gjithashtu ne Prishtine gjendet edhe xhamia e madhe kushtuar sulltanit te perbindshem Fatih (qe shqip do te thote Pushtuesi), ku kleri i larte islam dhe komuniteti musliman kosovare falet 5 here ne dite ne xhamine e madhe ndertuar nga otomanet e cila per cudi te te gjitheve sot eshte kthyer monument kulture te rendesises e vecante, qe mbrohet dhe mirembahet nga taksapaguesit viktima shqiptare!?

Pse dy standarte serisht!? Ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni dhe Cameri te gjithe xhamite i dedikohen me dashuri dhe respekt te thelle ekzekutoreve tane, si: sulltaneve, jenicereve, vezirave, pashave, komandanteve otomane pushtues etj., dhe per cudi te historise sone plot pikepyetje dhe supriza per boten asnje veper kulti fetare islam nuk i perkushtohet nje hoxhe shqiptar.

Pse serisht perdoren dy standarte!? Ne Tirane eshte ndertuar ne menyre madheshtore monumenti i komandantit otoman Sulejmanit, I paraprire nga propaganda neo-otomane e professor doktoreve te kohes se rregjimit komunisto otoman, te cilet ne kor ata bertasin me histerizem se gjoja thuhet se ai ishte themelues i kryeqytetit dhe askush nuk e ka zhgarravitur ate deri tani!!!Mos te harrojme se ne Tirane ndodhen gjurmet e fresketa te themeleve te hershme te arkitektures antike iliro romake, para se komandanti turk te pushtonte Tironen e kuqe te Dulles…

Ne qytetin e lashte 3500 vjecar te Shkoderloces, fatkeqsisht eshte ngritur memoriali i stermadh i turpit te radhes, kushtuar komandantit otoman Riza Pashes, ndersa po ne kete qytet nuk ka asnje monument apo permendore ne perkujtim te mbreterve, mbretereshave apo princerve etj., te periudhes ilire, ku qyteti kishte arritur kulmin e lulezimit te tij ne nje nivel kulture dhe civilizimi bashkohore me kulturen romake dhe helene… Ne Shkoder ka rruge me emrin e kronistit turk dhe askush se ka zhgarravitur apo hequr ate nga muri!!!

Ne kodrat e liqenit Artificial ne Tirane me 15 korrik 2019, eshte ngritur monumenti i turpit e marres, qe perkujton 365 otomane fetare te vrare nga lufta fetare civile mes vetes turqve, per dominim fetare e politike ne Turqi. Keto emra me hiroglife otomane skane asnje lidhje me popullin shqiptare. Me I habitshem eshte fakti, se ne Turqine shumemilioneshe nuk ka ne asnje permendore te tille sikurse ne Tirane. Sot femijet tane bejne pyetjen e natyrshme para prinderve te tyre: A eshte sot Shqiperia koloni otomane apo shtojce e Turqise neo-otomane te diktatorit radikal islamik Erdogan!?

Keshtu Tirana eshte kthyer ne varreze internationale dhe nuk ka protesta te perditshme per kete gje, mbasi ne Shqiperi turqit kane arr itur me sukses te bejne shperlarjen e trurit dhe kujteses historike te atyre qe vegjentojne apo thone se jane shqiptare.

Erdogan, qe mban ne dore flamurin e gjelbert te islamit politik, ne maj te vitit 2015 erdhi ne kalane e Prezes ne Tirane (Shqiperi) te papushtuar dikur nga otomanet e sulltaneve mizore, dhe tha hapur se: “Kosova Muslimane dhe Shqiperia Jane Turqi”!!!

Per cudi “nacionalistet” e ashtequjtur shqiptare nuk e kundershtuan kete deklarate shovisniste dhe turkomadhe. Sa here qe serbet e thone kete fjali, shqiptaret me banim ne Dardani dhe Shqiperi me histerizem kercejne si gjeli siper plehur… Nga ana e tjeter edhe media heshti, sepse eshte bere pjese e lojes ri-kolonizuese komuniste otomane te Edi Rames.

Erdogani, ne prani te turqelive Thaqit dhe Rames tha serisht hapur dhe pa frike, ne Prishtine se: ”Kosova eshte Turqi”!!!.

Si gjithnje askush nuk e kundershtoi deri tani!? I vetmi person public me reputacion nderkombetar, qe foli hapur kunder Turiqise se Madhe ishte shkrimtari Ismail Kadare.

Ai tha se: “Te thuash se Kosova eshte Turqi, eshte nje fyerje kombetare per shqiptaret!”

Por edhe ky heshti mbas tullumbaces ne ajer, sepse nuk do qe ti bie ndesh politikes se mbrapshte te Edi Rames, mbasi vajza e Kadarese eshte Ambasadore e Shqiperise ne OKB, qe si komuniste shpesh voton kunder SHBA dhe Izraelit…

Ne kalane e Lezhes Edi Rama dhe Ministria e Kultures se Erdoganit me qender ne Kryeministri prof. Mirela Kumbaro vendosen te provokojne shqiptaretm duke vendosur pllaken e kriminelit sulltanit Sulejmanit ne hyrje te kalase jo shume metra larg varrit historic te Heroit Kombetar Gjergj Gjon Kastriotit.

Vetem guximi dhe trimeria e te rinjte lezhjane, bene qe ajo pllake te shkoj per lesh si qeni ne rrush, duke u bere pjese e plehrave inerte, qe hidhen ne ujerat e Detit Adriatik…

Ne shume qytete te Shqiperise, otomanologet kuislinge shqiptare, si “mrekulli”, kane ”zbukuar” me urdher te peshkut varreza otomane dhe askush nuk i ka percudnuar.

Kulmi i poshtersise alla turke eshte se ne ditet tona T.I.K.A. e Erdoganit arriti t’I kthej varrezat shqiptare te Dibres ne varreza otomane, se gjoja aty ishin vrare ushtaret otomane!!! Askush nuk kundershtoi. A eshte rastesi kjo!?

Ne te ashtequajtrin Pashe Alimanin bregdetar te Vlores, eshte ngritur nje legjende farse se aty ndodhet historia e “lashte” e varrit pa eshtra te sulltanit otoman. Kjo perralle otomane, eshte pranuar si fakt historik nga Akademia Turke e Shkencave te Shqiperise ne Tirane, dhe serisht askush nuk e ka percudnuar apo zhgarravitur sikurse po behet me varrezat e shtetasve te tjere te huaj.

A do te ishte me mire qe qeverite e shteteve qe kufizohen me Shqiperine apo Dardanine, te fillojne bisedimet direkte, per rikthimin e eshtrave te ushtareve te huaj ne vendet e tyre te origjines, duke liruar tokat tona nga pushtuesit.

Ne Turqi ka me mijera shqiptare pa varre, qe kane dhane jeten per xhihad (lufte fetare) islame ne vendet, qe Perandoria Islame Otomane pushtonte dhe me e njohura apo klasikja eshte lufta e Canakkalase, ku lane kockat e tyre trushperlaret turqeli gjoja shqiptare per interesat otomane dge fetare, ku sipas burimeve historike jane vrare apo kane shkuar si qeni ne rrush mbi 25.000 kosovare…

Filed Under: Analiza Tagged With: Klajd Kapinova- Nacionalizmi-Vulgar shqiptar

DOSIER- 1967- Për Enriko Veizin dhe talentin e tij

September 20, 2019 by dgreca

  • …Një hije mortore kishte rënë mbi qytet. Te dera  kryesore, midis shpatullave  te njerëzve, vura re në podium të arrestuarit, të shpërfytyruar, me pranga në duar. Kur përfaqësuesi i (ç)drejtësisë filloi të shqiptonte emrat, britma e një të porosituri trushplarë, “në litar’’, u shoqërua nga dhjetëra të tjera. Nuk dëgjohej gjë tjetër veç një turmë që thërriste: “Në litar, në litar…”. M’u duk sikur do të shpërthente salla. Rrëqethëse…/

Shkruan: Gëzim Llojdia/
1.
Artist si :Enriko Veizi lindën në kohë, por jetuan në vite të vështira . ”Brezi i humbur”,po shuhet dalëngadalë.Inxhinieri dhe karikaturisti Enriko Veizi i mbylli hesapet më këtë botën tonë mizore dhe  me jetën tokësore.Në parajsë ka të tjerë  ligje, shpirti atje i endur përballë dilemës , të rikthehett në trupa të tjerë,  mirëpo çfarë ka atje ,në tokën,vendin e tij ,diktaturë apo liri?
2.
Prof. Dr. Hazbi Shehu shkruan: Enriku gjendjen e tij shpirtërore e shprehte ne art. Ai ishte i sinqerte dhe i ndershëm. Bukuria me e madhe qëndronte ne thjeshtesine e tij. Ai nuk fliste kurrë per veten. Regjimi “simpatik” komunist e dogji Enrikun jo vetëm si trup, por dhe si shpirt. Nga shtypja lind veç turpi dhe shkatërrimi. Nuk djeg flaka aq shume kur ne kashte bie zjarr; se sa djeg ahu i njeriut qe ja bën jetën varr. Me mire me pranga dhe me miq se sa ne kopshte me lule dhe me armiq. “Njerëzve foli embel dhe jo me thumb”, thoshte Enriku, “dhe ate qe do paqen mos e prit me plumb. Ruaju nga gjembat, mblidh lule, se ato janë te pastra dhe nuk kane djallëzi, por vetëm dashuri.” Kur e burgosen ai nuk kundërshtoi, as nuk pyeti, vetëm zgjati duart dhe ata i vunë prangat.I dashur Enrik, ty të burgosen se karikaturat e tua përhapnin dashuri midis njerëzve. Ato ishin te gatuara me shpirt, me tru, me zemër dhe shprehnin jetën e popullit, punën dhe vuajtjet e tij. Njerëzit duke i analizuar qeshnin, kënaqeshin dhe shpreheshin “është i talentuar ky djalë”. Nuk mund te duronte Enver Hoxha dy rryma, dy burime. Populli duhet te studjonte vetem udhëzimet e partisë dhe veprat e tij dhe si rrjedhoje autori i këtyre karikaturave duhej eliminuar. Enriku punonte ne Institutin Gjeologjik te Naftës ne projektimet e puseve te naftës. Keshtu shkaku per ta dënuar ishte i qarte dhe i besueshëm. Ata donin te burgosnin shpirtin e Enrikut, mendimet e tij dhe jo trupin. Po a burgosen mendimet?! Karikaturat ishin shperdare ne te gjithë Shqipërinë. ….
3.
6 gusht 1967 .gazeta; letrare artistike :”Drita’ ,një gazetë e lidhjes së shkrimtare dhe artistëve shkrimtarë sjell shkrimin e parë q ëflet për talentin dhe shpërthimin e një artisti  si Enriko Veizi.Shkrimi shoqëruar më fotografi është shkruar nga karikaturisti i mirënjohur, Zef Bumci.Sot në fushën e karikaturësmilitojnë me dhjetëra karikaturistë të cilët me krijimet e tyre japin njëkontribut te çmueshme në zhvillimin e këtij arti aq të dashur për masat tona punonjëse,thotë Z.Bumci. Më tej ai thotë:Një ndër të rinjtë, që i është kushtuar me pasion këtij arti, këto vitet e fundit, është edhe inxhinieri gjeo-fizik që punon në Patos, Eriko Veizi. Në kuadrin e 25 vjetorit të ditës së shtypit  tonë popullor, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, hapi në sallën e klubit të saj një ekspozite me karikatura të tij.
4.
Zef Bumci  duke vlerësuar artin e tij  në fushën e veçantë të karikaturës.
   përveç klisheve të zakonshme për artin e kohës ,thotë:” Në punimet e Eriko Veizit të bie menjëherë në sv thjeshtësia, qartësia dhe mbi të gjitha përmbajtja e shëndoshe ideo-politike.Ai punon midis punëtorëve naftëtarë, njeh mire shpirtin
  revolucionar të popullit dhe duke zbatuar vijën e partisë në art, ka vënë 
në shënjestër bartësit e mbeturinave, zakoneve prapanike, ka stigmatizuar të metat dhe fenomenet negative që dëmtojnë shoqërinë tonë socialiste, ka goditur 
esatirizuar armiqtë tanë të çdo kallëpi.Në interpretimin e ngjarjeve ndërkombëtare, ai me mprehtësi
   godet drejt në shenjë
  në 
mënyrë« marksiste-leniniste« 
ashtu sic 
na mëson 
Partia. Nga pikëpamja artistike, karika
turisti Enriko Veizi  , që nga koha « fillimit 
të tii e 
deri më sot, duke botuar punimet 
nërevistën 
Hosteni, në gazeta dhe 
revista të tjera, ka bere  mjaft përparime. Kjo të 
jep të  kuptosh, se
  përveç pasionit, ai
   ka edhe vullnetin për studim. 
Këtu do të ishte me vend t’i vinim në dukje, që
  të
  largohej nga ndonjë  formë gjoja  e veçantë  që është 
përdorur në artin e karikaturës më parë, siç  është 
 p.sh. paraqitja e 
duarve të njerëzve 
me tre gishtërinj 
e ndonjë  formë tjetër, në mënyrë që 
 vërtet të   përcaktoj definitivi
sht stilin e tij krejt origjinal, tërheqës 
dhe elegant.Ekspozita ka shumë 
punime të mira. Qoftë  për sa i përket problemeve shoqërore, sic janë 
 p.sh  një  karikaturë për dembelin kur ha e kur punon apo 
dv karikatura për autokritikën 
etj, qoftë a
to me probleme ndërkombetare si p.sh. një karikaturë e Xhonsonit në kafaz me bishat, e tjera,përfundo artikulli i të mirënjohurit në këtë fushë, Zef Bumci për një talent që po lindte në këtë fushë.
6.
 Piktori, Qemal Agaj te gazeta :”Albanian free press” në intervistën dhënë A.Aliut thotë:Ishin vitet 1976-1977, ku pas valës së arrestimeve dhe burgosjeve, në industrinë e naftës, nisi spastrimi nga “armiqtë” dhe“sabotatorët”. Ishte koha kur partia “fabrikonte grupe armiqësore”. Mua, si me biografi të keqe, më njoftuan se duhej të largohesha nga Patosi. Pa dyshim nuk e prita mirë; ku të shkoja, pa punë, pa shtëpi, ndërkohë kisha familje dhe djalin tre vjeç, pa harruar këtu  mbiemrin tim, që në Vlorë tingëllonte si kambanë alarmi. Por kur mendoja  se mjaft drejtues dhe inxhinierë të njohur, si Lipe Nashi, Koço Plaku, Beqir Aliaj, Niko Koçobashi, Petraq Xhaçka dhe njeriu që aq shumë admiroja, Enriko Veizi, u arrestuan dhe u burgosën, ishte e turpshme të ligështohesha. Nuk mund të harroj çastin, kur për të diskretituar këta “sabotatorë”, i sollën me pranga në sallën kryesore të këtij pallati me më se 600 vende. Njoftimi ishte bërë disa ditë më parë. Një hije mortore kishte rënë mbi qytet. Te dera  kryesore, midis shpatullave  te njerëzve, vura re në podium të arrestuarit, të shpërfytyruar, me pranga në duar. Kur përfaqësuesi i (ç)drejtësisë filloi të shqiptonte emrat, britma e një të porosituri trushplarë, “në litar’’, u shoqërua nga dhjetëra të tjera. Nuk dëgjohej gjë tjetër veç një turmë që thërriste: “Në litar, në litar…”. M’u duk sikur do të shpërthente salla. Rrëqethëse…

Filed Under: Politike Tagged With: Gezim Llojdia-Enriko Veizi-Talenti i tij

INSTINKT

September 20, 2019 by dgreca

…instinkt/
Nga Astrit Lulushi/

E vërteta ka shije të hidhur të fshehur, dhe është shpesh e paarritshme. Sepse sa me shumë e kërkon, aq më shumë përpiqen ta mohojnē, sa më shumë i afrohesh, aq më të largët e bëjnë të duket.
E vërteta…, udha në kërkim të saj i ngjan përrallës së maces që përpiqet të kapë miun. Është mos-interesimi në dukje, që e bën të vërtetën të zbulueshme. Procesi drejt së vërtetës i ngjan edhe punës së mendjes, ku disa imazhe, fjalë e fakte mbesin, pa u përpjekur t’i ruajmë. Mbi këto, më pas, bazohet mënyra e sjelljes sonë, në fakt i gjithë përparimi ynë.
Puna e mendjes fillon me një instinkt, pastaj një mendim, pastaj një njohje, njësoj si bima, që fillon me një farë, rrënjë, sythe dhe fruta.
Njeriu duhet t’i besojë Instinktit edhe nëse duket se i mungon arsyeja, është e kotë ta nxitosh, sepse në fund, do të takohet me të vërtetën; ashtu si fara sjell fruta, kështu edhe njeriu do të arrijë të kuptojë arsyen pse.

Filed Under: Analiza Tagged With: AAstrit Lulushi-Instinkti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 28
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT