• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2019

Kosova një muaj pas zgjedhjeve, pritet rezultati përfundimtar

November 6, 2019 by dgreca

Në rezultatin preliminar dy partitë opozitare fituese e që po zhvillojnë bisedime drejt koalicionit për Qeverinë e re të Kosovës kanë rezultat të afërt me barazimin – Lëvizja Vetëvendosje 25,49% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës  24,82% të votave/

PRISHTINË, 6 Nëntor 2019-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ Në Kosovë një muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të së dielës së 6 Tetorit 2019 ende pritet shpallja e rezultateve përfundimtare, ndërsa mbrëmjen e djeshme janë numëruar edhe votat e fundit që kanë mbërri me vonesë poste nga diaspora.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me njoftimin se,  “rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta”.

Në rezultatin preliminar dy partitë opozitare fituese e që po zhvillojnë bisedime drejt koalicionit për Qeverinë e re të Kosovës kanë rezultat të afërt me barazimin – Lëvizja Vetëvendosje 25,49% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës  24,82% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës, më e madhja e koalicionit të Qeverisë së dorëhequr, ka dalë e treta me rezultatet e zgjedhjeve me 21,24%.

Koalicioni i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila udhëheqte me Qeverinë,  ka 11,57% të votave.

 Ndërsa, koalicioni i Nismës Socialdemokrate bashkë me Aleancën Kosova e Re, të dyja pjesë e Qeverisë së dorëhequr,  me 4,96% të votave për pak nuk e kalojnë pragun prej 5% për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës./b.j/
Attachments area

Filed Under: Politike Tagged With: Vetevendosja- LDK- Bisedimet paszgjedhore-Behlul Jashari

DEMOKRATJA SHQIPTARO-AMERIKANE BUTA BIBERAJ IA DOLI!

November 6, 2019 by dgreca

                            NGA FRANK SHKRELI/

Është zyrtare! Buta Biberaj – mos qofsha gabim, e para shqiptaro-amerikane, kandidate e njërës prej partive më të mëdha në Amerikë, është zgjedhur dje kryeprokurore në qarkun Loudon (County) të shtetit Virginia, jo larg Washingtonit.  Siç kam shkruar javën që shkoi rreth kandidaturës dhe fushatës së saj për këtë post me rëndësi, zgjedhjet u mbajtën dje, të martën me 5 Nëntor, në Virxhinia dhe anë e mbanë Shteteve të Bashkuara.

Rezultati zyrtar i fitores së Buta Biberajt karshi kundërshtares së saj, kandidates së Partisë Republikane, M, Nicole Wittman, është sim ë poshtë:

Kandidatja e Partisë Demokrate për Kryeprokurore, Buta Biberaj mundi kandidaten e Partisë Republikane Nicole Witman e cila kishte një përvojë 26-vjeçare – duke siguruar 53,684 vota ose (49,5% të votave të hedhura) në krahasim me kandidaten kundërshtare Witman, e cila mori 51, 476 ose (47.5%) të votave në qarkun Loudon, bazuar në numërimin e 99 përqind të votave të hedhura.  Gazeta Washington Post citon Buta Biberajn se fitorja e saj dërgon një mesazh të fortë se, “komuniteti kërkon një sistem drejtësie, ndryshe”.

Ajo iu drejtua mbështetësve të saj pas fitores duke thënë: Falënderoj të gjithë ata që votuan dhe jam mirënjohëse për besimin që treguat ndaj meje”.

Për Buta Biberajn, e cila jeton në zonën Dulles të qarkut Loudon, afër Washingtonit, kjo ishte hera e parë që ka kandiduar dhe të ketë bërë fushatë për një zyrë publike, siç është posti i Kryeprokurit.  Ajo është partnere në firmën avokatore Biberaj, Snow &Sinclair.  Buta ka të drejtë të argumentojë çështjet ligjore para Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, si dhe në gjykatat e apelit në shtetet Virginia, Mariland dhe Nju Jork.  Buta Biberaj është diplomuar në Universitetin Xhorxh Mason dhe dipomën e doktoraturës juridike e ka marrë nga “Antonin Scalia School of Law”.

Në njoftimin e saj se pse kishte kërkuar të bëhej kandidatja e Partisë Demokrate për Kryeprokurore, e ka origjinën në nga vendimin e herëshëm për tu bërë avokate, me qëllim për të, “Ndryshuar botën për më mirë”.  Votuesit që e mbështetën atë dje, vlerësuan përvojën që Buta ka në fushën e drejtësisë, pasi ajo ka kryesuar qindra raste kriminale dhe civile.

Një prej reagimeve të para ndaj fitores së Buta Biberajt, erdhi nga Suzanna Shkreli, ish-kandidate e Partisë Demokrate për në Kongresin Amerikan, nga shteti Miçigan.  Në portalin e saj, Suzanna Shkreli e cilëson fitoren e Buta Biberajn, si një “Moment Historik” për komunitetin tonë shqiptaro-amerikan.  “Një urim shumë të MADH Buta Biberajt dhe mbarë familjes Biberaj.”

Suzanna Shkreli, është një tjetër shqiptaro-amerikane — edhe ajo me profesion avokate dhe prokurore, e cila megjithëse nuk mori votat e nevojshme në garën e fundit për në Kongresin Amerikan, ka një të ardhme të mrekullueshme politike në Shtetet e Bashkuara, shpresojmë që duke punuar dhe duke u përgatitur, për momentin e duhur dhe për kohën e përshtatëshme të rikthimit të saj në skenën politike amerikane.

Në urimin e saj për fitoren e Buta Biberajt, Suzanna Shkreli, shprehet se është, “Shumë krenare për fushatën që zhvilluar dhe për vizionin tuaj për një botë më të drejtë dhe për një sistem juridik më të barabart.  Prokurorët reformistë janë këtu përgjithmonë tani dhe me ta, sigurisht, do të ndodhin edhe ndryshimet në sistemin juridik të kriminalistikës, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara”, përfundon mesazhin e saj të urimit Suzanna Shkreli, për fitoren e Buta Biberajt.

Parulla në foton më sipër të Suzzana Shkrelit thotë “bashkimi bën fuqinë”, ose “të bashkuar jemi më të fortë”!  Modestësisht, shpesh kam bërë thirrje që brezat e rinjë shqiptaro-amerikanë, të fillojnë të marrin pjesë në proceset politike të Shteteve të Bashkuara, duke kandiduar për poste politike, administrative dhe juridike, të cilido nivel qoftë: vendor, shtetëror ose federal, duke filluar, pikërisht, në nivelin vendor, pasi e gjithë politika zhvillohet në nivel vendor — është ky një term që përdoret në Amerikë dhe që i atribohet ish-Kryetarit të Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit Amerikan, Tip O’Neill.

Shumë prej nesh këtu në Amerikë mund të jemi të regjistruar në partinë tonë të preferuar, si republikanë, demokratë ose diçka tjetër.  Kjo nuk ka rëndësi!  Rëndësi ka që shqiptaro-amerikanët të bashkpunojnë me njëri tjetrin si individ dhe si komunitet, duke u bërë pjesë aktive e këtij procesi, për të mirën e përbashkët të shqiptarëve këtu dhe në trojet shqiptare.  Ashtuqë, që komuniteti shqiptaro-amerikan t’i mbështesë deri në fitore, ata kandidatë shqiptaro-amerikanë, të cilët i hyjnë këtij procesi, dhe kandidatët të ndihmojnë njëri tjetrin dhe të ndajnë përvojat e tyre, si shqiptaro-amerikanë, madje edhe nëqoftse u përkasin partive kundërshtare, sepse së bashku, të organizuar më mirë, si shqiptaro-amerikanë, jemi më të fortë!

Përveç fitores së Buta Biberaj, komuniteti shqiptaro-amerikan po tregon gjallërinë e vet edhe në fusha të tjera.  Gjithashtu të martën me 5 nëntor, në Nju Jork u zhvillua një ceremoni në kuadër të veprimtarive të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgatitje për 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.  Shoqata “Illyria” ku bëjnë pjesë 150-policë të qytetit të Nju Jorkut –policë me origjinë shqiptare festuan angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në qytetin më të madh të Amerikës.  Njëkohësisht, ata shprehën edhe krenarinë e tyre të prejardhjes së tyre si shqiptarë.

Përveç udhëheqsve më të lartë të Policisë së Nju Jorkut, i pranishëm ishte edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj, i cili me këtë rast i tha Zërit të Amerikës: “Nuk ka qytet më të mrekullueshëm dhe nuk ka department më të mrekullueshëm policie sesa ai i Nju Jorkut.  Shqiptarët që shërbejnë në të, kanë një mision fisnik që të mbrojnë këtë qytet.   Ata janë pjesë e departamentit më të madh dhe më të vjetër të policisë në këtë shtet.  Dhe në të njëjtën kohë shpalosin trashëgiminë tonë.   Në gjakun dhe kombësinë tonë, flamuri kuq e zi tregon kush jemi. Por nuk ka ngjyrë më të mirë sesa ajo e uniformës blu që kombinohet me flamurin tonë”, tha Mark Gjonaj.

Sipas të dhënave paraprake, ka edhe të tjerë shqiptaro-amerikanë që kanë konkuruar dhe kanë fituar në disa zona elektorale të rajoneve vendore administrative më të vogla.  Kemi pra, plot arsye për optimizëm për një pjesëmarrje më të madhe të shqiptaro-amerikanëve, në të ardhmen, në të gjitha fushat e jetës merikane.  Një arsye e veçant sot, është fitorja e Buta Biberajt në detyrën e Kryeprokurorës në qarkun Loudon County të shtetit Virxhinia, afër kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara.  Butes dhe mbarë familjes Biberaj urimet më vëllazërore për këtë fitore të merituar, pse jo edhe historike, për komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!  Punë të mbarë!

                                   Politikani shqiptaro-amerikan, Z. Mark Gjonaj në ceremoninë e Shoqatës “Illyria” të policëve shqiptaro-amerikanë të martën në Nju Jork, në kuadër të përgatitjeve për 107-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Filed Under: Featured Tagged With: Frank Shkreli-Bute Biberaj-Fitoi

OTHER NYC ELECTION RESULTS – 2019 BALLOT QUESTIONS

November 6, 2019 by dgreca

Prepared by Rafaela PRIFTI/

In 2019 NYC Election, the Board of Election had rolled out early voting (October 26-November 3) and had provided brand new electronic tablets, in anticipation of the 2020 primary at the end of April and the general election next November. On the first page of the city ballot were the candidates for local offices. The only citywide race was for public advocate, where the Democratic incumbent Jumaane D. Williams of Brooklyn faced Councilman Joseph Borelli, a Republican from Staten Island. There were the District Attorney’s race in Queens and a few judges’ positions, in some districts. The five ballot questions were on the second page. The issue was that each one comprised several proposed changes to the City Charter, altogether 19 proposals. 

For example, Question Nr. 2 which covered the Civilian Complaint Review Board that asked the voter to decide whether to empower the Board to conduct its own inquiries into police officers’ statements, also deals with four other changes to the Board’s makeup and operations, a Yes-or No vote applied to all five issues. The same approach applied to four other proposed revisions of the City Charter. If each measure is tied to several more and the voter slightly disagrees with one part of the question, then the decision of voting ‘all or nothing’ needs to be made at the expense of fairness. New Yorkers voted YES on all five:

  • YES on Question 1: Elections, namely bringing ranked-choice voting to primary and special elections for Mayor, Public Advocate, Comptroller, Borough President, and City Council; and extending the amount of time between vacancy of office and the special election.
  • YES on Question 2: Civilian Complaint Review Board, including reforms like increasing the number of members from 13 to 15 and giving the City Council and Public Advocate more say in the appointments; setting a minimum headcount budget that’s at least 0.65 percent of the NYPD’s budget for police officer headcount; more transparency from the Police Commissioner when he/she makes decisions about police discipline; and more power for the CCRB executive director to issue subpoenas and to investigate false statements given by officers during probes.
  • YES on Question 3: Ethics and Government, such as lobbying reform; creating a mayoral office for the director of the Minority and Women Owned Small Business Enterprise program; having the City Council approve the mayor’s appointment for Corporation Counsel; preventing Conflicts of Interest Board employees from participating in local political campaigns; and giving the Public Advocate and Comptroller one appointment each to the COIB.
  • YES on Question 4: City Budget, which will create a “rainy day fund” for NYC; set minimum budgets for the Public Advocate and Borough Presidents; require the Mayor to provide non-property tax revenue estimate in April (versus June); and require the Mayor to submit a revised budget modification to the Council within 30 days of making changes to the financial plan.
  • YES on Question 5: Land Use, which will give more information and time to Borough Presidents and Community Boards when they review development projects under Uniform Land Use Review Procedure.

A sample ballot was made available on the New York City Board of Elections website; clicking “Ballot Information” on the top right; and, on the next page, clicking “View Sample Ballot.” Each question, as well as comments in support of and opposition to each one, were posted on the Campaign Finance Board’s website. Each question is more than 100 words long. For English speakers, the questions total more than 950 words. The questions are also printed in Spanish, an addition of 1,200 words. To get all those words — more than 2,100 of them — on a single ballot page, they were printed in tiny, seven-point type, according to a Board of Elections spokeswoman.

Question 1: Elections

The main proposal creates ranked-choice voting for primary and special elections, starting in 2021. Instead of voting for just one candidate, voters would be asked to rank up to five candidates in order of preference.

Under this system, if no candidate gets at least 50 percent of the vote, the lowest-performing candidate is knocked out. If your first choice is eliminated, your vote goes to your next highest-ranked candidate. This process continues until one candidate gets at least 50 percent of the vote. Supporters say these changes empower voters and encourage candidates to compete for broader swaths of support. Critics said the new system might confuse voters.

The other main changes being proposed are extending the length of time before a special election can be held, and requiring that City Council districts be redrawn before candidates start their efforts to get on the ballot.

Question 2: Civilian Complaint Review Board

It allows the review board to investigate and potentially prosecute officers suspected of lying during a review board investigation. Currently, the board recommends those cases to the Police Department’s Internal Affairs Bureau for further action.

In both instances, disciplinary matters are ultimately decided by the police commissioner; that would not change under this proposal. Police reform advocates support this move. Even some staunch supporters of law enforcement favor it.

People debating this question have also focused on two other changes covered in the ballot issue. One would give the review board’s executive director the power to authorize subpoenas. Currently, the board issues subpoenas through a vote of its board members, usually at monthly meetings. The other would require the police commissioner to send a written note to the review board whenever he or she deviates from disciplinary recommendations made by the board or departmental judges.

Supporters of the changes say they would reshape the Police Department’s culture and improve investigations. Opponents including the Police Benevolent Association, the labor union representing officers, say they would have “a chilling effect on law enforcement that will make the city less safe.”

Question 3: Ethics and Government

If approved, it will extend the ban applied to officials lobbying their former agency colleagues to two years. Currently, there is a one-year ban on this type of activity when people leave public service. It would also restrict campaign activities for members of the New York City Conflicts of Interest Board, who act like referees on local ethics matters. The board members would, for example, be barred from participating in local campaigns. Supporters say the changes would bolster the public’s confidence in the board. Others question whether they would unfairly restrict the First Amendment rights of some city employees.

Question 4: City Budget

This proposal would allow the city to employ a “rainy day” fund. State approval would still be required to create the fund. The city is currently barred from creating this type of fund, though mayoral administrations have found creative ways to squeeze money from one year’s budget for use in another year. Critics, like the Libertarian Party, say a fund would discourage tax cuts or simply operate as a slush fund for lawmakers. Supporters, including the fiscally conservative Citizens Budget Commission, said the move would provide the city with financial stability. The other main proposal here would set minimum funding levels for the offices of public advocate and borough presidents.

Question 5: Land Use

Every inch of New York City is controlled by one zoning rule or another. To deviate from them, a person or business needs permission from the City Council. It also helps to get the local community board’s backing. If this proposal is approved, developers seeking that kind of approval would have a summary of their plans sent to the local community board earlier in the review process. The proposal would also extend the length of time during the summer when community boards can respond to those plans.

Numerous good government groups favor this, saying community boards play an important role in urban planning. And the extra time in June and July is needed, they argue, because the boards are run by residents who often do not meet in the summer.

Some critics say that it does not include funding for professionals to assist with the analysis of community boards.

Filed Under: Opinion Tagged With: Prepared by Rafaela PRIFTI-2019 BALLOT QUESTIONS

Simpozium shkencor për At Gjergj Fishtën pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York

November 6, 2019 by dgreca

Dersa t’mundem me ligjrue/ E sa gjall me frymë un jam/ kurr Shqypni, s’kam me t’harrue/ Edhe n’vorr me t’përmendë kam.  At Gjergj Fishta/

Nga Keze Kozeta Zylo/

Fotot:Gazeta DIELLI/

Të shtunën, më 2 Nëntor në Qendrën “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” NY, u mbajt simpoziumi shkencor për At Gjergj Fishtën. 

Simpoziumi ishte në nderim të At Gjergj Fishtës në 148-të Vjetorin e ditëlindjes së Tij, organizuar nga Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”. 

Komuniteti shqiptaro amerikane erdhi në këtë simpozium në nderim të At Gjergj Fishtës Poetit Kombëtar, figurës së ndritur shqiptare në 148-të Vjetorin e ditëlindjes së Tij. 

Ne u mblodhëm si shqiptarë ashtu siç ëndërronte Gjergj Fishta: “Se vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”. 

Ishte njërastësi e mrekullueshme gati si me dorë të Zotit dhe unë e besoj këtë dhe ja pse: “Ne ishim tek Kisha me emrin “Zoja e Shkodës” apo Zoja e Kshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë.  Kjo ikonë gjendej në kishën kushtuar Shën Marisë në Shkodër. Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës,më 25 prill 1467, pak para pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin çshenjtërimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy Ëngjëj. Kjo ngjarje u ndoq nga dy shtegëtarë shqiptarë, Gjergji dhe De Sclavisi.

Simpoziumi u zhvillua në qendrën kulturore ”Shën Nënë Tereza” gruaja më e famshme në botë që është shqiptare, shqiptares që iu ndalua hyrja në Shqipëri nga diktatura për dekada të tëra, ndërsa bota i jepte çmimin Nobel, dhe midis këtyre dy ëngjëlloreve është burrë i ndritur i Kombit Shqiptar Gjergj Fishta ish kandidat i çmimit Nobel, poeti i Kombit që u mohua për 50 vjet duke e vrarë dhe të vdekur… Pra kishim një trinom të jashtëzakonshëm, një trinom hyjnor në ato mjedise si Zoja e Shkodrës ikonë, Shën Tereza, shenjtore dhe Gjergj Fishta, të cilët mbrohen nga shtegetarët, mbrohen nga i gjithë Kombi.  Në New York ai qëndroi midis dy ikonave Zoja e Shkodrës dhe Shën Terezës i mbrojtur nga Ëngjëjt.

Simpoziumin e hapi Kryetar i Këshillit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” atdhetari i nderuar z.Nikoll Grishaj.

U interpretuan Hymnet kombëtare dhe amerikane si dhe Hymni i Flamurit shkruajtur nga At Gjergj Fishta intepretuar nga Fran Shala dhe Donika Gjokaj, të shoqëruar nga Agim Kola.

Në emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” simpoziumin e përshëndeti, Dom Pjetër Popaj dhe z.Mark Qehaja n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. si dhe z.Vicenc Domgjoni pinjoll, pasardhës i familjes së madhe Fishta.

Programi ishte me kumtesa me plot vlerë studimore ku nderonin me ligjërimin e tyre si publicisti i shquar, z.Frank Shkreli dhe të ftuarit nga Shqipëria si poeti i mirënjohur Agim Doçi, Dr.Rovena Vata dhe z.Paulin Zefi.

E përshëndetën gjithashtu simpoziumin: z.Dalip Greca editor i gazetës “Dielli”, z.Mhill Velaj kryetar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikanë, Dr.Skënder Murtezani kryetar i degës së Vatrës në Queens dhe z.Nosh Camaj.

Grupi “Rozafati” nën drejtimin e Angjelina Nikës interpretoi vallen e Tropojës.

Kumtesat

Kumtesat që u mbajtën ishin: “At Gjergj Fishta në Amerikë”, nga Frank Shkreli ish gazetar dhe drejtor i Divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, ish drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC.

Padre Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e shejtë”, nga

Keze Kozeta Zylo moderatore e Simpoziumit Shkencor, shkrimtare, poete dhe bashkëthemeluese e TV “Alba Life” si dhe Shkollave Shqipe në New York, “Ambasador i Kombit”.

Përshëndetje dhe interpretim nga Agim Doçi: “Mjeshtër i Madh” dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, shkrimtar dhe poet i shquar

Nga Akademia e Studimeve Albanologjike mbajti kumtesën Dr. Rovena Vata, Studiuese, kritike letrare, gazetare dhe albanologe.

Ringjallja e veprës Fishtiane pas regjimit diktatorial nga z.Nikollë Nilaj

Artistët e mirënjohur si: Tomë Gjergji, Shaban Lajçi dhe Xhevat Kukaj sollën interpretime të shoqëruara nga lahutari Martin Smajlaj nga poezitë e At Gjergj Fishtës

At Gjergj Fishta, si deputet i Parlamentit Shqiptar dhe kontributi i tij vendimtar në mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare në New York dhe Washinngton D.C. nga Z.Paulin Zefi: Historian dhe drejtor i Muzeut dhe monumenteve të Qarkut Lezhë.

Gjergj Fishta ky Rilindas i madh i Kombit tonë që frymëzoi për Luftën e Kosovës nga Blerim Gjocaj, ish luftëtar i UÇK-së dhe koordinator i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx, Ambasador i Kombit.

Lahuta e Malësisë një kryevepër e poezisë epike shqiptare nga Lekë Çelaj.

Ka qenë një organizim i përkryer për të realizuar këtë simpozium me plot vlera ku më duhet të falënderoj publikisht Dom Pjetër Popaj, Këshillin e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, z.Marjan Cubi atdhetar i mirënjohur, z.Bashkim Shehu kryetar i shoqatës “Skënderbej”, z.Mark Qehaja, n/kryetar, z.Imer Lacaj, znj.Arta Xhaferri si dhe gjithë kryesinë e shoqatës.

Simpoziumi u mbulua nga mediat si: “Gazeta Dielli”, editori i së cilës z.Dalip Greca u kerkoi ligjerusve t’i dergonin kumtesat ne redaksine e Diellit me qellim qe të botohen të plota.

, si dhe TV “Alba Life”, etj…

Filed Under: Featured Tagged With: Simpoziumi-Zoja e Shkodres- At Gjergj Fishta- Keza Kozeta Zylo

Kremtimi i trashëgimisë shqiptare në Departamentin e Policisë së Nju Jork-ut

November 5, 2019 by dgreca

Nga Korrespondenti i Dielli-t/

Mjediset e departamentit të policisë së New York City  morën ngjyrën kuq e zi për disa orë gjatë ditës së Hene, 4 nëntor 2019. Oficerët shqiptaro amerikan “NYPD Illyrian Society” festuan ditën e Trashgimisë Shqiptare në Sallën kryesore të Drejtoris së Policis së New Yorkut  (NYPD).

Prej viti 2012 shoqata Illyrian Socaiety u formua duke mësuar edhe prej  shoqatave ekzistuse  me dëshirë për të ndihmuar njeri tjerin dhe t’i gjendemi njeri tjetrit dhe komuniteti  në Qytetin e New Yorkut  , Qyteti me numrin më të lartë të punonjësve të rendit në krasime me viset e tjera të Amerikës. Komuniteti Sqiptar duhet të jetë krenar për bijtë dhe bijat që janë pjesë e departamentit më të madh dhe më të vjetër të policisë në këtë shtet. 

Nga selia qëndore të policisë së Nju Jorkut  edhe se dha dorhëqjen Drejtori I Përgjithshëm I Policis së Nju Jorkut, James O’Neill, në cdo hap ka përkrahur shoqatën, falenderoi  policët , prindërit për mirkuptimin dhe sakrificat në  shërbimin të qytetarëve të New Yorkut.

  • “Faleminderit për punën tuaj në ruajtjen e sigurisë në qytet,-tha ai. Ndërsa duke iu drejtuar familjarëve që ishin të pranishëm në këtë veprimtari, ai tha: – Faleminderit për mbështetjen tuaj, sepse pa këtë mbështejte, puna do të ishte e pamundur. Sa herë që të afërmit tuaj në uniformë lënë shtëpinë, ju luteni që ata të kthehen shëndosh e mirë nga detyra. Faleminderit që jeni këtu!
  • Ndërsa, duke iu drejtuar policëve, ai tha:-Faleminderit për punën që bëni çdo ditë. Ju e ndryshuat qytetin”, i përgëzoi në fjalimin e tij Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, James O’Neill.

I pranishëm në kete feste ishte edhe Imami Tahir Kukaj Kapelan fetar ne Policinë e Nju Jorkut dhe një nder mbeshtetesit më te zjarrtë të NYPD Illyrian dhe cdo pjestari me uniformë blu. Ai me krenari tha se angazhimi i shqiptarëve në ruajtjen e rendit  ia shton vlerat policisë së qytetit më të mrekullueshëm të policisë në tokë, atë të Nju Jorkut. Kapiten Lutfi Dalipi, kryetar i shoqates  falenderoi paraardhesit dhe në emër të shoqatës dha dy cmime  drejtuse I vitit për drejtorin e policis Rodney K. Harrison një mik I mirë I shqiptarëve. Polici Amir Pali u nderua me cmimin Polici I Vitit.

Si gjithmonë që nga dita e parë e themelimit të shoqatës ai ishte pranë pjestarëve të NYPD Illyrian. Dhe një ndër avokatët e vetëm që ka promovuar emrimet më të larta për oficerët madhor shqiptarë.

I urojmë Kapiten Dalipit, suksese me shoqatën dhe do zoti së shpejti ngritje në detyrë. Ka ardhur koha që dhe ne shqiptarët të kemi shefin tonë të komisariatit si gjith kombësitë  e tjera këtu në New York.

Tash numri I police shqiptarë ka shkuar rreth 150. Ne kete veprimtari ishet i pranishem edhe keshilltari i Bashkise se Nju Jork-ut z. Mark Gjona, Konsullja e Pergjithshme e Republikes se Kosoves ne NY, zonja Teuta Sahatcia dhe personalitete te tjere.

Filed Under: Featured Tagged With: Dielli-Policia e NY-Trashegimai shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 30
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT