Nga Korrespondenti i Dielli-t/
Mjediset e departamentit të policisë së New York City morën ngjyrën kuq e zi për disa orë gjatë ditës së Hene, 4 nëntor 2019. Oficerët shqiptaro amerikan “NYPD Illyrian Society” festuan ditën e Trashgimisë Shqiptare në Sallën kryesore të Drejtoris së Policis së New Yorkut (NYPD).
Prej viti 2012 shoqata Illyrian Socaiety u formua duke mësuar edhe prej shoqatave ekzistuse me dëshirë për të ndihmuar njeri tjerin dhe t’i gjendemi njeri tjetrit dhe komuniteti në Qytetin e New Yorkut , Qyteti me numrin më të lartë të punonjësve të rendit në krasime me viset e tjera të Amerikës. Komuniteti Sqiptar duhet të jetë krenar për bijtë dhe bijat që janë pjesë e departamentit më të madh dhe më të vjetër të policisë në këtë shtet.
Nga selia qëndore të policisë së Nju Jorkut edhe se dha dorhëqjen Drejtori I Përgjithshëm I Policis së Nju Jorkut, James O’Neill, në cdo hap ka përkrahur shoqatën, falenderoi policët , prindërit për mirkuptimin dhe sakrificat në shërbimin të qytetarëve të New Yorkut.
- “Faleminderit për punën tuaj në ruajtjen e sigurisë në qytet,-tha ai. Ndërsa duke iu drejtuar familjarëve që ishin të pranishëm në këtë veprimtari, ai tha: – Faleminderit për mbështetjen tuaj, sepse pa këtë mbështejte, puna do të ishte e pamundur. Sa herë që të afërmit tuaj në uniformë lënë shtëpinë, ju luteni që ata të kthehen shëndosh e mirë nga detyra. Faleminderit që jeni këtu!
- Ndërsa, duke iu drejtuar policëve, ai tha:-Faleminderit për punën që bëni çdo ditë. Ju e ndryshuat qytetin”, i përgëzoi në fjalimin e tij Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, James O’Neill.
I pranishëm në kete feste ishte edhe Imami Tahir Kukaj Kapelan fetar ne Policinë e Nju Jorkut dhe një nder mbeshtetesit më te zjarrtë të NYPD Illyrian dhe cdo pjestari me uniformë blu. Ai me krenari tha se angazhimi i shqiptarëve në ruajtjen e rendit ia shton vlerat policisë së qytetit më të mrekullueshëm të policisë në tokë, atë të Nju Jorkut. Kapiten Lutfi Dalipi, kryetar i shoqates falenderoi paraardhesit dhe në emër të shoqatës dha dy cmime drejtuse I vitit për drejtorin e policis Rodney K. Harrison një mik I mirë I shqiptarëve. Polici Amir Pali u nderua me cmimin Polici I Vitit.
Si gjithmonë që nga dita e parë e themelimit të shoqatës ai ishte pranë pjestarëve të NYPD Illyrian. Dhe një ndër avokatët e vetëm që ka promovuar emrimet më të larta për oficerët madhor shqiptarë.
I urojmë Kapiten Dalipit, suksese me shoqatën dhe do zoti së shpejti ngritje në detyrë. Ka ardhur koha që dhe ne shqiptarët të kemi shefin tonë të komisariatit si gjith kombësitë e tjera këtu në New York.
Tash numri I police shqiptarë ka shkuar rreth 150. Ne kete veprimtari ishet i pranishem edhe keshilltari i Bashkise se Nju Jork-ut z. Mark Gjona, Konsullja e Pergjithshme e Republikes se Kosoves ne NY, zonja Teuta Sahatcia dhe personalitete te tjere.