Në rezultatin preliminar dy partitë opozitare fituese e që po zhvillojnë bisedime drejt koalicionit për Qeverinë e re të Kosovës kanë rezultat të afërt me barazimin – Lëvizja Vetëvendosje 25,49% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 24,82% të votave/
PRISHTINË, 6 Nëntor 2019-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ Në Kosovë një muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të së dielës së 6 Tetorit 2019 ende pritet shpallja e rezultateve përfundimtare, ndërsa mbrëmjen e djeshme janë numëruar edhe votat e fundit që kanë mbërri me vonesë poste nga diaspora.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me njoftimin se, “rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta”.
Në rezultatin preliminar dy partitë opozitare fituese e që po zhvillojnë bisedime drejt koalicionit për Qeverinë e re të Kosovës kanë rezultat të afërt me barazimin – Lëvizja Vetëvendosje 25,49% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 24,82% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës, më e madhja e koalicionit të Qeverisë së dorëhequr, ka dalë e treta me rezultatet e zgjedhjeve me 21,24%.
Koalicioni i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila udhëheqte me Qeverinë, ka 11,57% të votave.
Ndërsa, koalicioni i Nismës Socialdemokrate bashkë me Aleancën Kosova e Re, të dyja pjesë e Qeverisë së dorëhequr, me 4,96% të votave për pak nuk e kalojnë pragun prej 5% për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës./b.j/
Attachments area