• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2019

KOSOVË-“URDHRI I LIRISË” FAMILJEVE TË HERONJËVE

November 23, 2019 by dgreca

Akademi Përkujtimore për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, me rastin e rivarrimit të tyre/

PRISHTINË, 23 Nëntor 2019-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/

PRESIDENTI THAÇI: SOT E PËRGJITHMONË, ESHTRAT E KATËR BIJVE TË KOSOVËS DO TË JENË PRANË NJËRI–TJETRIT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, me rastin e rivarrimit të tyre.

Presidenti Thaçi ka thënë se sot në panteonin e lirisë po vendosen eshtrat e katër heronjve të Kosovës, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Agron Rrahmanit dhe Bahri Fazliut, me nderimet më të larta shtetërore dhe institucionale.

“Nga sot e përgjithmonë, eshtrat e katër bijve të Kosovës, që dhanë jetën për idealin jetësor, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për bashkim kombëtar, do të jenë pranë njëri-tjetrit. Do të jenë, do të pushojnë pranë simbolit të kombit, babait të pavarësisë së Kosovës, Adem Demaçit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se secili prej tyre ra heroikisht në kulmin e moshës më të mirë, Afrimi e Fahriu këtu e tridhjetë vjet më parë, Bahriu e Agroni 21 vjet më parë.

Këta katër heronj, sipas kreut të shtetit, përfaqësojnë më së miri dy deceniet e fundit të shekullit njëzet të historisë së re të Kosovës.

“Të rritur me frymën liridashëse, me edukatë të lartë atdhetare, ata ishin pjesë udhëheqëse e organizimit të protestave dhe demonstratave për Republikën e Kosovës. Ata shkrinë gjithë energjitë fizike, mendore dhe intelektuale për çështjen kombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se secili prej tyre, me gjithë vështirësitë, treguan vendosmëri dhe pathyeshmëri në rrugën drejt lirisë.

“Afrim Zhitia ishte ndër të burgosurit politikë shqiptarë më të rinj që doli nga burgu edhe më i vendosur, edhe më i formuar edhe më i përkushtuar për ta vazhduar rrugën e çlirimit të Kosovës. Ishte njëri ndër udhëheqësit që i dha frymë Lëvizjes politike kombëtare për Republikën e Kosovës, i dha drejtim”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit më tej ka thënë se Afrimi, së bashku me Fahriun, më 2 nëntor 1989 ranë trimërisht, duke dëshmuar se Kosova ka njerëz të vendosur dhe të patrembur, që nuk dorëzohen, por luftojnë me armë në dorë përballë shtetit të Serbisë.

“Bahriu dhe Agroni të kalitur në demonstrata dhe të formuar në organizimin e fshehtë politik, duke e parë të domosdoshme luftën e armatosur për çlirim, i dhanë fuqi dhe energji të re Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ranë heroikisht në krye të misionit të tyre, në pranverë të viti 1998. Bahriu në hapësirat shqiptare në Mal të Zi. Agroni në qendër të Prishtinës”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi më tej ka shtuar se liria, pavarësia dhe themelet e shtetit të Kosovës kanë rrënjë të thella historike.

“Ne që patëm fatin të jetojmë lirinë  jemi krenarë që kemi njohur veprimtarë e punuar së bashku me Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Agron Rrahmanin, Bahri Fazliun, Hasan Ramadanin e të tjerë”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se krisma e pushkëve të Afrimit dhe Fahriut, pas atyre të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, ishin krismat e para që paralajmëruan ardhjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i vendit ka thënë se jemi krenarë me Zahirin, Hakifin, Edmondin, jemi krenarë me komandantin legjendar Adem Jashari dhe me 2 mijë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse, sipas tij, është gjaku i këtyre dëshmorëve që dëshmojnë për Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike.

Presidenti Thaçi shtoi se asnjë tendencë, as përpjekje ngado që vjen nuk do të arrijë ta njollosë dhe përbaltë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në radhët e saj luftuan dhe u sakrifikuan djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë më të mira të kombit. Sot, Kosova, të gjitha kategoritë e dala nga lufta i trajton dhe do t’i trajtojë edhe më me dinjitet. Familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës së UÇK-së, veteranët janë krenaria jonë”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se njëzet vjet pas luftës Kosova ka shënuar të arritura të mëdha, por ende ka sfida të mëdha të forcimit të shtetësisë së saj.

“Një gjë jam i sigurt: jemi në rrugë të drejtë dhe do të realizojmë objektivat tona, atë të forcimit të shtetit, në një të ardhme edhe të bashkimit kombëtar”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi në fund ka thënë se duke respektuar dhe vlerësuar lartë kontributin jo vetëm të heronjve që kanë ra me pushkë në dorë, por duke pasur parasysh edhe sakrificën e familjeve të tyre, si president i vendit, por edhe si bashkëluftëtar i heronjve të kombit, ndjen obligim kushtetues dhe ligjor, por edhe obligim moral, politik dhe kombëtar, që t’i ndajë “Urdhrin e Lirisë” familjes së Osman Zhitisë, familjes Fazliu dhe familjes Rrahmani.

KRYEMINISTRI NË DETYRË HARADINAJ: GJAKU I AFRIMIT, FAHRIUT, BAHRIUT E AGRONIT, ËSHTË PRAGU I SIPËRM I KRENARISË SONË KOMBËTARE

“Gjaku i Afrimit, Fahriut, Bahriut e Agronit është pragu i sipërm i krenarisë sonë kombëtare dhe i vlerave më të larta, i cili nuk shkelet, as sot as kurrë. Kosova për të cilën ata luftuan, përket në botën të cilës i prinë Amerika, kurse brezi i sotshëm, që ka aq vjet sa ata kur ranë, janë në rreshtin e paqes, përkrah ushtrive të NATO-s”, kështu tha kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Akademinë Përkujtimore të Heronjve të Kombit Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, organizuar nën patronatin e kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës.

Fillimisht kryeministri në detyrë Haradinaj, bëri homazhe  në e hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të vazhduar më pas në Akademinë Përkujtimore për heronjtë e kombit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë dy figurat më emblematike të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës, pas Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Nuhi Berishës e Rexhep Malës.

“Patriotë të frymëzuar nga epopetë shqiptare dhe guximtar të pashoq, pa të cilët historia e Kosovës do të merrte rrjedhë tjetër, thjeshtë, ata e mbajtën ndezur flakën e kryengritjes për liri, për të cilën Fazli Grajçevci ishte flijuar kurse Adem Demaçi vuante në qelitë e burgjeve ma të rënda duke e skalitur idenë e lirisë me butësi zemre e fuqi mendje”,  shtoi kryeministri në detyrë, Haradinaj, duke shtuar se të njëjtët u betuan kur shumë të tjerë shkelen betimin, u nisën rrugës së lirisë, kur tjerët u zmbrapsen, e mundën frikën, kur pothuajse kryengritja ishte shuar!

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë, Haradinaj, theksoi se që nga viti 1988 duke qenë shtylla të organizimit të Lëvizjes Çlirimtare, ata po e strukturorin kryengritjen dhe më 1989 ishin ndër organizatorët kryesorë të grevave të minatorëve dhe demonstratave të 31 tetorit dhe 1 nëntorit 1989.

“Ata ranë më 2 nëntor 1989 në luftime, sepse lufta e armatosur ishte i vetmi mjet për ta fituar lirinë dhe, Afrimi e Fahriu, pas tyre Bahriu e Agroni, janë ndër ushtarët  e parë të përpjekjeve tona për liri, guerilët e parë urban të Prishtinës. Afrimi e Fahriu i prinë kolonës, të cilës do t’i bashkoheshin pastaj Bahriu, i vëllai dhe Agron Rrahmani, vëllai tjetër për nga armët si dhe rreshti i gjatë i UÇK-së”, shtoi tutje, kryeministri në detyrë Haradinaj.

Rivarrimi i eshtrave të katër heronjve këtu në Kryeqytet, në Varrezat e Dëshmorëve të kombit, siç tha kryeministri në detyrë Haradinaj, është ribashkim i tyre, në paqe, siç ishin në luftë, jo vetëm për nderim por edhe si dëshmi se Kosova, e drejta e saj, sovraniteti dhe paprekshmëria e territorit të saj, janë kauza që kanë pasur çmim të lartë, së këndejmi janë të panegociueshme.

“Luftëtarët e lirisë janë këtu, të bashkuar, qe mesazhi i tyre të jetë synimi ynë, që të na mbajnë zgjuar në mbrojtje të lirisë sonë, sot, kur në tavolinat anti Kosovë po vizatohen harta të reja, harta anti – shqiptare dhe rrënuese të paqes. Pushoni të qetë Heronj, ushtria e Kosovës është në rojë të pragut të lirisë! Lavdi”, përfundoi fjalën e tij kryeministri në detyrë Haradinaj.

Pas Akadamisë Përkujtimore, kryeministri në detyrë Haradinaj mori pjesë edhe në Ceremoninë  e Rivarrimit në Varrezat e Heronjve në Velani- Prishtinë.

KRYEPARLAMENTARI VESELI BËRI HOMAZHE PËR HERONJTË AFRIM ZHITIA, FAHRI FAZLIU, BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë arkivoleve të heronjve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.

“Pas më shumë se 30 vitesh bëhen bashkë në Prishtinë vëllezërit e luftës dhe idealit. Fat jo i lehtë i asaj gjenerate, asaj rinie. Por, ata ishin dhe mbesin shembull si duhet t’i shërbehet kombit. Krenar që i njoha dhe punova me ta. Nderim përjetë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani!”, ka thënë me këtë rast Veseli.

Po ashtu, kryeparlamentari Veseli shkroi edhe në librin e përkujtimeve.Nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit po bëhen homazhe për katër heronjtë, me rastin e rivarrimit të tyre. 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari-Familjet e Heronjeve-Akademi

Shpërblimi 30 mijë lekësh për pensionistët

November 23, 2019 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

Mbrëmë vonë dëgjova në një kanal televiziv për një shpërblim prej 3 mijë lekësh të rinj, kështu tha spikeri. Nuk e di se sa e ndihmon terminologjinë ky model po them kinezo’shqiptar me lekë të rinj a lekë të vjetër për më tepër pensionistët, megjithëse na çoroditë paksa të gjithëve, pasi shkurt e qartë është shkurt e qartë dhe kaq. Mbajta pak vesh dhe u kthjellova se bëhej fjalë për 30 mijë lekë, që domethënë afërsisht 25 euro apo 28 dollarë amerikan. Pra një pensionisti do i jepen 25 euro apo 28 dollarë për kokë si shpërblim për festat e fund vitit etj. Pra një njëzetshe dhe një dhjetëshe dhe aq, kalofshi mirë dhe të na rrojë partia. Mu duk lajmi më brutal, më i neveritshëm kur mendova shumën që do u jepej si shpërblim afro 650 mijë pensionistëve shqiptarë. Dhe që buxhetit të shtetit do i kushtonte 22 miliardë lekë etj. Megjithëse para pak ditëve mbaj mend që ministrja e financave gjoja debatonte në komisionin e ekonomisë në kuvend për zero investimet e vitit 2020, ku një kaush gjoja ngrinte zërin se si ka mundësi të ishin zero kur qeveria e ka prioritet rrugën Kardhiq-Delvinë etj. Dhe se kjo gjoja justifikohej se investitorët nuk janë në standartet e pritshmërisë, me një fjalë thithin lekë më shumë se sa ndërtojnë etj., kësisoj edhe shpërblimi në fund të vitit për pensionistët vihet në dyshim. Një farsë teatrale që edhe profesionistët e skenës e kanë zili pasi është loja e shushunjave, i mjeri buxhet nuk di ku të mbahet se shushunjat që të bluajnë nga të gjitha anët. Dhe sa herë që vjen fundi i çdo moti kjo puna e shpërblimit të pensionistëve është bërë një lloj loje jo më me bukën, por me dinjitetin, se 30 mijë lekë nuk vlejnë më për asgjë. Kur i jep tjetrit 30 mijë lekë të thotë kujdes se u këpute në bythë. Megjithëse shumë nga ata e quajnë si gjelin e detit, po na dha ndonjë gjë shteti të blejmë një gjel deti mirë, po nuk na dha prapë mirë etj. Tani nuk e di se a e blejnë dot këta me 30 mijë lekë gjelin, se nuk e kam idenë se sa vlen një gjel deti aty? Pra çdo fund moti ngrihet pyetja a do e marri pensionisti gjelin e detit apo? Një radhe mund të jetë pension i plotë, një radhe gjysmë pensioni a një radhe hiç fare. Nuk ka asnjë diskutim që pensionistët janë shtresa më e përbuzur, më e fyer, më e pambrojtur e për rrjedhojë më denigruar e shoqërisë shqiptare. Por çuditërisht edhe më e nënshtruara aq sa i ka mundur publikisht rimbursimi, politika me cilëndo qeveri po aq sa edhe ata vetveten. Them ata vetveten pasi janë lëshuar, janë hapur dhe janë dorëzuar totalisht edhe pse kanë punuar me tre turne. Kanë shpuar puse nafte, kanë shtruar rrugë të hekurta, kanë ndërtuar fortifikime, kanë bërë arsimin, mjeksinë etj. Problemi tek është kollajllisht i zgjidhur, mjaft të reduktohen shpenzimet qeveritare… dhe gjeli detit nuk do të jetë gjel deti në fund të vitit, por viç. Ministri holandez shkon në punë me biçikletë dhe pensionisti i vendit të tij vjen me pushime në tropik, kaq. Kurse makina e ministrit shqiptar është e blinduar, model i fundit, jo për nevoja personale por thjesht për pordhë dhe pensionisti i vendit të tij shikon sy njomur nga ekrani se sa do jetë shpërblimi i fund vitit një gjel apo një pulë? Ju jeni gati të paguani një derdimene, një analfabete me gel e gucci në kuvend dhe vet ankohuni se i keni pensionet e ulta. Kthjellohuni e pyesni se a është në raport normal paga e një deputeti me papion në raport me të ardhurat tuaja? Eshtë të vësh duart në kokë se vetëm pensione nuk mund të quhen ato tuajt, lëmosha po. Jemi shoqëria më bulliste sepse i mbushim faqet në internet me nënat a baballarët si bijtë më të devotshëm. Të shqyejmë me të puthur duart etj., por kur vjen puna për tu dhënë pensione bashkëkohore a një pagë plus, mblidhemi brenda vetes si kërmilli. Një administrator danez u jep pensionistëve mundësi implantesh dhëmbësh, kurse ai shqiptar edhe pse e di që ata nuk kanë dhëmbë në gojë, u jep gjel a gjysmë gjeli. Dhe ju e pranoni madje duke thënë pse luftë me qeverinë do bëjmë ne. Kaq mjafton dhe ka zënë rrënjë nënshtrimi, por edhe poshtërimi.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja-30 Mije lekshi-Pensionistet shqiptar

“Mini-Shengeni Ballkanik”, Durrës 1912- Durrës 21 dhjetor 2019

November 23, 2019 by dgreca

Nga Dritan DEMIRAJ/

Armiqtë e Shqipërisë janë sharlatanët kapadai politik rilindas! Ismail Qemali do të theksonte se: “Pa u vra tradhëtia, nuk mund të bashkohet Shqipëria”.

Nuk ka “armë” më të vyer në duart e politikanëve sllav për të vënë në zbatim projekte strategjike “pushtuese” të kamufluara pa përdorimin e forcës! Prandaj, nuk duhet befasuar për “Mini-Shengenin” e Ram-ziut dhe serbomadhit Vuçiç, ku shpalosën dhe hartën e Jovan Cvijiçit (1865-1927), gjeograf serb i cili propagandonte se me vendimet e Kongresit të Berlinit, “Serbia është një vend i rrethuar dhe se Serbia patjetër duhet të dalë në det (Durrës) për të fituar pavarësinë”.

Paradoksi është se këto plane po tenton t’i realizojë Vuçiçi nëpërmjet “hallvaxhiut” të kazanit propagandistik rilindas në Durrës në datën 21 dhjetor 2019. Ky “patriot poturaxhi” i Surrelit, megalomani shakaxhi shqipëfolës, i pabesë, që si gramofon i prishur përsëriste në takimin e Ohrit me koshiencë tezat e akademikëve serb në vite, punon të integroj Shqipërinë në “Neo-Jugosllavi”!

Se kush do të jetë “Neo-Jugosllavia”, e dinë më mirë vetëm shqiptarët e ish-Jugosllavisë, të cilët mbi 100 vjet u masakruan nga çetnikët dhe kriminelët serb.
Qasja më e mirë e veprimit është të marrësh një shtet paprekur! Dhe ëndrrën e imagjinuar të akademikut Dobrica Qosiç, i quajtur si “babai i idesë” dhe Nebojsha Qoviçi për ndarjen e Kosovës po tenton ta realizojë Vuçiçi me Esadisat shqipëfolës, por për fat të mirë të teknologjisë së informacionit dhe interesave të aleatëve tanë strategjik, kjo ide u hodh poshtë me përçmim në Berlin.

Padyshim një projekt i tillë është më shumë se një dinakëri e Serbisë dhe e Vuçiçit për të provuar që përmes kësaj metode të butë (soft power), Kosovën ta fusë nën kopetencat dhe urdhërat e veta, e kamufluar në një llogjikë komerciale të tregjeve, ku pas fshihen investimet shumë dimensionale Ruse, Kineze dhe neo-osmane.
Nëse kjo ndodh ky do të jatë autogoli historik, vetë-fundosja historike e shqiptarëve me kompleks inferioriteti.

KJO KËRKON ANGAZHIM DHE REAGIM MBARËKOMBËTAR TË KLASËS POLITIKE NË TË GJITHA TROJET SHQIPFOLËSE.

Është për t’u përshëndetur reagimi dhe qëndrimi dinjitoz i menjëhershëm i disa politikanëve në Kosovë si psh: Kryeministri i ardhëm dhe lideri i Vetvendosjes, Z. Albin Kurti, Kryeministri në detyrë Z. Ramush Haradinaj, Lideri i LDK, z. Isa Mustafa, Lideri i PDK, z. Kadri Veseli, Komandanti legjendar Rexhep Selimi dhe shumë politikanë dhe personaliteteve të angazhuar publikisht.

Trojet shqiptare i mbrojnë shqiptarët e ndershëm, ndërsa pushtetarët e korruptuar dhe diktatorët në zhvillim i shesin dhe i varfërojnë. Në këto raste “hallvaxhijtë” nuk u tregojnë dot shqiptarëve në trojet e tyre etnike se çfarë mund të bëjnë, por janë shqiptarët ata të cilët do t’i thonë “hallvaxhiut” se hallvën e pangrënshme që ke gatuar është e nxehtë dhe do të digjesh vetë së bashku me “sektin antikombëtar rilindas”.


Nëntor 2019
Michigan, USA.

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan Demiraj- Mini-Shengen Ballkanik- 1912-2019

“It is our responsibility to give happy childhood to children…”

November 23, 2019 by dgreca

Children Martyrs of Kosovo byHanëmshahe Iliazi and Nusret Pllana was promoted on Wednesday evening at the Consulate General of Kosovo in New York.


 Here are the remarks by Ambassador Teuta Sahatqija’s at the event. 

 Honorable Councilman Mark Gjonaj, Dear Prof. Tanya Domi,Media, Ladies and Gentlemen


November 20th is International Children’s Day celebrated everywhere in the world.Wherever they are, children bring smile, joy, play, energy, hope for the better future.Today, Kosovo General Consulate organize this day through the promotion of the book of Hanumshahe Iliazit and Nusret Pllanes, “Children Martyrs of Kosovo”.The data in the book comes from the official statistics from 1981, culminating during the war 1999. There are data in different tables of municipalities, massacres, every child has its own data, name, name of his parent, date of birth, date and place of murder, smiling photo of happy times,  when it is available, otherwise a red rose.During the war many houses were burned taking to smoke photos of families, of children smiling in happy occasions, posing in the school, photos from birthday parties, hug of their moms, happiness at the lap of grandfathers. These children do not have photos to remember color of their eyes, to transmit to us their smile from the eternity, to demand justice for violently ending their lives too early.The red roses above their names have the difficult task of representing them, they bear the responsibility for seeking justice on murdered children’s behalf, some of them couldn’t celebrate even the first birthday.Among children from Gjakova I recognized names of the children playing at the neighborhood together with my daughters, I recognized between brackets, names of their parents I worked with in Ereniku, parents I met at school meetings or when we sent children to get their vaccine shots. Arlindi, Dorina, Marigona, Sihana, Rita Vejsa and their mother were within the house together with their cousins Dalina, Delvina, Diona Caka and their young mother. They were murdered and their house was set on fire.Behar Haxhiavdia and I worked together in Ereniku. Our children were similar ages. While going and returning from the work in the bus we were telling each other about children, their interests, new teeth. Doruntina, Egzoni, Rina Haxhiavdija, his children and wife were killed on the night of April 2nd 1999 and his house was set on fire. The list continues up to 1133 names of the murdered children, 109 still at the missing list.This book convey the demand for justice, it demands the answer from the grownups, institutions, states WHY?These children demands no additional children around the world to join their list, no more smiling photos, no more rose at the vast field of red roses.It is our responsibility to give safe and happy childhood to children all over the world, to enjoy their innocent smiles and hopes for the better future.
November 20, 2019

Filed Under: Featured

KESHILLI I BASHKISE NE NJU JORK- KUQ E ZI NË 107 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

November 22, 2019 by dgreca

Shqiptarët e Nju Jork-ut ndjehen krenarë që Festën Kombëtare të Pavarësisë , përvjetorin e 107-të , tash e organizojnë edhe në mjediset e Këshillit të Bashkisë së Qytetit. Mbrëmjen e 21 Nëntorit mjediset e Këshillit e Bashkisë të Qytetit të Nju Jorkut dominoheshin nga ngjyrat e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ngjyrat Kuq e Zi. Përfaqësues të komunitetit, drejtues të organizatave, personalitete të tij, dhe aktivistë të dalluar, oficerë të policisë shqiptaro-amerikanë, nxënës dhe mësues të shkollave shqipe, artistë, bashkatdhetarë të moshave të ndryshme,të veshur me kostume kombëtare, i dhanë një pamje të vecantë mjediseve të Këshillit të Bashkisë  të qytetit, ndërkohë që këngët dhe vallet shqipe jehuan bukur dhe përcollën magjinë e folklorit tonë.

         Merita, kreditet e këtij organizimi të përsosur i takojnë këshilltarit të këtij Këshilli z. Mark Gjonaj, i cili përmes fjalës së tij vlerësoi komunitetin shqiptar, që  tashmë ka arritë  që festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit Kombëtar, ta kremtojë me madhështi  në mjediset e Këshillit të Bashkisë. Komuniteti është rritur shumë në numër dhe në cilësi. Duke iu drejtuar pjesmarrësve Gjonaj preku arritjet e shqiptareve : Ju shërbeni në vijat e  frontit të luftës kundër krimit dhe ruajtjes së rendit, sherbeni si drejtues në tregjet financiare,  jepni mësim në klasat e shkollave amerikane, shërbeni si në sallat e urgjencës…..

Këshilli i bashkisë nderoi disa nga veprimtarët e komunitetit shqiptar, të dalluar në sektorë të ndryshëm. Ata ishin: Kapiteni i policisë së Nju Jorkut, oficeri i policisë Lutfi Dalipi,veprimtarja -simbol Vasfie Krasniqi, që shpëtoi nga lufta, e përdhunuar nga serbët, Sali Bollati,i shpëtuar nga masakrat greke në Camëri, Frank Shkreli, ish drejtor i Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, Dr. Anna Kohen, pasardhëse e një familje hebre e lindur dhe e rritur në Vlorë, Ilir Shaqiri, një këngëtar i shquar i ftuar nga Kosova.

      Z. Mark Gjonaj sot, në një mesazh nga faqja e tij në facebook i falenderoi të gjitha ata që kontribuan, falenderoi z. Corey Johnson- Kryetar i Këshillit të NYC dhe të gjithë anëtarët e këshillit sponsorizues, po ashtu përgëzoi Shkollën shqipe Alba Life, Miss  USA NY, Illyrians NYPD, dhe të gjithë interpretuesit. Ai u përcolli Urime të gjithë bashkatdhetarëve për Festën e Pavarësisë Kombëtare, Ditës së Flamurit Kuq e zi.(Korresp i Diellit)

  • Per em shume fotografi shihni ne fb

Filed Under: Featured Tagged With: Mark Gjonaj-Keshilli i Qytetit- 107 Vjet pavaresi e Shqiperise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 30
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT