• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2019

MARKO KEPI MIREPRITET NE MICHIGAN

December 1, 2019 by dgreca

Marko Kepi, kandidati për në Asamblenë e Shtetit të Nju Jork-ut, organizatori i suksesshëm i Paradave Shqiptare, këshilltar i Kryetarit të Federatës VATRA, shënoi sukses edhe në grumbulllimin e fondeve për pasojat e Tërmetit në Shqipëri, duke grumbulluar më shumë se 1 milion dollarë. Këtë fundjavë ai ishte i ftuar në Michigan me rastin e 107 vjetorit të Pavarë sisë dhe promovimin e Qendrës së re Kulturore e sportive”Nënë Tereza” pranë Kishës Zoja Pajtore.

Z. Kepi u mirë prit nga bashkatdhetarët dhe u përgëzua edhe për fushatën në ndihmë të të dëmtuarëve gjatë tërmetit të 26 nëntorit që shënoi 51 të vdekur dhe mbi 900 të plagosur, mijëra të pastrehë etj. Në këtë aktivitet përveç vatarnëve të Michiganit ishin edhe: Zef Balaj, Merita Bajraktari McCormack, Asllan Bushati dhe të tjere. Ne emer te Vatres pershendeti Asllan Bushati, ise nenkryetar i Vatres.

Vizita e Marko Kepit në Michigan u komentua edhe në faqet e facebookut. Dielli përzgjodhi shënimin-koment të Kolonel Dritan Demirajt,i cili shkroi në faqen e tij të fb:Kënaqësi të kalonim një darkë me komunitetin e Michiganit mbrëmë (30 nëntor) me rastin e festave dhe për grumbullimin e fondeve për të ndihmuar njerëzit në Shqipëri. Në mesin e Vatranëve te Michiganit pervec Z. Alfons Grishaj dhe Z. Mond Rakaj kishim dhe perfaqesuesin e Neë Yorkut patriotin Marko Kepi.Z. Kepi eshte duke grumbulluar nje sasi te madhe ndihmash financiare rreth 2 milione dollare, kontribut i Komunitetit Shqiptar ne Amerike. Pjese e rendesishme e diskutimit ishte mire menaxhimi i ketyre fondeve dhe mos dhenia e tyre tek oligarket e PPP-se, por tek fondacionet joqeveritare, ne menyre qe keto para te mos shkojne tek njerezit qe po vjedhin edhe qeset e ushqimeve edhe bataniet edhe …….Qeveria shqiptare ka te gjithe pergjegjesine te mobilizohet per ndertimin e banesave te prishura, te qendroje prane njerezve dhe te lere propaganden. Z. Marko Kepi i urojme sukses ne zgjedhjet e qershorit ne Neë York, ku padyshim qe te gjithe do mobilizohemi qe ta zgjedhim ne krye te Keshillit te Neë Yorkut, kete djalosh te shkelqyer, nga nje familje demokratesh te vertete Shkodrane. Marko God bless you!D.D.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Marko Kepi-Michigan-Dritan Demiraj

Mark Gjonaj, mes bashkatdhetareve në fatkeqësinë natyrore

December 1, 2019 by dgreca

Nga  Keze Kozeta Zylo/

Aspak nuk befasohem me vajtjen e tij ne Shqiperi, pasi ai ka vite e vite që punon për Kombin e tij me aq përkushtim dhe dashuri.  Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj ka fituar zemrat e amerikanëve dhe të shqiptarëve vetëm me punë dhe respekt, ose më mire ta shpreh shqiptarce me djersën e ballit.  Nga përvoja ime si një anëtare aktive e komunitetit dhe duke i ndjekur si media nëshume ceremoni të ndryshme Mark Gjonaj nuk merr pjesë vetëm ku mblidhen mijëra shqiptarë për të festuar Ditët Kombëtare, por ai merr pjesë në demonstrata për të drejtat e shqiptarëve si dhe atje ku është një person shqiptar, apo i cdo lloj rrace dhe ngjyre në se ai ka nevojë apo dhe për ta përshëndetur në se kryen një punë të devotshme në dobi të njerëzimit.           

Mark Gjonaj i zgjedhur në Amerike si këshilltar në një ndër Bashkitë më të mëdha në botë, është duke e rritur emrin dhe prestigjin në saje të punës dhe të aktivitetit të tij, për rrjedhojë ai është shqiptar me plot energji dhe përkushtim për Shqipërinë Etnike.  

Mark Gjonaj fluturoi për në Shqipëri për t’u takuar me të lënduarit si dhe për të ndihmuar dhe vlerësuar ndërtesat e banimit me njëgrup inxhinierësh amerikanë.  Mark Gjonaj i shoqëruar nga ministri i Diasporës z.Pandeli Majko ngushëlloi familjen Lala e cila është familja më e prekur nga tërmeti shkatërrues.  Ajo humbi tetë anëtarë të familjes dhe i vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë Lala.  Bekuar qofsh Mark Gjonaj!

Ja si shkruan në murin e tij në F/B:

“Në kohë tragjedie, New Yorkers sjellin lehtësim dhe dhembshuri në mënyra që të tjerët thjesht nuk i bëjnë. Ne duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë organizuar, dhuruar dhe po e mbajnë Shqipërinë në lutjet e tyre. Ndërsa po vlerësojmë nevojat në terren, unë do të fluturoj për në Shqipëri me një grup inxhinierësh ndertimi për të vlerësuar ndërtesat e banimit dhe shkollat ​​me dëme strukturore dhe për të vërtetuar nëse janë të sigurt për te jetuar.”

Ju lutemi vazhdoni të dhuroni për të ndihmuar të gjithë ata që janë të prekur në lidhjen e mëposhtme!

1 dhjetor, 2019

Manhattan, New York

Filed Under: Politike Tagged With: Mark Gjonaj-Vizite ne Shqiperi-Termeti

E rëndësishme mbetet se sa shqiptarët janë të Nënë Terezës?

December 1, 2019 by dgreca

Fjala e mbajtur me 30 Nëntor me rastin e Festës së Pavarësisë dhe përurimit të Qendrës  së re “Nënë Tereza” pranë Kishës Zoja Pajtore në Michigan-/

nga Visar Zhiti */ 

I dashur dhe i nderuari famullitar i Kishes tonë Zoja Pajtore, Dom Ndue Gjergji,/

I dashur dhe i nderuar Vikar i Përgjithshem i Ipeshkvisë së Kosovës, Dom Lush Gjergji, 

I dashur dhe i nderuar Dom Anton Kçira,

I dashur dhe i nderuar Konsull i Nderit, 

z. Ekrem Bardha,

Të dashur vatranë, z. Zef, znj. Merita, 

z. Asllan,

Klerikë të nderuar myslimanë e bektashianë,

I dashur Drejtor i Katedrës së Albanoligjisë në Universitetin DePaul, i porsa hapur në Chicago, i pari i tillë, Dr. Gazmend Kapllani,

Të dashur Koordiantorë të Veprimtarive, z. Valentin Lumaj, z. Gjekë Gjelaj, gazetarë,

Motra të dashura murgesha,

Studentë të dashur, fëmijë artistë,

“Shqiponja të vogla” të ardhura nga Kanadaja me Maestro Ramazan Këllezi, Bashkatdhetarë të dashur!

Dhe lejomëni tani t’u drejtohem dhe atyre për të cilët jemi mbledhur: E dashur Qendër Kulturore me emrin e shenjtë “NËNË TEREZA”,

I dashur FLAMURI ynë KOMBËTAR, që rri aq hijerëndë pranë Flamurit të SHBA, si dy miq të mire dhe aleatë!…

Duke u mbledhur së bashku si sonte, por duke qenë bashkë gjithmonë, me dije dhe ideale, me përkushtime dhe punë, gëzimet do të shtohen duke u shumëzuar me aq sa ne jemi, kurse dhëmbjet do të zvogëlohen duke u pjesëtuar në secilin prej nesh dhe arritjet do të jenë një pasuri e përbashkët, gjithnjë e më shumë. 

Po kremtojmë një festë të madhe tradicionale, historike, shpëtimtare, Pavarsinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit, dhe një ngjarje të bukur, të vyer, përurimin e sallës së Qendrës kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës tonë “Zoja Pajtore”.

I lutemi Asaj, jemi me një dhëmbje të madhe në shpirt dhe trup nga shkaku i tërmetit që ra në Atdheun tonë të vogël, për jetët e humbura e rrënojat që shkaktoi. Por shpërtheu dhe një solidaritet i madh njerëzor, dashuria mes njerëzve, Kosova jonë me ushtrinë e saj, me ndihma, me policinë e specialist erdhi e para, gjysma të ndihmojë gjysmën, erdhën nga vendet fqinjë në Ballkan, Greqia e Kroacia, Serbia etj, nga Italia e Mesdheu, nga Franca e Izraeli, nga Zvicra, etj, nga Diaspora shqiptare, e para si përherë ajo e Amerikës dhe vetë SHBA, që na janë gjendur gjithmonë, jetikë në historinë tonë, mbështetësit e fuqishëm të demokracisë dhe lirive tona.

Dhe vetë Papa Françesku u lut për ne dhe tha: “Zoti e bekoftë këtë popull që e dua aq shumë”. Unë kam patur fatin e madh ta dëgjoj këtë dhe herë tjetër, duke qenë pranë Atit të Shenjtë, kur shërbeja për vendin tim në Vatikan.

Dhe t’i lutemi përherë Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së Shqiptarëve, emrin e së cilës mban kjo kishë e dashur, e cila që kur u themelua në vitin 1977 nga i përndershmi Dom Prek Ndrevashaj, i pari prift katolik shqiptar që ngriti shërbimin meshtar në gjuhën shqipe në Michigan, kisha u kthye dhe në qendër atdhetare e kulturore, ku këtu kremtohej Festa e Flamurit e janë bërë festivale të kulturës dhe të traditës, koncerte, përurime librash e konferenca e takime e çmallje ashtu si dhe natyrshëm janë kryer meshat, liturgjitë, ceremonitë martesore dhe ato të përzishme, sakramente si dhe mësimi i gjuhës amtare, i shqipes.

Zoja Pajtore, edhe ajo ishte refugjate, iku nga Kisha e saj në Shkodër, në prehërin e kalasë së Rozafës, fluturoi me engjëjt në një kishë afër Romës, në Xhenacano, se nuk  do të duronte dot pushtimin e gjatë otoman, që t’i thoshte Europës të mos e harronte Shqipërinë që po vuante, atë që ka kërkuar dhe po kërkon dhe politika sot, deri dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ne.

Qendra kulturore “Nënë Tereza” që përurojmë sot, ka si prelud të shkëlqyer devocionin, largapamësinë, punën e palodhur, përunjësinë dhe përdëllimin e famullitarit të saj, Dom Dom Ndue Gjergji.

Jam dëshmitar i dy veprimtarive të afërta: i Konferencës shkencore mbarëkombëtare e ndërkombëtare që u zhvillua në këtë Kishë për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në vitin e 550 përkujtimor të tij, me historianë, studiues e shkencëtarë të ftuar nga Amerika dhe Europa, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, nga arbëreshët e Italisë, etj, punimet e së cilës dhe pesha e tyre bënë që ajo të ishte takimi dhe kuvendi  më i madh, që nuk e arritën as ambasadat dhe akademitë në atë jubile.

Po kështu dua të kujtoj dhe përurimin, sa modest, po aq dhemallëngjyes që u bë pas një meshe të bashkëcelebruar këtu nga Ipeshkvi, Imzot Walter A. Hurley dhe famullitari Dom Ndou Gjergji, të një libri për Shenjten “Nënë Tereza”, botuar në Vatikan me autore Eda Agaj.

Po në sa e sa veprimtari e takime jeni dëshmitarë e pjesëmarrës ju të gjithë…

Sonte më duket se mbajmë bashkë në njërën dorë Flamurin tonë Kombëtar dhe në tjetrën sarin e Nënë Terezës.  

​Shqiptarët e duan Flamurin e tyre dhe e nderojnë atë. Dhe në poezinë e postrilindasit, Asdrenit, shkruar në vitin e pavarësisë, në 1912, që u bë Himni Kombëtar, na përcillet një kumt që të magjeps: Se Zoti vetë e tha me gojë/ Që kombe shuhen përmbi dhe/ Por Shqipëria do të rrojë? Për të, për të luftojmë ne.

Flamuri është përbashkues dhe vazhdimisht atij i kanëkënduar populli dhe poetët. Dua të kujtoj tre emra klerikësh të njohur, të feve të ndryshme. Vërtet harmonia fetare e Shqipërisë është emblematike, shembullore për botën, “vëllazëri fetare” e quajti papa Françesku.

Simboli i Kombit, Flamuri, ja si valvitet në poezinë e At Gjergj Fishtës, poetit katolik, “Homerit të fundit në botë”: 

             Porsi fleta e Êjllit t’ Zotit.                        

             Po rreh Flamuri i Shqypnís.                                 

             E thrret t’bijt e Kastrijotit

            Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtrís.

Dhe Imzot Noli, ortodoks duket sikur vazhdon: 

          Flamur që lind Shën Kostandinin,                

          Pajton Islamn’ e Krishtërimin                

         Çpall midis feve vllazërimin,                                   

        Flamur bujar për Njerëzi

Baba Ali Tomori, bektashian, që diktatura komuniste e pushkatoi me akuzën si agjent anglez dhe duke vrarë atë, po vritej atëhere dhe aleanca e vendit me Europën Perëndimore, ja, ç’fjalë la për identitetin kombëtar: 

 Zoti i math në këtë baltë

​më ka bërë shqipëtar,

​gjuhën shqip t’ëmbël mjaltë

​ma ka fal për kombëtar.

Por dhe një poet tjetër, laik, i harruar dhe i pa njohur, i quajtur “Osoja i Ri”, Beqir Çela, nga Karbunara e Lushnjës, në konkursin që u shpall me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë në1937 për një himn të ri për Flamurin, ku në juri ishin dhe At Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Kostaq Cipo, etj, mes 76 krijimeve, merr çmimin e parë, dëgjoni, ç’thotë në njërën nga strofat e himnit të tij:

         Rrahja e lum’e palës s’ate                                       

 Kuq si gjaku trimëror

         I krenarve bij që pate.                                        

Dhe për nder t’u bën’ theror. 

Por të kuqes së Flamurit do t’i shtohej dhe gjaku i tij. Mësuesi Beqir Çela, nga arsimimi që kishte marrë, u lidhshpirtërisht me Amerikën, duke e parë atë si vendin e shpëtimit. Modelin amerikan e mendoi të adoptueshëm për në Shqipëri, kështu besoi gjithë jetën, në aq jetë sa i lanë.

E pushkatuan në diktaturë si agjent të amrikanëve, si armik. Donin të vrisnin kështu  dashurinë për SHBA-në si kampion i demokracisë dhe lirive të njeriut, shpëtimtare e Kombit shqiptar, superfuqi e mirëqenies sociale. Por nuk ia dolën.

​Dhe Nënë Tereza ka një Lutje për Kombet e Bashkura, për atje ku janë flamujt e gjithë shteteve të botës, pra dhe të Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, etj.

​Zoti im,

​e mundur është, si nuk është e mundur,

​që kombet të preken nga zemra jote,

​që të punojnë për bashkimin dhe dashurinë:

​dy vepra të mëdha për të themeluar paqen

​mbi fytyrë të dheut.

​Amen!

            Dhe Nënë Tereza vetë është përbashkuese ashtu si Flamuri, por flamur i bardhë paqeje, i Krishtit, i dashurisë së Zotit, që i është dhuruar njerëzimit mbarë si pasuria më e çmuar e tij.

Madje Nënë Tereza dhe kur ka shkuar në vendet që kanë qenë në luftë midis tyre, ata e kanë ndërprerë luftën. Dhe arma e saj ishte lutja që ndryshon dhe botën dhe sjell dashurinë. Sa thjeshtë Ajo thoshte: Bashkohemi nëpër lutje,

​O Zot,

​të falënderoj për myslimanët dhe induistët

​dhe për të gjithë miqtë e mi të shtrenjtë ​Sa herë që të takojmë

​nëpër lutje,

​ti na bën të krishterë edhe më të mirë,

​myslimanë edhe më të mirë,

​induistë edhe më të mirë.

Ç’emër i shenjtë ky i Nënë Terezës. I gruas më të njohur të planetit. Nga Shkupi. Me prindërit nga Kosova. Që tha se nga gjaku dhe origjina jam shqiptare, në shërbim të Krishtit. Na e la si një testament me atë shkrimin e saj të bukur, botohet shpesh,iu bë i njohur dhe botës falë Dom Lush Gjergjit, vëllait të Saj dhe tonit, biografit më të mirë shqiptar të Nënë Terezës, që pothuajse çdo vit nxjerr nga një libër apo album për Të dhe në gjuhë të huaja. Faleminderit dhe mirënjohje, Imzot! 

​Dhe ndjej dhimbje kur kujtoj se diktatura në Shqipëri ia kishte mbyllur mizorisht derën, kur kishim aq shumë nevojë për të. Dhe Ajo na meson që të lutemi dhe për armiqtë tanë. Dhe për këtë ka shkruar dhe një qytetar i këtushëm, inxhineri shqiptar Mërgim Korça, porosi që ai e gjen ashtu si te Padre Pio dhe te Baba Raxhepi, që ka jetuar në teqene që themeloi po vetë këtu në Detroit.

Është porosi biblike, pjesë themeltare e kulturës Perëndimore tashmë. 

Ndërkaq Nënë Tereza me durim shenjtjeje vazhdimisht do t’u drejtohej me kurajo dhe liderëve më të mëdhenj të botës: “Ndihmojeni popullin tim!”.

​Presidenti Bill Klinton do të thoshte në qershorin e 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

​Ishte çliruar Kosova kështu. 

Nënë Tereza do të ishte dhe Qyetare Nderi e SHBA ashtu siç do t’i jepej më në fund dhe pasaporta shqiptare.

Por më e rëndësishme mbetet se sa shqiptarët janë të Nënë Terezës?

Një përgjigje dhe dëshmi është …

*Fjala e shkrimtarit Visar Zhiti mbajtur ne FESTEN E FLAMURIT NE

NË SALLËN E RE TË QENDRËS KULTURORE “NËNË TEREZA”​ NË KISHËS “ZOJA PAJTORE” NË MIÇIGAN-30 Nentor 2019

Filed Under: Opinion Tagged With: Visar Zhiti-Nene Tereza-Shqiptaret- Kendra e re-Zoja Pajtore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT