• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2021

12 QERSHOR 1999 …

June 12, 2021 by dgreca

AMERIKA-NATO SOLLËN LIRINË NË KOSOVË, ISHA NË KOLONËN E TANKEVE TË PARA…/

-Në ditën e Lirisë  së Kosovës – 12 Qershor 1999, raportoja drejtpërdrejë nga kolona e tankeve të para të NATO-s që prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynin në Kosovë, duke filluar nga ora 05 e 17 minuta të përcjella nga helikopterët Apaçë/ 

-Liria Kosovës po i vinte më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe që bënin spastrim etnik, masakra e gjenocidit kundër shqiptarëve/

-Nderohen ushtarët e NATO-s të rënë në ndërhyrjen ushtarake për ndaljen e gjenocidit mbi popullin shqiptar në Kosovë/

-Mirënjohje dhe falënderim përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit – refugjatët nga Kosova/

-Viti 2005: Mesazhi dhe pritja e fundit e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për 12 Qershorin – Ditën e Lirisë: Dita më e madhe në historinë e re të Kosovës… Presidenti Rugova dekoroi ushtarët e KFOR-it me Medaljen e Sigurisë/

-12 Qershor 2019: Kosova 20 vjet liri, në festën e madhe Amerika – Clinton , Albright, Palmer…/

-Sot-12 Qershor 2021,  u bënë gjashtë vjet dhe nis viti i shtatë i raportimeve të mia për Gazetën DIELLI, organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Me shumë respekt e vlerësim për gazetën më të  herëshme shqiptare… Uroj që gazeta e VATRËS së shqiptarëve në Amerikë të mos shuhet kurrë e të shëndrisë gjithmonë ashtu si DIELLI, emrin e të cilit e ka…/ 

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI 

PRISHTINË, 12 Qershor  2021/ Në Kosovë festohet Dita e Lirisë dhe Paqes – 12 Qershori.

Në mëngjesin e sotëm, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti, vendosën kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të NATO-s të rënë në ndërhyrjen ushtarake të para 22 viteve për ndaljen e gjenocidit të forcave okupatore të Serbisë mbi popullin shqiptar në Kosovë.

Kosovës para 22 viteve nisi t’i ndodhte liria dhe paqja: Ishte ora 05 e 17 minuta e mëngjesit në 12 Qershorin historik 1999, kur prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanket e para të NATO-s të përcjella nga helikopterët Apaçë nisën të hynin në Kosovë, kalonin kufirin nga Maqedonia në Bllacë-Han të Elezit. Lexoje te plote specialen ne Gazeten Dielli online www.gazetadielli.com)

Lajmin e madh për gjithë shqiptarët e botën e raportoja drejt Tiranës për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të focës më të madhe planetare, e cila të nesërmen merrte në kontroll edhe kryeqytetin, Prishtinën, ndërsa  duke kaluar kufirin nga Shqipëria nëpër Morin-Vërmicë shkonte edhe drejt Prizrenit…

Uturima e fortë e helikopterëve Apaçë dhe e kolonës së gjatë të tankeve të NATO-s, që hyri në Kosovë në mëngjesin e hersëm të 12 Qershorit 1999 nuk kishte kend ta zgjonte në qytezën kosovare Hani i Elezit, mu në pikën e kufirit me Maqedoninë. Forca më e madhe e botës, NATO, kalonte nëpër qytezën fantazmë, të mbetur pa banorët e dëbuar, të boshatisur nga jeta, të djegur e bërë shkrum nga gjenocidi e spastrimi etnik i forcave serbe.

Me përshkrimin e kësaj pamje të tmerrshme të Kosovës së mbetur pa njerëzit e saj, por edhe me gëzimin më të madh se në atë mëngjes plot shkërqim të diellit që po lindëte kishte ardhë ajo dita e ora e madhe e ëndërrave – Dita e Lirisë së Kosovës, po vazhdoja të japë me telefon raportin e nisur në orën 05 e 17 minuta, me kryelajmin më të madh në botë:  “Taknet e para të NATO-s hynë në Kosovë, në këtë orë të lume, në këtë mëngjes të 12 Qershorit 1999, në këtë ditë të madhe historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët…”

Më shumë se lajm ishte një shpërthim ndjenjash, që në reportazhin e asaj dite mundohesha t’i tregojë edhe me këto fjalë: “Çlirimi i Kosovës nuk është ëndërr, është më shumë se gëzim, po ndodhë…”

Me një ndjenjë krenarie erdhën pastaj pëshëndetjet për NATO-n në Kosovë nga një grup i luftëtarëve të lirisë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili doli të presë e përshëndes forcen aleate. Ishin me uniformat dhe simbolet e ushtrisë me shqipnjën dykrenare, e të pa armatosur.

Uniforma të tjera dhe ushtarë të tjerë nën armë, pjesëtarë të forcave serbe, u gjetën ca më vonë në një tunel, tek në ikje minonin për t’ia mbyllë rrugën NATO-s. Ata u çarmatosën dhe u detyruan vet t’i heqin minat, dhe marshi i NATO-s vazhdoi pas një ndalje e vonese te tuneli.

Një ndalje e gjatë e kolonës, më se katër orë, ishte te Ura e Kashanit mbi lumen Lepenc në Grykën e Kaçanikut. Njësitet britanike të xhenios, ushtarë nga Nepali dhe Anglia , brenda asaj kohe zhvilluan operacionin për mënjanimin e rreziqeve të mundshme nga minat dhe për t’u siguruar se mbi urë do të mund të kalojnë tanket dhe makineritë e tjera të renda luftarake. Testimi i urës u bë edhe me zbarkimin e helikopterëve mbi të, fillimisht helikopterë më të lehtë e në numër më të vogël, e pastaj githënjë e më të rëndë e në numër më të madh…

Kishte kaluar ora 15 e pasditës dhe ura po kalohej…

 Kishte edhe rreziqe e pengesa të tjera në terrene të luftës së sapopërfunduar. “Asnjë hap jashtë asfalti”, ishte urdhëri për gazetarët që ishim në kolonën e NATO-s. Mina të vendosura nga forcat serbe mund të kishte kudo.

Në Grykën e Kaçanikut forcat serbe kishin lënë prapa edhe shumë grafite në faqe shkëmbinjësh. Për grafitin serb “Kosova është zemra e Serbisë” si një antigrafit ishte komenti i  një gazetari: “E si mund të jetë zemra jashtë trupit?!”. “Serbia deri në Durrës” ishte një nga grafitet që shkonin në të pamundurën e edhe shumë më larg: “Serbia deri në Tokio”,  “Serbia deri në Sidnei”, që pretendonin se edhe Japonia dhe Australia qenkan Serbi. Gazetarët nga gjithë bota, me të cilët në kolonën e tankeve të para të NATO-s në Kosovë isha bashkë me korrespondentin nga Shkupi të gazetës shqiptare tradicionale të Kosovës Rilindja, Bedri Sadiku, ato grafite i shikonin si një çmenduri serbe dhe qeshnin, fotografonin, filmonin, raportonin…

Për të hyrë me NATO-n në Kosovë “të akredituar deri natën e 11/12 Qershorit,  diku pas mesnate,  ishin më shumë se 1500 gazetarë nga gjithë bota”, ka shkruar Bedriu në gazetën historike Rilindja.

Përtej grafiteve të përçudshme serbe, si një përgjigje dhe realitet se çka është Kosova u shfaq imazhi i Flamurit Kombëtar Shqiptar i ngritur si fluturim shqiponje dykrenare e si në majën më të lartë të festimeve në gjithë botën në qytetin e Kaçanikut, ku në 7 Shtator 1990 ishte shpallur Republika e Kosovës dhe miratuar Kushtetuta e saj në një mbledhje historike të Kuvendit të Kosovës, në kushte të rënda dhe plot rreziqe okupimi, e që pasonte Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës të 2 Korrikut 1990 të miratuar para dyerve të mbyllura të ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë nën shtetrrethim edhe me tanke e snajperë të forcave okupatore të Serbisë.

 Një pjesë e forcave të NATO-s u ndal në Kaçanik, ndërsa kolona vazhdoi rrugën drejt Fushës së Pajtimit dhe qytetit të Ferizajt, në orët e pasditës.

 Ora 16. Mbi qytetin e Ferizajt shiheshin re tymi. Për të pritur e përshendetur NATO-n me lulet që i vënin mbi tanke e shtronin rrugën, dhe me brohoritjet “NATO, NATO”, “Kosova, Kosova”, “NATO-Kosova e Lirë”, kishin dalë ata pak banorë shqiptarë që kishin mbetur në Ferizaj. Ata kishin dalë përkundër kërcënimeve e shumë rreziqeve se ende forcat serbe nuk kishin ikur. “Forcat serbe edhe sot po e djegin Ferizajn, duan ta djegin të tërin në largim e sipër”, tregonin banorët shqiptarë.

 Në një cep të rrugës ishin ndalur ushtarakë të NATO-s dhe fëmijëve u shpërndanin bombone (ëmbëlsira). Fëmijtë ishin tërë gëzim. Një vajzë 10-vjeçare, shumë smpatike, po shtrëngonte ëmbëlsirën në grusht te zemra dhe thërriste shumë e lumtur: “Do ta ruaj tërë jetën për kujtim”. Për ta ruajtur, veç një herë e afroi te buzët bombonin ajo vajzë që muaj të tërë as s’kishte parë ëmbëlsira e kishte vujtur edhe nga uria në mungesë të bukës. Vajza tregonte se quhet Shega Asllani dhe se është nxënëse shembullore e klasës së katër të tetëvjeçares. Një e afërm e saj, Bardha Asllani, me gazetarët spanjollë fliste spanisht, ndërsa për të shprehur falenderimin e madh të gjithë fëmijët përreth brohorisinin për Solanën, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, për Presidentin Amerikan Clinton, Kryeministrin Britanik Bler…

Pas ndonjë ore edhe fushat rreth Lipjanit u mbushen tanke të NATO-s, të cilat para mbrëmjes arrijnë deri afër Prishtinës, por hyrja në kryeqytet mbetet për të nesërmen.

Me gazetarët që nuk u pritej u nisëm për në Prishtinë edhe pse rreziku ishte i madh para se të hynin forcat e NATO-s. Ishte edhe festë lajmi që e jepja drejt Tiranës se po hyja në Prishtinë dhe afër ishin forcat e NATO-s që do hynin…

Po kthehesha në Prishtinë, para mbrëmjes së 12 Qershorit, duke kujtuar edhe largimin drejt kufirit jugor të Kosovës pasi në mbrëmjen e 24 Marsit 1999  në kushte të pamundshme të ndërprerjes së linjave telefonike dhe dritave, me lidhje satelitore që e mundësoi vëllai Demë Jashari nga Zvicëra, nga banesa plot edhe me refugjatë në qytetin në luftë e në shtetrrethim, derisa shkallëve të ndërtesës në lagjen Ulpiana dëgjoheshin rrapllimat e zërat e forcave serbe, kisha raportuar  nga Prishtina në Tiranë për goditjet e para të aviacionit të NATO-s e të nesërmën në mëngjes për “qytetin fantazmë” e masakrat e reja të forcave serbe në shtëpitë e shqiptarëve gjatë natës…

Atë parambrëmje të 12 Qershorit 1999 në qendër të kryeqytetit, te Hotel Grandi, shihej se rreziku ishte edhe më i madh se që ishte paramenduar. Në të gjitha anët kishte të shtëna armësh. Kudo kishte policë, ushtarë, paramilitarë serbë, të gjithë të armatosur, shumë prej tyre edhe të dehur…

 Edhe në atë situatë, mes shumë rreziqesh, po bëja një raportim edhe për gazetën Rilindja, e cila pas ndalimit nga forcat serbe në Kosovë vazhdonte të dalë në Zvicër, Shqipëri…Nuk dola fare nga automjeti që u ndal para hotelit, dolën vetëm gazetarët nga bota.

 Paramilitarët serbë i ndoqën gazetarët ende pa hyrë në hotel, dhe nëpër një rrëbesh shiu që largoi njerëzit nga rruga po largoheshim me shpejtësi me automjetin ku ishim…

Po ku të shkonim, ku ta kalonim natën, kur ende nuk mund të shkoja në banesën time ku kishin hyrë forcat serbe…

Shkojmë drejt adresës së telefonatës së 6 Majit 1999 nga Prishtina, që u bë lajm…“Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, u shprehën me falënderim të ngujuarit atje, që na dhanë çelësin e një banese të boshatisur.

Në lajmin e 6 Majit 1999, natyrisht, në rrethanat që ndodheshin të ngujuarit në Prishtinë, mes forcave kriminale, nuk përmenda burimin, telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh, po duke iu referuar “burimeve” tregova çka po ndodhëte, që “bota ta marrë vesh”.

“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli i lajmit që kisha raportuar nga Kufiri jugor i Kosovës në 6 Maj 1999, ku theksoja: “Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe
po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur
armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëper objekte që
mund të bombardohen nga NATO-ja”…

Në kryeqytetin e Kosovës edhe gjatë gjithë natës së 12-13 Qershorit 1999 breshëritë e armëve serbe vazhdonin dhe plumbat qorr binin mbi kulmin e shtëpisë së boshatisur, ku u strehuam. Nata e fundit e forcave serbe në Prishtinë ishte plot tmerre dhe ankthe, kishte shqiptarë të vranë në shtëpitë e tyre, edhe shumë djegie e plaçkitje.

Në mëngjesin e 13 Qershorit 1999 qielli mbi Prishtinë mbulohej nga helikopterët e NATO-s, ndërsa kolona e tankeve dhe makinerive tjera ushtarake shihej tek zbriste nga kodrina e Veternikut dhe mbushte sheshet dhe rrugët e Prishtinës. “NATO po e merr kontrollin në Prishtinë dhe po detyron forcat serbe të largohen…” Lajmi që po raportoja për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë po shkonte nga Prishtina në Tiranë me telefonin me lidhje zvicerane satelitore, sepse lidhjet tjera telefonike ishin të pamundura. Në Prishtinën e shkatërruar ndihej erë shkrumi e shtëpive e obekteve tjera të djegura. Ishin djegur edhe selia e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe selia e Presidencës së Kosovës. Dyqanet dhe klubet të gjitha ishin të mbyllura dhe të plaçkitura. Hotel Grandi ishte i hapur, por ende jo për shqiptarët. Thuhej se bodrumet e hotelit ishin shndërruar në qendër turturash për shqiparët e rrëmbyer e të arrestuar nga forcat serbe.

Vetëm edhe një lokal-klub tjetër i vogël përball hotelit ishte i hapur. Ai ishte i mbushur plot me njerëzit që pinin kafenë e parë në Prishtinën e lirë. Në Kosovë, edhe në Prishtinë, ku po ndodhte liria…

Pas një nate që e përshkruaja “plot rreziqe dhe e tensionuar, me të shtëna të shumta armësh të serbëve dhe me provokacione kundër shqiptarëve dhe forcave paqësore”,  vazhdoja raportimet nga Prishtina: “Kosova qysh dje dhe sot është e lirë në shumë pjesë të saj. Kurrë nuk janë parë njerëz më të gëzuar se dje e sot me hyrjen triumfale të forcave të NATO-s në Kosovë dhe kryeqytetin e saj, Prishtinë. Në Prishtinë qysh sot, NATO po vendos kontrolle…”

Pasditen e 13 Qershorit 1999, bashkë me korrespondentin e Zërit të Amerikës,  Isak Ramadani, e gazetarin tjetër nga Shkupi, Arben Ratkoceri, që erdhën në Prishtinë duke sjellë edhe numrin special të gazetës tradicionale kosovare Rilindja të botuar atje me raportimet për ngjarjen historike të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë,  kalova edhe një herë rrugën nga kishin hyrë forcat e para të NATO-s një ditë më parë. Edhe gazeta Rilindja, të cilën e shpërndanim në Kosovën që po çlirohej,  në ballinë kishte te kryetitulli orën që kisha raportuar: “Dje në orën 5.17 – Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”.

Edhe editoriali “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”, shkruar nga Blerim Reka, ishte i botuar në faqen e parë të gazetës Rilindja, me foto nga ngjarja historike e ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s, e ku shkruhej edhe: “Qeveria e përkohshme e Kosovës punon për kthimin e popullsisë.-Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Austrinë”.  

Dhe, vazhdoja raportimin: “Sot duket krejt e çliruar pjesa e Kosovës nga kufiri me Maqedoninë, përgjatë rrugës që të çon në Han të Elezit, Kaçanik, Ferizaj, Lipjan e deri në kryeqytet. Në Kaçanik, Han të Elezit dhe në lokalite të tjera takuam dhe ushtarë të UÇK-së që kthenin jetën dhe rregullin.
Flamuri shqiptar – flamuri i lirisë valonte në kulmin e ndërtesës 12-katëshe në qendër të qytetit të Kaçanikut, mbi kulmin e shkollës tetëvjeçare ‘Jusuf Gërvalla’ në fshatin Nikaj dhe lokalitete të tjera.

Në vendkalimin kufitar në Bllacë ndërmjet Kosovës dhe Maqednisë sot nuk ka më flamuj serbë, të cilët janë hequr. Në kufi figurojnë marinsat amerikanë”.

Në qytetin e Kaçanikut, në jug të Kosovës, ushtarët e Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës ishin vendosur në ndërtesën e Stacionit të Policisë, prej nga kishin ikur forcat serbe…

Kështu ishte 22 vite më parë…

 Në Kosovë liria po vinte më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe të kasapit të Ballkanit, Milosheviç, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Lufta e përfunduar kishte bilanc tragjik të masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve: Mëse 12 mijë të vrarë, mbi 6 mijë të zhdukur,  shumë prej tyre të groposur në varreza masive, edhe të fshehura në Serbi, e afër një milion të dëbuar – shumica  drejt Shqipërisë…

Kosovës i vinte era tokë e djegur, ua kishin vënë flakën mëse 400  fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive të shqiptarëve…

Lufta përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, që u nënshkrua në 9 Qershor e  hyri në fuqi në 11 Qershor 1999.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havijer Solana, në 10 Qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Michael Jackson, gjeneral britanik, ishte komandanti i parë i forcës paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, i miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008, i shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 Qershorit 2008, përcakton 12 Qershorin – Ditë të Paqes.

Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 Qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi  poashtu para 12 vitesh në 9 Prill, më pak se dy maj pas 17 Shkurtit historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të njohur deri tani nga 117 shtete të botës anëtare të OKB-së…

NDEROHEN USHTARËT E NATO-s TË RËNË NË NDËRHYRJEN USHTARAKE PËR NDALJEN E GJENOCIDIT MBI POPULLIN SHQIPTAR NË KOSOVË

PRISHTINË, 12 Qershor 2021/ Me një ceremoni shtetërore, në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit, u përkujtuan ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it të rënë në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vendosën kurorë lulesh te Pllaka Përkujtimore në nderim të ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22- vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij tha se në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tokë, por më 12 qershor, këmbësoria e NATO-s iu bashkua ndërhyrjes nga ajri kundër Jugosllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar.

“Më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetes për çdo ditë, sepse të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan, dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësië sonë, të cilën duam ta shpiejmë më tej, me zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, tha ai.

Në ceremoninë  e organizuar nga tri institucionet më të larta të shtetit, të pranishëm ishin edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe zëvendës komandanti i KFOR-it, Günter Schöpf.

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËRJETSHËM PËR MIRËPRITJEN E PËRKUJDESJEN VËLLAZËRORE SHQIPTARE PËR TË DËBUARIT – REFUGJATËT NGA KOSOVA

Si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, në vitin 1999 të kohës së luftës, të dëbimit të mëse 1 milion shqiptarëve nga Kosova, për rreth dy muaj “selia” e raportimeve të mia ishte kufiri jugor i Kosovës, si dhe Tetova e fshati i afërt Dobrosht – shtëpia e familjes së Mesut Veselit, ku më parë kishin mbërritur njerëz të familjes sime të dëbuar nga forcat serbe… Raportoja edhe nga Shkupi e vende tjera në Maqedoni.

 Akreditimi mu dha nga Ministria e Informatave e Maqedonisë të njëjtën ditë të kërkesës dërguar me telefax nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në 5 Prill 1999. Ishte mëngjesi i ditës sime të parë refugjat jashtë kampit të Bllacës, ku pas qëndrimit disaditësh natën kisha kaluar kufirin…

Mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit nga Kosova refugjatë të luftës së përfunduar në pranverën e lirisë të vitit 1999.

VITI 2005 – MESAZHI I FUNDIT I PRESIDENTIT HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA PËR 12 QERSHORIN, DITËN E LIRISË TË KOSOVËS

PRISHTINË, 12 Qershor 2005/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Lirisë të Kosovës, u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës një mesazh urimi me këtë përmbajtje:


Me rastin e 12 Qershorit, 6 vjetorit të Ditës së hyrjes të trupave të NATO-s në Kosovë, që është Ditë e Lirisë së vendit tonë, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta.


Dita e 12 Qershorit, pra Dita e Lirisë së Kosovës, është një ditë e madhe që e siguroi qenien tonë nacionale e njerëzore dhe të ardhmen më të lumtur për të gjithë ne.


Në këtë Ditë feste, urime të përzemërta i shprehim Komandantit të KFOR it, Gjeneralit Iv dë Kermabon dhe ushtarëve të Tij.


Njëherësh urime të sinqerta i shprehim UNMIK-ut dhe OSBE-së.


Urime të sinqerta po ashtu u shprehim përfaqësive diplomatike në kryeqytetin e vendit tonë, në Prishtinë.
Dhashtë Zoti që 12 Qershorin e ardhshëm, Ditën e Lirisë, ta festojmë me njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

 12 QERSHOR 2005 – PRESIDENTI RUGOVA: 12 QERSHORI MBETET DITA MË E MADHE NË HISTORINË E RE TË KOSOVËS

PRISHTINË, 12 Qershor 2005/ Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në mbrëmjen e 12 Qershorit 2005 në Prishtinë shtroi një darkë solemne për nder të Ditës së Lirisë – 6 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Të ftuar ishin përfaqësues të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë.


Në këtë solemnitet Presidenti Rugova deklaroi se Kosova është e lirë falë ndihmës së NATO-s. Ai gjithashtu u shprehu mirënjohje popullit të Kosovës dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për përpjekjet e bërë për lirinë dhe pavarësinë.


“Kjo do të jetë dita më e madhe në historinë e re të vendit tonë, sepse me të u kurorëzua liria e kombit tonë, që ishte ëndërr dhe përpjekje e shumë gjeneratave”, theksoi në fillim të fjalës së tij Presidenti Rugova.


Duke folur për periudhën e pasluftës, Presdenti Rugova vlerësoi se gjatë këtyre gjashtë vjetëve Kosova ka pasur një progress të madh në të gjitha fushat e jetës, të cilin e ka arritur “me NATO/KFOR-in, që ka bërë dhe po bën sigurinë e Kosovës, si dhe bashkë me UNMIK-un e me OSBE-në në planin civil”.


Ndërsa, duke folur për momentin aktual, ai tha se institucionet po punojnë në përmbushjen e standardeve prioritare dhe në vlerësimin e progresit, që do të krijonte mundësi për pavarësinë e vendit tonë simbas rrugës ndërkombëtare.


“Por, siç e dini, unë insistoj në njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe BE sa më shpejtë. Kështu Kosova si vend i pavarur e demokratik është e vendosur për integrim në BE e në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. Kjo do të qetësonte këtë pjesë të Europës e të botës dhe do të krijonte sigurinë e të ardhmes së të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ritheksoi edhe me këtë rast Presidenti Rugova.


Në vazhdim të fjalës së tij, Presisdenti Rugova lavdëroi punën e paqeruajtësve në Kosovë, duke thënë se “NATO/KFOR-i për gjashtë vjet ka bërë një punë të shkëlqyer në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit për të gjithë qytetarët. Kështu KFOR-i mbetet forcë e dashur dhe e nderuar nga i gjithë populli i Kosovës”.


Ai u shprehu mirënjohje ushtarëve të KFOR-it, që në kryrje të detyrave humbën jetën e tyre.
“Në këtë ditë i përkujtojmë të gjithë ata që ranë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Njëherësh i shprehim mirënjohje popullit të Kosovës dhe luftëtarëve të UÇK-së për përpjekjet e bëra për lirinë dhe pavarësinë e tonë”, theksoi Presidenti Rugova, duke përshëndetur me këtë rast Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Shrëder dhe Kryeministrin Berluskoni, që përkrahin Kosovën.

Poashtu ai përkujtoi me pietet të lartë Papa Gjon Palin II që ka ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe përshëndeti Atit e Shenjtë Benedikti XVI, me dëshirë që të lutet për njohjen formale të pavarësisë së vendit tonë.


Presidenti Rugova e luti gjeneralin Kermabon që t’ua përcjellë ushtarëve të KFOR-it urimet e tij të përzemërta dhe të popullit të Kosovës për Ditën e Lirisë së Kosovës, 12 Qershorin, Ditën e NATO-s në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it Iv de Kermabon theksoi se përkushtimi i NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit mbetet i njëjtë si përpara gjashtë viteve, kur u vendosëm në Kosovë.


“Është e rëndësishme të përkujtojmë se KFOR-i nuk vepron i vetëm. Puna që ne bëjmë me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe liderët vendorë mbetet esenciale për ndërtimin e paqes. Pra, partneriteti ynë nuk është vetëm ndërmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut, por përshinë edhe partnerët tanë vendorë dhe mbështetja e tyre është esenciale”, tha Kermabon.


Ndërsa Shefi i Zyrës Amerikane në Prishtinë Filip Goldberg duke folur në emër të përfaqësive diplomatike në Prishtinë theksoi se ata ndihen krenarë për atë që bënë më 1999.


“Ne jemi shumë krenarë për atë që bëmë në vitin 1999 dhe duam të mbetemi të tillë për atë që do të ndodhë më 2005, 2006 dhe 2007, që do të thotë një Kosovë e cila do të reflektojë vlera demokratike në respektim të njëri-tjetrit, pa marrë parasysh etnitë apo besimin. Janë këto vlera që ne i sollëm më 1999”, theksoi Goldberg.


Në këtë darkë solemne Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dekoroi ushtarët e KFOR-it me Medaljen e Sigurisë.

12 QERSHOR 2019: KOSOVA 20 VJET LIRI, NË FESTËN E MADHE AMERIKA -CLINTON , ALBRIGHT, PALMER…

 Në 12 Qershor 2019 kam raportuar për Gazetën DIELLI, mes tjerash: Festë të madhe sot ka Kosova për 20 vjetorin e lirisë, është festë e gjithë shqiptarëve, urime e përgëzime vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të botës së lirë e demokratike. Presidenti Amerikan Bill Clinton dhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright, nga koha e luftës dhe e fitores së paqes e lirisë në Kosovë, si dhe zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer, ishin sot dhe mbajtën fjalime në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në Sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë. Mes shumë pjesëmarrësve ishe edhe ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Ëesley Clark, i cili ka drejtuar ndërhyrjen shpëtimtare-humanitare në kohën e luftës në Kosovë. Në festimin madhështor ishin drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, të Shqipërisë dhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora.

Më Prishtinë sot bëhet edhe përurimi i Bustit të Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj, afër American School of Kosova – te Neëborn.

Pjesë e festës, mbrëmjen e djeshme u mbajt koncerti i Filarmonisë së Kosovës, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Kosova po feston jubileun e 20 vjetorit të lirisë, përgjithmonë mirënjohëse dhe falënderuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë botën demokratike.

SOT-12 QERSHOR 2021, 6 VJET RAPORTIMI PËR GAZETËN DIELLI

PRISHTINË, 12 Qershor 2021/ Sot u bënë gjashtë vjet dhe nis viti i shtatë i raportimeve që bëj si korrespondent nga Kosova i Gazetës DIELLI që e njoha nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar. E që edhe shumë vite para 12 Qershorit 2015 botonte shkrimet e mia që i merrte nga Agjencia Shtetërore-Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë e në shtypin shqiptar.

Raportimet për DIELLIN i nisa pikërisht në Ditën e Lirisë, në përvjetorin e 16-të të hyrjes së NATO-s në Kosovë, me një reportazh për ngjarjen historike, ku në 12 Qershor 1999 isha gazetar i akredituar në kolonën e tankeve të para të forcës më të madhe planetare që kishte nisur misionin shpëtimtar e paqerujtës…

Me shumë respekt e vlerësim për gazetën më të  herëshme shqiptare, DIELLI, që në 15 Shkurt 2021 festoi 112 vjetorin, e themeluar nga personalitetet e mëdha të kombit Fan Noli e Faik Konica, organ i Federatës Mbarë-Shqiptare të Amerikës VATRA, për të gjithë shqiptarët në SHBA që aq shumë kontribuan për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet tjera etnike. Falënderime e mirënjohje të përgjithëmonëshme…

Uroj që gazeta e VATRËS së shqiptarëve në Amerikë të mos shuhet kurrë e të shëndrisë gjithmonë ashtu si DIELLI, emrin e të cilit e ka…

Me shumë respekt,

Behlul Jashari

me shume fotografi i geni ne FB.

Filed Under: Featured Tagged With: 12 Qershor 1999, Behlul Jashari

Albania plus 4 elected as UN Security Council non-permanent members

June 12, 2021 by dgreca

Albania, Brazil, Gabon, Ghana, UAE Elected To UN Security Council For 2022-23 Term ….

The 193-member UN General Assembly held elections to elect five non-permanent members who will take their seats on the 15-nation Council for a two-year term beginning January 1, 2022. 

United Nations:

Albania, Brazil, Gabon, Ghana and the United Arab Emirates were elected unopposed to the powerful UN Security Council on Friday as non-permanent members for the 2022-23 term.

The 193-member UN General Assembly held elections to elect five non-permanent members who will take their seats on the 15-nation Council for a two-year term beginning January 1, 2022.

All the five countries won the elections unopposed as they were the only candidates from their respective regional groups vying for the allotted seats on the Council.

As per regional distribution for the 2021 election, three seats were available from the African and Asian States that went to Gabon, Ghana and the United Arab Emirates, one Latin American and Caribbean Group seat to which Brazil was elected and the Eastern European Group seat that went to Albania.

Ghana obtained 185 votes out of the valid 190 ballots, Gabon 183 and the United Arab Emirates 179.

Albania got 175 votes out of the 189 valid ballots with 14 abstentions, while Brazil garnered 181 votes of the total 190 valid ballots with 8 abstentions.

Estonia, Niger, Saint Vincent and the Grenadines, Tunisia and Vietnam will complete their two-year terms on the Council this year and the five newly elected members will sit at the horse-shoe table along with five permanent members China, France, Russia, the United Kingdom and the United States as well as the five non-permanent members India, Ireland, Kenya, Mexico and Norway, whose terms at the Council will end December 31, 2022. India will assume the rotating Presidency of the Security Council in August.

India’s Permanent Representative to the UN, Ambassador TS Tirumurti tweeted: “Congrats to all five newly elected members to the UN Security Council. India looks forward to working closely with you all.”

The election for the non-permanent members of the Security Council is held by secret ballot and candidates require a two-thirds majority in the General Assembly to be elected.

Every year, five countries are elected to the 15-member Council as non-permanent members for a two-year term, according to a geographical rotation set by the General Assembly in 1963, to ensure fair regional representation: five from African and Asian and Pacific States; one from Eastern Europe; two from Latin American States; and two from Western European and Other States 

(WEOG) Syndicated Feed

Filed Under: Politike Tagged With: albania, as UN Security Council, plus 4 elected

“The Anthem of Dibra Youth”

June 12, 2021 by dgreca

by Rafaela Prifti/

If you ever wondered about the impact of a song, you will find that Cezar Ndreu’s recent posting is inspired by lyrics written over 100 years ago that have reemerged into a song. 

There are variations in its English translations but here is mine:

O River Drin of a span so wide

You – the Highland’s Ol’ Man

Will you let Dibra fall to Serbia?

Performed as a song, it premiered on social media under the title Anthem of Dibra Youth.

Cezar Ndreu shares his memories of listening to his elders recite the verses that filled him with pride as a child. Geographically, Drin is Albania’s longest river. Its historical importance in terms of Albanian history, national identity and pride cannot be overstated. There is an abundance of poems, songs, books written about Drin river in Albanian folklore and literature inspired by real events.

The poem evokes more than memories. “My son is eponymous and carries the river’s name with dignity and honor,” writes Cezar Ndreu in his post. He summarizes the historical circumstances that inspired Haki Sharofi, a Dibra intellectual, to write the poem at the end of 1920. It recounts the ruthless legacy of the Great Powers in the wake of two Balkan Wars, as the Ottoman Empire lost the bulk of its territory in Europe, Austria-Hungary was making its own calculations and a much enlarged Serbia pushed for territories by occupying Albanian lands.

The song describes the monthslong Albanian revolt led by valiant men and fearless women of Dibra in the fall of 1920. Cezar Ndreu cites Edith Durham, the British anthropologist, from the 19th century who was crowned as Albania’s mountain queen. She wrote the following description from in her book The Burden of the Balkans: ” The Dibra tigers, as their fellow-countrymen even call them, are all for independence.”

A descendant of a much respected Dibra family and a valued member of the community, Cezar Ndreu invokes the glory of a-century-old battle and the honor of the elderly to shame Albania’s authorities who served Serbia’s interest for decades.

Below please read his post in full:

 ***

“Drin o lum i gjane

Plaku i malsis’

A ke me ja lane Dibren Serbise…!

Ishin keto qe per te paren here femije i degjoja nga gjysherit ku jetonim kilometra large saj Dibres. U rritem me keto vargje burrerore 

Ishin pikerisht keto vargje dhe historia burrerore e Drinit qe sot im bir mban kete emer te lashte dhe krenar!

Pak histori se si u shkruajten keto vargje me 1920 nga dibrani intelektual Haki Sharofi!

Serbia kishte pushtuar pothuajse te gjithe veriun dhe kishte dal ne Shqioeri te mes te viteve te Luftes ballkanike 

Ne gusht te 1918, Serbia perfundimidht kishte dal ne Adriatik, ne Durres 

Po do te duhej nje ultimatum i Austro-Hungarise qe Serbia te linte per 8 dite Durresin 

Serbia terhiqet dhe mban te pushtuar Dibren 

Ishin vitet 1919-1920 ku shqiptaret po luftonin diplomatikidhte ne Konferencen e Paqes ne Paris.Dibra ishte nen pushtim!

Atehere udheheqesit popullor dibran u mblodhen dhe vendosen lufte totale brenda Dibres per clirimin e saj.

U mblodhen ne Luren e bukur dhe piktoreske.

Lufta me perballjen me okupatorin filloi pikerishte ne kete vend te bekuar nga Zoti per bukuri dhe trimeri. Filloje ne vjeshten e 1920 fund shtatori fillim tetori. Dibranet ishin jo shume  te armatosor, ishte  dimer i ashper por deshira dhe vullneti i dibraneve ishte aq i lart sa pati mobilizim te papare. Burrat luftonin  me serbin dhe grate gatuanin ne front. Eshte nje tradite e vjeter kjo e te luftuarit e cila ka mbet nder malesor nga lashtesia. Kujtojme se vete Spartanet e lashte e kishin kete vyrtyt!

Per 4 muaj  rresht vazhduan luftimet e pergjakshme. Dibranet pa ndihmen e askujt, apo ndihme fare e vogel nga qeveria vendore munden qe me 10 Dhjetor 1920 ta clirojne Dibren , jo vetem dibren por Tigrat dibran sic i pershkruante Edith Durham, shkuan me larg cliruan Dibren e Madhe, Tetoven Gostivarin dhe zbriten deri afer Struges.

Per tu theksuar se ne keto luftime te pergjakshme kunder serbve, kishte edhe dibran ne krahun serb, sic ishte Halit Lleshi i ati i Haxhiut ish Presidentit komunist per 40  vjet 

Ne kete lufte u shquan per trimeri te gjithe kreret dibran dhe populli mbare, sipas kujtimeve te Ismail Strazimirit , ku shkruan se nder te gjithe shkelqeu Elez Isufi  per menyren organizative dhe trimerore.

Atehere djelmenia dibrane shkruajti keto vargje lapidare:

Drin o lum i gjan

Plaku i malsise nga intelektuali Haki Sharofi 

Vargje  te cilat filluan te marrin jete ne gojen e cdo dibrani duke u ndesh me hasmin shekullor.

Sot  pas 100 vjetesh keto vargje behen himni i djelmise dibrane, e cila na ka bere krenar ne si dibran ne rrjedhat e luftes per liri kombetare 

Ishin po keta dibran te ndershem qe vendin e tyre nuk e lane nen mbreterine serbo malazeze.

Emrat e tyre jane te shumte por fatkeqsishte pluri i harreses ka bere te tijin , por edhe dashakeqja e atyre qe dikur ishin sejmen te Serbise dhe paten pushtet ne shtetin shqiptar per dekada 

Lavdi dibraneve te cilet nuk kursyen asgje dhe trungut kombetar nuk e lane te pergjysmohet pa Diber  

Lavdi Diber !🇦🇱

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Drin Long River, Elez Isufi, Rafaela Prifti

TRIPTIK PER VISARIN…

June 12, 2021 by dgreca

nga Fatbardh Amursi (Rustemi)/

HYRJE /

Triptiku i këtij artikulli, që mund të kishte nëntitujt: “të futesh në burg për poezinë”,  “të shohësh përmes një plage” dhe “të fitosh mbi të keqen me poezi”, është shkruar nga shoku për shokun, Fatbardhi për Visarin. Të dy u rritën në të njëjtin qytet, në Lushnjën e vogël, me luftë klasash të madhe atëhere, ku në rrethina fillonin fshatrat e internimeve.

Visari me Bardhin ishin nga një lagje, shkuan në të njëjtën shkollë, madje rrinin në të njëjtën bankë, deri sa mbaruan gjimnazin. Pëlqenin poezinë dhe nisën të shkruanin. Por fatet më pas do të ishin të ndryshme, madje të kundërta. Ndërsa Bardhin e dërguan të studiojë në Universitetin e Tiranës për letërsi dhe bëhet mëues gjimnazi, Visarin iu arrit të shkojë në Shkodër, të studiojë dhe ai për letërsi, sepse seç “kishte në biografi”,  kundër regjimit”, por  qëlloi në vitet e pakta të liberalizmit, siç u quajtën dhe që do të dënoheshin menjëherë…

 Dhe këtu ndahen rrugët e dy shokëve të së njëjtës bankë. Visari do të arrestohej  për poezitë e tij e do ta çonin në burg, gjyqi i dha 10 vjet burg, duke i ndaluar dhe të drejtën e botimit e atë elektorale, nëse do të lirohej, kurse Bardhi do të vazhdonte me botimet, nga poezi në komedi, vënia e tyre në skena të ndryshme, etj. 

Visari e ka treguar me librat e tij të mëvonshëm kalvarin e tij, nëpërmend dhe shoqërinë e ngushtë me Bardhin në rininë e parë, por është interesant se si e shikon Bardhi tani atë që i ngjau shokut, kohën anti-visar, 

Triptiku zë fill, kur të dy ishin në dy miniera të ndryshme, Bardhin e kanë çuar me leje krijuese në minierën socialiste të Pishkashit, që të njohë klasën punëtore e të shkruajë, kurse Visari është në minierën e burgut të Spaçit, i dënuar si armik, që bën poezi fshehurazi si i burgosur.  

Vërtet një ese e veçantë, e shkruar miqësisht, që të bën të zbulosh, sa do pak, kohët, mendësitë, ndryshimet, ndarjet, bashkimet dhe të ndjesh më shumë se të qenit shok, poezia e jetës, duhet të jenë më të forta se regjimet dhe janë akte  që përballen me harrimet… 

***

I- Kur Pegasi kthehet në kalë beteje 

Për të njohur realitetin socialist, Lidhja e Shkrimtarëve, na jepte leje krijuese. Isha caktuan në minierën e Gurit të Kuq, ku duhej të frymëzohesha nga heroizmi i minatorëve. Në minierën e Spaçit, Visari, vuante dënimin me 13 vite burg. Shtoni me mend: galeri personazhesh, galeri arti. Në labirinthet e minierës takova një minator, i cili me matrapik hapte vrima për kallupët e dinamitit brenda një guve. (Shpiksi i dinamitit është Nobeli, emrin e të cilit mban dhe “çmimi Nobel”. Kadare kandidat i kahershëm.) Minatori po më shpjegonte shtresat e dheut, ndërsa mua më dukej, sikur po merrja mësime nga orakujt e antikitetit: “Kjo shtresa këtu, më tha, është e sigurt, si njeriu i mirë, që s`të vjen as një e keqe. Kjo këtu, para se të shembet, hedh ndonjë guriçkë, si paralajmërim, sikurse njeriu i lëkundur, ndaj të cilit duhet të bësh kujdes. Ndërsa kjo shtresa këtu të zë befasisht, si i ligu, që të ha pas shpine.” Doja të shkruaja për të, tërhequr dhe nga filozofia e shpjegimit të karaktereve nga horoskopi i shtresave të dheut, por, ditë më pas, mësova se dinamiti në galeri i kishte marrë jetën. Të shkruaje për aksidentet në kantieret e punës, ishte njësoj si të bëje shaka me prangat. Si minatori dhe Visari e pësuan nga “dheu i pabesë”. Nuk di pse mu kujtua poezia e Faslliut “baltë e kurdisur”?! Isha midis heroit të vrarë dhe poetit të dënuar. Qëllimi i lejes krijuese: të njihja jetën, por, bota e nëndheshme ishte një temë tabu për kohën. “Sa gjë e vështirë qënka, të fillosh ta njohësh qiellin, kur të rrëmbejnë të drejtën që ta soditësh atë.”-shprehet Shpirtçiltri, personazh i Volterit. Ngjarja zhvillohet në kohën e inkuizicionit, kur teleskopi po quhej vepër e djallit. Predikoheshin “horizontet e hapura”, ka dhe një film me këtë titull, duke na shkulur krahët. Nuk mund të gjesh një gjë më paradoksale nga një vend i izoluar, që mburrej me horizontet e hapura, ku fluturimi i zogjëve në qiellin e lirë, merrej si i mirëqenë dhe për njerëzit, që hiqeshin zvarr. Të parët që e pësonin ishin ëndërrimtarët. “Ëndërruam lirinë dhe u bëmë vetë ëndërr”-do shkruaj poeti Zhiti. Bota e nëndheshme e krimit, fshehur në “shtëpinë me gjethe”, në tunele e kulisa u ndry në BunkArt, pritet dhe në SPAK, por, denoncimi i krimeve të komunizmit i gjen tek burgologjia, “Kartela të realizmit të dënuar” të Visar Zhitit, natyrisht dhe të autorëve të tjerë, që hakmerrem veçse me libra. Visari, duke shfrytëzuar të çarat e ferrit, ku zbulon thesaret e frikës, në një funeral të pafund, nga valixhja e shqyer hedh një kafkë në këmbët tona, falë kujtesës së ajrit, ku mbillen vetëtimat. Përmes titujve të librave gjeni dhe intenerarin e autorit, i njohur ndryshe si kalvar.

Për hapjen e një tuneli, punohet nga të dyja krahët. Nuk di a është e përshtatshme kjo figurë, nëse letërsinë e realizmit socialist dhe letërsinë e burgut, i shohim si plotësime të njëra-tjetrës, apo duhen vënë përballë për të mbajtur gjallë një zjarr, ku në vend të shtrigave, i vjen përsëri radha Xhordano Brunos? Por dhe për shtrigat, Salman Ruzhdie ka një qasje interesante: “Kur u dogjën në zjarr shtrigat e para, qe më e lehtë t`i fajsoje ato sesa të vije në dyshim drejtësinë e djegies së tyre.” Një kohe të padrejtë nuk mund t`i kundërvihesh me padrejtësira të tjera, por duke e çuar hakën tek i zoti. A nuk u lodhët duke i hyrë në hak njëri-tjetrit? “Njerëzit gjejnë mënyra të reja për t`i shtypur të tjerët, mënyra të reja për t`i zhbërë arritjet më të mira të të tjerëve.”-na sensibilizon Salman Ruzhdie, duke na mprehur shqisat.

Në minierë ishim të dy, shokë fëmijërie e rinie, që e kishim nisur udhën e poezisë së bashku, tashmë të ndarë: unë me leje krijuese dhe Visari, i dënuar politikë. Mos në një anë ishte shpirti i lirë dhe në anën tjetër vullnete të ndrydhura? Mos ishim të ndarë dhe në rrugën e letërsisë: ai tek “realizmi i dënuar” dhe unë tek “realizmi socialist”? (Nga 1972 deri më 1985, dy vite para daljes së Visarit nga burgu dhe 4 vite para rrëzimit të regjimit, mezi arrita të botoja libërthin me poezi “Në kthjelltësinë e syve”, i kapur me tela dhe jo me penjë, i cili më përngjante me skeletin e peshkut, që plaku Santjago i Hemiguejt nxori në breg. “Libri është i mirë kështu siç është dhe jo ashtu, siç kërkon ta bësh ti.”-do i thoshte Kadareja redaktores së librit të Faslli Halitit. Zor se i ka shpëtuar kush rrumbullakosjes, kuadratit për të qenë brenda. Visari, i tërhequr nga “harku i triumfit”, nuk pranoi ta vinte kokën në kular. “Vallë ç`duhet bërë për të shpëtuar poezinë nga mati i drunjtë i dobësive?”-shkruan ai në poezinë “Kullë e flidishtë”, që redaktorët ia mbajtën vath në vesh dhe, ia shënuan në akt-akuzë. Jeta e solli që të mos i përkas: as “letërsisë së realizmit socialist” dhe as “letërsisë së burgut”. Kështu që s`kam ndonje konflikt interesi në trajtimin e tyre.)

Në librin voluminoz “Kartela të realizmit të dënuar”, quajtur prej Visarit si “letërsia e burgut” radhiten të gjithë autorët, që, në vend të dekoratave: kishin plagët. “Njollat në biografi” a po kthehen në tatuashe? Kur Visari i referohet letërsisë së realizmit socialist, kartelat janë bosh, pa emra. Ndërsa, Agron Tufa, pa mëdyshje, i plotëson kartelat me emra konkret, duke e cilësuar letërsinë e realizmit socialist si “letërsi morgu”: “Romane të tilla të kësaj kolane janë: “Çlirimtarët” e Dh. S. Shuteriqit, “Ata nuk ishin vetëm” të S. Spases, “Para agimit” të Sh. Musarajt, “Ara në mal” të P. Markos, “Lumi i vdekur” dhe “Juga e bardhë” të J. Xoxës (përkatësisht paralele të dy romaneve të M. Shollohovit “Doni i qetë” dhe “Tokat e çara”), “Një vjeshtë me stuhi” të A. Abdihoxhës (paralele me “Garda e re” të A. Fadajevit), “Përsëri në këmbë” të Dh. Xhuvanit (paralel i “Si u kalit çeliku” të N. Ostrovskit), “Komisari Memo” i D. Agollit (shih “Çapajev” të D. Furmanovit e disa romane të tjerë socrealiste sovjete mbi luftën), “Përballimi” të T. Laços (shih “Buka” të Aleksej Tolstoit), “Zbulimi” të A. Kondos (shih “Çimentua” të F. Glladkovit) et, etj, pambarim.” Konstatimi i Tufës për ndikimin e letërsisë sovjetike qendron, ndonëse shumë shkrimtarë sovjetikë ishin nën ndikimin e artit perëndimorë, përfshi dhe Majakovskin. Edhe kur u prishëm me Bashkimin Sovjetik, edhe kur luftoheshin ndikimet borgjezo-revizioniste, ndikimi i letërsisë sovjetike lejohej, bëhej një sy qorr. Duke u mbrojtur Stalini mbrohej dhe Zhdanovi, hartuesi i metodës së realizmit socialist, i pranuar në kongresin e parë të shkrimtarëve sovjetikë, ku në tribunë bashkë me Gorkin ishte dhe Pasternaku. (Ndërkohë, Kadare botohej në Perëndim, duke ecur në drejtim të kundër të rrymës.) Konstatimi i Tufës, referuar shembujve të mësipërm, nuk ka të sharë, por, konkluzioni: “letërsi morgu”, është i ekzagjeruar, për të mos thënë: një nihilizëm mefistofelian. Duke marrë pjesë në funeralin e “letërsisë së realizmit socialist” lihet të kuptohet, se letërsia e mbijetesës, kjo e burgut, ka përmbysur herarkinë e vlerave. Nuk është rastësi që, sulmet ndaj Ismail Kadaresë janë shpeshtuar. Ulu mal të dali hëna?! (Vitet `60-të kanë hyrë në histori, si lufta midis poetëve anakronikëve dhe novatorëve. Enver Hoxha nxitoi t`i shuante gjakrat, duke mbajtur anën e të rinjëve, pavarësisht se “Grupin komunist të të rinjëve” e kishte eliminuar me metoda terroriste, sepse përplasja e shkrimtarëve shfaqte simptomat e “luftës së brezave”. Gjithsesi, ishin anakronikët që i shtonin radhët, si gardianë të metodës së realizmit socialist, ndërsa novatorët rralloheshin rrugës: mbaheshin nën trysninë e gabimit të mundshëm, të akuzuar shpesh se po shkelnin parimet e metodës, s`ka hero pozitivë thoshin për romanet e Kadaresë, etj. Realisht novatorët u ndodhën midis dy zjarresh: anakronikëve të djeshëm dhe modernistëve të sotëm. Letërsia është një e tërë, pasi ajo ka vetëm një përmasë: vlerën e saj. I takonte Visarit ta mbyllte shtegun e keqkuptimeve, si promovues i “letërsisë së burgut” dhe e bëri duke i qendruar besnik vargut: “E vetmja dredh e imja janë kaçurelat”. 

Visari i ruhej gardianëve, unë bija në pritat e redaktorëve dhe recenzentëve, ku dorëshkrimet mbylleshin në sirtarë. Ishte po ai shteg, që e kishte daljen në qeli. Gjithsesi, gardianët nuk e ndalonin dot Visarin t`i hipte Pegasit, kalit fluturues. Ja sesi: “U pashë në sytë e kalit/(Pegasit)… Isha i qethur tullë, pis dhe me mjekërr…/U mënjanova/se mos i dukesha kalit i egër.” (Sot është në modë të rruarit tullë. Shumica e atyre që merren me art, mbajnë mjekërra, ku Pegasin me sa duket e marrin me qera.) Besoj se ngjall interes të dihet: Visari hyri në burg si poet (27 vjeç), e bëri burgu poet (35 vjeçar) apo u kurorëzua në demokraci si i tillë? (“Librin poetikë “Kujtesa e ajrit” e botoi në vitin 1993, në moshën 41 vjeçare.) Nëse ai s`do ishte një poet i suksesshëm, i spikatur në shtypin letrar të kohës, kam bindjen se do kishte patur një fat tjetër. Është talenti, që ndjell vetëtimat. Titulli i dorëshkrimit “Rapsodia e jetës së trandafilave”, që mbahej peng në shtëpinë botuese, është kuptimplot, nëse i referohemi “pranverës socialiste”, por, i ngecur në sirtarët e redaksisë prej 7 vitesh 1972-79, po aq sa vitet e dënimit të autorit 1980-1987, shpjegon një të vertetë, të cilën dua ta ndajë me publikun. Shtypi letrarë, gazeta “Drita”, revista “Nëntori” apo gazeta “Zëri i rinisë” ku botoheshin poezi apo cikle poetike, promovonte talente. Ata bëheshin të famshëm ende pa shkuar tek libri. Talenti është telash. Kur shkonin në shtëpinë botuese për të botuar libra, atje: kishte ustallarë për të bëre “rrafshimin e vlerave”. Edhe kufirin e kalonin një apo dy-tre veta, dhe jo tufë. Pse dorëshkrimi dhe jo poezitë e botuara në shtypin letrarë patën fuqi ndikuese, ku ekspertiza e redaktorëve vlejti më tepër nga vlerësimet publike të Driteroit për Visarin? Tek ata që e futën në burg, nuk duhen llogaritur vetëm dëshmimtarët, përfshi dhe hetuesit, para tyre ka dhe shumë të tjerë, që jepnin konsiderata, krijonin opinione duke rrëmuar në errëtime metaforash, përcillni udhëzime apo shënime në anë të fletës. Ishte pikërisht të qënit poet, që procesi krijues nuk u ndal dhe në kushtet e privimet me gardianin mbi kokë. “Me 94 poezitë në kokë, aq sa më dukej se i shikoja, edhe vargjet i dija si ishin vendosur në ajër, me pengun që s’i bëra dot 100, më çuan në burgun e Spaçit, ku një shok i ngushtë imi, çami Bajo, e thërras në libër, kishim qenë studentë bashkë e guxova e ia tregova, ia mërmërisja në terr, më nxiti t’i shkruaja, ato e të tjera dhe ai e miq të tjerë më ndihmuan në fshehjen e tyre, në kashtën e dyshekut, në thasë, mes rrobave a ndonjë ushqimi, që lejohej në burg, etj, etj. Pata fat dhe i nxora nga burgu të gjitha poezitë e mia… është meritë dhe e familjarëve të mij, e sakrificës së tyre.” I gjithë ky rrëfim është ngjethës, pasi kishin rënë trandafilat dhe kishte mbetur rapsodi, njëherësh dhe diçka hyjnore, ku shpirti krijues, pa ndihmën e një flete e të një pene, i duhej të krijonte në fshehtësi. Për të kuptuar atë kohë: i keqi bëhej edhe më i keq: “dhe i hedhur” dhe i miri bëhej dhe më i mirë: “vend i mirë për të ngritur një teqe”. Diferencimi politik përshkallzoi polarizimin moral. Nëse, Visari, i kishte hipur kalit fluturues, Pegasit, unë kisha shaluar “kalin e betejës”, duke mos shënuar asnjë fitore. Si ai dhe unë: në raport me kohën: mbetëm kalorsiakë. Nëse doje të frymëzoheshe, me lejen e shtetit shkoje me hir në minierë dhe nëse duhej të ndëshkoheshe për krijimtari të gabuar: degdiseshe me pahir në minierë. (Dantja e vizitoi ferrin në shoqërinë e Virgjilit. Nuk ndodhte e kundërta, që Dante ta shoqëronte Virgjilin në botën reale.)

 ***.  

II

Në një bangë, në një lagje dhe në një qytet… 

Prej vitesh ishim shokë bange, ku urtësia e mësueses Liri Kazazi, mbeti si një bekimi në rrugën tonë të mundimshme drejt artit. Kur lexoj poezinë “Të (mos) skuqesh”, e cila, e merr spunton nga ndërhyrjet kozmetike për të hequr skuqjen nga fytyra: “…sepse është turp të kesh turp. Nuk duhet të skuqesh më.”, më sjellë në mend fytyrën e Visarit, që bëhej flakë në momente zori. Tek ai e gjeti të shfaqej e kuqja?! Një udhëtar në një natë dimri troket në një derë malsori. E hap një grua e re: “S`e ngriti fenerin të shihte se kush isha./Mjafton që fytyra ime ishte e njeriut.” Është po ajo situatë e një këngë, që pëlqehej në publik: “Ti më vjen pa trokitur”. Ky që vinte pa trokitur në këngë, ishte “i yni”, ndërsa ai i poezisë: i padëshirueshmi?! U fanitej vetja dhe kujtonin se ishim ne. Në bangë, si shkollar e student, mes bangave si mësues, i rritur me raftet e librave në sy, ku: “Dëshira e shenjtë e rritjes/na detyroi të bëheshim burra./Nga jelet të sajonim harqe violinash,/nga kapistrat/të mendonim hekurudha.” Ku ta dinim se një ditë, Visarin do e priste një tjetër bangë, ajo e të akuzuarit?! Edhe “shkollën e burgut” e kishte mangut?! Lexonim thuajse të njëjtët libra, i gëzoheshim patosit të ndërtimit, transformimeve, rendnim pas së resë, duke admiruar idealet dhe urryer pretendimin që njeriu duhet të rrojë për shtetin. Nuk mund të mos bëjë përshtypje zelli demoniak i krijuesëve dhe redaktorëve, ku akt-akuza ndaj poetit merr autoritetin e një pretence: “Ky element armik është i bindur në mendimet e tij të gabuara dhe armiqësore.” Përdorimi i termit të botës inorganike “element”, vinte si një kërcënim për botën e gjallë. Jo më kot Ayn Rand romanin e saj me subjekt nga periudha e terrorit stalinist e titullon “Ne të gjallët”. (Kapja e shkelsit të kufirit, shkelësit të vijës, përngjante me betejat me pushkë druri, që bëheshin dikur në Meksikë, ngaqë kapja e një armiku të gjallë kushtonte shumë në tregun e zi të robërve. Skllevërit duheshin në minierë.) “Ky psedopoet në vend ta vërë talentin në shërbim të popullit (Pseodopoeti na paska talent?! F.R)…derdh helm në mendjen dhe ndjenjat e lexuesit” (Si mund të ndodh kjo, kur libri është i pabotuar dhe, lexuesi, duke mos patur kontakt me të, na u infektoka?!) Për më tepër që autori: “Është i mbyllur dhe përdor figura që nuk zbërthehen dot.” Jo më kot një nga perëndit e Olimpit i drejtohet Prometeut: “Fol qartë, Promete, jo me enigma!” në fakt, mjeri i kishte ardhur prej fjalëve të papërmbajtura.” (Nëse hajdutët nuk arrijnë të zbërthejnë një kasafortë, atëherë fajin duhet t`ia vëmë pronarit?! Një vend hermetik i trëmbej hermetizmit?!) “I lodhur nga mosgjetja”, ku një “fjalë jetime/i thotë të gjitha.”, i mësuar që “Tek të ndaluarat gjej atë që dua”, poeti ecte në rrugë të pashkelura, një e drejtë kjo: që u njihej udhërrëfyesëve. “Vetëm një këshillë e vogël miqësore: mos harroni se në fjalim u tha se ç`i pret ata që kujtojnë se janë më të mençur se partia.”-shprehet një nga personazhët e Ayn Rand. Hiqeshin se “Fjalët e qiririt” të Naimit i mbanin si amanet, por që “pishtarët e kuq apo blu” i shkelin në rastin më të parë: “Në bëhi shokë me mua,/në më doni si u dua,/njëri-tjetërin në doni,/të paudhë mos punoni.” Në kohën e pishtarëve fjalët e qiririt, nuk vlejnë as për një: “I ndrit shpirti”. Kush po bënte paudhësi poeti apo akt-akuzuesit e tij? “Ky pseudopoet me imitimet e artit reaksionar është përpjekur të mbjellë barëra helmuese në kopshtin tonë të pastër letrar dhe të prishë kështu atmosferën tonë letrare.” Ta mbash dorëshkrimin prej 7 vitesh në sirtar dhe të ankohesh se ky po e bëka dëmin në kopshtin socialist, është si të presësh protagonizëm nga një gjallesë, që mbahet në inkubator? Por, poezitë që, Visari, botonte në shtypin letrar, përcilleshin me një jehonë pozitive. Imazhi i tij poetik ishte krejt tjetër nga portretizimi në akt-akuzë. Nuk shihej, si një keqbërës. “Njerëzit që po drejtojmë, nuk po rriten, ata po tkurren. Po tkurren në një nivel ku asnjë krijesë njerëzore nuk ka arritur më parë.”-ankohet shkrimtaria ruso-amerikane Ayn Rand. Të tkurrurit nuk mund të duronin bymimin e askujt, sikurse të krekosurit tërboheshin nga krenaria e cilitdo, duke u ndjerë të sfiduar. 

Me Visarin ishim, jo vetëm shokë të një bange, por dhe të një mëhalle. (U kthye në proverbiale batuta, që i jati i tij, Hekurani, aktor estrade, do i thoshte Dhimitër Shuteriqit, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve aso kohe: “Unë jam një shkrimtar lagjeje”.) Por, i biri, nuk do i fsheh pretendimet. “Dritaret/janë britma ime që të braktiset/dhoma e errët e vetmisë.” Ka të ngjarë që kjo poezi, të jetë e një kohe me ndryshimin e titullit të romanit të Kadaresë nga “Dimri i vetmisë së madhe” në “Dimri i madh”, ku hiqet fjala “vetmi”. Regjimi nuk e duronte fjalën “vetmi”, por, britma e poetit në këtë rast ishte kundër “heroit të vetmuar”. Ndoc Gjetja ka një poezi, ku kollitet në shtëpi për t`mos u ndjer i vetmuar. Thuajse e njëjta gjë. Kur regjimi të dënonte, fëmijtë duhej të të braktisnin, gruaja të ndante, shokët dhe miqtë të largoheshin, pra të mbeteshe vetëm. Në këtë poezi, thonë akt-akuzuesit, “ka një farë sinqeriteti. Si element armik ai e ndjen veten të vetmuar dhe të braktisur në ambientin tonë socialist.” Pse duhej të ndjehej i tillë, ende pa u akuzuar dhe gjykuar si armik? Shprehin si të mirëqenë atë që pritej të ndodhte: braktisja e poetit të dënuar. (Visari kishte shokë më shumë nga të gjithë ne.) Individualizmi poetik duhej ndëshkuar me një ndëshkim shëmbullor. Nëse ti je vetëm dhe zgjon gjyshin, përsëri tenton të largosh vetminë. Por, nipi në një vend atesit, thua se po ngjallte Krishtin. “- Gjysh, o gjysh, çohu…!/-Ç’është, bir?/-Kam frikë se mos nuk zgjohesh më.” “Hetuesi më ulërinte se “është thirrje që të ngrihen klasat e përmbysura, nga që gjyshi yt ishte shpallur kulak”. Për çudi kjo hamendje perverse i ndodhi së vesë së diktatorit, ku nusja shkon ta zgjojë: “Çohu, mama, se po shkruajnë gazetat se ke vdekur!” “Sinqeriteti në art” quhej një tezë revizioniste. Një paralajmërim ky për të gjithë ata, që shkruanin me sinqeritet. Dhe ja: “Unë nuk çava përpara në art, sepse paskam dashur gërmadha/por nuk më deshën (dhe s`më ndihmuan), sepse unë duke u bërë burrë, do të isha talent/i tmerrshëm… dhe nëpër dosje e lanë zemrën time si një mi/që bren veten e vet.” Kjo është esenca e gjithë këtyre shfaqjeve armiqësore… Autori nuk është i kënaqur me realitetin tonë dhe është gati të thyejë dhe brinjët e tij, vetëm të dalë nga ky realitet, të cilin ai e quan frengji.”-nënvizojnë akt-akuzuesit. Vetëm realitet nuk sheh në këtë vargje, veç revoltës së poetit ndaj pengesës artificiale që i bëhet, por që në fakt është censura e shtetit. Konflikti shkon përtej një zyre redaksie, por ai nuk e sheh. Gërmadhat janë tërheqëse për legjendat, por jo për të jetuar. “Mohoju më të mirëve të drejtën për të kapur majat, dhe s`do të mbetet prej tyre as nam, as nishan. E çfarë janë masat tuaja, veçse shpirtra të topitur, të vyshkur, të mykur, që s`kanë mendime të vetat, vullnet të vetin, që hanë, flenë dhe përtypin pa mendje fjalë që ua fusin të tjerët në tru?” Është i njëjti konflik si tek romani “Ne të gjallët” të Ayn Rand, ku inkonformisti i shpall luftë atyre, që janë mësuar të lëpijnë zgjedhën dhe të hanë bukën e përulësisë. Ai e parandjen fatin e tij të turpshëm, thonë akt-akuzuesit, ndërsa poeti e sheh të keqen e vetes tek talenti “i tmershëm”. Është një dyluftim që ka zgjatur 7 vjet, ku palët nuk i hapin rrugë njëra-tjetrës. Në poezinë “Në amfiteatrin e madh” dozat e pakënaqësisë shtohen: “Ndoshta një djalë të guximshëm,/(ai paska fytyrën time)/e burgosën në sallën me tigra,/se deshte të bënte kryengritje.” Poeti u kishte dhënë material, ta sulmonin. Më në fund pajtohet me fatin: “S`kisha pse t`i tregoja hetuesit që aq shumë më pëlqenin mbrëmjet në Tiranë dhe, që të zuzarepsja deri vonë, nuk shkoja nëpër kushurinjtë, por, meqenëse nuk më mjaftonin paratë për hotel, flija i lumtur lulishteve. Mbi gjethet e mëdha të vjeshtës shkruaja poezi… Dënimit s`i shpëtoke dot, por pakso dhembjet dhe brerjet e saj, të mos jenë të gjithmonta. Se ti u caktove për humbjen.”-shkruan Visari në librin “Rrugët e ferrit”. Pse nxitoni ta quanin “armik”, ende pa u shprehur gjykata? Sepse fati i poetit ishte i paravendosur. Qe i shenjuar, sikurse druvari bën shenja në pemën, që duhet prerë në pyll. Urdhëri vinte nga Ramiz Alia. (Bashkëvuajtës të tij i shkruanin Ramiz Alisë nga qelia. Edhe Ramizi ka shkruar libër burgu, por a do përfshihet në “letërsinë e burgut”? ) Si ndodhi që, edhe në demokraci, kryetari i shtetit, president Nishani, nisur nga “qytetari digital”, një ish shef i policisë së burgut, sulmon sërisht poetin? Si është e mundur, që lart e poshtë bëhen kundër tij, edhe në diktaturë, edhe në demokraci? Sepse në Shqipëri flitet veçse për të rrëzuar. Më me fat del të jetë Enver Hoxha, që i rrëzuan vetëm shtatoren.

Ishim jo vetëm në një bangë dhe në një lagje, por jetonim dhe në një qytet, i njohur për qendra internimi më shumë se në çdo zonë tjetër të Shqipërisë, ndërkohë që lëvdohej si “hambar i Shqipërisë”. Hambar apo qilar? Nëse “dielli alegorik” i Migjenit merrej si një ogur i mirë, “dielli i dytë i Visarit me gjakun, që derdhet.”-u interpretua si një ogur i zi. Paranojakët, duke patur monopolin mbi simbolet, dhe vargun më të çiltër: “E di që do ta dalë në një arë me diell.”, që, e gjeje thuajse tek të gjithë poetët, e merrnin për ekuivok, si një shteg për në “parajsën e humbur”. Cili optimist nuk do të ngazëllehej nga ky varg: “Një kalli të shkoqësh,/të mbushet dora me kokërrza të ëmbla shprese”? Dhe më tej: “E desha grunoren në rrethinë,/Kallinjtë e rënë mbi buzë desha./Sa herë e zhvesha dashurinë,/Aq herë me dashuri u vesha.” Adrenalina rritet: “E desha grunoren në rrethinë,/Kallinjë e rënë në libra desha./Të mbyllësh sytë si kopertinë,/Ta vazhdosh librin, ribëhet vetja.” Poezitë me varg të rregulltë, tradicional, kalonin paq, ndërsa dyshimet hidheshin tek vargu i lirë. “Në poezi duhej të ishim të lumtur.”-shkruan Visari, por lirikat e tij nuk janë shtirje. Në to burojnë vrulle djaloshare. “Sa herë ndoqëm pas karrocat tuaja/nëpër rrugët e verbta gjithë baltë./Ju mbajmë mend, me mjekrra të parruara,/me kamxhikët që s’goditët,/por i mbanit lart.” Shihni se ç`kontrast krijohet, midis karrocierëve dhe ata, që nuk i kursyen kamzhikët e Shën Pjetrit mbi poetin. “Qytet i dhëmbshëm,/qytet i vogël,/ku përsëritej herë pas here e njëjta ngjarje./Ne, të ardhurve, na i dhe një shtëpi/si fole në sqetullën e një dritareje.” Mirënjohje për bujarinë myzeqare. “Dobësinë time për të qenë sa më i dashur e kishin pikasur dhe të tjerë. Narcizmi im-të mbytesha nëpër sytë e bukur.” Mund të mrekullohesh tek “syri i kaltër”, por mund të bjesh dhe në një gropë skeptike. “Ne nuk pranojmë asgjë mbi kokë/shumë-shumë mund të pranojmë kapelet tona.”-shkruan ai tek poezia “Njerëzit e punës”, fundja pushtet i popullit. “Jo, jo,/Nuk i lyej këpucët/Te llustraxhinjtë!/S`i dua njerëzit te këmbët e mia.” Pse duhet parë me dyshim poeti, kur “thjeshtësia proletare” predikohej dhe nga: “I tmerrshmi sfinks me krifa muzgu/qëndron i zymtë mbi shkretëtirën./Madhështia e tij e rëndë prej guri/e bëri, ah, të palëvizshëm!”

Qyteti që do ta frymëzonte në rini, boçet e pambukut, karrocieri, do ta zhgënjente më pas, kur ai do të rikthehej nga burgu. “Qyteti s’më flet./Qyteti më ka harruar. Paranojak është qyteti./Rrugët s’më çojnë dot deri në fund të një mendimi.” U trondita shumë kur e gjeta babanë të verbër, nuk më kishin thënë në letrat që më dërgonin, që të mos dëshpërohesha… “Plak fatkeq, i verbër/më i verbër se nata. Asnjë yll/s’të vjen në ndihmë.” Dhe në fund pohon i pikëlluar: “Errësira ime e verboi”…

***

 III

Balsami shërues i plagëve

“A është e vërtetë se pas një kohe të gjatë në burg, i burgosuri dashurohet me qelinë?”-e pyet Ismail Kadare Pjetër Arbnorin. “Po, Zoti Kadare, i burgosuri dashurohet me qelinë.”-shkruan Edison Ypi në postimin e tij “Të dashurohesh me qelinë”. (Kur ra Muri i Berlinit, një gjermano-lindor, shkoi të vizitonte Murin Kinez.) “Ej, të ka marr malli/për burgun ty,/nuk i tregoj njeriu?” Kjo retorikë provokuese e Visarit më shumë se sa trazon shpirtërat, trondit perceptimet. Kush nuk do të çuditej: mall për burgun?! Për të hedhur dritë në këtë paradoks, Uolltër Skoti, na afron urtësinë e tij: “Plagët që durohen për hir të ndërgjegjies kanë në vetvete balsamin shërues.” Një dukuri e rrallë, por jo kushdo e ka fatin ta provojë. Këto plagë që durohen për hir të ndërgjegjies, jo një ndërgjegjie dosido, por krijuese, është lartësia morale, ku poeti vendos veten me vullnet të lirë. Peligrinët i duan tempujt në maja malesh. Nga raportet ideale të plagëve me ndërgjegjien përftohet “balsami shërues”, një produkt aq i nevojshëm ky aty ku hakmarrja ka bërë kërdinë. Poeti duke mos i patur ndonjë borxh së shkuarës, i detyrohet vetëm së ardhmes, ndaj shpalos kredon e vet: “Ne nuk kemi shkruar nga urrejtja, por nga dhimbja.” Kjo kontratë me veten ia kalon çdo betimi. Si mund të pritet “balsami shërues” nga një “Pseudopoet… që është përpjekur të mbjellë barëra helmuese në kopshtin tonë të pastër letrar”, tani na ofroka “balsamin shërues”?! Vetëm kështu mund të kuptohet se ka ndodhur një përmbysje. 

Të dashurohesh me qelinë, nuk është shfaqje e “sidromës së Stockholmit”, ku viktima adhuron persekutorin, duke pritur shpëtimin prej zemërgjerësisë së tij. (Superimi i avokatit mbrojtës në diktaturë favorizonte “sidromën e Stockholmit”. Kështu që ti: s`kishe xhami ku të faleshe, veçse tek ai, që të kishte jetën në dorë. Persekutorëve iu dha rasti ta luanin të mirin, ku ti të ishe mirënjohës për të keqen, që të bënin.) Edhe aty ku pasioni lë pak vend për dhimbjen, poeti befason, me vargje si këto: “Ty të ka marrë malli/për robërinë time të dikurshme,/s`të kujtohet ngrohtësia e duarëve të mia të vrara,/por prangat./Mbase buzëqeshja ime është më e varfër, se plagët e mia/që ti i lëvizje si dekor plot me yje/për profilin tënd”. Mos po shfaqen kthetrat pikërisht atëherë, ku priten përkëdhelitë? Trukohet edhe me prangat, duke i quajtur byzylykë. “Tregonim plagët tona,/sikur t`i rrëfenim njëri-tjetrit gurë të çmuar, diamantë,/dhuruara nga një përbindësh./Mburreshim me skllavërinë/duke e kritikuar ashpër. Dhe/s`po gjenim kohë të ishim të lirë./Dikur robër, mos ishim më të lirë?” Nga dekori i plagëve stolisur me thesarët e frikës, mos po nis kështu revanshi i medaljeve prore me prapavijë humbësish? Mos është po ajo inerci, që i ndodh çdo çlirimtari, të cilit nuk i ndahet shpirti nga lufta dhe s`do jetë tjetër, veç asaj: ku jetohet si në rrethim? Në këto përjetime, poeti shtron pyetjen: a janë bërë vrasësit më të mirë? “Seç kanë një frikë të papërcaktuar/i çojnë gratë të hapin derën.” (Ish drejtori i policisë së burgut, që “luante violinë dhe piano” ankohet se në burg “paska humbur pjesën më të bukur të jetës”. Ankesë gardiani dhe jo shaka! “Gardian i Kushtetutës” po i thonë dhe presidentit?! Duke mos patur reflektim, pale ndjesë, në sytë e specialistëve të artit, hetuesit dhe gardianit poeti vazhdon të jetë i padëshirueshëm. “Të dy kishim një status, që s`ia kishim caktuar vetes.”-deklarohet shefi i policisë së burgut, duke patur në krah dhe Presidentin e Republikës kundër poetit. Në këto kushte, pse viktima duhet të ndjejë mall për qelinë, kur aty duhej te ishin persekutoret e tij? “Balsami shërues” nuk është për ata, që lëndojnë. Nëse Patrokli merr rrobat e Akilit, ushtaraku i burgut thua se ka marrë uniformën e Trifon Xhagjikës?! (Një uniformë do më ndjek pas gjithë jetën, shprehet nobelisti Pablo Neruda: i përndjekur nga regjimi i Pinoçetit.) “Nga shkaku i poezive klandestine në burg, rrija pa bërë rebelin, as heroin, poetin jo e jo, në heshtje i besoja një të ardhme.” Protagonizmi i poetit nuk është demonstrim force, nuk është mani për t`u dukur, veçse një ushtrim i vetes përmes fuqisë së fjalës dhe heshtjes përbuzëse. (Kur Odiseja kthehet në Itakë dhe nis të eliminonte rivalet e së shoqes, në një kthinë gjen një rapsod. Po ti kush je, i thotë. Jam poeti, i përgjigjet i mënjanuari. Odiseja ul shpatën. Mbi ty nuk vihet dorë, pasi ti do t`i përshkruash të gjitha këto, që ndodhën. Aleksandri, kur dha urdhër për rrafshimion e Tebës, porositi që të mos prekej shtëpia e poetit, Pindarit.) Në burgun e shefit të policisë, në Spaçin e vitit 1981, në poezinë e arratisur, (ta paska hedhur poeti gardian,) me titull: “Rreshti i këpucëve të burgosura” Visari shkruan: “Ja dhe këpucët e spiunit,/me lidhësen që u varet si shpifja nëpër gojë”, pasuar nga vargu i poezisë “Ëndrra”: “Dhe le ta bëjnë ferr galerinë/ti vuan që të mbetesh engjëll.” Nëse persekutorët nga “shtëpia e të vdekurve” presin të nxjerrin xhenazen, Nënë Tereza, pikërisht atje: i ngriti himn jetës. Ata që e futën poetin në burg dhe ata që i shpëtuan poezitë nga burgu, si betejë e përjetshme e trupit me shpirtin, dëshmon se shoqëria shqiptare nën diktaturë nuk ishte aq e nënshtruar sa dukej, dhe aq e indoktrinuar, sikurse e paraqesin. Ne kemi një problem me heroizmin, e shohim atë vetën në pjesën e dukshme të ajzbergut, më së shumti me heronjë të fabrikuar, duke ngatërruar shpesh statujat prej dylli me ato të derdhura në bronz.

“M`i hodhën prangat mu në mes të qyteti verior, Kukësi i Ri, jo shumë larg urës së madhe, ku ujërat e dy Drinave, i Ziu dhe i Bardhi, megjithatë nuk po flinin… Pallatet shëmbeshin pas meje, pa zhurmë në shurdhëri.” Krahas qytetit të vjetër i mbuluar nga uji i liqenit të hidrocentralit, tashmë i erdhi radha të fundosnin poetin, (e drejta mund të fundoset por nuk mbytet,) i cili më 2 shtator 1979, i kushton poezinë “Kukësi i ri”, afro dy muaj më parë se të arrestohej: “Statuja vumë/mbi bulevarde./Në dyqan të çiftelive/gjen copra ballade./Dhe lejlekët kur erdhën/pyllin s’ e gjetën./Mbi pyllin me antena/U ulën lejlekët.” Një vit pasi Visari kishte dalë nga burgu, në vend të statujës, në sheshin e qytetit varet poeti Havzi Nela. “Kravata s`do kishte kuptim, në qoftë se s`do bëhej litar i varjes.”-shkruan Visari në poezinë kushtuar Migjenit, të cilën hetuesit dhe redaktorët e akuzuan se po nxinte realitetin. Siç shihet “lidhëset që varen si shpifja nëpër gojë” u kthyen në litar për poetin kuksian. “Unë jam Kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme dhe shoku tjetër është Shefi i Hetuesisë, i cili ka zbuluar armiq shumë të mëdhenj e grupe të tëra armiqsore, kuptove?” (Krahas këtij hetuesi, po bëj dhe unë zbërthimet e mija.) “Ta zbërthyem poezinë me specialistë, me kritikë të shquar, me poetë.” (Njëherësh krahës specialistëve më të shquar po analizojë edhe unë. Natyrisht në një kohë tjetër. Ata zbulojnë armikun, që fillimisht e mbyllën në sirtarin e redaksisë dhe më pas në qelinë e burgut. Ndërsa unë po merrem me poetin, me të cilin kisha ndenjur në një bangë, në një lagje, në një qytet dhe tash në Amerikë.) “Im atë s`e fshihte kënaqësinë dhe mezi çpriste që poezitë e mia t`i shihte Razi Brahimi, specialist i klasit të parë… Një ditë ai lexoi poezitë e mia, ja dha im atë. I kisha hedhur në të pastër në atë fletoren e bukur, me kapak blu-mermeri, lidhur me atë spiralen metalike, të ndritur (si trupi i hardhisë që i vjen rrotull një pallati). Për të dëgjuar mendimin e Raziut, i thashë se a mund të vinim së bashku me një shokun tim të klasës, shkruan dhe ai, që të përfitonim së bashku. Po, tha ai. Dhe kështu Bardh Rustemi kundërshtonte për vërejtjet kritikun, më të mirin në Shqipëri, thoshin, Razi Brahimi.”-shkruan Visari në burgologjinë e tij. (Komenti është i juaj.)

“-E pse ke frikë të jesh armik?-më tha sikur unë të kisha refuzuar një dhuratë.

-S`kam dhe aq frikë,-i thashë,-por s`jam.” “Krijimet e mija u bën krime. Kri(ji)me.” Poeti refuzon të qënit armik. Bëjnë punët e djallit duke tundur temjanicën. 

“Mua po më trulloste absurdi… Metaforat?! Policia do të ndjekë metaforat? I njëjti inat si i redaktorëve dhe kritikëve ndaj konfigurës letrare…Isha bërë më i njohur si armik, jo si poet.” Lë pas yllin e kuq, dhe me “yllin blu të fatit” shkon në Kosovë, ku luftohet për të mbrojtur një varrezë hebrenjësh me yllin e Davidit. Më parë se të hapej ambasada izraelite në Prishtinë, beteja për të mbrojtur një varrezë hebrenjësh, nuk i shpëton vëmendjes së poetit. Kur regjimi i Milosheviçit kishte nisur spastrimin etnik, genocidin, në Kosovë botohet një libër i Visarit. “Po librin tim me poezi, që e përgatiti Anton Nikë Berisha,/më të dhëmbshurin se u botua në Prishtinë,/do ma hidhnin në zjarr?”, do shkruajë ai i shqetësuar për fatin e librit, i kërcënuar sërisht nga diktatura.

Kur ti lexon vargjet e një ish të burgosuri: “Gjithmonë jam me të mundurit,/me përpjekjet e tyre/(që afrojnë dritë)./Jam me ta deri në çastin e fitores, pastaj iki, i braktis/dhe bashkohem/me të mundur të tjerë.”, beson edhe më shumë tek “balsami shërues” i dhimbjes njerëzore. Mesazhin e kësaj poezia Visari do e kthejë në slogan të fushatës së tij elektorale, si deputet në kryeqytet: “Dua fitore pa të mundur”. I pari, që u bë me të mundurit, ishte Homeri. Edhe pse grek, mbajti anën e trojanëve. Hektori mbetet më i dashur për lexuesin nga Akili, sikurse mbreti Priam më i urtë nga Agamemnoni. Të mundur ishin dhe ushtarët italian, por shqiptarët i strehuan. Natyrisht, që duhet dalluar i munduri nga i dështuari. Dhe të dështuarit janë specialistët e artit, hetuesit dhe gardianët e qelive, përfshini nëse doni edhe një president. Në poezinë kushtuar Ramush Haradinajt, Visari shkruan: “që heronjtë/të bëhen të fajshëm/mjafton mëria e të mundurve.” Kjo mëri të mundurish vazhdon edhe sot me të tjerë luftëtarë të UÇK-ës. Kjo mëri solli Vitin e Mbrapshtë të `97-ës: “Këtej ishte bërë revolucioni i mbrapshtë./Qemë mundur të gjithë. S`kishin as miq, as ideale/…Na kishin vjedhur/parat nëpër piramida dhe mumiet gjithandej/qenë pasuruar/…Nuk qetësoheshim dot pa armiq,/ndryshe duhej të çmendeshe si kallashnikovët. E grinë qiellin.” Kur zoti ndau tokat, poeti i mbetur pa gjë , shkoi t`i kërkonte pjesën e vetë. Zoti i thotë: “Ku ishe ti, kur unë po ndaja tokat?” “Në qiell.”-i përgjigjet poeti. “Atëherë duku, kur të ndajë qiellin!” 

“Invictus”-latinisht i pamposhtur, titullohet poezia e Uilliam Ernest Henley, të cilin Visari e përktheu në burg. (Minush Jero u fut në burg pasi shkroi dramën “I pamposhturi”.) “Nuk paskësh qenë në burg ai, thashë me vete dhe pata një si keqardhje lehtësuese, më mirë. Por, mund të jesh dhe pa qenë, edhe e kundërta, që duke qenë në burg, mund të jesh i lirë, “invictus”. Falë poezisë, kemi më shumë qëndresë brenda vetes për të qenë sa më të lirë. Jo aq shumë heronj, por më shumë njerëz.” Në një vend ateist, ku heroi i pamposhtur ngadhnjente mbi vdekjen, edhe në artin e realizmit socialist kësisoj, “Ngadhnjim mbi vdekjen” titullohet një film, Visari fuqinë e shpirtit ia njeh zotit, që është në qiell. Kur u shkatërruan faltoret bashkë me Visarin shkojmë në kishën e Golemit, e bastisur. Aty morëm ikona të hedhura dhe fshehurazi, sikur të ishin vjedhës ikonash, në fakt, po i shpëtonim ato, i fshehëm në bahçen time. Nuk di kush na kishte spiunuar në shkollë, mësuesi i historisë na detyron t`i dorëzonim. I kthyem shenjtorët, të cilët mësuesi i kaloi një e nga një në sqepar dhe i hodhi në sobë. Më kujtohet kjo histori sa herë që shoh foto të Visarit me Papët. Altari i rrënuar i atdheut ofron: “Ne, që e deshëm atdheun aq shumë,/na deshi më pak/dhe mbetëm të varfër./Ne, që u munduam për atdheun/që na mundoi aq shumë,/mbajtëm kryqin e tij mbi kurriz/mbi të përpjetat e fatit.” Ndaj: “Bijtë e mi,/kërkoj ndjesë për këtë atdhe të ashpër/dhe të padrejtë.” Në një emision televiziv ndiqja një mjeshtër çiftelie, i cili këshillonte se druri i përshtatshëm për çifteli, duhet zgjedhur nga ajo anë e pemës, që s`e kanë rrahur erërat. Besoj se këtë kusht e kam plotësuar. 

*Shenim: Per me shume Letersi, politike, Diaspore, na ndiqni ne www.gazetadielli.com

Filed Under: Featured Tagged With: Fatbardh Rustemi(Amursi), TRIPTIK PER VISARIN...

ME 13 QERSHOR 1912, VATRA U NJOH NGA SHTETI AMERIKAN-KUJTESA HISTORIKE

June 12, 2021 by dgreca

Me 3 Qershor 1917 VATRA hapi fushatën “Për Shpëtimin e Shqipërisë” dhe mblodhi 150 mijë dollarë me të cilat u shpëtua Shqipëria në Konferencën e Paqes

Qershori ka dy ngjarje madhore për Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA, 3 qershor 1917- Dita e Vatrës për shpëtimin e Shqipërisë dhe 13 Qershor 1912- vatra njihet zyrtarisht prej Shtetit të Massachusetts.

Në Kalendarin e Vatrës dhe rekordet arkivore shkruhet: Me 13 Qershor 1912, u njoh prej shtetit të Massachusetts dhe mori diplomën e saj(Charter), të shënuar prej zotit Albert P.Langtry, sekretarit të Shtetit. Në aplikim ishin të shënuar emrat e Faik Be Konitza, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota.

Me 13 Qershor 2021, mbushen 109 vjet nga regjistrimi i Vatrës në shtetin e Massachusetts, ndërkohë që data e themilimit të Vatrës mbetet 28 Prill 1912.

3 QERSHOR- VATRA DHE DITA E SHPËTIMIT TË SHQIPËRISË NGA SHQIPTARËT E AMERIKËS

Data 3 qershor, e cila njihet si Dita e Shëptimit të Shqipërisë, e kishte fillesën që në një takim të Komisionit të Vatrës në muajin Maj 1917. Komisioni që drejtonte Vatrën u mblodh me 20 maj 1917 në orën 3 pas drake. Në qendër të punës ishte raporti i dërguar nga Delegati diplomat i Vatrës në Londër, Mehmet Konica. Pas atij raporti një letër dërguar nga delegate tjetër i Vatrës në Zvicër, Dr. Turtulli, i mallëngjeu vatranët e pranishëm. Delegati propozonte që të ngrihej një Komitet për mbrojtjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Këtij qëllimi t’i paraprinte një fushatë për të mbushur arkën e Vatrës me qëllim që të mundësohej financimi i këtij shërbimi diplomatik i munguar në mungesë të një shteti shqiptar, dhe të financoheshin miqtë diplomatë të Shqipërisë në Amerikë dhe Europë. Propozimi i dr. Turtullit shoqërohej me shembullin e tij dhurus, duke dërguar(1,000.00) një mijë dollar.

Komisioni drejtus i Vatrës e priti propozim-dhurimin me duartrokitje dhe menjëherë nisën diskutimet për detyrat e shqiptarëve të Amerikës në mbrojtje të Atdheut në ato kohë kritike. Diskutatnët arritën në një pikë të përbashkët:Vatra do të mbetej gjithnjë e turpëruar në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e Botës po të mos i përgjigjej nisjes së fushatës të propozuar nga dr. Mihal Turtulli,i cili duke dërguar 1000 dollarë, e bënte fakt të kryer hapjen e fushatës dhe Vatra duhej ta niste sa më parë. U mor vendimi që Vatra t’i përgjigjej dhuratës dhe thirrjes së nxehtë të atdhetarit të shkëlqyer, ashtu si ua kërkonte nderi atdhetarëve të Botës së Re, trimërisht me dorë dhe zemër të hapur.

U vendos me një zë:

1-Të caktohej e Diela e 3 qershorit, si Dita e Shpëtimit të Shqipërisë, për ët mbledhur një shumë së paku prej 40 miëj dollarësh të këshilluar prej Dr. Turtullit.

2- Ftoheshin të gjitha degët e Federatës Panshqiptare ët amerikës me anëtarët e tyre, të gjitha shoqëritë shqiptare të vecanta, të gjitha Shoqëritë fetare Kombtare-dhe të gjitëh shqiptarët-të organizojnë mbledhje në këtë ditë dhe të japin ndihmën e tyre sa më të madhe për Shpëtimin e Atdheut. 

3- Ftoheshin të gjitha gazetat dhe revistat shqiptare të bashkëpunonin për të mbaruar këtë vepër , e cila do t’I nderonte në sytë e botës dhe në sytë e Shqipërisë, atdhetarët e Amerikës, dhe do t’u japë një vend nderi në historinë e përlindjes Kombëtare.

4-U drejtohej të gjithëve lutja që të dhuronin $10 e sipër për të mbledhur kështu shumën e këshilluar nga Dr. Turtulli.(ne foto-Komisioni Themelues i vatres dhe Dr. Turtulli.(Lexo ne Dielli -arkiv www.gazetadielli.com)

Filed Under: Histori Tagged With: 13 Qershor 1912, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT