• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2021

ZGJEDHJET LOKALE NË KOSOVË, SHANS PËR QYTETARËT, TEST PËR INSTITUCIONET DHE TREGUES PËR DEMOKRACINË

November 2, 2021 by s p

Editorial nga Elmi BERISHA/

Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit në Kosovë ishin një sukses kombëtar dhe rajonal. Sukses për politikën, për qytetarët, për shtetin e së drejtës, për institucionet e të gjitha palët e përfshira në këtë proces zgjedhor. Zgjedhjet e lira, demokratike, të gjithëpranuara dhe të ndershme janë baza e demokracisë së një shteti. Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit në Kosovë treguan edhe një herë pjekurinë e zgjedhësve, performancën e lartë të institucioneve menaxhuese zgjedhore dhe demokracinë gjithnjë e më të konsoliduar. 166 kandidatë garuan për kryetarë në 38 komuna të Kosovës dhe 5 mijë kandidatë të tjerë, garuan për deputetë të kuvendeve komunale, ku rreth  1.9  milionë qytetarë kanë pasur  të drejtën  votës në një proces për tu lavdëruar përsa i përket standarteve të realizuara. Vëzhguesit e BE dolën në deklaratë të përbashkët ku u shprehën se Kosova është shembull për rajonin në organizimin e zgjedhjeve, kjo të bën të ndjehesh krenar për ecjen e shëndoshë të institucioneve dhe mbi të gjitha të sjelljes qytetare të votuesve e subjekteve politike. Qasja e elektoratit ndaj ofertës politike ishte shumë interesante. Zgjedhjet në Kosovë për disa vite janë kthyer në një leksion jo vetëm në trevat shqipfolëse, por edhe në krejt Ballkanin e më gjerë. Këto zgjedhje dëshmuan një klasë politike gjithnjë e më të përparuar e të emancipuar për ofertën politike që u ofruan qytetarëve, për debatin politik, për diskursin publik mediatik, emancipimin në paraqitjen dhe ballafaqimin e vlerave por mbi të gjitha për pranimin e rezultatit të dalë nga zgjedhjet. Zgjedhjet në Kosovë na dhanë një leksion dhe një mentalitet të ri dhe të fortë shumë dimensional zgjedhor. Gjithmonë Kosova ka pasur një traditë qytetare dhe kulturë politike në organizimin e zgjedhjeve në vend. Që në vitet 2000 filluan të bëheshin zgjedhje të një frymë që kemi sot, edhe pse kishin problem të administrimit. Rugova dhe fryma rugoviane kanë qenë model frymëzimi, orientimi, qytetarie dhe për modelin që kemi sot ka filluar të punohet nga Presidenti Rugova që dy dekada më parë. Doktor Rugova ndërtoi filozofinë e udhëheqjes së shtetit modern. Zgjedhjet e suksesshme nuk duhet të na shkaktojnë vetkënaqësi por një obligim për të rritur standartet e zgjedhjeve e mbi të gjitha, zgjedhjet të prodhojnë liderë me platforma të qarta shtetformuese, menaxheriale në përmbushje të frymës së Kushtetutës, ligjeve të shtetit të Kosovës me qëllim Integrimin në Bashkimin Europian. Zgjedhjet me standarte të larta janë një garanci për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe demokratik të shtetit të Kosovës. Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit në Kosovë u vëzhguan nga rreth 25 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë nga të cilët 200 vëzhgues ishin nga Bashkimi Evropian dhe ambasadat e vendeve të ndryshme në Kosovë të cilat ndjekin hap pas hapi procesin e përparimit, zhvillimit dhe kryerjes së reformave demokratike dhe konsoliduese në shtetin e Kosovës me qëllim integrimin në Bashkimin Europian. Zgjedhjet përcaktojnë të ardhmen e një shteti dhe kohezionin e një shoqërie demokratike. Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit ishin specifikisht të suskesshme pasi koha e shpejtë e zhvillimit të fushatës, kushtet e pandemisë globale dhe situatë e përgjithshme ku Kosova po shkëputet nga pushteti tradicional drejtë elementëve e liderëve të rinj të shtetit e politikës në Kosovë. Ky ballafaqim parti-elektorat-qeverisje, dhanë mësim të madh demokracie përsa i përket: fushatës së forcave politike e kandidatëve të pavarur, pakicave e minoriteteve, procedurën e votimit dhe pjesëmarrjen e gjërë nga diaspora, garën e lirë, pranimin e rezultatit, administrimin e votës së lirë në kohë rekord, incidentet e papërfillshme dhe të izoluara etj përbëjnë një sukses të madh dhe një hap të fortë përpara në konsolidimin e shtetit, votës, qytetarëve dhe pushtetit të dalë nga vota e lirë dhe demokratike. Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin një shans i përfituar për qytetarët pasi ata votëbesuan të zgjedhurit që kanë shërbyer dhe ndëshkuan atë që nuk ka qenë i denjë për ti përfaqësuar. Zgjedhjet lokale apo parlamentare në një shtet të caktuar si fillim janë një test i fortë për institucionet e shtetit të së drejtës. Zgjedhjet lokale apo qëndrore qofshin ato, janë një ngjarje shumë e rëndësishëm për jetën e qytetarëve të republikës. Qytetarët votuan me qytetari maturi e pjekuri për kualitetin e jetës së tyre, votuan për udhëheqësinë që përcaktoi se si do të jetë jeta në komunën ku ata jetojnë e punojnë. Kosova na dha një leksion të pastër demokracie, kulture politike, ndërgjegjësimi qytetar dhe shtetformimi që e dëshmon vit pas viti. Zgjedhjet në Kosovë ishin një ballafaqim model forcash politike. Fushata zgjedhore mes partive politike, përgatitjet parazgjedhore edhe pse në kushte shumë të vështira pandemie, votimi në tërësi si proces, deklaratat politike përgjatë fushatës elektorale e sidomos pas përfundimit të procesit janë shenja pjekurie për tu pasur vërtetë zili. Suksesi në menaxhimin e këtij procesi delikat zgjedhor, janë një bazë dhe garanci edhe për fushatat dhe zgjedhjet që vijnë. Administrimi i votës sidomos nga diaspora dhe pranimi i rezultatit në kohë të menjëhershme ndihmoi në rritje të besimit te vota, te institucionet dhe mbi të gjitha legjitimoi vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë. Është një ndjesi krenarie dhe suksesi në rritje kur sheh Kosovën që në këto kushte të suksesit zgjedhor hap një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik. Kosova tregoi një kulturë demokratike të lartë edhe pse mosha e institucioneve të reja ka pak më shumë se një dekadë drejtë konsolidimin të vazhdueshëm. Lidershipi politik i Kosovës na dha leksion por ajo që mbetet për tu lavdëruar është mërgata shqiptare në çdo cep të globit që merr pjesë në vendimmarrjen politike të shtetit dhe të ardhmen e qytetarëve në Kosovë. Mërgata si një fuqi ekonomike, politike, lobuese dhe mbi të gjitha kërkuese ndaj politikës në vendlindje, po sjell një model të fuqishëm organizmi dhe pjesëmarrjeje aktive. Kosova përjetoi një process ndryshimi të elitave drejtuese dhe politike çka e ka sjellë Kosovën në një realitet të ri politik në ra[ort me veten, me aletatët ndërkombëtar SHBA dhe BE. Zgjedhjet Lokale në Kosovë përbëjnë një model të ri zhvëllimor që duhet të merret si shembull për specifikat, standartet dhe rezultatet e arritura. Zgjedhjet e lira e të ndershme, standardet dhe liderët e përfaqësimit qytetar që dalin nga ky proces janë e ardhmja e sigurtë për qytetarët, institucionet dhe shtetin e Kosovës.  

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha

“Dielli” i Vatrës mori rrugën për tek abonentët e tij besnikë

November 1, 2021 by s p

Nga Sokol Paja/

Gazeta “Dielli” si Organi Zyrtar i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA mori rrugën për në çdo cep e në çdo skaj të mërgatës shqiptare që jeton e vepron në Amerikë dhe Kanada. U shpreh vlerësim të posaçëm, falenderim të përzëmërt dhe mirënjohje të veçantë të gjithë bashkëpunëtorëve të këtij numri. Gazeta po rritet çdo ditë falë mbështetjes e vëmëndjes suaj.Jam i privilegjuar që bashkëpunojnë me “Diellin” mendjet më të mprehta, penat më të shkëlqyera dhe më të arrira të botës shqiptare që nga “Zëri i Amerikës”, mediat potente në Tiranë e Prishtinë, Akademikë, kërkues shkencorë në Fakultete dhe Njësi Kërkimi, analistë e kritikë letrarë, përkthyes, poetë, historianë, diplomatë, personalitete absolute të shkencës, ekspertë të ekonomisë, turizmit, arkivistikës, dhe kibernetikës, veprimtarë, humanistë e patriotë që na mbushin zemrën me gëzim e shpirtin me hare prej sukseseve e veprave të mira. Sukseset dhe arritjet e bijëve e bijave tona në mergatë pasqyrohen imtësisht në këtë numër. Shqiptarët në mergatën e Amerikës dhe Kanadasë e jo vetëm përbëjnë një krenari kombëtare.Gazeta “Dielli” ka në fokus komunitetin shqiptar në Amerikë, Kanada e kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarë që me suksesin e tyre lartësojnë e krenojnë kombin tonë. Gazeta “Dielli” ka në themel historinë, kulturën, gjuhësinë, albanologjinë, arkeologjinë, median, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, data, ngjarje dhe figura të shquara të kombit shqiptar. Qëllimi i gazetës është informimi i saktë, promovimi i talenteve dhe personaliteteve të botës shqiptare në mërgatë, promovimi i suksesit dhe thithja e mendimit intelektual në gazetën Dielli, ruajtja e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Amerikës dhe Kanadasë, gjithashtu të jetë si një urë lidhëse mes shqiptarëve të mërguar dhe Atdheut mëmë Shqipërisë, Kosovës dhe viseve shqipfolëse.Faleminderit dhe mirënjohje për të gjithë ju që mbështesni gazetën më të vjetër të botës shqiptare, gazetën “Dielli” që nga 15 Shkurti i vitit 1909.Faleminderit që na besoni.Faleminderit që na ndiqni.Faleminderit që na mbështesni.Faleminderit që bashkoheni me ne.

Filed Under: Featured

PATRIOTI AGIM ALIÇKAJ DHUROI 200 USD PËR FUSHATËN E VATRËS

November 1, 2021 by s p

Dielli/

Patrioti Agim Aliçkaj, vatran i përkushtuar dhe aktivisti i çështjes kombëtare dhuroi 200 usd për fushatën e Vatrës në mbështetje të Federatës Vatra dhe të gazetës Dielli. Z.Aliçkaj ka qenë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar Vatrën në të gjitha fushatat që Vatra ka shpallur. Ai u rreshtua përkrah vlerave të Vatrës dhe përkushtimit që kjo familje patriotike kultivon e transmeton prej më shumë se një shekull ekzistencë. Kush kontribuon për Diellin dhe Vatrën ka dhënë një kontribut të madh për çështjen kombëtare dhe jetëgjatësi zërit shqiptar e përfaqësimit të interesave kombëtare. Vatra e Dielli i shprehin mirënjohje e falenderim z.Aliçkaj për kontributin e tij në vazhdimësi dhe falenderon të gjithë ata patriotë që po e mbështesin dhe që e kanë mbështetur në vazhdimësi Diellin e Vatrën.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Agim Alickaj

MUZLI ISUFI, I MIRI DHE I URTI QË NA MUNGON TË GJITHËVE

November 1, 2021 by s p

Elmi Berisha/

Muzli Isufi do të mbetet përherë në kujtesën e familjes e krejt Rrafshit të Dukagjinit si një ndër njerëzit e veçantë të trevës sonë që u shqua gjithmonë për urtësinë, mirësinë, zgjuarsinë dhe kontributin e madh në dobi të bashkëvendasve të tij në veçanti dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. Muzli Isufi dhe grupi i tij i pleqve kanë qenë një strukturë e fuqishme që kanë ndihmuar në mbajtjen e bashkuar të frymës patriotike në Rrafshin e Dukagjinit, kanë luftuar për çështjen kombëtare, arsimin shqip, paqen, dhe mbi të gjitha promovimin e trashëgimin e vlerave më të larta të kombit tonë. Roli i Muzli Isufit dhe pleqve ka qenë tepër i madh në shuarjen e konflikteve apo armiqësive të ndryshme duke promovuar paqen, zhvillimin e kohezionin e brëndshëm social të trevës sonë në Rrafshin e Dukagjinit e më gjërë. Muzli Isufi këmbënguli gjithmonë për një shkollë shqipe tipike kombëtare duke mos lejuar që të ndërrohen emrat e shkollave dhe institucioneve nga emra shqiptar në emra serb. Ai u bëri thirrje të gjithë patriotëve dhe dha një rol specifik në ndihmë të demostratave në mbrojtje të Minatorëve të Trepqës. Muzli Isufi ka pasur një angazhim të fuqishëm humanitar në lëvizjen ‘Familja ndihmon Familjen’ edhe pse vetë i kishte kushtet e vështira ekonomike duke lehtësuar sadopak dhimbjen e vuajtjet e famileve në nevojë. Muzli Isufi është shquar gjithmonë për oratori të spikatur dhe intelekt të veçantë duke lënë gjurmë të pashlyeshme në logun e odave shqiptare. Muzli Isufi do të kujtohet me nder dhe respekt për gjithë veprimtarinë e tij në shërbim të komunitetit dhe kombit tonë. Burra si ai i lindin pak Kosovës. Vepra, mirësia dhe urtësia e tij do jenë shembull edhe për brezat që vijnë.

Filed Under: Kronike

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit

November 1, 2021 by s p


Prishtinë, 1 nëntor 2021


Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me këshilltarin për çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Aziz Bici, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe disa nga të plagosurit e periudhës së para luftës së vitit 1998-99.Ata e falënderuan Kryeministrin Kurti për pritjen dhe e njoftuan për punën dhe angazhimin e tyre të deritanishëm për kategorizimin e personave të plagosur gjatë demonstratave popullore.Kryeministri Kurti u shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë, për punën dhe kontributin e tyre të drejtë që kanë dhënë. Rruga jonë për liri na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez, e ne i kujtojmë ata me nder e plot krenari përherë, tha Kryeministri.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT