• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2022

“VATRA” dhe gazeta “Dielli” ende shkelqejnë: Themele të vetëdijes dhe shtetformimit kombëtar

January 24, 2022 by s p

Me rastin e 110 vjetorit të themelimit.


Prof. Dr. Muhamef Mufaku


Qysh tani filluan përgatitjet në SHBA-të dhe më gjerë në botën shqiptare për të shënuar 110 vjetorin e Fedratës Panshqiptare Vatra dhe gazetës më të vjrtër shqiptare që ende del “Dielli”.Kësaj herë,kjo festë do të ishte më ndryshe me promovimin e monografisë në 4 vëllime të historianit Beqir Meta,si dhe digjitalizimin e numrave të gazetës “Dielli”,dikur e përdishtshme e tani mujore,që të jetë në dispunim të historianëve për një përiudhë të ndiieshme të historisë sonë kombëtare.Siç dihet,në gjydmën e dytë të shekulit XIX,në saj të gjendjes së vështirë ekonomike, shumë shqiptarë u shpërngullën në Rumuni,Egjipt dhe SHBA-të ,ku u themelluan atje koloni shqiptare që kontribuan në Rilindjen kombëtare me anë të shtypit në përhapjen e vetëdijes kombëtare për alfabet dhe për për një shtet kombëtar.Në SHBA-të,për arsye të njohur u përqëndruan shqiptarët në bregun lindor,përkatësisht në New England, ,ku u themelluan shumë shoqëri kombëtare si “Besa-Besë”,”Flamuri i kombit”,”Mirëbërësia”,”Shoqëria kombëtare” e tjera. Në këto shoqëri u shquan me aktivitetet e tyre figurat kombëtare si Fan S.Noli,Faik Konica,Kisto Floqi e të tjerët. Mirëpo,me paraqitjen e sfidave kundër shqiptarve në viset e tyre u pa e udhës bashkimi i shoqërive shqiptarëve në SHBA-të në një fedreatë për të forcuar ndikimin e tyre në shtetin që po merr rol gjithënjë më të madh në prag të acarimit të gjendjes në Evropë.Kështu,Filluan në Boston më 24 dhjetor 1911 mbledhjet që përfshinin shoqëritë shqiptare e lartëpërmendur dhe vazhdonin deri më 28 pril 1912 kur u shpall themellimi e Fedratës Panshqiptare Vatra,e cila u përkrah edhe nga dy shoqëritë tjera(Malli i Mëmdheut dhe Dallndyshja). Ajo u regjstrua zyrëtarisht në shtetin e Messashusetts dhe filloi menjëherë punën me një bord të përkoshmë në krye me Fan S.Nolin.dhe me Llambi Cherkezi për finansa dhe Kristo Kirka si redaktor për gazetën e re “Dielli”.Federata Panshqiptare Vatra u themellua në një kohë delikate,kur aletatët ballkanin merrin vesh për coptimin e viseve shqiptare dhe shprehen haptas pretendimet e tyre me shpalljen e Luftën ballkanike në tetor 1912.Kontribut në luftë e në paqëPërkundër marrëveshjet e Fuqive të mëdha për kufinjtë e Shqipërisë dhe kandidatin për fronin e Shqiprisë më 1913,shpërthimi i Luftës I Botërore më 1914 krijoi një vakum në Shqipëri gati deri në fund të Luftës me ndarjen e Shqipërisë në disa zone në jug dhe në veri duke rrezikuar kontiuitetin e shtetit kombëtar.Mu në atë kohë, Federata Panshqiptare Vatra u paraqit me rol të ndieshëm sa që u shikua si “qeveri në mërgim” me auroritetin që kishte në SHBA-të ,që tani u bë faktor kyç në LPB dhe në konferencën e propozuar për paqë në Paris .Në këtë kontekst,figurat e Federatës Panshqiptare Vatra lobuan në administratën amerikane për të mbrojtur interesat e Shqipërisë,e cila fati i saj tani varej nga vendimet e Konferënës së Paqës në Paris. Mu për atë,Fedrata “Vatra” i dërgoi në Evropë Fan S.Nolin dhe Faik Konicën për të lobuar për çështjen shqiptare në qarqat evropiane.Ndërkohë,edhe “Dielli” u shndërrua në gazetë të përditshme.Me përfandimin e LPB dhe japjen e Konferencës së Paqës në Paris më 1919 Fedrata Panshqiptare Vatra bëri një aktivitet të madh për mbledhjen e ndihmave që arritën në 150 mijë dolarë për të mbuluar qendrimin e delegacionnit të vetë në Konferencën e Parisit,kur lobuan atje për mbrojtjen e kufinjve të Shqipërisë. Për fat të mirë në krye të delegacionit amerikan në Konferencë ishte vetë Presidenti Wilson,i cili u nis për Paris me ekip të madh që ka përpunuar hartën e re t ë Evropës në bazë të konceptit të shteteve kombëtare duke përfshirë edhe Shqipërinë, përkundër kërkesave të Fuqive të Mëdha në bazë të konventeve të fshehura(Konventa e Londrës më 1915).Me stabilitetin e shtetit shqiptar në 1920 tani kemi edhe një rol tjetër të figurave të “Vatrës” në shtetndërtimin e Shqipërisë së re,sikurse në rastin e Fan S.Nolit dhe Faik Konicës e të tjerëve.Kështu,vetë Fan S. Noli arriti të bëhët kryeministër i Shqipërië pas revolucionit të qershorit 1924,kurse pas dështimit të revolucionit u kthye përsëri në SHBA—të ,duke marrë përsëri udhëheqjen e Vatrës” deri në vdekjen e tij më 1965 . Pas tij u zgjodh Agim Karagjozi kryetar Fedretaës Panshqiptare Vatra në rrethana tjera politike ,kurse në vitet 90 me ardhjen e shumë shqiptarëve nga Kosova e Shqipëria në Amerikë ,përkatësisht në New York,selia e Vatrës kaloi në New York në lagjën Bronx,ku e ruan tani arkivin e “Diellit” dhe bibliotekën në një ndërtesë të vetën që përfshin edhe një salë të vogël për mbledhje e ligjerat.

Kosovari i parë në krye të VatrësNdryshimet e mëdha demografike dhe politike,përkatësisht me rritjen e numrit të kosovarëva prej viteve ’90 të shek.XX dhe me Pavarësinë e Kosovës më 2008,diktuan një gjendje të re në mesin e Vatrës. Kështu,tani më Vatra ka 15 degë në SHBA-të ,por me koncentrim në pjesën lindore ku tani kemi shumë stori suksese për një gjeneratë të re kosovare që u vendos atje dhe tani ka peshë në biznes dhe ka lidhje të mirë me administratën amerikane(familja eOsmanit nga Morina e Gjakovës si shembull).Në saj të kësaj në mbledhjen e kuvendit zgjedhor më 20.01.2020 u zgjodh kryetar Elmi Berisha, veprimtar i njohur në komunitetin shqiptar në SHBA-të.Në këtë mandat u fol shumë dhe tani po punohet për përtëritje të Vatrës,gjë që do të definohet në zgjedhjet e reja që do të mbahën muajin e ardhshëm.Selia historike e “Vatrës” në Bronx është magjepse për gjeneratën time,ku njeriu ndihet si në vend të shejtë midis fotografive të figurave kombëtare që punuan për themellin dhe ndërtimin e shtetit kombëtar.Mirëpo,z.Berisha e sheh ndryshe prespektivën për Vatrën,duke kërkuar një hapësirë më të madhe për selinë e saj.Ashtu siç është ,selia është tërheqëse për gjeneratën e vjetër,e cila ka kanostalgji për kohën e lavdishme të Vatrës.Por tani komuniteti shqiptar u rrit shumë,u rrit më shumë gjenerata e re e lindur në SHBA-të ose e rritur këtu.Për këtë gjeneratë,e cila më numër u bë më shumë,duhet të krijohet një hapësirë tërheqëse që përkohën me rrethin amerikan,ku mundë të mësojnë gjuhën amtare por edhe të kalojnë një kohë të mirë në hapësirë sportive ose në aktivitete të ndryshme.Nga ana tjetër,z.Berisha me të drejtë gjykon se Vatra duhet ta ruaj imaxhin e vetë si shtetndërtues,ndaj të ruajë autoritetin midis rrymave dhe partive politike si në Shqipëri ashtu në Kosovë dhe në Maqedoninë veriore,sepse vetëm kështu Vatra do të mbetet simbol i një kohë të lavdishme dhe vend i hapur për të gjithë shqiptartët.Nga ana tjetër, në Vatra tani ka ardhur një redaktor i ri për gazetën Dielli, gazetar Sokol Paja,i cili me entuziazm flet për projektin e digjiltalizimin e numrave të Diellit,të cilet kanë vlerë të madhe për historianët.Ndonëse po punohet në kushte modeste,por me entuziazëm të madh,tani puna arrit në 60%,me çka kemi shpresë të komplihoet deri më 28 pril 2022 kur Vatra e feston 110 vjetorin.

Legjendë:1.Numri i fundit të “Diellit”(dhjetor 2021)2.Kryetari z.Elmi Berisha në selinë e “Vatrës”3.Prof. Dr. Muhamef Mufaku në Pedonalen e Tiranës.

Filed Under: Politike

NË VËMENDJE: 106 VJETORI I VRASJES SË HEROIT ISA BOLETINI

January 24, 2022 by s p

NGA  NDUE  BACAJ

Me 23 janar 1916 ,vritet pabesisht në Podgoricë , mbi Urën e Moraçës bashkë me shtatë trima  të  tij Isa Boletini. Vritet trimi i kosoves , kreshniku i shqiptarisë dhe armiku i sllavisë. Nga kujtimet  e  deshmitarit  të vetëm të  shpëtuar gjallë, (Tafil Boletinit, nipit të   Isës), vrasja e Isës me shokët e tij të shqiptarisë do të ndodhte ato ditë kur Mali i Zi ishte pushtuar nga perandoria Austro-Hungareze, ndaj kasneci lajmëronte: pushtet ma  s’ka , gjithkush  nëpër shpija. Ushtria austriake ka hi në qytet. Xhandarmëria po mban qetësinë deri në dorëzim. Ajo detyrë i ishte ngarkue major Savo Pjetri -Llazareviç me dy batalione xhandarë. Ky kriminel i njohur sllav  me këta xhandarë që quheshin “krillash” (me krahë), ka pasë  tmerrue me masakrime e vrasje, djegie, plaçkitje e me çdo lloj torturash barbare rrethet e Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, terror që shumë breza s’kanë me e harrue dhe historia kurrë…. Këtë xhelat populli shqiptar i atyne trojeve e njehë  me emrin Savë Batarja, që e kishte fitue tue ba batare… Në ato moment mbërrin axha, po tue qenë ura në bërryl të rrugës nuk shifesh gja deri sa ka hip në urë. Me të hypë axha Isë në urë jepet shenji: Qe ky asht vetë Isa Boletini! Dhe prapa e nxanë urën. Kështu axha me Jonuzin me shokë rrethohen në hallkë. Oficeri komandues me za të naltë urdhëron : Predajte oruzhje! (Dorëzoni armët!). Axha Isa: Jo besa, kurrë  s’ia  kam dorëzue as mbretit, as kralit! Nagantin e mbante para dhjetçes.  E para pushkë nga malazezët ka qenë e Pero Buriçit nga Vasoviçi. Në flakë të ksaj axha Isa me shokë iu bijnë atyne përqark. Edhe Jonuzi ka pasë dy revolverë, nagant e dhetçe. Krejt i kanë zbrazë, ndonëse të rrëzuem prej plumbave deri sa iu ka ra edhe me bomba dore. Çuni i axhës Isë, Halili, përveç revolverit iu ka ra edhe me bombën që ia pat marrë Niko Xhandarit…Në ketë betejë  të pabesë u vra Isa Boletini dhe shtatë shqiptar nacionalist të tjer :

1. Isa  Boletini

2. Halil  Isa  Boletini  (djali i Ises) 

3. Seit  Isa   Boletini  ( djali  i Ises )

4. Jonuz   Boletini      (nipi i Ises)

5. Halil   Boletini        (nipi i  Ises)

6. Hajdar  Selim  Radisheva

7. Idris  Bislimi 

8. Misin  Nimani 

(Sipas kujtimeve të  deshmitarit  të vetem të  shpëtuar gjallë, Tafil Boletinit, nipit të   Isës. Kujtime të cilat i  përgatiti për botim prof. dr. Marenglen Verli, Botimpex, Tiranë 2003). Është interesant se në vitin 1958, Milovan Gjilasi (komunist malazez) boton  në New York librin me kujtime, me titull: “Land Without Justice” (Tokë pa drejtësi). Në kë libër ai thotë se Isa Boletini është vrarë nga Nikolla Gjilas, (babai i Milovan Gjilasit), ndërsa Nikollën, vrasësin e Isa Boletinit e kanë vrarë në vitin 1943 “fashistet” shqiptare…

PAK NGA JETËSHKRIMI I HEROIT TË POPULLIT ISA BOLETINI 

Isa Boletini kishte lindur me 15 janar 1864 dhe megjithse nuk ka pasur moshen të jenë as  pjesmarres dhe as protagonist i kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), ai  shquhet si luftetar trim që në moshen 17 vjeç (1881) , në radhet e ushtrisë të organizuar nga Lidhja e Prizrenit. Trimëria e heroizmi i Ises tregohet në dhjetra beteja në mbrojtje të trojeve shqiptare kundër fqinjeve serb e malazez që me bekimin e Europes plakë kerkonin të grabisnin sa më shumë troje shqiptare ,shpesh të lena hali nga pushtuesi shekullor turko-osman. Perandoria pushtuese turke-osmane duke  njohur trimerinë dhe aftesinë e luftetarit  trim Isa Boletini me 1902 i beson  detyren e komandantit të “Rojeve shqiptare” të Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) në Stamboll. (Kjo detyrë që sot mund të krahasohet me atë të komandantit të gardës që ruan drejtuesit më të lartë të shtetit N.B.)… Isa Boletini qëndroi në këtë detyrë deri në nëntor të vitit 1908, kur ai i dhá përkrahjen Revolucionit xhonturk. (Robert Elsie, Fjalori Historik i Shqipërisë, fq.126-127, sh.b. Uegen 2011). Isa Boletini ishte edhe një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajve (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Kur xhonturqit nuk i mbajten premtimet Isa Boletini iu kundërvu politikës antishqiptare të xhonturqëve. Pas kesaj Isa Boletini do të ishte luftëtari trim më  i shquar i Kosoves e më gjërë për çeshtjen kombëtare shqiptare. Vlen të cilësohet se në nëntor 1908, kur Xhavid Pasha dërgoi një ushtri me 7000 ushtarë drejt Shqipërisë për të nënshtruar Kosoven, Isa Boletini me një grusht burrash i bëri qëndresë të fortë. Në tërheqje e sipër, trupat turke dogjën kullen e familjes së tij në shenjë hakmarrjeje. Më 1909 udhëhoqi betejat në Prishtinë, Prizrën e gjetkë dhe luajti rol të rëndësishëm kryengritjen e përgjithshme (të Kosovës) në pranverë 1910, kur për dy ditë bllokoi përparimin e forcave turke në Cerelavë, midis Ferizajt dhe Prizrenit. Gjatë luftës  Ballkanike më 1912, u vu në krye të çetave të armatosura në Kosovë dhe më pas në Shqipëri. (Robert Elsie, po aty, fq.127). Isa Boletini udhehoqi  mijera luftatar trima në mbrojtje të trojeve shqiptare si kundër perandorisë turke dhe kundër lakmive të shoveneve fqinjë. Isa Boletini ishte një nga atdhetarët më të shquar per trimeri dhe urti. Ai ishte edhe një mik i madh i kryetrimit të Malesisë e shqiptarisë Dedë  Gjon Luli , me të cilin bashkepunoi edhe në kryengritjen antiosmane të vitit 1911. Isa Boletini diten e shpalljes së  Pavaresisë të Shqiperisë (28 nentorit 1912) , megjithë luften titanike të tij dhe trimave të tij per të arritur kete ditë , ai per aresye të pengesave që dihen nuk ka arritur të vijnë në Vlorë, por ka mberritur një ditë më vonë (me 29 nentor 1912).. Gjithsesi ai sapo mberriti në Vloren e shpalljes së Pavaresisë mori detyren e shenjtë të organizimit të forcave të armatosura  per mbrojtjen e Qeverisë së Perkohshme të Vlores.. Isa Boletini edhe pas shpalljes së pavarësisë ishte protagonist i shumë betejave në frontin e luftes dhe diplomacisë ku mbroheshin interesat e Shqiperisë së pavarur.. Proverbiale ka mbetur ajo e Londres 1913 kur  Baca Isë , shkonte me delegacionin shqiptar në Londer të takonte Eduard Grejin, (ministër i Jashtëm i asaj asokohe i Britanisë), dhe  roja i kërkoi Ises  me xhentilesë që të dorëzonte revolverin. Isa u bind pa fjalë. Pas bisedimeve Grej, si një anglez i vërtetë bëri shaka: Nesër gazetat do të shkruajnë se atë që nuk e bëri dot ushtria e pamatë osmane, e bëra unë. Isa Boletini u çarmatos vetëm në Londër! Ndersa  Isa i është përgjigjur: Jo besa, as në Londër ! Dhe ka nxjerrë një tjetër revolver që e mbante diku fshehur.. (Edwin Jacques, SHQIPTARËT,Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditën e sotme, fq.377, botim nga fondacioni Abraham Linkoln, Tiranë 1995). Për veprimtarinë e tij atdhetare, kur në pushtet erdhen komunistët e vlersuan “disi” Isa Boletinin, ndonse  më shumë për reklamë, pasi  në nëntor 1943 në Shkodër njësiti guerril (komunist) i qytetit i drejtuar nga Vasil Shanto… i kishte vra djalin, Adem Boletinin. (Kujto.al). “Interesant” mbetet pergjigja e Enver Hoxhës kur ia raportuan shoket e tij se e kishin vra “gabimisht” djalin e Isa Boletinit, kur ai do t’u thoshte: “Epo, më mirë që u vra kështu tani se na ishte dashur ta vrasim më vonë, pasi edhe ai si babai i tij, Isa , do të na kërkonte që Kosova të mos mbetej nën vëllezrit tanë komunist të Serbisë e Jugosllavisë moter…

“HISTORI  RRUGËTIMI  I  ISA BOLETINIT PAS VRASJES”!: 

“Rrugëtimi” i trupit apo eshtrave të Isa Boletinit pas vrasjes, nga shkjetë serbo-malazez në priten e pabesë ka pasur një kalvar jo të zakonshën deri në vitin 2015..  Pas vrasjes, trupi i tij u varros në Potgoricë.Varrin me trupin (eshtrat) e Isa Boletinit i ruajtën trojet  Iliro-Shqiptare (edhe pse nën shkja)  deri në vitin 1989 , kur këta eshtra u derguan provizorsiht në Prizren. Nga Prizreni eshtrat e Isës të futura në një arkë e të mbeshtjellura me një thes  u derguan në Mitrovicë , ku u “varrosen” fshehurazi në oborrin e xhamisë.. Në vitin 2004 qeveria e Kosoves mori një vendim që eshtrat e Isa Boletinit të varroseshin në vendlindjen e tij ,te kulla Boletin ,në kodren e Sokolicës , në Mitrovicen e Veriut …Vitet kaluan dhe ky varrim nuk u bë , ndersa  qeveria e Kosoves kishte  kumtuar (perseri pas dhjetë vitesh) se me 28 nentor 2014 do të behej varrimi i eshtrave të Isa Boletinit , por perseri asgjë  dhe eshtrat mbeten në oborrin e xhamisë… Ndersa shteti Shqiptar në vitin 1974  në varrezat e dëshmorëve të “Bajram Currit” në mes varreve të ketij rrethi nderton edhe një varr (bosh) me emrin e Isa Boletinit, si dhe më vonë  në Shkodër do të  ndertonte shtatoren “gjigande”e cila  qendron hjishëm edhe sot).. Varrimi cermonial  i eshtrave të Isa Boletinit në vendlindje (Mitrovicën e Veriut) u bë  vetem me 10 qershor të vitit 2015.  Në këtë vëmendje nuk po mundem të lê pa kujtuar se në kohen që diskutohej për varrimin e eshtrave , aty ku u varros (në Mitrovicën e Veriut më 2015), kryeministri jonë Edvin Kristaq Rama, miku për kokë i ministrit të (dis)informacionit të Millosheviçit serbomadhit Aleksandër Vuçiç (president i Serbisë), kërkonte me ngulm që eshtrat e Isa Boletinit të Varroseshin vetëm në Vlorë pranë atyre të Ismail Qemalit. Këtë kërkesë e “lidhte”  me kontributin e Isa Boletinit në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912. Në atë kohë unë isha nga ata shqiptarë që me shkrimet e mia publicistike modeste e kundështova, pasi Isa Boletini sikur ka qenë përsëgjalli luftëtar trim e piramidë e gjallë e trojeve etnike të Kosovës e Shqipërisë, varri i tij në Mitrovicën e Veriut duhet të ishte piramidë e perjetshme në roje të këtyre trojeve etnike dardane-shqiptare, përballë shovenëve serb… Kerkesen e kryeministrit Edi Rama e kundershtuan edhe shumë intelektual, familjarë të Isës,  penda të shquara shqiptare, por mbi të gjitha e kundershtoi qeveria e asaj kohe e Kosovës, e cila organizoi cermoninë e varrimit në vendlindjen e Isës , Mitrovicën e Veriut. Në atë kohë nuk më ka shkuar mendja, se kerkesa e Edi Ramës ka qënë një djallëzi (me dashje apo padashje), e gatuar në “guzhinën” serbe të antishqiptarisë. Sot Vuçiçit, mikut për krye të Edi Ramës, me “Ballkanin e Hapur”, nuk i ishte dashur as ky  simbol i pavdekshëm shqiptarie në Mitrovicën e Veriut … 

Gjithsesi nga viti 2015 varri i Isa Boletinit  do të qendrojë në përjetësi si “piramidë” e gjallë në mbrojtje  të  trojeve etnike shqiptare , per të cilat  dhe jetën si me lindë Isa Boletini.. Trojet shqiptare nuk kanë mbetur kurr  pa kreshnikë atdhetarie në votër . Një nga këta kreshnikë atdhetarie (ndër më të medhenjtë e gjitha kohrave të historisë sonë) është Isa Boletini , i cili sa ishte gjallë nuk iu a ktheu  kurr shpinën trojeve  shqiptare të Mitrovicës e Kosoves , por edhe pas vdekjes ai ka lënë amanet që kurr  të mos jua kthej shpinen , ndaj “ndertimi” i një varri  madhështor  në vendlindjen e tij , Mitrovicen e Veriut është edhe  mbajtja e ketij amaneti, që  ne shqiptaret kemi thënë e vertetua se amanetin e mbanë edhe toka.

Isa Boletini ndonse u vra fizikish para 106 viteve ,vepra e tij atdhetare  nuk mund të vritet as për mijëra vite, deri sa të  ketë shqiptari mbi  planetin tokë… 

Shqipëri, Malësi e Madhe me 23 janar 2022.

Filed Under: Rajon

Gjuha shqipe, gjuhë e Perëndive, ‘mushkëria e kombit’ që mban gjallë ekzistencën e tij

January 24, 2022 by s p

Shkruan: Eneida Jaçaj

               Gjuha e folur dhe e shkruar, kultura, zakonet, doket, traditat, folklori kanë një rëndësi të veçantë në ndërtimin dhe zhvillimin e një kombi, brez pas brezi. Gjuha është ‘mushkëria’ e kombit, forcon personalitetin e tij si një bashkësi unifikuese me shumë të përbashkëta, që e dallon nga kombet e tjera. Gjuha është një thesar i çmuar, drita e popullit, që ndriçon të ardhmen e nacionalitetit! Duhet t’i rezistojë çdo uragani të mundshëm, pasi një komb pa gjuhë, është një komb i nëpërkëmbur, pa identitet dhe histori!

            Gjuha shqipe, gjuha pellazge, është quajtur Gjuha e Perëndive, për nga vjetërsia e saj, është kjo gjuhë që të mbledh nëpër kujtime, të jep dinjitetin dhe emrin shqiptar.  Kur gjuha jote ekziston, bashkë me të ekziston edhe ti! Pavarësisht qëndrimit larg tokës amë, detyra e çdo shqiptari është ta ruajë atë, pasi është katalizatori kryesor për ekzistencën e kombit ilir. Sa këngë e poema i kanë thurrur rilindasit Gjuhës së Perëndive, duke e ngritur në altarin e pavdekshmërisë!              

            Intelektualë të një rangu të lartë, me veprimtarinë e tyre të paepur kanë lobuar nëpër sallonet më të larta të botës për ruajtjen e gjuhës pellazge, Gjuhës së Perëndive, çështjen e trojeve shqiptare, kur Fuqitë e Mëdha kërkonin të copëtonin dhe tjetërsonin kombin shqiptar. Personalitete nga më të shquara të atdhetarizmit, martirë të lirisë e kanë ndriçuar gjuhën shqipe, e kanë ngritur shumë lart, duke i dhënë vendin që i takon, vendin hyjnor. 

Në gjuhën shqipe janë gdhendur përpjekjet dhe kujtimi i të parëve, gjaku i martirëve të lirisë, që e lanë me testament vijimin e luftës titanike për ruajtjen e saj.

            Një ndër martirët e lirisë është Papa Kristo Negovani, prifti shqiptar, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga falangat greke. Papa Kristo punoi fort për shkrim-këndimin e gjuhës shqipe duke mbajtur zgjuar shqiptarët, se një komb pa gjuhën e vet dhe i nënshtruar, është një komb pa identitet! Ai është martiri i gjuhës shqipe, i cili nuk iu bind asnjëherë pushtuesve grekë të hiqte dorë nga misioni tij apo të shitej për interesat e veta

Vjetërsia e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe është thesari më i vyer i trashëgimisë sonë kulturore, është një gjuhë indoeuropiane, është gjuha e pellazgëve që flitet në Shqipëri, në Kosovë, në Republikën e Maqedonisë, në Republikën e Malit të Zi, në Serbinë Jugore dhe nga shqiptarët etnikë, në pjesë të tjera të Ballkanit Jugor. Në bazë të kërkimeve të kryera nga gjuhëtarë, është zbuluar se gjuha shqipe është shkruar para mbajtjes së Kongresit të Manastirit 1908, 49 vjet para zyrtarizimit të abetares së unifikuar. Ndërsa shkollat shqipe janë hapur 800 vjet më parë, nga klerikët. Arkivat eVatikanit përmbajnë shumë dokumente të vjetra historike, që meritojnë të studiohen sa i takon historisë së gjuhës shqipe. Janë pikërisht Arkivi i Shtetit në Venecia (Archivio di Stato di Venezia), Arkivi i librave dhe dokumenteve antike në Padova (Biblioteca Antica del Seminario Vescovile di Padova), Arkivi ASSC (Arkivi Historik dhe Biblioteka Shtëpia e Shenjtë) në Loreto, në Bibliotekën Komunale (Biblioteca Civica “Romolo Spezioli “) në qytetin e Fermos. 

Fjalori i Shqipes

Gjuhëtarët e kanë ndjerë të nevojshme që të hartohet një fjalor i ri i gjuhës shqipe, i cili do të jetë gati në vitin 2023. Kjo vjen për shkak se gjuha ka pësuar ndryshime me kalimin e viteve. Përpos kësaj, gjuha jonë letrare kombëtare ka një leksik popullor shumë të pasur, që nuk është përfshirë i plotë në fondin leksikor të gjuhës standarde. Gjuhëtarët kanë propozuar që pasuria e madhe leksikore popullore, që është kryesisht në gegërishten, duhet të futet në fjalorin standard të shqipes. Pra, në vitin 2023 do të publikohet Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, me mbi 100 mijë fjalë, për të cilin janë duke punuar leksikografët: akademiku Jani Thomai dhe prof. dr. Valter Memisha. Ajo që vlen të theksohet gjithashtu është se nuk duhet të lejojmë të fusim huazime, pasi kështu po përdhoset shqipja, dhe rrezikon të zhduket si gjuhë. Duhet të ndërgjegjësohemi dhe të punojmë fort edhe me të rinjtë, që të mos harrojnë shqipen. Ta lartësojmë gjuhën tonë, pasi kështu kemi lartësuar veten dhe kombin! Pa gjuhën tonë do të jemi pa identitet, edhe nëse jetojmë dhe punojmë prej vitesh në një vend të huaj. Ndërgjegjësimi nis sot, nga ty…!

Filed Under: Analiza

IBRAHIM RUGOVA “BASHKON” POLITIKËN SHQIPTARE

January 24, 2022 by s p

Për këtë lloj “vëllazërimi” ka nevojë Kombi Shqiptar!

Nga Frank Shkreli

 See the source imageA thua se tashti kah e vona mund të ketë ndryshuar diçka në diskursin politik të liderëve shqiptarë!?  A po mos ishte, thjeshtë, një rastësi. Një “rastësi”, si ajo e llojit të vizitës së Presidentit të Turqisë, Z. Erdogan në Shqipëri, mu në ditën e kalimit në amshim të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve me 17 Janar — Gjergj Kastriotit – Skenderbe.  Nuk dua të flasë për vizitën e udhëheqsit turk në Shqipëri, javën që kaloi, në ditën e vdekjes së Skenderbeut – se më ngjallë neveri — sikur nuk kishte ditë tjetër nga 365 ditët e vitit që ai të vizitonte Shqipërinë. A nuk i dinte qeveria shqiptare ndjenjat e Erdoganit karshi Skenderbeut, historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve?! Rastësi, thonë!

Javën që kaloi, Kombi shqiptar shënoi gjithashtu përvjetorin e kalimit në amshim të një të madhi tjetër të shqiptarëve, Presidentit historik të republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës me 21 Janar.  Ndonëse Gjergj Kastrioti-Skenderbeu — të pakën deri më tani – është pranuar nga të gjithë shqiptarët pa dallim ideologjie, feje a krahine si Heroi i tyre Kombëtar i cili luftoi Perandorinë Osmane për një çerek shekulli, figura e presidentit Rugova — njërit prej “burrave të rrallë të Kombit shqiptar”, do ta cilësonte At Zef Pllumi, i vuajturi i krimeve të regjimit të Enver Hoxhës —  nuk konsiderohej si i mbarë pranueshëm as nga armiqtë, as nga kundërshtarët politikë. Ibrahim Rugova sa ishte gjallë është sharë, kritikuar dhe kundërshtuar qoftë nga serbët, qoftë nga shqiptarët kudo, por edhe nga të vetët brenda Kosovës. Madje edhe nga liderët e ndryshëm politikë të shqiptarëve, të ashtuquajtur të “djathtë” e të “majtë” — anë e mbanë trojeve — nuk kishin një mendim të njëjtë e disa prej tyre as të favorshëm, për figurën e Ibrahim Rugovës as për kontributet e tija për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, përfshirë ndërkombëtarizimin e asaj që gjatë dekadave para çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, njihej si “çështja e Kosovës”.  Ishte një figurë e cila megjithë konributet e tija të konsiderueshme për arritjet që gëzon sot Kosova në liri dhe demokraci si shtet i pavarur, meritat e tija janë njohur më shumë nga bota perëndimore se sa nga të vetët.

Prandaj nuk e di nëse ishte vërtetë rastësi,  a po në këtë ndërkohë, diçka mund të ketë ndodhur në psikozën politiko-shpirtërore të shqiptarëve, të pakën sa i përket trashëgimisë dhe figurës së Ibrahim Rugovës. Cilado qoftë e vërteta, unë e konsideroj si diçka pozitive që sivjet, në këtë përvjetor të ndarjes nga kjo jetë e Presidentit Rugova (21 Janar, 2006), të gjithë liderët shqiptarë, nga të dy anët e kufirit, dhe të gjitha ngjyrave politike dhe ndryshe nga e kaluara – kujtuan Ibrahim Rugovën dhe kontributet e tija. Pasi shpeshëherë jam i ashpër me klasën politike shqiptare të këtyre 30-viteve “post-komunizëm”, e ndjejë vetën të detyruar që të shënohet ky rast solidariteti në kujtim të Ibrahim Rugovës. Është një rast që nuk më duket të jetë i bashkrenduar pasi disa prej këytre udhëheqsve as nuk komunikojnë me njëri tjetrin, por duket se kanë ardhur në të njëjtin përfundim, vetvetiu, se pa marrë parasysh se si janë sjellur dhe çfarë kanë thënë në të kaluarën për Ibrahim Rugovën — në këtë përvjetor, ai duhet duhet të nderohet dhe të kujtohet, si një “shembull udhërrëfyes, se si punohet për shtetin”, siç është shprehur, me këtë rast, Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani.  Uroj të jetë një frymë e re në politikën shqiptare, megjithëse mbetet për tu parë, por sidoqftë, ia vlenë që kjo rastësi edhe e tillë në qoftë, ia vlenë të karakterizohet si diçka që duhet përshëndetur si një shenjë, ndoshta e një pjekurie politike, të cilës i ka ardhur koha.  Si ilustrim, po sjell komentet e liderëve politikë të  Kosovës dhe të Shqipërisë me rastin e 16-vjetorit të ndarjes prej nesh të Presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar me Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. 

See the source image

Presidentja Osmani ka thënë se emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit.  “Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”, ka thekësuar Presidentja Osmani.                           

 Shkarko fotografine”Kur ai foli për shtetin e pavarur të Kosovës, realizimi i idesë dukej jo vetëm i vështirë, por edhe i largët. Ai ishte njeriu që trasoi hapat e bërjes së shtetit, duke shndërruar trinomin: liri, pavarësi dhe demokraci në boshtin e aktivitetit për Kosovën shtet.Që të trija u bënë realitet bashkërisht me shtetin e Kosovës.  Sot, në 16-vjetorin e ikjes në amshim, e kujtojmë me respekt dhe përulësi atin themeltar të shtetit të Kosovës, presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova.

“Ai jo vetëm që punoi për shtetin e Kosovës, por jetoi me këtë ide. Rugova kishte vizion për Kosovën atëherë, por edhe për Kosovën tash.

 “Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, të integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe t’i vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, kishte thënë në një nga deklarimet e tij me bindjen e plotë se “pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet plotësisht”.  Emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit. Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”, është shprehur Presidentja e Republikës së Kosovës për meritat dhe figurën e Presidentit Rugova.

A person in a suit and tie

Description automatically generated with medium confidenceKryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës Dr.Vjosa Osmani  Sadriu, benë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në 16 – vjetorin e vdekjes së tijdhe vendosën një kurorë me lule të freskëta. Presidenti Ibrahim Rugova është Presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore, më 24 maj të vitit 1992 dhe mandej është sërish presidenti i parë i Kosovës së çliruar, i zgjedhur në Kuvend të Kosovës, më 4 mars të vitit 2002, thuhet në postimin e Kryeministrit Kurti. Doktor Ibrahim Rugova, para se të ishte President ishte intelektual i angazhuar, njëri paqësor dhe i qetë, racional dhe humanist, thaka thenë Kryeministri Kurti.  “Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe gjithashtu në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, deklaroi ai.  Më tej kryeministri Kurti tha se sivjet, kur ne shënojmë 16 – vjetorin e vdekjes së tij, në të njëjtën kohë, jemi në një vit kur do ta shënojmë edhe 20 vjetorin e tij si president në Kosovën e lirë, më 4 mars dhe gjithashtu 30 vjetorin e tij si president i parë, më 24 maj, përfundon Kryeministri Albin Kurti.

See the source imageNdërsa në portalin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta kujtoi gjithashtu Presidentin historik Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke shkruar:

“Sot kujtojmë ditën kur Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi në përjetësi 16 vite më parë. Ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë, pavarësisë dhe përcaktimit euroatlantik të Kosovës, do kujtohet me nderim si modeli më i mirë i urtësisë, durimit dhe largpamësisë, në interesin më të mirë të popullit dhe vendit.”

See the source imageKurse, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi  Rama thekësoi me këtë rast, sipas një deklarate në portalin e tij, se “Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare.”

See the source imageIsh- Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha postoi këtë mesazh në 16-vjetorin e ndarjes nga kjo jetë e Ibrahim Rugovës. “Te dashur miq, 16 vite me parë familja, miqtë, bashkëpuntorët e tij, qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët i dhanë lumtumirën e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, njërit prej burrave më të shquar të kombit tonë, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te lirisë dhe pavaresisë së Kosovës.  Sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane perulen me nderimin me te madh, mirenjohen me te thelle para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim per gjithçka beri ai per lirinë e shqiptarëve dhe dinjitetin e kombit tonë.  Por sot pas 16 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit në një akt vasaliteti antikombëtar me urdher të Beogradit nuk lejon për të shtatin vit me radhë vendosjen në Tiranë të shtatores të Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, duke harruar se ai ka fituar përgjithmonë perjetesinë në zemrat e shqiptarëve dhe panteonin e lirisë së tyre. Nderim per jetë të jetëve, kujtimit të ndritur dhe veprës së pavdekshme të presidentit, Dr Ibrahim Rugova”, ka përfunduar mesazhin e tij Dr. Sali Berisha.

See the source image Edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha përkujtoi ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në mesazhin e tij, Basha shprehu vlerësime për figurën e liderit historik të Kosovës, i cili mbushi 16 vite që është ndarë nga jeta.  “Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Evropës moderne. Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës”, është shprehur Z. Basha në mesazhin e tij.

Dr. Ibrahim Rugova ka thenë se në jetën dhe veprimtarinë e tij ai është frymëzuar nga personalitete botërore dhe nga figura të njohura të historisë kombëtare të shqiptarëve, si ipeshkvi i madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani, Gandhi, Martin L. King, Vaclav Havel, Papa Shën Gjon Pali dhe Shёn Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu, ndër të tjerë.  

Gjatë tri dekadave të kaluara, kam kritikuar shpesh këtë klasë politike, sidomos për grindjet dhe konfliktet politike midis tyre, në dëm të interesave kombëtare dhe në mbrojtje të interesave personale e partiake të tyre. Shpesh na duket se liderët e sotëm të shqiptarëve me fjalët dhe veprimet e tyre, vërtetë, po i shterrin burimet e shpresës për një jetë më të mirë, për shqiptarët kudo. Duket sikur asgjë nuk ndryshon për më mirë, sidomos, në Shqipëri. Prandaj, rastësi ose jo, mu duk se kujtimi i Ibrahim Rugovës, në këtë përvjetor të vdekjes nga përfaqsuesit kryesorë politikë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, ma mori mendja se ia vlen ta vemë në dukje si diçka pozitive. Shpresa se, ndoshta, gjithçka nuk është humbur, se Perëndia gjithnjë e do Shqipërinë dhe shqiptarët – siç ka thënë Fishta, për inat të djallit e të vet shqiptarëve — dhe se shqiptarët vet kanë ende fuqi të reja në gjakun e tyre iliro-arbëror për t’i dhenë një flakë të re vëllazërimit të vërtetë midis shqiptarëve, për një Shqipëri më vëllazërore, më të drejtë e më moral – për një Shqipëri të denjë për të gjithë shqiptarët pa dallim. Të bashkuar rreth Ibrahim Rugovës në këtë përvjetor, shërben sot dhe në të ardhmen, si frymëzim për mbrojtjen e identitetit kombëtar, interesave kombëtare të shqiptarëve, të lirive dhe vlerave demokratike, shembull i qendrësës qytetare, si misionar i paqës, si vizionar dhe promovues i vlerave dhe i lidhjeve miqësore dhe të përhershme të kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara dhe me botën perëndimore.  

Frank Shkreli

Filed Under: Opinion

RADIOCORRIERE (1960) / TË FUNDIT E SKËNDERBEUT, NJË DOKUMENTAR RADIOFONIK PËR ARBËRESHËT

January 24, 2022 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Janar 2022


“Radiocorriere” ka botuar, me 9 korrik 1960, në faqen n°9, një shkrim në lidhje me një dokumentar asokohe mbi arbëreshët, “shqiptarët e fundit të Skënderbeut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një dokumentar radiofonik nga Mascilli dhe Talamo
Të fundit e SkënderbeutNë Kalabri, pas disfatës së pësuar në luftën heroike kundër turqve, ende jetojnë me zakonet dhe traditat e tyre greko-shqiptare pasardhësit e kolonëve që erdhën në Jug duke ndjekur atdhetarin e madh.Gjyshet e Santa Sofia d’Epiro, në atë të Cosenza-s, u tregojnë ende sot nipërve të tyre, si dhe përrallat e repertorit të zakonshëm, bëmat e mëdha të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti i njohur si Skënderbeu. Thonë se heroi, i lindur në Shqipëri në vitin 1404, e kaloi rininë mes turqve, peng dhe shërbëtor i Sulltan Muratit II. Duke u bërë mysliman, ai luftoi kundër të krishterëve të Serbisë, Venedikut dhe Hungarisë. Derisa ndërroi flamurin dhe besimin, gjatë betejës së madhe të Kunovicës në vitin 1443, dhe nuk u hakmor kundër turqve, me shpatën e tij të mprehtë dhe ato të luftëtarëve të tij. Që atëherë, turqit u përpoqën më kot të shtypnin ish-shërbëtorin e sulltanit, i cili u bë mbrojtësi legjendar i pavarësisë së Shqipërisë dhe, siç e quante papa, “athleta Cristi”. Njëqind e dyqind mijë myslimanë të armatosur (gjysëm milioni e një milion, sipas biografëve të tij më entuziastë dhe më të theksuar) nuk mjaftuan për të thyer heroin, i cili, përveç mbrojtjes së Shqipërisë, gjeti kohën dhe mundësitë për të ofruar shërbime ushtarake për Ferdinandin e Napolit duke luftuar kundër Giovanni d’Anglò dhe Antonio Orsino-s, princit të Tarantos. Kastrioti u dëmshpërblye nga Ferdinando Trani, Monte Gargano dhe S. Giovanni Rotondo. Në gadishullin italian, ai la kolonitë shqiptare dhe shkoi të vdiste në atdheun e tij, jo me shpatë apo heshtë siç do të kishte dashur si një luftëtar i madh, por nga ethet.
Burimi : Radiocorriere, 9 korrik 1960, f.9Burimi : Radiocorriere, 9 korrik 1960, f.9
Gjyshet e Santa Sofia d’Epiro shtojnë se me heroin mbërritën edhe shqiptarët e parë të vendit. Përkundrazi, këto erdhën disa vjet pas vdekjes së Skënderbeut, i thirrur nga peshkopi i Bisignano-s, i cili me ta mendoi të ripopullonte qytetin e shkatërruar nga murtaja. Natyrisht, pasardhësit e rinj të kolonistëve të lashtë shqiptarë nuk ëndërrojnë më të përsërisin bëmat e heroit të madh shqiptar dhe as të shfarosin turqit. Ata ëndërrojnë për motoçikleta dhe makina, qytetet në veri dhe veçanërisht Amerikën, ku kanë miq dhe të afërm që kanë emigruar në masë. Ata e ruajnë dhe flasin gjuhën shqipe në shtëpi, në kishë falen shqip, martohen sipas zakoneve shqiptare, por, kur merren me punë, flasin gjuhën kalabreze. Shpirti flet gjuhën e lashtë, ndërsa trupi flet të renë, thonë të vjetrit, të rinjtë buzëqeshin me këto aforizma. Sa për të kaluarën, ata e ndjejnë të gjallë vetëm faktin fetar, të cilin e ripërtërijnë në ritin katolik grek. Më këmbëngulës në zakonet dhe traditat shqiptare janë banorët e San Benedetto Ullano-s, gjithashtu në provincën e Cosenza-s, në të kaluarën një nga qendrat më të shquara intelektuale dhe kulturore të italo-shqiptarëve.
Burimi : Radiocorriere, 9 korrik 1960, f.9Burimi : Radiocorriere, 9 korrik 1960, f.9Këtu këngët, ritet e dasmës dhe veshjet e grave ndryshojnë dukshëm nga ato të zakonshmet në vendin tonë, por jo më shumë se sa ndryshojnë përdorimet dhe zakonet e disa vendeve në Sardenjë. Sapo kalon nga San Benedetto Ullano në San Demetrio Corone dhe në qendra të tjera në Kalabri apo Siçili, pak a shumë të hapura për jetën e shumicës së italianëve, të krijohet përshtypja se gjuha shqipe në gojën e këtyre kalabrezëve apo siçilianëve janë një lloj dialekti, jo aq i lehtë për t’u kuptuar sa dialekti napolitan apo romanesk, por jo më i vështirë se ai i logudorishtes, kaljarit apo gjenovez. Sa i përket zakoneve dhe ceremonive të ndryshme, ato thjesht duhen konsideruar ndër gjërat më të gjalla dhe më të bukura që ruhen në arkën e madhe të Noe-s të traditave popullore. Ne nuk mendojmë se këta bashkatdhetarë që janë tanët me gjuhë dhe zakone të ndryshme mund të konsiderohen se i përkasin një vendi tjetër, ashtu si amerikanët nuk i konsiderojnë si të huaja ato popullsi që kanë origjinë, fe dhe raca të ndryshme, dhe kanë jetuar për një kohë të gjatë në frymën e territorit të tyre dhe të zhvillimit të tyre shpirtëror.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT