• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2022

LEON TOLSTOJ

January 23, 2022 by s p

Prof. Xhelal Zejneli/

Leon Nikollaeviç Tolstoj (rus. Lev Nikolaeviç Tolstoi, Jasna Polana, /guberni e Tulit, 9 shtator 1828 – Astapovë/Astapovo, gubernia Rjazanska, 20 nëntor 1910), është prozator, dramaturg dhe publicist rus. Lindi dhe vdiq në Perandorinë Ruse. Pasardhës i një fisi të vjetër fisnikes. Q në fëmijëri jetoi kryesisht në pronën e familjes në Jasnaja Polana (Jasnaya Polyana) si dhe në Moskë. Ishte oficer në Kaukaz dhe në Luftën e Krimesë të vitit 1855. Ishte kont (grof). Në një natë dimri, shkrimtari dhe mendimtari 82-vjeçar, i dëshpëruardhe i sëmurë, është larguar nga shtëpia. Vdes në vitin 1910 në stacionin hekurudhor, në Astapovë. Supozohet se ka vdekur nga ndezja në mushkëri. Për të kujdeseshin gruaja dhe vajzat e tij. Se si ka mundur të largohet nga shtëpia nuk është e qartë. Mjekët që kanë mbërritur në vendin e vdekjes, kanë ndërhyrë duke i dhënë injeksione morfiumi. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i madh njerëzish, përfshi edhe mijëra fshatarë. Shumë prej tyre nuk kishin ditur sa duhet për jetën dhe veprën e këtij realisti rus. * * *Tolstoi lindi në Jasna Polanë, në pronën e familjes, 12 km në jug të Tules dhe 200 km në jug të Moskës. Tolstojët janë familje e njohur e bujarisë së vjetër ruse. Konti (grofi) Nikollaj Iliç Tolstoj, veteran i Luftës për atdheun të vitit 1812 dhe kontesha Maria Tolstoj (e lindur princesha Maria), kishin pesë fëmijë. Leon Tolstoi (Lev Tolstoi) ishte fëmija i katërt. Prindërit e Tolstoi vdiqën kur ai ishte tejet i ri. Për të, për vëllezërit dhe për motrat e tij u kujdes farefisi. Në vitin 1844 u regjistrua në Universitetin e Kazanit për të studiuar drejtësinë dhe gjuhët orientale. Mësuesit apo profesorët e tij e përshkruajnë: “i paaftë dhe nuk tregon vullnet për mësim”. Tolstoi e la universitetin në mes të studimeve, u kthye në Jasna Polanë. Pas kësaj, pjesën më të madhe të kohës e kaloi në Moskë dhe në Sankt Peterburg. Në vitin 1851, pasi ishte zhytur në borxhe nga bixhozi, bashkë me vëllain e madh vajti në Kaukaz dhe shkoi në shërbimin ushtarak. Në këtë kohë nisi të shkruajë. Transformimi i tij prej një autori të një shoqërie të shfrenuar dhe të privilegjuar, në një anarkist të padhunshëm dhe shpirtëror të moshës së tij të mëvonshme, vjen si rrjedhojë e përvojave të tij në ushtri. Kësaj i kanë kontribuar edhe dy udhëtimet në Evropë në vitet 1857 dhe 1860-61. Po atë rrugë e kaluan edhe Aleksandar Hercen/Gercen, Mihail Bakunin dhe Petar Kropotkin. Shënim: Aleksandar Ivanoviç Hercen/Gercen (Moskë, 1812 – Paris, 1870), është shkrimtar rus, një prej ideologëve të socializmit utopist rus; ishte fëmijë i palegalizuar i një fisnikut të pasur rus dhe i një gjermaneje nga Shtutgarti; Mihail Aleksandroviç Bakunin (Tver Govermorate, 1814 – Bern, Zvicër), anarkist revolucionar rus, socialist; Petar Alekseeviç Kropotkin (Moskë, 1842 – Dmitrov, Rusi, 1921), revolucionar anarkist rus, gjeograf, zoolog, eseist politik i cili angazhohej për anarko-komunizëm.* * *Që herët ishte i pakënaqur me pozitën e privilegjuar të bujarëve (të fisnikëve, të aristokracisë). Kërkoi raporte shoqërore të reja, pikësëpari ngritjen e fshatarësisë. Qëndroi larg lëvizjeve revolucionare. Në pronën e vet zhvilloi punën iluministe, sidomos pasi u kthye nga Evropa, i dëshpëruar nga pandjeshmëria e qytetërimit borgjez ndaj të keqes shoqërore. Këtë e pasqyron në novelën “Luzern” (1857). Pas viti 1861 në Rusi kemi çlirimin nga bujkrobëria. Tolstoi përjetoi një krizë të re morale dhe në “Rrëfime” (“Ispoved”, 1879-1882) i pasqyroi parimet e veta fetare. Kishte mendim kritik ndaj pronësisë, shtetit dhe kishës. Synonte rimëkëmbjen morale në frymën e krishterimit evangjelist. Besonte se ringritja është e mundshme me përsosmërinë e individit dhe “duke mos iu kundërvënë të keqes me dhunë”. Mësimin apo doktrinën e vet e paraqiti në shkrimet publicistike “Kisha dhe shteti” (1882); “Me ç’ka të bëjë feja ime” (1884 ) etj.Në veprat kushtuar çështjeve estetike mohonte artin e shtresave të larta, sidomos në Perëndim. Kishte qëndrim kritik ndaj vlerave kanonike dhe dukurive bashkëkohore në muzikë dhe në artin figurativ, kërkonte art didaktik për popullin. Këto pikëpamje i paraqiti në shkrimin “Ç’është arti” (1897-98). Veprat në të cilat Tolstoi braktis mësimin apo doktrinën kishtare shpesh janë objekt censure, kështu që janë konfiskuar edhe interpretimet e tij të motiveve evangjelistë në “Rrëfime popullore” (1886). Në vitin 1901 Tolstoi u përjashtua nga Kisha Ortodokse Ruse.Në shkrimin “Nikollaj Palkin”, Gjenevë 1891, Tolstoi u ngrit kundër autokracisë dhe autoritarizmit perandorak (carist). Në shkrimin “Nuk mund të hesht” që u botua në vitin 1908 jashtë Rusisë, protestoi kundër represioneve. Në shkrimin “Mbi aneksimin e Bonjës dhe Hercegovinës” (1908), protestoi kundër politikës së Fuqive të Mëdha.* * *Ishte shkrimtar, dramaturg, eseist, kritik letrar, filozof moral, luftëtar i njohur i të drejtave të punëtorëve dhe të fshatarëve, e mbi të gjitha pacifist dhe majtist. Leini (Vlladimir Iliç Uljanov Lenin, 1879-1924) e ka quajtur baba të revolucionit rus. Me idetë e veta përparimtare për qëndresë jo të dhunshme, joviolente, paqësore ushtroi ndikim mbi personalitetet që u paraqitën më vonë, ndër të cilët më të njohur janë Martin Luter King dhe lideri i Indisë, i vrarë në atentat, Mahatma Gandi (Mahatma Gandhi, 1869-1948). Sipas votimit të 125 autorëve të njohur sovjetikë, veprat e Tolstoit u përfshinë në radhët e veprave më të mëdha të të gjitha kohëve. Shënim: Martin Luter Kingu (Martin Luther King, Jr.) lindi në Atlantë të Xhorxhisë (Atlanta, Georgia), më 15 janar 1929. U vra në atentat, më 4 prill 1968 në Memfis të Tenesit (Memphis, Tennesse). Ishte klerik baptist afroamerikan, luftëtar i të drejtave qytetare dhe laureat i çmimit “Nobel” për paqe. Konsiderohet si një nga ithtarët më me ndikim të veprimit apo të qëndresës pa dhunë. Për shumë njerëz në botë konsiderohet hero, pacifist dhe martir. Në marshin e zezakëve në Uashington të organizuar në vitin 1963 morën pjesë 250.000 vetë. Fjalimi i Kingut “Kam një ëndërr” (“I Have a Dream”), bashkë me atë të presidenti të gjashtëmbëdhjetë të ShBA-së, Abraham Linkoln (Abraham Lincoln, 1809-1865) në Getisburg, konsiderohet si një nga fjalimet më të mira në historinë e oratorisë amerikane. Për qëndresën e padhunshme ndaj paragjykimeve racore në ShBA, më 14 tetot 1964, Kingut iu dha çmimi “Nobel” për paqe. Në atë kohë, në moshën 35-vjeçare, Kingu u bë laureati më i ri i çmimit “Nobel” për paqe. Në një fjalim të mbajtur më 4 prill 1967, Kingu dënoi rolin e ShBA-së në luftën e Vietnamit. Në vitin 1968 Kingu organizoi “Fushatën e të varfërve” e cila arriti kulmin me marshin deri në Uashington, me ç’rast, më 3 prill mbajti fjalim lidhur me varfërinë. Të nesërmen, më 4 prill 1968, në Memfis të Tenesit ndaj tij u krye atentat. Në varrimin e tij morën pjesë rreth 300.000 vetë. Atentator ishte Xhejms Erl Rej (James Earl Ray, 1928-1998), i cili në vitin 1969 u dënua me 99 vjet burg. I shpëtoi dënimit me vdekje pasi kishte pranuar krimin. Vdiq në burg pasi kishte vuajtur 29 vjet heqje lirie. Në atentatin ndaj Kingut kishte të tillë që thanë se është e implikuar qeveria * * *Gjatë vizitë së vet të vitit 1857, Tolstoi i pa ekzekutimet publike në Paris. Kjo ishte një përvojë traumatike që e shënoi pjesën tjetër të jetës së tij. Në letrën dërguar mikut të tij – eseistit, kritikut letrar, artistik dhe muzikor rus Vasil Botkin (Vasily Petroviç Botkin, 1812-1869), shkruan: “Është e vërtetë se shteti është komplot i destinuar, jo vetëm për shfrytëzim, por edhe për t’i korruptuar qytetarët e vet… Që sot, kurrë nuk do t’i shërbejë cilësdo qeveri, kudo qoftë”.Koncepti i Tolstoit për veprim joviolent, pa dhunë apo Ahmist u forcua pasi e lexoi versionin gjerman të veprës Tirukural. Më vonë kjo ndihmoi që ky koncept të mbillet edhe te Mahatma Gandi, nëpërmjet shkrimit të tij “Letër indusit”, kur Gandi i ri zhvillonte korrespondencë me të dhe i kërkonte këshilla.Shënim: Tirukkural ose shkurtimisht Kural është vepër e kultivuar e letërsisë tamile. Autor i përmbledhjes është poeti dhe filozofi tamil Thiruvalluvar. Është tekst klasik në gjuhën tamile që përbëhet prej 1330 kupleteve të shkurtër apo kuraleve, prej nga shtatë fjalë. Teksti ndahet në tre libra me aforizma për etikën, sëmundjen, pasurinë, dashurinë, për çështje politike dhe ekonomike. Në anglisht u botua në vitin 1794. Titulli origjinal është Muppal dhe është botuar në vitin 1812. * * *Udhëtimi i Tolstoit nëpër Evropë gjatë viteve 1960-1961 i dha formë zhvillimit të tij politik dhe letrar. Pati rastin të takohej me poetin, romancierin dhe dramaturgun francez Viktor Hygo (Victor Marie Hugo, 1802-1885), talentin letrar të të cilit Tolstoi e ngrëntë lartë, pasi kishte lexuar “Të mjerët” (Les Misérables, 1862) e tij që sapo ishte botuar. Skenat e betejave të romanit të Hygosë, Tolstoi i evokon edhe në romanin e vet “Lufta dhe paqja”, me ç’rast vërehet një lloj ndikimi i romantikut francez.Në filozofinë politik e të Tolstoit ka ndikuar edhe vizita e tij që ia bëri në mars të vitit 1861 anarkistit francez Pjerë-Zhozef Prudon (Pierre-Joseph Proudhon, 1809-1865). Prudoni ishte ekonomist dhe filozof, anarkist i parë i vetëshpallur, federalist dhe socialist. Në këtë kohë Prudoni jetonte në egzil, në Bruksel, me emër të rrejshëm. Gjatë këtij takimi Tolstoi e shfletoi veprën e pabotuar të Prudonit, “La Guerre et la Paix” (Lufta dhe paqja) në frëngjisht, titullin e të cilit Tolstoi e huazoi për kryeveprën e vet. Që të dy biseduan për arsimin. Në shkrimet e veta për arsimin, Tolstoi shkruan: “Gjatë bisedës me Prudonin erdha në përfundim se ai ishte i vetmi njeri që e kuptonte rëndësinë e arsimit dhe të shtypit në kohën tonë”. Plot entuziazëm, Tolstoi u kthye në Jasna Polanë dhe themeloi 13 shkolla për fëmijët e fshatarëve rusë, të cilët sapo ishin emancipuar prej bujkrobërisë në vitin 1861. Parimet shkollore Tolstoi i kishte përshkruar në esenë e vet të vitit 1862 “Shkolla në Jasna Polanë” Eksperimentet arsimore të Tolstoit ishin afatshkurtër, pjesërisht edhe për shkak të shqetësimeve që ia shkaktonte policia perandorake sekrete. Por, si një paraardhës i drejtpërdrejtë i pedagogut skocez Aleksandër S. Nil Samerhil (Alexander Sutherland Neil Summerhill, 1883-1973), shkolla në Jasna Polanë mund të merret si shembull i parë i teorisë koherente të arsimit demokratik. * * *Më 23 shtator 1862, Tolstoi u martua me diaristen Sofia Andreevna Bers (Sophia Andreevna Tolstaya, e lindur Behrs, 1844-1919), me prejardhje gjermane, e cila ishte 16 vjet më e re se ai. Ishte bijë e mjekut me renome të oborrit, Andre Bers dhe stërmbesë e kontit (grofit) Petar Zavadovski, të parit ministër të Arsimit në Rusinë cariste. Familja dhe miqtë e thirrshin Sonja, që është deminutiv rus i emrit Sofia. Tolstoi dhe Sofia kishin 13 fëmijë. Tetë prej tyre e mbijetuan fëmijërinë, ndërsa pesë vdiqën që në foshnjëri apo fëmijëri. Fëmijë të tyre ishin: Konti Sergej Lavoviç/Lvoviç Tolstoj (10.07.1863 – 23.12.1947), kompozitor dhe etnomuzikolog; Kontesha Tatjana Lavovna/Lvovna Tolstoj (Jasnaja Polanë, Rusi, 04.10.1864 – Romë, 21.09.1950), piktore dhe autor memoaresh; grua e Mihail Sergeeviç Sukhotin-it (1850-1914); prej tyre lindi vajza Tatiana (1905-1996), e cila e mban emrin e së ëmës Konti Ilia Lavoviç Tolstoj (22.05.1866 – 11.12.1933), shkrimtar; Kontesha Lav Lavovna Tolstoj (01.06.1869 – 18.10.1945), shkrimtar dhe skulptor; Kontesha Maria Lavovna Tolstoj (1871-1906), grua e princit, e guvernatorit rus Nikollaj Leonidoviç Obolenski (1878-Paris, 1960); Obolenski vjen nga një familje ortodokse; më 1925 emigroi; jetoi në Francë; në egzil kaloi në katolicizëm; Konti Peter Lavoviç Tolstoj (1872-1973), vdiq që foshnje; Konti Nikollaj Lavoviç Tolstoj (1874-1875), vdiq që foshnje; Kontesha Varvara Lavovna Tolstoj (1875-1875), vdiq që foshnje; Konti Andrej Lavoviç Tolstoj (1877-1916), shërbeu në luftën ruso-japoneze; Konti Mihael Lavoviç Tolstoj (1879-1944); Konti Aleksej Lavoviç Tolstoj (1881-1886), vdiq që në fëmijëri; Kontesha Aleksandra Lavovna Tolstoj (18.07.1884 – 26.09.1979); Konti Ivan Lavoviç Tolstoj (1888-1895), vdiq që në fëmijëri. Në prag të martesës së tyre, Tolstoi ia kishte dhënë Sofisë ditarët e vet me hollësitë e të kaluarës së vet erotike. Përpos tjerash, në ditar shkruan se Tolstoi ka pasur një djalë me një bujkrobe në pronën e tij. Megjithëkëtë, në fillim të martesës ata kanë qenë të lumtur. Kur Tolstoi i shkruante romanet “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”, kishte mbështetjen e Sofisë (Sonjës). Ajo punonte si sekretareshë, editore dhe administruese financiare e tij. Herë-herë, punimet epike të tij, Sonja i përshkruante me dorë. “Lufta dhe paqja” duhej t’i dorëzohej botuesit në versionin final të pastër. Për këtë kujdesej Sonja. Por, jetën e tyre të mëvonshme, në librin “Tolstoi: Biografia” të botuar në vitin 1988, Endrju Norman Vilson e përshkruan si më fatkeqe në historinë e letërsisë. Raportet e Tolstoit me gruan e vet u keqësuan për arsye se pikëpamjet e tij bëheshin gjithnjë më radikale. Ai dëshironte të heqë dorë nga pasuria e tij e trashëguar dhe e krijuar prej tij, duke përfshirë edhe heqjen dorë prej të drejtave të autorit ndaj punimeve të hershme. Shënim: Endrju Norman Vilson (Andrew Norman Wilson, 1950 -) është shkrimtar dhe kolumnist anglez; shkruan biografi kritike. Është autor i librit “Tolstoi: Biografia” (1988).* * *Pas revolucionit rus të vitit 1905 dhe themelimit të Bashkimit Sovjetik, familja e Tolstoit u largua nga Rusia. Pasardhësit dhe farefisi i tij sot jetojnë në Suedi, në Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuaur, në Francë dhe ShBA. Midis tyre është edhe stërmbesa e Tolstoit, këngëtarja suedeze xhez (jazz) Luiza Viktoria Tolstoj (1974- ), bijë e Erik Klajbergut. Me familjen e Tolstoit ndërlidhet edhe pronari suedez i tokave Herman Kristofer Paus (Herman Christopher Paus; Norvegji, 1897 – Herresta, Suedi, 983). Ky ishte i martuar me mbesën e Tolstoit, domethënë me vajzën e vajzës, Tatiana Sukhotina (Jasnaja Polanë, Rusi, 1905 – 1996), e cila ishte vajzë e vajzës së Tolstoit, Tatiana Sukhotina Tolstoya (1864-1950). * * * Krijimtaria letrare – Tostoi është një prej kolosëve të letërsisë ruse. Verat letrare të tij përmbajnë elementet e ideve të tij, por i tejkalojnë me forcën e presedeut artistik shoqëror-analitik. Duke i përcjellë shkrimtarët e shekullit XVIII – Zhan-Zhak Rusonë dhe Loren Stern-in, në trilogjinë “Fëmijëria” (1851-52), “Djalëria” (1852-54), “Rinia” (1855-56), në lëndën nga jeta e vet, përcjell rritjen shpirtërore dhe morale në fermë, duke soditur me sytë e një të riu botën përreth. Shfaqet karakteri të cilin e mundojnë problemet morale dhe etike.Shënim: Zhan-Zhak Ruso (Jean-Jacques Rousseau, 1712-1778) është shkrimtar dhe filozof francez, pasardhës i një familjeje protestante, të vendosur në Gjenevë në shekullin XVI. Shpirt i trazuar, pa arsimi sistematik, kaloi në katolicizëm, përsëri u kthye në protestantizëm.Loren Stern (Laurence Sterne, 1713-1768) romancier anglez. Studioi në Universitetin e Kembrixhit (Cambrdge).* * *Tolstoi bën pjesë në radhët e realistëve më të mëdhenj rusë të kohës. Njihet për dy veprat e tij më të mëdha, “Ana Karenina” dhe “Lufta dhe paqja”, të cilat pasqyrojnë prapavijën e thellë psikologjike dhe shoqërore të Rusisë dhe të shoqërisë së saj në shekullin XIX. Krijimtaria e tij përfshin romanet “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”, që janë kryevepra të tij si dhe novelat “Haxhi – Murati” dhe “Vdekja e Ivan Iliçit”. Temë e novelës “Sulmi” (“Nabeg”, 1853) është egërsia e ushtrisë ruse gjatë fushatës ndaj çeçeneve. Në ciklin “Tregime të Sevastopolit” (1855) mbizotëron dëshmia e padiskutueshme për absurditetin e luftës. Tolstoi kridhet në dialektikën e shpirtit të personazheve të tjera. Porosi morale dhe etike përcjellin edhe novelat e tjera të Tolstoit: “Tri vdekjet” (1858) krahasojnë sjelljen e personazheve, në pikëpamje sociale të kundërt dhe natyrës. “Vdekja e Ivan Iliçit”(1884-86) është akuzë e jetës së kotë, të pafrytshme. Në novelën “Sonata e Kriojcerit” (1891) personazhi i Tolstoit fajëson muzikën për ndikimin në ndjenja, duke e konsideruar të dëmshëm edhe seksualitetin. Novela “Ringjallja” ka në qendër fisnikun e penduar dhe qëndrimin e tij lidhur me gjykimin e prostitutave. Këtu bie në sy kritika më e plotë e institucioneve shoqërore. Novela “Haxhi-Murati” u botua më 1912, d.m.th. pas vdekjes së autorit. Këtu trajtohet tema ekzistenciale e Kaukazit me figurën tragjike të malësorit midis çekanit të pushtetit carist dhe kudhrës së qëndresës të popujve të Kaukazit. Si dramaturg, Tolstoi është konsideruar “natyralist”, përkundër moralitetit evident: mjaftonte të shfaqej në skenë jeta e vrazhdët e fshatit rus (“Pushteti i errësirës”, 1887).Tolstoi ushtroi ndikim të fuqishëm në mendimin dhe letërsinë evropiane, veçanërisht me formën e romanit i cili individualen e ndërlidh me historiken. * * *Kritikat dhe vlerësimet – Bashkëkohësit e tij e çmonin lartë. Fjodor Dostojevski e konsideronte si më të madhin prej të gjithë romancierëve të tjerë të gjallë. Gystav Floberi, pas leximit dhe përkthimit të “Luftës dhe paqes”, ka deklaruar: “Çfarë artisti dhe çfarë psikologu!” Anton Çehovi, i cili shpesh e vizitonte Tolstoin në pronën e tij në fshat, shkruan: “Kur literatura ka një Tolstoj, është lehtë dhe e këndshme të jesh shkrimtar; madje edhe kur e dini se asgjë s’keni arritur…, kjo s’është aq e tmerrshme, për arsye se Tolstoi arrin për të gjithë”. Poeti dhe kritiku britanik i shekullit XIX Metju Arnold thoshte: “Romani i Tolstoi nuk është vepër artistike, por një pjesë e jetës”. Artin e Tolstoit vazhdojnë ta madhështojnë edhe kritikët dhe romancierët e mëvonshëm. Virxhinia Ulf e quajti „romancier më të madh se të gjithë të tjerët“. Xhejms Xhojsi kishte konstatuar: „Ai kurrë s’është i mërzitshëm, kurrë i marrë, kurrë i lodhur, kurrë pedant, kurrë teatral“. Për shpirtdëlirësinë e Tolstoit dhe për artin e tij Tomas Mani shkruan: „Rrallëherë arti ka bërë aq shumë sa edhe natyra“. Ose: „Rrallë ka punuar si artist, më tepër si natyralist”. Qëndrime të tilla kanë pasur edhe personalitete të tjera si Marsel Prusti, Uilliam Fokneri dhe Vladimir Nabokovi. Nabokovi kishte mendim të lartë për „Vdekja e Ivan Iliçit“ dhe për „Ana Kareninën“, por ai rishqyrtoi reputacionin e „Luftës dhe paqes“ dhe kritikoi ashpër „Ringjalljen“ dhe „Sonatën e Krojcerit“. * * * Shënim: Fjodor Mihajlloviç Dostojevski (Moskë, 1821 – Sankt Peterburg, 1881) romancier dhe novelist rus; Gystav Flober (Gustave Flaubert, 1821-1880) romancier francez; Anton Pavlloviç Çehov (Taganrog, Rusi, 1860 – Badenweiler/Gjermani, 1904) novelist dhe dramaturg rus; Metju Arnold (Matthew Arnold, 1822-1888) poet dhe kritik kulturor anglez; Virxhinia Ulf (Virginia Woolf, 1882-1941) prozatore dhe eseiste angleze. Ndonëse me arsimim joformal, ishte shumë e arsimuar. Përkundër prirjeve erotike ndaj femrave, kishte marrëdhënie të afërta me burrin e vet, i cili i ndihmonte gjatë shqetësimeve mendore. Kohë pas kohe përjetonte tronditje nervore, vuante nga depresioni dhe melankolia. Një ditë i la bashkëshortit letër lamtumirëse. Më 28 mars 1941 kishte veshur kapotën, xhepat i kishte mbushur me gurë dhe ishte hedhur në lumin Uz në Jorkshir. Kufoma iu gjet pas tri javësh. pas Luftës së Dytë Botërore, popullariteti i saj kishte rënë. Iu rikthye në vitet ’70 të shekullit XX, gjatë lëvizjes së feministëve; Xhejms Xhojs (James Joyce, Dublin, 1882 – Cyrih, 1941) prozator dhe poet irlandez; lindi në një familje qytetare katolike, u shkollua në shkollat jezuite; Tomas Man (Thomas Mann, 1875-1955) prozator gjerman. Është ndikuar nga muzika e Rihard Vagnerit (Richard Wagner) dhe nga filozofia poetike e filozofit dhe poetit gjerman Fidrih Niçe (Friedrich Nietzsche, 1844-1900) dhe filozofit dhe eseistit gjerman Artur Shopenhauer (Arthur Schopenhauer, Danzig/Gdansk, 1788 – Frankfurt mbi Majnë, 1860). Më 1929 Tomas Mani mori çmimin “Nobel”; Rihard Vagner (Richard Wagner, Lajpcig/Gjermani, 1813 – Ca’Vendramin Calergi, Venecie, Itali – 1883) kompozitor dhe dirigjent gjerman, i njohur kryesisht për operat e tij. Kur ishte gjashtë muajsh, i vdes nga tifoja babai Karl Fridrih Vagner (Carl Friedrich Wagner, 1770-1813). Pas një viti, e ëma Johana Rozine Vagner (Johanna Rosine, e lindur Pätz, Wagner-Geyer, 1774-1848) rimartohet me aktorin, dramaturgun dhe piktorin gjerman Ludvig Gajer (Ludwif Heinrich Christian Geyer, 1779-1821) , të cilin shumë studiues e konsiderojnë baba biologjik të Rihard Vagnerit;Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) romancier francez, i lindur në një famije të pasur mjekësh; Uilliam Fokner (William Faulkner/Falkner, 1897 – 1962), prozator amerikan. Më 1949 mori çmimin „Nobel“; Vlladimir Vlladimiroviç Nabokov (Sankt Peterburg, 1899 – Montreux, Zvicër, 1977) prozator dhe poet rus dhe amerikan. Deri në vitin 1940 mbante pseudonimin Sirin. Nëntë romanet e para i shkroi në rusisht gjatë qëndrimit në Berlin, në vitet 1922-1937. * * * Punimet më të hershme të Tolstoit, novelat autobiografike “Fëmijëria, Djalëria dhe Rinia” (1852-1856), flasin për djalin e një pronari të pasur tokash dhe për kapërcimin e ngadalshëm të hendekut midis tij dhe fshatarëve. Edhe pse më vonë i hodhi poshtë si sentimentale, ato shpalosin një pjesë të konsiderueshme të jetës së Tolstoit. Ato ruajnë vlerën e vet si shembuj të rrëfimit universal të rritjes.Gjatë Luftës së Krimesë, Tolstoi shërbeu si nëntoger i regjimentit të artilerisë. Për këtë shkruan në “Tregime të Sevastopolit”. Përvojat e tij në betejë kanë ndihmuar në formimin e pacifizmit të tij dhe i kanë dhënë material për përshkrimin realist të tmerreve të luftës në krijimtarinë e tij të mëvonshme. Fiksioni i tij në mënyrë konzistente synon të pasqyrojë me realizëm shoqërinë ruse në të cilën jetonte. Romani “Kozakët” (1863), nëpërmjet rrëfimit për një aristokrat rus të dashuruar te një vajzë kozake, përshkruan jetën e kozakëve.Tolstoi, jo vetëm që i ka shfrytëzuar përvojat jetësore të veta, por edhe ka krijuar personazhe sipas imazhit të vet, siç janë Pjer Bezukov dhe princi Andrej në romani “Lufta dhe paqja”, Levini në romanin “Ana Karenina” dhe në njëfarë mënyre Nehludof në novelën “Ringjallja”. Tolstoi, më analitik është te romanet e mëdha. Në romanin “Lufta dhe paqja” (1867-69, teksti përfundimtar më 1873), duke përcjellë fatet e dy familjeve fisnike midis viteve 1805 dhe 1815, hulumton faktorët historikë të fitores ndaj udhëheqësit ushtarak dhe politik francez Napoleon Bonapartit (Napoleon Bonaparte, 1769-1821), që kanë qenë vendimtarë për vetëdijen e popullit, analizon betejat dhe zhvillon filozofinë e historisë, duke krijuar njëherazi një mori karakteresh dhe personazhesh dhe poetizon jetën në verim. Marrë në tërësi, “Lufta dhe paqja” konsiderohet si një prej romaneve më të mëdha të shkruar ndonjëherë, i jashtëzakonshëm për nga gjerësia dhe uniteti i vet. Pasqyra e madhe e tij përmban 580 personazhe, shumë prej tyre historikë, krahas atyre fiktivë, të sajuar. Rrëfimi lëviz nga jeta familjare deri te Shtabi suprem i Napoleonit, prej kështjellës së perandorit rus Aleksandar I Pavlloviç (1777-1825) deri te fushëbetejat e Austerlicit dhe të Borodinit. Ideja origjinale e Tolstoit ka qenë t’i hulumtojë shkaqet e kryengritjes së dekabristëve*, me të cilën merret vetëm në disa kapituj të fundit. Prej aty mund të nxirret përfundimi se djali i Andrej Bolkonskit do të bëhet një prej dekabristëve.Romani hulumton teorinë e historisë të Tolstoit, e sidomos parëndësinë e personave siç janë Napoleoni dhe Aleksandri. “Luftën dhe paqen” Tolstoi nuk e ka konsideruar roman. Edhe shumë vepra të tjera të mëdha të prozës ruse të asaj kohe nuk i ka konsideruar romane. Kjo nuk duhet të na habitë kur të kihet parasysh fakti se Tolstoi ka qenë romancier i shkollës realiste i cili konsideronte se romani është kornizë për ekzaminimin e çështjeve shoqërore dhe politike në jetën e shekullit XIX. “Lufta dhe paqja” për Tolstoin në të vërtetë është ep në prozë, ndaj dhe nuk e ka cilësuar si roman. Roman të parë të vetin Tolstoi e ka konsideruar “Ana Kareninën”. Shënim: Kryengritja e dekabristëve – Dekabristë quhen pjesëmarrësit e kryengritjes në Rusi (në Petrograd, më vonë Leningrad). Kryengritja shpërtheu më 14 dhjetor 1825 (rusisht: dekabr – dhjetor). U organizua kundër despotizmit perandorak (carist) nga grupi i fisnikëve me orientim revolucionar si dhe nga persona ushtarakë, por pa pjesëmarrjen e masave të gjëra popullore. Qëllim i kryengritjes ishte: aplikimi i parlamentarizmit, kufizimi apo suprimimi i plotë i pushtetit perandorak (carist), aplikimi i barazisë për të gjitha shtresat, liria e fjalës, e shtypit dhe e të drejtës zgjedhore. Pushteti carist kryengritjen e sheu në mënyrë të përgjakshme, ndërsa udhëheqësit e saj i varri. Pikëpamjet e dekabristëve u formuan nën ndikimin e idev të revolucionit borgjez francez.* * *Romani “Ana Karenina” (1875-1877) përmban rrëfime paralele për gruan kurorëshkelëse, të robëruar nga konvencionet dhe hipokrizia e shoqërisë dhe për filozofinë e pronarit të madh tokash (të ngjashëm me Tolstoin), i cili punon me fshatarët në ara dhe përpiqet ta reformojë jetën e tyre. Duke u nisur nga motivi i shkeljes së kurorës apo tradhtisë martesore, Tolstoi te “Ana Karenina” krahason situata të ndryshme familjare (fabulat krahasuese), dënon pabesinë bashkëshortore, por nuk jep përgjigje për lumturinë martesore. * * * Pas “Ana Kareninës”, Tolstoi u përqendrua në temat krishtere. Romanet e tij të mëvonshme, siç janë “Vdekja e Ivan Iliçit” (1886) dhe “Ç’duhet bërë?” zhvillojnë filozofinë krishtere anarko-pacifiste radikale. Kjo ndikoi që në vitin 1901 ta përjashtojnë nga Kisha Ortodokse Ruse. Përkundër të gjitha lëvdatave që i mori për “Ana Kareninën” dhe për “Luftën dhe paqen”, gjatë jetës së tij të mëvonshme, Tolstoi u rezervua prej dy punimeve të sipërthëna si diçka që nuk është realitet i vërtetë. Në romanin “Ringjallja”, Tolstoi synon të paraqesë padrejtësinë e ligjeve të njeriut si dhe dyfytyrësinë e kishës së institucionalizuar. Tolstoi hulumton dhe sqaron edhe filozofinë ekonomike të xhorxhizmit*, duke u bërë kah fundi i jetës, ithtar i devotshëm i saj.Shënim: Lëvizja Geoizëm apo Xhorxhizëm (georgism) është themeluar nga ekonomisti dhe gazetari amerikan Henri Xhorxh (Henry George, Filadelfi, Pensilvani, 1839 – Nju-Jork, 1897) në shekullin XIX. Ai propozoi një tatim për të gjithë. Kjo ishte një përpjekje që bota moderne të rregullohet në mënyrë të drejtë, të luftohet monopoli dhe çdo njeriu t’i sigurohet e drejta për tokë. Ideja u kundërshtua dhe u shua prej qarqeve të pasura të cilët interesin e vet e vendosën mbi interesin e të tjerëve. Henri Xhorxh ushtroi ndikim mbi Xhon Djuin*;Xhon Djui (John Dewey, Berlington, Vermont, ShBA, 1859 – Nju-Jork, 1952) filozof, psikolog amerikan, reformator i arsimit, profesor në Universitetin e Çikagos; idetë e tij ushtruan ndikim në arsim dhe në reformat sociale; është një nga dijetarët më të shquar amerikan të gjysmës së parë të shekullit XX; është paraardhës i filozofisë së pragmatizmit dhe një nga themeluesit e psikologjisë funksionale; është përfaqësues kryesor i ideve progresive të shkollimit popullor. * * * Veprimtari letrare e Tolstoit përbëhet nga tendenca për ta sulmuar shoqërinë ruse të cilën e pasqyroi me besnikëri, të cilës edhe vetë ai i përkiste. Në veprën “Kozak” (1863) përshkruan jetën e kozakëve dhe dashurinë e një aristokrati, të dashuruar te një vajzë fshatare. Vepra “Ana Karenina” (1877) ka për temë jetën e një nëne dhe bashkëshorteje në atmosferën e dyfytyrësisë së aristokracisë apo të bujarisë së lartë, e cila i thyen prangat dhe në kundërshti me rregullat e shoqërisë, e fillon jetën me njeriun që e dashuron. Në anën tjetër ndodhet figura e Levinit, bujar nga fshati, i cili është në kërkim të besimit ndaj Zotit dhe motiveve filozofike për jetën. Ai jeton dhe punon me fshatarët, duke u përpjekur të zbatojë reformë dhe ta ndryshojë gjendjen ekzistuese të tyre. Veprimtaria pedagogjike – Tolstoi është i njohur edhe si një entuziast pedagogjik. Me punën e tij të pazakonshme sidomos në Jasna Polanë, ndikoi pozitivisht për konceptet e reja pedagogjike. Tërë punën letrar dhe pedagogjike ia përkushtoi demaskimit të gjendjes shoqërore të rëndë në Rusi, duke theksuar se problemet mund të zgjidhen vetëm në rrugën paqësore, nëpërmjet punës edukative dhe arsimore.Veprimtaria pedagogjike e pasur e Tolstoit mund të ndahet në tri periudha. Periudha e parë, e viteve 1859-1862, ka të bëjë me hapjen e shkollës në Jasna Polanë dhe me botimin e revistës “Jasna Polana”. Periudha e dytë, e viteve 1870-1876, ka të bëjë me veprimtarinë e tij botuese pedagogjike, kur i boton tekstet “Abetare”, “Abetare e re” dhe “Libër leximi rus”, merret me problemet praktike të edukimit. Periudha e tretë ka të bëjë me punën e tij përmbajtësore deri në fund të jetës së tij, kur kalon në pozicione të misticizmit religjioz, kështu që edhe çështjet e edukimit i trajton në frymën e interpretimit religjioz mistik të botës.Puna praktike e Tolstoit fillon në vitin 1859, kur në shtëpinë e vet në Jasna Polanë e çel shkollën e tij të parë. Kjo është e para shkollë në Rusi për fëmijët e fshatarëve. Për t’i zgjeruar njohuritë lidhur me sistemin e arsimit, Tolstoi niset në Evropë. Viziton Gjermaninë, Anglinë dhe Francën. Atje njihet me organizimin e sistemit shkollor, me historinë e pedagogjisë dhe me pedagogët më të njohur të punës praktike. Vizitoi një numër të caktuar shkollash. Disa prej tyre ishin themeluar për të gjithë fëmijët. Me këtë rast, në sistemin e arsimit të vendeve të sipërthëna, vërejti më shumë dobësi se përparësi. Nëpër klasa mbizotëronte frika, autoriteti i mësuesit bazohej në frikësimin e nxënësve, ndëshkime fizike ishin praktikë e rregullt, ndërsa plan-programet mësimore fare s’kishin të bënin me jetën dhe me problemet reale të atyre që mësonin. Në bazë të konstatimeve të nxjerra hartoi kritikën e atyre shkollave. Tolstoi kishte ardhur në përfundim se ato shkolla nuk çanin kokën për natyrën e fëmijës, e pasivizonin nxënësin dhe e frikësonin. Lidhur me këtë Tolstoi ka shkruar në revistën pedagogjike të vet “Jasna Polana” që filloi ta botonte në vitin 1861. Tolstoi vjen në përfundim se arsimi duhet të harmonizohet me përvojën jetësore të njerëzve dhe të zhvillohet në suaza të jetës. Këtë parim e zbaton në punën me fëmijët e Jasna Polanës. Në shkollën në të cilën mbizotëronte liria dhe dëshira për dituri që nuk është e imponuar, mësues ishin studentët nga Moska, por edhe vetë Tolstoi. Kuptohet, veprimtaria e Tolstoit ngjalli mosbesimin e autoriteteve, kështu që pas bastisjes së policisë në vitin 1862, shkolla e Jasna Polanës u mbyll. U rihap vetëm në vitet ’70, d.m.th. pas nja dhjetë vjetëve. Pikëpamjet pedagogjie të Tolstoit paraqiten si protestë dhe akuzë kundër sistemit edukativo-arsimor burokratik të kohës si dhe kundër “shkollës së detyrueshme”, si emërtim i shkollës në Perëndim. Tolstoi u angazhua për një shkollë e cila do t’i motivojë fëmijët për dituri më të madhe, e cila do të mbjellë dashuri për jetën. Tolstoi është ithtar i teorisë së edukimit të lirë (lirisë në edukim, në arsimim). Qëndrimin tejet negativ ndaj edukimit, të cilit në fillim nuk i kushtonte kurrfarë kuptimi jetësor, Tolstoi e arsyetonte me faktin se shkolla shtetërore paraprakisht e kishte caktuar se çka duhet të mësonin nxënësit dhe si do të sillet ndaj tyre. Në shkollën e tij, nxënësit nëpër klasa kanë mundur të ulen kush ku ka dashur. Shpeshherë orët janë mbajtur edhe në natyrë, ku nxënësit kanë qenë të rrethuar nga peizazhet e mrekullueshme. Nuk ka pasur një plan pune apo një orar, të përcaktuar me rigorozitet, ndaj nxënësit kanë mundur të shkojnë në shtëpi kur të kenë dashur. Megjithëkëtë, shpeshherë nxënësit, për t’i shtuar dituritë, me dëshirën e vet kanë ndenjur më gjatë në shkollë. Mënyra e organizimit të punës në shkollë ka qenë plotësisht e pranueshme prej tyre. Personaliteti i nxënësit është respektuar. Për mësuesit ka qenë e rëndësishme të dinë se ç’dëshirojnë të mësojnë nxënësit dhe përse kanë nevojë. Nxënësve nuk u janë dhënë detyra shtëpie për arsye se fëmijët e fshatarëve është dashur të kryenin punë të rënda në shtëpi. Në fillim, prindërit kanë qenë kundër shkollës në të cilën mësuesit nuk i rrahin nxënësit. Ata kanë menduar se po s’e rrahe nxënësin, ai s’ka për të mësuar gjë. Ai që ka dashur, ka mundur ta çregjistrojë fëmijën e vet nga shkolla. Mirëpo ka ngadhënjyer kënaqësia që e kanë ndjerë nxënësit në shkollë, në të cilën gjithmonë ka mbizotëruar liria, por kurrë anarkia. Orët përbëheshin nga një numër i madh eksperimentesh dhe nga të mësuarit e natyrës duke mbajtur orë në natyrë. Fëmijët e fshatarëve për herë të parë kanë mësuar matematikë, gjeografi, vizatim, muzikë dhe histori të cilën Tolstoi ua ka rrëfyer në formë përralle. Përveç kësaj, në këtë shkollë janë bashkuar me sukses njohuritë nga shkencat e natyrës dhe nga religjioni. Janë marrë njohuri për artizanet dhe për traditën ruse, ndërsa theksi i është vënë letërsisë. Në këtë shkollë mësimi kurrë s’ka qenë detyrim, për arsye se mësuesi Tolstoj konsideronte se, po qe se dituria është e nevojshme, atëherë dëshira për të do të ekzistojë natyrshëm, si uria. Kështu edhe ishte. Nxënësit e tij gjithmonë ishin të unët për njohuri të reja. Duke pasur frikë prej çfarëdo shablloni, në shkollën e Jasna Polanës Tolstoi kalon në një skajshmëri tjetër. Shkollën e organizon pa plan mësimor dhe pa orar, pa detyrim që nxënësit rregullisht ta ndjekin mësimin dhe pa qenë të detyruar për t’i mësuar leksionet. Por, në anën tjetër kërkonte prej mësuesve që me ligjërim të mirë të zgjojnë te nxënësit interesimin për mësim. Shkolla e tij i kundërvihej shkollës së vjetër zyrtare. Teoria e tij e edukimit të lirë që e kishte marrë nga Zhan-Zhak Rusoja, e çoi atë në ndarjen e edukimit dhe të arsimimit, me arsyetimin se edukimi është ndikim i detyrueshëm mbi tjetrin dhe se ai e prish njeriun dhe nuk e përmirëson. Pak para vdekjes, Tolstoi hoq dorë nga ky qëndrim, duke pranuar paqëndrueshmërinë e teorisë së edukimit të lirë. Anët pozitive të saj kanë qenë veprimi individual me nxënësit, dashuria dhe respekti, njohja dhe zhvillimi i personalitetit të nxënësit. Sot, pas 150 vjetësh, mënyra e punës e Tolstoit dhe shkrimet mbi pedagogjinë njihen si ndihmesë e rëndësishme për zhvillimin e arsimit dhe për punën me fëmijët. Veprat – Romanet dhe novelat: Fëmijëria (1852), Djalëria (1854), Rinia (1856), Lumturia familjare (novelë, 1859), Kozakët (1863), Lufta dhe paqja (1865–1869), Ana Karenina (1875–77), Vdekja e Ivan Iliçit (1887), Sonata e Krojcerit (1889), Ringjallja (1899), Haxhi – Murati (e shkruar në vitet 1896–1904, e botuar më 1912).Tregimet e shkurtra: Sulm (1852), Tregime të Sevastopolit (1855–56)Ivani i marrë: Rasti i humbur (1863), Polikushka (1863), I burgosuri i Kaukazit (1872), Udhëtari: Rrëfim i një kali (1864, 1886), Sa ka nevojë njeriu për tokë? (1886), Kozaku dhe punëtori (1895), Babai Sergej (1898).Dramat: Perandoria e territ (tragjedi, 1886), Udhëheqësit e qytetërimit (komedi, 1889), Kufoma e gjallë (1900).Veprat shkencore dhe polemikat: Rrëfim (1882), Në çka besoj (edhe me titullin „Feja ime“) (1884), Wat Is to Be Done? (1886), Perandoria e Zotit brenda teje (1894), Ungjilli në letra (1896) Ç’është arti? (1897), Ligji i dashurisë dhe i dhunës (1940).Prof. Xhelal Zejneli

Filed Under: Kulture

COVID, BEFASI N’AFRIKË: PLOJA NUK KA NDODHUR KURRË

January 23, 2022 by s p

Nga FEDERICO RAMPINI

Ndërmjet aq arsyeve të pasigurive pandemia dhuron një befasi pohenike. Ploja nga Covidi në Afrikën nënsahariane, e lajmëruar rregullisht prej pothuajse dy vitesh, nuk ka filluar kurrë e ndoshta nuk do të ndodhë kurrë. Nga Covidi vdiset më shumë n’Itali se sa në vendet më të varfëra të planetit, megjithëse mundësia e hyrjes në vaksinat është e ulët në mënyrë shkandullore. Shpjegimi  shkencor është I kthjellët: mosha mesatare shumë e re I mbron , pothuajse sa vaksina.

Është një lajm i mirë që nuk duhet të fshihet. Dhe nuk vlejnë dredhitë për t’a zvogëluar. E vërtetojnë statistikat e mbledhura nga banka e të dhënave Our World in Data. N’Itali – që fatkeqësisht vendoset në rrjeshtimin e lartë të mesatares botërore – pandemia ka shkaktuar 229 të vdekur për çdo njëqind mijë banorë, n’Ugandë shtatë vdekje në njëqind mijë njerëz, në Nigeri dy. Rrjeshtimi i Vëndeve afrikane ruan të njëjtin zbulim të këndshëm, vdekësia ndryshon nga 15 vdekje në njëqind mijë banorë në Gambia e në Gabon deri në dy në Burkina Faso. Ndërmjet këtyre listave fshihen shumë prej kombeve më të varfër të planetit. Kundrejt tyre na është bërë zakon të kemi një kujdes sa mëshirues aq ideologjik, të sipërfaqshëm dhe stereotipik.

Afrika, e kemi vendosur me kohë, duhet jetë një lajm vetëm për tragjeditë e saj. Na tërheq vëmëndjen si qëndra e mjerimit dhe vuajtjes njerëzore, si kontinent i shkatërruar nga kundërshti t’armatosura e luftëra civile, kufiri i ri i xhihadizmit, tokë për pushtim nga rish-kolonializmi perëndimor e më së fundi kinez, pellg të mërguarish të dëshpëruar, me shtesat e valëve t’ardhëshme mërgimtare të lidhura me katastrofat klimaterike.

Në këtë skenar të errët e dëshpërues, kur filloi pandemia kemi “vendosur”që, natyrisht, do të kishte shkaktuar dëme shumë më të mëdha në kontinentin e zi. U shkreh

refleksi pavllovian i ne perëndimorëve, automatizmi  njerëzor në kahun e fajit. Me që vaksinat – së paku ato që funksionojnë – janë prodhuar në Perëndim e kryesisht n’Amerikë, ploja e re afrikane do të kishte qënë e sata njollë në ndërgjegjet tona. Një plojë e shkaktuar nga egoizmi i të pasurvet. Përse nuk shkoi ashtu?

Pabarazia e hyrjes në vaksinat ekziston; është e pamohueshme dhe e pafalëshme. Të dhënat e përpunuara nga Banka botërore dhe Universiteti i Oxfordit, të përmbledhura në një analizë të së përjavëshmes The Economist, thonë se në Vendet me t’ardhura mesatare apo lartmesatare, pra mbi 4000 dollarë PPI  për frymë, janë përdorur 160 vaksina për çdo njëqind banorë, pra më shumë se një dozë e gjysëm për kokë. Kjo mesatare përfshin natyrisht fëmijë të vegjël jo subjekt vaksinimi, të tjerë njerëz të pavaksinueshëm, dhe hapësirën jo vax. Në Vëndet më të varfëra të planetit, ata nën njëmijë dollarë për kokë, vaksinat e injektuara janë vetëm dymbëdhjetë çdo njëqind njerëz. Pra pak më shumë se një e dhjeta. Kjo vërteton mungesën e suksesit të Covax, nisma e marrë nga OKB  dhe Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH), për të shpërndarë kudo imunizimin. Në të vërtetë dështimi nuk është vetëm pasojë e egoizmit të të pasuevet. Një pengesë serioze ka të bëjë me shpërndarjen dhe ruajtjen. Vaksinat më të efektëshme të prodhuara në SHBA kërkojnë një ruajtje në temperatura tepër të ulta, që përbën një problem në zonat nënsahariane ku korrenti elektrik nuk është i bollshëm. Për çdo dollar të çmimit të vaksinës, duhen shpenzuar pesë të tjerë për trasportin dhe ruajtjen deri në destinacionin përfundimtar. Duhet të bëhen llogaritë edhe me një hapësirë jo vax që është madje m’e shtrirë në Vendet e varfëra. N’Afrikën perëndimore vetëm 39 % e popullsisë është e gatëshme të marrë vaksinën: ndërhyjnë paragjykime të lashta dhe mosbesime kundrejt mjekësisë perëndimore, ose kundrejt qeverive vendore që i këshillojnë.

Por hyrja e paktë në vaksinat nuk ka qënë kaq vdekjeprurëse siç frikësohej. Përballë të dhënave mbi vdekësinë e ulët, shumë perëndimorë shtrembërojnë hundën: me që e vërteta nuk përputhet me paragjykimet tona, atëherë statistikat duhet të jenë të pavërteta. Është e mundëshme që Vëndet më të prapambetura të jenë më pak t’aftë për të numëruar vdekjet nga Covidi. Ka një  sistem më të provuar për të shmangur këtë mungesë, është matja e “shtesës së të vdekurve” në të cilën bazohet The Economist. Ndryshimi ndërmjet mesatares së vdekjeve vjetore në vitet 2020 – 2021  dhe periudhës para Covid  na jep tregues të besueshëm e të sigurtë. Kjo matje e paqortueshme vërteton se ploja afrikane nuk ka ndodhur kurrë, madje pandemia ka qënë më dashamirëse në Jugun e Saharasë. Shpjegimi qëndron në moshën mesatare t’atyre popullsive: është 20 vjet kundrejt 43 të Bashkimit evropian. Gjallësia e  bollshme demografike, që shpesh e kemi trajtuar si një plagë afrikane, në këtë rast zbulon një përmbysje pohenike.

Disa shkencëtarë shtojnë një shpjegim plotësues: Vëndet që janë më t’ekspozuara kundrejt malarjes mund të kenë zhvilluar edhe forma të pjesëshme imuniteti kundër Covidit. Kjo e fundit mbetet një hamëndje për t’u provuar; ndërsa mbrojtja e dhënë nga mosha e re është një siguri. Edhe sepse nga Covidi vdesin shpesh njerëz me të tjera patologji si mbipesha dhe sëmundja e sheqerit, më të zhvilluara në moshë të madhe. Rinia ka shërbyer si shqyt, duke kompensuar të tjera mungesa afrikane.

Në këtë kuadër edhe egoizmi shëndetësor i Vëndeve më të pasura është më i arsyeshëm nga si duket: vaksinat i kanë shkuar me përparësi zonave të brishta, që këtë herë janë ato më të pasurat e planetit. Bollëku dhe prekshmëria shkojnë me të njëjtin hap kundrejt Covidit. Edhe se mbetet përjashtimi i mrekullueshëm i një Japonie ende më të vjetër se ne e megjithatë e aftë për të mbajtur një vdekësi “afrikane” (është një lëvdatë).

Kjo nuk duhet të na përjashtojë nga përpjekje të reja për një shpërndarje më të përhapur planetare të vaksinavet. Ndonjë gjykim i mëtejshëm duhet të ushtrohet mbi ato burokraci ndërkombëtare si OBSH së cilës i kemi besuar misionin. Por befasia pohenike e Afrikës përmbledh një mësim edhe për ne. Automatizmat njerëzore që  kanë qënë paragjykimet tona janë, në thelb, mbeturinat e fundit rishkoloniale. Për zakon, për përtaci mendore, jemi stërvitur të mendojmë se gjithshka që ndodh në botë varet nga ne. E quajmë vetën kërthizë të gjithësisë e motor të historisë, edhe se prej kohësh nuk jemi më. Në këtë rast “mea culpa” e ndërgjegjeve perëndimore u shkreh pa mbajtur parasysh faktet dhe jemi fshikulluar për një tragjedi të pandodhur kurrë.

“Corriere della Sera”, 7 janar 2022    Përktheu: Eugjen Merlika        

Filed Under: Sociale

SYLEJMAN SALIHU MBI NJË ÇEREKSHEKULL NË SHËRBIM TË SHKOLLËS SHQIPE NË GJERMANI

January 23, 2022 by s p

Sylejman Salihu, një ndër mësuesit më me përvojë dhe një ndër kontribuesit më të mëdhenjt në themelimin e shkollave shqipe në Gjermani, në një rrëfim dhënë Editorit të gazettes Dielli të Vatrës në New York, Sokol Paja, shpalos të gjithë angazhimin e tij në dobi të mësimit shqip, gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar në Gjermani.

PËRVOJA ME SHKOLLËN SHQIPE NË GJERMANI

Përvojat e mia si mësues në Gjermani janë të ndryshme dhe kapin një periudhë më shumë se një çerek shekulli. Me të ardhur këtu, grumbullova vullnetarisht  një grup nxënësish shqiptarë, pa asnjë detyrim financiar, në qytetin gjerman Bad Oeynhausen, të cilët në fundjavë vinin në Qendren Kulturore të qytetit, sepse ata u treguan shumë bujar dhe na lejuan një lokal mësimor. Për libra shkollor krejt spontanisht iu drejtova me shkrim  Bibliotekës Kombëtare, nëse ata kishin ndonjë libër qoftë edhe të përdorur, për ne. Dhe mrekullia ndodhi: Pas një muaji më vjen një pako me libra nga Tirana, të cilat krejtësisht privatisht i kishte siguruar drejtoresha e bibliotekës, atëherë z. Nermin Basha, të cilën e falenderoj edhe sot shumë dhe të cilën pastaj kam pasur rastin ta takoj në familjen e saj në Tiranë në vitin 1994, ku pata një pritje tepër miqësore. 

SHKOLLA SHQIPE, KTHIM PAS NË KOHË, DUKE KUJTUAR FILLIMET…

Çfarë të them? Në vitin 1996 konkurova në Entin Shkollor të Mindenit bashkë me dy mësues tjerë dhe pas një interviste verifikuese, arrita të përzgjidhem si mësues nga komisioni pranues. Numri i nxënësve të lajmëruar për Shkollë Shqipe ishte i madh, por kur fillova të formoj grupet nëpër pika shkollore, u mërzita shumë, sepse pashë se të punosh me komunitetin tonë ishte e vështirë, për të mos thënë edhe e pamundur. Shumë nga ata që ishin lajmëruar, nuk vinin dhe arsyetimet e prindërve ishin nga më banalet, aq sa nuk ia vlen t‘ i përmendi. Por ngadalë me durim të fortë dhe punë intensive dhe permanente, arritëm bashkë me prindër ta vëmë në binarë procesin e punës. Shkolla shqipe në Gjermani është më së miri në Landin e Rajnës Veriore dhe të Saksonisë së Ulët, kundrejt landeve tjera, që këtë mësim e organizojnë me kontribute vullnetare. Sepse baza materiale, përcakton çdo gjë. Këtu te ne mësuesit paguhen nga shteti, prandaj mbetet vetëm vullneti dhe përkujdesja e prindërve nëse duan t‘ i sjellin fëmijët në shkollë! Por ky vullnet i prindërve, karshi nevojave dhe mundësive që janë është tepër i vogël dhe simbolik. Në landet tjera gjermane, e ato janë shumë, ku mësimi nuk paguhet nga shteti, mësimi mbahet mbi baza vullnetare dhe  mësuesit angazhohen vullnetarisht apo nga shoqatat kulturore shqiptare,gjë që nuk është e lehtë kjo punë, sepse mësuesit atje bëjnë edhe punë tjera për të mbijetuar dhe për të mbajtur familjen e tyre.  

SHKOLLAT SHQIPE DHE BASHKËPUNIMI ME AMBASADAT DHE KONSULLATAT E SHQIPËRISË E KOSOVËS

Shkollat shqipe në diasporë kanë nevojë të vazhdueshme  të ndihmohen, të përkrahen, të motivohen, në mënyrë institucionale nga shteti amë, përkatësisht nga ambasadat dhe konsulatat tona kudo qofshin ato. Por a ndodh kjo në të vërtetë? Fare pak, për të mos thënë aspak. Në fillim askush nuk e ka çarë kokën aq shumë, përjashto ndihmën morale dhe kurajën  që ndonjëherë nuk mungonte. Ambasadat apo konsulatat tona nuk kanë mundur apo nuk kanë dashur,sepse kjo ndihmë nga ato ka qenë pothuajse minimale, krahasuar për shembull me disa konsulata të vendeve tjera, si për shembull ajo portugeze, të cilat i kanë marrë menjëherë vet punët e shkollave në dorë  dhe kanë siguruar edhe mësuesit e tyre, të cilët edhe janë ndihmuar apo paguar institucionalisht. Përjashtim këtu bën Kosova ,e cila  edhe pse e okupuar, ka bërë çka ka mundur, madje ka bërë e vetme të pamundurën për të gjithë fëmijët shqiptarë nga të gjitha tokat etnike. Shqipëria, përveç fjalëve boshe, ka pasur komoditetin të mos bëjë pothuajse asgjë. Pse mund të thuhet kështu? Më kujtohet njëherë para 12-13  vjetësh më thërret një zë nga telefoni i ambasadës së Shqipërisë në Berlin dhe më kërkoi emrat e shkollave, adresat dhe numrin e nxënësve, duke më premtuar se do të më furnizonin tash e tutje me libra dhe materiale tjera mësimore! U habita nga kjo zemërgjerësi dhe u gëzova shumë. Por çka ndodhi pastaj? Kurrgjë, veç pritjes së kotë, sepse kjo ndihmë nuk ndodhi kurrë! Megjithatë sot ka një ndryshim. Përveç Kosovës që në vazhdimësi, madje para lufte dhe pas lufte  me një mijë plagë në trup, ka botuar libra shkollorë për fëmijët tanë në shkollat e diasporës duke i shpërndarë nëpër ambasada e konsulata, tash ka filluar këtë punë ta bëjë edhe shteti shqiptar, bashkë me Ambasadën e Shqipërisë. Por kjo ka ndodhur vetëm para disa muajsh në vitin  2021. A nuk është pak, që vetëm pas tridhjetë vjetësh të rënies së diktaturës!?

SHKOLLA SHQIPE DHE NDËRGJEGJËSIMI I PRINDËRVE

Për ndërgjegjësimin e prindërve mund të themi se ka një ndërgjegjësim minimal, madje paturpësisht minimal. Prindërit shqiptarë nuk e kanë atë etje të madhe siç e kishin dikur për gjuhën shqipe para lufte. Pse? Sepse fëmijë nëpër shkollat shqipe ka pasur  më shumë para luftës së Kosovës.Me të mbaruar lufta, ra ky entuziazëm për shkollën shqipe. Ata fëmijë që mbeten në Gjermani, shumë pak u përfshinë nëpër shkollat dhe kurset e gjuhës shqipe. Prindërit menduan se me të çliruar të Kosovës, edhe ata “u çliruan” nga shkolla shqipe? Është tepër qesharake kur dëgjojmë se prindërit shpesh i pyesin fëmijët e tyre nëse ata duan të shkojnë në shkollën shqipe që të mësojnë shqip? E ku ka fëmijë që shkon në shkollë me qejf pasdreke, pasi ka mbaruar mësimin në shkollën gjermane, nëse nuk e detyron prindi? Shkolla është vullnet, por shkolla duhet të jetë edhe detyrim, nëse duam t‘ i ruajmë fëmijët nga asimilimi.Në këtë drejtim prindërit tanë meritojnë të qortohen shumë. Të gjitha nacionalitetet dhe komunitetet tjera të huaja  kanë më shumë shkolla, më shumë  fëmijë dhe më shumë mësues, kurse ne duhet t‘ i numrojmë në gishta.Unë punoj në pesë qytete, ku ka fëmijë shqiptarë „ me bollëk“, që nuk vijnë në shkollë se po të vinin do të kishte vend për pesë mësues, domethënë së paku nga një mësues për çdo qytet. Neve na rastisë që nëpër shkolla ku punojmë të takojmë fëmijë shqiptarë, të cilët nuk vijnë në mësimin e gjuhës shqipe dhe kur ndonjëherë i pyesim vetëm për kurreshtje se pse nuk vijnë të mësojnë shqip, fëmijët e padjallëzuar përgjigjen sinqerisht, se „babi ka thënë jo“!!!Çfarë baballarësh janë ata? Prindërit tanë janë rrahagjoksa të mëdhenj me fjalë nëpër vende publike apo në takime me bashkatdhetarë, kurse kur vije puna ta konkretizojnë „entuziazmin“ e tyre të rrejshëm ikin dhe fshihen.Për këtë arsye asimilimi, tashmë ka hyrë nëpër shtëpitë e familjeve shqiptare në diasporë dhe ndonëse mysafir i paftuar ai tashmë është bërë pjesë e jetës së tyre. Por ka edhe një anomali që është më trishtuese: nëse prindërit shqiptarë nuk mund t‘ i sjellin fëmijët në shkollën shqipe , pse të paktën nuk flasin  shqip me fëmijët e tyre nëpër shtëpitë e tyre? Sepse, ajme, siç do të thoshte Noli, as këtë ata nuk e bëjnë.

GJUHA SHQIPE SI IDENTITET KOMBËTAR

Sami Frashëri ka thënë se nuk ka shqiptarë pa gjuhë shqipe dhe nuk ka Shqipëri pa shqiptarë. Në diasporën shqiptare gjuha shqipe është çelësi kryesor , që e hapë dhe e mbyll portën e identitetit shqiptar. Derisa kjo portë dikund vazhdon fatlumësisht të rrijë ende e hapur,  dikund tjetër , mendoj në shumë familje, tashmë është mbyllur. Fëmijët shqiptarë që vizitojnë rregullisht mësimin e gjuhës amtare, janë më komunikativ,  me të hareshëm. Ata dinë për historinë, për gjeografinë,për kulturën shqiptare. Dinë të lexojnë,të shkruajnë, të flasin, të këndojnë. Kanë në vete edhe një lloj krenarie. Veçanërisht kur rriten dhe japin provimin e gjuhës shqipe, ndjehen tepër të lumtur se mund të dëshmojnë veten e tyre se kanë identitet gjuhësor dhe identitet kombëtar.Nuk mjafton të thuash se je shqiptar e të mos dishë asnjë fjalë shqip! Duhet dhënë prova. Nëpër komisionet provuese gjatë provimeve, qëllon që të kemi edhe drejtues shkollash gjermane, të cilët habiten pastaj me rezultatet që tregojnë fëmijët tanë, për çka edhe u bëjnë lëvdata. E kur nxënësit dalin nga provimet me rezultae të mira, ata ndjehen tepër të gëzuar se janë shqiptarë dhe dinë shqip. Këtë e bën shkolla, natyrisht. Unë kam nxënës nga gjithë gjeografia  shqiptare, ndonëse dominojnë ata nga Kosova. Por ndodh që fëmijët me origjinë nga Ulqini apo Presheva të vijnë në shkollë nga 30 kilometra larg pikës mësimore, kurse fëmijët nga Shqipëria e Kosova janë brenda në shkollë dhe nuk vijnë të mësojnë shqip.Kjo, sepse prindërit „janë ngopur me vetveten“ dhe duan të duken të tjerë!!!Është e habitshme për të konstatuar se sa lehtë shqiptarët pranojnë të asimilohen, kundrejt pakicave të tjera, të cilët ruajnë me fanatizëm identitetin e tyre kombëtar, kulturor e gjuhësor! 

VËSHTIRËSITË E MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE TE FËMIJËT ME DY GJUHËSI

Gjithmonë ka një arsye për të thënë se është vështirë. Dhe sigurisht se ka vështirësi për të mbajtur dhe kultivuar dygjuhësinë. Por përderisa kjo për të rriturit është e vështirë, për fëmijët nuk del të jetë aq , nëse ka edhe një përkujdesje familjare dhe shkollore.Pedagogu zviceran Dr.Bazil Shader në një punim të doktoranturës ka konstatuar se fëmijët shqiptarë që kanë vijuar shkollat shqipe në Zvicër, kanë qenë më të mirë me mësime edhe në shkollat gjermane, krahasuar me ata të cilët nuk kanë shkuar fare në shkollë shqipe. Sepse gjithmonë  një gjuhë ndihmon për të mësuar një gjuhë tjetër, aq më tepër që gjuha amtare është çelësi magjik i të mësuarit të të gjitha gjuhëve tjera të huaja. A nuk e kanë dëshmuar këtë Noli dhe Konica, të cilët duke e njohur mirë gjuhën shqipe, kanë mundur të njohin më shumë se dhjetë gjuhë tjera botërore? Kjo, sepse gjuha amtare ua ka hapur atyre portën linguistike të mësimit të shumëgjuhësisë.Gjuha amtare është mrekullia vet. Fëmijët që nuk e dinë gjuhën shqipe tërhiqen pastaj edhe nga festat, edhe nga takimet me bashkatdhetarë, sepse përderisa nuk e dinë gjuhën shqipe, ngurrojnë dhe kështu për pasojë ata tashmë kanë marrë tiketën e rrugëtimit për asimilim dhe natyralizim.

Filed Under: Opinion

E shkuara që akoma vret

January 23, 2022 by s p

Ilir Levonja/

Në një market lagjeje, ku shiten edhe libra, pashë një grua që i bërtiste zonjës në banak. A e di se kush është ky? Më ka vrarë të gjithë familjen, m’i vrau e m’i zhduku. Sot jam e vetme këtu, e vetme. Një e arratisur me turmën. Nuk ma hap kush derën. Nuk më merr kush në telefon. Ky është një ndyrësirë. Një farë e keqe për njerëzimin. Dhe ju e publikoni, e shisni, thoshte ajo. Tunde në ajër një libër, por tjetra përballë mblodhi supet. Me një durim të kulluar ia ktheu se ndjente keqardhje për familjen e saj të humbur. Se do ia përcillte mesazhin atyre që kishte mbi krye etj. Por gruaja nuk u mjaftua me aq, i kërkoi numrin e telefonit të bordit të kompanisë, la librin në banak dhe doli kaq e lodhur, kaq me lot, plot me gulçe dhe humbi përjashta në të përditshmen tonë. U bëra kureshtar dhe u afrova. Gruaja e banakut hoqi kopjet nga vitrina. Bëhej fjalë për një libër enciklpodei mbi 25 emra që i kishin dhënë si të thuash fytyrën shtetit të Floridës. Aty kishte plot personalitete, bamirës t; mëdhenj në shtrirjen e rrjetit rrugor. Si rasti i Barron Collier (1873-1939) i cili kur qarku ku ai banonte nuk kishte fonde për të përfunduar pjesën që i takonte, ashtu siç kishin bërë qarqet e tjerë, ai i tha qytetit ja ku i keni paratë. Rruga u bë, është edhe sot, një nyje që lidh Tampan me Miamin, ose Tamiami Trail. Apo si i riu Xhorxh Uashington Jenkis (1907-1996) që ngriti rrjetin e supermarketeve Publix., etj., deri tek fiset autoktone indiane. Çfarë e irritoi gruan qe përfshirja e të ashtuqujtuarit liderit kubanez, Fidel Kastro. I hodha një sy përciptas. Dhe vura re se Fideli qe përfshirë aty thjesht si faktori që ngriti në mes të Miamit një tjetër qytet, Havanën e vogël (Litle Havana). Sot Havana e vogël është me pak fjalë një nga përfaqësuesit e më të mirës së gjenalogjisë kubane për faktin e një atdheu të munguar të emigrantëve. Havava e vogël është pikërisht Kuba e lirë me të gjithë sharmin e saj nga fabrikat e purove, muzika dhe më e rendësishmja, streha e emigrantëve. Aty nisin jetën amerikane jo më vetëm kubanezët, por edhe ata nga Hondurrasi, Nikaragua, Panamaja, Venezuela, thuajse gjithë të ardhurit nga Amerika Latine. Pra shkaku ku i ekzistencës së kësaj Havanës në mes të Majemit është pikërisht Fidel Kastro dhe regjimi i tij. Eksodi i madh kubanez nga reprezaljet dhe dëbimet e vitit 1963. Megjithatë, edhe pse fakt historik është i shëmtuar, prapë të dhëmb kur dëgjon e shikon se si një grua qan e këlthet krejt e vetmuar në një botë të madhe. Ajo ka tashmë lirë e saj si person, por jo atë shpirtërore. Kurrë nuk mund ta kuptojmë dot dhimbjen e saj. Krahas faktit që m’u duk si një personazh pavionesh të sëmurish mendor, ndjeva edhe respekt për dhimbjen e saj. Paralelisht m’u kujtuan firot njerëzore nga diktatura e vendit tim. Edhe unë vi nga një vend me regjim kokë më kokë si ai Fidelit. Me të zhdukur, me të varur, burgosur e internuar. Ndryshe nga Kuba sot, ne jemi hapur. Megjithatë të dërrmon fakti i një ndarje publike me të kaluarën. Dosjet kurrë nuk u hapën. Ndjesa publike kurrë nuk u dëgjua. Për më keq akoma, pinjollët e xhelatëve votohen dhe qeverisin. Mbase diku, dikund edhe ndonjë shqiptar(e), i këlthet tek e fundit ndonjë librashitësi në botë, për ndonjë botim mbi Enverin. Them nëpër botë se në Shqipëri çdo gjë ka mbaruar, në Shqipëri kanë filluar ta lavdërojnë.

Filed Under: Analiza

Prioritetet programore të Platformës për kryetar të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”

January 22, 2022 by s p

Nga Elmi Berisha

Nga programi im gjithëpërfshirës për udhëheqjen e “Vatrës” në mandatin e ardhshëm, do të fokusohem në dymbëdhjetë prioritete programore me të cilat synoj ti çoj përpara, të rris kapacitetet vepruese e ndërvepruese dhe të masivizoj në aspekt shumëdimensional organizmin patriotik më të vjetër të shqiptarëve në SHBA.

  1. Do të vazhdoj të promovoj vlerat e kultivuara nga “Vatra” brez pas brezi që nga themeluesit e saj në avansimin e çështjes shqiptare dhe trojeve etnike gjithandej, duke u mbështetur në parimet e vlerave demokratike dhe civilizuese mbi të cilat veprojnë institucionet dhe shteti amerikan;
  1. Do të reformoj dhe freskoj  “Vatrën” duke u hapur ndaj brezit të ri të bashkëkombasve tanë në SHBA, ndaj ideve të reja, alternativave kreative që promovojnë kombin tonë dhe vlerat e tij në institucionet amerikane qoftë politike, ekonomike, edukative, shkencore dhe kulturore;
  1. Me ngritjen e këtyre kapaciteteve me brezin e ri të edukuar në SHBA, duke ofruar profesionist të fushave të ndryshme, do të vazhdojmë forcimin e lidhjeve shumëdimenzionale me institucionet vendimarrësë të SHBA-ve si Senatin, Kongresin dhe Stejt – Departamentin amerikan në funksion të avansimit të cështjes shqiptare, në rrafshin politik, ekonomik, edukativo – shkencor, kulturor dhe afirmativ për kombin tonë;
  1. “Vatra” do të jetë institucion avangard i shqiptarëve në SHBA, duke ruajtuar parimet e neutralitetit, duke mbajtur pozicione të forta apartiake dhe duke përcuar mesazhin se ne jemi të të gjithëve dhe se misioni ynë është zhvillimi dhe avansimi në të gjitha fushat i kombit tonë dhe të gjitha trojeve etnike pa përjashtim;
  1. “Vatra” do të bashkëpunojë ngushtë me Qeveritë e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga vota e lirë të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, do kërkojë drejtësi për Çamerinë, do luftojë për të mirën e të gjithë bashkombasve, në funksion të bashkërëndimit, bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët për avancimin e gjithmbarshëm në rrafshin politik, ekonomik, arsimor e kulturor të gjithë kombit tonë.
  1. Dixhitalizimi i Gazetës Dielli dhe gjetja e sponsorëve me qëllim që gazeta të rritet në staf, rubrika, cilësi dhe siguria financiare e vazhdimësia  të jetë e padiskutueshme.
  1. Seli e re qëndrore për Federatën Panshqiptare “VATRA” me qëllim që ndërtesa e re të jetë multifunksionale dhe të përmbushë nevojat dhe kërkesat e kohës. 
  1. Krijimi i Bibliotekës Shkencore të Vatrës dhe pasurimi me tituj shkencor më qëllim që kjo Bibliotekë të kthehet në njësi kërkimore për të gjithë studiuesit dhe studentët shqiptarë në USA dhe jo vetëm. 
  1. Krijimi i Degëve të reja të Vatrës në shtetet kryesore të Amerikës dhe në Kanada.
  1. Bashkëpunime të frytshme me Akadaminë e Shkencave të Shqipërisë e Kosovës, me Institutet Kërkimore e Shkencore në Shqipëri e Kosovë dhe të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në këto dy shtete dhe në mbarë hapsirën shqipfolëse.
  1. Krijimi i një fondi të veçantë për botimet me qëllim që Vatra të mbështesë studiuesit, shkrimtarët dhe botuesit e rinj.
  1. Rritje e Fondit të Studentëve, gjetja e sponsoreve e mbështetësve të fuqishëm me qëllim që Vatra të mbështesë vit pas viti me Bursa sa më shumë studentë shqiptarë. 

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT