• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2022

VATRA ËSHTË VLERË KOMBËTARË QË DUHET PASURUAR CDO DITË

February 27, 2022 by s p

ASLLAN  BUSHATI/

Pandemia  e koronavirusit në këto dy vitet e fundit, sic dëmtoi shumë gjëra në botë, dëmtoi edhe pjesën kryesore të veprimtarive aktive të Vatrës. Rrekja për tu mbështetur vetëm  tek ana virtuale, zvogloi mbledhjet, takimet, promovimet , festimet e veprimtaritë e tjera që historikisht  kanë qenë leitmotivi i frymës e vlerave të Vatrës. Kanë qenë forma kryesore  lidhëse e  respektit e dashurisë për njeri­ -tjetrin, ndihmesën e bashkpunimin, edukimin e brezit të ri, mësimin e gjuhës e historisë së Kombit tonë etj.

Vatra si institucion, e pasuri e madhe kombëtare me moshë 110 vjecare, ka patur e ka  nevojë për punë të thelluar e në vijimsi në përshtatje me kohën. E them këtë se ne si komb e kemi humbur shumë herë  kohën e veprimtarisë  operacionale në raport me të tjerët. Në këtë kuptim, drejtuesve të Vatrës, intelektualve vatranë dhe atyre simpatizant pranë saj, nuk u lejohet më humbja e mëtutjeshme e kohës së veprimit, kur cdo gjë është e bazuar në Kanunore e në ligjet amerikane.

Le ti hedhim një vështrim të shkurtër kohës nga Kuvendi i Detroidit të 2020-tës deri më sot. Ai kuvend u zhvillu mbi bazën e Kanunores dhe të amandanteve shtesave  që nga Kuvendi i 2014-tës, 2015-tës, e 2017-tës etj. Atje përcaktohej se Kryetari i zgjedhur paraqet për miratim me listë Kryesinë: (Dy nënkryetarët, sekretarin, financierin dhe 6 anëtarë). Po ashtu paraqet me listë emrat e Këshillit Drejtues në raportë  me koeficientin e miratuar nga Kuvendi. Në se ka kontestim për ndonjë person të vecantë, rihidhet në votim. Por kjo gjë nuk u bë fare, askush nuk u miratu në Kuvend me përjashtim të Zotit Elmi Berisha si Kryetarë i Vatrës. Më pas na dolën pesë nënkryetarë, shumë antarë pa asnjë aktivitet të theksuar, një Këshill Drejtues super të madh e me figura të panjohura fare, madje edhe pa qenë fare vatranë, të gjithë të pa miratuar në Kuvend.

Virualisht duhet të ishin bërë 3-4 mbledhje të Këshillit Drejtues  dhe 6-12 mbledhje të Kryesisë në vit dhe përfundimet e sejcilës duhet të ju bëheshin me dije gjithë vatranëve. Unë personalisht nuk kam marrë asnjë dijeni për to.

Pas Kuvendit të 2017-tës, Vatra pati një carje të thellë duke sjellë shumë stres, e mungesë përqëndrimi tek problemet e saj madhore. Nisur nga kjo, me vendim të Kuvendit të 2020-tës pati edhe përjashtime, e më pas procese gjyqësore  e ripajtime. Pyetja shtrohet si, kur dhe ku  u morën këto vendime dhe më kryesorja pse nuk ju bënë të njohura antarsisë së Vatrës? Kujt i shërbeu kjo fshehtësi?

Në gjykimin tim, për gjithsa më lart, (por edhe për shumë të tjera), nuk ka vend për mburrje.Drejtuesit e Vatrës duhet të ishin më institucional në vendim marrjet e tyre. Vatra nuk është pronë personale e askujt dhe nuk mund të keq qeveriset e keq përdoret. Ajo është pasuri e Kombit, dhe e krijuar për ti shërbyer po Kombit.

Duke menduar se e kaluara do të na shërben për të nxjerrë mësime, le ta hedhim vështrimin nga e ardhmja. Sot është një tablo krejt tjetër në raportë me një shekull më parë, sepse në atë kohë jo vetëm nuk kishte ambasada të ndërsjellta, por nuk kishte fare shtet shqiptar, rolin e të cilit shpesh e kreu Vatra. Sot ka ambasada amerikane në Tiranë e në Prishtinë dhe shiptare e dardane në Uashington e NY. Por edhe në këto kushte Vatra ka mundësi të luaj një rol të rëndësishëm në shërbim të interesave të komunitetit dhe të Kombit.

1.Unë mendoj si hapi i parë lypset të fillojmë nga zgjedhja e një lidershipi intelektual, prudent, institucional, bashkpunues, i përgjegjshëm, aktiv, kërkues ndaj vehtes dhe të tjerëve, i gërshetuar me persona me shumë përvojë dhe me të rinj e të reja. Mundësitë dhe kontigjentet nuk mungojnë si në qendër dhe në bazë . Por eksperimentet me lidershipin nuk kanë rezultuar të suksesëshme.

2.Vatra duhet të zgjerohet. Koncepti im për zgjerimin është: në Vatër duhet ta afrohen të gjithë: të djathtë, të majtë e të qendrës, republikanë, demokratë e socialist, monarkistë e ballistë. Ata do të vijnë në Vatër si atdhetarë e aktivistë të komunitetit e si antarë të Vatrës që kanë pranuar Kanunoren dhe kanë lënë jashtë Vatrës pikpamjet e tyre partiake. Njëanëshmëria  është zgjedhje jo e dobishme.

3.Ka ardhur koha që të kemi të zgjedhurit tanë si këshilltarë bashkiakë, sepse nuk na mungojnë djem e vajza të talentuar e të suksesshëm në shkolla e në biznese, por na duhet vetëm përqëndrim vote e mbështetje morale e monetare.

4. Na duhet të kemi miq të besuar në të dyja partitë e mëdha amerikane, që të mund të kemi kongresmenë e senator jo vetëm që na i dëgjojnë mendimet e shqetësimet tona, por që angazhohen në zgjidhjen e tyre. Edhe në këtë rast na lypset përqëndrimi i votive të vatranëve e të komunitetit dhe mbështetje monetare.

5.Vatra lypset të jetë e hapur ndaj gjithë të zgjedhurve në trojet etnike, shtetarëve, akademikve, studjuesve, intelektualve e dashamirëve të saj. Oraret e pritjes së tyre në Vatër, nuk duhet të bëhen pengesë për vizitat e tyre.

6.Shkrimet në gazetën “Dielli”, në gjykimin tim kanë qenë të një niveli të lartë dhe është bërë punë e lavdërueshme por lypset në vazhdimësi  të vazhdojë të rrokë probleme të historisë e gjenezës së Kombit tonë, të aktualitetit e të perspektivës, të qendrës e të degëve të Vatrës, me drejtshkrim, fjalor të pasur dhe etik, pa fyerje, brenda kornizës së kanunores e në shërbim të komunitetit, interesit publik dhe Kombit.

Filed Under: Analiza

“Është e bukur  të shohësh botën, sidomos botën e artistëve“

February 27, 2022 by s p

(Vizitë në atelien e artistit Arben Lazri)

Violeta Mirakaj

New York

Shkurt 2022 

Në një ditë shkurti të ftohtë, gjithë lagështi të shkaktuar nga bora e bardhë, vizitova atelien e Arben Lazrit. Bashkebisedimi në makinë me Benin më jipte një tablo të plotë të rrugëtimit të tij në fushën e artit si dhe të punës së tij duke nisur nga bangat e shkollës së mesme  artistike “Prenk Jakova” Shkodër, pastaj në Institutin e arteve në Tiranë. Heshtja e Aretës, bashkëshortes duket sikur e plotëson më tej dhe e aprovon çdo gjë që thuhet, duket sikur  e përforcon mendimin “Nuk ka rëndësi se nga vijmë , ëndrrat janë të vlefshme” për të projektuar  rrugëtimin e nisur dhe plotësimin këtu në New York.                                                   Këtu në New York, peisazhi i qytetit është i realizuar në stilin kubist, një metropol  me grataçelat e larta ku në dritaret derdhet drita  e ditës dhe e diellit, dhe natën ndriçimi marramendës të krijon një larmishmëri dritash, jep një pikturë gjigande mbizotëruese. Edhe se më mirë se kudo, dhe se gabimisht dimrin e kanë krahasuar me zhveshjen, tharjen, zbrazëtimin, zymtësinë, këtu  të duket se Dimri në të vërtet është  vetë jeta që flen nën dhe. Ai i ngjan një tuneli që ka lënë pas dritën dhe përpara ka përsëri dritën.                                                                                                             Asgjë nuk arrihet pa mundim. Arben Lazri nuk ka nevojë për të amplifikuar prezantimin e tij. Ai ështe pjesë e brezit të viteve ’90, brezit që e kaloi rininë në bordurën e e Bulevardit duke shpresuar për një jetë tjetër. Është pjesë e djemëve dhe vajzave që ndryshimet e këtyre viteve i hodhën nëpër botë me shpresën për një jetë më të mirë. Fillimet e emigrimit e gjejnë  matanë bregut të Adriatikut, në Itali. Roma si dhe disa qytete të tjera të Italisë i ofroi një realitet të përditshëm të cilën e gjen vetëm në muze. Kudo ka skulptura, afreske, një barok të mrekullueshëm që përditë të edukojnë  dhe të pasurojnë me një ndjenjë estetike të hollë dhe falë talentit dhe shkollimit të tij në vendlindje, e shoqërojnë me një respekt të thellë ndaj një arti  që mbetet një nga pikat më të qëndrueshme në historinë botërore. Rrugëtimi i tij vazhdon matanë oqeanit, vjen në Amerkë të fillojë dhe një herë nga e para, por me një bagazh përvoje . Na le të kuptojmë dhe se vështirësitë me të cilat ndeshet çdo emigrant, qoftë dhe këtu në Amerikë, streset e shumta që nuk ndalin, pa përmendur punën e palodhshme me orar të zgjatur, na tregon se – “Guximi nuk del kurrë jashtë mode”                                                Në Janar të 2005 lind Armadela Corp. “Artwork dekorative”. Puna artistike është në zemër të ekzistencës së Armadela. Themeluesi i saj, Arben Lazrin është vlerësuar si artisti më i mirë në universitet ku u diplomua, me kreativitetin dhe përvojën e tij në nivele të reja nga Italia, dhe syrit vëzhgues e eksplorues me etjen për të parë arritjet botërore, si “Njeriu i shiut ” – Firence, Itali. “Zvogëlohet dhe Ngjitet”- Bondi, Australi. “Forcë e Natyrës”- Tajlandë dhe SHBA “Fantazma e zezë”- Klaipeda, Lituani. “Të dalësh nga vetja”- Pensilvani, SHBA. “Dora e kujdesit”- Glarus, Zvicer. “Mihai Eminescu”- Onesti, Rumani e shumë të tjera. Mesazhet e tyre shume efikase, që gjithkush mund ta përceptojë e të marrë mesazhe në varësi të këndvështrimit të saj; krijon një reputacion të merituar. Armadela si një nga kompanitë më të mira të dizajnit në qytetin e New Yorkut, ai vazhdon të krijojë piktura të mahnitshme, skulptura dhe art mur që janë në dispozicion për blerje dhe ekspozitë. Teknikat spektakolare të Armadela të çojnë në një udhëtim të imagjinatës së jashtëzakonshme,në vende të pjerrëta vetëm nga ata që kanë guxuar të sfidojnë gravitetin ose kufizimet e tokës.                                                                                              Murin nuk e shikoj thjeshtë si mur, vazhdon bashkëbisedën në ateljen e vet Arbeni; për mua është më shumë se një mjet në të cilën shpalos idenë, është si tingulli për muzikantin, kompozitorin apo fjala jo thjeshtë si një mjet komunikimi po me ngjyresën letrare dhe ndërthurjen e saj na transmenton emocionin, mesazhin na jep kënaqësinë e konteksit. Pra e tillë është dora magjike e Armadela, duke valëzuar mbi sipërfaqet mjaft të zakonshme  të mureve të tua, duke i transformuar ato në botë përtej konceptimit tuaj, duke e çuar në ngjyra të mrekullueshme, texturës dhe ambient që do të emocionojnë dhe të angazhohen të gjithë ata që e shohin atë.  Ja ky është muri  për mua, kështu unë e shikoj thotë mjeshtri artist. Golden Down, dritat e veriut, thellësitë e oqeanit, të gjitha janë kapur dhe të endura me mjeshtëri në tapestries e artistikes së përkryer që do të hyjë sipërfaqet e murit  për shumë vite që do të vijnë.                                                Ky është zeje moderne e Armandela, e lindur nga teknikat e lashta, e cila sjell trashëgiminë e pasur të kulturës evropiane, të frymëzuar nga arti i ndërtesave të gjykatave të Versajës, nga vilat dhe pallatet e Italisë dhe muret e thjeshta të një shtëpie Mykonos… Në muret Armadela jetojnë si edhe  versionet e reja të një artizanati tradicional dhe kjo e bën atë të suksesshëm dhe të kërkuar nga gjithë arkitektët më në zë të botës.                                              Puna artistike unike në llojin e saj, përdorimi i pllakave ose gurit, veshje metalike me bronz të vërtetë, bakër ose metale të tjera të aplikuara në panele…. dhe puna vazhdon duke krijuar uniken në llojin e saj.  Është bukur të shohësh botën , sidomos botën e artistëve 

Violeta Mirakaj                                                                                                                                                                                               New York                                                                                                                                                                                                               Shkurt 2022

Filed Under: Kulture

ELMI BERISHA RIZGJIDHET KRYETAR I FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA

February 27, 2022 by s p

Sokol Paja/

Z. Elmi Berisha fitoi mandatin e dytë në krye të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Ai mori 23 vota kundrejt Rafaela Priftit me 2 vota, Prend Qetta 1 votë dhe 1 votë abstenim, në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të Federatës të mbajtur në New York më 26 Shkurt 2022. Punimet e Kuvendit që zgjatën rreth 10 orë u shoqëruan me diskutime dhe debate të forta për mënyrën sesi ka funksionuar Vatra e Dielli për 2 vitet e shkuara dhe sfidat që na presin në të ardhmen. Punimet e Kuvendit i hapi Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i cili falenderoi pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët e tij dhe dorëzoi mandatin te Kryesia e Kuvendit. Kuvendi filloi me himnin kombëtar të SHBA dhe Republikës së Shqipërisë. Kryetari i Vatrës z.Berisha propozoi Ervin Dinen dhe Valentin Lumaj për kryetar Kuvendi, votim nga i cili fitoi z.Dine që zgjodhi nënkryetar të Kuvendit z.Bashkim Musabelliu dhe sekretar të Kuvendit z.Eduard Aranitasin dhe në mes të punimeve të Kuvendin zonja Nazo Veliu Sekretarja e Vatrës iu bashkua ekipit që udhëhoqi Kuvendin. Në fjalën e parë përshëndetëse të Kuvendit, Konsulli i Përgjithshëm i Shtetit të Kosovës në New York, Ambasador Frymëzim Isufaj ndër të tjera tha: “Sot është një ditë e rëndësishme për Vatrën dhe komunitetin shqiptar. Vatra dha një ndihmesë të jashtëzakonshme për çështjen kombëtare, Vatra është pjesa më e lavdishme e historisë sonë me ndikim kulturor, historik e patriotik. Çdo shqiptar ndihet krenar për Vatrën e Vatranët për potencialin intelektual dhe frytet që Vatra i ka dhënë kombit tonë” tha Ambasador Isufaj. Gjeneral Gani Shehu nga Batalioni Atlantiku u shpreh se: “ Vatra ka dhënë një aktivitet të madh historik për të gjitha etapat që ka kaluar kombi e atdheu ynë”.  Përshëndetën gjithashtu në Kuvend z.Mhill Velaj nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, z.Dash Myftari i Shoqatës Atdhetare Dibra, z.Mark Qehaja Kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Skënderbej, Safet Llolla nga shoqata Ana e Malit, Shaqir Gjokaj nga shoqata Malësia e Madhe, Ceno Duli nga shoqata Ulqini, Esad Gjonbalaj nga shoqata Plavë e Guci, Blerim Koçani sekretar i Shoqatës Peja. Punimet e Kuvendit vazhduan me verifikimin e mandateve të delegatëve të Kuvendit. Z.Lek Mirakaj si delegati më i vjetër pjesëmarrës në Kuvend ndër të tjera deklaroi se fryma e Vatrës duhet të jetë e bashkimit, vëllazërimit dhe unifikimit. Nuk duhet të ketë kurrë ndarje e përjashtime por bashkime vlerash kombëtare, tha z.Mirakaj. Z.Alfons Grishaj kërkoi prej të gjithë të pranishmëve paqe, vëllazëri, e bashkim për të mirën e Vatrës, komunitetit e kombit tonë. Kryetari i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj u bëri thirrje delegatëve për të vazhduar të bashkuar e për të çuar përpara amanetin e Nolit e të Konicës. Delegatët e Kuvendit pranuan me votë delegatët nga degët e Manhattan, Miami, Queens, Jacksonville. Kuvendi më pas vazhdoi me ekspozenë e kryetarit të Vatrës z.Elmi Berisha i cili pasqyroi punën 2 vjeçare në krye të Vatrës. Dr. Ilmie Mara pyeti kryetarin e Vatrës se: çfarë ka bërë Vatra në nivel ndërkombëtar për historinë e shqiptarëve, çështjen çame, dhe sesione shkencore për historinë e vlerat e shqiptarëve? Delegati Valentin Lumaj pyeti bashkëpunimin e Vatrës me qeveritë në shtetet shqiptare Prishtinë e Tiranë, delegati Viktor Vorfi pyeti për avancimin e çështjes shqiptare, delegati Rafael Floqi pyeti për lobimin në Kongresin Amerikan. Më pas punimet e Kuvendit vazhduan duke paraqitur raportin e punës: arkëtari i Vatrës z.Marjan Cubi, Dr. Pashko Camaj për Fondin e Studentëve, dhe Editori i Diellit Sokol Paja. Me kërkesë të delegatit z.Asllan Bushati u mbajt një minutë heshtje për viktimat e luftës në Ukrainë. Zoti Bushati kërkoi që të zgjidhet kontingjenti inteligjent në Vatër dhe të zgjerohet Vatra në anëtarësinë e saj me kapacitete e talente nga diaspora shqiptare. Z. Lumaj vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme të Vatrës dhe vuri në theksim ato gjëra që nuk realizuan. Z. Ilirjan Blloshmi kërkoi ndër të tjera bashkim të Vatrës dhe vatranëve. Z. Viktor Vorfi solli në vëmendje largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria dhe kërkoi angazhim më të madh të Vatrës në dobi të mirëqënies së shqiptarëve. Dr. Ilmie Mara deklaroi se: “Shqiptarët presin shumë nga Vatra. Fjala jonë është ligj. Vatra duhet të jetë më afër problemeve të shqiptarëve në diasporë, të ndërhyjë me deklarata të veçanta kur shkelën të drejtat e shqiptarëve, futja e elementëve të rinj në Vatër dhe intelektualëve, transparencë të kuotave, të bëjnë takime, seminare e konferenca rreth çështjes kombëtare, Vatra të ketë në fokus çështjen çame, krijimi i Departamenteve të Vatrës është domosdoshmëri” tha në diskutimin e saj zonja Mara. Editori që drejtoi Diellin për 12 vite Dalip Greca, ai që krijoi një epokë të shkëlqyer në Vatër e në Diell, ekspozoi në Kuvend punën e Diellit sidomos në pandemi dhe rolin e Diellit në informimin e pasqyrimin e mërgatës shqiptare kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Ai theksoi ndër të tjera se: “Vatra nuk ka luksin të largojë askënd por të mbajë çdo vlerë që ka Vatra. Nëse doni Nolin e Konicën zbatoni edhe Kushtetutën e tyre” theksoi z.Greca. Z.Muhamet Omari deklaroi se Vatra duhet të ndryshojë konturet e saj pasi kanë ndryshuar kushtet politike të vitit 1926 dhe situata politike në hapësirën mbarëshqiptare. Duhet angazhim më i fuqishëm i Vatrës në trojet kombëtare. Rafael Floqi kërkoi që Vatra të lobojë fort për votën e diasporës dhe lobimin te politika dhe institucionet amerikane. Z.Mondi Rakaj falenderoi z.Elmi Berisha për punën e mrekullueshme për dy vite dhe solli në vëmendje investimin personal të bërë nga Berisha e bashkëpunëtorët e tij në dobi të çështjes kombëtare. Z.Mark Gjonaj (Nderi i Kombit) theksoi rolin e jashtëzakonshëm të Vatrës në 110 vite histori dhe punën e jashtëzakonshme për vendosjen e Rrugës Fan Noli në Bronx New York. Valentin Lumaj lexoi një rezolutë për gjëndjen e rëndë të shqiptarëve dhe qeverisjen e keqe në Shqipëri të cilën e miratoi Kuvendi i Vatrës. Z.Toni Sufaj në fjalën e tij theksoi se Vatra duhet të jetë Vatër e bashkimit të shqiptarëve. Z.Bashkim Musabelliu paraqiti Projekt-Kanunoren e Vatrës e cila në nenet kryesore të saj, ato që përcaktojnë afate mandatesh apo pika thelbësore të funksionimit e veprimtarisë, u debatuan, u diskutuan fuqishëm, por që kaluan të miratura e të ndryshuara në nenet respektive. Z.Musabelliu prezantoi Projekt-Kanunoren 2022 ne emer te Komisionit te punes te perbere nga juristet z.Mehmet Kadria e Kujtim Porja te autorizuar per kete Projekt nga Kuvendi i Vatres ne Michigan 2020. Më pas kandidatët për kryetar të Vatrës Elmi Berisha, Rafaela Prifti dhe Prend Qetta lexuan platformën para delegatëve. Në vazhdim u zhvillua votimi për kryetar të Vatrës ku z. Elmi Berisha fitoi mandatin e dytë në krye të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Ai mori 23 vota kundrejtë Rafaela Priftit me 2 vota, Prend Qetta 1 votë dhe 1 votë abstenim. Kuvendi përfundoi punimet me sukses të plotë ku u lanë shumë detyra e angazhime për të ardhmen si për Vatrën, Diellin e çdo vatran në përmbushje të misionit historik të Vatrës. Për të gjithë të pranishmit u shtrua një darkë vëllazërore në Restorant Cakor ku u festua deri në orët e vona nën tingujt e magjishëm të zërit të mbretit të këngës shqiptare Gëzim Nika (Mjeshtër i Madh). Vatra shpreh mirënjohje për mediat Tv Alba Life, Tv Kultura Shqiptare, Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës e çdo gazetar që ishte i pranishëm në Kuvendin e Vatrës, sidomos z.Dritan Haxhia për mbulimin ekskluziv të Kuvendit.

PROGRAMI 4 VJEÇAR I KRYETARIT TË VATRËS Z. ELMI BERISHA

1. Do të vazhdoj të promovoj vlerat e kultivuara nga “Vatra” brez pas brezi që nga themeluesit e saj në avansimin e çështjes shqiptare dhe trojeve etnike gjithandej, duke u mbështetur në parimet e vlerave demokratike dhe civilizuese mbi të cilat veprojnë institucionet dhe shteti amerikan;

2. Do të reformoj dhe freskoj  “Vatrën” duke u hapur ndaj brezit të ri të bashkëkombasve tanë në SHBA, ndaj ideve të reja, alternativave kreative që promovojnë kombin tonë dhe vlerat e tij në institucionet amerikane qoftë politike, ekonomike, edukative, shkencore dhe kulturore;

3. Me ngritjen e këtyre kapaciteteve me brezin e ri të edukuar në SHBA, duke ofruar profesionist të fushave të ndryshme, do të vazhdojmë forcimin e lidhjeve shumëdimenzionale me institucionet vendimarrësë të SHBA-ve si Senatin, Kongresin dhe Stejt – Departamentin amerikan në funksion të avansimit të cështjes shqiptare, në rrafshin politik, ekonomik, edukativo – shkencor, kulturor dhe afirmativ për kombin tonë;

4. “Vatra” do të jetë institucion avangard i shqiptarëve në SHBA, duke ruajtuar parimet e neutralitetit, duke mbajtur pozicione të forta apartiake dhe duke përcuar mesazhin se ne jemi të të gjithëve dhe se misioni ynë është zhvillimi dhe avansimi në të gjitha fushat i kombit tonë dhe të gjitha trojeve etnike pa përjashtim;

5. “Vatra” do të bashkëpunojë ngushtë me Qeveritë e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga vota e lirë të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, do kërkojë drejtësi për Çamerinë, do luftojë për të mirën e të gjithë bashkombasve, në funksion të bashkërëndimit, bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët për avancimin e gjithmbarshëm në rrafshin politik, ekonomik, arsimor e kulturor të gjithë kombit tonë.

6. Dixhitalizimi i Gazetës Dielli dhe gjetja e sponsorëve me qëllim që gazeta të rritet në staf, rubrika, cilësi dhe siguria financiare e vazhdimësia  të jetë e padiskutueshme.

7. Seli e re qëndrore për Federatën Panshqiptare “VATRA” me qëllim që ndërtesa e re të jetë multifunksionale dhe të përmbushë nevojat dhe kërkesat e kohës.

8. Krijimi i Bibliotekës Shkencore të Vatrës dhe pasurimi me tituj shkencor më qëllim që kjo Bibliotekë të kthehet në njësi kërkimore për të gjithë studiuesit dhe studentët shqiptarë në USA dhe jo vetëm.

9. Krijimi i Degëve të reja të Vatrës në shtetet kryesore të Amerikës dhe në Kanada.

10. Bashkëpunime të frytshme me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë e Kosovës, me Institutet Kërkimore e Shkencore në Shqipëri e Kosovë dhe të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në këto dy shtete dhe në mbarë hapsirën shqipfolëse.

11. Krijimi i një fondi të veçantë për botimet me qëllim që Vatra të mbështesë studiuesit, shkrimtarët dhe botuesit e rinj.

12. Rritje e Fondit të Studentëve, gjetja e sponsoreve e mbështetësve të fuqishëm me qëllim që Vatra të mbështesë vit pas viti me Bursa sa më shumë studentë shqiptarë.

Filed Under: Featured

ZBULOHET NJË VEPËR AUTORIALE ANTIKUAR E PAL ENGJËLLIT NGA VITI 1524

February 27, 2022 by s p

Stema e familjes Engjelli qe ruhet ne Venedik
Frontespici i ksombles antikuar te Pal Engjellit nga viti 1524
f. 40v – Stema e Engjelloreve nga viti 1524

Për herë të parë bëjmë publike veprën antikaure të Pal Engjëllit (nipit të kryeiepshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit senior)e cila është botuar në Venedik më 7 maj 1524, me titull: ”Epistola Pauli Angeli: ad Sanctissimum in Christo patrem et Dominum Nostrum Dominum [D.N.D] Clementem diuina Prouidentia Papam septimum...” – Kjo ksombël, edhe pse e botuar para 498 vjetësh, është e panjohur për albanologët dhe studiuesit shqiptar deri me sot. – Pal Engjëlli është autor i gjashtë librave të botuar në periudhën kohore 1520-1544.

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies – Budapest/

Pasurimi i fondeve të albanologjisë me tituj të ri, të librit antikuar, ku autorë janë shqiptarët, përbën një risi, përkatësisht zbulimet e tilla janë me një rëndësi të dorës së parë për albanologët dhe historianët. 

Zbulime të tilla janë të pakta dhe shumë të rralla, për shumë arsye. Më kryesorja, kërkohet një punë këmbëngulëse, e lodhëshme dhe shumëvjeçare, por edhe një përgaditje e lartë profesionale duke shtuar këtu edhe “fatin” si një faktor të rëndësishëm. Kërkime dhe hulumtime të mirfillta, sistematike të planifikuara dhe të organizuara nga institucione shqipatre deri me tani për mesjetën shqiptare nuk ka pasur. Kryesisht, për këtë periudhë “të errët të hisotrisë dhe albanologjisë” kanë shkruar autorë të huaj, e ndër ta, janë të paktë ata që kishin qëllim kryesor botimin dhe publikim e studimeve të mirfillta. Të huajt, më shumë rastësisht, pra pa ndonjë qëllim të caktuar, botuan dokumente, dorëshkrime dhe informacione me vlerë, të cilat edhe sot e kësaj dite edhepse jo të kompletuara, janë të patejkaluara në albanologji dhe historinë e popullit shqiptarë.

Nëse më parë kishte arsye dhe alibi për studuesit, hulumtuesit, historianët dhe albanologët shqiptarë, që nuk bënin studime dhe botime serioze, me karakter të mirfillët shkencor, sot, kjo alibi nuk ekziston më. Në fakt, tani vërehet hapur mospërgaditja profeisonale dhe mungesa e specialistëve të cilët me rrezultatet e tyre të mirogranizuara sistematiksiht të mbështetuara nga Shtetit Shqiptar dhe institucionet e përkatëse do të ishin të barabartë me kolegët e tyre pëerëndimorë.

Studiuesit e huaj, në botimet e tyre, të shumtën e rasteve, duke mos pasur qëllim parësor studimet albanologjike, botimet e tyre i kanë të mangëta, të paskata, kunëdrthënëse dhe mjaft të gabuara. Megjithatë, ne shqipatrët, duke mos pasur mundësi tjetër, jemi shërbyer me këto botime. Është koha e fundit, që Institucionet përaktëse shqiptare në mënyrë të planifikaur dhe sistematike të bëjnë kërkime dhe hulumtime për të gjitha fushat e albanologjisë dhe historisë, sepse për këtë gjë, kemi shumë nevojë dhe jemi të bindur se rrezultatet nuk do të mungojnë.

Gjatë kërkimeve tona nëpër arkiva e biblioteka kemi ndeshur në shumë dokumente, dorëshkrime, inkunabula, libra antikuar dhe të tjerë, të cilët janë të panjohura ose fare pak të njohura. 

Në këtë kuadër, bëjmë publike librin antikaur të Pal Engjëllit (nipit të kryeiepshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit senior) i cili është botuar në Venedik më 7 maj 1524, me titull: ”Epistola Pauli Angeli: ad Sanctissimum in Christo patrem et Dominum Nostrum Dominum [D.N.D] Clementem diuina Prouidentia Papam septimum…”

Kjo ksombël, edhe pse e botuar para 498 vjetësh, është e panjohur për albanologët dhe studiuesit shqiptar, edhe pse ajo ruhet të paktën në nëntë kopje të botimit të parë nga viti 1524, të cilat i kemi konsultuar ne dhe në një kopje të ribotimit të dytë nga viti 1525. Duke dashur që kolegëve studiues, historianë dhe albanologë, por edhe lexuesit të gjërë, t’ua bëjmë sa më të afërt këtë ksombël të rallë, për mendimin tonë me vlera të veçanta hisotrike, filozofike dhe teologjike, ne botojmë disa faksimile të saj, përshkrimin fizik sipas kritereve bashkëkohore shkencore dhe analizojmë përbajtën e saj në mënyrë përmbledhëse.

Ne nuk dëshirojmë për momentin të futemi në debate me autorë të cilët me shkrimet e tyre paragjykojnë familjen e Engjëllorëve, për shkak se pothuajse të gjithë ata përshkruajnë njëri tjetrin ose kopjonë ndonjë studiues të huaj që nuk i ka dashur të mirën albanologjisë dhe historisë shqiptare, duke mos pasur në dorë dokumentet e shumta, dorëshkrimet dhe botimet poashtu të shumta, për të cilat ne, në asnjë mënyrë, nuk dëshirojmë të marrim guximin e të pohojmë origjinalitetin dhe saktësinë e tyre, pa bërë studime krahasuese dhe pa i ballafaquar ato, të paktën me disa burime tjera të sigurta. Në të vërtet, duke botuar dokumente e dorëshkrime, duke sjellur njoftime për tituj librash antikuar dhe të dhëna të reja biografike dhe bibliografike, dëshirojmë që vlerat e vërteta të dalin në dritë ndërsa falsifikatet (nëse ka tëtilla, të cilat duhet të dëshmohen me argumente e jo me pohime boshe dhe të paqëndrueshme) të hudhen në pluhurine harresës, atje ku e kanë edhe vendin.

Përshkrimi fizik i ksomblës nga viti 1524

  Të gjitha ksomblat e librit antikuar të Pal Engjëllit të botuara në vitin 1524 me 7 maj, janë të lidhur me kopertina të forta pergameni të bardhë. Në asnjërën prej 9 (nëntë) ksomblave që njohim ne, në kopertinë nuk ka shenime, dekorime apo ndonjë vizatim. Menjëher pas kopertinë janë 2 fletë boshe dhe pastaj vjen frontespici i cili është i shënuar në gjysëm faqe. Nuk ka asnjë ndryshim, cilidoqoftë ai, në asnjërën prej kosomblave që njohim ne, nga botimi i parë i vitit 1524. Të gjitha janë identike dhe kanë dimensione 21 x 14,5cm.

Përsa i përket botimit të dytë të librit antikuar të Pal Engjëllit, nga viti 1525, ne njohim vetëm një ksombël deri me tani, ndryshimi i vetëm është te dimensionet. Dimensionet e ksombëlës janë më të vogla, përkatësisht 15 x 10cm. Poashtu edhe madhësai e grafemave është më e vogël, ndërsa është ruajtur e njëta renditje si edhe te botimi i parë, i rreshtave në faqe, i paginimit, titullit dhe gjithçka tjetër. Faqja e frontespicit është e papaginuar. Në pjesën sipër tekstit është stema e Papës Klementi i shtatë, e cila është e vendosur në kronizë katrore. Ksombla nuk ka një titutll të shkrutër apo të veçantë, por fillon me një inicilal, grafemën “E” e cila është e shtrirë vertikalisht në tre reshta. Teksti i frontespicit përbëhet nga 14 rreshta.

Sikurse të gjitha botimet e kohës, edhe të nëntë ksomblat që kemi konsultuar, frontespicin e kanë të shoqëruar me një katërkëndësh të dyfishtë. Brenda katërkëndëshit ka dekorime floreale shumë të bukura, në të majtë, ndërsa lartë ka figura nga mitologjia, kurse në anën e djathtë dekorimet janë me motive bilbike shumë domethënëse. Poshtë, në fund të frontespicit ka dekorime floreale të shoqëruara me figura nga përditshmëria, ndërsa në mes është një stemë e cila mbahet fort nga duart e dy personave të cilët shikojnë në të majtë.

Në frontespic nuk është shënuar vendi i botimit, botuesi e as data, muaj apo viti i botimit të ksomblës, por këto shënime i gjejmë në faqen e fundit të ksomblës (f. 49v). Nuk është shënuar emri i botuesit, e as vendi i botimit. Mirpo, për vendin e botimit, pohojmë me siguri se është Venediku pas kërkimeve tona të bëra atje dhe literaturës së konsultuar kemi ardhur deri një përfundim i tillë.

Faqet janë të paginuara lartë në të majtë. Dy faqet që janë të renditura menjëher pas frontespicit nuk janë të paginuara, ndërsa fletët tjera janë të paginuara edhe pse në disa raste numrat nuk vërehen, për arsye se ngjyra është fshirë apo kur është bërë prerja e margjinave e faqeve të ksomblës së bashku me pjesët e letrës janë prerë edhe numrat përkatës. Ksombla ka gjithsej 98 faqe tekst. Pas përfundimit të teksti janë 2 fletë (katër faqe) boshe dhe kopertina e veshur nga brenda me letër të hollë të kohës. Ksombla është e ndarë në dy pjesë dhe tre kapituj. Pjesa e parë është e ndarë në dy kapituj të gjërë. Kapitulli i parë është i ndarë në pesë nën kapituj dhe atë: f. 1r-8v nënkapitulli i parë, f. 9r-12v i dyti, f. 13r-15v i treti, f. 16r-v i katërti, dhe f. 17r-v i pesti. Kapitulli i dytë është i ndarë në nënkapituj: f. 18r-20v i pari, f. 20v-22v i dyti, f. 23r-26r i treti, f. 26r-v i katërti, f. 26v-28v i pesti, f. 29r-30v i pesti, f. 31r-v i gjashti, f. 31v-33r i shtati, f. 33r-v i teti, f. 33v-34v i nënti, f. 35r-v i djeti, f. 35v-39v i njëmbëdjeti. Në f. 40r është përmbajtja tabelare e lëndës. Në f. 40v është stema e Pal Ëngjëllit. Stema është e vendosur në një shqyt, ndërsa shqyti brenda një katërkëndëshi. Nuk ka dekorime. Brenda shqytit të stemës është një engjëll që mban në dorën e djathtë një degë palme, ndërsa në kokë ka një kurorë mbretëore. Engjëlli krahët i ka të ngritur lartë. Është i gjunjëzuar dhe është i kthyer në të majtë. Sipër shqytit është një kryq me dekorime të varfëra. Pjesa e dytë e ksomblës fillon në f. 41r dhe ka këtë titull: “Epistola Salutifera charitatis: Pauli cognomento Angeli…” Në fillim të tekstit është një inicial me dekorime floreale ku dominon hardhia e rrushit me frut dhe gjethe të shumta, kurse brenda grafemës “E” është një zog me krah të hapur dhe kokën e kthyer në të majtë. Kjo pjesë nuk është e ndarë në kapituj, por paraqet një tërsi të veme përmbajtësore dhe tematike. Siç thamë fillon në f. 41r dhe vazhdon deri në fund të ksomblës në f. 49v. Në fund të faqes 49v, është data, muaj dhe viti i botimit të ksomblës, pra ksombla ka gjithesj 98 faqe. E tërë ksombla ka 107 inicila, me dimensione dhe forma të ndryshme. Nga këto iniciale (nistore) 3 janë me dekorime floreale, 68 janë unicial (grafema kapitale) dhe 38 janë grafema të vogla, të tipit mijuskul (italike).

Cilat janë veprat tjera të Pal Engjëllit junior dhe ku ruhen ato

  Ksombla e librit antikuar e Pal Engjëllit ruhet në bibliotekën: “Seminario vescovile–Como,” pastaj në: “Biblioteca Statle–Cremona, biblioteca Nazionale Vittorio Emanuele III–Napoli, biblioteca Comunale Augusta–Perugia, biblioteca Angelia–Roma, biblioteca Vallicelliana–Roma, biblioteca Universitaria Alessandrina–Roma; biblioteca Civica-Padova dhe në biblioteca Civica A. Hortis-Trieste.” Gjatë kërkimeve dhe hulumtimeve tona shkencore ne kemi konsultuar këto ksombla dhe kemi edhe riprodhimet e tyre në letër, në CD dhe mikrofilm. Për të mos e rënduar lexuesin ne nuk po shënojmë edhe vendodhjet [signaturat] ku ruhet ksombla në bibliotekat përkatëse.

Pal Engjëlli është autor i gjashtë librave të botuar në periudhën kohore 1520-1544. Nga këta tituj, vetëm njëri është i njohur për studiuesit, albanologët dhe historianët shqiptar dhe ai, vetëm si titull i përshkruar nga të tjerët (studiuesit e huaj) sepse shqiptarët nuk e kanë pasur asnjëher në dorë ksomblën origjinale. Është fjala për ksomblën me titull: “Epistola Pauli Angeli ad Saracenos: cum libello contra Alcoranum: pro proudia: preuiaque dispositione conuersionis infidelium omnium mirabiliter: et fere repente: ad Iesum Christum Dominum Deum nostrum, uiam, ueritatem, et vitam plene satietatis: cui soli sit emper omnis laus, honor, et gloria, nobis autem obedientia fidelis, et pura tantum. Amen. Venezia: Alessandro Bindoni, 1520” të cilën ne e kemi të riprodhuar të tërën në letër dhe të skanuar. Për këtë ksombël, vendodhjen e saj, përmbajtjen, përshkrimin fizik dhe gjëra të tjera do të shkruajmë një herë tjetër.

Titujt e pesë librave të tjerë antikaur të Pal Engjëllit janë:

1. “Epistola Pauli Angeli: ad Sanctissimum in Christo patrem et Dominum Nostrum Dominum [D.N.D] Clementem diuina Prouidentia Papam septimum. In Sathan ruinam Tyranidis et in salutiferi supersubstantialis panis quottidiani Christicolarum gloriosam resurrectionem triumhatem iterum in omnem terram. Item prefato eiusdem Paulum Angeli [P. A.] in summam angelicam ordinatiori transmutatione capitulorum iam reformatam pro quacumque etiam summam consimilim et prefato summi Pontifici suoque sacro Concistoriali Senatui corrigendam submissam, cum enucleata veraci, apertiorique declaratione perfectae detegenda… [Venezia, m.a.] Datum in Domo Domino Nostro Iesu Christi in peregrinatione nostratis, Anno Domini M.D.XXII, nonis Maii [7 maj 1524];”

2. “Epistola Pauli Angeli ad Sanctissimum Dominum Nostrum Dominum [D.N.D] Clementem diuina Prouidentia Papam septimum. Venezia: Bernardino Viani da Lissona, 1525;”

3. “Apologia: vel quasi exorcismus aduersus illorum hostium Dei peruersam: & ualde malignam intentionem: qui nuperrime triginta illas hamatiuas conclusiones Vuittemberge sic publice coaxare non horruerunt. Venezia: da Bartolomeo Zannetti, 1537;”

4. “In transmutationis Summae angelicae ornationem Pauli Angeli nouissima satiusque reordinata connexio. Venezia, 1543;”

5. “Pauli cognomento Angeli Apologia aduersus Lutheranae perfidiae nonnullas versutas palliatas & impias conclusiones. Venezia: da Bartolomeo Zanetti, 1544.”

Përmbajtja e ksomblës dhe vlera e saj

  Ksombla e Pal Engjëllit e shkruar para 498 vjetësh ka një vlerë të veçantë, për vetë faktin se renditet ndër librat e paktë të njohur deri me sot, që kanë për autorë një shqiptarë. Nëse e shikojmë në këtë kuadër, atëherë kjo ksombël me botimin e saj të parë (1524) dhe atë të dytë, (1525) është një fillim i mbarë (së bashku edhe me titujt tjerë të Pal Engjëllit) për plotësimin e një zbarzëtise shekullore të krijimeve autoriale shqiptare në latinisht dhe italisht.

Së bashku me paraardhësit ose bashkëkohësit: Marin Barletin, Marin Beçikemin, Mikel Marulin, Mikel Trkanjotin, Gjon Gazulin, Domenik Topinë, Dhimitër Frangun, Gjon Muzakën e ndonjë tjetër, Pal Engjëlli junior, me 6 veprat e tij të njohura deri me sot, do jetë njëri ndër krijuesit më frytëdhënës me vepra kryesisht teologjike, përkthime por edhe krijime të mirfillta në latinisht dhe italisht.

Ksombla që kemi në dorë fillon me letrën që autori i drejton papës Klementi VII, për të vijuar pastaj edhe me dy të tjera për adresantin e njëjtë. Letrat kanë karakter teologjik dhe trajtojnë porbleme thellësisht religjioze aktuale për kohën. Edhe pjesa tjetër kryesore e ksombllës trajotn të njëtën problematik, në disa raste me një trajtim filozfiko-historik të problemit, ku vërehet thellësia e mendimit dhe euridicioni i gjërë i doeminakit Pal Engjëlli.

Autori në më shumë se një vend shënon vitin 1524, por edhe muajt mars dhe datat kur ai shkruan letrat-debat të cilat secilan në vetvete duhet studiuar e analizuar për porosinë dhe anën përmbajtësore shumë të pasur.

Filed Under: Analiza

PUSHTIMI I UKRAINËS NGA RUSIA DHE “BALLKANI I HAPUR”

February 27, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

See the source imageSenatori republikan i Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney kishte të drejtë sa i përket Rusisë.  Përafërsisht, ky është titulli i mjaft artikujve të ditëve fundit — pas agresionit rus kundër Ukrainës — në mediat amerikane, duke sjellur në kujtesë debatin e Senatorit republikan të shtetit Utah, Z. Mitt Romney me ish-Presidentin demokrat, Z. Barak Obama, 10-vjet më parë, në lidhje me rrezikun që parasite gjithnjë Rusia për Amerikën.  Senatori Romney, në atë kohë kandidat i Partisë Republikane për President, (në vitin 2012), gjatë fushatës përball presidentit demokratit Barak Obama dhe zevendës presidentit Joe Biden, kishte deklaruar se, “Pa asnjë dyshim, Rusia është armiku gjeopolitik numër një i Amerikës”. “Rusët”, ka thenë Senatori Romney, “luftojnë për të gjitha kauzat e aktorëve më të këqij në botë”, ishte shprehur ish-kandidati i Partisë Republikane për president, gazetarit të CNN, Wolf Blitzer. Në atë kohë, administrata amerikane Obama/Biden si dhe miqtë e tyre në media, por edhe establishmenti politik, sulmuan Senatorin Mitt Romney për “pikëpamjet e tija të prapambetura”, dhe për komentin e tij që përcaktonte Rusinë si, “armiku gjeopolitik numër një i Amerikës”, e që nënkupton, natyrisht, njëherazi edhe armik i Perëndimit. 

Ish-Presidenti Barak Obama, në një debat televiziv të fushatës për president të viti 22012, ka kritikuar ashpër Senatorin Romney për komentin që ai kishte bërë për Rusinë, duke iu përgjigjur, me përqeshje: ku jeton ti, ke harruar që, “Lufta e ftoftë ka marrë fund 20-vjetë më parë”.duke lenë të nënkuptohej se ora e Senatorit Romney kishte ngelur në periudhën e luftës së ftoftë dhe se duke cilësuar Rusinë si armkun gjeopolitik numër një të Amerikës, ai nuk kishte haber se kush ishin kërcënimet e jashtëme ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara 10-vjetë më parë.

Por, pas sulmit të para disa ditëve të Rusisë kundër Ukrainës, duket se ish-presidenti Obama ka ndryshuar pikëpamjet e tija në lidhje me Rusinë, ndërsa reagoi në lidhje me sulmin rus kundër Ukrainës duke thekësuar ndërlikimet historike të këtij krimi shtetëror, dhe shtoi se pasojat e këtij akti ilegal dhe armiqësor do të shtrihen përtej kufijve të Ukrainës.  “Për një kohë të gjatë tani kemi vërejtur forcat përçarëse dhe autoritare që po ngrenë kokë anë e mbanë botës, duke sulmuar idealet e demokracisë. të shtetit ligjor, barazisë, lirisë individuale, lirisë së fjalës, lirisë fetare dhe vetvendosjes. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia tregon se ku çojnë këto prirje të rrezikshme – dhe se ato duhet të kundërshtohen”.  Pak si vonë, Z. President Obama, por megjithkëtë duhet vlerësuar komenti i tij. Rusia, historikisht, gjithmonë ka përbërë një rrezik gjeopolitik ndaj interesave të Shteteve të të Bashkuara dhe ndaj lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së popujve.

Por, pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, mediat amerikane, me prirje të majta e të djathta, si dhe përfaqsues të politikës amerikane, përfshir demokratë — pas agresionit rus në Ukrainë, po rikujtojnë deklaratën e Senatorit Romney të 10-viteve më parë, duke i dhenë kredinë se ai paska patur të drejtë sa i përket Rusisë së Putinit. Si shembëll, deklarata kongresistit demokrat nga Kalifornia, Ted Lieu, sikurë përmbledh të gjitha reagimet dhe komentet ndaj deklaratës së dikurshme të senatorit republikan në një intervistë me CNN, se “Agresioni i Putinit ndaj Ukrainës, vërteton se Mitt Romney kishte të drejtë kur e ka quajtur Rusinë, armikun gjeopolitik numër një të Shteteve të Bashkuara”.

Një ndër kritikët e deklaratës së Mitt Romney ka qenë në atë kohë edhe Madeleine Albright (ish-Sekretarja e Shtetit), por e cila, disa vite më vonë, më 2019, i kërkoi ndjesë Senatorit Romney për kritikat e saj ndaj tij në lidhje me Rusinë, duke thenë se, “Unë personalisht, i kërkoj ndjesë Senatorit Romney, pasi besoj se ne kemi nënvlerësuar zhvillimet në Rusi”.  Ajo kërkoi ndjesë publikisht gjatë një dëshmie para Komisionit të Dhomës së Përfaqsuesëve në shkurt të 2019, në lidhje me regjimet autoritare dhe për rreziqet që ato paraqesin për sigurinë botërore. Sidoqoftë, shumë ishin të gabuar në lidhje me objektivat e Rusisë putiniste, sidomos në Evropë, por edhe në botë, gjatë këtyre 20-viteve të fundit, përfshir ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton, Xhorxh Bush i ri dhe Barak Obama, si edhe një numër udhëheqsish evropianë, përfshir ish-Kancelaren gjermane Angel Merkel dhe Gerhard Schroeder. Senatori Mitt Romney në një deklaratë me rastin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia kiritkoi ashpër ish-presidentët amerikanë Obama dhe Trump duke thenë se “dekada e 80-ave na bëri thirrje për veprim, e ne nuk iu përgjigjëm”, tha Senatori Romney në një deklaratë dhe shtoi: “Pushtimi i Ukrainës nga Putini është hera e parë në 80-vjet që një fuqi e madhe pushton një komb sovran, pa asnjë justifikim, pa provokim, por edhe pa nder”, u shpreh senatori republikan nga shteti Utah.

Ku ishte bota perëndimore, NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kur Putini pushtoi Krimenë në vitin 2014? Çfarë provash tjera donin të kishin se çfarë po përgatiste Putini për Evropën? Po për Ballkanin Perendimor? E di njeri?  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pyet të premten gjatë një konference me shtypin në lidhje me nismën e tij dhe të presidentit serb Vuçiq, “Ballkani i Hapur”, se çfarë ndikimi mund të ketë pushtimi rus i Ukrainës në nismën e tyre ballkanike. Siç dihet, sipas shumë vërejtësve politikë, vendas dhe të huaj, ajo nismë e ka origjinën në Moskë, ndërsa Z. Rama u pyet edhe për marrëdhëniet e Tiranës zyrtare me Beogradin, pas sulmit rus në Ukrainë.  Sipas medias, Kryeministri Rama u përgjigj duke thenë se, “Sa i përket Serbisë, natyrisht, që është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë me Ballkanin e Hapur për të spekuluar përsëri. Nuk kemi pasur mungesë qartësie e pozicioni për Serbinë, nga pikëpamja e politikës së vet të jashtme kur kemi nisur procesin. Do të shikojmë në vijim shumë gjëra, jo në raport me Serbinë, por në raport se si do të zhvillohet ky proces.”  Sipas kësaj deklarate, Kryeministri i Shqipërisë nuk e ka ndër mend të ndryshojë asgjë sa i përket “raportit me Serbinë”, dmth as nuk do të rishikojë nismën e tij “Ballkani i Hapur”, një pjellë kjo e Serbisë dhe Rusisë, me qëllimin përfundimtar për të përhapur influencën ruse në Ballkan, por pa një luftë të nxhetë si kjo në Ukrainë, që Sekretari i Përgjishëm i OKB-së, Antonio Guterres e cilësoi si, “momenti më i rrezikshëm për sigurinë në Evropë, në një gjeneratë”.  

E solla këtë shembëll të debatit amerikan të 10-viteve më parë si dhe kujtesën këto ditë në median amerikane rreth atij debati midis dy ish-kandidatëve për president, Obama dhe Romney, në vitin 2012 — por edhe “mea culpat” nga të dy krahët e politikës amerikane – që sot kërkojnë falje duke vlerësuar Senatorin Mitt Romney, për largpamësinë  ndaj rrrezikut që paraqet Rusia për Amerikën dhe për botën. Se kishte të drejtë sa i përket rrezikut që paraqet Rusia ndaj interesave amerikane dhe perëndimore, por jo vetëm. Por edhe për të venë në dukje një problem tjetër, nismën Rama/Vuçiq të “Ballkanit të Hapur”, në raport me ato që po ndodhin sot në Ukrainë dhe për të venë në dukje qëndrimin e Serbisë ndaj këtij akti kriminal. Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende në Evropë që nuk dënuan sulmin ushtarak të Ukrainës nga Moska. Ishte për tu çuditur që gjatë konferencës me shtypin, Kryeministri shqiptar edhe kështu u përpoq të mbronte qendrimin e mikut të tij Vuçiqit ndaj agresionit rus në Ukrainë duke thënë se Vuçiqi është shprehur në “mbështetjte të integritetit territorial të Ukrainës”, sikur kjo e falë Vuçiqin për mos dënimin, nga ana e tij, të sulmit barbar rus në Ukrainë.  Fatkqesisht, duket se disa ende nuk e kanë kuptuar se Vuçiqi dhe Putini janë kopje të Millosheviqit! 

Ndërsa për “Ballkanin e Hapur”, megjithëse kundërshtohet ç’prej fillimit, vendosmërisht, nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga shumica e shqiptarëve kudo, Kryeministri Rama u përpoq të justifikonte këtë nismë në konferencën me gazetarët të premtën, se “është një projekt i mbështetur shumë fort nga Shtetet e Bashkuara… dhe nga shumë aleatë e partnerë…dhe nuk shoh asnjë problem, fare, fare, për tu fokusuar ose për tu shqetësuar…”, tha Kryeminsitri Rama.  Me sa di unë, nuk ka një qendrim të qartë të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin e Hapur. Me sa dihet tani, qëndrimi i SHBA-ve, i shprehur nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është se, “Nëse në nismën “Balkani i Hapur” (Open Ballkan) nuk përfshihen të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë”.  Në këtë deklaratë unë nuk shikoj një mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara për “Open Balkan”, siç pretendon Edi Rama.  Por, si shumica e shqiptarëve jam i vetdijshëm se alternativa Vuçiq-Putin ose Rusi/Serbi nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë në interesin e shqiptarëve, ashtu siç nuk është nisma “Ballkani i Hapur”, siç nuk ishte as “Mini-Shengeni Ballkanik”, para tij. 

Për të justifikuar një nismë politike rajonale, siç është “Ballkani i Hapur”, pa pjesëmarrjen e Kosovës — duke thenë se e mbështesin fort SHBA-të — është papërgjegjësi personale dhe kombëtare.  Shtetet e Bashkuara edhe kur gabojnë, reflektojnë për mungesat dhe gabimet politike dhe po të jetë nevoja, kërkojnë edhe ndjesë. “Ballkani i Hapur”, si nismë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk është as nuk mund të jetë krijesë dhe as e mbështetur si ide nga Shtetet e Bashkuara, sepse ajo u shërben kryekput interesave serbo-ruse në Ballkanin Perëndimor.  Sepse siç ka thenë Senatori republikan Mitt Romney 10-vjet më parë, Rusia është armiku gjeopolitik numër një i Amerikës jo vetëm i vlerave të saj, por edhe i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së kombeve, përfshirë Shqipërinë e Kosovën si dhe mbarë rajonin. 

Sa i përket nismës së “Ballkanit të Hapur”, është shqetësues dhe alarmues fakti se pse Kryeministri i Shqipërisë nuk heq dorë nga një nismë e dështuar, ende pa filluar, por aq e rrezikshme për kombin shqiptar madje edhe si ide, sidomos pa pjesëmarrjen e Kosovës – përball agresionit rus në Ukrainë dhe ambicjeve serbo-ruse në rajonin e Ballkanit.  Shumë ekspertë po thonë se agresioni rus në Ukrainë është një përpjekje nga Putini për të vendosur një rregull të ri ndërkombëtar, përtej Ukrainës.  Prandaj nisma “Ballkani i Hapur”, duhet të shqetësojë të gjithë ata që u intereson demokracia dhe të drejtat e njeriut, kudo. 

Të gabosh është njerëzore, Z. Rama. Të kërkosh ndjesë është hyjnore. Gjëja më e mirë do të ishte të heqësh dorë nga “Ballkani i Hapur” dhe në, heshtje e pa bujë, të bashkrendosh politikat e interesave kombëtare në bashkpunim me institucionet përkatëse të Shqipërisë, por sidomos me autoritetet e Kosovës, por edhe me partnerët strategjikë të kombit!  Putini e filloi në Ukrainë, por sipas disa ekspertëve, objektivat e tija ekspansioniste shkojnë përtej Ukrainës. Kjo është edhe arsyeja që Vuçiqi nuk e dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ndërkohë që mbështet me gjithë fuqi e shpirt nismën, tashti famëkeqe, por edhe një nismë e pa nder e pa burrëni, “Ballkani i Hapur”.

Frank Shkreli

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 45
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT