• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2022

73 vite pa At Vinçenc Prennushin

March 19, 2022 by s p

Saimir Z. Kadiu/

Primati katolik i Shqiperise, “poeti i qytetit te Shkodres” (sipas Eqerem Çabejt) VINÇENC PRENNUSHI i mbylli syte, 73 vjet me pare, me 19 mars 1949 ne burgun e Durresit ne duart e Arshi Pipes…ne librin “Ftese ne Studio” (1990), Ismail Kadare pershkruan nje dialog “kozmik” me Lasgush Poradecin per Vinçenc Prennushin…”Ne e denuam Vinçenc Prennushin me 80 vjet burg, kur ai ishte 76 vjec…” i drejtohet poeti yne i madh lirik Kadarese…”Kush ne?” – iu pergjigj i habitur Ismaili…”ne nuk jemi as prokurore dhe as gjykates””Po… po… ne poetet…” vazhdoi Lasgushi…”Ne nje vend te qyteteruar poetet mbajne pergjegjesi per gjithshka” …Vinçenc Prennushi lindi ne Shkoder me 4 shtator 1885…Klerik katolik, shkrimtar, poet, folklorist, historian, perkthyes i Dantes dhe filozof… i studjuar ne Tirol te Austrise…autori i “Visaret e Kombit, Kangë gegnishte” (1911) dhe shume veprave te tjera…Më 1918 botoi “Fjala e Zotit” si dhe romancën në vargje “Grueja shqyptare”, e para vepër letrare e tij e botuar në shtypshkronjën françeskane.Më 1919, botoi dhe shfaqi në Shkodër dramën “E tradhtuemja”, përshtatje në shqip të T. A. Rolando. Në 1921, botoi përmbledhjen e njohur poetike: “Gjeth’ e Lule”, përmbledhje të cilën kritika e gjeti të bukur e delikate.Më 1931 boton dramën me pesë akte “Prej robnije në liri”. Më 1939 poezitë “Kuq e Zi” dhe “Ushtari i vogël” i përzgjidhet në një antologji arsimore për shkollën e mesme. Më 1941 i shkruan parathënien përkthimit të veprës së Manzonit, “Të fejuemt”, nga At Mark Harapi.Në vitin 1933, përktheu e botoi romanin “Quo Vadis” (Ku po shkon?) të nobelistit polak Sienkievicz. Në vitin 1939, përktheu dhe botoi romanin e Silvio Pelico-s “Burgjet e mia”.Në vitin 1945, Enver Hoxha i kërkon një takim imzot Prenushit, i cili pranon të bisedojë me ish-diktatorin. Në atë takim mori pjesë edhe imzot Gaspër Thaçi. Tema e takimit ishte shkëputja e Kishës Katolike shqiptare nga Selia e Shenjtë dhe Papa. Të dy klerikët e refuzojnë këtë kërkesë dhe pasojat ishin të menjëhershme. Më datë 19 maj 1947, imzot Prennushi arrestohet. Vinçenc Prennushi, nje nga shqiptaret me te kulturuar te gjenerates se tij, u denua ne nje proces kriminal ne vitin 1947 nga nje trupe gjykuese (ku me i shkolluari kishte arsim 7-vjecar ) …”Krimi” i tij i vetem ishte mospranimi i shkeputjes se Kishes Katolike nga Vatikani…Ai ishte pinjoll i nje familjeje qytetare shkodrane Prennushi, qe i dha Shqiperise pesë klerikë të njohur: Don Mati Prennushi, At Mati Prennushi OFM, Imzot Vinçenc Prennushi OFM, At Karlo Prennushi OFM dhe Don Kolec Prennushi. Të gjithë te studjuar Grac, Tirol dhe Linz në Austri.“Simboli i të së kaluemës së Shqipënisë me të cilin ne mburremi”! Kështu do ta cilesonte Arshi Pipa Imzot Vinçenc Prenushin, në një ese të gjatë me titull, “Kujtime mbi Vinçenc Prenushin”…U shpall “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës.P.s: Foto u mor nga Arkivi i Shtetit.

Filed Under: Kulture

Kryeministri Kurti priti në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë

March 19, 2022 by s p

Prishtinë, 18 mars 2022

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherwood- Randall, Këshilltare e sigurisë vendore dhe asistente e posaçme e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në hapje të takimit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për vendit tonë.

Znj. Randall shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në çështjen humanitare të strehimit të qytetarëve afganë të shpërngulur nga konflikti në Afganistan si dhe në luftën kundër terrorizmit.

Kryeministri Kurti theksoi dimensionin e aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tha se Kosova dhe populli i saj janë çdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U bisedua për invazionin rus dhe agresionin ushtarak në Ukrainë, situatën e re politike dhe nevojën për kujdes të shtuar në këtë pjesë të Evropës.

Kryeministri tha se Kosova iu është bashkuar sanksioneve evropiane dhe amerikane kundër Rusisë, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të pranuar dhe mundësuar kushte pune për 20 gazetarë ukrainas si dhe gatishmëri për strehim të deri 5000 refugjatëve nga Ukraina. Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punojë bashkë me aleatët, për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u theksua përkushtimi për harmonizimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Analiza

THE CHICAGO TRIBUNE / PAS TËRMETIT SHKATËRRUES NË ELBASAN, DY AMERIKANE TË NDIHMËS SOCIALE ORGANIZUAN NJË SHKOLLË PËR 300 FËMIJË

March 19, 2022 by s p


Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Mars 2022

“The Chicago Tribune” ka botuar, të premten e 11 shkurtit 1921 dhe të mërkurën e 8 shkurtit 1922, dy shkrime në lidhje me ndihmën e dy grave amerikane ndaj fëmijëve shqiptarë pas një tërmeti shkatërrues asokohe në Elbasan, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Gratë amerikane organizojnë shkollë për shqiptarët

Burimi : The Chicago Tribune, e premte, 11 shkurt 1921, f.3
Burimi : The Chicago Tribune, e premte, 11 shkurt 1921, f.3

Se si dy punonjëse amerikane të ndihmës sociale organizuan një shkollë për 300 fëmijë shqiptarë pasi një tërmet shkatërroi shtëpitë e tyre, tregohet nga Majori E. J. Swift i Kryqit të Kuq Amerikan, i cili është personi i parë që ka arritur nga Parisi në Elbasan, Shqipëri, ku 3.000 shtëpi u shkatërruan në tërmetin e fundit që shkaktoi humbjen e katërmbëdhjetë jetëve.

“Zonjusha Winifred Warren, Nju Jork dhe zonjusha Norah (Hazel) Ruddy, Çikago, ishin vendosur në Shqipëri në lidhje me punën e Kryqit të Kuq të Rinjve”, tha Major Swift. “Sapo ndodhi tërmeti, ato organizuan ndihmë për të vuajturit dhe ngritën tenda për ata që kishin mbetur të pastrehë.”

“Kur të plagosurit dhe të pastrehët u mjekuan”, vazhdoi Maj. Swift, “dy gratë e Kryqit të Kuq, të cilat ishin vetëm punonjëse të ndihmës së shpejtë në vend, menjëherë ndërmorën hapa për të vazhduar mësimet e fëmijëve dhe, meqë moti ishte i favorshëm, i mbajtën ata nën portokallitë. U vendosën stola dhe tavolina me portokallitë sipër, sikur situata të ishte normale.”

Heroina e tërmetit arrin në Paris

Burimi : The Chicago Tribune, e mërkurë, 8 shkurt 1922, f.2
Burimi : The Chicago Tribune, e mërkurë, 8 shkurt 1922, f.2

Zonja Winifred K. Warren, e dekoruar tri herë nga qeveria shqiptare për veprën e saj heroike gjatë tërmetit të vitit të kaluar, mbërriti dje në Paris dhe ndodhet në hotel Sylvia për disa ditë para lundrimit për në Amerikë.

Zonja Warren dhe Zonja Hazel Ruddy, një tjetër vajzë amerikane, ishin në Elbasan kur ndodhi tërmeti, 30 kilometra me kalë nga vendbanimi më i afërt. Ato ishin ndër të paktët të mbijetuar të fatkeqësisë dhe punuan për shumë orë pa pushim për të shpëtuar të plagosurit dhe për t’u dhënë shërbim mjekësor. Të dyja vajzave iu dha mirënjohja më e lartë e qeverisë shqiptare si shpërblim për shërbimet e tyre.

Filed Under: Kulture

Presidentja Osmani takoi kancelarin federal të Republikës së Austrisë, Karl Nehammer

March 19, 2022 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kancelarin federal të Austrisë, Karl Nehammer, nga i cili mori mbështetje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.

Temë e diskutimit me kancelarin Nehammer ishte edhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe efektet e tij në Ballkanin Perëndimor. Presidentja Osmani ka potencuar rrezikun e destabilizimit të rajonit nga Rusia dhe aleati i saj Serbia, të cilin duhet ta parandalojmë në koordinim me aleatët tanë. Më tej, Presidentja ka theksuar se me agresionin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike. Presidentja Osmani tutje theksoi se unifikimi i Bashkimit Evropian kundër agresionit rus ndaj Ukrainës duhet të përcillet me veprime të unifikuara të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar anëtarësimin e shteteve të rajonit në BE.

Sipas Presidentes Osmani, qëndrimi i Kosovës për Ukrainën është në përputhje të plotë me qëndrimin e BE-së, SHBA-së dhe të gjitha vendeve demokratike.

Në takim me kancelarin Nehammer, është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të dyanshëm.

Filed Under: Ekonomi

NDËRSA STALINI I RI NË MOSKË PUSHTON UKRAINËN, STALINI I VJETËR RIPUSHTON TIRANËN

March 19, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person in a suit and tie

Description automatically generated with medium confidence

Më poshtë është lajmi i rrjetit të televizionit të Tiranës, ABC News i datës 10 Janar, 2022. Pothuaj, për tre muaj as nuk e përmendi kush më këtë lajm se busti i Stalinit po rishfaqej në “mesin e Tiranës”.  Por mbrëmë në një program tek Syri TV u treguan fotografi aktuale të bustit të Stalinit dhe të Leninit, rivendosur një hapësirë publike në Tiranë.  Si është e mundur që për tre muaj nuk i vuri re askush bustet e Stalinit dhe të Leninit në mes të Tiranës? ASshtu siç kishte ndodhur me monumentin dedikuar “heronjëve” të Erdoganit, që u vendos në Tiranë ashtu në hestje dhe pa publicitet. Punët e këqia ashtu bëhen gjithmonë, larg szve të publikut. Ku është “media e lirë” në Shqipëri?  A po nuk i bën askujt, asnjë përshtypje një shfaqje e tillë e shëmtuar në kryeqytetin e shqiptarëve, një kombi që ka vuajtur më së shumti nga komunizmi.  I mrekullueshëm është fakti që rinia shqiptare dhe element të tjerë të shoqërisë shqiptare, më në fund, po zgjohen dhe po protestojnë padrejtsditë. Nuk mjafton të protestohet për çmimet e larta, sado që keni të drejtë të protestoni, sidomos, nën kushtet ekonomike të atij vendi. Ia vlen të protestohet edhe për vlera të tjera, për vlerat kombëtare, për lirinë dhe demokracinë e vërtetë – jo për “lirinë dhe demokracinë”, që simbolizojnë bustet e Stalinit dhe të Leninit, të rivendosura, sipas disa lajmeve, në hapësirat publike të Tiranës.

Çfarë qeverie është kjo dhe çfarë shteti është ky që lejon një gjë të tillë dhe me çfarë shoqërie kemi të bëjmë pas 32 vjet të shembjes së Murit të Berlinit, që toleron rishfaqjen dhe vendosjen e busteve të Stalinit dhe Leninit, mu në mes të Tiranës.  Ku janë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë, përfshir Ambasadën e Shteteve të Bashkuara që nuk reagojnë ndaj dukurive të tilla në një shtet anëtar të NATO-s dhe aspirant për antarësim në Bashkimin Evropian. More me Stalinin e Leninit do futeni ju në Evropë? 

Shoh se Ambasada jonë, përmend shpesh dhe me krenari, se ky vit shënon 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.  Po çfarë të festojmë more të nderuar në këtë 100-vjetor, rivendosjen e busteve të Stalinit dhe të Leninit në mes të Tiranës, në një kohë që stalini i ri në Moskë, Putini, adhurues i Stalinit të “madh”, siç e quante Enver Hoxha, pushton një vend paqësor e demokratik dhe po kërcënon botën me luftën e tretë botërore dhe me armë bërthamore. Do festoni me këtë qeveri shqiptare që lejon rivendosjen e busteve të këtyre kriminelëve të huaj komunistë në tokën shqiptare.  32 vjet pas gjoja shembjes së komunizmit në Shqipëri – ju do të festoni 100-vjetorin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare me këta apologjetë të komunizmit ndërkombëtar?  “Krah për krah”, me këta përfaqsues sot që pretendojnë të jenë të Kombit shqiptar, por që promovojnë figura të tilla kriminale të historisë botërore dhe armiq të përbetuar të shqiptarëve gjatë historisë, duke lejuar ose injoruar rishfaqjen e busteve të baballarëve të komunizmit në Tiranë. Çfarë vlerash përfaqësojnë këta njerëz, si liderë të shqiptarëve të vuajtur nga komunizmi, që meritojnë respektin tonë.

Dikush mund të pyes, po çfarë ka të bëjë 100-vjetori i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane me rivendosjen e busteve të Stalinit dhe Leninit në mes të Tiranës. Ka të bëjë shumë! Ka të bëjë me vlerat e përbashkëta midis dy popujve, për të cilat shpesh janë shprehur diplomatët tanë në Tiranë. Dy popujt tanë, shqiptarët dhe amerikanët, kanë vlera të përbashkëta, por jo me këta politikanë shqiptarë që lejojnë praninë e këtyre kriminelve komunistë, qoftë edhe bustet e tyre, mu në qëndër të Tiranës. Për mua vlerat, që simbolizojnë Stalini dhe Lenini, si dhe prania e busteve të tyre në mes të Tiranës — si në kohën e Enver Hoxhës — nuk përbëjnë “vlera të përbashkëta” shqiptaro-amerikane që duhet të festohen, “krah për krah”, me këtë klikë politike të papërgjegjëshme ndajë popullit të vet dhe ndaj historisë kombëtare, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Të pakën ne shqiptaro-amerikanët – taksapagues të këtij vendi të dashur e të bekuar për ne — meritojmë një konsideratë pak më të madhe se kaq nga përfaqsuesit tonë diplomatikë, sidomos për ata mijëra shqiptaro-amerikanë, familjet e të cilëve janë burgosur e pushkatuar, pikërisht se pse kundërshtonin komunizmin ndërkombëtar që përfaqësonte Enver Hoxha me mikun e tij të madh, Stalinin. Merreni me mend se si u duket atyre shqiptaro-amerikanëve kur të vizitojnë Tiranën dhe të shohin bustet e Stalinit, Leninit e ndoshta edhe të Enver Hixhsë, mund të mes të Tiranës?

Të nderuar diplomatë amerikanë dhe evropiano-perëndimorë në Tiranë, mos heshtni përball dukurive të tilla në Tiranë, siç është rivendosja e bustit të Stalinit, dishepullit dhe mësuesit të Enver Hoxhës, i cili i shkaktoi aq vuajtje, dhimbje e krime Kombit shqiptar. Rishfaqja e busteve të Stalinit dhe Leninit në Tiranë të Shqipërisë, “post-komuniste”, anëtare e NATO-s, janë rezultat i drejtë për drejtë i dështimit politik të kësaj klase politike shqiptare “post-komuniste” për tu distancuar nga komunizmi, por edhe dështim i diplomatëve perëndimorë në Tiranë gjatë këtyre 32- viteve, të cilët asnjëherë nuk kanë kërkuar – të pakën jo publikisht — nga kjo klasë politike “post-komuniste”, që të dënojnë krimet e komunizmit të Enver Hoxhës në Shqipëri dhe të përballen njëherë e mirë me krimet e regjimit komunist në atë vend. Siç e shihni, marrja e fotove “krah për krah” me këta përfaqsues të qeverisë shqiptare sot – që lejojnë ringritjen e busteve të Stalinit dhe Leninit në Tiranë — fotot nga platformat e anijeve amerikane të ankoruara në Durrës, disa muaj më parë — nuk mjaftojnë. Shqiptarët meritojnë më shumë se kaqë në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikano. Mos heshtni të nderuar diplomatë! Mos u bëlni pjesë e sallës së turpit (Hall of shame) me ata politikanë shqiptarë që refuzojnë  për 32 vjet tani të dënojnë krimet e komunizmit dhe të përballen zyrtarisht dhe seriozisht me të kaluarën e tmershme komuniste në Shqipëri.  Flisni për vlerat e verteta perëndimore që bashkojnë dy popujt tanë! 

Frank Shkreli

A person with a mustache

Description automatically generated with low confidence
A screenshot of a video game

Description automatically generated with medium confidence

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT